FOTO / Një vizitë në shtëpinë e Lavdrim Muhaxherit

January 25, 2016 23:34

FOTO / Një vizitë në shtëpinë e Lavdrim Muhaxherit

Sapo duam te kalojmë urën për të hyrë në qytezën e vogël në juglindje të Kosovës, gjëja e parë që na bie në sy është një tren i vjetër me një vagon të vetëm që më shumë të kujton trenat në spaghetti – western të Sergio Leones. Kalon përpara nesh duke zhurmuar pa e humbur për asnjë moment ritmin e ngadaltë, thuajse do ndalonte nga momenti në moment.

Ia shpreh këtë ndjesi shoqëruesit tonë nga Prishtina i cili më sqaron se qyteza ka ritëm edhe më të ngadaltë sesa ky tren shkatarraq…

Më herët kishim bërë një xhiro në atë zonë të qytetit ku në një tezgë të improvizuar ngjitur me kalanë e vjetër na u tha se shisnin fruta e perime vëllezërit e ndoshta personit më të urryer ndër shqiptarë, Lavdrim Muhaxherit. Tezga ishte e boshatisur ndërsa një shofer taksie aty pranë na sqaroi se dy të rinjtë nuk janë parë të vijnë në vendin e zakonshëm të punës.

Kalojmë urën dhe menjëherë përballë nesh shfaqet xhamia kryesore e qytetit, një nga objektet më të vjetër të kultit në Kosovë, ndërtuar rreth vitit 1594 nga veziri turk Koxha Sinan. Është orari I faljes dhe xhamia është e mbushur me besimtarë. Pas rreth 30 minutash pritje në oborr, besimtarët e parë nisin të dalin përjashta. Afrohemi dhe përpiqemi ti bejme ndonjë pyetje por shmangen pa shumë diplomaci duke na kërkuar të largohemi. Kur I pyesim për familjen Muhaxheri, agresiviteti bëhet I dukshëm dhe na urdhërojnë të ikim menjëherë.

Imami I xhamisë, një djalë mjaft I ri na përshëndet dhe mundohet të kuptojë se cili është qëllimi I vizitës tonë. Më pas duke kërkuar falje I shmanget argumentit duke na drejtuar për tek kryemyftiu I Kacanikut I cili ndodhej në një fshat rreth 8 km larg. E kotë të vazhdojmë më.

Kuptojmë se të pyesësh për Lavdrim Muhaxherin është jo thjeshtë humbje kohe por edhe mjaft e bezdisshme për banorët e Kacanikut. Gjithsesi qëllimi ynë ishte të takonim familjarët e xhihadistit 26 – vjecar që jetonin diku në periferi të qytezës. Pas shume përpjekjesh dhe refuzimeve të vazhdueshme për të na dhënë

vendndodhjen, më në fund gjejmë një taksist I cili na shoqëron drejt zonës ku jetojnë prindërit e Muhaxherit dhe dy vëllezërit më të vegjël.

Shtëpia tre katëshe e lyer në ngjyrë të gjelbërt ndodhet fare pranë rrugës drejt Prishtinës, vetëm pak km nga qendra e Kaçanikut. Taksia ndalon rreth 200 metra larg dhe shoferi mezi prêt ta paguajmë për tu larguar. Disa pyetje të fundit që I bëjmë thuajse nuk I dëgjon. Është në ankth të vazhdueshëm dhe na lutet që të mos tregojmë se kush na ka sjellë deri aty.

Afrohemi drejt rrëpirës që të çon te shtëpia e Muhaxherëve dhe menjëherë përballë nesh shfaqet një djalë shumë i ri, bjond dhe mjaft I imët. (Kishim imagjinuar diçka krejt tjetër ne fakt). Na përshëndet qetësisht dhe me të njëjtën qetësi e me ton miqësor kërkon të dijë qëllimin e vizitës tonë. Nuk kemi aspak nevojë të pyesim se kush është. Ka një ngjashmëri të madhe me vëllain e tij që lufton për ISIS.

Mundohemi ti shpjegojmë se kërkojmë opinionin e tij dhe pjesës tjetër të familjes për cfarë po ndodh në luftën e Sirisë por na ndërpret duke u shprehur se nuk ka asnjë gjë për të thënë për atë temë.

“Jemi hallexhi dhe punojmë cdo ditë për të sjellë bukën në familje. Intervista nuk japim prandaj largohuni”.

Ndërsa mundohemi të mbajmë në këmbë bisedën, në dritaren e katit të dytë shfaqet një tjetër I ri, rreth dy tre vite më I madh. Edhe ai mjaft miqësor por I vendosur për të mos folur me ne.

“Shkoni diku tjetër. Ka boll xhihadistë në të gjithë Kosovën e ju vini tek ne”.

Duket se nuk mund të bëjmë asnjë gjë dhe kemi mbetur thuajse vetëm në oborrin e vogël pranë banesës kur një sajesë, një ide e momentit, na jep mundësinë të realizojmë atë që nuk kanë mundur dhjetëra gazetarë, vendas e të huaj.

“Kemi lëvizur shumë në këmbë për tu takuar me ju dhe të paktën një gotë ujë e meritojmë derisa ju kemi ardhur në derën e shtëpisë”.

Tashmë të dy vëllezërit janë bërë bashkë përpara një porte të vogël anësore. I madhi na bën me shenjë që ta ndjekim brenda ndërsa tjetri se ku zhduket për tu kthyer pas pak me një shishe dhe dy gota ujë. Jemi sistemuar në një tip magazine në katin përdhes e cila është e mbushur me dru zjarri dhe me arka boshe frutash. Të

dy nisin një bisedë që nis të bëhet vërtetë e këndshme. Duket se janë të pashkolluar por janë të mprehtë dhe japin përgjigje inteligjente. Tregojnë sesi dita e tyre nis duke prerë dru zjarri që më pas i shesin në qytet dhe më pas vazhdon me daljen në tezgën e fruta perimeve ku shesin deri në orët e vona të pasdites. Pranojnë që janë shumë besimtarë edhe pse në paraqitje nuk kanë asnjë ndryshim nga të rinjtë e tjerë të Kosovës. Më I vogli shprehet qartë se ndjek me përpikmëri çdo udhëzim të hoxhë Florimit (Florim Neziri), I cili është si një vëlla I madh për të.

Pas disa batutash futemi në argumentin e “nxehtë” dhe përgjigjet na I jep vëllai më I madh.

“Çfare mendoni për videot e Lavdërimit që qarkullojnë në internet”?

“Janë të montuara. Nuk ka sesi një person të qëllohet me RPG (bazuka) dhe të mos dëmtohet. Dikush I bën këto gjëra dhe as ne e as ju nuk kemi sesi ti dimë”.

“A është terrorist vëllai juaj”?

“Po nuk dimë ne nga këto gjëra. Mos na ngatërroni me këto histori. Shkoni më mirë e pyeteni vetë atje ku është”.

“Shkojmë por kthehemi pa kokë”.

“Jo, jo. Nuk është prej atyre ai. Merret vesh me ju. Lerini gazetat se çfarë shkruajnë”.

“A ka ardhur ndonjëherë Lavdrimi në shtëpi qëkur është nisur në Siri”?

“Ka qenë njëherë kur e patën plagosur në front dhe u kurua këtu në Kosovë. Këtu e patën. Pse nuk e arrestoi kush e sot na e shpallin si më të rrezikshmin. Për këtë them unë që ka dicka këtu që se dimë asnjëri”.

“A keni probleme me banorët e Kaçanikut? Si ju shohin”?

“Si mund të na shohin more? Po çfare i kena ba atyre? Na respektojnë të gjithë”.

“A e ka njollosur emrin e Kaçanikut vëllai juaj”?

“Nuk po I di unë ato gjëra a e ka njollos Kaçanikun apo jo. Ka për të dalë e vërteta e kësaj histori. Mos harrojmë se më përpara Lavdërimi ka punuar në Bondsteel (baza amerikane në Kosovë) dhe ka qenë I lidhur ngushtë me amerikanët”.

“Dhe”!!?

“Edhe ma gjatë s’po di unë por po ju them që pyesni atje ku dihen këto gjëra nëse ju vetë si dini”.

