REPLIKË: Kush janë ‘ne’ dhe kush janë ‘ata’?

Mustafa Nano March 24, 2014 11:00

REPLIKË: Kush janë ‘ne’ dhe kush janë ‘ata’?

Në shkrimin e tij të publikuar në ‘Dita’, Besnik Sinani tregon se nuk i ka pëlqyer fakti që disa, mes të cilëve dhe unë, kanë bërë ndarjen e shqiptarëve në ‘myslimanë’ dhe ‘ne’. I referohet artikullit tim me titull “Duhet bërë kujdes me ca gjëra që janë të panegociueshme”, dhe nga shkrimi ka veçuar pasazhin: “[Myslimanët] duhet të na japin prova se e dinë mirë që ky komb është dhe i të tjerëve, të krishterë, laikë a ateistë qofshin, duhet të na japin prova se këtë vend e këtë komb e duan po aq sa ne të tjerët, duhet të na japin prova se interesi kombëtar është një gjë që nuk mund të negociohet, dhe po njësoj të panegociueshme duhet të jenë, në radhë të parë prej nevojës për të mbajtur në drejtëpeshim e harmoni këtë shoqëri me strukturë shumëfetare, shteti laik, shteti ligjor, demokracia liberale”.

Nuk ka qenë fare qëllimi im të flas për ‘ne’ dhe ‘ata’. Madje, as që e kisha menduar se do kish lexues që do nxirrnin prej shkrimit në fjalë pikërisht këtë mesazh. Aposteriori më duhet të them se i kuptoj këta lexues, pasi në të vërtetë ekziston një nëntekst i tillë, mirëpo nuk është nënteksti im. Është nënteksti (në mos, teksti) i vetë situatës së krijuar, apo i ngjarjeve që kanë ndodhur këtejpari. E prandaj, Sinani e të tjerë do bënin mirë të merreshin me këto situata e këto ngjarje. Ata nuk duhet të merren me ‘ne’ që kritikojmë ‘ata’, por duhet të merren me ‘të tyret’, të cilët kanë krijuar një distancë jo vetëm me ‘ne’, por edhe me ‘ata’ (Sinanin e Co).

Dhe është për të ardhur keq që mezi e thonë një mendim e mezi e mbajnë një qëndrim për ‘të tyret’, për ata që shtetin ligjor duan ta zëvendësojnë me sheriatin, që kombin duan ta zëvendësojnë me kalifatin, që shtetin laik duan të zëvendësojnë me shtetin fetar, që në vend të demokracisë kërkojnë teokracinë, që në vend të mobilizimit civik (apo edhe xhihadit të kuptuar si vetpërsosje morale e shpirtërore) këtu brenda parapëlqejnë xhihadin në dhé të huaj, që në vend të tolerancës predikojnë urrejtjen, e që respektin për të drejtat e njeriut (edhe për të drejtat e tyre) duan ta zëvendësojnë me luftën ndaj qafirëve, etj, etj.

Në shkrimin tim pra unë nuk flisja për Sinanin e për njerëz si ai, me të cilët, si unë që nuk jam besimtar, si të tjerë që janë besimtarë të feve të ndryshme, s’e kanë hiç të zorshme (supozoj) të merren vesh e të ndajnë gjëra, vlera, interesa, aspirata. Në shkrimin tim unë flisja për të tjerë, të cilët janë shqetësim – me aq sa kuptohet – edhe për Sinanin. Ky i fundit nuk ka pse të ndahet nga unë, duke më futur me pahir tek ‘ne; dhe veten po me pahir tek ‘ata’. E kështu, tehun e kritikës duhet ta drejtojë gjetkë. Kuptohet, nëse do që t’u shkojë gjërave në themel.

 

************************************************************

‘Ne dhe myslimanët’ – Remix

Nga Besnik Sinani

‘Këto arsye na pozicionojnë në dy llogore të kundërta: Ne dhe Ata. Ne dhe Ato. “NE”-ja pretendon të jetë pjesa e kultivuar dhe përparuar, ata që janë mendjehapur dhe që dinë se si shkohet përpara. Problemi i tyre? Janë përjashtues dhe me këtë ndjenjë nuk mund ta ndërtosh dot atë që pretendon të bësh.’    Elsa Ballauri – Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut.

Citimi i mësipërm është marrë nga një artikull i Elsa Ballaurit të 2009 me titull ‘Ne dhe myslimanët’, por duket si të jetë shkruar për debatin që pasoi arrestimin e tetë të dyshuarve për terrorizëm. Duke lënë mënjanë faktin që edhe nga jashtë bashkësisë myslimane akuzat e ngritura nga prokuroria nuk duken bindëse për shumë analistë, por edhe faktin tashmë bërë të qartë në shtyp se ky grup ka qenë i margjinalizuar brenda vetë bashkësisë myslimane, kjo ngjarje nuk po trajtohet si problem të cilin duhet ta zgjidhin organet e drejtësisë, por si riciklim i dilemës identitare midis ‘Ne’ dhe ‘Myslimanëve’.

Një gazetar i Mapo-s, A. Lela, kushtëzon mbrojtjen e lirive në shoqëri (Ne) me kufizimin e lirive të myslimanëve (Atyre). Pra liritë – sipas tij – nuk janë të drejta esenciale, të pakontestueshme e të gëzuara që nga lindja e që kufizohen vetëm nga shkelja e ligjit nga individi, por shpërndahen sipas një lloj sistemi talloni ku ca grupe janë më të merituara se të tjerat. Problemi, për autorin, nuk është problem i drejtësisë për disa individë që akuzohen të kenë shkelur disa ligje, por problem i ndëshkimit kolektiv, komunitar nëpërmjet kufizimit të lirive fetare të myslimanëve – në emër të lirisë për të gjithë të tjerët.

Mustafa Nano në DITA propozon një kontratë midis “ne që nuk jemi myslimanë” që “duhet të pajtohemi me faktin që myslimanët janë një pjesë e rëndësishme e kësaj shoqërie,” dhe myslimanëve, që duhet të japin prova “se e dinë mirë që ky komb është dhe i të tjerëve, të krishterë, laikë a ateistë”, “se këtë vend e këtë komb e duan po aq sa ne të tjerët” dhe “se interesi kombëtar është një gjë që nuk mund të negociohet” ashtu si dhe “shteti laik, shteti ligjor, demokracia liberale.”

Në pamje të parë M.Nano njeh se myslimanët janë pjesë e entitetit shqiptar, por më pas myslimanëve u kërkohet nga Nano ajo që nuk i kërkohet asnjë grupi tjetër – të japin prova. Të tjerët mirëfilli e duan vendin, interesin kombëtar dhe tolerancën e nuk kanë nevojë të japin prova komunitare që t’u lejohet pjesëmarrja në këtë kontratë kombëtare, ndërsa myslimanët duhet të japin prova e në këmbim të provave pala tjetër – gjithnjë tjetër – do t’u garantojnë “të jenë të lirë e të papenguar ta ushtrojnë e praktikojnë besimin e tyre…”

Vetë ky propozim është riforcim i mentalitetit të llogoreve – ‘Ne’ dhe ‘Ata’ – e paradoksalisht është përçarës e përjashtues. Në të njëjtën kohë, duke kërkuar nga myslimanët të japin prova, autori në fakt sugjeron se myslimanët ndoshta nuk e duan vendin siç e duam ne të tjerët, se përndryshe pse do u kërkohej të jepnin prova, ndryshe nga gjithë të tjerët; ndoshta janë kundër bashkëjetesës fetare, ndoshta e duan vendin vetëm për vete e duan të përjashtojnë të tjerët; nuk jemi të sigurt nëse myslimanët respektojnë shtetin ligjor, demokracinë, sekularizmin – si ne të tjerët. Autori dashje pa dashje sugjeron dyshim e frikë (fobi) mbi një bashkësi të tërë.

Do ishte ndoshta e kuptueshme pyetja: po a nuk përbën retorika e të arrestuarve një retorikë që me të drejtë ngjall shqetësim tek pjesa tjetër e shoqërisë? A nuk përligj kjo apelin e M.Nanos që myslimanët duhet të jenë të parët që distancohen prej saj? Gjer më sot nuk ka patur në media një analizë të retorikës së të arrestuarve në kontekstin e termave e debateve sektare e fetare prej nga e kanë origjinën. Por kjo pyetje do mund të ngrihej nëse vërtet besimtarët myslimanë nuk do ishin distancuar me kohë prej ekstremistëve brenda tyre – dhe kjo nuk është aspak e vërtetë. Në të njëjtën kohë duhet ngritur e njëjta pyetje për retorikën e urrejtjes – fetare, krahinore, etnike, ideologjike – që vjen nga pjesë të tjera të shoqërisë.

Këtu e kam fjalën jo vetëm për klerikë të dekoruar nga Presidenti i Republikës që kanë quajtur myslimanët ‘krijesa me bisht’ që do kish qenë mirë të ishin rrjepur nga Millosheviçi, website ku janë bërë thirrje për asgjësim fizik individësh myslimanë, por edhe për shtypin e përditshëm ku është celebruar masakra e Srebrenicës, është bërë thirrje për dëbim të myslimanëve nga Shqipëria, ndalim të praktikave fetare e është nderuar si hero Anders Breivik. Vetë z.Nano ka intervistuar politikanë që kanë cilësuar konvertimin e shqiptarëve në Islam me terma raciste e kanë projektuar veten si kryqtarë ‘në betejën e Kostandinopojës.’ Të njëjtin krim për të cilin akuzohen tetë të arrestuarit (përhapja e urrejtjes fetare) e lejojnë gazetat më të njohura në vend në faqet e tyre të komenteve me dallimin se ata të tetët deri më tani nuk dihet të kenë deklaruar që duhet përzënë me dhunë apo asgjësuar fizikisht ndonjë bashkësi shqiptare – formulim që e gjen të toleruar përditë në komentet e gazetave.

Kush u distancua prej këtyre ekstremistëve, kush sfidoi retorikën e tyre, e kujt bashkësie iu bë thirrje të distancohet prej ekstremistëve të vet? Do isha krejtësisht dakord, në të kundërt, që të ketë një angazhim të mirëfilltë të vëmendjes shoqërore që të dënohet intoleranca prej çfarëdo drejtimi, gjuha e urrejtjes dhe e ekstremizmit në të njëjtën kohë që çmontohet edhe gjuha e llogoreve midis ‘Ne’ dhe ‘Atyre’, gjuhë e cila rrezikon përherë kohezionin e një shoqërie, strukturën e bashkëjetesës dhe demokracinë liberale.

 

Mustafa Nano March 24, 2014 11:00
Komento

16 Komente

  1. beni March 22, 20:35

    Mustafa Nano eshte nje gazetar dhe opinionist i nderuar me nje nivel te kenaqshem dhe mbi te gjitha mundohet ti thote gjerat drejt, ose me sakte ashtu si i mendon ai, pa u ndikuar shume nga politika, por krahasimi, ose “barazimi” qe vendosi ai ne emisionin “Opinion”, midis luftes ne Siri dhe aasj ne Kosove ishte komplet nje inkopentence, injorance, padrejtesi, idiotesi, mungese atdhetarie, etj. Doja ti thoja z.Nano se shqiptaret qe shkuan ne lufte ne Kosove, shkuan per clirimin e atdheut te tyre, Kosoves, shkuan per te mbrojtur njerezit e tyre qe po maskroheshin nga serbet, per te mbrojtur pronat e tyre dhe jo per “xhihad”, sic po shkojne shqiptare ne Siri, qe ne te kundert me rastin e pare, po shkojne ne nje lufte qe as nuk eshte vendi i tyre, as njerezit e tyre dhe jovetem nuk na perket fare ne, por eshte nje lufte kriminale nga te dyja anet dhje s’ka asnje gje te mire ne misionin e saj.
    Me pak fjale, ne kete rast, turp z.Nano!

    Reply to this comment
  2. Dielli mbi KORAB March 22, 20:40

    Titulli i shkrimit mund te ishte dhe ky.
    Myslimanet dhe Ne.
    Cdo mengjes zani i klerikve islam buçet nga Autoporlantet pothuajse ne tan Shqipnine,dhe duam apo nuk duam ato dominojne jeten tone.
    Perse duhet kendoi Hoxha me Autopolant??
    Feja Myslimane nuk pranon qe te reformohet,por kur vjen puna tek propaganda ata perdor gjersisht mjetet moderne duke bere percjelljen e mesazheve fetare si nepermjet internetit dhe TV.
    Ne jemi vend ateist dhe besimi eshte diçka private,por kam frike se prej shume vitesh Feja si ajo myslimane dhe ortodokse,ne konkurenc me njera-tjetren perpiqen te marre timonin e pushtetit dhe po e dergojne kombin tone drejt gremines sociale .

    Reply to this comment
    • Ylli March 23, 11:49

      Vij nga nje familje me origjine myslimane, por pas 20 vitesh ne Suedi e kuptoj fare mire se ajo pjese e shoqerise shqiptare qe identifikohet me islamin radikal eshte funderrina e Europes. Ky Besniku flet percart dhe mundohet te mbroje te keqen.

      Reply to this comment
    • Lulekuqet March 24, 17:28

      Ku bazohesh kur thua se feja ortodokse po e con vendin drejt gremines?
      C’te keqe po shikon ti nga kjo fe? Dhe sa per shembull, para disa javesh te gjithe qaqet akademike ne Europe dhe SHBA mesuan dhe vleresuan dhenien e nje titulli shume te rendesishem nderi Kryepiskopit te Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise. Ndersa para disa ditesh po te njejtat qarqe bile edhe me gjere mesuan nga shtypi per “xhihadistet” shqipetare. Krahasimin beje vete. Se kush na nderon dhe kush na turperon ne sy te Botes, e ae kish kerkon te na coje ne gremine duket si dita ne diell. Por ju nuk keni c’beni. Nuk rrini dot pa vene shenjen e barazimit. Nuk rrini dot pa i share ortodoksit. Kujtoni se na beni keq? Perkundrazi, na beni nder. Por ju kete nuk e kuptoni.
      Mosmirenjohes ngelem gjithe jeten. C’njerez paskemi qene?!

      Reply to this comment
  3. hosteni March 22, 20:45

    (y)

    Reply to this comment
  4. Arberi March 22, 21:08

    C’jan k’to injorante keshtu more! Pa le qe pretendojne se jane me te perparuar, se produkti e nje shoqerie qe i perkasin. Hajde modesti hajde. Paradoks vetejak. Te papare jeni ju te Dites. Te menc’ur po e po.

    Grupi Shqipetar i te Drejtave te Njeriut??? HAHAHHAHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHHAHAHAHAHHAHAHAHHAHAHAHAHAHAHAHAHHAHAHA

    Reply to this comment
  5. GHEO-ANALISTI-ZVICER. March 22, 21:35

    problemi fatal madhor se shumica apsolute e shqiptarve nuk e kane kuptuar se per qka eshte fjala,ku mendojne per FE,a e gjitha dhe TOTALI eshte POLITIK e GJEO-STRATEGJI POLITIKE,si nga SERBIJA,si nga TURQIA,si nga GREQIA si nga shtetet ARABE.

    .me te mjeri.te e jetimat gjithme qdo kush ka MANIPULUAR e luajtur si MACJA me MIUN.

    .po kjo eshte e verteta,se po te kerkone qeverija ,,SHQIPTARE,, nga TURQIA qe imediat te hapan 150 SHKOLLA SHQIPTARE qe 6 milione shqiptar ne turqi ta mesojne gjuhen AMTARE SHQIPE,turqija ja u bene qeveris ,,shqiptare,, e qeveris ARRNAUTE te kosoves VACK FER FUTRE shoni ne RROT te SAMES,a ne shqiperi e kosove turqit kane edhe parti politike dhe vetem ne 15 vite ne kosove e shqiper kane ndertuar ILEGALISHT 2000 xhamija ne KOSOVE e 800 ne SHQIPERI =2800 pa i llogaritur mijra nderime xhamish ne maqedoni e presheve.

    .serbija ka interesa GJEO-POLITIKE-JETIKE qe shqiptaret te RI-ASIMILO-ISLAMIZOHEN deri qe arriten te behen XHIHADI i AL-KAIDES.greku ka te njetat interesa e objektiva,qka per evro-ameriken ISLAMI eshte nje KROKODIL i ZI.

    .pra mos te iluzion e fantazon dikush se kinse edhe me islamin jane te barabaret ne evrope si popujt tjer =jo-jo-jo,se po kjo evropa e amerika nuk ndalen se luftuari islamistat ne avganistan,shtetin e malit afrikan si vitin e kaluar ushtria franceze qka edhe sot eshte ne aksin te luftimit te tyre.

    .pra si eshte e mundur qe islamistet ti luftojn si ne AZI,AFRIK e PALESTIN,QEQENI etj dhe siq medon dikush ti perkrahin ne kosove e shqiperi,kjo eshte e pamundur dhe e pa realizushme.

    Reply to this comment
  6. Realiteti March 22, 21:59

    Qe nga e ashtequajtura “demokraci” ne vendin tone kane hyre dhe hyjne te gjitha format e besimit fetar. Eshte nje e drejte e garantuar per te gjithe qytetaret.
    Problemi shtrohet dhe shkruhet, per fate te keqe me interpretime nga te gjitha drejtimet qe ne fund te fundit i shmangen te se vertetes reale te vendit tone.
    Kush ben nje ndarje te popullsise ne te krishtere, myslimane etj? Vendi i yne eshte vend i shqipetareve, se te kujt besimi ata jane, sa prej tyre si i thone asaj fjale ngrihen dhe ngrysen me mendjen teke Zoti dhe librat qe merren me keto besime fetare, dhe sa prej tyre as qe duan te merren me keto banalitete, eshte nje realitet qe nuk lejon askerkend te beje nje ndarje artificiale te popullesise.
    Per te gjitha vendet e zhvilluara apo te pa zhvilluara eshte fakt se besimi fetar ka qene, eshte dhe do te mbetet nje problem qe ndeshet me te perparuaren dhe shkencen kur pikerisht besimi fetar perpiqet dhe futet ne mekanizmat e drejtimit te nje shteti. Pra ne ato dege te administrimit shteterore si, shkolla, institucionet e ndryshme shteterore apo ato te shoqerise te cilat nuk kane te bejne me besimin fetar, per faktin e thjeshte se jane probleme te shtetit.
    Ne thelb te saje besimi fetar ushtrohet ne kisha, xhamija etj dhe detyra e prifterinjve, hoxhallareve eshte qe te perhapin kete besim tek besimtaret simbas Bibles, Kuranit etj.
    Kur keto te drejta tejkalohen, duke u bere propagande besimtareve per probleme te ndryshme qe ka nje vend, qofshin ato ekonomike, financiare, politike, shoqerore etj.
    Probleme qe i takojne me kushtetute vetem shtetit dhe askerkujt tjeter, atehere kemi nderhyrje flagarante dhe shkelje te kushtetutes se nje shteti.
    Ketu qendron problematika e besimit fetar, qe nuk merret vetem me fene simbas Bibles dhe Kuranit, por deshiron te fuse hundet, duarte dhe te gjithe masen e saje ne ate qe nuk i takon.
    Te behet e qarte se emertimi i nje vendi si i krishtere apo islamik, eshte nje emertim qe bije ne kundershtim me kushtetuten e vendit tone, pra eshte i pa ligjshem. Shteti eshte i ndare nga feja me kushtetute.Shteti garanton mbrojtjen e besimit fetar, por jo te behet zedhenes i njeres apo tjetres pale te besimeve fetare.
    Futja e vendit tone ne grupime te tilla si ajo Islamike apo me vone tendenca per ta shitur si te Krishtere etj, jane sa te gabuara, po aq fallese dhe mashtruese.
    Ne vendin tone ka liri te besimit fetar, porese nuk duhet te kete liri te shperdorimit fetar, qofte i atyre te komunitetit te Krishtere apo te atij Islamik.
    E ardhmja e cdo vendi eshte nje edukim i shendoshe qe ka per baze te rejat e shkences dhe teknikes, nje shtet qe drejton dhe qeverise simbas kushtetutes dhe qe nuk lejon apo behet zedhenes i njeres apo tjetres pale te besimit fetar.

    Reply to this comment
  7. Aliu nga Selenic March 23, 01:47

    PROBLEMI I XHIHADIZMIT NUK DUHET NENVLEFTESUAR.!
    Si nga shkrimte qe behen nga autore te ndryshem ashtu edhe nga bisedat ne opinion kerkohet te anashkalohen problem te xhihadizmi qe per mendimin time jan shume te rrezikshme.
    Per instalimin e tyre ne shqiperi eshte punuar ketu e 23 vjet rrjeshte. Nje nder faktoret qe ndikojn ne financimin dhe pergatitjen e tyre eshte kryesishte Klani Serb , te cilit per ta sulmuar shqiperin jo vetem nga Serbet pore edhe BE dhe SHBA, kane instaluar kete fare te keqe duke edhe e pergatitur per veprim.
    Ne analizat qe bejen ketij problem aspak qe I bien kush vetem se keta mjaftohen me faktin se ne shqiperi kemi pasur harmoni fetare dhe me kaqe e mbyllin kapitullin.
    N te verte kemi pasur harmoni fetare pore kure e kishi dhe a e kemi sote.
    Le te analizojme pake.:
    Ne kohen e Ilimunisteve shqiptare eshte bere shum per bashkepunimin dhe harmonizimin e faktori feta rte shqiperi pore te mos harrojem se kishim keto kushte.
    Faktori fetar Mysliman udhehiqej nga fryma ilumuniste e vllejzerve Frasheri dhe ideologet shkodran te cilet e perkufizuan besimin fetare ne shqiperi. “Mos Shikoni Kisha e Xhami ,Feja e Shqiptari eshte Shqiptaria”.
    Ne kete kohe Kardinal I kishes Autoqefale Ortodokse ishte Fanoli, ndersa I kishes Katolike ishte franceskani Fishat. Per ato tre fete, ne ate kohe , ishin te kopsitura pas idealit kombetar dhe uniteti I tyre rreth idealit Kombetar ishte shum e forte sa qe per inerci akoma fryma e tyre u perballon dallgeve qe vijne nga Veriu dhe nga Jugu I shqiperise. Po ashtu ne ate kohe faktori politik shqiptar ishte mjafte I dobet dhe I pa mundeshem qe te ndikoi ne keto tre fe.
    Po sote si eshte e verteta.
    1.Deri ne vitin 1968 fete ne shqiperi ishin teper te tulatura deri sa edhe u hoqen me kushtetute. Pra mundesit e tyre per percarje apo per nderhyrje ne politike ishin zero.
    2. Pas prishjes se kulteve feja pati nje pauze te gjate pushimi. Gje qe atyre anje mundesi nuk u jepej per te vepruar.
    3. Pas vitin 1990 feja u lejua, pore lejimi I kesaj feje u perdor nga Partia shtat, me Berishen ne krye si n je dhurat nga ana e tije madje kete dhurat Berisha e perdori per inters jo vetem te tijet pore edhe te qarqeve antishqiptare.
    4. Nje nder perdorimit e tije ishte kleri mysliman ku shqiperin, Berish e beri antare e organizates islamike Pra Berish, e dergoi shqiperin ne organizaten njeriut Bombe. Ne keto kushjte ne shqiperi lulezuan Xhamite, dhe filloi te pergatiten celulat e par ate xhihadizmit te lidhura ngushte edhe me Alkaiden.Pase viti 1997 nga shqiperia shum firma Arabe u mbylle dhe u larguan, ne fshehtesi te gjith kreret e ketyre te sejgmentev terroriste, pore sidocofte at e lan faren e tyre e cila shkalle- shkalle u pergatiten ne xhamit tona te gatshme per Xhihade.
    Ne keto kushte sote keto celua te xhihadizmi po I perdore ne menyre prefekte klani Serb, per te ulur iumazhin e shqiperi si vende ne ballkan, qender e xhihadizmi, me qellim qe te pengohet marrja e statusit kandidat dhe te krijoi trren Serbia per te kthyer autoritetin e vet perseri mbi Kosoven. Kjo eshte si drita e diellit.
    5. Nga ana tjeter Kryetari im kishes autoqefale Ortodokse prifti Janullatesi ka punuar dhe vazhdon te punoj pa paushim per perqarje fetare dhe me shum eshte marre me politike ne sherbim te shtetit Grek se sa ne sherbim te misionit te tije fetare.
    6. Per hire te se vertet Katoliket kan mbajtu me qendrim kombetar se sa keto dy te tjerat.
    Pra ne keto kushte sote nuk eshte ai unite fetar qe kishim pasi politik e Berishes edhe ne ket fush ka future hundet per inmtersa te tija dhe qarqeve me agressive kunder vendit tone.
    Juve e shikon vet se akoma vazhdojen heshtje varri ndaj te ndaluarve xhihadiste me qellim qe sipas mendimit te tyre Gjykata atyre do tu japoe pafajsi dhe ne te ardhme Berish do te hidhet ne sulem me shprehjet e tije te njohura bijet e etrreve te cile dje ndaluan fen ndersa sot po I burgosin.Ky eshte perfundimi qe prêt te realizoi Berisha perkarshi atije sherbim me te keq qe I behet vendit tone nga veprimet e klerit Mysliman dhe ai ortodokes ne shqiperi me Berishen ne krye.
    Perfundimishte si rezultat I perdorjes se fese per qellime te tjera aktualishte ne shqiperi nuk e kemi ate unitet fetar qe kishim me pare.!

    Reply to this comment
  8. Bardhyl Qirjaku March 23, 06:08

    Nje shkrim me vlere. Secili komunitet, musliman, i krishtere apo ateist, duhet te shikoje raportet brenda tij. Ate qe e quan te mire apo te keqe njeri komunitet po ashtu e quan dhe tjetri, pra secili ne radhe te pare te luftoje te keqen brenda vetes. Kjo do te na conte ne nje harmoni edhe me te forte e te qendrueshme, qe jo vetem te pranojme njeri tjetrin por edhe te bashkepunojme qe kombi yne te ece perpara.
    Ju faleminderit !

    Reply to this comment
  9. Pilo Shpiragu March 23, 09:03

    Per mua problemi fetar nuk duhet te shkruhet fare ne shtyp. Kjo prish qetesine dhe eshte fillimi i nje lufte fetare. Nese dikush kalon ne grupe ekstremiste dhe ka qellim luften sociale, fetare apo te tjera te zbatohet ligji. Por mendoj se te gjithe ata qe kane mbaruar shkollen ne vendet arabe, por kryesisht ne Arabine saudite, kur kthehen ne Shqiperi vetem gjuhen shqipe dine. Asgje tjeter nuk kane shqiptare. Me ka ndodhur te udhetoja me nje student ne arabi, qe kishte vitin e fu,dit e do kthehesh ne shqiperi pas perfundimit te uversitetit. Edhe sot pas kaq vitesh kur e kujtoj pyes veten. Cfare u bejne qe u shpelajne trurin. Per ate nuk ekzistonte grua. Gruaja duhet te rrinte e mbuluar. Etj etj.

    Reply to this comment
    • beni March 23, 11:29

      Amerika duhet ta filloj nga Arabia Saudite sidomos nga tempulli i shenjte gjoja,ku cdo myslimin njeher ne jete duhet te veje te falet per genjeshtrat e Profetit Muhamet te Mekes!!
      Jan te zgujar Arabet,sa kerkojn te hedhin kthetrat edhe ne Shqiperi e Europe e ti mjelin Myslimanet njelloj si lopet!
      Per Para martohen edhe me kusheriren e pare ,per mos u hikur kapitali ne vend tjeter!

      Reply to this comment
  10. Enea March 23, 13:41

    Ky Besnik Sinani eshte ne foton para xhamise te Sal Berishes ?

    Reply to this comment
  11. Medet March 23, 15:51

    Ti e ke mire o Besnik, po injoranca e ketij populli eshte per te vene duart ne koke. Keta me siper nuk e kan haberin se cfare po thuhet ne shkrim e komentojne kodra pas bregut. Kot nuk thone se iluzioni i diturise ia kalon edhe vete injorances. Uroj qe vete gazetat te ndergjegjesohen se lejimi i cfaredo lloj komenti ne websitet e tyre vetem se do t’ia ulin prestigjin gazetes dhe asgje me teper.

    Reply to this comment
  12. shqip March 23, 17:28

    Mendoj se feja ne pergjithsi ne shqiperi duhet te reformohet e ne vecanti ajo muslimane .
    Njerzit qe kuptojn qart se kush ishte qellimi vertet dhe per cfar arsye fese ne shqiperi ju la mundesi e pakufizuar ne ate shoqeri e cila ne ate periudh perballej me te tjera probleme jetike ,te mbijeteses ne nji sitetem te ri ,te panjohur , dijne mir perse u lejua rradikaliteti feve .
    Pa i hyre gjat ne zemer ksaj teme ordinere sipas meje ,do thoja se nji rreformim i feve eshte i domosdoshem nqs shqiptaret mendojn seriozishte te bashkohen botes se civilizuar ,madje do guxoja te thoja se, eshte hapi i pare qe duhet te bej nji shtet e shoqeri .
    Sa i takon autoparrlanteve qe terrorizojn cdo qenie te gjalle me cirrjet ne ajer ,duhet menjiher te zhduken nga minaret e xhamive ,sepse e para kompromentojn identitetin shqiptare fene muhamedane tradicionale shqiptare dhe e dyta ,shqetesojn qytetaret ,ose le te themi i terrizojne ata me nji gjuhe te padeshiruar ,qe vjen si nji cjerrje injorantesh histerik ,absurde per kohet qe jetojme . Pra kjo eshte nji shkelje flagrante e te Drejtave te Njeriut ne Shqiperi ,kur dikush prish qetesine publike e cirret dite e nate me autoparrlanet mes qytetit si te ishim ne shkretetire .Se kush beri qe kjo te zeri vend ne shqiperi dhe ti jape shqiperise nji fytyre araboide ,ai qendron ulur mbi fronin e Fan.Nolit (gjarpri grek janullatos) i cili duhet te largohet pa asnji urdher nga ky vend . Sharlatanet duhet ti largohen ktij vendi . Shoqeria shqiptare duhet ti kthehet normalitetit te kohes dhe shikoje drejt qyteterimit ,europes duke u ndare njiher e pergjithmon nga kjo maskarade 23 -vjecare te injektuar ne trupin e shqiperise nga qarqet antishqiptare .

    Reply to this comment
  13. P.A.B March 24, 07:11

    Ka nje konflikt historik ndermjet Fese e Shoqerise; pa ja humbur te mirat qe ka sjelle asnje religjioni; e pa harruar periudhat e errata qe ka pasur. Eshte i njohur konflikti ndemjet Shtetit dhe Kishes Katolike, qe ne fund (te pakten ne menyre sh. te qarte) u fitua nga shtetet ne zonat Protestante. Pjesa Ortodokse ka dhe ajo ngjyrimet, e vecorite e saj. Ne fillimet e demokracive moderne ka pasur zona te erreta, jo se jane zhdukur sot plotesisht. Ca “njerez te urte” e kuptuan shpejt se disa “gjera” qe nuk lihen ne “deshiren e turmave, ekstremisteve, militanteve, ideologeve karizmatike, tifozeve a sharlataneve; sigurisht as te atyre qe predikojne e besojne sinqerisht.” Dhe, vune kufinjte ngahera.

    Pa ekzagjerim mund te themi qe te Djelave ne Washington gjate administrates te Tomas Xheferon (1801-1809) dhe te Xhejm Madison (1809-1817) qe jane presidentet No2/e/3 te SHBA-ve, Shteti u be “si Kishe”. Nje vit pas inagurimit Xhefersoni ne Shtepine e Perfaqesuesve bente sherbime fetare, si dhe Madisoni. Me nje ndryshim, i pari shkonte me kale ne pune dhe i dyti me karroce, se atehere Kisha dukej normale per te dy. Kjo praktike vazhdoi deri pas Luftes Civile ne Amerike, e quhej e zakonshme per ta sepse mendonin qe eshte “me deshire e jo-diskriminuese”, s’te forcon kush per po-a-jo. Cdo “tip Prifti” nga grupe te ndryshme fetare (brenda katolicizmit) mund te merrte pjese. Si Jefferson si Madison nuk kishin problem me kete, megjithese ato dhane opinion authoritative ne Amendamentin e I-re. (qe kupton, per sa kohe qe Kongresi nuk ben asnje ligj, i cili thote: Religjioni X eshte religjioni zyrtar i Amerikes, etj-etj) pra kishte nje interpretim “elastik” nga Baballaret e Kombit… “dhe ne e befsha une, s’po te forcoj ty sot e as me Ligje, me pas”

    Ne megjithese kemi Ligje dhe Rregulla, nuk kemi Shtetare te medhenj e Vizionare, e as nje Shoqeri te Emancipuar qe kupton mire te djeshmen e planifikon sot per te ardhmen.
    Pse e bej kete paranteze? Sepse me ka dhene shtytje nje “lajm i vogel” qe kam lexuar nga Kosova jo sh. kohe me pare. Nje Imam (shefqet a dicka, qe takoi Qosen) kish pretenduar se Mund te behej President a Politikan…po te donte ai. Kjo te ben te mendosh: “sa e lehte jane te c’ekuilibrohen balancat.” Kushtdo ka te drejte te Zgjidhet e Kandidoje, Po SIKUR, te krijohet nje Parti “fetare” themi Laike por me prapavije e perfaqesi krejtesisht fetare; per interesat e tyre!? Ne nje “politike fraktale” si e jona, me 2-4-6 deputete do shkaktonin trazira. Nuk eshte problem asnjehere Islami e ndjekesit e tij normale, sherri fillon tek “islami me shoqata, zhurma, parti” qofte nga individe qe tendosin ligjin ne maksimun qofte nga Islami Radikal e ai Politik; dhe ne keto te dy me i rrezikshem me duket Islami Politik. Te cilin ne shoqerite e dobeta/ shtetet e vogla (si ne) ose i kunder-pergjigjen me ekstreme duke e radikalizuar me shume; ose me koncesione jashte-proporcionit duke ja shtuar me shume oreksin.

    Mendoj se heret-a-vone, Shqiperia do perballet me kete problem. Ne nje forme a nje tjeter nje zhvillim i tij do e nxjerre koken. Qofsha gabim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim