SHËNIM: Ne dhe Ambasadorët, ose Sindromi i Portës së Lartë

Alqi Koçiko June 18, 2015 14:02

SHËNIM: Ne dhe Ambasadorët, ose Sindromi i Portës së Lartë

“Ore, ju si gazetarë pse nuk i pyesni këta ambasadorët që të nxjerrin emra e mbiemra të kandidatëve që akuzojnë si të inkriminuar? Ta thonë mor vlla, filani dhe filani”. Disa lexues të DITA-s bënin këtë pyetje pak ditë më parë, teksa çështja e kandidatëve të dyshuar me të kaluar kriminale në këto zgjedhje lokale, vërtitej sa tek një sallë konferencash, tek tjetra.

Në fakt, pyetje të kësaj natyre ambasadorëve të rëndësishëm në Tiranë u janë bërë, dhe këtu e kam fjalën për përfaqësuesin e SHBA-së z.Donald Lu dhe atë të BE-së, znj.Romana Vlahutin. Përgjigja e diplomatëve të lartë, siç merret me mend, ka qenë… diplomatike, pavarësisht se së fundi qëndrimet e tyre kanë qenë gjithnjë e më të drejtpërdrejta. “Ka patur indicie se persona të inkriminuar janë pjesë e listave. Ende nuk ka një legjislacion që të na tregojë se kush mund të kandidojë ose jo, por është në dorë të votuesve të mos i zgjedhin”, tha para dy ditësh zonja Vlahutin. “Përmes votës largoni kandidatët e inkriminuar”, ka thënë për të disatën herë ambasadori Lu. Madje në fillim të qershorit ai kreu dhe një takim enkas për këtë qëllim në KQZ, ku vlerësoi “punën e deritanishme të institucionit në pastrimin e politikës nga këta individë”, dhe kjo vizitë ishte një ditë pasi KQZ rrëzoi kandidimin e kandidatit të Këlcyrës, që PD-ja e bëri hasha.

Shkrimi i djeshëm i agjencisë BIRN përmbledh përfoljet këtyre kohëve, edhe atyre më të hershme, duke kërkuar e ekspozuar të dhëna për tre emra kandidatësh. Dy nga e majta dhe një nga e djathta. Rezulton se pikërisht për ta kanë bërë kaq kohë presion diplomatik direkt e indirekt, ata që i quajmë “ndërkombëtarët”; edhe pse ata vetë sërish nuk e thonë haptaz. Dhe sërish mbetemi në kufijtë e hipotezës.

Në këtë pikë shtrohet një çështje tjetër: Çfarë presim ne nga “të jashtmit”, miq, aleatë, partnerë strategjikë etj, siç i quajmë rëndom? Mesa duket, në mungesë të besimit te institucionet e vendit dhe tek politika jonë, mjaft shqiptarë janë dakord se këta diplomatë jo të zakonshëm duhet të marrin njëfarë atributi prej mëkëmbësi, valiu apo të dërguari të plotfuqishëm të një fuqie të madhe diku larg. Dhe të thonë: Ky dhe ai tjetri janë marrë me trafiqe apo kanë bërë krime, mos i kandidoni. Dhe kjo psikozë nuk është çudi të jetë e justifikuar edhe nga historia.

Si vend i vogël dhe periferi perandorish apo aleancash të mëdha, ne shqiptarët gjithmonë jemi interesuar se ç’haber erdhi nga Stambolli, çfarë u tha në Beograd, si na pritën në Moskë, ç’vapor erdhi nga Pekini, e së fundi çfarë thanë Brukseli e padyshim Uashingtoni.

Sigurisht, gjithmonë kemi një farë pritshmërie “ekstra” nga ambasadorët e mëdhenj, por jo gjithmonë na pëlqen ajo që thonë. Fjala vjen, kur ndonjë politikan tonin e quajnë burrë shteti në rrethana të përgjakshme… Apo kur, më herët, pasi janë shtruar në qofte e birra, konstatojnë se edhe zgjedhjet e radhës ishin një hap përpara…

Por këto janë raste kalimtare. Ne përgjithësisht presim që fjalën e madhe, mesazhin final, pikat mbi i, t’i vënë ata. Psh, të na thonë neve që nuk e dimë, se mbi Xhelal Mziun e Kamzës rëndon një vendim gjykate me burg. Dhe kur kjo nuk ndodh, ne zhgënjehemi. Ndërkaq, unë druaj se edhe sikur kjo të ndodhte, shumë prej nesh do reagonin ndryshe: “Ç’punë kini që fusni hundët në çështjet e një vendi sovran”? Dhe vërtet, ne u themi gjë atyre në raste analoge?

Si do ndihej psh Roma zyrtare, sikur ambasadori Ceka të shprehte rezerva për… ndonjë kandidat në rajonit të Kampanjës apo Toskanës? Përtej barcaletave, është e qartë se diplomatët me peshë në Tiranë e dinë sesa ndikim kanë, por dinë gjithashtu se ku e ka kufirin puna e tyre.

Ajo që ne duhet të dimë, është se së pari këta profesionistë janë këtu për të mbrojtur interesat e vendit/organizatës së tyre, dhe kanë përballë si interlokutorë të zgjedhurit tanë. Ata që i votojmë çdo dy e katër vjet, e kundër të cilave ankohemi rregullisht. Thënë më fshatçe, nuk është se Amerika heq Nanon e sjell Berishën, apo rrëzon këtë e sjell Ramën. Ne e bëjmë këtë, ndërsa Amerika negocion me atë që ka përballë. Dhe duhet thënë, cilido që ne zgjedhim, përballë “të mëdhenjve” di ta mbajë mirë sa për të hedhur lumin dhe për të vazhduar qetësisht punët e veta.

Atëherë ç’të bëjmë? Për të ndenjur shtrembër e folur drejt, sidomos në rastin e zgjedhjeve lokale votuesit e dinë mirë, shumë më mirë se cilado dosje sekrete ambasadash, se çfarë kandidatësh kanë përballë, se nga vijnë, ç’kanë bërë e ç’janë në gjendje të bëjnë për komunitetin.

Dhe vota, ashtu si thika ka dy tehe: Është vlerësim por edhe ndëshkim. Përgjithësisht shqiptarët kanë votuar duke pasur në mendje këtë të dytën, ndëshkimin, por këtë e ka në dorë secili prej nesh. Me ose pa prononcime ambasadorësh, të dielën gjithsekush ka në dorë të bëjë zgjedhjen e vet, pa pritur ferman nga Porta e Lartë.

Alqi Koçiko June 18, 2015 14:02
Komento

38 Komente

  1. shqiptari June 18, 14:09

    keta jane ata pisa qe po e marine ne qafe kete vende me emrine shqiperi se keta zbatojne ca vendoset ne porten e larte dhe tallene me kete popull POSHTE ANTISHQIPTARIZMI DHE HAJDUTETE QE KETIJE VENDI QE VODHENE MILIARDA

    Reply to this comment
  2. Mark uk June 18, 14:29

    I nderuari gazetar se pari do bej nje vrejtje shoqerore.Pse nuk i thua fjalet ne gjuhen tone te bukur.Psh e thuani turqisht fjalen lajm.Si e doni ma shqip se me ti dhene me emra,si kryetari aktual i Kavajes,si ai i Krujes.Per kryetarin aktual te kavajes vetem per imazhin e keq qe beri kur cpifi per te shoqen a te dashuren qe e quajti ma vone,ai duhej arrestuar ne vend.

    Reply to this comment
    • Toni June 18, 16:34

      po mire ore mark uk po fhataromaloku yt ose me mire sllavi yt salesh ram berisha 20-plot ishte ne Kavaje pse nuk shkon tani te mbaje+te boje fushate o qenef serb po sa pjelle e neveritshme je mor,20-vjet ne kavaje ishte salu dhe votat i merrte 99,9 perqind si ne komunizem kur saliu bente sekretarin,te shkoje mu ne pdh te serbes edhe ti bashke me te ti merrni 99.9 perqind te votave tani,po kur paska qene ky rroshi+bushi kaq te inkriminuar pse skizopsiqiku sali nuk i plasi burgjeve 8-vjet qeverisje ishte fillo nga presidenti-shish-etj e mbaro tek fshataromaloku yt more mark uk gjin gjoni te tere ky i drejonte+i drejton pse nuk i arreston,po ti mark uk ne nje dhome me saliun tek 5-sa ke qene se qenke rende nga ana mendore ke hik per lesh fare..per griselden pyet argita berishen se e ka shoqe te pandare e njeh+e dine argita punen e griseldes.

      Reply to this comment
    • anticensurë004 June 18, 16:42

      o morki!!
      përse nuk thu gjë për atë hajdutin që e keni kriekar partie??ai për vonesa nuk përfundoi në gjyq!!
      kuptohet që nuk ka një dënim ndaj tij,por e njëjta gjë është dhe për roshin!!
      nuk ka asnjë vendim gjykate për të!!
      kështu nëse nuk mund të quash kriminel buzkuqe bashën,nuk mund të quash as roshin!!
      për bashën jemitë bindur të gjithë ne!!për roshin dhe italianët thonë se nuk kishte fakte!!
      me një fjalë thjeshtë një intuicion i hetuesit të tij!!
      moarki,unë me intuitën time them se ti dhuhet të jesh një shpërndarës dreoge!!kuptohet i thjeshtë fare,por duke mos pasur prova!?
      nuk të akuzoj dot o mooaarki!!
      a i bi në fije kësaj që kam shkruar??
      sa për punën e atij rëmbimit ke të drejtë!!
      po të isha unë në ve¨ndin e palloshit i kisha dhënë duart!!
      por palloshi si bën gjëra të tilla!!ja ka nevojën,se po të mos ja kishte!?
      e kisht ekap me shkelma bythësh si atë hajdutin nga lushnjaa!
      si limonin e shtrydhur prifti!!

      Reply to this comment
  3. TJ June 18, 14:39

    Eshte paradoksale qe: analfabeti i shqipes mundohet te korrigjoje gazetarin?! Lexoni komentin e Mark uk dhe do te bindeni per analfabetet shqiptare!

    Reply to this comment
    • anticensurë004 June 18, 16:34

      o po lëre markin!
      e ka për hoby!!
      ai jeton në UK dhe punët i ka mirë!!përjashtim mëndjes!!

      Reply to this comment
    • Toni June 18, 16:41

      Vertet nje paradoks i neveritshem kur lopcare si mark uk qe kane zbritur prej shpelle+mali me frena dore si puna e dhise kerkojne te korrigjojne gazetarine,mark uk ne car mali+shpelle ekziston i regjitruar ti se nuk ka gjendje civile e bashki per sojin tuaj…

      Reply to this comment
  4. Osman June 18, 14:43

    jo, jo! Nuk eshte ashtu. Zgjedhesit – shumica e tyre – nuk I dine te vertetat, vetem degjojne dhe shikojne cfare derdellisin politikanet lart e poshte, deegjojme edhe ca thashetheme se sa ka vjedhur ky dhe ay, sa ka mashtruar ky dhe ay politikan, por keta potikanet tane ja “plitikane te mencur” dhe I bejne ligjet vetem per te mbrojtur veten….p. sh. marrin diploma universiteti vetem me shkolle fillore, behen te pasur me te gjitha rruget “ligjore” qe I rregullojne vete sapo behen deputete,etj,etj. Populli nuk merr vesh asgje nga keto horlleqet e tyre. I bejne ligjet per te mbrojtur veten e tyre – vendi me I varfer ne bote dhe deputetet kane vetura lluksoze, kane sekretare (jo vetem per sekretarlleqe, por edhe per horlleqe) – nuk I kane keto “lehtesira” deputetet europiane!!. Bejne edhe ligje per te “legalizuar” hajdutet (se jane vete brenda),etj,etj, “luftojne Bechetin” qe ka vjedhur ne Europe dhe nuk I shikojne ata miqt e tyre (veten e tyre) qe vjedhim ketu brenda!!

    Prandaj ambasadoret e huaj duhet te kene GUXIMIN DHE TE MARRIN PERSIPER TI DEKLAROJNE ME EMERA. Populli – shumica – do ti besoje se ata nuk kane konflikt interesi. Jane politikanet tane maskarenj qe kane konflikte interesi dhe mbrojne (apo me mire nuk demaskojne) njeri tjetrin!!

    Reply to this comment
  5. lato June 18, 14:56

    Mark-uk,si e ka thene turqisht fjalen lajm gazetari?

    Reply to this comment
  6. xhateli June 18, 15:11

    Kemi 25 vjet qe i bejme qejfin vetes per zgjedhje te lira! Shikojeni zoterinj dhe ju popull raja, shiheni boten, se do te na vezhgoje, do te na monitoroje, do te na ndihmoje e do te na shumoje…si Saliu PROTROPAPOJA, DHE JANE ZGJEDHJE TE LIRA KETO?
    Flitet per blerje votash, si te jene tufe karrotash, flitet se ne listat e votimit po vijne e regjistrohen aliene nga qielli, ashtu si degjojme edhe per thase mielli ne kembim te votes, flitet per zarfe e per cfare nuk flitet qe blihet e shitet vota dhe… na monitoron bota.
    Turp! edhe ne Afrike nuk zgjat kaq shume blerja e votes, si te ne qe jemi bere vendi i pare i botes.
    Dikur, te ne, kutite e votimit nuk ishin transparente si sot, se nuk duhej te shihej dora ku e leshonte ate topthin e vogel prej gome, ne kutine e pushtetit popullor apo ne kutine e armikut (se vota ishte e fshehte) dhe dora dhe krahu futej ne kuti deri ne fundin e saj qe te mos degjohej kur leshohej topthi i gomes nga ata te komisionit.

    Sot, ne kohen moderne, kjo me kujton doren dhe krahun e kandidatit te Tiranes, doktorin, qe gjate fushates se tij vetem nje gje promovoi dhe reklamoi me te madhe, se si gjate tere karrieres se vet ka futur dorwn dhe krahun ne KUTINE E “VOTIMIT”, ne ate te grave…

    Vete e ka thene, s’po e them une. Pyes?: Po ate valle e kane monitoruar gjate votimit? Te pakten burrat e atyre grave qe ai nuk i la pa permendur gjate fushates.
    Turp edhe per doktorin.

    Po fjalen e kisha te liria e votes. Keni 25 vjet dhe nuk e keni arritur. Edhe sa do te kalojne per ta arritur? Me kete klase politike qe fut kriminelet ne kuvend dhe ne pushtet Shquiperia po kthehet ne Kamboxhia, ne Ruanda.
    kot e keni shtet nuk beni dot.

    Reply to this comment
  7. Arben June 18, 15:15

    TANI DEL SE FAJIN E KANE AMBASADORET QE NUK THONE EMRAT,

    HAJDE LLOGJIKE ARIU HAJDE.

    NE PO I BEJME KRYETAR BASHKIE DHE NA E PASKAN FAJIN AMBASADORET

    QE NUK NA THONE SE JANE TE INKRIMINUAR.

    RROFTE RILINDJA E KOMUNIZMIT.

    Reply to this comment
  8. Lleshi June 18, 15:58

    Alqi , pse mor Alqi ? Per ke shkruan dhe per ke punon ?

    Nga e mesove ti se Sali Berishen e zgjodhen Shqiptaret ? Po Fatos Nanon , shqiptaret e zgjodhen ? Po ne viziten e tyre ne San Egidio ne 1991 , shqiptaret i nisen ?

    Po votat e 1992-shit , qe erdhen me kamion nga Gerqia , me pagesat e skandalit Arsidi , shqiptaret i shtypen dhe i pergatiten ?

    Kesaj i thone more Alqi qe faturen e plageve te marra t’ia ngarkosh viktimes ! Dhe mendoj se kjo perben TURP !

    Shqiptaret nuk jane budallenj ! E kane lexuar shume mire qe jane koloni ! Madje as “ATA” qe ti i quan ambasadore dhe as kuislinget tane , nuk kane bere asnje perpjekje ta fshehin , perkundrazi , jane krenare qe jane te paret e kolonise !

    Ato 15 ushtrite qe erdhen me ngut ne 1997-ten , ke erdhen te ruanin ? Zan Caushin ? Apo Sokol Mulosmanin ? Jo more Alqi jo ! Erdhen te ruanin “kuislinget” dhe pushtetin e tyre , sepse u vu ne diskutim !

    Ka rojtur ky popull edhe pa ambasadore dhe e ka “gurin e proves” dhe nuhatjen , per te ndare shapin nga sheqeri ! Ti mundohesh t’i ngaterrosh , jo pa qellim , por je i pasuksesshem !

    Shqiperine qe eshte koloni , e dine jo vetem shqiptaret qe e vuajne ne kurriz , por edhe nje francez apo italian i thjeshte ta thote troc ! Nuk po flas per nje serb , grek , malazez apo maqedonas te thjeshte , qe jane gjithe sy e vesh se a u zgjuam neve apo jo , apo jemi akoma ne gjendje kome !

    Shqiperia eshte koloni ! E dine te gjithe ! Vetem ti Alqi , nuk e paske marre vesh !

    Reply to this comment
    • Alqi June 18, 16:59

      Ky sqarim i drejtohet lexuesit Lleshi, meqe me eshte drejtuar ne emer. I dashur, nuk gjen dot grup armiqesor tek une, ndaj stilin denoncues ruaje per dicka apo per dike tjeter. Shkruaj dhe punoj per veten time, them ato qe mendoj dhe besoj se me ben nder qe jam pjese e DITA-s. Druaj se nuk ke marre vesh mesazhin e shkrimit tim. E megjithate besoj se eshte i qarte: Ambasadoret mire bejne qe keshillojne, ku me ze te larte e ku me ze te ulet; por ne nuk bejme mire qe presim kumtin e tyre si ze qiellor. Kemi ne dore voten, pra te mos e shesim; kemi ne dore protesten kur kjo vote nuk na numerohet ose vidhet, pra te protestojme; kemi ne dore reagimin, pra te reagojme. Por jo vec kur na preket gardhi yne, se atehere eshte vone.
      Llesh, nuk kam ndermend te marr njeri per budalla, aq me pak lexuesit e DITA-s, perkundrazi. Nanon, Berishen (perjashto 1996-en) e gjithe te tjeret i kemi votuar ne dhe kete s’e luan as topi, dhe ketu bie dakord me ty, qe ky popull ka rene viktime. Edhe qe lideret dhe partite riciklojne njera-tjetren, padyshim jam dakord me ty, dhe pikerisht kete u them lexuesve qe shtruan pyetjen ne fillim te shkrimit: Pse prisni t’u thone ambasadoret, kur secila zone i njeh mire kandidatet e vet? Pra, pse duhet edhe te sillemi si koloni? Nqs ti, une e te tjeret e pranojme qe s’kemi gje ne dore, hajde te shkojme ne shtepi e ta mbyllim kete muhabet. Dhe perderisa ti bie dakord se vuajme nga sindromi i Portes se Larte, qe une e denoncoj, (perderisa e pranon se jemi koloni), nuk e kuptoj reagimin tend. Por nga ana tjeter, respekt qe me ke lexuar dhe more mundimin te thuash tenden.
      Gjithe te mirat, Alqi Koçiko

      Reply to this comment
      • Lleshi June 18, 17:53

        Po ti ne rast se e more personale , meqenese une te permenda emrin , gabohesh ! Ne nuk njihemi fare !
        I dhashe pak ngjyrim emocional “hyrjes” se postimit , per te theksuar “problematiken” qe trajton vete postimi ! Pra ishte nje “intermexo” per terhequr vemendjen !

        Te pershendes gjithashtu !

        Reply to this comment
        • Alqi June 18, 18:11

          Pershendetje, mik. Asnje merak, thjesht dicka me stonon kur tjeter gje them dhe tjeter gje rezulton te jete kuptuar. Respekte

          Reply to this comment
          • gjermani i fundit June 18, 23:21

            Hahahaaaaa, Alqi, e ke thene lezetshem qe ambasadoret keshillojne me ze te larte dhe komandojne me ze te ulet.Jam kureshtar sikur te provonim te rronim nje vit pa anbasadore.Me shume gjasa do kursenim dy dekada tranzicion, ndofta do ulej edhe cmimi i patateve. Republike bananesh quhen ato republiketat e Karaibeve ku behen bananet, ne jemi krenarisht republike patatesh. Le ti ngecim ne dore atij kryeambasadorit pataten e perveluar te Gerdecit, te na thoje ai se nese “Gerdeci” ishte krim, si ka mundesi qe avulluan kriminelet dhe faji mbeti jetim?

          • Lleshi June 19, 11:32

            Jo i nderuar , nuk eshte kuptuar “tjeter” nga an ime ! Une e thashe paster dhe troc , gje qe ti “iu shmange” duke e lene te nenkuptohet !

            E thena troc , shtron perpara “zgjidhjet” !

            Dikur , kur lexoja per Mark Twain , kam fiksuar nje shprehje te tij : “Sikur vota te sillte ndryshim , nuk do te na linin te votonim!” . A nuk eshte humorist i madh ?

      • anticensurë004 June 19, 09:08

        alqi,më pëlqen ky lloj komunikimi!!je i dyti që e ka bërë këtë!
        i pari ka qënë një djalë i ri që smë kujtohet emri!dhe ai i drejtë dhe pa shumë salltanete!
        është dhe vehbiu,por ai e bën tek blogu privat!!këto tuajat janë në mediat e hapura!!një mënyrë për të sqaruar më pastër mendimin e shprehur në shkrim!!
        pavarsisht se unë jam një person që ka një antipati të theksuar ndjaj vehbiut,mu ka desh të sqaroj disaherë mendimin e tij në një artikull(kuptohet si e kisha kuptuar unë),kurse vetë vehbiu nuk e ka marrë mundimin!pavarsisht se komnetuesit ishin diametralisht në drejtim tjetër me atë që thoshte vehbiu!!
        njeriu është i veçantë!për pasojë i ndryshëm nga njeriu tjetër,fat i madh,përndryshe do të ishim një tufë numrash që do të fillonte me 0 e do të mbaronte po me 0!!nuk do të kishte zhvillim!!
        të gjithë kanë një:
        ndërgjegje,
        përqëndrim,
        percepsion,
        kujtesë,
        ndjenja,
        vullnet,
        kujtesë,
        interesa,
        instinkt të tyren!!mënyra se si vihen në punë këto na dallon nga njëri tjetri!na bën progresistë,neutralë dhe regresistë!!
        jo të gjithë e kemi kuptuar atë që ke dashur të thuash ti!!disa po disa aty afër disa të tjerë kanë kuptuar atë që nuk ek dashur të thuash fare!
        ti e thua fare mirë që ne reagojmë” vec kur na preket gardhi yne, se atehere eshte vone.”është vërtet vonë sepse ne nuk i kemi shkuar në ndihmë dikujt tjetër!nuk kemi ndihmuar shokun tonë,për pasojë nuk do të na ndihmojë!!po nuk ndihmuam dhe të na ndihmojnë nuk mud të: “kemi ne dore protesten kur kjo vote nuk na numerohet ose vidhet, pra te protestojme; kemi ne dore reagimin, pra te reagojme.”
        kjo e gjitha vjen sepse ne nuk kemi atë që quhet ndërgjegje shoqërore!!e cila në pak fjalë do të thotë mbrojtje e të drejtave të TJETRIT!
        “Ambasadoret mire bejne qe keshillojne, ku me ze te larte e ku me ze te ulet; por ne nuk bejme mire qe presim kumtin e tyre si ze qiellor.”-këshilla e gjithkujt është e mirë,është e vlefshme dhe kur është e gabuar,por pas shtat a tetë këshillave duhet bërë si di vetë!!
        sepse si e thua dhe ti atë që do të votohet e njohim ne vetë më mirë!!por shpesh e votojmë sepse është “i anës sonë”,”është kundërshtari ynë”,”për hatër të mikut që ka përfituar në mënyrë të padrejtë një vënd pune,o sepse ka mbyllur krimin e djalit tim”,”sepse kështu thotë i forti i lagjes”,etje,etje!!
        kështu dhe pa ambasadorë ne jemi të tillë-“Pra, pse duhet edhe te sillemi si koloni?”je mi të pushtuar nga psikozat tona!nga psikozat e të qënit inferior!nga pozitat e të qënit askush!nga pozitat e të qënit vegël e dikujt shumë më të fuqishëm se ne!!kjo vrrehet që nga baza,njeriu i thjeshtë,deri tek qevertarët tanë(që dhe ata njerëz të thjeshtë janë)!ne njerzit e thjeshtë e quajmë veten vegële atij që është sipër nesh,qeveritarët vegël e shteteve të fuqishëm!!tek të dy palët mungon vetbesimi,ndërgjegjia e të qënit zot i vetes!!kjo mungesë vetbesimi e ndërgjegjie qëndron tek meskiniteti i personit!!tek interesat e tij të vogla private!!tek individualizmi i tij primitiv!thjeshtë tek instikti i tij për të mbijetuar!!
        ai njeriu i thjeshtë,e shet votën për një thes mjell(si në sistemin pararendës të kapitalizmit,bujkrobëri!ska pasur votime por sa për humor të zi)pushtetari vret për një karrige!!
        “Kemi ne dore voten, pra te mos e shesim;”jo vetëm kaq!por të dimë e ta përdorim me mënçuri!!kemi katër mënyra për të votuar:
        pro
        kundër
        për parti të pavarura
        sabotim,për asnjërin
        dhe të fundit kemi dhe mundësinë e mosvotimit!
        pro-votoj në rastin kur kandidati i mbush pothuajse të gjitha dëshirat e mia!!kur e shikoj që kandidati është në krahun e njeriut dhe jo vetëm në krahun e atij që e mbështet!!megjithë më parë mund të mos kem votuar për të!!
        -kundër kur është e kundërta e të parës!!kur ai nuk është në krahun e të gjithëve,por mban vetëm “të vetët”,megjithëse mund të jetë i njëjti që kam votuar herën e fundit!!
        -për situatën tonë është një nga variantet më të mira!!shtojmë konkurencën brënda politikës!!ka më shumë shpresa për të ecur përpara!!
        -votë të bardhë ose votim duke dënuar politikën!!kjo mund të jetë për ata që duan të marrin dhe miellin dh etë votojnë kundër por janë të kontrolluar!!e mbush fletën e votimit,e fotografon dhe në fund i fut një zhgaravinë sipër!!e bën të pavlefshme!
        për gjëndjen e sotme është varianti më i mirë!!politika shqiptare duhet dënuar!!
        -abstenimi është më i praktikuari!!mungesë interesi,mosbesimi është më i përhapuri!!mbi 50%!
        për sa kohë do ta ndjejmë veten të pafuqishëm!
        për sa kohë nuk do ti mbrojmë shpatullat njëritjetrit!!
        për sa kohë nuk do të mendojmë se vota time sot,fjala time nesër dhe grushti tim pasnesër,janë ato që vendosin!!
        për sa kohë do të japim votën për kasapin duke pasur frikë se na ha ujku!
        për sa kohë tëmendojmë se ne nuk mund të bëjmë shtet!
        përsa kohë të shpresojmë se hyrja në BE është ndihma sociale për të na mbajtur gjallë!
        për aq kohë ne do të jemi KOLONI!
        për aq kohë do të vetshkatërrohemi,do të na shkatërrojnë e do të na mjelin deri në pikën e fundit!bile kur të mbarojë kjo pikë!?
        do të na çojnë në thertore dhe do të shtrojnë dreka e darka dhe do të veshin këpucë me lëkurën tonë!!

        flm alqi për ndërveprimn në këtë artikull!!

        Reply to this comment
  9. Mark uk June 18, 16:11

    lato:Ndoshta e keni edhe ju turqishten,e nuk ju ben pershtypje lajm shqip [haber] turqisht.

    Reply to this comment
  10. Mark uk June 18, 16:15

    sj:Une i shkruej me nenkupitime pa patur nevoj te zgjaten.Nuk eshte faji qe ti nuk je ne gjendje ti kuptoni.Sidoqoft flm.

    Reply to this comment
    • anticensurë004 June 19, 10:43

      marki
      kuptim e nën kuptim janë dy gjëra të ndryshme!!
      kuptimi është një thënje e saktë!nënkuptimi është relativ,i interporetueshëm!!
      kur thua mendime me kuptim dua a sdua do të të jap një pe¨rgjigje sipas kuptimit që i ke dhënë ti mendimit!
      nëse ti flet me nënkuptime,atëherë dhe unë do ti jap kuptimin tim!!që mund të përkojë me atë që ti ke pas në mëndje ose jo!!në këtë rast nuk është faji tim!!është faji tënd që nuk je shprehur drejt!!saktë e qartë!!
      nënkuptimin mund ta interpretojë i njëjti njeri në shumë mënyra të ndryshme,përfytyro njerëz të ndryshëm!?
      prandaj marki,më nirë një mendim të saktë se sa një me nënkuptim!!nën kuptimi është pakashumë si paburrëri a pazotësi për të thënë atë që mendon!!
      paburrërinë nuk mendoj se e ke!!andej nag thua se je unë i mbaj njerzit për burra!pazotësinë këtë po që mund ta pranoj!!por di ta maskosh të paktën!!

      Reply to this comment
  11. 5/1 June 18, 16:16

    Dy fjale per moderatoret (in)

    Te nderuar !

    Nuk e di pse censuroni komentet e njerezve ? Apo eshte ndonje para filter nga dikush tjeter qe survejon ?

    Nuk kisha asnje fjale te papershteshme,nqs se keni frike
    se kam kritikuar disa persona qe punojne ne dipllomacine amerikane atehere me falni por qenke autocensure…keqardhje per ju

    Reply to this comment
    • redaktor June 18, 16:18

      Nuk keni as nje te drejte qe te deformoni emrin e autorit. Flm per mirekuptimin.

      Reply to this comment
      • 5/1 June 18, 16:40

        nderime zoti redaktor.

        Kurre ne komentet e mia nuk kam ofenduar autorin e nje shkrimi pasi e quaj paburreri,sepse ne komentuesit nuk shkruajme me emra orgjinale (jo nga frika).

        Komentin e pare nuk e kem bere “save” dhe nuk jam I sigurte cfare gabimi ortografik kame bere pa dashje..nqs eshte e vertete kerkoj falje publikisht.

        kalojme ne temen e sotme.

        Jam absolutisht dakort me komentuesin Lleshi..

        Ne keto situata qe jetojme do te preferoja me mire nja pushtim klasik se nje poshtrim I tille me kete menyre sjellje te ketyre ambasadoreve.

        Me kujtohet Ilir Yzeri (nuk jam I sigurte) qe I tha Arvizuse per kinezerirat e tij dhe ky I fundit nderpreu marrdheniet “dipllomatike” me gazeten shekulli ….a nuk eshte ky karagjozllek te barazosh viktimen me kriminelin sic beri arvizu..dhe kur e kritikon te mbyll gojen…turp per gjithe gazetaret shqiptare qe nuk kritikuan arvizune dhe te kerkonin largimin e tij per 21 janarin por e lane te pervishte menget diten dhe te ulte breket naten

        jane dhe shume fakte te tjera qe per mungese kohe po e nderpres komentin se jam ne kohe pune.

        edhe nje here nderime per redaktorin per pergjigjen,falje nqs kam gabuar edhe pa dashje..

        Reply to this comment
  12. 5/1 June 18, 18:28

    per komentuesin Lleshi:

    Le ta leme te qete zotin Alqi dhe le te diskutojme bashke nje fakt rrenqethes:

    Amb, amerikane pais me vize nj ete denuar nga drejtesia shqiptare.

    Ishte celesi kryesor per Shkelzen Berishen.

    Eshte e lexueshme qe eshte nje gafe ( edhe me shume s eposhtrim kombetar deri…deleted)

    Po ambasaden amerikane kush do ta kontrolloje ?

    ja dhe lajmi HORROR

    Gjenerali Luan Hoxha, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, i pandehur në dosjen “Gërdeci”, është larguar nga Shqipëria prej më se një muaji. Ish-zyrtari i lartë i Forcave të Armatosura, mësohet se ka lënë Shqipërinë në datën 1 janar 2012, duke u larguar siç thuhet zyrtarisht, “së bashku me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Nga burime jozyrtare mësohet se gjenerali Luan Hoxha nuk është paraqitur në punë në Tiranë që nga data 1 janar 2012. Ai jepte mësim si pedagog në disa institucione arsimore, me të cilat ka ndërprerë kontratat që nga fillimi i janarit. Në lidhje me largimin nga Shqipëria te gjeneralit të akuzuar në dosjen “Gërdeci”, zyrtarët e Prokurorisë së Tiranës konfirmuan mbrëmë vetëm faktin se Luan Hoxha, prej muajsh nuk paraqitet në gjyq. Sipas burimeve nga organi i akuzës, Prokuroria apo Gjykata nuk kishin vendosur ndaj Luan Hoxhës ndonjë masë ndalimi për të dalë jashtë Shqipërisë. Në këto kushte, sipas burimeve, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura nuk ka pasur ndonjë ndalim sa i përket lëvizjes jashtë shtetit. Nga ana tjetër, burimet nga Policia konfirmojnë daljen e Luan Hoxhës jashtë Shqipërisë, por theksojnë se lëvizjet e tij kanë qenë të shpeshta. Kështu, mësohet se për periudha disamujore Luan Hoxha ka qëndruar edhe në Kosovë, ku ka dhënë mësim në disa institucione arsimore private.

    Largimi nga Shqipëria

    Luan Hoxha është njëri nga të akuzuarit kryesorë të Prokurorisë në çështjen penale të tragjedisë së Gërdecit, pasi në pretencë ndaj tij është kërkuar dënimi me tetë vite burg dhe 5 vjet përjashtim nga funksionet publike. Pas këtij dënimi, përmes avokatit, Luan Hoxha ka kërkuar pafajësi dhe nuk është paraqitur më në gjyq. Po kështu, ai nuk është paraqitur as në punë që nga 1 janari 2012, duke u larguar në SHBA së bashku me familjen, siç thonë burimet, i pajisur me dokumentacionin përkatës të nevojshëm. Ky largim ndodh pak muaj pasi në shtator 2011, në kabllogramet e publikuara nga WikiLeaks, Luan Hoxha përmendej për një bisedë në të cilën ai kishte informuar ambasadorin amerikan Widhers në lidhje me Gërdecin. Sipas kabllogramit, Luan Hoxha i kishte thënë Widhersit se vendimmarrësi kryesor për Gërdecin ishte Fatmir Mediu, nga zgjedhja e Gërdecit si vend për shkatërrimin e municioneve deri te llojet e municioneve që do të shkatërroheshin dhe planifikimi i kohës se kur do të bëhej shkatërrimi. “Hoxha pranoi se stafit të tij i ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin. Hoxha tha se kur ai vizitoi Gërdecin, në mes të 2007-s, ushtarët e tij po bënin këto dy detyra, dhe në sipërfaqe u duk se nuk kishte asgjë të gabuar. Gjatë pjesës së dytë të projektit, nisur në dhjetor 2007, ishte urdhëruar nga Mediu, pavarësisht shqetësimit të tij drejtuar me një letër Kryeministrit Berisha, zonjës Topalli dhe Mediut. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i Kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e Ambasadës së SHBA-ve. Në dokument thuhet se “i pyetur nëse e kishte raportuar këtë informacion për Prokurorinë e Përgjithshme, Hoxha u përgjigj po, ai kishte dhënë të gjitha informatat dhe dokumentet për hetuesit, me përjashtim të informacionit lidhur me djalin e Berishës”.

    A nuk eshte ky fakt qe dipllomacia amerikane ne trajton si

    FERMA E KAFSHEVE TE XHORXH ORWELLIT shume me keq se nje koloni..gazmore

    Reply to this comment
    • Lleshi June 18, 19:44

      I nderuar 5/1 , terheqja e Luan Hoxhes , eshte thjesht nje provez e vockel , por qe behet prove e plote duke pare gjithe pullat e mozaikut , pra provat e tjera !
      Fatit te madh qe shqiptareve iu hapen syte , duke marre arsim dhe njohuri mbi “modernitetin” e luftes kunder tyre , i dedikohet edhe “nuhatja kolektive” mbi gjendjen dhe ststusin aktual te vendit te tyre , madje te Kombit te tyre .

      Provat se Kombi Shqiptar po perjeton 1912-1913 -ten e ne vazhdim 1914 e deri ne 1920 , jane te shumta , aq sa nuk ke nga t’ia nisesh se druhesh se do te dale gjate !

      Te krijohet pershtypja sikur Prusia e atyre viteve eshte shperngulur ne SHBA , pa levizur nga Bavaria !

      Reply to this comment
  13. Mark uk June 18, 19:14

    toni:Ju kam thene disa o turk muti mbylle ate hale gojet o katunar i tiranes.

    Reply to this comment
    • Toni June 18, 19:28

      mark uk pse te jep bezdi ty qe jom Tirons une,kush ta ka fajin ty qe te kan pjelle neper shpellat+malet e serbise..

      Reply to this comment
  14. info-analitike June 18, 20:27

    Alqi,
    korrigjo edhe termin sindrome sepse eshte femeror e jo mashkullor. Provo te besh shumesin e ketij termi e do te kuptosh arsyen pse nuk qendron versioni “sindromi”.

    Reply to this comment
    • Alqi June 18, 20:40

      Info, meqe sot qenka dita e pergjigjeve :), nje reagim ne respektin tend, pasi kam vene se qe je nje komentues inteligjent. Pertej fjales Sindrom ose Sindrome (nuk e ve doren ne zjarr per gjinine e njejesit se eshte e huazuar), shqipja jone e bukur ka nje kategori me vete emrash qe nderrojne gjinine kur behen ne shumes, nga mashkullore ne femerore. Keshtu ma kane mesuar zyshat e gjuhes dikur. Psh, ai qytet, ato qytete – ai mal, ato male etj. Pra, argumenti yt me duket se bie… Gjithe te mirat. Alqi

      Reply to this comment
      • info analitike June 19, 17:30

        Faleminderit per respektin. Vezhgimi im ishte nje menyre e terthorte per te vene ne dukje se fjala e huaj sindrome ne shqip eshte perdorur ne gjinine femerore (sindrome-sindroma; sindroma-sindromat).
        Per mendimin tim ketu me shume se mesimet e “zyshes” kane te bejne ndikimet e gjuheve te huaja qe shpeshhere na bejne te kthejme permbys, sintakse, morfologji e leksike te gjuhes shqipe, ndersa ne rastin konkret na orientojne.
        Per te mos u zgjatur me tej po te sjell nje rast marre pikerisht nga gazeta Dita:
        http://www.gazetadita.al/cfare-eshte-sindroma-e-stokholmit/
        Gjithe te mirat edhe ty.

        Reply to this comment
  15. LABI June 18, 23:08

    Artikull ku nuk perkone koka me kembet…. Si mundet nje gazetar te jete kaq sahanlepires? Si mundet te gjykoje e akuzoje nje popull te tere?
    1- “Përmes votës largoni kandidatët e inkriminuar”, ka thënë për të disatën herë ambasadori Lu”
    Kush eshte Lu, per shqiptaret? A ka te drejte vote ai? Pse del si pulishtja para gomares?

    2-“Thënë më fshatçe, nuk është se Amerika heq Nanon e sjell Berishën, apo rrëzon këtë e sjell Ramën. Ne e bëjmë këtë, ndërsa Amerika negocion me atë që ka përballë” kam nje pyetje per ju pseudo gazetare. Jetonit ne shqiperi apo ne ndonje kontinete tjeter, kur Arvizuja futi duart ne kutite e votimit, dhe na nxori “Yllin ne ngjitje” Kryetare Bashkie per TIRANEN?……etj????C’eshte kjo hipokrizi? Kujt i sherben ky artikull? A mendoni se shqiptaret I hane keto alibi gazetareske? A mendoni se mund tu a shisni shqipatreve sapunin per djathe kackavalle?

    3-“Mesa duket, në mungesë të besimit te institucionet e vendit dhe tek politika jonë, mjaft shqiptarë janë dakord se këta diplomatë jo të zakonshëm duhet të marrin njëfarë atributi prej mëkëmbësi, valiu apo të dërguari të plotfuqishëm të një fuqie të madhe diku larg”
    Ne cilin nen e ke LEXUAR qe mund te pergjithesoshe, apo provokoshe popullin tend?

    4-“Si vend i vogël dhe periferi perandorish apo aleancash të mëdha, ne shqiptarët gjithmonë jemi interesuar se ç’haber erdhi nga Stambolli, çfarë u tha në Beograd, si na pritën në Moskë, ç’vapor erdhi nga Pekini, e së fundi çfarë thanë Brukseli e padyshim Uashingtoni” te sygjeroj te lexoshe pakez HISTORI,dhe do te njohesh me mire vehten tende mor gazetar pseudoshqiptare.

    5-“Me ose pa prononcime ambasadorësh, të dielën gjithsekush ka në dorë të bëjë zgjedhjen e vet, pa pritur ferman nga Porta e Lartë”…. Po kush e detyroi Porten e Larte dhe Ty o gazetar te flisni kaq gjate? Aman, ju lutemi, bolle folet, keni 3 muaj, dhe u lodhet!!!!

    6- Ne opinionin tim, juve more Alqi, gjithecka mund te pretendoni se jeni! po vetem gazetare e shqiptare JO!!!!!

    Reply to this comment
    • anticensurë004 June 19, 09:42

      labi
      o patrioti tim
      për të gjitha që ke shkruar,të gjashtë pikat!
      e ke gabim!!të gjashta qëndrojnë!!vetë e thua se duhet të studjojë alqi histori!!kurse ti nuk kujton atë të renë që na u shpalos dy vite më parë,katër vite më parë!!
      ishin këto fjalë për “burrin e shtetit” dhe “yllin në rritje”që bënë që ata kriminelë të grabisnin pushtetin dhe si politikanët tanë dhe ne u tulatëm!sepse e lamë ta vendosnin disa fjalë të thëna nga një ambasador!!sepse thamë “kështu e vedosi amerika,ne nuk mund ta kundërshtojmë”(alqi thotë porta e lartë)!!a nuk ishte po i njëjti ambasador që i hoqi mbështetjen dhe saliu humbi??sepse ne vedosëm ti bindemi sulltanit!!votuam kundër berishës!!
      pra mik me sulltanin!?unë të jap votën!armik me sulltanin!?unë nuk ta jap!
      o patriot jo alqi,por askush nuk mund të fusë të gjithë në një thes!sepse është e pa mundur,por mund të përgjithësojë!!për këtë ka të drejtë!!ai thotë se përgjithësisht shqiptarët votojnë për atë që mendojnë se “porta e lartë”amerika o BE o gjermania kanë vendosur për zgjedhjet në shqipëri!!ti e shikon vetë në lajmet që jepen!rama u takuam me ambasadorin,qeveritarinkryeministrin,presidentin,po kështu dhe ana tjetër!¨këto nuk serviren kot!thjeshtë për të bindur atë të përgjithshmen!!të siguroj jo për mua!!se smë kërcet se me kë takohet,shikoj çbën këtu!!
      alqi ka plotësisht të drejtë për këto që thotë!!
      nëse ty të ka futur në atë përgjithsim!?ti “tregoja” me votën tënde të pavarur!!të varur vetëm nga llogjika tënde,në përputhje me ndërgjegjen tënde,e pa ndikuar nga diçka jashtë teje!!
      të garantoj se,do të jetë mirë për ty,për mua,për alqin dhe për të gjithë shqipërinë!!
      EDHE SIKUR TË JETË E “GABUAR”,prap është tëndja dhe vetëm tëndja!!!
      jo vetëm kaqpor po qe se ai që ke votuar nuk përmbush kërkesat e tua!’
      ngriu kundër tij!!mos prit katër vjet!!

      Reply to this comment
  16. gjermani i fundit June 18, 23:35

    Info, une bera nje krahasim te sindromit me fadromin. Te dyja jane me rrota…Ne fakt edhe une ne shqip e kam lexuar ne gjinine mashkullore, sic mali ne shqip eshte gjinia mashkullore kurse ne italisht femerore.

    Reply to this comment
  17. Mark uk June 19, 09:00

    toni:Une ju kam thene katunar tiranet se jam i sigurt se i till jeni.Me vjen keq po katunart e Tiranes jan njerzit ma te humbur ne te gjitha fshatrat e gjith Shqiperis,e katunani nuk behet kurr qytetar kjo dihet.Une nuk jam serb qe ju ma thuani gati ne te gjitha komentet.Kurse une ju quaj turk,po me banim diku nga brari se atje ka me shumic si puna jote.Prandaj shko ruaj lopet atje ne fshat se nuk je per kto pune.Une jam shkodran dhe e kam per nder se ka qytetrimin ma te vjeter ne vend.Pra ka 22 shekuj qytet e jo aq sa ka Tirona veten 2 shekuj o turkushak ne mendime e vese.

    Reply to this comment
    • anticensurë004 June 19, 10:02

      moarki,
      kështu si shkruan ti!?
      shkodran,qytetar shkodret nuk je!!për këtë i siguroj unë komnetuesit!mund të banosh,kesh banuar o të kesh ndërtuar ndonjë vilë në shkodër,por nuk të bën aspak qytetar!!
      ti nuk e ke idenë e fjalës QYTETAR!! e aq më pak FSHATAR!
      si njëri dhe tjetri janë dy mënyra të ndryshme jetese,por që të dyja mund të lindin dhe jetojnë në të dy vëndlindjet e kundërta!!
      QYTETAR=shoqëri,bashkim të individëve pa lidhje gjaku!!
      FSHATAR=grup i ngusht individësh që i përkasin të njëjtës rrënjë!!
      moarki janë dy mentalitete të ndrysheme,por që mund të egzistojnë në vëndet!!
      qytetari në fshat dhe fshatari në qytet!!
      mendimi kolektiv në fshat dhe ai individual në qytet!!
      ti kudo që të kesh lindur je individual,egoist maksimumi klanor!!
      thjesht MENTALITET FSHATAR!!
      e them këtë për shkak të shkrimeve të tua!!janë të trash dhe të pallogjikshme,janë të fiksuara në një pikë dhe ska bombë atomike që ta ndryshon patollogjinë tënde!!ti gjen gjithnjë mundësinë për ta shprehur atë!bile dhe në rastet që nuk ka lidhje me problemin në diskutim!!
      ti je në stadin më të keq të mentalitetit fshatar,në atë të MENTALITETIT KATNAR TË SËMURË KRONIK!
      marki i gjithi ky komnet nuk është bërë për të të ofenduar!të jesh i sigurtë!!
      e kam bërë pa pikën e ndjenjës së ofendimit,por thjeshtë ashtu si të shoh unë nëpërmjet shkrimeve të tua!!
      ka vite që të ndjek dhe shpesh kemi diskutuar bashk!!

      Reply to this comment
  18. gjermani i fundit June 19, 11:01

    Anti, nje filozof jo shume i degjuar i ndan keshtu mentalitetet sociale; mentaliteti i punetorit industrial dhe i fshatarit.I pari ka te zhvilluar kooperimin, solidaritetin, disiplinen ndaj punes dhe respektimin e orarit. I dyti, mentaliteti i fshatarit; ky eshte individualist, dyshues, punon vertet shume, por nuk ka te zhvilluar disiplinen dhe vazhdueshmerine.Mesa kuptoj une, nese punetorin konkurenca e detyron te permiresoje produktin, tek fshatari konkurenca zgjon instiktin e hakmarrjes dhe likujdimit te konkurrentit. Por mesa duket nuk eshte e thene te jesh nga fshati per te trasheguar kete mentalitet, dhe as nga qyteti per te trasheguar automatikisht te dytin. Ketu loz rol paresor Puna, qe nuk prodhon vec vlere, por prodhon edhe vetveten ne kuptimin social- shoqeror, sic e ka thene me kohe Marksi. Pse shqiptaret ne kohen e xhaxhit e pinin kafene ne kembe dhe hanin po ne kembe ne mengjesore(nxitonin se ikte ora) kurse sot “shtyjne kohen” kafeneve me kolltuke lemure, duke rene pre e pertacise dhe pasivitetit? Kemi thene qe mungon puna, por edhe jane shfaqur biznese criminale e speculative, ku mund te besh para pa qene nevoja te ngrihesh nga kafeneja.Ika, se e bera terkuze, ia kalofshi mire

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim