SHËNIM: Ne, vendi me ushtrinë, armikun dhe luftën më të çuditshme!

February 9, 2014 14:26

SHËNIM: Ne, vendi me ushtrinë, armikun dhe luftën më të çuditshme!

Vitet e fundit, duke parë dhe rrënimin e papreçedent të ushtrisë shqiptare (na ka marrë malli të shohim në ambjente publike ndonjë ushtar a oficer, apo mobilizim ushtarësh të rinj), që për paradoks është shenjtëruar me futjen në NATO, është krijuar ideja se vërtet nuk është e nevojshme të kemi ndonjë ushtri të fortë, dukshmërisht potente, me gjykimin se, në rast të ndonjë lufte a sulmi, është NATO-ja që na del për zot. Por ja që ne kemi vërtet nevojë për një ushtri dhe jo dosido. Sepse të tillë e kemi dhe armikun, edhe luftën që duhet bërë me të. Armiku jemi vet ne; luftën e kemi me vetet tona. Një sfidë e jashtëzakonshme, që nuk ka strateg ushtarak në botë që i jep dum. Të shtunën paradite, forca të ushtrisë u angazhuan në pastrimin e terreneve të shpërfytyruara nga mbeturinat e pisllëku ambjental, në afërsi të dy pikave kufitare me Malin e Zi, atë të Murriqanit dhe Hanit të Hotit. Eshtë ndër ato shfaqje që bartin metaforën e trishtë tonën, që na e tregon se armiku ynë më i madh, ka qenë  e është vetja jonë! A nuk mjafton natyra përreth, që të ba bindë për këtë?! E tashmë, ushtria na duhet për një luftë të paepur në të tilla fronte, ku i vetmi avantazh, është se nuk rrezikohen viktima. Por jo se nuk mund të ketë heronj. Se vërtet, si ushatar apo si civil, është heroike që sot të angazhohesh me hir apo pahir në pastrimin e gjëlbësirllëkut ambjental, në det, liqene, lumenj; fushave, maleve, kodrave, gërxheve, monopateve, deri afër grykëve tona. E në këtë lloj lufte, ndaj këtij allasoj armiku, vlen të rifutetnë përdorim si apel publik një sllogan i dikurshëm, vërtet me përmbajtje ideologjike, por i adaptuar për dramën sociale aktuale, që ka të bëjë me një ndotjen, pasqyrën e “armikut” të tmershëm në vetet tona: “I gjithë populli ushtar!”. Ndërsa “plumbat për armikun”, le të jenë aktet lehtësisht të realizueshme: mos hidh një mbeturinë atje ku nuk e ka vendin. Ose më heroikisht: largoje një mbeturinë nga vendi jo i duhur. Dhe paqja do vijë, patjetër do vijë! / E.H.                              

February 9, 2014 14:26
Komento

16 Komente

  1. poprapo February 9, 15:57

    ne cdo vend te natos ushtrite perdoren ne rast te pare neper katastrofat natyrale. ne rast te dyte per pastrim territori. ne rast te trete per ruajtje objektesh dhe se fundmi per lufte…dhe keta tanet meqe jane ushtare me pagese( nuk po i quaj mercenare) le te levizin prapanicen dhe te bejne dicka per te cilen mbahen mend … ne napoli para 3 vjetesh u desh nderhyrja e ushtrise qe vendi te pastrohej deri me nje fare mase nga mbeturinat e hedhura me kujdes sa andej sa kendej

    Reply to this comment
    • splinter February 9, 19:54

      haje trap hajde
      perse quhet ushtri ore qyp perse mbajne arme te renda apo te lehta
      si ore qyp ushtria e natos u perdorka ne radhe te pare per katastrofa.
      hade idiot hajde.

      Reply to this comment
      • dikushi February 10, 03:23

        ore idiot vendet qe bejne pjese ne ato nuk kane nevoje per ushtri mbrojtjeje por vetem sulmuese…frtcat qe rrine ne vend me cfare do merren te vrasin idioter si puna jote per qen bashkie me 500 cmimi? koqe kanaro…ushtria brenda territorit rrin kruan koqet sa mastaj e sa djathtas…..sa per armet te mbash nje granade apo nje kallashnikov nukte ben ushtar,ushtar te ben premtimi qe ke bere ndaj atdheut ne kohe nevoje..qofte lufte, qofte mbrojte istitucioni qofte pastrim dhe mbrojtje ambienti…PASKE QENE KAR PA KOQE…ARGUMENTI

        Reply to this comment
      • raimondi Vlonjati February 10, 04:13

        Ky qe ka bere artikullin eshte nje Hipokrit

        Ne jemi vendi i vetem ne bote qe jemi ne gjendje lufte

        Nuk ka vend ne bote qe te jete zyrtarisht ne gjendje lufte,–Edhe Korea Veriut me Korene e jugut,apo Palestina me Izraelin megjithse jane armiq me njeri tjetrin….nuk jane ligjerisht ne gjendje lufte —

        Eshte skandaloze qe te jesh nen peshen e nje Ligji lufte , dhe ta lejosh nje fakt te tille sikur eshte dicka normale,…..

        Pikerisht ky Ligj lufte qe mbajne greket ndaj nesh tregon Arsyen se perse ne nuk kemi ushtri dhe nuk kemi asnje lloj armatimi te rende

        Keta qe na drejtojne jane nen kthetrat e politkes greke, dhe greku ju ben presion qe keta te mos mbajne as armatim te rende dhe as ushtri

        Ne duhet te hyjme ne librin e Guiness si vendi i vetem ne Bote nen peshen e nje ligji lufte–Ne jetojme akoma nen klimen e luftes se dyte boterore …dhe kete nuk duhet ta lejojme
        Duhet ti kthejme personalitetin vendit tone

        Sala qe ta mbante mire me greket , zvogeloi ushtrine dhe nuk bleu asnje lloj armatimi te rende, dhe prishi komplet armatimin e rende qe kishte Shqiepria

        Edhe Edi qe ne takimin e pare qe pati me ish oficeret e vjeter ju tha :…do ju regullojme pensionet por mos kekroni ushtri dhe armatime ..

        Dmth kuptohet lehte fare se presioni Greqise e ka lene Shqiperine me pushke druri dhe pa ushtare fare ….
        dhe perdorin nje justifikim qe :…”nuk na sulmon njeri ,se jemi ne Nato”
        te cilin e perhapin lart e poshte neper tv, gazeta, neper komente ketu online njerezit qe bejne politken e grekut ne Shqiperi..dhe qe dihet shumica e tyre dalin nga Kisha e Janullatosit …….

        Kjo gjendje pa ushtri dhe pa armatim eshte e Papranueshme dhe e rezkishme per fatin e integritetit te Shqiperise

        Mirpo ,elektorati i PS-se dhe media e saj jane ca njerez qesharake dhe besnike te “partise” qe jane gati te pranojne gjithcka vetem e vetem te jete ne krye Lideri i tyre

        Duhet te gjithe ,media, shoqeria civile, politikanet e pavarur, intelektualet , ish -ushtaraket te kerkojne me force qe te ritet numri i ushtrise,
        qe te rinjte te gjithe pa perjashtim te bejne ushtri 1 vjecare pa pagese,
        se e kane detyrim ndaj Atdheut dhe duke vajt ne ushtri te gjithe , do piqen ne karakter dhe fizikisht per ta perballuar jeten me sukses, por do ju zhvillohet edhe dashuria per atdheun e tyre …
        Atdheut i sherbehet me zemer , nuk ka nevoje per pagese

        Kjo gjendje e tanishme e ushtrise duhet ndryshuar menjehere dhe rrenjesisht ,
        dhe Media , e sidomos media e majte duhet ti kerkoje qeverise se sotme qe te krijoje ushtri moderne me standarte te Nato-s

        Media e ka per detyre qe te percoje zerin e protestes dhe te ankeses se qytetareve ,,sidomos ne kete rast qe duket happur se qeveria po e neglizhon ushtrine
        dhe armatimin e saj

        Ku sherbimi ushtarak te behet i detyruar 1 vit dhe falas,dhe te kemi nje ushtri 60 mije vetesh,por dhe me shume ,

        Te krijojme nje armatim te rende modern me nja 10 avjone moderne, 4-5 anije luftarake moderne , nja 200 tanke moderne, nja 300 topa kunderarjore moderne –
        -Dhe kaq eshte normale per forcen mbrojtese te vendit tone ,

        Nuk jemi ne Nato qe tu lutemii te tjereve , per te na mbrojtur hapesiren ajrore ,tokesore apo detare,
        kur ne kemi pilote e teknike …oficere marine , ,oficere kembesore te shkelqyer ….

        Ndaj , duhet te gjithe te ngrihemi e te kerkojme nje ushtri moderne me standartet e Natos ……dhe te mos lejojme qeverine & opoziten te bejne Eksperiment me jeten e Shqiperise ….
        ,

        Reply to this comment
    • gjergji February 10, 10:18

      2o vite keni bere palle ariu po nga ato qe ne asnje vende te botes nuk ben vaki vetem tek endacaket … jepte nje nate tv gjermane per ushtrine greke sa nendetese gjermane tanke leopard raketa etj te ikte mendja skic cfare investimesh edhe ne shqiptaret vetem fjale edhe porre me rigon ose kenge qe tregojme sa trima jemi edhe jemi shume te varfer nuk jemi ne gjendje te kemi nje repart te vogel helikopteresh per emergjence jo me ushtri -ky thote pasterti nuk merret ushtria me pasterti or mik por me urdhera ushtarak dmth te vret edhe mbron kufijte deri ne vdekje nuk dezerton por eshte bere ushtria shqiptare si pacavure nato eshte nje organizate ushtarake si perandoria osmane ate dite qe del nga funksioni do ndodhe ajo qe ndodhi me 1912 apo me mpas do ikim per lesh se ne jemi mesuar qe me mire behemi me nje krenari greke serbe maqedon apo malazez vetem me bere shtet shqiptare kete se duam -ahhh neveri ndjeje te gjithe kemi faj 20 vjete asnjeri sna pengoi me bere ekonomi te perbashket nga nishi ne arte nga durresi ne shkup si hape i pare ekonomia pastaj ushtria e pastaj kishim arritur bashkimin por mendojme bashkimin me ndenjur ne hije te ullirit e pire raki -edhe fajet i ka i huaji …

      Reply to this comment
  2. shpatar February 9, 18:01

    Eshte per te qare e per te qeshur me konceptin e politikave hajdut qe Shqiperia nuk ka nevoje per F.A. Realiteti Ballkanik dhe ai Evropjan tregon te kunderten e pikpamjeve per F.A. Nuk di kush ua ka mbushur mendjen se nuk kemi nevoje per te patur ushtri .
    Jetojme ne nje rajon qe ka 14 vjete qe u mbull nje lufte Ballkanike ku me te humbuir jemi ne shqiptaret .Le ta marim se vendet e Natos nuk sulmojne njeri tjetrin .Kjo nuk do te thote qe pikerishte ne te mos armatosemi.Fqinjet dhe pak me tutje se ta jane shume here me te armatosur se ne.
    Ushtria ka vendin e saje qe nuk zvendesohet as me teori Blloku (NATO) e as me delkarata se jemi vende fqinje qe ja duam te miren njeri tjetrit .Nuk ka asnje vend ne Bote qe ruan vendin vetem me disa struktura Policore .Politikanet shqiptare ne keto 23 vjete e kane sabotuar me qellim.Kane treguar vemendje per Policine dhe disa organe spiunesh per tu sherbyer atyreve. Nese do te riorganizoheshin te gjitha Forcat e Armatosura, sipas nje plani strategjike te domozdoshem per modernizim,do te ishte e veshtire qe Berisha e ndonje tjeter te bente si te donte.Nuk do te kishim as Gerdec ,21 janar ,pushtim te institucjoneve,kondrabande ,Bathore ,Lazarat ,Kamze,vrases me pages,te korruptuar qe largohen ne drejtim te panjohur e kacak qe te vrasin mbas shpine e fshihen midis nesh .
    Prezenca e F.A ne toke ,det, ajer e ne specialitete teper te nevojshme per luften ndaj krimit e terrorizmit jo vete qe ndihmojne ne mireadministrimin e Shtetit por i hapin rruge zhvillimit normal te biznesit e sigurise pa u kercenuar. Ne kane sy e mendje le te shohin e te krahesojne keta tanet me fqinjet .Eshte turp dhe zbene dot krahesim .
    Sigurishte qe organizimi i F.A duan te shpencosh fonde e te pergatitesh kuadro cilesor. Duan qe ta mbledhim dhe pak rripin si popull por jo fondet ti kene ne duar Qeveritaret e ti fusin ne xhepepat e tyre .Pa i mblidhni te gjitha abuzimet nga 91 e deri tani, pa llogaritur harxhime te kota, se sa miljarda behen.Aq shume jane sa jo vetem do ta permirsonim jeten e popullit por do te kishim nje ushtri dinjitoze .Po te kishim Zotin mbi koke si gjukates do priteshin jo pak por me qindra koka te korruptuara e armiqsore qe e kane katandisur Shqiperine si nje placke qe kushdo ve dore ndaj saje .Nuk i kuptoje jo vetem kete por dhe shume marrezi te tjera qe kane nevoje te operohet urgjentishte .
    Qeveria Rama e ka shume te veshtire ti rikuperoje te gjitha per nje kohe te shkurter .Nese behet nje studim me ndihmen me eksperte te vendit, qe jane me qindra ,ne bashkpunim me Aleatet (Naton ) gradualishte ,me borxhe ,do ta sjellim ushtrine atje ku e meriton .

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi February 9, 21:25

      “Shpatar”? Jam në një mendje me ju dhe jo me ata që duan t’i japin ushtrise një dimension “komunaleje”!? Ushtria piksepari ka mision ate qe përcakton kushtetuta. Dhe kushtetuta për ate qe nuk e di,nuk i ve asaj misionin e “komunales”! Ky është mision anesor e periferik për të? Madje nuk hyn fare te misioni por te “detyrat”! Në këte prizem eshte dhe komenti juaj. Une po ndalem ketu sepse po përgatit një veshtrim me te gjere rreth ketij problemi ne nje nga gazetat e përditeshme. Nderime shpatar! Shpata juaj ka prerë si duhet!

      Reply to this comment
    • P.A.B February 9, 23:08

      Ke folur mire, ushtria eshte gjithmone e nevojshme per nje vend. Blloqe, aleanca e traktate te ndryshme ne konjukture a gjatesi kohe te lene ne balte. Historia ka shembuj te tille, “Polonia mori driten jeshile” nga Franca e Britania se do i vijne ne ndihme ne rast rreziku; e lulja e rinise Polake ra ne beteje “kuaj kunder tankeve” ne shprese se ndihma ishte e afert.

      Ne kohe te gjate, vuajtem deri ne kufinjte e mohimit te ”kombit e pavaresise” ngaqe ishim pleksur e identifikuar me Turqine, kur ajo ra…ndodhi ajo qe ndodhi. Jemi kufitar me nje shtet me te vogel se ne, qe ka ushtrine 3 here me te madhe, Maqedonine. Ushtria Shqiptare duhet ti pershtatet kohes por 10.000 veta personel eshte me teper simbolike se sa te 1) krijoje besim ne popullate 2) sherbeje si “deterrent” (sic) per nje ushtri pushtuese.

      Termat NATO e EU nuk jane as perjete e as justifikim per gjendjen e ushtrise se sotme, nese ka disa zona te nxehta perreth globit, aleatet nuk kane as kohe e as mundesi te merren me ty. Funksioni nje ushtrie sado te vogel eshte te perballoje nje invazion fillestar deri sa te mobilizohet popullata e te vije nje aleat. Kurre s’do harruar se forca te jep respekt, qofte ne bisedime bi-laterale e qofte ne rajon.

      Ndoshta do ishte mire te ri-futej sherbimi ushtarak, si nje ”ndihme dytesore” e kjo u jep disipline dhe atdhe-dashuri te rinjve. 1 vit eshte i mjaftueshem, ato qe nuk besojne ne lufte te bejne Sherbim Civil pas moshes 18 vjecare. Po ashtu ”Forcat Vullnetare” jane te domosdoshme. Nuk ka asgje komuniste ketu, eshte nocion normal. Britania ka Forca Territoriale (teritorial army) ku kushdo mund te shkoje 3-4 jave ne vit trajnim, me ligj – asnje compani/boss nuk mund ti ndaloje te marrin pjese. Shume nga ta shkojne dhe ne misone ne bote me ushtrine e rregullt. Amerika ka National Guard (garden kombetare) ku pjesmarresit jane part-time (sic) me atribute te plota ushtarake ne misione jashte vendit, thirren dhe ne raste urgence brenda tij.

      Ushtria jone duhet te sherbeje si berthame per popullaten e te krijoje baze per te ardhmen, do vije nje dite qe do na duhet. Nje historian ka thene: Historia jone eshte lufte, e nderprere nga periudha te caktuara paqeje. Dhe faktet provojne kete. Mendohet, se qe nga koha kur kemi rekorder- viti 3600 p.e.sone civilizimi perendimor ka pasur vec 300 vjet paqe ~ 8%. Nder ta periudha me e gjate eshte Pax Romana (paqja romake) per 200 vjet, kjo e mbikqyrur nga superfuqia ushtarake e kohes, qe nuk kishte rivale.

      [nga ana teknike nje korrigjim te vogel, Ka vende ne bote pa ushtri fare. Costa Rica, Grenada etj. Ka nga ato qe mbeshteten tek nje aleat i aferm ai larget. p.sh. Anguilla, nje perle ne detin karaibe dhe shume vend i vogel mbeshtetet tek Ushtria Britanike. Japonia nuk ka ushtri por te quajturen ”forcen e vete-mbrojtjes” pasi nuk i lejohet te kete nje te tille me Kushtetute]

      Reply to this comment
  3. USHTARAKU February 9, 18:26

    eshte detyre e ministrise se mbrojtjes te mbroj atdheun nga pushtuesit, fatkeqsit natyrore, dhe nga cdo lloj papastertie mjedisore ne kohe paqejw

    Reply to this comment
    • .... February 10, 00:12

      o ushtaraku,ti duhet ta dish me mire se cdo shqiptar tjeter qe ne nuk jemi per lufte,ne jemi vetem per te vrare njeri tjetrin dhe per te plackitur njeri tjetrin,tradhetine e kemi ne gjak kjo nuk diskutohet,enver hoxha kete e dinte por gjithmone thoshte ushtria jone trime se mos keta merrni zemer,por ishte e kote,mbas komunizmit qeverite ne vazhdim e kuptuan qe po i ushqenin kote keta shqiptare qe nuk ishin as per lufte dhe as per paqe,i shkriu fare si FA te shqiperise,prandaj ushtaraku un po te them dicka ty edhe te gjithe shqiptareve,SE GJELLA ME PLENCA NUK BEHET,EDHE FA ME SHQIPTARET HAJDUTA NUK BEHET,prandaj eshte e kote te kerkosh dinjitoze ne shqiperi per te ndertuar kete fenomen te paharritshem krenar per shqiperine me bajgat shqiptare.

      Reply to this comment
  4. Pëllumb zaimi February 9, 21:27

    VR !!! “Shpatar”? Jam në një mendje me ju dhe jo me ata që duan t’i japin ushtrise një dimension “komunaleje”!? Ushtria piksepari ka mision ate qe përcakton kushtetuta. Dhe kushtetuta për ate qe nuk e di,nuk i ve asaj misionin e “komunales”! Ky është mision anesor e periferik për të? Madje nuk hyn fare te misioni por te “detyrat”! Në këte prizem eshte dhe komenti juaj. Une po ndalem ketu sepse po përgatit një veshtrim me te gjere rreth ketij problemi ne nje nga gazetat e përditeshme. Nderime shpatar! Shpata juaj ka prerë si duhet!

    Reply to this comment
  5. Ndue Sanaj February 9, 23:38

    Zoterinj, kur pashe gjeneralin ne krye te ushtareve per te pastruar territorin, me erdhi turp nga vetja. Si eshte e mundur te katandisin ushtrine ne nje ndermarrje komunale?! Ne qofte se ky gjeneral, nuk ka turp, lind pyetja: A ka gjeneral te tjere qe t’i thone Ministres, Kryeminstrit dhe deri Komanadantit te Pergjithshem: STOP! Nuk ben keshtu. Ushtari nuk paguhet te pastroje, por te pergatitet per ate qe eshte me e shenjte, te mbroje atdheun, ashtu siç behet ne te gjitha Forcat e Armatosura pjesemarrese ne NATO, siç behet me Forcat e Armatosura te fqinjeve. Ushtria ka detyren paresore: Te pergatitet te mbroje atdheun, dhe detyre dytesore ka ato te tjerat qe t’u vij ne ndihme popullsise ne rast te fatkeqesive natyrore.
    E pa tjeter na ka marre malli te ftohemi dhe te shohim nje stervitje ushtarake, qofte dhe ne bashkepunim me NATO-n, te japim dhe mendime, por jo te shohim se si pastrohet fusha, teritorri apo mali, apo lumi e liqeni, apo bregu i detit e te tjera te pa imagjinueshme.
    Pellumb i dashur, e pres ate artikull te tendin me pa durim.
    Respekt!

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi February 10, 09:52

      Ju kuptova shumë mirë i nderuari ndue? Jemi në të njëjtin pozicion vrojtimi. Ushtarakëve me përvojë si ju nuk ju mungojnë konceptet dhe vizionet strategjike… Për inerci a për simetri ushtria jone nuk po del dot nga shinat ku e futi sali berisha. Ajo qe mund te them me siguri ështe se shinat nuk janë ushtarake. Më tërhoqi vemendjen komentuesi P. A. B përdorte ketu termin “deterrencë”. Eshte term modern që nenkupton shkurajimin… Ne nuk shkurajojme kërkënd!? Përkundrazi inkurajojme!! Nejse? Nderime për komentin tuaj domethënës!

      Reply to this comment
  6. dikushi February 10, 03:27

    zoterinj gabim e keni..ushtaret e gjeneralet nuk duhet it marrin gradat ne kateder kur lufta nuk ka….apo te marrin rrogat. te behen admirala a pastaj gjithsesi territori ashtu te mbetet….ka nje detyre shteti, atehere ti beje nje sherbim komunitetit…per mua edhe ministrat te dalin te mbledhin mbeturinat, nuk iu bie autoriteti madje iu rritet sepse po bejne dicka te nevojshme dhe te domosdoshme…fakti qe kemi ushtri dhe nuk e perdorim mos eshte ma i gabuar se fakti qe kemi ushtri dhe te mos e perdorim per asgje…apo te rrime e te presim luften dhe nderkohe te gjithe te jene bere gjenerala?”

    Reply to this comment
  7. ali February 10, 10:23

    Kudo ne bote ushtria ka edhe detyren perballimit te fatkeqesive natyrore , si dhe kontributin
    per mirmbajten e ambientit !

    Reply to this comment
  8. Albo February 11, 22:23

    Eshte e turpshme te nxjerresh ushtrine ne rruge diten e shtune te pa ngrene duke bleed me parate e veta byreket rrugeve te vendit. Ushtria I vjen ne ndihme popullates ne rast fatkeqesie natyrore dhe Jo per nje emergjence te tille. Me kete logjike te qelbur nje dite qeveria mundet te shpalle emergjence dhe mospunimin e tokes dhe te dergoje ushtrine te punojme fushen me bel. Te dergosh ushtrine me urdher por pa ngrene te punoje eshte kriminale dhe trajtim skllaverues. Dhe slleverit kishin te drejten te ushqeheshin ndersa ushtria jone nga nje janari ha byreke me leket e Rroges ndersa strateget shfrytezojne rastin te pine ndonje raki nerper rrethet Ku do pastrohet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*