SHËNIM: Për Mziun, masën e arrestit dhe sjelljen e Bashës

Nga Mustafa Nano January 14, 2014 11:32

SHËNIM: Për Mziun, masën e arrestit dhe sjelljen e Bashës

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj kryetarit të bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziut. Nga arrest me burg masa ka kaluar në detyrim për paraqitje. Ne e kemi bërë zakon që, të cytur e të ngarkuar prej emocionesh të ditës, të komentojmë e kundërshtojmë, madje dhe të denoncojmë vendime gjykatash që kanë të bëjnë me persona të përfshirë në jetën publike e politike, por anëtarët e një gjykate i bëjnë vlerësimet e tyre mbi kritere të tjera. Fjala vjen, në rastin konkret, anëtarët e gjykatës së Apelit kanë vlerësuar se rrethanat janë të tilla që nuk e justifikojnë mbajtjen në arrest të Mziut, apo që e justifikojnë kalimin nga arresti tek detyrimi për paraqitje.

Kush ka objektisione mund të thotë: “Puna është se në të njëjtat rrethana, gjykata e Faktit ka marrë një vendim të ndryshëm nga ky i Gjykatës së Apelit, e prandaj ekzistojnë të gjitha arsyet pse duhet dyshuar tek njëra prej gjykatave”. Ok, kush ka dyshime në këtë histori nuk bën asnjë mëkat. Por me një kusht amá. Duhet të biem dakord me rregullat e “lojës”, dhe një nga këto rregulla të “lojës” na thotë se Gjykata e Apelit është një shkallë më lart se Gjykata e Faktit, e prandaj vendimi i të parës e bën nul vendimin që ish marrë nga e dyta. Nuk ka ndodhur ndonjë e pabërë pra. Xhelal Mziu, të cilin Gjykata e Faktit e kish lënë në burg, tani kthehet në shtëpi, sepse kështu ka vendosur Gjykata e Apelit.

Historia nuk mbaron këtu, megjithatë. Mziu mbetet në ndjekje penale. Gjykata e Apelit nuk është se ka pushuar çështjen në ngarkim të tij. Jo, ajo thjesht ka vendosur që ai do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë. E në këtë kuptim, festa që ai organizoi në pallatin e Kulturës në Kamëz nuk ndryshon asgjë në këtë histori. Ajo është festë e organizuar nga dikush që është i akuzuar e ndiqet penalisht për shpërdorim detyre e për korrupsion. Shkurt, një festë e çuditshme. Por më e çuditshme është pjesëmarrja e Lulzim Bashës atje. Është fjala për një gjest tërësisht të papërgjegjshëm. Pse e ka bërë? Ndoshta e kanë urdhëruar të jetë atje. Ose ndoshta është mësuar, me sa duket, të festojë lojën e procedurave, e jo pafajësinë. Kështu e kemi parë të dalë një ditë prej ditësh nga dyert e Gjykatës së Lartë. Fluturonte nga hareja jo ngaqë i ra akuza, por ngaqë mundi t’i përvidhet gjykimit.

Nga Mustafa Nano January 14, 2014 11:32
Komento

30 Komente

  1. Arjan January 14, 11:40

    Mire e ke ti ore Muc skrapari, po a mund te na thuash se perse nuk merret ne analize e nuk merren masa per trupen gjykuese te gjukates se faktit qe beri vendimin jashte ligjit gjersa e rrezoi gjykata e Apelit, apo c’i q……. tëmen, jep vendime per llogari te poltikes dhe merr vendime ne shekbim te milionave. Po te ishte ndonej fakri qe do kishte falsifikaur ndonje cope certifikate, apo abone urbani, do ishte mbajtur ne burg si kriminel me rrezikshemri te larte shoqerore, ndersa nje kryetar bashkie qe vjehd ne mes te dites, duhet te dal nga qelia e te shkoj ne shtepi se stresohet dhe me stresimin e tij komb i humbet nje udheheqes te shquar. Muc, shkrimi yt duhej te kapej ne linjen se kush e shkeli ligjin nga dy shakllet e gjykatave, apeli, apo fakti, pa keto qe thua ti ne shenim i dine edhe kalamajt e lagjes time.

    Reply to this comment
    • Safeti January 14, 12:48

      Ky Muçi arrin te shkruaje vetem banalitete, sidomos kur thote:” Por me një kusht amá. Duhet të biem dakord me rregullat e “lojës”, dhe një nga këto rregulla të “lojës” na thotë se Gjykata e Apelit është një shkallë më lart se Gjykata e Faktit, e prandaj vendimi i të parës e bën nul vendimin që ish marrë nga e dyta.”
      Edhe nje bari qe ruan dhite ne malet e Skraparit e di se per kete gje nuk duhet te “biem (aspak) dakord” pse eshte nje fakt i pakundershtueshem. Ata qe nuk e dijne jane thjesht injorante ose edhe me keq budallenj.

      Reply to this comment
    • ALBANO January 15, 11:55

      kujtova se rilindasit po benin pastrime ::i hoqen nga puna i zevendesuan profesoret doktoret infermieret dhe lane me te korruptuarit ne gjukate ::per tu cuditur ose rama ka pallate me qira ne kamez dhe nuk do ti humbin dollaret :::populli nuk eshte budalla shok rilindas ::::dhe ju jeni vjedhesa dhe nuk ju intereson ti fusni ne burg bashen dhe hajdytat se ju dalin piselliqet :::::turp per shqiperine ::::: ne vitin 3025 beni kerkesen per ne europe se jeni nje qeveri ::::::::

      Reply to this comment
  2. VOTANI January 14, 11:47

    Sa i merzitur Mucua nga ky vendim Gjykate per te hetuar te lire Mziun. Nderkohe qe nuk ndihet fare per akuzet per vrasje qe vijne nga jashte per lezhjan-parlamentarin Frroku. Nga e majta lepin e lavderon, nga e djathta shan e mallkon, emrin Muco Nano ja thone.

    Reply to this comment
    • derdimeni January 14, 12:41

      Jau ka shtrue Baba Saliu rrugën me ar kylyshëve të vet, Sala u ka lënë goxha moral atyre -‘vidhni e prisni sa të doni se drejtësinë e kemi në xhep e s’e rruajmë fare për kundërshtarët politikë.’ Ky asht kapitalizmi sipas Salës.

      Reply to this comment
  3. Korabi,France January 14, 12:02

    Zoti Nano,une te jap te drejte nga ana juridike edhe nga fakti i prezumimit te pa fajsise pa u denuar ne formen e prere nga gjykata.Problemi sipas mendimit tim qendron dikun tjeter.Ne me gjykatat tona jemi mesuar se kur duan ta nxjerrin jashte nje te akuzuar e fillojne ose me ‘ detyrim per paraqitje ose arrest shtepijak.Ketu fillon edhe mosbesimi tek drejtesia shqiptare.E ketu fillojne edhe lojrat e tipit Basha qe e quan te pafajshem Meziun.Dhe e fundit ne nuk mund te shmangim opinjonin e njerzeve ne Shqiperi se kur e shohin te dale jashte nje qe ka ba shume faje ne drejtimin e Bashkise se Kamzes ,jane shume mos besues se do te luftohet korrupsioni ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  4. derebardhe January 14, 12:31

    Dava malosh me butaforiket e njeriut qe qesh dhe te nullessesit malok.

    Reply to this comment
  5. Toni i Madhe... January 14, 12:37

    Arrestohen dhe nuk arrihet te gjykohen nga organet e DREJTESISE mund edhe te qendrojè
    pasi dihet si funksjon aparati i KORRUPTUAR SHQIPTARE per DREJTESNE,
    por skandali eshte qè as edhe njè POLITIKAN SHQIPTARE nuk jep dorè’heqe nga POLITIKA,
    te pakten te ndodhe njè gjè e tillè,OK njerez jemi gabojme por jo qe te kthehet perseri ne
    detyren e me parme.Ndoshta kulturarmente jemi shume mbrapa mund te jetè njè zgjidhje.

    Reply to this comment
  6. babo January 14, 13:04

    Ah mor Nano, komunist qe komunist mbete, pasardhes i denje i te pareve te tu. Mos u perpiq te luash gazetarin modern se je vetem ne njeren ane.

    Reply to this comment
  7. BJORN January 14, 13:11

    Ka pasur nje kerkese nga Erion Brace per nje dasem ne fshatin RILINDJE per ti rene daulles nga Mziu si doktor ne kete fushe,prandaj Zenepia ja plotesoi deshriren per ta lene te lire,por me kusht qe leket e dasmes te ja japi asaj,ndersa fitoren e merr Lulushi.

    Reply to this comment
  8. Koco Belaja January 14, 13:39

    Kryetari i bashkise se Vlores eshte akuzuar me nje denoncim konkret se ka fallsifikuar dokumente ne dhenjen e lejeve te ndertimit per dy pallate, dhe u la te gjykohet i lire.
    Nderkaq me nje shou te pa pare ndonjehere, nje pallat me lejen e Gjikes pa asnje vendim gjykate u hodh ne ere vetem se nje nga investitoret e tij eshte vjehri i Bashes.
    Kryetari i bashkise se Kamzes u akuzua per dhenien e dyshimte te nje tenderi dhe u arestua duke kaluar nje muaj ne burg. Akuzat e tjera te ngritura artificialisht nga politika e media si kjo qe shkruan Muci, avulluan mbrenda dites si genjeshtra.
    Perse ky qendrim flagrant me dy kute per dy kryetare bashkie ?
    Njeri arestohet me dyshime per nje tender e tjetri verifikohet se ka fallsifikuar dokumenta e gjykohet i lire. Kur eshte fjala per tenderat, denoncuesi eshte biznesmeni qe e ka humbur ate tender. Pra ceshtje interesash te ngushta te Kocos apo Mocos.
    Ne kete histori te perafert, se paku te ndiqet rradha.
    Te komentohet rasti i pare i Gjikes e mandej te hidhemi tek Mziu.
    Gjika u pa i fotografuar e perqafuar me kryeministrin, e po qe se Mziun kryetari i opozites kerkon te ndiqet e njejta procedure, e perqeshim me “Lulushi”.

    Reply to this comment
  9. Kris January 14, 13:44

    Nano eshte gazetar medioker.

    Reply to this comment
  10. Ajet Delaj January 14, 14:00

    Ne Kushtetuten e Shqiperise thuhet se barazia para ligjit eshte e garantuar dhe e drejte kushtetuese per qytetaret shqiptare.
    Pra duhet thene se drejtesia vendoset atehere kur istitucionet e drejtesise punojne pa selektim pra te gjithe te barabarte para ligjit.
    A ka ndonje komentues apo gazetar qe mund te pergjigjet se perse duhej te rrinte ne burg Xhelal Mziu e duhej te gjykohej i lire Shpetim Gjika kur nga veprimtaria e antiligjore e ketij te fundit se paku gjer tani buxheti i shtetit pagoi afer 5 miljon dollar.
    Une nuk mendoj se eshte arsye e mjaftueshme dalja krah-qafe ne fotografi me Kryeministrin apo vazhdojne praktiken e shpikur nga Berisha para gjygjit te Metes.
    A ka ndonje ndryshim? Perse opozita vetem qahet kure e ka tagrin kushtetues per te bere reforma me themel apo nuk ka ku tja nise pasi te vetet nuk deshiron ti ndeshkoje e kundershtaret nuk jua mban ti prekin

    Reply to this comment
  11. Ajet Delaj January 14, 14:14

    z Nano thuaje edhe ndonje fjale per Gjiken e Vlores se na zute ekranet duke na dhene mend. Mundet te thoni edhe ndonje fjale per punen e qeverise qe beri 4 muaj pune e tre stazh e nuk ka hequr nje fije kashte ne “mullarin” e drejtesise.
    Se si do shkonte drejtesia u pa qe ne diten e pare te kompozimit te Qeverise Rama qe u luftua qe minister i drejtesise te mos ishte Ngjela megjithse ky pozicion ishte premtuar para zgjedhjeve pra ishte votuar nga populli i majte Ngjela Minister Drejtesie.
    A doni qe drejtesia te filloje punen. Filloni nga ngjarja me madhore e ndollur ne 23 vjet vjedhja e thesarit te shtetit. Cfare e pengon Llallen e hirren e prokurorise me filluar hetimin e thesarit apo ka mbaruar ajo pune se e gjetem tashme nje fshatar me gomar dhe e denuam.
    Cfare drejtesie duan shqiptaret kure kane votuar hajnat dje dhe sot qe ti grabisin a me falni ti qeverisin.

    Reply to this comment
    • XHEVATI January 14, 14:31

      Hane Shan-hane Bagdat; ku Gjika e ku perversi i shamikuqes.
      Gjelali eshte ordiner, por me ordiner se Gjelali eshte Lul Kaplloqja i PD-se.
      Me kete opozite dhe me keta gjyqtare kemi per ta luftuar korrupsionin ???!!
      I hapi dyert e burgut gjykata per Mziun, per drejtorin e kufirit te Korces dhe me turpeshmja fare ishte nxjerrja nga burgu e kryegjykatesit dhe prokurorit te Pukes.
      Mortja pse s’i ha keta VAMPIRE te drejtesise.
      GJYKATAT SHQIPTARE, PER MOMENTIN, PERBEJNE RREZIK TE SHTUAR PER PROSPERITETIN EVROPIAN TE SHQIPERISE.

      Reply to this comment
  12. Hyska January 14, 14:40

    muc nano si gjithmon i prere ne komentet e tija.bravo Mustafa Nano.

    Reply to this comment
  13. ADI January 14, 14:47

    Edhe fshatari me i humbur ne kamez e dinte se Zotni Doktor Xhulali do te dilte nga paraburgimi de sa sa leke jane vene per kete pune . Pa i mbaruar leket e vjedhura nuk e denon kush kete Zoteri .Po i jap nje keshille Zotit Xhelal me mire te bej burgun e te kurseje leket (e vjedhura) sepse do te dale me i fituar .

    Reply to this comment
  14. Edi le January 14, 14:57

    Shpjegimin me perfek per ceshtjen e drejtesise e tha para pak ditesh Spartak Ngjela, ai thote qe keta te qeveritare ose nuk jane ne gjendje te vene drejtesi ose bejne sikur dhe palet jsne marre vesh me njera tjetren. Kane 84 ose me shume mandate qe do te thote i kane te gjitha mundesite per shkarkimin e te gjithe gjygjtareve super korruptuar dhe venien ne pranga te gjithe atyre politikaneve hajdute .pra ose nuk munden ose nuk duan , ne te dyja rastet ata duhet te largohen.

    Reply to this comment
  15. Gege Kosova January 14, 15:11

    Kjo eshte deshmia se PD eshte subjekti politiuk e partiak me i kriminalizuar ne rajon.Kete po e deshmojne edhe lideret e kesaj partie,duke standardizuar e ngritur krimin ne institucion,Festojne “fitore” e nje krimineli jo se ai u lirua i pafahshem, por psegjyqsia nderron vendim per fajsim, nga mbajtja ne izolim ne burg, mbetet n shtepi me detyrim paraqitjeje.Ja cfare “emocionesh” kane ish drejtuesit e shtetit dhe qeveris shqiptare, fatmiresisht tash ne opozit nga duhet te bijne edhe nga ky pozicion.

    Reply to this comment
  16. Bilal camurri January 14, 15:32

    Te denohen gjykatesit

    Reply to this comment
  17. Astrit Pepa January 14, 15:33

    Bravo Muci
    Njerzit shqetesohen jo se doli nga burgu Mziu per tu ndjekur ne gjendje te lire, por se jane te bindur qe me keta gjykates qe kemi ne ai do te dale pa lagur fare si shume te tjere
    Mjere policia qe perballet me kriminelet e hajdutet kur nuk fuksionon drejtesia per ti ndeshkuar sipas ligjit

    Reply to this comment
  18. sadik \\\\Malaj January 14, 15:57

    Mziu duhet te arrestohej vetem per sjelljen imorale ndaj punonjeses vet, te ciles nuk ju nda me SMS dhe ne fund perdori policine dhe i rrahen bashke me te fejuarin.
    pra ky eshte shteti pse nuk i vihet kjo akuze apo PUSHTETARET LEJOHET TE BEJNE CTE DUAN ME MVARTESIT E TYRE..

    Reply to this comment
  19. sinan hibro January 14, 16:02

    Sipas meje, njeriu lexon apo shfleton gazeta apo faqe interneti, jo thjeshte per t`u informuar , por edhe me te nxene dicka…Kjo me erdhi te them pasi lexova shkrimin e M. Nanos , qe per mua eshte shume i sakte dhe realist, e nderkohe duhet te lexosh komente internautesh, qe jo vetem nuk preferojne te mesojne dicka nga autori, por kuturisen te japin edhe mendje … mbi te gjitha si anonime !!

    Reply to this comment
  20. Ajet Delaj January 14, 16:30

    Nje shoqeri qe nuk guxon ta thote te verteten ne sy fundi ashtu sic e shikon dhe percepton gjithsecili nuk meriton tjeter qeveri. Nje tufe anonimesh qe kerkojne te shfajsohen se keshtu kemi vendosur ne forume si anonime. E kemi trashiguar nga revolucioni kulturor kinez me fleterrufe anonime. Pale kure disa mundohen te argumentojne se me anonime kometon tere bota. Une do ju sugjeroja te hapni gazeten me te madhe online te botes “The Huffington Post”
    Te shkruash mbas anonimit pervec se i ul vleren mendimit tat pot zhvlerson veteveten si njeri pa identitet e dinjitet. Thjesht popull kolonjal

    Reply to this comment
  21. Tani- Deutschland January 14, 16:37

    Po more po
    rregullat e lojes i bene edhe plumbat e 21 janarit qe nga te drejteperdreje te ktheheshin ne rikoshete.
    Faleminderit Muci per mundimin qe perpiqesh te na sqarosh per rregullat e lojes te gjyqesorit, se helbete shumica e jone jemi fshatare si ty dhe shume gjere sí kuptojme aq mire sa fjala vjen Zeqineja.
    Heres tjeter Zeqineja apo ndonj pehlivan tjeter do e nxjerri Xhelalin te pafajshem qe do marri edhe demshperblim,, dhe ti o Muci apo ndonje I DITUR tjeter do te na spjegoje ne BUDALLENJEVE perseri se si funksionon drejtesia ne Shqiperi.
    O Muc nuk e kam personale me ty por, dua te them qe kur mendoni se po beni si te zgjuar , ju analistet nuk talleni me popullin por ne rradhe te pare me vehten, sepse po p…rdhe nuk qelb vetem ambjentin por edhe vehten

    Reply to this comment
  22. cakalli January 14, 17:14

    {DELETED} bashes dhe mziut e sali tradhtarit

    Reply to this comment
  23. hysa January 14, 19:20

    gjykata e korruptuar e sali malokut nxori nga burgu nje hajdut xhelal ziun e priten dhe festuan ne pallatin e kultures tufa e hajduteve te lulezo lulja ime

    Reply to this comment
  24. MARKO January 14, 23:26

    Shkerdhatokraci, drejtesi, Bashe e Mezi.

    Reply to this comment
  25. Mark uk January 15, 09:28

    Proletar te gjith vendeve bashkohuni.Mblidhuni kunder partis qe solli demokracin.Mos mendoni se jeni ma te fort se sa ishit ne komunizem.Me cfar po I ben kti populli as 300 dite nuk rrin ne pushtet ish komunistet.

    Reply to this comment
    • shqiptar January 15, 09:57

      Prap ti reeeeee ???????
      Po nuk arrite te kuptosh qe PROLETARIATIN e kane KOMUNISTET dhe jo te djathtet ( konservaatoret ) qenke i MARRE FFFUUUUNNNNDDDD si dhe je o LENINI vogel
      Perseri gjith dhe jo gjithe,partis dhe jo partise,me te forte dhe jo ma te fort disa nga gabimet ortografike qe ke bere ketu se SHQIPJA JONE e SHTRENJTE nuk shkruhet si flitet o i varfer
      KESHTU PRA KOMUNISTI I VOGEL PROLETAR mos bertit kunder komunisteve KUR JE VETE nje i tille

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim