Një mësim i mirë për ambasadorë që bëhen rrogozë të një opozite të inkriminuar

May 11, 2016 16:17

Një mësim i mirë për ambasadorë që bëhen rrogozë të një opozite të inkriminuar

 

“Pse kështu bëjnë fëmijët e mirë, të zgjuar, të fortë, inteligjentë, të dashur etj etj”, u themi shpesh kalamajve, me shpresë se do vihen në sedër dhe do ndryshojnë sjelljen.

Farsa e negociatave për reformën në drejtësi mes ambasadorëve Lu-Vlahutin dhe PD, sot shkoi drejt estradës pikërisht me këtë çelës leximi. Sa më shumë vickla hodhën deputetët e opozitës, aq më shumë lajka u bënte ambasadori amerikan Donald Lu.

Si tek “Lulëkuqet mbi mure”, jetimët e PD-së (Berisha nuk kishte ardhur në takim) bërtisnin, “nuk na hahet! Doni të na burgosni shokët! Shporru!”, teksa kujdestari Lu përpiqej t’i kandiste që të këndonin këngën e Reformës.

Por Lu nuk e humbi toruan. I lajkatoi e çfarë nuk u tha: PD-ja ka përmbysur komunizmin; pavarësoi Kosovën; futi Shqipërinë në NATO; pse kështu bëjnë djemtë e mirë?

Por megjithë broçkullat që këputi, (PD-në e themeloi ‘komunizmi’, PD bëri të pamundurën për ta sabotuar Kosovën dhe luftën e saj, në NATO Shqipëria kishte premisa për t’u anëtarësuar që në vitet 1995-96 por e dimë se ç’ndodhi), Lu e Vlahutin morën vetëm naze dhe refuzim.

A ishte ky një mësim i mirë për ambasadorë që bëhen rrogozë të një opozite sa destruktive, aq dhe fajtore dhe e inkriminuar në të gjitha ato krime që reforma hipotetike e drejtësisë premton të luftojë? Apo kështu ishte loja që në fillim? Këtë nuk e dimë.

Por zoti Lu mund ta provojë sërish me ledha në ndonjë mbledhje tjetër, mbase i kandis deputetët shumë prej të cilëve duhet të ishin shënjestër e një reforme të vërtetë në drejtësi. Ndoshta duke propozuar një nen, jo të drojtur si ai me numër 25, por të troçtë dhe të drejtpërdrejtë: Ndalohet hetimi i deputetëve dhe ministrave të djeshëm, të sotëm dhe të ardhshëm të PD-së në jetë të jetëve.

Vetëm kështu zoti Lu mund të arrijë sukses.

Ndërkohë, e ftojmë të jetë edhe më fantazist në lajkat ndaj PD-së: Për shembull, ambasadori duhet ta dijë se Berisha mori pjesë në Lidhjen e Lezhës kundër osmanëve, organizoi Lidhjen e Prizrenit, shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, udhëhoqi luftën antifashiste dhe hedhjen e diversantëve njëherësh…

Provoje z.Lu, s’ke ç’të humbasësh…  DITA

May 11, 2016 16:17
Komento

34 Komente

  1. hari May 11, 15:32

    hahahaha.. mire ia ke bere

    Reply to this comment
  2. Gani USA May 11, 15:33

    Bravo Dita
    Bravo Thano!
    Bravo 100 here qe nuk u shnderruat edhe ju nga revolucionar ne konformist si pseudosocialisti i peshtir Edi Rama.
    Bravo se, keni thene edhe njehere tjeter shkoqur dhe shkurt ate qe mendon sot i gjithe populli shqiptar.
    Si emigrante e te ikur nga atdheu qe jemi, ne nuk kemi shume mundesi te kontribuojme ne mbeshtetjen e se mires e kunder se liges ne Shqiperi pervecse duke ju ndjekur dhe duke ju falenderuar juve dhe te gjithe atyre shqiptareve qe i thone bukes buke dhe ujit uje.
    Faleminderit dhe njehere nga zemra per lehtesimin e barres tone mendore dhe shpirterore per ate qe kemi lene pas

    Reply to this comment
    • Halez Piperaj I VUTHAJVE May 11, 16:13

      o gani USA..me ngadale bre burre ?
      edhe une i USA-s jam por nuk marr yxhym keshtu…

      Mos i vini faj Lulit te Vocerr..e kam fjalen per Donaldin se ai eshte lexues ferrmanesh nga kupola e berishes ne washington…Frank Wisner dhe Elez biberaj…..dhe me budallai e di se Donald luja eshte nje rreshter para kolonelit serberishe dhe kapitenit lul udbasha.

      Edi Rama eshte tradhetari dhe FRIKACAKU me i madh i te gjitha kohrave se jo vetem shperdori votat POWERFULL TE 23 QERSHORIT…..por po shurron mbi jetimet e 21 janarit bashke me lune dhe lulin

      Faji kryesor eshte i Edi Ramen se tashme ai eshte kufome,dhe le te sqarojme vdekjen e ngadalte te k/misterit tone:

      Goditjen e pare
      Edi Rama( EKR) e mori ne 21 janar 2011 ku i doli situata nga kontrolli dhe lejoi ata qe vrane ne 2 prill 1991 te vrisnin dhe ne 21 janar por me nje skenar “mirror”

      Goditjen e dyte
      EKR beri krim moral qe u fut ne votimet e majit 2011 me ministrin vrases te bulevardit Lu Basha duke u bere gjykatesi i pare qe virgjeroi kriminelin Lul

      Goditjen e trete
      E mori kur i tha Satanai Sali ..kujdes Edwin bllokmeni se do te bej varrimin me madheshtor ne historine boterore….dhe nga krahu tjeter buzeqeshte honorable Arvizu me shakate me kripe te DUCE-BERISHES

      Goditjen e katert
      E mori kur deklaroi honorable A. se berisha eshte burre shteti dhe luli yll ne ngjitje qe nenkupton se NE arvizute caktojme rradhen e k/minstrave me parrullen
      POPULLI VOTON-AMBASDORI EMRON FITUESIN

      Goditjen e peste
      E mori kur shkoi ne promovimin e librit te Blendi fejzi esat pash toptanit dhe u dorzua para dyshes 2F ne menyren me te turpeshem te mundur

      Goditjen e gjashte
      E ka marre se ne vend te hapte defterin e mega krimeve te SRB per te cilen mori vota te mjaftueshme..eshte treguar me kanibali ne shqiperi me enverizmin

      Goditjen e shtate
      E mori kur pranoi nen presinin e nderkombetareve para nje viti qe nuk do perdori forcen e kartonave ne parlament pa miratim te pakices (dorzim pushteti ne tavoline)

      Goditjen e tete
      E mori kur ne prill 2014 ne nje konference per Kosoven ne Kukes e quajti tradhetarin berishe si nje atdhetar te madh per clirimin e Kosoves….

      Goditjen e nente
      E mori kur para nje vizite ne Amerike para dy muajsh..dekoroi Shikun e Visho Ajazit ??

      Goditja e dhjete
      Keto dite u kap ne Itali nje anije me 1.6 ton droge e ardhur dhe e kontrolluar nga shteti shqiptar me Rapisconin e tyre..qe tregon se jo vetem EKR ka vdekur me kohe por dhe qeveria e tij.
      ***********************
      Per sa me siper EKR eshe si puna e atij boksierit ne ring qe ka rene 10 here nockdown ne ring.
      Dhe albitri Lu duhet ta nderprese ndeshjen…..Por jo eshte shpejt akoma.

      Nje Edi Rame i goditur per vdekje ne ring eshte nje rast i persosur qe boksieri tjeter me pashaporta te dyshimta Lu Basha ti japi goditje te lehta nga mbrapa dhe te marre karriken e k/m ne 2017….ashtu si ja dhane kriminelit berishe pas 2 prillit 1991.
      Pra profecia e honorable Arvizu se Lul Basha eshte yll ne ngjitje ne qiellin e sterrosur te politikes po del e sakte.
      -edi rama sot eshte kufome
      -shteti ka vdekur
      -rilindja lindi e vdekur
      -dipllomacia nderkombetare eshte pro berishes
      PRA ESHTE KOHA PER RINGJALLJE…PER PRANGA BERISHES DHE DEBIMIN E EDI RAMES…..OSE SHQIPTARET TE BESOJNE TE KRISHTI..MUHAMETI..POR DHE TE ENVERI SE PASKA QENE PROFET MBI PROFETET

      Reply to this comment
      • anticensurë 25642654 May 11, 16:59

        dhjetë goditjet mund të përmblidhen në atë që besoj se e ke harruar!!
        1 prill 2013!!
        mund të nxjerrësh goditje sa të duash,por asnjëra nuk do të kishte efekt pa ditën e gënjeshtrave!!
        gjithçka ka të bëjë me aleancën me LSI!!
        LSI është garancia për mosdënim të askujt!!
        nëse do të fillohej diku e para duhej të ishte banda e LSI me ilir metën në krye!!
        sidoqoftë të presim dhe pak!!dhe një vit dhe do të kemi zgjedhjet e reja!!
        do të kemi një lëvizje të LSI si para tre vjetësh??
        do të kemi një ndarje të PS nga LSI për ti ngarkuar gjitha fajet asaj??
        duhet dhe një vit për të parë çdo të ndodhë!!
        çfardo që të ndodhë me të ashtuquajturën “reformë në drejtësi”,do të ketë të drejtë nard noka,nuk do të ketë drejtësi!!dhe pa nenein 25 nuk do të kemi drejtësi!!
        flas për atë drejtësi që kërkojmë ne!
        do të kemi marrjen e gjyqësorit në dorë nga pala kundërshtare!do ti hiqet gjyqësori berishës,por nuk do të thotë që rama të vendosë drejtësinë!!
        të godasësh berishën nuk do të thotë se ke vendosur drejtësinë!!do të thotë se ke goditur një kriminel dhe asgjë më tepër!!të godasësh kriminelët e bandës së berishës nuk do të thotë të kesh vendosur drejtësi në një kohë kur mbron kriminelët e bandës tënde!!
        kriminelei e ka vëndin në burg dhe jo në krah të drejtësisë!
        ose më thjeshtë!!!
        nuk mund ta zgjedhësh kryetar parlamenti!!nuk mund ta quash një nga tre kokat e shtetit!!

        Reply to this comment
        • HP May 11, 17:36

          Zoti anticensure FALEMINDERIT PER VEMENDJEN ke te drejte…

          burg per berishjt dhe debim per EDLIR RAMETEN..

          ne fakt ne 1 prill 2013 kam qene nga te pakte komentues qe e kam denoncuar si nje zgjidhje e bere ne bodrum ambasadash ku Ilir meta ishte dhe eshte nje kale troje…me sakte..nje GUR PESHOREJE qe governoret tane lu apo dikur arvizu e vendosin nje here majtas nje here djathats

          por ajo qe shte me kryesore eshte se berisha eshte kthyer nga ata qe e vune ne 1991 ne nje perbindesh qe ju ka dale nga kontrolli “nderkombetareve’ se ju di shume DIRTY JOB te tyre.

          njihu me FUQINE E INSTALUAR NGA ‘miqte” te qikllopin e viqidolit..USALI BERISHEN

          PUSHTETI PARALEL I SALI MONSTRES:

          1-PRESIDENTI

          2-K/PROKURORI

          3-KRYETARI SHIKUT

          4-KLD

          5-KLSH

          6-…70% E ADMISTRATES

          7-VOA E ELEZ BIBERISHES

          8-VATRA NE USA

          9- GJYKATAT SHQIPTARE

          10-DONALD LULUSHI

          11-HELMUTI ALEMANIES

          12-KRERET E BANKAVE KRYESORE

          13- MIJRA INVADUESIT E BATHORES

          14-GJENERAL GRAMAFONIT FEJZI-FRANGAJ

          15-KALI ( GOMARI) TROJES ILIR META

          16-MILJARDA DOLLARE PASURI

          17-KA GARDE (GESTAPO) PERSONALE ME 101 KAMIKAZE QE I KA FRIKE DHE LU LU SHITI RRUGES ELBASANIT

          KU TA GJEJME NJE ULIKS TI NGULI NJE SHTIZE KETIJ QIKLLOPI NE “SYRIN MAGJIK”..PO KU ESHTE SYRI I KETIJ QIKLLOPI ??

          Reply to this comment
          • anticensurë 25642654 May 12, 12:58

            HP
            ke plotësisht të drejtë në rënditjen e levave të forcës që ka në dorë sali berisha!!
            për mua janë dy leva që neutralizojnë çdo gjë që ne mendojmë se mund të bëjmë “për tu çliruar prej tij”!!
            “për tu çliruar prej tij”e futa në thonjëza thjeshtë për të thënë se nuk është,se nuk e kam fjalën për një person(sali berishën)por për një fenomen!!fenomenin e të kapurit të pushtetit!!kapja e pushtetit mund të jetë në dy forma të ndryshme!!
            në atë të dëshirës për të pasur nën kontroll,për dëshirë personale!
            dhe në atë që përmbledh të parën duke i shtuar dhe përfitimin material personal!
            e para është se në krye të qeverisë kemi një të ngjashëm me “problemin”,me SRB!
            e dyta në përbërjen e shumicës kemi pikën 15,kalin e trojës që për qëllim nuk ka etjen për pushtet por etjen për pasuri!!
            të githë pikat e tjera mund të neutralizohen brënda ditës!!që nga kamikazzot deri tek ambasadorët!!
            etja për pushtet e ka bërë pasardhësin e SRB,EKRnë,të varur nga gjithçka!!nga meta për të mbajtur karrigen deri tek frangaj që e anatemonte disa vite më parë!!
            kështu që çuni i tironës,ai çun që të gjithë mbanin shpresa për një pastërti egzemplare na doli një kalbësirë që me këto veprime që ka bërë dhe që po bën do ta nxjerrë “jashtë loje”ndyrësinë e SRBs!!ky do tia kalojë shumë,jashtëzakonisht shumë!!
            mënyra si po vepron nuk tregon asgjë të mirë!!ai nuk po punon për një reformim të gjyqësorit!nuk po punon për një gjyqësor të drejtë!!
            ai po punon thjeshtë për një gjyqësor jashtë duarve të berishës!për një gjyqësor në duart e tij!!një gjyqësor që ti bindet me shifra zgjedhjesh partiake ose referendare!!
            duket shumë mirë në shprehjet e tij të këtyre ditëve”ne po punojmë për brezat e ardhshëm”!!
            një sllogan që do të thotë për nja 20 vjet mos shpresoni ndonjë gjë!!flet për ne jo për veten!!
            për vete ai përqëndroi pushtetin që pa u zgjedhur!!nën slloganin e ripërtëritjes së partisë socialiste ai futi një tufë kalamajsh euforikë dhe bythëlëpirës!!skartoi sa mundi kundërshtarët e tij!!më pas po me të njëjtin sllogan pastroi të tjerë deri në mos lejimin e bërjes së zgjedhjeve brënda partisë!!zgjedhje që dhe pa më të voglin manipulacion do ti fitonte!!por egoja e tij nuk mund ta pranonte një gjë të tillë!!ai deshte të ishte i sigurtë për sundimin e tij brënda partisë!!kjo provë i tregoi atij se ai ka një sundim absolut brënda partisë!!1497 me 3!!
            tmerr!!
            po e njëjta gjë në “referendum”!vetëm 3% kundër!!!
            tmerr i dyfishtë!!
            përfytyro po mori në dorë dhe gjykatë e prokurori??
            që këto,gjykatë dhe prokurori nuk duhet ti ketë në dorë sali berisha!?asqë besoj se duhet ta vëmë në diskutim,shumë i ka pasur shumë ka shkatërruar,POR që të bien në duart e ramës?!
            do të ishte më KATASTROFALE!!
            ky me veprimet e dreitanishme nuk po tregon asgjë tjetër veçse një grykësi të tërbuar pushtetrore!!
            gjëja që nuk më pëlqen dhe më bën të dyshojë jashtëzakonisht shumë është mos përmëndja,gjë që e kam theksuar shpesh në shkrimet(e zhdukura )në këtë artikull,e bandës së LSI!!
            kjo bandë nuk sulmohet as nga mediet në krah të pushtetit as nga ato në krah të saliut!!
            ky është skandali!!
            flitet për ujk dhe lihet në hije çakalli!!ku çakalli është ai që po bën kërdinë!!
            ps:sa për bathorsit o kamikazot!!ata e treguan veten në ’97ën!!ata trima të rrallë kur u përplasën me ata që duhej!?u pshurrën në brekë!!por nuk pshurren nga çuni i tironës!ja kanë pirë lëngun me kohë!!

      • andromeda May 11, 17:54

        Plotësisht e drejtë Hale Piperaj. Rama, pseudo piktori dhe qeveria e tij prej adoleshentësh ka pësue goditje të vazhdueshme knockdown-i. Tani pritet goditja përfundimtare dhe Luli të bëhet k/m dhe SB ndoshta të shpallet mbret i ynë. Fjala e LU-së në selinë e PD tregoi qartaz se USA nuk e duan një qeveri socialiste, përkundrazi duan lakejt e PD-së që të kenë një Shqipëri raja të bindur të tyre, që me anë të saj të kontrollojnë Ballkanin dhe Europën. Lu-ja ndjek kursin e Washingtonit dhe këtë e bën me shumë dredhi-në dukje sikur është për reformën dhe qorton PD por në thellësi kundër PS që me reformat e ndërmarra u kujton komunizmin e Enverit. Ky vend është shitur një herë e përgjithmonë.

        Reply to this comment
      • mirel May 11, 21:07

        Respekte per komentin
        Me qarte nuk ka si behet, Berisha duhet te perfundoje ne pranga dhe kjo behet me heqjen e Edi Ramutit nga politika.

        Reply to this comment
      • ajsg May 11, 21:56

        nuk kam force te kundershtoj asgje,leqe nuk me shkon mendja per kundershtim jo

        Reply to this comment
  3. populli i thjeshte May 11, 15:35

    Brova “Dita”! Maskarait do thirrur ne emer.

    Reply to this comment
  4. ilir May 11, 15:55

    shqiperia do behet kur te behen shqiptaret
    te tjerat jane iluzione

    Reply to this comment
  5. tomsojeri May 11, 16:07

    Le te shoh gjith Bota kush jan armiqt e vertet te shqiptareve !Le te bashkohen ter aemiqt e shqiptareve me shqiptaret armiq te Shqiperis ! Mos heshtni te pakten ju z.Thano dhe ter staf i kesaj gazete ! Shqiperin e ka zaptuar turpi e ka cnderuar elita e saj drejtuse dhe e ka kthyer ne nje komb pa dinjitet ,e ka ber pjes te nje foleje kermash ,qe zgjasin duar ti shpetoj kushdo vec atdhetareve te saj .Rini atje ku jeni e gezoni me mir “skllaverimin” e jo shqiptareve se i atyre qe lat ne Shqiperi esht i eger ,i poshter, i pameshirshem e armiqsor! POSHT ELITA KRIMINALE ! VDEKJE ARMIQEVE TE DEGJENERUAR TE POLITIKES !

    Reply to this comment
  6. A.GRAMSH May 11, 16:20

    DITA,MIRE QE EMRIN E AMBASADOREVE AMERIKANE QE 25 VJET I KA EMERUAR BERISHA SE KA BLERE ME FLORIRIN E KONVERTUAR TE GJAKUT E DJERSES SE SHQIPETAREVE ,NA I THONI—Po pse nuk na thoni :Si e ka emerin kryetari i kuvendit te popullit shqipetar!?

    Reply to this comment
  7. LORA May 11, 16:45

    Nderkaq,,,,pa nevojen e xhonglerizmave afatgjata te republikes se ambasadoreve dhe pa harxhen e parave per keto kurvlliqe,,,Populli Shqiptar mund t’a zgjidhe me Referendum hallin e tij ekzistencial ,vendosjen ne bianret e shtetit serioz te se drejtes ,pas nje cerek shekulli barbarie kusaro-kriminale te antishtetit brekedhjere me shtetasit shqiptare.
    Halli I madh eshte I yni ,Thano,,,,,kujt I plasi se ambasadoret e lezetojne,ne menyre transparente, berjen rrogoz te lekures se tyre ?????

    Reply to this comment
  8. RROFTE PODESTA May 11, 16:52

    donald je mesuar me te tjetret po me saliun e berdhokut nuk e ke kollaj gjithkush te priti ne zyre por ai harroje eshte nje antiamerikan i qelbur por mir po ta ben se ç far mbolle korre me shqupin nuk ka gjetur kush ambasador rehati jo me ti eshte nje turp qe nuk e fut ne burg turp turp turp SHBA nje qe ka pantallonat tan hale u ka vene per se fundi

    Reply to this comment
  9. gjermani i fundit May 11, 17:11

    Kjo reforma e drejtesise do mbaroje si legjenda e Cekut te Bardhe te gramoz peshkut. Prit ta nxjerre e prit ta nxjerre ate te shkrete Cek me zero deri ne pafundesi, kur ja me ne fund Peshku nxorri shamine e qurreve dhe shfryu hundet.

    Reply to this comment
  10. one 15 May 11, 17:12

    ore ne qe komentojme nuk e njohim fare Reformen ne detaje.
    Ne duam Reforme ne drejtesi dhe kaq dime.
    Nese dikush eshte duke shfrytezuar nevojen tone per qellime te tjera duke e bere Reformen flamur te nje kauze tjeter nga ajo qe behet publike, kete si mund ta dime?

    Reply to this comment
  11. Arben May 11, 17:17

    PO TI OR MIK, MEQENESE KAQ “MESONJES” I MADH, JEPI MESIME POPULLIT SHQIPETAR, TRIM TRAP DHE HEROIK, I CILI VAZHDON DHE I VOTON KRIMINELET.

    AMBASADOREVE KA KUSH TU JAPE MESIM, DHE JANE ATA QE U JAPIN EDHE RROGEN QE U JAPIN EDHE MESIMIN.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM TRAP DHE HEROIK, I CILI PA PATUR TRU NE KOKE PER VETE, KERKON TE JAPE TRU PER TE TJERE (SI PUNA E KETIJ QE SHKRUAN)

    HAHAHAHHAHAHAHHAHAHAHA,

    Reply to this comment
  12. Ilir. H May 11, 17:55

    Per te ardhur keq politika luan populli vuan

    Reply to this comment
  13. LLL May 11, 18:20

    Popull i pabesë dhe injorant shqipëtar ka shumë gjynahe për të larë !
    Ju kujtohet kur mbushnim Sheshin Skënderbej e pëllisnim si gomerë duke pështyrë gjithë Botën , njëllojë si Lindjen edhe Perëndimin . Në , medemek , ishim fanari ndriçues i Planetit !
    E meriton të vuash sot e mot , o popull që ke qenë e mbete gazi I Botës !

    Reply to this comment
  14. Lpl. May 11, 19:06

    Kuptojeni o popull se Amerika dhe Evropa nuk e duan komunizmin nuk mund ti pranojne ne psikologjine e tyre dhe mos u beni naiv sepse keta qe jane ne pushtet jane komuniste ne gen ne formim dhe nje evropianit i duket si me qene duke biseduar me demonet sepse ate perfaqsojne komunistet djallin dhe evropjanet e kane te ditur ne mendjen e tyre se si flasin e mendojne e veprojne komunistet . Komunizmi eshte me i rrezikshem se Islamizmi kjo eshte e studjuar boterisht dhe e analizuar nga studjuesit boterore sepse eshte antinjerzore dhe te huajt nisrn nga ajo se cfare kane mesuar per njeriun komunist dhe per kete arsy nuk i do kush mos mbani shprese kot se ata nuk dalin kundra PD se kjo perfaqson pjesen e masakruar te komunisteve ata nuk harrojne a mund te bashkpunohet me Nazistet dhe te anashkalohen forcat progresive ky do ishte absurditet kjo edhte edhe per Shqiperine ata bashkpunojne me viktimen e jo me viktimizusit.

    Reply to this comment
    • shpatar May 11, 21:00

      Z.Lpl.Jame dakorte me argumentat e komunizmit .Ai nuk pranohet sot dhe eshte e vertete qe Evropa e Amerika nuk e shohin me sy si dhe shumica e shqiptareve .
      Ketu nuk behet fjale sa e duan shqiptaret komunizmin. Shqiptaret kerkojne nje Reforme qe ligji te veproje per te gjithe .Si per ate jevgun dhe K/M.Presidentin ,Ministrat ,kuadrot e veshur me pushtet e deri tek krimineli e hajduti .Nuk di se cfare mendimi ke per to .
      Nese ti mendon se nuk duhet te jete Rama ne pushtet si bir komunisti ky eshte nje kapitull tjeter qe nuk u hap.Dosjet e komunizmit u mbuluan me pluhur qe skane per tu pare me kurre .Une si ish komuniste ne moshen 41 vjecare me zbuan .U ligeshtova se me hoqen ata qe i sherbyen Hoxhes .Dikush do e bente. Po por jo ai qe me jeprte urdhera te mbroja kalane e komunizmit .
      Une do ta pranoja nje inisjative politike te tille po te kishte ne politiken shqiptare parti opozitare me komunizmin .Partite politike u krijuan me urdher te kriminelve shqiptare .Veshen nga nje kostum Perendimor dhe u vete quajten parti te tipit Perendimor. Dosjet do e ndanin nje gje te tille .Brenda brumit shqiptare kishte dhe ka forca me progresive qe kishin luftuar me kohe komunizmin e jo ata qe i gezuan frutet dhe me pas .
      Keto Amerika dhe Evropa i di shume mire.
      Ceshtja, me sa kuptoje nga presjoni Perendimor, shtrohet se kush do te nderroje lekuren pa hedhur vickla . Saliu u duket me i besushem. Komplimentet, qe ju bene nga z.ambasador, kane nje domethenje, te verber, per faktin se Saliu ka qene kuader kryesor i komunizmit, ashtu sic ka qene dhe babai i Rames. Marr keta te dy por ne politiken shqiptare sic thote dhe Profesor Pellumbi, Katovica eshte ulur kembekryq pas shpalljes se shtetit demokratik shqiptare .
      Nuk dua te zgjatem shume se cdo koment per komunizmin shqiptare me duket justifikim per te mbuluar natyren kriminale e hajdute te drejtuesve sot .
      Te shpallesh me ligj amnisti, per hajdute e vrasesit, kjo ska lidhje me ideologjine e shtetit demokratik. Amnistia vepron per persona qe ne kushte e rrethana te detyrueshme per vetembrojte ose nga paftesia gabojne.Tek ne jane vrare nga dora e shteti.Kemi jo nje raste por me dhjetra .Vjedhjet te hapura jo nje por me qindra nga gjithe administrata shtererore.Si e do Amerika dhe Evropa nje gje te tille ne nje Shqiperi me moral te ulet !!!!!!!!!!. Morali i nje shteti ngrihet ja vetem me leksjone por dhe me ligje ndeshkuese .
      Duan te na fusin ne Evrope .Kjo nuk me duket normale nese nuk e meritojme si nje shoqeri me standarte normale . Ne fakte jemi ne bishte te kavallit ne gjithe rajonin Ballkanik . Nje vend qe sngop popullin me buke e uje .Nje vend qe vidhet e shperdorohet pasuria kombetare .Vend qe Drejtuesit kryesore pasurohen me progresjon gjeometrik .Nje vend qe plehrat dhe urbanistika eshte per faqe te zeze.Shtet pa sistem adresash .Ku e ke shtepine pyesin .Pergjigja. He ore qorr.Te llamarinat e verdha ose tek bryli e dy palmat .
      Ne ketu jemi nuk shojme as me Rusin e as me shejtanin .Nese nuk ju duket mire te nderojne formulen.Jo te na vene kushte. Nuk e shikoni Evropen po denuat kriminelet dhe hajdutet e Saliut .

      Reply to this comment
  15. demo May 11, 19:06

    Bravo Thano,

    Reply to this comment
  16. tw May 11, 19:17

    per aq kohe qe shqiperise do ti mungoje nacjonalizmi,ajo do te drejtohet nga tradhtare dhe armiqe.nje reform e tille pengmarrje e popullit te ndershem.keta eksperte kirurgjie po anash kalojne pa ekzaminuar infeksionin te pacienti qeveritare i cili çdo dit e meshume infekton kombin shqiptare.

    Reply to this comment
  17. Titi May 11, 19:45

    Po mire mo ju doni tja u beje ambassadori te gjitha keto pune? Po ju te beni llogje ne gazeta dhe te uleni kafeneve? Pse nuk votojne shqiptaret nje alternative tjeter? Ju thoni ska alternative tjeter po atehere ckerkoni nga ambasadori i nderuar?

    Reply to this comment
  18. alphade May 11, 21:54

    Vetem qeverine ka Rama ! Edhe kete pjeserisht duke
    patur parasysh Manjanin, ndersa shtetin,pushtetin me
    te gjitha “branchet” i ka Saliu me banden e tij kriminele
    e mafioze…!!!

    Reply to this comment
  19. Loni May 11, 21:55

    Vetem me.ameriken nuk bejne mire qe krruhen keta cerrat e sales. Lu-ja dhe lajkat i ka te llogaritura mire. Mos kujtoni se erdhi me fol shqip i biri i botes te tallen keta langaraqe hajduter

    Reply to this comment
  20. Preza May 11, 22:16

    Thjesht. Ju lumte..
    Me te gjitha elementet qe karakterizon DITA-n

    Reply to this comment
  21. corape kuqi May 11, 22:45

    Nuk e kuptoj. Si do e kaloj ate nen edi kur do e kap ate vete, koqon, ilir meten, fidel yllin. Hajdudin beqja. Si si. Se nuk e kuptoj?????

    Reply to this comment
  22. shvejk May 11, 23:44

    Je tipik Shqiptar zoti artikullshkrues, fajin per ne e kane gjithmone te tjeret .

    Reply to this comment
  23. vasili May 12, 11:40

    Bernard Shou thosh dikur:
    E para eshte ushqimi,mbasandaj vjen morali.
    Po keshtu dhe deviza e Amerikes ka qene:
    Se pari vijne interesat tona mbasandaj demokracia.
    A nuk eshte Amerika qe vazhdon te toleroje,ne menyre kriminale shtete te diktatures se eger,te shkretetires islamiste,si Arabia saudite dhe Turqia.
    Megjithse kane te dhene te sigurta qe saudet e organizuan 11 shtatorin,ata nuk guxojne ta paraqesin ne kongres kete akuze.Dhe kjo thjesht per interesin e naftes.
    Kurse per turkun diktature gjakatare dhe nacionalizem ekstrem e cfrytezon,per bazat ushtarake te natos. dhe se fundi,meqense doli qarte qe Rexhepi bashkepunonte me isisi–n dhe kryeredeaktori qe e zbuloi kete u denua me burg,Amerika vazhdon ta mbylle sqepin.
    Por tek ne,ky interes i amerikes cfaqet ne menyre te shemtuar dhe brutale:
    Del ne krah, te nje monstre kriminale katundare diabolike te mesjetes orientale,thjesht qe ai thote qe do ta mobilizoje banden haxhiqamilase,per te rrezuar shtetin demokratik.
    Per hir te se vertetes amerika ka te drejte,me real politiken e saj kur shikon nje popull bageti dhe nje qeveri te dhjere ne breke qe vazhdon te qelbe dynjane me kundermimin e saj.
    Pr ju z. Thano kam respekt(fatkeqesia e vertete e ketij vendi eshte qe njerez me guxim dhe personalitet numerohen me gishtat e dores),por perse nuk e coni deri ne fund personalitetin tuaj,te delni dhe te protestoni me te tjere,para kryeministrise apo ambasades amerikane,per kete denatyrim te shemtuar qe perpiqen ti bejne ketij vendi.
    Por ne te kundert dalin mbeturinat e bandes haxhiqamilase duke shkaktuar dhe shkaterrime dhe marshojne me prene e tyre para kryeministrise, ne menyre kercenuese.
    Veliaj vazhdon te jete nje personalitet i vertete pragmatik demokratik.Doli dhe protestoje para hale-gjykates,qe kerkonte te bente ne vazhdim nje gjyq koruptues dhe perdhunues karshi natyres se kryeqytetit.Dhe aty Saliu kish cuar zagaret e tij te zgjebosur per te lehur.
    Prandaj,gazetare,per se mbari,sado pak qe jeni, dilni me ne fund nga kafazi dhe protestoni,qe asaj qe shkruani ti jepni jete te vertete dhe te bejme qe kucedra e Vicidolit,ti leshoje flaket e fundit brenda kulles.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*