SHËNIM: Një popull që lutet…

July 18, 2016 11:12

SHËNIM: Një popull që lutet…

 

Nga Ilir Metaj

 

Një popull që thjesht lutet për drejtësi, është popull që nuk e meriton ta ketë drejtësinë.

Një popull që thjesht shpreson të ketë drejtësi, është një popull që nuk ka shpresë.

Një popull që thjesht ëndërron të ketë drejtësi, është një popull që do jetojë vetëm në makth.

Një popull që nuk ngrihet për drejtësi, është thjesht një popull kufomë.

Një popull që po e përdhunojnë dhe si të vetmen rruge shpëtimi, pret që të lodhen përdhunuesit, është një popull mazohist.

Nëse e duam drejtësinë dhe nuk jemi popull mazohist, duhet të ngrihemi e ta marrim me thonj!

Boll pritëm të lodhen. Ata nuk lodhen kurrë.

July 18, 2016 11:12
Komento

16 Komente

  1. kostandin kume July 18, 15:12

    Ka momente apo caste qe ndryshojne rrjedhen e historise se nje kombi…..shume kemi patur te tilla per fatin tone por per keq…….Historia kete radhe ndoshta po mban anen tone …..Populli duhet ta shfrytezoj kete moment historik te rralle….duhet ti detyroje pseudoperfaqesuesit e tije te votojne kete reforme duke i ngujuar ne parlament ……Une mendoj se populli shqipetare eshte nje komb vital ….mendoj se mundet………sa per komentin e mesiperm mendoj se ceshtja eshte shume me parimore se personale ….

    Reply to this comment
  2. une aga,ti aga...po gamorin kush e mban July 18, 15:50

    o ilir metaj..

    thone nje shprehje nga katundi I sali kriminelit:

    UNE AGA, TI AGA
    PO GOMARIN
    KUSH E MBAN..

    e kam fjalen per ju te mediave

    jeni pushteti I katert dhe me I fuqishmi ne demokraci por ne shqiperi jeni bere heteroseksuale apo transgjendear qe I beni thirrje popullit per tu ngritur me THONJ..por ju gjithmone jeni ne bisht…kaq per momentin..

    populli zoteri eshte cuar por eshte tradhetuar barbarisht ku dhe ju te mediave bashke me keto morra ambasadore jeni pjese e krimit me heshtjen apo biznesin mediatik qe vazhdoni ta beni..

    Reply to this comment
  3. gjermani i fundit July 18, 16:40

    Nuk doli gje as pranvera harape, dhe as revolucioni i mandarinave, ndaj ata qe modelojne boten me plasteline 20 vjet perpara se gjerat te ndodhin duhet te kerkojne manekine te rinj. Vellai im u tregua imprudent, i tha njeres se qeni i saj qe edhe pse i parrezikshem, qe tmerresisht i shemtuar. Pa korrigjimin tim vellai do perfundonte ne gjykate, diskriminim rracial, me i egri i diskriminimeve. E zonja e qenit me shpjegoi se e kish marre tek Qeneria, atje ku mbledhin qente pa atdhe…Dhe ka njerez qe i mahnit e shemtuara, sidomos kur flitet per qen pa atdhe, dmth pa te zotin…Hera e fundit kur ekzistonin popujt qene Levizjet e ’68, te fundit aspirata qe mbushen sheshet me iluzionin e harmonise kolektive. Tani s’ka me popuj. Jane kthyer pandergjegjshmerisht ne turma. Ne turma te bindura se jetojne keq kur s’mungojne komoditetet, te sigurta se jane te lira kur ne fakt s’r shohin rrjeten e padukshme te Qenerise, qe mbledh bashke qente pa atdhe ti adoptojne per te plotesuar kuroizitetin padronet e Botes superiore. Ti thua qe po shkruaj cmendurira? Jo mor vlla, une u bej komplimente qenve te shemtuar, sidomos kur jane te parrezikshem. PS. Mos dil kot ne shesh si ushtaret turq, se bota e Pare do dale me ngut ne konference shtypi e do theksoje qe nuk njeh popullin e shesheve, por qeverine legjitime, te dale nga vota e lire… Vota ime e lire s’e ka pare asnjehere doren time; e c’i intereson asaj se c’mendoj une?

    Reply to this comment
  4. info analitike July 18, 18:14

    Ke te drejte o rilindasi Ilir Metaj se ju per hipokrizi e mashtrim e llafe pazari mediatik jeni te vetmit. Ja merr Vloren, ashtu si e keni perdhunuar ju, njerezit duhej te ishin ngritur e tu kishin dhene drune. Tentativa per te dale ne anen e te virtytshmeve kur jeni pjese e grupit te maskarenjve eshte e deshtuar. Koha e llogaridhenies po afron dhe juve u ka hyre frika se si do te justifikoheni me njerezit kur te shkoni ti kerkoni perseri voten.

    Reply to this comment
    • normali July 19, 19:07

      me duke te se info doli bllof. reforma do te votohet dhe info do i bashkohet listes se saliut, gjinit, ….dhe qeneve te tjere qe permend gjermani i fundit .Urime per qendrushmerine deri ne momentin e fundit, po s’ke ç’i be kur i thone osmen. me 21 edhe ti tek te tjeret.

      Reply to this comment
      • info analitike July 20, 05:09

        O anormal ku e pe ti qe une kam shkruar kunder votes per reformes. Une bej sarkazem me hipokrizine dhe budallallekun e militanteve si ti. Nejse “poplli ” keshtu e ka prandaj genjehet gjithmone me nje thes miell.

        Reply to this comment
      • info analitike July 22, 08:19

        Duhet guxim i madh qe me keto mend qe ke te mbash nofken “normali”. Po guximi i te marrit nuk ka kufij njesoj si kryepsikopati qe me mendte qe ka e shkaterroi PS-ne duke e cuar “nga fitorja ne fitorje”.

        Reply to this comment
  5. Spartaku July 18, 18:40

    Bravo! Thnje shume te drejta.Populli duhet ti degjoi,ti marrin ne konsiderate dhe te ngrihet ne kembe,te mbrojne te drejten e tij qe po ja neperkembin Saliu me Lulin e kompani.

    Reply to this comment
  6. Gjergji July 18, 19:10

    E kush tjeter pervec agallareve pa gomere te katundit do te ngrinin te paret barrikada prej kashte kunder mesazhe te tilla inkurajuese?

    Mendoj se ka nje dallim midis Ilirit dhe pseudo-analisteve tane te shumte.

    Nese autori garniturat i hedh ne koshin e plehrave per ti ofruar lexuesit ate qe per momentin eshte me esencialja, me e nevojshmja, dhe me akutja, e pra nje ZGJIDHJE te mundshme e njeres prej ceshtjeve nga me vendimtare per te ardhmen e vendit, skuthat e rrogozeve merren vetem me riciklim mbeturinash, pasi zanati nuk ua lejon t’i bien shkurt e prere trajtimit te zgjidhjes se problemeve.

    Reply to this comment
  7. Elton Duni July 18, 19:39

    Hallall Ilir ! Djale Vlore tamam jo si qullet qe jane ne mode. Te ka bere mire futbolli 😉

    Reply to this comment
  8. Keshnik Tomorri July 18, 19:50

    Diskkutimet Jane partiake,radikalizem diskriminizem te
    ose poshtruse e racizem ne flasks per drejtesi meta flas per parti.

    Reply to this comment
  9. kostandin kume July 19, 09:22

    E kame lexuar me shume vemendje thirrjen e Ilirit ……eshte me shume se thirrje eshte nje kushtrim …..por gjithashtu kame lexuar edhe komentet ….me bene shume pershtypje fakti se ne nje pjese te tyre diskutohet iliri si individ por per thelbin nuk flitet fare ……doja tu beja nje pyetje te thjeshte A e doni reformen ne drejtesi sipas standarteve nderkombetare apo preferoni vetem te nxirrni vrere duke ju shmangur ceshtjes ?…..Mendoj se eshte sjellje primitive me modele qe per fatin e keq eshte ne mod edhe ne politiken shqipetare……mendoj se jane pakice

    Reply to this comment
  10. KOSTANDIN KUME July 19, 12:38

    Eshte nje portal shume interesante per tu lutur VOTONI REFORMEN PER DREJTESI

    Reply to this comment
  11. Arber Iliri July 19, 23:40

    Une kam respekt per popullin tim.Pse do thoni ju megjithese ne nje diktature te eger ne 1992 votoi masivisht per demokracine, ne 97 kur pa se ishte tradhetuar nga lamashi “Berisha” e zagaret e tij, u vuri hune dhe ishte gati ti shkonte ne hell por e genjeu lamashi tjeter “Nano”, te cilit populli i vuri hune nje here e mire, nga qe nuk donte te prishte vendin dhe ca lamasher i thane se Berisha ka ndru, i solli perseri Berishen qe u tregu me lamash se heren e pare, i vuri hune perseri Saliut ne 2013 ne menyre masive per ta denuar kriminelin Sali por e genjyen perseri.Kesaj here po del 90% me reformen ne drejtesi duke degjuar aleatet e medhenj USA dhe BE.Jam i sugurt se do te fitoje ky popull qe ka treguar nje mencuri te jashtezakonshme por i kishin lene ne lidership njerezit me te keqinj te mundshem nga te te anet edhe majtas edhe djathtas. i kishin lene njerez te shitur me kohe tek serbi e greku qe kurre nuk e kane dashur progresin e Shqiperise aq me teper tani edhe te Kosoves.E ardhmja eshte e kombit shqiptar sepse ka aleatet natyrale perkrah, as Sovjetiket dhe as Kinen, por USA dhe BE>

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*