SHËNIM: Mesazh nga aleati “i vogël”

DITA November 10, 2015 15:32

SHËNIM: Mesazh nga aleati “i vogël”

Përtej takimeve të tjera, dy krerët e koalicionit qeverisës Rama e Meta kanë zhvilluar së fundi dy “samite” në shkallë të gjerë në rezidencën qeveritare Vila nr.4, ku nuk kanë munguar krerët e grupeve parlamentare dhe ministra të qeverisë. Disa kanë ardhur më vonë e kanë ikur më shpejt, të tjerë kanë ndenjur pak më gjatë, teksa gazetarët numëronin vajtje-ardhjet e qeveritarëve të lartë duke u përpjekur të deshifronin mimikën e fytyrës, apo të shkëpusnin ndonjë lajm përtej deklaratave mediatike.

Në këto dy takime të 20 ditëve të fundit, gjithnjë përflitej si temë kryesore nevoja ose jo e ndryshimeve në qeveri, si dhe lëvizjet që duheshin bërë për përshpejtimin e hapave për reformën në drejtësi. Fakti që nuk munguan të të dyja herët, as ministri i Drejtësisë Nasip Naço dhe as i Brendshëm, Saimir Tahiri, nuk vonoi t’i hedhë benzinë hamendjeve të përfolura qysh më herët, se do të kishte një rrokadë, qoftë dhe të pjesshme mes të dyve; pra Naço do zëvendësohej nga Tahiri. Pa lënë mënjanë në këtë ekuacion hipotetik edhe zhvendosje të tjera që janë përmendur nga autorë që pretendonin të kishin njohuri të “brendshme” për zhvillimet e afërta në kabinetin qeveritar.

Dje LSI bëri lëvizjen e vet, duke zëvendësuar ministrin Naço me pasardhësin e tij Ylli Manjani. Kjo lëvizje vjen në një kontekst kur kryeministri ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se nuk do bëjë asnjë ndryshim në kabinet; kur PS dhe LSI janë dakord për reformën në drejtësi, por jo për modalitetet (PS kërkon çuarjen përpara të reformës qoftë dhe pa konsensusin e opozitës, ndryshe nga LSI); dhe kur për hir të së vërtetës, diçka pritej të ndodhte pikërisht me dikasterin e drejtësisë. Por jo ekzaktësisht kjo që ndodhi, pra një zëvendësim i brendshëm partiak. Aq më tepër që ministrat e përfolur të këtyre dy viteve e dy muaj në pushtet nuk janë nga LSI, por nga PS.

Të dhënat e DITA-s thonë se kreu i LSI-së Meta do të preferonte një freskim më të gjerë të kabinetit, teksa qeverisja po hyn në një pjesë decizive të mandatit; e nga ana tjetër, kishte një ftohje mes tij dhe ministrit Naço, (edhe) për shkak të performancës jo të mirë elektorale të LSI-së në zonën që mbulonte politikisht ministri, Berat. Atëherë çfarë ndodhi pikërisht dje, që vulosi vendimin e Naços për dorëheqje? A do të ketë ministri i ri, për të perifrazuar tekstin e dorëheqjes së Naços, hapësira “më të mëdha komunikimi me faktorët përkatës për çuarjen përpara të reformës në drejtësi?”

Kjo mbetet për t’u parë, por ajo që ngelet për t’u lexuar nga ndryshimi i djeshëm, që jo për lojë fjalësh është sa i beftë, aq dhe i pritshëm, është një mesazh që aleati Meta i jep kryeministrit Rama: Unë jam i gatshëm për ndryshime, po ti?/DITA

 

Një material të plotë për dorëheqjen e ministrit Naço mund ta lexoni KETU

DITA November 10, 2015 15:32
Komento

5 Komente

  1. asd November 10, 20:08

    Meta gjithe kohes mesazhe dergon…paksa flu …per te qene i pranishem,i komentueshem ne media…

    Fati i ” Gishtos” ,gjithmonr ne pushtet, ne te njejtat poste,si dje si sot…dhe presim te luftohet korrupsioni…ose me mire te autoluftohet…qe s’ben vaki…

    Ndaj duhet Kodi me prim. Por ky ministri fringo dha kujen duke nemur me ‘mesazhe’…

    Ne, pazaret personale te ‘ajkes’ politike na shtypin si elefande…Berisha mbrojti Meten, Meta do mbroje Berishen…

    { Ajo ‘veza’ e Bojaxhiut mos doli lluk ?! }

    Reply to this comment
  2. adeci November 10, 20:50

    Kokelopa ehte si qengji qe pi dy nena.

    Reply to this comment
  3. demo November 10, 21:11

    Eshte nje menyre per te dale nga loja likja me bllok.Bashkimi i Bashes me Ramen.Likja vrapoi shpejt tek Berisha.Ka edhe nje menyre per ta shtyre me paterica me besetaret e Camerise,por Likja vrapoi i pari tek Idrizi.Reforma eshte e denuar te deshtoje.Ky vend do behet,kur te rroje melcia ne qafe te ujkut.

    Reply to this comment
  4. socialisti November 10, 21:28

    kujdes Rama,se do te haje Meta,prandaj mbaj fort socialistet ,mos i lesho si ” lopa bajgen”

    Reply to this comment
  5. aqo November 11, 07:48

    Reforma ne drejtesi do behet pa LSI-ne.Varjanti I Likes per konsesur te gjere,eshte thembra e Akilit,duke ditur qe PD-ja nuk eshte per reformen e dretesi,keshtru qe Likja del faqebardhe,pa I hyre ndonje gjembac ne kembe.
    A mos prisni reforme nga Ylli Manjani????????????????????????????????????????????!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim