SHËNIM: Moikomi do të dalë nga terrina

Bedri Islami November 10, 2015 22:33

SHËNIM: Moikomi do të dalë nga terrina

Moikom Zeqo, eruditi i letrave shqipe, është i sëmurë rëndë. Është njëri nga mendimtarët më të shquar që kemi, jeta e të cilit ka rrjedhur përmes më shumë se 100 librave, të të gjitha llojeve. Poet, prozator, filozof, historian, gjeograf, arkeolog, mendimtar i klasit të parë, shok e mik përmbi të gjithë klasat.

Librat e fundit m’i dhuroi një ditë në Tiranë, ku bashkë me poetin e njohur Sulejman Mato, po rrinim në një lokal të Tiranës. Ka shënuar me atë shkrimin e tij si të përpjetë, “Bedriut tim”, sepse prej më shumë se 40 viteve jemi miq.

Në spitalin onkologjik të Tiranës nuk kishte një vend për të. Nesër, me siguri, do të ketë, ne jemi të gjithë të mërzitur me këtë, ai jo. Ai është njeriu që i di hallet e këtij vendi më mirë se gjithë të tjerët, ndoshta edhe më shumë se qeveritarët, sepse është “sunduesi” i shpirtit dhe gjërat i sheh, si rrallë kush, përmes shpirtit.

Qeveria Berisha e vitit 2005 e largoi nga detyra si drejtor i Muzeut Historik Kombëtar. E largoi, sepse Moikomi, serioz si gjithnjë ndaj historisë, i bëri vend edhe Luftës Nacionalçlirimtare, dhe në vend të tij dërgoi një besnik partiak, që më pas, iku prej andej.

Por edhe “rilindasit” e lanë pa punë. Botova në DITA një shkrim për trajtimin e figurave të njohura intelektuale që i lënë pas portave “kalamanët” e MJAFT-it dhe ” të importuarit” në PS, duke sjellë si shembull Moikomin, të cilin, të korruptuarit e gjenin shumë të ndershëm dhe të rinjtë e gjenin shumë të vjetër.

Jam i bindur se Moikomi do e mposhtë sëmundjen. Shumë e shumë vite më parë, kur ai ishte ende gjimnazist, së bashku me dy shokë të tij, ndërtuan një “bot” dhe u futën në thellësinë e detit. Eksplorimi i parë i tij, por në thellësi ishte terrinë. Ai, më pas, solli dritën.

Edhe kësaj here kështu do të ndodhë. Ai do të dalë nga terrina e sëmundjes së tij dhe do të jetë përsëri i zhurmshmi, i mençuri, njeriu i fjalës së mirë, i mendimit të thellë, hokatari dhe i dituri, ai që e kemi dashur gjithnjë dhe që e duam ende me të njëjtën forcë, Moikom Zeqo.

Ruaj ende disa letra nga ai, njëra prej të cilave nga Shtetet e Bashkuara. Një letër plot pathos për Shkodrën dhe UÇK-në. Për Migjenin, Adem Jasharin, të cilët i kishte bërë bashkë në një ese vetjake, si një dëshmi e njeriut që është i pavdekshëm, qoftë përmes letrave të shkruara, qoftë përmes pushkës së luftës.

Moikom, mos u vono në rrugën tënde të kurimit. Ke ende shumë për të bërë.

Bedri Islami November 10, 2015 22:33
Komento

27 Komente

  1. LABI November 10, 23:31

    Sherim te shpejte gjeniut Moikom Zeqo!

    Reply to this comment
  2. LABI November 10, 23:34

    DITA! C’ Jane keto pergjigje me menyren urdherore per lexuesit it dhe komentuesit tuaj?
    “Pa uleni pak ritmin” – si duhet kuptuar?????
    Mos ju ka hyp vetja me qiber keshtu??? TURP !

    Reply to this comment
  3. dori November 10, 23:58

    moikomi dhe semundja e tij jane reflektimi, shembelltyra e te gjithe socialisteve te shqiperise. te braktisur, te hedhur ne rruge, te pasheruar nga opozita e gjate te poshteruar nga pushteti qe vete ata sollen, te varrosur jo te rilindur. Hajde Ed Rama se perseri do na kerkosh por uroj qe te ta japin voten xinxerfillet, dashnoret e shokeve me te cilat ke mbush administraten se un dhe te tjeret nga nje peshtyme do te te hedhim kur te shporresh nga aty ku te vume.

    Reply to this comment
  4. Aphade November 11, 00:28

    Z.Moikom , megjithese nuk e kam njohur personalisht ,vecese pervec vepres se tij, i uroj
    nga zemra sherim te shpejte ! Kombi shqiptar pret ende shume kontribut prej TIJ !!!

    Reply to this comment
  5. Aphade November 11, 00:29

    Dakort plotesisht me komentin e zotit Dori !!! Kemi mbetur ”jetime ” !!!

    Reply to this comment
  6. Socialisti bythpambuk November 11, 03:10

    “Enciklopedi qe ecen ne kembe”, keshtu eshte quajtur ky mendimtar i shquar , por qe Kryemafiozi Kryeminister e ka lene pa pune .
    Behet minister kulture Kumbarja e Rames dhe nuk vleresohet Moikom Zeqo .
    Rama ashtu si urren te majten , urren dhe intelektualet e majte . Ai quan intelektual Henri Cilin e kompani .
    Turp per PS qe mban akoma kete ekstremist te djathte Kryeminister .

    Reply to this comment
  7. Patriote November 11, 04:37

    Per turpin e e se majtes se ” rilindur “. Te Edvin Kristaq Rames :
    – Lenia e profesorit te nderuar Moikom Zeqo , pa pune dhe aq me keq tani qe eshte i semure , te lihet jashte interesit te shtetit : tregon se sa mashtrues e te paftyre u treguan kreret e majte te PS dhe LSI – se per te ardhur ne pushtet dhe per te perfituar per vete , per njerezit e tyre dhe per gjithe dallkauket qe brenda nates u ” konvertuan ” nga PD- ista ne LSI- sta , duke i lene gjithe militantet e majte pa pune , sipas teorise se ” famshme ” te Edi Rames , “se une nuk veproj si Saliu ” !
    Po mbasi ja u dhame votat juve ! Mire na i beni !!!! Po do vijne votomet prape !!!!
    Sherim te shpejte Profesorit te Nderuar !!!!

    Reply to this comment
  8. aqo November 11, 06:48

    LABI jam me ty ne kete vrejtje.Te them te drejten ndonje here mendoj te mos ngaterrohem me me gazetn DITA,na u be e merzitshme vrejtja bajate e tyre ne forme urdheri: ” pa uleni pak ritmin “,sikur na ka te punesuar dhe po I prishim rehatine.

    Reply to this comment
  9. fteri November 11, 07:09

    Pa respekt per Moikom Zeqon kete mendimtar dhe figure te klasit pare atdhetar qe ndodhet i semure rende po shikojme se nuk ka dashuri te vertet nga shteti shqiptar.Mjregulla e paragjykimeve te klases politike te sotme injorante te paisur me diploma false te politikanve te djathte qe e lane pa pune ,duke e hequr si drejtor I muzeumit kombetar dhe indiferentizmi dhe harresa e politikanve te majte ,kane mbuluar me tyme qiellin e se vertetes ,kane lene ne harrese kete mendimtar gjigande te ndershem deri ne kupe te qiellit ,filozof ,shkrimtar ,arkeloge e kane lene ne harrese kur Moikomi yne i thjeshte dhe i paster deri bardhesi eshte semure dhe sot ka nevoje per kurim .Pa respekt per jeten e njeriut s’ka dashuri te vertet.,dhe para se gjithash keta politikan nuk respaktojn veten e tyre.

    Reply to this comment
  10. ilir R November 11, 07:44

    Kolosi ngel kollos. Funderinat mund te dalin ne siperfaqe por prap do shkojne tek vendi i tyre, në fund do perceptojnë. Tani eshte koha e tyre, e funderinave shume shpejt do ngrihen dhe ringrihen kolloset. Ky vend ka plote.
    Mojkom ti je nje nga kolloset e Shqiperise. Te largojne se nuk te afrohen.

    Reply to this comment
  11. Bariu November 11, 08:18

    Po e ka mallkuar janullatos zor se e mbush vitin?
    Ne vitin 67 ju shembi kishat ne aksion se feja esht opjum dhe zoti i trgoj se kush e cfar na meson feja dhe jo demagogji per pushtet e diktatur orjentale ashtu sic prapagandoj mojkom zeqo dhe vazhdoj edhe me tej duke ju kundervene zotit e kryepeshkopit ton te nderuar?
    Sherimi i tij esht te shplahet nga mekatet dhe pabesia dhe ti perkulet janullatosit per sherbim te djallit dhe jo te zotit!

    Reply to this comment
    • selim tallavaja November 11, 13:49

      O bariu i Janullatosit! I marte te keqen Moikomit Janullatosi yt, mor bir tradhetari. Edhe ne se je minoritar, ne radhe te pare ke atdhe shqiperine, o njeri pa tru.

      Reply to this comment
  12. Fatmir Lohja November 11, 08:32

    Sherim sa me te shpejte.Nje njeri qe ka pasur gjithmone mik librin eshte i nevojshem dhe i dosdoshem per kete vend.

    Reply to this comment
  13. Moza November 11, 08:37

    Mojkomit i uroj sherim te shpejte.Forcat psikologjike per te qene optimist per sherimin atij nuk i mungojne.Por nuk jane te mjaftueshme,pa mjekesine.Ate qe shteti e beri keq e shume keq me te ta ndreqe me vemendjen ne kete situate semundjeje.Cdo vend i perparuar do ta bente per njerez ikona te kultures se vet.Itille eshte Mojkomi per shqiptarizmin.Apel te gjithe njerezve humane te mundshem per ndihme:Beni te pamunduren per Mojkomin! P.S:(per disa komentues)Duke shkruar per Mojkomin ose nxjerrin mllefe per pushtetin ,ose flasin per Belulin.Lutemi tregoni kulture edhe pse jeni te fshehur pas anonimatit

    Reply to this comment
    • N.VJOSA November 11, 10:03

      Jam plotesisht dakord me ty @Moza,
      Ne radhe te pare i uroj Moikomit te mos i humbase shpresat dhe te bjere ne detin e pafund te Pesimizmit…
      NATYRA SHERON, Mjeket ndihmojne…
      Ne radhe te pare Moikomi te qartesoje llojin e Semundjes, çfare lloj Leucemie kronike eshte, sepse shume prej tyre veprojne ngadale me vite…dhe mjekohen aq sa mund te mjekohen…
      Nuk duhen humbur shpresat.Shqiperia ka mjek shume te mire, me nje eksperience te madhe.Por me shume kujdes ne ankesat ndaj mjekve…!!!
      Disa nuk lene rast ta perdorin kete fatkeqsi politikisht…por edhe sic thua ti Moza, “doni më per Belulin”…
      Ndoshta ka ardhur koha qe Personalitete te fushave te ndryshme te kene nje trajtim me te veçante…Bota ka per ta trajtime speciale dhe te privilegjuara….E di qe do kete edhe nga ata qe kerkojne barazitizmin, por atyre mund tu thuhet, JI DHE TI NJE MOJKOM, PUNO SI AI, BOTO AQ SHUME LIBRA DHE STUDIME DHE HAJDE SE DO TE TRAJTOHESH ME PRIVILEGJE…
      E di qe trajtimi mund te jete me i efektshem ne nje klinike jasht vendit, por ne raport me semundjen, ne se menjanohet shtrimi direkt ne spital, i cili jasht vendit kushton jo pak, por duke banuar afer klinikes , shkohet vetem per seancat kimoterapike, apo te tjera speciale, me mire do ish nje qendrim dy-tremuajsh ne nje banese jasht vendit, per te vazhduar mjekimin…
      Nga ana tjeter, do te thosha se Shqiperia duhet te tregoje me shume kujdes per shkencetaret dhe personalitetet e saj te Kultures, sepse shpesh here ata jane lene ne meshiren e fatit dhe kane pesuar fatin e Negovanit dhe Petro Ninit…
      Mos tu duket Çudi, Mojkomi eshte i rralle jo si shkrimtar se sa ne fushen e Albanologjise dhe te Etnogjenezes sone…Ai eshte nje Vlere e madhe Kombetare…Eshte nje Institut ne fushen e tij…
      Dhe keta studjes nuk pregatiten ne nje dite, as ne nje vit…

      Reply to this comment
      • iliri tjeter November 12, 01:22

        Po sikur, po sikur, po sikur, gje qe une nuk do t’a deshironja kurre, te semureshe ti nga e njejta semundje si e te nderuarit Moikom Zeqo dhe edhe ti edhe Mikomi te ishtit te shtruar ne te njejtin spital dhe te mos ju trajtonin njelloj ne mjekim, si do te ndjeheshe ti? A nuk do te revoltoheshe?
        Mikom Zeqo per kohen qe ka punuar dhe eshte dalluar ne fushen e tij, eshte shperblyer me shume se te tjeret.
        Tani, me kursimet qe ka ai dhe familja e tij, le te bejne cmos qe ai te dale nga kjo gjendje.
        Sherim te shpejte dhecjete te gjate Mikom Zeqos!

        Reply to this comment
        • N.VJOSA November 12, 08:01

          @iliri tjeter,
          E para , historia, nuk behet me “sikur”, se me “sikur” mund te thosha dhe une per ty plot gjera…
          Se dyti , me ke lexuar, por nuk me ke kuptuar, ti flet per mjekimin, une them per “trajtim me te vecante”, qe nenkupton cilesine e sherbimit, dhomen , shtretrit, kualitetin e sherbimit….Mire do ish dhe per ty, neqoftese i ke dhene shoqerise sa Mojkomi…Ky lloj sherbimi eshte kudo, kuptohet kundrejt nje pagese ca me ndryshe…
          Brarazitizmi nuk mund te ekzistoje , ndryshe do ish utopi, ne nje shoqeri ku aftesit e njerzve jane te ndryshme…
          Keshtu eshte ne gjithe boten…ne se ti @iliri tjeter, do ta ndryshosh boten dhe te vesh barazitizmin…eshte tjeter “muçobej”…Te pershendes dhe te falemnderit qe me ke lexuar.

          Reply to this comment
  14. shpati November 11, 09:27

    A vritet Sokrati,filozofin e madh e vrane para 2500vjetesh por ata si njeh askush ose njihen si funderrina thjesht ekzekutoret e tije sokrati eshte sot akoma…askush nuk ka mundur ta heqe nga skena.sokratet jetojne gjithmone anuk eshte Moikomi yne nje sokrat i kohes tone…

    Reply to this comment
  15. Demi November 11, 10:37

    O Bedri..
    Ler ndonje fushe pa shkrujt…. Bej pak pushim

    Reply to this comment
  16. ZahoKoka November 11, 11:55

    Te shkuara, shendet dhe jete!

    Reply to this comment
  17. gjinika November 11, 18:03

    Moikom! Jam I bindur se ti nuk dorezohesh! Madje te gjithe miqte e tu.

    Reply to this comment
  18. Liria November 11, 18:45

    ZOTI MOIKOM ! UROJ SHERIM TE SHPEJTE DHE TE PLOTE ! VLERSIMI IM PER

    PUNEN TUAJ TE PAMATSHMME NE DISA FUSHA ESHTE : REALISHT JU

    PERFAQSONI

    NJERIN NGA * SUNDIMTARET * AKTUALE TE BOTES SE DIJES PER KOMBIN

    TONE–; PRA, BESOJ SE DO TE JETONI SHUME E SHUME VITE TE TJERA

    I LUMTUR NE FAMILJEN DHE TUAJ ,PERHER KRIJUES . ME RESPEKT LIRIA

    Reply to this comment
  19. Pipi November 11, 21:56

    Nuk e kuptojme akoma se c’ka humbur politika shqiptare me largimin e Moikom Zeqos nga kjo fushe.

    Reply to this comment
  20. jani November 11, 22:43

    Respekte per profesorin e respektuar nga populli por I haruar nga politika, sepse atje ku mbaron morali ,fillon politika.Sherim te shpejte njeriut te mire dhe te ditur.

    Reply to this comment
  21. sonola November 12, 11:08

    Sherim te shpejt Z.Moikon.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*