SHËNIM: Ministri Tahiri dhe Rendi Publik

DITA-Shënim August 29, 2015 13:02

SHËNIM: Ministri Tahiri dhe Rendi Publik

E dimë që Shqipëria nuk është një vend normal. Kriminaliteti për numrin e popullsisë është shumë i madh. Në Shqipëri ka vrasës, ka kriminelë, ka të korruptuar, ka të varfër, ka konflikte, ka hakmarrje. Por ka edhe qytetarë të rregullt që kërkojnë rend dhe siguri.

Rendi Publik dhe përmirësimi i parametrave të tij ishte një nga sfidat më të mëdha të Qeverisë që kapi gjysmën e mandatit të saj, dhe në këtë aspekt nuk mund ta quajmë më Qeveria e re.

Kjo sfidë merr prioritet jo vetëm nga fakti se qeveria e majtë trashëgoi një situatë të rëndë të kriminalitetit në Shqipëri, por edhe sepse në aspektin e përgjithshëm qeverisës, parë edhe në kontekstin e premtimeve, vendosja e rendit publik është një bazë e domosdoshme për të garantuar jetën dhe kualitetin e saj, për të garantuar punën dhe bizneset, për të garantuar edhe mbajtjen e premtimeve.

Ka një sërë ndërhyrjesh për të cilat veprimet e Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit mund të përshëndeten. Me vonesë, por u ndërhy në Lazarat, dhe pas ndërhyrjes u kuptua që nuk ishte një çështje politike, por një çështje policore. Janë kryer shumë aksione të tjera të policisë për kapjen e kriminelëve apo evitimin e një sërë ngjarjeve të rënda. Angazhimi i policisë për të siguruar zhvillimin e eventeve madhore, përmirësimi i trafikut të Tiranës dhe atij në përgjithësi, etj. Këtu duhet vlerësuar puna e palodhur e trupës së policisë kriminale, të rendit, por edhe e sektorëve të tjerë të policisë, që edhe pse me orë shtesë apo mungesë në mjete, përsëri është një trupë që me vetëmohim përpiqet të punojë dhe të mbajë rregullin e qetësinë publike.

Por kjo është e pamjaftueshme. Policia e Shtetit, pavarësisht përpjekjeve, i ngjan tani një të sëmuri të madh që megjithëse i janë bërë disa gjilpëra për ta përmirësuar përsëri, nuk janë gjetur medikamentet dhe mekanizmat për ta nxjerrë nga mosfunksionimi i trashëguar. Dhe një rol aspak bindës në vendosjen e kësaj “status quo”-je luan vetë ministri Tahiri, i cili që në fillim apo edhe pak më parë se të fillonte detyrën e ministrit, mori pozat e policit dhe u shfaq në publik si personi që kishte drejtpërdrejt atributet dhe përgjegjësitë për të luftuar kriminalitetin, duke e personalizuar dhe duke e mbuluar dhe lënë në hije, autoritetin përgjegjës me ligj në këtë drejtim, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë.

Ai ndikoi drejtpërdrejt në emërimin e kuadrove të lartë të policisë, ndërtimin e strukturave, krijimin e strukturave të reja, duke përfshirë këtu edhe krijimin e Drejtorisë së Hetimit, që pavarësisht nga komentet pozitive dhe negative, edhe pse gabimisht u përfshi në Ligjin e ri për Policinë e Shtetit, deri tani ka mbetur në letra dhe ide, pa pasur angazhime dhe rezultate konkrete.

Ky model organizimi i Ministrisë së Brendshme, ku përfshihen shume sektorë të rëndësishëm (dhe po shtohen edhe disa të tjerë), i jep Ministrit mundësinë të merret me të gjithë këta sektorë, dhe më pak me Policinë. Por ndodhi e kundërta. Negativisht në drejtimin e policisë luajnë rol edhe shprehjet e trendit halabak si “Bravo çuna”, e “Bravo goca”, e shprehje të tjera të këtij lloji, që nuk mund t’i thuhen kurrsesi personelit të armatosur, jo për konservatorizëm, por për faktin se ky lloj personeli duhet të jetë i disiplinuar, funksional, dhe me veprimtari thellësisht të bazuar në rregullore e ligj. Çdo mënjanim sado i vogël nga kjo procedure, kthehet në një rreshqitje të madhe që rrezikon jetën e qytetarëve, por edhe të personelit e të policisë.

Policia e Shtetit sot ka defekte të mëdha në organizim, në ndërtimin strukturor, në bazën ligjore, në drejtim, në vendosjen e duhur të kuadrove të specializuar për të punuar në sektorë të specializuar. Sot nuk kemi një kontroll e mbulim të plotë të territorit të Shqipërisë në mënyrë të centralizuar apo në mënyrë lokale dhe sipas ndarjeve administrative. Nuk kemi kontroll fizik e as me informacion. Mungesa e informacionit policor i mbyllur e legal, është aq i madh, sa policia pothuajse gjithnjë hyn në veprim, pasi ka ndodhur ngjarja dhe rrallë e më rrallë po shohim veprime të bazuara në teorinë e parandalimit, që në fakt duhet të jetë edhe baza e punës së policisë.

Akoma më shumë do të rëndohet kjo situatë me hyrjen në fuqi të ndarjes së re territoriale të Shqipërisë, sepse sipas të gjitha gjasave nuk ka asnjë program qeveritar në këtë drejtim. Kjo u pa qartë kur ligji i ri për Policinë e Shtetit pa pasur asnjë lloj arsyeje, u miratua përpara se të miratohej ndarja e re territoriale, dhe kur në këtë ligj u ruajtën strukturat e vjetra të drejtorive të qarqeve dhe komisariateve, pa pasur parasysh ndarjen e re, dhe gjithashtu nuk u mor parasysh që struktura e vjetër me drejtori qarqesh është vendosur në Janar të vitit 1998 dhe nuk ka dhënë rezultate deri më sot.

Në Policinë e Shtetit nuk u kthyen me qindra specialistë të larguar nga policia për shkaqe politike nga qeveria e mëparshme. Ata e mbështetën me të gjitha mundësitë ndryshimin e qeverisjes, duke shpresuar se ardhja në pushtet e qeverisë së majtë do t’i jepte vendin e merituar secilit nga ata, duke ju rikthyer dinjitetin e nëpërkëmbur. Por nga ministri Tahiri ata u quajtën të vjetër në moshë, jashtë mode dhe të papërshtatshëm për “ Policinë e gjeneratës së Re”, që është kjo polici që kemi sot. Edhe ata pak specialistë të rikthyer në sektorët e policisë janë kryesisht në sektorë anësorë dhe jo vendimmarrës. Eksperienca e tyre e gjatë zbukuron faqet e mureve ku janë varur diplomat e kualifikimeve e trajnimeve, por është e pavlefshme për t’ju dhënë zgjidhje punëve të policisë. Teoria e zhvillimit të qëndrueshëm në këtë rast ka në bazë karrierën dhe jo moshën, por mesa duket kjo nuk kuptohet dhe moskuptimi është një element dështimi.

Pritshmëria e madhe e publikut për të pasur rend e siguri vjen edhe nga fakti se me rendin dhe sigurinë janë të lidhura edhe disa ngjarje madhore, të cilat gjatë këtyre dy viteve duhet të ishin zbardhur. Një nga ato është 21 Janari. Në këtë ngjarje tragjike morën pjesë një pjesë e madhe e personelit policor, që aktualisht shërben në Policinë e Shtetit, por edhe në Gardën e Republikës, të dyja varen nga ministri i Brendshëm. Pse nuk pyeten ata se çfarë ndodhi nga brenda më 21 Janar? Ngjarja tashmë duhet të ishte zbardhur, jo më, dhe vetëm përsa i përket viktimave. Publiku e ka të qartë kush ishin ekzekutorët dhe urdhërdhënësit, por ai kërkon të bëhet drejtësi dhe ata, urdhërdhënësit të shkojnë aty ku e kanë vendin, tek ata të cilët kanë kryer krime. Kjo duhet të ishte një nga sfidat e zotit Tahiri. Çfarë pengon të zbardhet se kush ishte në drejtim realisht në 21 Janar? Cilat formacione morën pjesë në të? A ishin legale formacionet brenda kryeministrisë dhe jashtë saj? Si u zhduken provat, serverat dhe si ka mundësi që personi që i zhduku ja hodhi paq?? Hetimi i 21 Janarit duhet të rihapet realisht dhe jo me fragmente. Në të kundërt duhet të ligjërojmë pandëshkueshmërinë.

Shqipëria nuk është Palermo dhe ministri Tahiri nuk është as Falkone e as Borselino siç kërkon ta etiketojë dikush me naivitet. Rezultatet e Policisë deri tani flasin të kundërtën. Nga analiza e kryer mbi rezultatet e punës së Policisë gjatë vitit 2014 rezulton se niveli i krimeve të rënda është po ai në krahasim me dy tre vitet e mëparshme, gjë që tregon se jemi në të njëjtat parametra, dhe nuk kemi ndryshime të dukshme nga paraardhësit në drejtim.

Reformat e premtuara për të përmbysur gjendjen e rënduar të kriminalitetit në vend nuk u ndërmorën, u bënë vetëm disa arnime të pjesshme dhe u lanë po të njëjtat struktura, të njëjtat metoda, në disa raste të njëjtët persona, e njëjta psikologji e atyre që dorëzuan në 23 Qershor këtë Polici që kemi sot, me ndryshime të vogla. Që në fillim të punës së qeverisë së re nuk pamë një angazhim serioz të saj për rendin. Nuk pamë të bëheshin reforma të thella, të elaboroheshin ide, të konkurronin platforma, tek e fundit të zbatohej të paktën Programi i Partisë Socialiste në fushën e Rendit dhe Sigurisë Publike. Pamë vetëm një grup drejtuesish me uniforma të reja e të sapo veshura që u emëruan në orën 03:00 të mëngjesit dhe që luanin rolin e dëgjuesit në eventin solemn me këtë rast, në sallën e hartave.

Personalizimi i luftës kundër krimit, mungesa e rezultateve, pandëshkueshmëria, trajtimi i Policisë së Shtetit si domen personal dhe harresa se karrigen e drejtuesit nuk e ke me tapi, çojnë në drejtim të dobët të institucionit dhe rrjedhimisht në rezultate të dobëta e ngjarje të rënda. Rendi dhe siguria publike sot vendosen me reforma të thella, me përmbysje, me ide, në bashkëpunim me të gjithë faktorët brenda dhe jashtë, por edhe me qytetarin shqiptar, me profesionalizëm, me forcë dhe me disiplinë.

Mesa duket pasha e halleve që ka ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit është më e madhe se ç’mund të mbajnë shpatullat e ngushta të zotit Tahiri.

 

DITA-Shënim August 29, 2015 13:02
Komento

40 Komente

  1. LIkja August 29, 13:15

    ë Policinë e Shtetit nuk u kthyen me qindra specialistë të larguar nga policia për shkaqe politike nga qeveria e mëparshme. Ata e mbështetën me të gjitha mundësitë ndryshimin e qeverisjes, duke shpresuar se ardhja në pushtet e qeverisë së majtë do t’i jepte vendin e merituar secilit nga ata, duke ju rikthyer dinjitetin e nëpërkëmbur. Por nga ministri Tahiri ata u quajtën të vjetër në moshë, jashtë mode dhe të papërshtatshëm për “ Policinë e gjeneratës së Re”, që është kjo polici që kemi sot.

    Kjo u be ne cdo sektor nga Rama. Aguridhe dhe biba. Kurse ata qe u pushuan nga PD jan akoma pa pune.
    Clironi PS nga Edi Rama

    Reply to this comment
    • Durres August 29, 16:52

      Te besh kritike eshte normale,por ju te DITA’s po dilni me te felliqur nga ’55. Keni disa jave qe e keni kapur me Tahirin,dhe per gjerat me banale,edhe nje gomar e kupton qe po i beni shantazh.

      Nuk ka media te ndershme ne kete vend,te gjitha jane vetem per interesin e tyre,jo interesin e publikut.

      Kjo eshte mafia e medias qe flet Fatos Lubonja,pavarsisht se dhe vete ai,per nje te tille punon.

      FUNDERRINA.

      Reply to this comment
  2. martini August 29, 13:18

    Mos i vini faj Tahirit.Nuk mund te shkruaje poezi ai qe nuk di alfabetin.fajin e ka shefi i tij,por cili eshte motivi i tij.Deshira per te patur nje minister qe sdi asgje per ta patur poshte apo per te patrur nje minister qe nuk duhet te zbuloje krimin e organizuar qe ben mu ne Shqiperi,ne zbatim te nje kontrate paraprake me Sali Berishen.Vetem nje gje eshte e sigurte;kurbani i kesaj gjendjeje eshte vetem tahiri dhe qytetaret shqiptare qe po ju thith gjaKUN KRIMI I ORGANIZUAR.

    Reply to this comment
    • Kosta August 30, 00:21

      Jepini dhe pak kohe sa te plasi skandali i tenderave qe ka per ta fundosur komplet kete drejtues medioker.

      Reply to this comment
  3. Tefa August 29, 13:22

    O Dita
    Kur pin uj ste ngacmon as gjarpni (Sala)

    Reply to this comment
  4. luli August 29, 13:32

    qe kur uji eshte i ngjyrosur?

    Reply to this comment
  5. Roni i konvaleshences August 29, 13:35

    Pse ia kepusni kot ju te Dites. Z. Tahiri ka shpatulla te gjera e muskuloze, qe mbajne pa problem fare peshen e rende te “bletes punetore” te tatimeve dhe nuk na mbakan dot problemet e rendit publik. Pavaresisht se z. Tahiri deri tani ende eshte aty aty me nivelin e Mulit (Flamur-Feim Nokes), paraardhesit te vet, jam i bindur se ne te ardhmen do beje mrekullira edhe kunder kokaines se ardhur nga Ekuadori.

    Reply to this comment
  6. Koli August 29, 13:58

    Nje saktesim: Lazarati ishte çështje politike e jo policore, pasi vete Saliu deklaruar qe nuk donte ta mbyllte. Lazarati nuk mbyllet duke arrestuar vetem Gaten dhe Vandamin. Tahiri Lazaratin e perdori per ti rritur pike vetes si dhe xhepin per tu zgjedhur kryebashkiak. E vertea eshte qe policia zot se e merr veten… as siç e la qoftlargu Sali nuk behet dot per kaq mandat sa ka ngelur

    Reply to this comment
  7. mirel August 29, 14:00

    Prit gomar te mbije bar I thone kesaj.
    Per sa kohe ne pushtet vijne mafiozet dhe kriminelet si Meta, per sa Kohe kryekrimineli dhe kryetradhetari Berisha me kliken e tij jane te lire dhe te padenuar,, dhe per sa kohe shteti do luftoje me “hajdutet” e vegjel te energjise elektrike, krimin mbajeni kembekryq ne mes tuaj dhe mos u ankoni per Tahiret, po per shqiptaret qe I votojne si delet dhe nuk ngrihen tju hedhin nga nje gur ne parlamant

    Reply to this comment
  8. Landi August 29, 14:33

    Ceshtja e 21 janarit??? Ca “morracake” qe protestuan kunder Ilir Metes

    Reply to this comment
  9. riti August 29, 14:38

    Jane shperndare armet ne te gjithe Shqiperine ,eshte shperndare fara e droges ne te gjithe Shqiperine ,jane shkolluar injorantet me diplloma fallse ne te gjithe Shqiperine , komandonje kudo militantet injorante ,Shume eshte punuar dhe shume eshte sposorizuar qe Shqiperia te jete ne kete gjendje ,Te gjitha partite te drejtojne bashke me perkushtim zorr se punohet me mire ,te gjithe fajin e ka politika ,

    Reply to this comment
  10. korcari August 29, 14:40

    Pardije deklaroj se shumica e emigranteve shqiptare qe shkojne ne Gjermani shkojne nga Greqia apo Italia. Po cfare rendesie ka a jane shtetas shiptare? Ky nuk eshte justifikim.

    Reply to this comment
  11. eri August 29, 15:42

    -Policia e shtetit ka suksese te mdha,kjo eshte e qarte si drita e diellit edhe per ata qe kane sy por nuk duan te shohin ,ashtu si per ata qe nuk kan sy por I shohin sukseset ,puna e mire e policise shtetit eshte guri proves , jo llafet e vrejtejt ne ajre kur se ke bishtin ta vene ,kur e ke ta heqin .Kjo eshte e ditur per te gjithe miq dhe armiq te S.Tahirit dhe E.Rames.
    -Sot policia e shtetit shqiptar ka nje gadishmeri dhe pergjegjeshmi me te madhe ndaj qytetarve, jo se ne Kohen e policise çiftelise se Sali Rrumpalles pergjigjet shume me shpejt kerkesave te popullit .
    -Policet jane me te impenjuar ne detyra ,ka patrulla ne te gjithe rruget e Tiranes edhe ne oret e nates.
    -Sot polica e shtetit ka kryer dhe po kryen nje beteje te vertete dhe sfide te madhe kunder krimit ordiner dhe te organizuar ne te gjitha anet e atdheut .
    -Polica e shtetit sot po perleshet me krimin ne nje front te madhe dhe deri tani ka dale fituese ,ajo ka nje stategji komtare dhe jo siç thote gazetari me lart se nuk ka stategji ,kjo eshte pa baza nje shpifje .
    -Ne kete aktivitet te madhe te forcave te policise ne shkalle komtare e nderkomtare kunder krimeve te renda ,mafjes se organizuar te droges,vrasjeve ,grabitjeve disa dhe me arme ,sulmeve me arme kunder jetes njerzve ,perdhunimeve ,kunder mashtruesve te te gjitha llojve dhe gjitha kalibrave nga mashtruesi I rruges deri te krimineli apo politikani me kollare ,apo gazetari me mikrofon ne dore,vjedhjet qe bejne kerdine ,nga vjedhsit e rruges deri tek nenpunsit apo qeveritaret qe lane detyren apo jane ne detyre.Puna e policise ne vendosjen e qetesise e rendit jane per tu pershendetur .Une them se jane heroje keta police nuk po kursejne ase jeten per te ralizuar detyren me ndere ,dhe keto raste gazetari duhej ti evidentoji dhe vlersoi ashtu siç jane shembull I larte I disiplines qe kane keto forca shembullore te shoqerise se sotme shqiptare, ti propogandoji si shembull I larte I ndergjegjes ndaj detyres se ngarkuar dhe jo te heshte kur trajtoni punen e policise.Por nuk munde te ngelen te gjithe te kenaqur nga policia pasi nje pakice ,te pa aftit,te ngathtit,te korruptuarit,vjdhesit,vrasesit ,mashtuesit ,fuksat e shokve te tyre ,spiunet dhe te pa aftit fizikisht dhe menderisht nuk munde te jene ne strukturat e policise se sotme te shtetit ,ku kerkohet nje dinamike dhe pregatitje e larte profesionale dhe fizike.Policia eshte ne zhvillim ka sfida te mdha perpara nuk do te thote se ka arritur gjithshka ,aristokracia e borgjezve te rije jan ne nje gare te heshtur se kushe pasurohet me shume pa perfillur ligjet ,te ndertoi vila,te shese droge,te eleminoje kundershtare politik dhe ekonomik ne krye te detyres te minoji nenvletesoi dhe te rraskapise punen brilante te policise shtetit ,keto jane pjese e shoqerise dhe nga shteti marrin rroga te majme,por shtetit nuk I sherbejne .Kerkojne zbatim ligji nga policia per ti mbrojtur ,por policine nuk e mbrojne e shajne ,jane ata te qe ligjin te paret e shkelin ,krimin nuk e duan ,por kriminelet e pare jan ata dora vet. -Kapitalizmi ne shqiperi ka permbysur plotesisht vlerat njerzore ,jeta e njeriut eshte pa vlare,Vlere sot ka mashtruesi se dele I pa mdeshkueshem,po genjen dhe nuk ndeshkohet ,varferia ka rritur kriminalitetin,Papunsia kjo eshte nje plage e madhe nje barre qe rrit kriminalitetin ,kjo eshte nje krize ne gjithe europen dhe boten,ju e pate djegjen shkrumb e hi te 70 refugjatve sirjan ne dyert te qytetrimit europian.Ngritja e çmimeve ,grumbullimi I te drejtes per arsim,per pune,per pensione ,kerkesa per drejtesi ne dyer te gjykatave dhe drejtesi nuk ka,dhuna e rende e te drejtave te qytetarve shqiptar te shkelura ne 24 vjet si vrasja e Grdecit dhe 21 janarit ,e Kosta Trebickes nuk e sherojne dhe qetsoin kete popill po rrisin pa sigurin dhe krimin ne vende.,kerkesa per strehim dhe pronsi jane disa nga demet e medha te shkaktuara nga qeverisja e keqe 24vjeçare ne kete vend sfida e policise ne keto 24 muaj eshte mbreselense por kerkohet mobilizim I gjithe popullit .Policia e shtetit po zbaton te drejtat themelore te shtetasve qe jane dhunuar nga ishe policia e Nokes dhe e qeverise se S.Berishes .Polica e sotme ka respektuar te drejtat e qytetarve per tubim dhe nuk ka perdor dhune dhe vrasje.Polica I ka konsideruar qytetaret shqiptar dhe femijet e shkollave si pjese e policise shtetit.Nje vrejtje per te gjithe ata qe kritikojne policine te mos nxjerrin shkume per goje per ambicje dhe interesa personale se gabohenrende dhe do jete vone me deme te pa riparueshem.###############

    Reply to this comment
    • Landi August 29, 17:22

      hahahaha ik o idiot

      Reply to this comment
    • beni August 29, 21:30

      Plot 1087 police me shume se ne 2014-en ! Pse ?… Me siguri, per te punesuar militante te Partise ! … Mijera police ne nje vend me 2,5 milon banore ! … Pse, keshtu permiresohet rendi ?!

      Reply to this comment
    • Eva September 1, 14:33

      Koment shume I sakte I juaji…jemi popull bastard , nuk I duam njerezit qe punoje dhe per cdo gje kemi vetem komente negative, asgje te mire qe behet jo vetem qe se vleresojme por do I gjejme edhe difekt patjeter. Enveri e njihte mire kete fare mileti…

      Reply to this comment
  12. Jeta August 29, 15:49

    Pse nuk ja permend kush edhe lidhjen me shullazin??? Ky i fundit nepermjet zamir shtylles drejton doganat. Madje ben dhe gjera te tjera te vogla ne sherbim te tahirit, si psh te kercenoje ne telelefon ndonje qe tahiri nuk e ka qejf. Sigurisht qe kryeministri ka dijeni per gjithcka. Jeta osht qejf

    Reply to this comment
    • Juli September 1, 14:35

      paska dijeni Kryeministri dhe ti personalisht…o funderrina shqiptare, Enveri I vinte hakut llojit tend te poshter…se gojet e pista te ndyresirave si ty si mbyll dot ndryshe

      Reply to this comment
  13. sinan hibro August 29, 16:24

    Gazeta DITA edhe me kete shkrim , deshmon se ka vendosur te bej biznes dhe jo gazetari. Tendencioziteti i saj kunder ministrit Tahiri ka kaluar cdo kufi …Edhe gazeta Panorama , te cilen une pikerisht per kete menyre sjellje, kam shume vite qe nuk ia hedh syte , do te tregohej me fine ne arritjen e objektivit te saj… dmth presion ndaj nje ministri te qeverise, kuptohet vetem per qellime te pastra perfituese….Me habit qendrimi i bordit te gazetes ; shume te respektuarit Arben Duka dhe Andrea Stefani , te dalluar per principialitetin e tyre, por dhe per kurajon profesionale per t’i thene gjerat ashtu sic jane, ne asnje rast , nuk ia kane lejuar vetes kete lloj kritike tendencioze deri ne vulgaritet ….Por , sipas meje , kjo nuk mjafton…. Parimesia e tyre intelektuale besoj se do te jape nje pergjigje ne kohen e duhur …! Pikerisht per kete qendrim , ka ca kohe qe me eshte zvjedhur deshira per te lexuar DITA-n, sepse cfare thote SHQUPI per ministrin dhe punen e ministrise se brendshme permes Flamur Nokes apo idioteve te tjere , u ben jehone gazeta DITA …..Kaq sa per kete radhe ….!

    Reply to this comment
  14. eri August 29, 17:46

    Per ty me nofken “Landi “qenke kokrra e boles ,fjalen e lire njeriu e perdor per te shperndar dije ,kurse ti lavderon erresiren dhe mallkon driten .Je njeri I zhyrur ne krime po te verifikohet kjo do te dale e vertet.

    Reply to this comment
    • Landi August 29, 23:13

      Jo militant qe tani ke filluar pune. Erresire tenton te bej Tahiri duke i hequr nga duart prokurorise Artan Didin dhe duke e derguar ne USA. Kokrra boles je ti qe ke var shpresat te Tahiri

      Reply to this comment
  15. katarakti August 29, 20:28

    Une mendoj se kjo gjendje e ka burimin ne strategjine e Rames:”pertej te majtes dhe te djathtes”; Te aftet, te ndershmit, ekspertet e dikurshem enden rrugeve dhe ne polici vazhdojne te hane buke gjithe shpellaret e Berishes. Se Rama eshte betuar qe nuk do te heqe nga puna asnje nga ata qe ka vene Berisha!!! Atehere keto do jene edhe rezultatet.

    Reply to this comment
  16. lexuesi i regullt August 29, 21:15

    Kjo kritike e Dites eshte me porosi te Rames. Taktika e Enver Hoxhes, i cili kur donte te godiste nje kuader a politikan te larte se pari e kritikonte Zeri i Popullit dhe gazeta Dita eshte eri i Popullit te dikurshem i Edi Rames dhe jo i PS.

    Reply to this comment
  17. semanjaku August 29, 22:25

    Dita shkruan se ministry I brendshem nuk po kryen detyrat,,dhe me keq me padijen e tij ne kete fushe,,si dhe me marjen e kopetencave qe nuk I takojne eshte bere penges per mbarevajtjen e puneve te kesaj ministrie ,edhe ato reforma dhe pune qe jane bere I mohon ose I anashkalon ,kjo tregon se ky shkrim eshte bere me tendenc diskreditimi. Dita nuk thote se kush ishte policia e me pareshme,,,cfare detyrash kryente dhe kush ishin ne krye te saj. Ne artikujt e kesaj gazete para nje viti kemi lexuar te tjera vleresime si per policing e Berishes edhe per ate qe drejtohet nga Tahiri.DITA PO BENE LOJE TE PA NDERSHME.Se kujt I sherben kjo kete e di ajo vet.

    Reply to this comment
    • populli August 30, 13:22

      O semanjak po kta te Dites shume e zgjaten tek shohin sakrificat tona si popull e te tyret si e vetmja gazete ne llogore te pakompromis me sali kermen,te behen rrush e kumbulla nga parate e abuzimet e ketyre sajmirnave e kompani.Kta qe thua ti semanjak harbojne nate e dite e fajin e ka Dita qe thote qe sjemi gjakundi me premtimet qe sali kerma vazhdon te pasurohet etj etj etj.Ta them une kujt i sherben kjo qe ben Dita:Dinjitetit te tyre si gazete pikesepari,ty e mua pikesedyti e gjithe socialistave te rrenuar der tash pike se treti.E boll fute njerez te komentojne o Saje se nuk e mbulon dot diellin me shoshe e as nuk e cenon dot reputacionin e Dites se kur ti harboje me kurva kta i merrnin shpirtin Sali kermes.

      Reply to this comment
  18. guerrilas August 30, 01:51

    Popull mos hani mut vete I votuat, tani hani ate cfare gatuajne cobanet e Skraparit,dhe te Tepelenes.

    Reply to this comment
  19. Azemi August 30, 09:02

    Ai shoku qe eshte me SaimirTahirin eshta deputeti I PS qe po ben te 90 ne Diber ka stimuluar te gjithe hajnat e Berishes,ka aneksuar te gjithe anetaret e PS,ka punesuar te gjithe njerzit e vet,po ka pa futur ne pune dhe macet e njerzeve te vet,me duket se ka nje qellim ne vetevehte te shkaterroj PS ne Diber.Se bashku me Saimir Tahirin nuk ka hequr asnje nga puna ne policin e shtetit ne Diber bile te gjithe hajnat e berishes I kane stimuluar.Po krijohet nje aristrokaci borgjeze te rinj qe e kane mendjen vetem te vjedhin e te bejne pislleqe te natyrave te ndryshme.Nisur nga fakti qe Dibra u fitua nga e majta,deputeti ka marre zemer dhe po ben hatane duke stimuluar persona te dyshimte qe nuk kane qene asnjehere socialiste.Socialistet enden rrugeve pa pune e pa shprese,dhe ndonjeri qe mund te kerkoj pune sajon lloj lloj marifetesh duke I shpifur e gjunjezuar ne te gjitha menyrat.

    Reply to this comment
  20. Dita August 30, 13:38

    Të huajt të vëzhgohen pa përjashtim

    Reply to this comment
  21. petrika August 30, 13:44

    Nuk mund te themi se tani qe Rama dhe Tahiri jane ne pozita kyce ,cdo gje eshte rregulluar,por ama ndryshimet jane reale dhe teper te dukeshme.Ndryshon si nata me diten,policia e Nokes dhe Berishes nga kjo e sotme.Kush nuk e sheh ndryshimin ,i placin dhe i dalcin syte.Rama ne kete gjendje e mori vendin.Demet e shkaktuara nga Saliu dhe PD-ja jane te pa llogariteshme,ato duan shume kohe per tu riparuar.Nje apo dy mandate nuk mjaftojne.

    Reply to this comment
    • Kariz Matik August 31, 07:32

      Sipas teje, per te ndeshkuar demet qe i shkaktuan vendit komunistet “demokrate” na u dashkan dhe ca mandate te tjera? Mos ke gelltitur dhe ti corben e 1 prillit?

      Reply to this comment
  22. 01 vlora August 30, 13:54

    Te besh kritike eshte normale,por ju te DITA’s po dilni me te felliqur . Keni disa jave qe e keni kapur me Tahirin,dhe per gjerat me banale,edhe nje gomar e kupton .

    Nuk ka media te ndershme ne kete vend,te gjitha jane vetem per interesin e tyre,jo interesin e publikut Jame lexus i regullt i gazetes dhe kame menduar qe jeni serioz por qenkam gabuar.

    Reply to this comment
  23. eri August 30, 14:28

    SHqiperia eshte mbushur me vakabande,aventurjer me batakçi si puna jote LANDI, I kundavihen njeriut qe punon per interesa personale , I kundravihesh Z.Tahiri padrejtesisht .Nji person kur shkruan kritik per dike duhet te jete edhe edukator ,por ky Landi , personazhi yne qe I ka ikur petulla ,nuk ka edukate. Ne gjendjen deshpruses ku eshte katandisur shpalos varferin ,paigurin dhe mjerimin shpirterore te tije, duke ofenduar ne kete blog gazete kujton se se do te mbushe mendjen te tjerve per te urryer Z.Tahiri. Ky Landi “edukatori” yne qenka si ai gjarpri qe dalin prej nengurve te lumit te demokracise ne menyre qe te mos i shtypet koka!..Sa per te shamet ,qe gjithnje ajo goje na i nxjerr kundr ministrit me sukseseshem te kesaj qeverie ,dhe te gjitha qevreive ne 24 vjet demokraci ,thone qe perpara fakteve e jo fjalve (qe djallzisht i shpetojne gjyqit)nuk ka force dhe mashtrues ti hedhe poshte sukseset.Gjuha jote shpif te kqija -Landi,ti done te keqen me teper se te miren,rrenen me shume se te verteten,gjuha jote eshte rrenimi i ketij vendi.Tung.-eri-!

    Reply to this comment
  24. Dulla August 30, 16:07

    Per komentuesit pionere te Rames dhe Saimirit.
    Lexoni artikullin.
    Çfare thote ai?? Ai thote qe policia ka bere perparime dhe nuk eshte si ajo e Saliut.
    Qe pritshmeria e popullit per rendin ishte e madhe dhe nuk po justifikohet per disa arsye. Nje nga arsyet kryesore eshte paaftesia e ministrit Tahiri qe nuk ka punuar asnje dite. Qe nuk ka mbaruar asnje shkolle. Qe nuk kishte ku ta mesonte pergjegjesine e detyres dhe pergjegjesite qe ka ne drejtimin e ministrise me te rendesishme.
    Qe nuk ka idene e decentralizimit dhe mos nderhyrjes ne kompetencat e Drejtorit te Pergjithshem te Policise.
    Qe mendon se Ministria e Brendeshme eshte nje vend ku mund te besh show sic ben edhe shefi i tij.
    Mire ka thene artikulli. Ministria e brendeshme do shpatulla.
    Pse nuk e hetoi 21 Janarin nga ana e tij. Ja lejon ligji. E ka vete ne dore.
    Pse la jashte policise dhjetra e qindra specialiste, qe e ndihmuan kete djal ordiner.
    Pse policia nuk e kontrollon teritorin??
    Ka dy vjet ky Tahir elifmatraku.
    Do presim Tahirin sa te mesoje??
    E njejta gje duhet thene edhe per Ramen.
    Nuk do te krahasohemi me gjytyrumin e SHQUP-it.
    Njerezit nuk presin dot me.
    Duhet riorganizim i PS dhe qeverisjes. Ramet e Tahiret jashte nga qeverisja.
    Socialistet duhet te vendosin dinjitetin ne vend.
    Atyre ju eshte vjedhur perfaqesimi.

    Reply to this comment
  25. Dajti August 30, 16:16

    Kurse ti -eri- pioneri mos na mbush mendjen me Tahirin.
    Mbaje po qe se e do, por mos ju impono mendimin tend te tjerve qe nuk e duan.
    Dhe e di pse nuk e duan?? Ata qe shkruajne ketu, ashtu si dhe une nuk e njohim fare kete Tahirin. Por shohim menyren se si punon e shprehet.
    Puna e tij deri tani ka qene e mbushur me deshtime. Dhe nuk ka mbajtur asnje premtim.
    Ne nuk do te krahasohemi me Saliun. Duam te ecim me shpejt.
    Por ka edhe nje gje tjeter -eri- . Kush i ka tani letrat ne dore?? Pse nuk u hapen letrat e Saliut?? Pse nuk dergohet Saliu per gjykim??
    Tahiri duhet hequr urgjentisht dhe te vendoset nje minister serioz e i pergjegjshem.

    Reply to this comment
  26. Zoro August 30, 16:40

    Qe ne krye te komenteve “Likja” ka te drejte.Te mbeshtes plotesisht per cfare thua ne shpjegimin tend.

    Reply to this comment
  27. eri August 30, 17:36

    *****Liberalizimi dhe shtypi I lire zbulon dhe qet ne shesh dasine ndermjet te ndershmit me pergjegjsine ndaj atdheut me policise shtetit nga njera , nga ana tjeter : Dulla qe ve pulla per plagen helmuese qe mbaret ne koke dhe ne trup, qe duhet sheruar ,dhe Dajti vendi korruptiv ku shtrohen drekat dhe darkat çiftelise kriminale te ishe policise ,qe populli u dhadermen se bashku me Sali udebashin.Fantazmat e Saliut jane gjalle.Kujdes!…##########

    Reply to this comment
  28. Dajti August 30, 18:14

    Eri, top sheqeri, pioneri.
    Askush nuk po flet per Saliun. Saliun e larguam dhe nuk e kemi dashur kurre.
    Por po te them pioneri, se je pozicionuar si nje pioner i bindur, qe nuk vepron me trurin dhe ndjesine tende.
    Do presim akoma sa te mesoje punen ky Tahiri.
    Pse nuk i hapin letrat e Saliut, dhe te drekave e darkave te çiftelive te Dajtit, more eri.
    Po a ishte ky pioner Saimiri qe u betua, se çifteline e Saliut qe drejtonte policine do ta ndiqte e ndeshkonte.
    A e di ti eri se ky çiftelia sot punon ne Kuvendin Popullor, per ti bere karshillek Saimirit dhe PS, ky Saimiri pasi i kaperdiu te gjitha ato qe tha per çifteline dhe per Saline, e shikon aty perballe dhe nuk i behet vone fare nga paburreria e tij.
    A e di pse more eri?? Se po ta pyesesh tani Saimir per kete çeshtje, do te pergjigjet: Ska problem se politike po bejme.
    Por ne populli i thjeshte jemi lodhur me politikane deshtake si Saimir Tahiri, e shoke te tij, pikerisht per arsye se ky Saimiri dhe disa te tjere nuk kane surrat te perballen me premtimet e tyre.
    Dhe nje nga keto premtime eshte 21 Janari.
    Dhe tani ik eri se u be vone, dhe te erdhi ora e gjumit, ty edhe Saimirit.

    Reply to this comment
  29. N.VJOSA August 31, 04:25

    Shkrim i gabuar!
    Shkrim klientelist , teper subjektiv, i shkruar me fodullek dhe aq me keq qe ka mare dhe okeljon pergjithesuese, kolektive, “Shenim i Dita-s”…medemek qe eshte nje Opinion, jo thjeshti artikullshkeruesi, gazetari, por qendrim kolektiv i Redaksis se gazetes…
    O Redaksi e Dites,
    Gazeta nuk eshte Zeusi, ajo eshte nje mbartese dhe zedhense e Opinionit Publik…
    Eshte ky mendimi i Opinionit Publik…?!
    Kur e lexova shkrimin , me la nje shije te hidhur tendencioziteti…
    Gazeta, qofte dhe ajo me prestigjozja nuk eshte Gjykatsja e Ministrit te Brendshem….biles dhe vet Kryeministri nuk do guxonte dot ti drejtohej me kete gjuhe Ministrit te Rendit, i cili ne fushen e vet eshte fuqiplot, eshte Qeveria e sektorit te tij…
    Une personalisht kam respekt per Kryeredaktorin e Ditas dhe disa gazetare te saj, por fatkeqsisht edhe tek Dita po shoh qe kane zene vend gazetare klienteliste , qe nje zot e merr vesh se nga cilat klane u fryjne ne vesh…
    Ne syte e mi Ministri Tahiri eshte nje djal energjik, pasionant, me fantazi dhe profesionalizem ne rritje, ka arritur suksese te dukshme , do te thosha spektakolare ne shume sektore te Rendit dhe Sigurise…Ai duhet mbeshtetur dhe jo te vihet si tabele qitje e kritizereve te semure llafazane dhe opinionist kafenesh…
    Ti kerkosh llogari Z.Tahiri per 21 Janarin, eshte nje miopi e vertete politike..!!!
    .21 Janari, sic dihet , nuk eshte vetem ne doren e Ministrit, por shume me i gjere, problem i vet koalicionit PS-LSI, por edhe faktori nderkombetar ka ndikimin e vet…pritet reforma ne drejtesi, reformimi i strukturave te tjera shteterore…e te tjera, e te tjera…
    Disa militante dritshkurter mendojne se me ardhjen e te majtes ne pushtet , do hiqen nje pale kuadrosh dhe do vijne te tjere, sikur administrata shteterore eshte administrate partish…
    Larg duart e Partive nga administrata shteterore!…
    Kriteri baze i administrates eshte profesionalizmi dhe besnikeria ndaj zbatimit te ligjit…
    Si cdo lexues i rregullt i Medies se sotme shqiptare, une e kuptoj veshtiresine e Kryeredaktorit e te Redaksise per te ruajtur ekujlibrin, por me embel, me embel, se gazeta nuk eshte Mesia, por eshte zedhense e Opinionit Publik, ne kuptimin me te gjere te kesaj fjale…

    Reply to this comment
  30. N.VJOSA August 31, 04:34

    Shkrim i gabuar!
    Shkrim klientelist , teper subjektiv, i shkruar me fodullek dhe aq me keq qe ka mare dhe okeljon pergjithesuese, kolektive, “Shenim i Dita-s”…medemek! qe eshte nje Opinion, jo thjesht artikullshkeruesi, gazetari, por qendrim kolektiv i Redaksis se gazetes…
    O Redaksi e Dites,
    Gazeta nuk eshte Zeusi, ajo eshte nje mbartese dhe z ë d h ë n s e
    e Opinionit Publik…
    Eshte ky mendimi i Opinionit Publik…?!
    Kur e lexova shkrimin , me la nje shije te hidhur tendencioziteti…
    Gazeta, qofte dhe ajo me prestigjozja, nuk eshte Gjykatsja e Ministrit te Brendshem….biles dhe vet Kryeministri nuk do guxonte dot ti drejtohej me kete gjuhe Ministrit te Rendit, i cili ne fushen e vet eshte fuqiplot, eshte Qeveria e sektorit te tij…
    Une personalisht kam respekt per Kryeredaktorin e Ditas dhe disa gazetare te saj, por fatkeqsisht edhe tek Dita po shoh qe kane zene vend gazetare klienteliste , qe nje zot e merr vesh se nga cilat klane u fryjne ne vesh…
    Ne syte e mi Ministri Tahiri eshte nje djal energjik, pasionant, me fantazi dhe profesionalizem ne rritje, ka arritur suksese te dukshme , do te thosha spektakolare ne shume sektore te Rendit dhe Sigurise…, sigurisht , eshte e natyrshme te kete dhe te meta, por ne xhunglen e Krimit, te perhapjes galopante te Droges dhe trafikantve, ….Ai duhet mbeshtetur dhe jo te vihet si tabele qitje e kritizereve te semure llafazane dhe opinionist kafenesh…
    Ti kerkosh llogari Z.Tahiri per 21 Janarin, eshte nje miopi e vertete politike..!!!
    .21 Janari, sic dihet , nuk eshte vetem ne doren e Ministrit, por shume me i gjere, problem i vet koalicionit PS-LSI, por edhe faktori nderkombetar ka ndikimin e vet…pritet reforma ne drejtesi, reformimi i strukturave te tjera shteterore…e te tjera, e te tjera…
    Disa militante dritshkurter mendojne se me ardhjen e te majtes ne pushtet , do hiqen nje pale kuadrosh dhe do vijne te tjere, sikur administrata shteterore eshte administrate partish…
    Larg duart e Partive nga administrata shteterore!…
    Kriteri baze i administrates eshte profesionalizmi dhe besnikeria ndaj zbatimit te ligjit…
    Si cdo lexues i rregullt i Medies se sotme shqiptare, une e kuptoj veshtiresine e Kryeredaktorit e te Redaksise per te ruajtur ekujlibrin, por me embel, me embel, se gazeta nuk eshte Mesia, por eshte zedhense e Opinionit Publik, ne kuptimin me te gjere te kesaj fjale…

    Reply to this comment
  31. Murat Shtaga August 31, 09:20

    Rama jashte loje si politikan. Per te tjera nuk ja di meritat se as kam lozur basket me te dhe as kam pare ndonje ekspozite te puneve te tij. Tahiri…….hyn si shtata te trembedhjeta ne punet e rendit.
    E keni idene se cfare i ndodh nje specialisti te mirefillte ne fushen perkatese,kur i vjen si shef nje medioker te cilit duhet ti shpjegosh se si behet brumi kur nuk e ka haberin fare fare fare se, cfare eshte mielli?!!
    A mundet te punoje e te jape maksimumin.Kurre. Ai i ka kushtuar jeten formimit dhe persosmerise profesionale ndersa shefi qe i vuri partia mbi koke eshte nje injorant ordiner.
    Kjo pra ishte dhe Rilindja e mediokritetit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim