Në emër të Lazaratit, në emër të ‘statusit’, në emër të…?!

Redaksional June 27, 2014 17:30

Në emër të Lazaratit, në emër të ‘statusit’, në emër të…?!

Vrasja e bankierit Artan Santo, nuk është e tillë për t`u zbuluar sa hap e mbyll sytë, edhe në u kapshin vërtet shpejt atentatorët mbi motor. Ideatorët dhe planifikuesit, fare mirë e dijnë se dhe nga kamerat e shumta do jenë të fiksuar, se dhe shteti aktualisht ka një vullnet të pazakontë për ta bërë zap krimin, se edhe aktivizimi i strukturave policore dhe hetimore do jetë  në maksimumin e mundshëm.

Kjo e bën zbulimin e vrasësve dhe arsyeve të vrasjes së Santos, një sfidë shumë më të vështirë se çdo tjetër e ngjashme; edhe se Lazarati. Aq më tepër që me ekzekutimin e biznesmenit të njohur, janë dashur të vriten disa “zogj” njëherësh. Dhe ‘statusi’ i marrë para 48 orësh, është njëri nga ato.

Eshtë një vrasje pra, që konkurron çdo sfidë tjetër qeverisëse, duke përfshirë gjithë gropat e punëve përsëprapthi që janë trashëguar në 23 vjet, pa llogaritur këtu dhe instalimin e mafias. Eshtë një vrasje që vlen sa një mandat qeverisës katërvjeçar. Të zbulosh se kush e vrau dhe pse e vrau Artan Santon, do të thotë që të zbulosh vetë rrënjët më të fshehta të së keqes që ka pushtuar këtë vend në më shumë se 20 vjet, e t`i këpusësh ato.

E nëse kjo ngjan si diçka utopike, po kaq utopike ngjan që këto ditë, të kemi një lajm të llojit: Ja kush e vrau Artan Santon! Por në gjithë këtë utopi fatale, mundet të thuhet diçka, që ca prej plumbave, patjetër janë shoqëruar me fjalë, që identifikojnë llojin e “zogjve” për t`u vrarë me një të goditur: në emër të Lazaratit, në emër të ‘statusit’…..

 

Redaksional June 27, 2014 17:30
Komento

15 Komente

  1. ben June 27, 11:03

    Po mire o militante po per policine e paafte nuk e thate nje fjale ? Ne qender te bllokut qelluan pa silenciator, degjoi lagjja, jepet ne radio alarmi, bllokohen rruget, 2 unazat, autostrada…..
    Ata arriten deri ne Fushe Kruje pa problem.
    Pastaj ky shoferi i tij paska qene budalla, ata i rrinin 3 m. afer ne rruge e ky qorri nuk i shihte nje here pasqyrat ?

    Reply to this comment
  2. paradox June 27, 11:22

    Fjalet UTOPI dhe FATALE nuk mundet kurre te formojne nje togfjalesh sepse jane te kunderta ne kuptim eshte njesoj sikur te thuash e mori uria duke ngrene. Utopia eshte nje shoqeri me kualitete perfekte te jetes, kurse fatale do te thote vdekjeprurese!!!

    Reply to this comment
    • bishak June 27, 18:39

      o Paradox, jemi deri ne fyt me profesora si puna jote
      Sic jemi deri ne fyt me burrat e Shqypnis qe ngelen duke qare e duke percjell njeri tjetrin ne varreza.
      Teresisht dakord me redaksionalin qe sapo lexova.
      korrekt, etik, policia te zbuloje vrasesit

      Reply to this comment
  3. Dardan June 27, 11:33

    Sa te keni akoma te lire themelusin e antishtetit shqiptar dhe shqiptarovrasesin me te madh te historise skeni per te bere kurre shtet evropian. Qeverisja e larguar punon nate e dite me elementet e saj më kriminale per te sabotuar cdo arritje te shtetit shqipar. Dihet mire se kujt i intereson me shume kjo gje.

    Reply to this comment
  4. dario June 27, 11:41

    Si nuk bëhen pak kuriozë këta gazetarë të pavarur të mësojnë për vete dhe të na tregojnë edhe neve si e vuri pasurinë ky njeri se xhaxhi na la të gjithëve me një dhomë e kuzhinë.

    Reply to this comment
    • Sallakja June 27, 13:35

      Kete, more Dario vellai,
      nuk o ta mesosh dote. Eshte nje difekte i vogel
      i capitalizmit, i demokrcise, i zhvillimit.
      Per kete aresye kemi shpikur edhe llafin:
      Privacy.

      Reply to this comment
  5. SeVret Katovica June 27, 12:24

    Bravo darlo,edhe une òuditem per dy gjera:Si nuk nathane keta gazetaret fevzi pse ne ceremoni mortore gjinden gjithmon prifti Nano e imami Like floriri?Mos do te thote u pjekshim se shpejti se dhe ne ceremonine e leka zogollit ishin po keta?

    Reply to this comment
  6. Meteh June 27, 15:39

    Kjo vrasje i ka rrenjet shume thelle dhe,siç tha NGJELA;”..Ne shqiperi krimet nuk zbulohen kurre,ato harroen”Sa krime jan bere e jan len ne mes,harruar,ndonse dihen autoret.Nje pyetje kam:”Pse Saliu nuk ishte ne homazhe”???Pse Basha tha”..Thirrje per te ndalur krimin”???-Pra krimin e ndal vetem ai,babai i tij…!!!

    Reply to this comment
  7. P.A.B. June 27, 18:16

    Të zbulosh se kush e vrau dhe pse e vrau Artan Santon, do të thotë që të zbulosh vetë rrënjët më të fshehta të së keqes që ka pushtuar këtë vend në më shumë se 20 vjet, e t`i këpusësh ato. [artikulli]

    Shume e sakte.

    Reply to this comment
  8. E VËRTETA ! June 28, 23:28

    Nga ky shkrim Readaksional mora vetëm këtë pjesë :
    “Të zbulosh se kush e vrau dhe pse e vrau Artan Santon, do të thotë që të zbulosh vetë rrënjët më të fshehta të së keqes që ka pushtuar këtë vend në më shumë se 20 vjet, e t`i këpusësh ato”.
    Po, mirë mor ti që fshihesh pas këtij shkrimi redaksional, në këtë vend që ne e quajmë Shqipëri vetëm ky Artan Santo na është vrarë, dhe se po zbulove se kush e vrau…, do të thotë që të zbulosh vetë rrënjët më të fshehta të së keqes që ka pushtuar këtë vend në më shumë se 20 vjet, pra gati njëçerek shekulli?! Nuk e di atë kujtohet ai shkrimi, dikur në “Zërin e Popullit”, (pika neve!), nëse nuk ka qenë i “porositur”, i një farë të quajturi “profesor” Ylli Popa, “Në kërkim të kohës së humbur” ?! Dhe në fakt ne, jo vetëm që nuk e gjetëm kohën e humbur, por dhe veç 45 viteve diktaturë, mjerim e krim ne humbëm edhe gati 25 vjet të tjera, dhe akoma nuk po gjejmë se kush vrau “bankjerin”, sikur gjetëm se kush na vrau Arben Brocin, se kush vrau Xhindin, se kush vrau Hajdarin e kushedi se sa e sa të tjerë ! Po, mor “Redaksional” po të pyes: Po 200 e ca policë kush i vrau dhe përcilin u vranë, se për popullin kurrën e kurrës, po nja 3000 që u vranë për gjakmarrje, më thuaj kush i vrau, po 8500 të tjerë që u vranë për pronë më thuaj o njeri anonim po këta kush i vrau, dhe Ti nuk di akoma se ku janë rrënjët e fshehta të së keqes që ka pushtuar vendin, kur rrënjët i ke jashtë pikërisht tek ata 8500 vetat që u vranë për pronën ! Pa më thuaj o njeri nëse edhe në Angli, Gjermani, Francë, Spanjë, e kudo të mohohej trashëgimia e tokës, unë kam bindjen e plotë se edhe ato vende do ti përfshinte, anarshia, kaosi, krimi dhe korrupsioni, ashtu siç thua edhe ti dhe e shikojmë të gjithë se një e keqe e madhe ka përfshirë gjithë vendin, tone, dhe akoma më keq politikanët dhe pushtetarët tanë mundohen të gjejnë dy kriminelët e fundit kur duket hapur se në këtë vend me ligjet e politikanëve dhe pushtetarëve tanë për tokën, thënë “shkoqur” gjysmën e popullit e kthyen në kriminel dhe hajdutë !!!! Duhet që ta dish dhe ta kuptosh, dhe jo vetëm ti dhe jo vetëm ata që flenë të qetë e të lumtur mbi pronën e trashëguar të tjetërit, në një kohë që nuk është e tij, porse ja ka falë “babai shtet”, që ai “baba” nuk është gjë tjetër veçse një “baba” kriminel dhe rugaç (!!!), kur më tepër i dhimsen “pronarët e rij”, pjella më e shëmtuar e tij, dhe urren për vdekje “fëmijën tjetër”, atë që e quan “ish” pronar !!!! Kur dihet se të të mohohet e të grabitet gjithë trashëgimia e tokës dhe jo vetëm mua port ë gjithë pronarëve trashëgimtarë vërtet që është një mëkat i madh, dhe e keqia është, se në këtë vend ky mëkat ka filluar që në kohën e sundimit Turk, kur sulltanët dhe pashallarët shpronësonin fshatëra të tërë duke përdorë kërrbaçin për ata që nuk bindeshin dhe “kulaçin” për ata që i shërbenin me devotshmëri, dhe ky mëkat si në kohën e Turqisë po vazhdon akoma edhe sot! Atë bëri Zogu i I-rë kur me dekrete mbretërore grabiste pronat e të tjerëve, atë bëri Enver Hoxha, atë vazhdoi Ramiz Alia, Fatos Nano, Sali Berisha dhe atë rrugë krimi po ndjek edhe Edi Rama ! Pra jo mohimi dhe grabitja e tokës së trashëguar që është një mëkat i madh, por edhe kur njërit i vidhet një pulën, një dhi, një dele, apo një lopë, kur pronari e konstaton, fjala e parë që i del me shpirt nga goja është : “Mallkuar qofshin” ! Pra, o “Redaksional”, pas mëkatit që bën njëri, patjetër që merr edhe mallkimin, dhe pastaj patjetër që vjen edhe shpagimi ! Ja, ky popull mëkatar që në mesjetë e deri më sot ka mallkimin e atyre që akoma po vuajnë edhe sot, dhe mos u habisni kaq shumë pse këtë vend e ka mbuluar mafia, krimi dhe korrupsioni ! Prandaj lufto jo vetëm Ti por të luftojmë të gjithë pronarët e ndershëm që ti thonë Edi Ramës, shiko “zbrit nga kali se edhe Ti i ke hipur mbrasht si edhe të tjerët”, dhe pasi të zbresë, dhe ti thuhet: Do që të hipësh përsëri, por veçse ne njerëzit e ndershëm ti themi dhe ta detyrojmë që “kalit që nuk është vetëm i Tij por e kemi të gjithë bashkë, hipja që do bësh të jetë vetëm dhe vetëm mbarë” ! Ja, pikërisht tek mohimi dhe grabitja e tokës së trashëguar vetëm atje fshihet e qëndron e keqja që ka pushtuar të gjithë vendin! Pa kthimin e tokës tek i zoti, mëkati; mallkimi dhe shpagimi nuk do pushojë! Faleminderit Gazetës “Dita” si dhe njeriut që shkroi këtë “Redaksional” !

    Reply to this comment
  9. hithri June 28, 23:31

    Njeriu i errësirës që përgjon jetën prapa perdes!

    -Kë të vrasim këtë rradhë që t’ua shuajmë euforinë dhe gëzimin që po ndjejnë për marrjen e kandidaturës? Duan këta morracakë të futen në BE! Le t’ua tregojmë se sa mirë është të jesh kandidat i BE kur jeton në Shqipëri!

    – Marin K.?

    -Jo! Është shumë i korruptuar! Vrasja e tij do t’ju japë kënaqsi. Megjithëse ka hedhur vickla shumë kohët e fundit, atij ja gjej anën në mënyrë tjetër. Na duhet dikush që është djalë i mirë. Dikush që ka bërë para, që e kanë zili, por që ka qëndruar relativisht i ndershëm dhe njëkohësisht e duan.

    – Vështirë se mund të gjëndet një i tillë.

    – Kërko se do ta gjesh! Fundja bëj një listë të atyre që janë më pak të korruptuar.

    – Kjo është lehtë të bëhet!

    – E dua për një orë në tryezën time. Atë më pak të korruptuarin vëre në majë të listës. Dua dikë që ka pasur këmbët në të dyja anët dhe që mendon se ka imunitet.

    – Menjëherë bos!

    Dera u mbyll pas ndihmësit. Ai ndejti i menduar dhe vajti tek dritarja. Lëvizi perden dhe shikoi poshtë në rrugë. Pa njerëzit që ecnin të qetë. “Nesër do të zgjoheni të tronditur”, mendoi. “Dhe unë, do të fle i qetë sonte. Nuk mund ta duroj dot më gëzimin e tuaj foshnjarak. Dua t’ju trondis! Dua t’ju bëj të vuani! Dua t’ju godas tek pjesa më e mirë që keni dhe t’ju tregoj, se sa të jetoni në Shqipëri, jeta është e pasigurtë edhe për atë që mes jush që mendon se është i paprekshëm se i ka të gjitha. Dua t’ju tregoj, se kjo do të jetë jeta juaj e vazhdueshme, vuajtje, shok, tronditje. Dua t’ju tregoj se do të vuani edhe atëhere kur mendoni se hallet e tuaja do të mbarojnë me futjen në BE dhe se një jetë e re po ju fanepset në horizont.”

    Mori frymë thellë, dhe vazhdoi monologun me vete:

    “Une dua që juve t’ju fanepset vdekja! Vdekja! Vdekja! Më e bukura është se ju e dini se ju vjen prej meje. Dhe kjo më jep një kënaqsi të jashtëzakonëshme. Është e vetmja gjë që më mbush të tërin, më bën gjakun të lëvrijë në deje, dhe më jep qëllim për të jetuar: DUA, t’ju bëj të vuani dhe të tronditeni, edhe atëherë kur mendoni se shpëtuat nga unë me që u futët në BE. ”

    I shikoi edhe një herë njerëzit që dukeshin të vegjël nga kati i lartë i zyrës së tij dhe këtë rradhë foli me zë, që pati një tingëllim të çuditshëm pasi u përplas në objektet artistike që mbushnin zyrën:

    – Nesër në mëngjes do ngriheni përsëri të gëzuar, POR, nga shoku që unë do t’ju krijoj, JU, nuk do të jeni më milionshi që më mundët, por ca qënie të mjera të tronditura nga Vdekja e Pakuptimtë, që unë mbjell sa herë që dua.

    – Për një gjë më vjen keq!- këtu ai e ngriti zërin që kumboi fort në muret e izoluara mirë që nuk lejonin tingujt e lëshuar në hapësirën e madhe të zyrës të dilnin jasht,- Që këtë vrasje nuk do të mundem ta vëzhgoj dot nga dritarja si atë ditë të ftohtë janari! Por gjithsesi, do ta ndjej njësoj kënaqësinë e faktit që unë jam Zoti që shkaktoj vdekje dhe bëj që gjaku të rrjedhë nga trupat tuaj aty në tokën që ju e doni aq shumë e që unë e urrej deri në palcë, e të shuajë shpirtin e jetës midis jush sa herë që UNË dua!

    Pas pak zilja tingëlloi lehtasi. Mori komandën dhe sinjalizoi hapjen e derës. Ndihmësi u fut brënda duke ecur me kujdes si të mos donte t’i ndiheshin hapat. Iu u afrua dhe i zgjati listën. Emrat ishin shtypur me gërma të mëdha. Shefi i donte të gjitha materialet të shtypura në madhësi 14, për listat 16. Njerëzit pëshpërisnin se nuk i pëlqente të përdorte syzet e leximit nga që nuk donte që shenjat e pleqërisë t’i dukeshin haptazi.

    Ai e kapi letrën si me shkujdesje dhe i hodhi një sy emrave. Një buzëqeshje e fshehtë iu lëvrua në buzë. Eci drejt tavolinës e vuri letrën mbi të. Mori lapsin e kuqtë trashë që e prëdorte në këto raste nga mbajtsja e penave, dhe me një shkëndijë të ligë në sy rrethoi tre herë emrin e dytë në listë duke i mëshuar lapsit fort që në fund la një vazhdë të gjatë si një lak jasht emrit. Iu duk sikur emri u skuq papritur. Ndihmësi, që po e vëzhgonte, ndjeu sikur pa gjakun të shpërdahej në letër nga ajo vijë lakore jasht emrit. Tundi kokën ta hiqte atë vizion të përskuqur nga sytë.

    – Bëre një punë të mirë.- iu drejtua ndihmësit, ndërsa në sytë e mëndjes përfytyronte se si e gjithë kjo do të kryhej. Por ajo, që më shumë e eksitonte, ishte reagimi publik ndaj asaj që do të ndodhte.

    Me një kënaqësi të egër në sy i dha letrën ndihmësit dhe duke u drejtuar nga dritarja, ku hapi pak perden për të shikuar poshtë në rrugë, i tha me zë disi të ngjirur nga emocionet:

    – Pas një jave! Kini kujdes të mos lini asnjë gjurmë. Konsultohuni për çdo gjë me Vishan Asimin.

    Ndihmësi tundi kokën në heshtje dhe në qetësi la zyrën.

    Ai vështroi edhe një herë në rrugën e mbushur me lëvizje automjetesh dhe njerëzish, dhe ngriti kokën dhe pa drejt qiellit. Një re e errët dukej në horizont si një ogur i zi që ndillte kob. Errësira dhe gjaku i krijonte një ndjenjë që asgjë tjetër nuk ja ngjallte. U mbush me frymë dhe i buzëqeshi boshllëkut që i shfaqej para syve.

    Reply to this comment
  10. gege June 29, 15:28

    shume mire keni shkru ,e vertea dhe hithri por deri sa nuk keni guxim te shkruani emrin tuaj
    te vertete,si ju shume tjere si ju . Ky vend keshtu do te vazhdoj . Kaq frikacake jemi NEEEEEE?????

    Reply to this comment
  11. eglantina June 29, 19:20

    nese e gjejne kete vrasje, PS do na binde se dicka po ndryshon nese nuk e gjen, ne te semes te shkojne…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim