SHËNIM: Mziugate!!!

Nga Ermir Hoxha January 15, 2014 10:31

SHËNIM: Mziugate!!!

Pas shumë ditësh haluçinante, ku kali i betejës për PD-në qe bërë Mziu i Kamzës, ja ku erdhi dhe fundi i lumtur. Xhelali na doli i kollarisur nga dyert e paraburgimit, me dy gishtat lart e shend e verë. Turma që e priste duke këlthitur, fitore, fitore, e shoqëroi gazmendin me ca të puthura në dy faqet e bashkiakut famëmadh. Me shumë gjasa, më të mërzitur do të kenë qenë Noka, Bumçi e kompani, se ju iku nga dora mundësia për të bërë ndonjë qokë tjetër në qelitë e burgut.

Mziugate!!! Kjo është ajo për të cilën Berishës duhet t’i nxihet faqja e të mos bëjë gëk. Pas njëzet vitesh e kusur, PD-ja ka përfundur në këtë derexhe, ku njeriu më i artikuluar është Xhelali.

Në fakt, historia e Berishës sonë ngjan shumë me atë të sivëllait të tij përtej detit, Silvios. Por, nëse nëpër kuplaratë e Berluskonit silleshin vërdallë qenie femërore që i kishin thënë lamtumirë moralit, Berisha ynë i hapi dyert e PD-së dhe të pushtetit të tij pa namus për bythëlëpirësit pa karakter e shtyllë kurrizore. E sot nuk gjen në PD asnjë njeri për be që të kesh gojë e faqe t’ia përmendësh emrin për mirë a të kesh shpresë se çoç do bëjë diçka për të qenë.

Dhe çudia vazhdon, ndërsa Xhelali na paska paralajmëruar dhe për një miting. Se çdo na thotë, nuk duhet shumë mund për ta kuptuar, por nëse në tribunë do bëhen bashkë dy doktorët, Berisha e Mziu, sigurisht që perlat nuk do mungojnë. Gallata të tilla Berisha është në gjendje të na ofrojë pa fund… Tekembramja, xhelalizimi që kryetari historik i bëri PD-së e ka përfshirë dhe vetë atë. Sot askush nuk mund të thotë nëse Mziu dhe Berisha janë i njëjti person apo dy njerëz kilometra larg njëri-tjetrit. Mirë do ishte që dhe Berisha të transferohej me kuç e me maç në Kamzën blu, ngaqë do ishte bash në vendin e vet, dhe do mund të bënte mitingje sa herë t’i deshte e zeza zemër.

E po, për hajër na qoftë liria e rifituar e Mziut!

Për të qeshur? Jo, për të vënë kujën!

Nga Ermir Hoxha January 15, 2014 10:31
Komento

27 Komente

  1. MALOKU January 14, 20:32

    cfare neverie!

    Reply to this comment
  2. Mark uk January 14, 20:34

    Shoku Enver po shkruaj dy rreshta edhe per vllane Erdogan dhe qeverin e tij.Nga qe kohe mbas kohe shkruan vetem per Berishen,shkruej dy fjale edhe per Ramen pse vllai i tij turk doli aq i perfolur.

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F. January 14, 21:55

      Po gomar mbete mor mavri me boje! Po ti mor kelysh e marke ne lule dhe ne tule per ate qen te zgjebosur plak, ate kriminel te ndyre me emrin Bedhishe!!!
      S’ke faj ti or taj, kane faj ata qe mbajen koketrashe si puna jote qe fshihesh nga drejtesia per halete e 2 Prillit te ngarkuar nga pjeprat e hijes, hajdaret dhe bedhishet, pa perjashtuar udb-ashet e Montenegros.

      Reply to this comment
  3. Denim me vdekje January 14, 20:45

    Jo, as per te vene kujen, sepse se fundmi gjeja qe kemi mesuar te bejme me mire eshte te veme kujen. Mirepo ç’ndodh..kur ne o i nderuar popull lengojme nga pislleqet katranzeza qe po shohim e degjojme por mbi te gjitha vuajme mbi kurrizin tone dhe asgje nuk vihet ne vend???

    Kuja nuk ka vlere nese nuk vihet ne vend ajo e “uruar” drejtesi.

    Ne emer te popullit: Denim!!!

    Reply to this comment
  4. mirush fazllici January 14, 21:01

    Sali Berisha tungatjeta!
    Vit’ i mbare 17-ta,
    do fitoje Luli Ciljeta!

    Reply to this comment
  5. Pëllumb zaimi January 14, 21:22

    Flamuri rilindas të ngrihet në gjysëm shtize!? Ditë zie kombëtare! Eshtë ndarë nga jeta “drejtesia”!

    Reply to this comment
  6. Pëllumb zaimi January 14, 21:24

    VR!!! Flamuri rilindas të ngrihet në gjysëm shtize!? Ditë zie kombëtare! Eshtë ndarë nga jeta “drejtesia”!

    Reply to this comment
    • pelivan January 14, 21:46

      “… Kur te shkulet Drejtesia!
      Me salin,fishek ne paje…
      Do festoj gjithe Shqiperia,
      Clirimin e dyt’ te saj!…

      Reply to this comment
  7. klani January 14, 21:30

    nuk e kuptoj perse denonconi ne prokurori.po llalla eshte pjell e berishes.

    Reply to this comment
  8. Ali ASLLANI.. January 14, 21:39

    Si duket kjo rilindja i takon te quhet e KUSARVE

    Reply to this comment
  9. Patriot 3 January 14, 21:40

    Kryetari i komisionit për ditën e zi-së kombëtarë të jetë zagar zaganjori. Për ceremoninë mortore dakord me ju pëllumb. Edi rama të mbajë fjalën e funeralit të drejtesisë dhe të shtrojë drekën e varrimit me këshillin politiko-juridik té ps per “meritat” e tyre në shkurtimin e jetës së drejtësise! Ju hëngsha hallvën!

    Reply to this comment
  10. malesuri. January 14, 22:11

    A jeni kha nigjoni bre burra,Saliramberes po i pshton shurra se Vintaqrama e nxori nga kulla, ku hante, pinte e defrente dhe Albanistanin e shkerdhente,ku vidhte, priste, vriste,ku gjarpnin ne gji e rriste, ku villte helmin e shpirtit,tue fshehun parate e Xenit,Gitit. Pasha njate diell e hane si Sali Ram Beren nuk lind ma nane,trim i çartun, i hutue, antikomunisti ma i terbue, se Dulles hallatet ia pat rrue,por çfare bante dje, sot e ka harrue,se vetem me rrena ka jetue. Salirambera nji ai burri i shkines, te perkedhel e te vret tines, me syte e skuqun i ngerdheshun, kur qane asht duke qeshun,kur nuk te don te lavdron, kur te lavderon ai te helmon.Keto po ua thote malesuri,mos i besoni kurre atij burri,ai asht rritun neper shkarpa,te merr ere, te ha nga mbrapa.

    Reply to this comment
  11. Vëzhguesi F. January 14, 22:14

    Ky veprim i ketyre te punesuarve te sakatit qe mban postin e presidentit dhe te kryetarit te keshillit te Larte e Drejtesise, eshte nje karshillek i hapur dhe tregues i qarte se Shqiperia eshte shume larg deshires per te patur Shtet Ligjor!
    Per mazhorancen e re dhe qeverine e saj, nese e ka seriozisht sloganin elektoral per rilindje, duhet me patjeter te gjeje mekanizmat ligjor, per kryqezimin e ketyre hardhucave helmuese, ndryshe kontaminimi i mjedisit do t’i nenshtrohet sistemit domino.
    Ne çdo vend demokratik te botes, ku ligji eshte ligj dhe jo shkop maliqi, per hajduter, pushter, batakçinj dhe kllouner qe vetem dine te vjedhin çdo gje qe nga paraja, morali dhe pushteti, ka vetem nje “medalje”, Hekurat ne kyçe dhe qeline e erret.
    Te mos flasim pastaj per vende dhe shtete qe ne i quajme diktatoriale, por qe u lepihemi per te na ndihmuar, ku ligji merr dhe formen e Zotit dhe per halera te tilla te heqi te drejten per te jetuar. Dhe bejne shume mire, se ulet numri i vampireve te tipit Mzi-bedhishe.

    Reply to this comment
  12. Bocari January 14, 22:35

    @autorit

    Zoti Ermir Hoxha te lutem te me ndihmosh ne kete pike te dobet qe kam ne njohjen e njeriut. Ke shkruar:
    Berisha ynë i hapi dyert e PD-së dhe të pushtetit të tij pa namus për bythëlëpirësit pa karakter e shtyllë kurrizore.

    Per mua te gjithe anetaret e PD jane te tille, mund te permendesh nje emer qe nuk i ka keto karakteristika?

    Reply to this comment
  13. MARKO January 14, 23:34

    Rrofsh Enver (Sali) se mbron te drejtat tona. Nga Kamza e Tropoja.

    Reply to this comment
  14. Tani-Deutschland January 15, 00:18

    Problemi nuk eshte perse u ndryshua masa e sigurise, por perse nje gjykate vendos keshtu e nje ashtu? Sepse ne i pame plumbat me 21 Januar ne kamera drejte, ndersa Saliu dhe drejtesia e korruptuar rikoshete. Keta tallin trapin e fryne xhepat, ne presim drejtesi!
    Te vjen turp te thuash qe je shqiptar, dhe shkaku jane keto fytyra si Xhelali, e Zeqineja.
    Ka ardhur koha per ndryshim.
    Edi Rama me vjen keq por me 21 janar do na mbaje perseri nje fjalim rrenqethes dhe kaq.
    Prit gomar te mbije bar.

    Reply to this comment
  15. Ilir January 15, 06:50

    PO GJIKA-GATE U HARRUA FARE, SA TE PAVARUR JANE KETO GAZETAT SOT NGA OPOZITA.

    PALLATET E GJIKES BEJNE TREFISHI I SHUMES PER TE CILEN AKUZOHET KY ZOTERIA, DHE MBI TE GJITHA SHKAKTOJNE NJE DEM QE NUK MUND TE RIPAROHET ME ME PARA, PASI DEMTOHET TRASHEGIMIA SHQIPETARE, E GAZETARET E SOTEM NUK NDJEHEN.

    SIC DUKE PRESIN TE MARRIN KOCKAT QE DO NDAJE RAMA TANI SE SHPEJTI.

    PRIT THONE SE MOS NA ZEMEROHET SHEFI.

    HAJDE GAZETARI HAJDE.

    Reply to this comment
  16. HERMESI January 15, 08:55

    Ka nje deshire te pa permbajtur per te burgosur zyrtare te djeshem, e kjo kuptohet. por kjo tentohet te behet brutalisht “me cizme” sic i thone e nga ngutja vjen permutja. Me akuza pa baze ” alla Baze” me shpifje e me skenare imagjinare te sajuar nga S. Tahiri nuk shkon njeri ne burg se nuk jemi ne vitin 1945. Pra nuk ka faj Gjykata qe akuzat jane kot apo me keq kur rrezohen me nje FOTOGRAFI ME RAMEN si shpetoi Gjika.

    Reply to this comment
  17. Mark uk January 15, 09:19

    vezhguesi f: Se pari gomar tu baft ai qe ju ka vesh rrobat sot.Me sa duket paske gjet pune si spiun birucash si dikur.

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F. January 15, 12:34

      Kujdes ti hafije i qafes se Bordolecit, se 2 Prilli te qendron si medalion ne qafe dhe nuk harrohet kollaj, sado elozhe t’i besh atij magjarit Bedhishe!

      Reply to this comment
  18. malesuri. January 15, 09:54

    Po bertas me sa kam forca,na u hiq qafe ore Saliramhoxha,erdhe tu dridhe buzet e holla, t’i hiqje ato pleshta dhe morra, por pasi u bashkove me horra, u ngjite nalt te kupola, veshe antiplumb e pisqolla,tue nxjerre çdo pisllik nga goja.Je ba lugat i oreve te vona, merresh me prapanicat tona, pergjon, nxjerr koken si bolla.Te ka dale nami e jehona,je funderrina ne krye e jona, mbytun ne me pasuni e te holla, tani qelbu ne strofull si ulkonja!.Ato fjalet tueja e punet e kota, nuk i durojme ma, na dhemb koka.

    Reply to this comment
  19. klodi January 15, 11:22

    nje gje skuptoj ketu hajde fitoi te lirohet nga para burgimi … po pse duhet ta bejn kaq fest te madhe?
    kjo eshte injoranca berishjane.. kujtojn se kan gjyqesoret dhe kan ber ligje per te shpetuart bthen e tyre… keta jan plehera.. po dhe sikur edi rama mos i denoj populli nuk i haron maskardheqerat qe kan den keto 23 vjet.. nuk haron.. shpejt do ti vi koha dhe do gjenden pas hekurave

    Reply to this comment
  20. AP January 15, 13:53

    Ermir Hoxha!
    Nuk te njoh.Kete tragjikomedi edhe une e percjell si ti. Plasa nga inati por, edhe me bëre te qesh me lot.Keshtu e kanë tragjikomedite. Te falenderoj!

    Reply to this comment
  21. DENI January 15, 14:33

    AS E RRUAN FARE BERISH SHPELLARI SE CFAR THONI JU ……………AI KA FITU!!?

    Reply to this comment
  22. Bilal camurri January 15, 16:20

    Festa katunarce per lirimin e Mziut e kthen PD,pa perjashtim si Sodoma me Gomorren.Populli shqiptar ti veje flaken qe te mos mbije me kjo fare e keqe.

    Reply to this comment
  23. Qemali January 15, 21:30

    Ermir djali, (shpresoj te jesh i ri ne moshe). Ju uroj per kete artikull qe: nga nje ane te ben te qeshesh, e nga ana tjeter te ben te ulurasesh, per batakun tone. Mos e ndal shkrimin kritik o djalosh se per ndryshe na mori lumi. Me pelqen stili i shkrimeve Tuaja. Suksese !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim