Shënim: Muaj të tërë pa shkelur në Bashki, tani edhe në Parti. Dmth, “as te Api e as te Upi”!…
Kryetar partie, pothuajse në të gjitha vendet e botës, është një punë (detyrë) me kohë të plotë, ndërsa te ne praktikën edhe Bashki edhe Parti e futi në mënyrë arrogante dhe antiligjore Rama, gjë që, siç shohim tani, i interesoi edhe Berishës, duke zgjedhur kryetarin aktual të Bashkisë, Sipas burimeve brenda bashkisë, Basha ka gati pesë muaj pa shkelur në bashki, të gjithë kohën në këta pesë muaj e ka shpenzuar për fushata zgjedhore partiake (në fillim në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, si kreu i stafit elektoral të Berishës për Tiranën dhe tash së fundi për zgjedhjet në PD, si një nga kandidatët kryesorë për kreun e kësaj partie), e, megjithatë rrogën këto kohë ai e ka marrë si kryetar bashkie. Këto para publike të taksapaguesve shqiptarë ai i ka marrë duke mos u vënë në shërbim të qytetarëve, por në interes të tij dhe të të partisë së tij. Një veprim i tillë është absurd sa në aspektin moral aq edhe në atë ligjor. Ç’kusur kanë qytetarët e Tiranës të paguanë stafe elektorale, karburante, bodigardë, billboldera, fletushka, energji dhe rrjedha të tjera financiare që vinë prej tyre, kur nuk janë për ta? Por askush nuk ngre zërin për këtë, as partitë, as organet kushtetuese ligjore dhe as media…
Tani të vimë te puna konkrete e Bashës. Ai ka dhënë prova se s’ka këllqe për dy punë. Në bashki thonë se i vjen në ndihmë kunati, kuptohet, për punët e liga; ndërsa në Parti, dihet, ka Saliun. Atij do t’i ngelet vetëm sa të hapë dyert, një herë te Api dhe një herë te Upi.
http://www.respublica.al/artikuj/2013/07/26/shenim-basha-muaj-te-tere-pa-shkelur-ne-bashki-tani-edhe-ne-parti-dmth-as-te-api
o DEBIL O VRASES O HAJN O MASKARA O ENVER O KLYSHI I BAB SALES O VLLAI I ARGJITES O SKIZOFREN O LEGEN O GJYTYRYM O KLLOUN O ORONGUTANG O FLLIQESIRA E TIRONES O ANTI SHQIPTAR TURP TE VIJE O QEN RRUGAQI NUMER 2
per sa kohe do te kete patericat dhe biberonet do te levize pak. por kur te dermohet ne 2015, do te kete vetem nje rruge. te mendohet mire.
Pse, cilen detyre ka kryer me sukses Lulka ne keta 7-8 vjete? Te gjitha corbe, vjedhje, krime, skandale. As mos pritni gje ne bashki apo ne parti. Rrogen, po! Ate do e marre nje per nje! Mjere pd me nje lengaraq te tille dhe mjere tiranasit me kryetar nje hajdut votash e lekesh!