“A keni probleme me autoritetet? A vjen policia për kontrolle apo për t’ju marrë në pyetje në lidhje me vëllain tuaj”?

“Jo, nuk na bezdisin. Nuk kanë ardhur asnjëherë në shtëpi e as na kanë pyetur. Ne na njohin dhe e dinë se me cfarë merremi”.

“Nëse Lavdrimi ju kërkon të bashkoheni me të do te shkoni”?

“Jo. Nuk kemi çfarë kërkojmë atje. Puna e jeta jonë është këtu e nuk kemi pse shkojmë në një vend ku ka luftë”.

“Lavdrimi bën thirrje në internet që të vriten të gjithë të pafetë, qofshin edhe myslimanë që nuk ndjekin ritet fetare që praktikon shteti islamik atje. Mesa shohim, edhe ju jeni të pafe sipas atyre standardeve. A keni frikë se mund t’ju vrasë edhe ju”?

“Jo. Ai nuk është kafshë. Njeri është edhe ai, prej mishi e gjaku. Por ju më mirë shkoni atje ku është dhe pyeteni vetë për gjithë këto gjëra. Ai është miqësor dhe madje di disa gjuhë të huaja. Mund të bëni një intervistë të bukur me të”.

Përgjigjet i morëm të shkurtra e të thata por gjithsesi dika u tha.

Në qendër të Kaçanikut marrim disa opinione për rekrutimin e të rinjve në luftën e Sirisë si dhe mbi rolin e Lavdrim Muhaxherit në këtë luftë.

Ajo që dëgjojmë mes morisë së opinioneve apo dhe refuzimit për të folur të një pjese të banorëve, është befasuese. Ka një opinion fiks në të cilin Muhaxheri dhe ndjekësit e tij në front paraqiten si persona me shumë vlera në shoqëri. Kacanikas të vërtetë, të traditës që nuk dihet se për çfarë arsyesh kanë hyrë në atë rrugë.

“Pavarësisht çfarë ka ndodhur, Lavdërimi tashmë i përket historisë. Ai ka dhënë prova që është një komandant dhe lider I padiskutueshëm” – shprehet njëri nga të intervistuarit ndërkohë që një tjetër tregon sesi në luftë përkrah Lavdërim Muhaxherit janë bashkuar edhe disa prej ish-ushtarëve më të njohur të UCK-së në zonën e Kaçanikut.

“Kjani Mjaku, njëri prej tyre ishte një nga patriotët dhe luftëtarët më të mirë të Kaçanikut. Iu bashkua ISIS dhe ra shehid atje. Me erdhi shumë keq se e kisha mik të vjetër”- thotë ndërsa rrufit çajin tradicional me gota të vogla që serviret në të gjithë baret përreth xhamisë.

Kaçaniku, qyteti me rreth 30 mijë banorë, ka marrë famën ndoshta të pamerituar si kryeqyteti i xhihadistëve të Kosovës. Shifrat e rekrutimeve nga kjo zonë janë kontradiktore dhe me pasaktësi të mëdha, me tendencën e autoriteteve për të minimizuar fenomenin dhe me dëshirën e mediave, kryesisht të huaja për të rritur artificialisht numrin. Në Kaçanik mësuam se Lavdërim Muhaxheri ka përkrah tij edhe 30 xhihadistë që vijnë nga kjo zonë. E vërtetë ose jo, kjo sot ka pak rëndësi. Efekti është bërë dhe media nga e gjithë bota mësyjnë dhe kërkojnë të nxjerrin diçka nga Kaçaniku, kryeqyteti shqiptar i xhihadit. /Taulant Kopliku

(Taulant Kopliku është autor në emisionin investigativ “Le Iene” në Italia 1. Së bashku me gazetarin Luigi Pelazza kanë realizuar disa tema të aktualitetit si terrorizmi, trafiqet, prostitucioni, korrupsioni etj.)

kacanik-1-1024x819 kacanik-1024x576

 

January 25, 2016 23:34
Komento

13 Komente

  1. Naci August 2, 11:06

    Nuke i mungon asnjera deri sa ta prehin thiken ndonje xhihadist puro,qe ti provoj sa lekuren e trashe e ka tek gurmazi i qafes…..

    Reply to this comment
    • osman lala January 26, 01:27

      E ka trazuar shpesh opinionin shqiptar ky personazhi me emrin Lavdrim Muhaxheri, kosovari nga Kaçaniku, që lufton në Siri. Fillimisht me nje foto ku priste nje koke.
      Impakti i parë, ka qenë ai sikur kokëprerja që ka realizuar Muhaxheri, ka qenë sefte në këtë botë, e padëgjuar dhe e panjohur si formë ekzekutimi; dhe e bërë për sport. Madje, prej zellit nacionalist, u shkua deri aty sa të deklarohej (nga Isa Mustafa), se shqiptari nuk pret koka(!!!) (po këmbë e duar? po thyerje nofullash e brinjësh? ç`ofron tradita e luftimeve pra?!), deklaratë që ngacmoi individë të caktuar, të cilët, në rrjete sociale ia behën menjëherë me publikimin e një ish-ushtari të UÇK-së që pozon me kokën e prerë, afërmendsh të një krimineli serb; madje dhe duke u ngërdheshur.
      Dhe ditë pas kësaj gurguleje, Muhaxheri poston një mesazh ku bën një vërejtje, sikur të ish specialist komunikimi: “Ju nuk e dini çfarë ka bërë ai!”, duke lënë të nënkuptuar se viktima nuk ka qenë një qengj i pafajshëm me të cilin ai është englendisur kriminalisht.
      Dhe në fakt, e gjithë kleçka qëndron jo tek akti në vetvete, por tek aspektet komunikative, që zakonisht, janë ato që vendosin çmimin real të gjërave në këtë botë, sesa aktet vetë, të mira apo të liga qofshin.
      Vetë zelli që ka Muhaxheri për t`ja servirur botës veprimet e tij në frontin e luftës, është një idiotësi më vete, derisa nuk e kupton me minimumin e inteligjencës që, nga realiteti ku ai ndodhet, nuk vlen të dërgohen mesazhe në realitete krejt të tjera, me diferenca ekstreme.
      Përballë realitetit të Sirisë e asaj çfarë ofron Muhaxheri si individ, është Gaza. Pamjet që vijnë prej aty, nuk janë më pak makabre; madje më shumë, ku prej sulmeve izraelite, shfaqen foshnja e fëmijë gjymtyrëkëputyur, kafkëçarë e me tru të dalë jashtë, por askush nuk thotë për Netanjahun dhe Izraelin atë që thotë për Muhaxherin. Mos vallë, më shumë sesa një kriminel, Lavdrim Muhaxheri është thjesht një idiot në Public Relations?!

      Reply to this comment
      • anticensurë 25642654 January 26, 09:37

        mono
        “idiot në mardhënjet me publikun”unë do të quaja një hajdut që publikon në fejsbuk se çfar dhe ku i ka vjedhur,por në asnjë mënyrë muhaxhirin dhe të tjerë si ai(nuk do të të lija jashtë dhe ty)!!
        si muhaxhiri dhe ai xhoni anglez bëjnë atë që duan!!mbjelljen e frikës!
        ty të dhëmb barku për atë që ndodh në gaza!?mua jo!!
        dhe e di përse?
        sepse ata njerëz të gazës kanë një qeveri që është kundër shqiptarëve!!një qeveri që mohon egzistencës së një shteti(do të ishte më mirë të mos ishte shtet më vete,por të paktën kaq)!mbështet pushtuesin sërb!!në krahun tjetër është një shtet që bën ato që thua ti!po ta marrim në anën njerzore!?nuk janë të drejta(është minimumi që mun të thuash),por që në krahun tjetër bashk me amerikën ishin dy shtetet kryesore që na ndihmuan në çlirimin e kosovës!!
        çfar ndodh në gaza është shumë larg shqipërisë dhe shqiptarëve!!ajo që bën muhaxhiri në siri mund të eksportohet dhe në shqipëri!!dhe me sa duket ka hyrë,është eksportuar!!
        në shëmbull je ti!!
        përkrahës i veprimeve terroriste të muhaxhirit!!
        sot ti vetëm i arsyeton ose i përpiqesh ti minimizosh me shëmbuj të tjerë të veçuar që mund të kenë ndodhur në trojet shqiptare!!
        veprime të tilla jo vetëm që pasqyrojnë një pamje të gabuar por dhe janë pjesë e rekrutimit të sivëllezërve të muhaxhirit!!
        gjëja që më shqetëson më shumë në këtë interveistë është mos reagimi i shtetit!!muahxhiri është në kërkim internacional dhe në të njëjtën kohë vjen nga siria(nuk e di sa kufij ka kaluar.kuptohet të parin atë turk)kurohet në kosovë dhe bile në shtëpinë e tij!?
        dhe ne flasim për italianë antishqiptarë!!ata paskan pasur të drejtë në atë që shkruajnë!!duke përcaktuar shqipërinë dhe kosovën si rrugë tranziti dhe rekrutimi!!
        që qeveritë e të dy vëndeve kanë një përgjegjësi të jashtëzakonshme,për të mos thënë se po tradhëtojnë interesat jetike të kombit shqiptar!!me mos reagimin,arrestimin e muhaxhirit,ata po bëhen pjestarë në islamizimin e shoqërisë shqiptare!!

        Reply to this comment
      • anticensurë 25642654 January 26, 12:18

        mono
        “idiot në mardhënjet me publikun”unë do të quaja një hajdut që publikon në fejsbuk se çfar dhe ku i ka vjedhur,por në asnjë mënyrë muhaxhirin dhe të tjerë si ai(nuk do të të lija jashtë dhe ty)!!
        si muhaxhiri dhe ai xhoni anglez bëjnë atë që duan!!mbjelljen e frikës!
        ty të dhëmb barku për atë që ndodh në gaza!?mua jo!!
        dhe e di përse?
        sepse ata njerëz të gazës kanë një qeveri që është kundër shqiptarëve!!një qeveri që mohon egzistencës së një shteti(do të ishte më mirë të mos ishte shtet më vete,por të paktën kaq)!mbështet pushtuesin sërb!!në krahun tjetër është një shtet që bën ato që thua ti!po ta marrim në anën njerzore!?nuk janë të drejta(është minimumi që mun të thuash),por që në krahun tjetër bashk me amerikën ishin dy shtetet kryesore që na ndihmuan në çlirimin e kosovës!!
        çfar ndodh në gaza është shumë larg shqipërisë dhe shqiptarëve!!ajo që bën muhaxhiri në siri mund të eksportohet dhe në shqipëri!!dhe me sa duket ka hyrë,është eksportuar!!
        në shëmbull je ti!!
        përkrahës i veprimeve terroriste të muhaxhirit!!
        sot ti vetëm i arsyeton ose i përpiqesh ti minimizosh me shëmbuj të tjerë të veçuar që mund të kenë ndodhur në trojet shqiptare!!
        veprime të tilla jo vetëm që pasqyrojnë një pamje të gabuar por dhe janë pjesë e rekrutimit të sivëllezërve të muhaxhirit!!
        gjëja që më shqetëson më shumë në këtë interveistë është mos reagimi i shtetit!!muahxhiri është në kërkim internacional dhe në të njëjtën kohë vjen nga siria(nuk e di sa kufij ka kaluar.kuptohet të parin atë turk)kurohet në kosovë dhe bile në shtëpinë e tij!?
        dhe ne flasim për italianë antishqiptarë!!ata paskan pasur të drejtë në atë që shkruajnë!!duke përcaktuar shqipërinë dhe kosovën si rrugë tranziti dhe rekrutimi!!
        që qeveritë e të dy vëndeve kanë një përgjegjësi të jashtëzakonshme,për të mos thënë se po tradhëtojnë interesat jetike të kombit shqiptar!!me mos reagimin,arrestimin e muhaxhirit,ata po bëhen pjestarë në islamizimin e shoqërisë shqiptare!!
        që “U kap koment i përsëritur; duket sikur e keni thënë një herë këtë!”,por përse nuk e publikoni nuk e kuptoj!!!!!!!!

        Reply to this comment
    • Pjetri January 26, 04:58

      E njejta situate ka qene edhe gjate luftes civile te Spanjes me 1936-1939. Xhihadistet komuniste djem e vajza, edhe shqiptare, te rekrutuar nga spiunazhi rus dhe serb nepermjet Kominternit rus dhe te hipnotizuar nga ideologjia e komunizmit bolshevik shkuan, luftuan, u martuan, u vrane me mijra ne Spanje per qellimet xhihadiste te bolshevikeve sllave. Xhihadistet komuniste qe shkuan ne luften e Spanjes me 1936-1939 dhe ato qe mbeten gjalle u kthyen me mision nga Kominterni bizantin ne vendet e origjines.

      Reply to this comment
  2. Jozi August 2, 11:11

    TY TA PREFSHIN MISHIN ME GERSHER NDONJE SI PUNA JOTE SE NE SHQIPTARET SEKEMI TRADIT KETE LLOJ MAKABRITETI U BET EKSTREMISTA NE KETE MOSH?? SE U PAGUAN SERBI NA FELLIQET SHQIPERIN DHE SHQIPTARET

    Reply to this comment
  3. flamur August 2, 11:16

    Perse qeveria e Kosoves as ajo e Shqiperise nuk bejne asgje per ta “kthyer ne shtepi” kete tip?!!!!

    Reply to this comment
  4. Invader August 2, 11:48

    Edhe sozite e ketij Muhaxherit ne Shqiperi, mendjen e tij kane. Gjithe kjo rrace talebanesh qe vishen si dordolece e jetojne si ne shek. 5-6 nuk kane tjeter gje ne mendje vecse te dergojne boten 1500 vjet prapa.

    Reply to this comment
  5. HOXHA August 2, 12:30

    Mbase per Juve kjo qe bén Muhaxheri éshté jashté qdo realiteti, megjithaté né Kosové nji realitet i tillé nuk éshté shum i largét. Hiq mé shumé se para 15 vitesh serbét masakronin shqiptarét e Kosovés né ményré té ngjashme.
    Pastaj, me ose pa dashje, ju béni, ni gabim té math kur komparoni veprimin e Muhaxherit me ato té UCK. Nese ushtari i UCK preu koken nji krimineli serb ai e béri kéte sepse serbi ja therri té atin dhe vllaun, ja dogji shtépiné, ja perdhunoi motrén dhe gruan…
    Kurse ky? Qliron Siriné na sirianét!!!
    Muhaxher nuk éshé aq idiot sa ju duket juve.Ai né ményrén mé té persosur kryen detyren pér té cilen éshté paguar nga serbj: perdhos luften UCK e cila edhe nga faktorét mé relevanté nderkombtaré u vlerésua si lufté e drejté.

    Reply to this comment
  6. beni August 2, 12:39

    Mjaft me me kete barbar…cfare p….. e semes kerkon ky barbar ne Siri apo Irak. Uroj qe arabet ta shkojne ne hell kete kasap te ndyre.

    Reply to this comment
  7. Ertp August 2, 14:18

    Kur vjen puna tek lufta ,keto idiotet perdoren dhe vriten te paret.
    Historikisht sa here ka pasur lufte .la filluar nga shkendijat e njerzeve te ukur ,dhe te keqoerdorur nga kapitalizmi cifut.

    Reply to this comment
  8. latifond August 2, 20:30

    Shkoni merrni femijet nga xhamite,mos i lini te ndoten me frymen e qelbur te demagogeve injorante.Boll e kane shkollen shqipe.

    Reply to this comment
  9. Dilema January 26, 07:18

    “A ka ardhur ndonjëherë Lavdrimi në shtëpi qëkur është nisur në Siri”?

    “Ka qenë njëherë kur e patën plagosur në front dhe u kurua këtu në Kosovë. Këtu e patën. Pse nuk e arrestoi kush e sot na e shpallin si më të rrezikshmin. Për këtë them unë që ka dicka këtu që se dimë asnjëri”.

    “A keni probleme me autoritetet? A vjen policia për kontrolle apo për t’ju marrë në pyetje në lidhje me vëllain tuaj”?

    “Jo, nuk na bezdisin. Nuk kanë ardhur asnjëherë në shtëpi e as na kanë pyetur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*