SHËNIM: Një nacionalizëm alla “Irinej” në himnin tonë

June 4, 2014 13:00 Updated

SHËNIM: Një nacionalizëm alla “Irinej” në himnin tonë

Shumë shqiptarë janë xhindosur me deklarimet e partiarkut serb Irinej mbi Kosovën si tokë e shenjtë e Serbisë, e me ca të tjera pos kësaj. Ama vetëm mbi baza atdhetare. Se fjala vjen, po të thosh Irinej se dhe Bosnja është tokë e shenjtë serbe, nuk para do i digjte kujt këtyre anëve. Veç problemit nacional, deklarata e Irinejit është problematike dhe në rrafshin fetar. Kush e njeh paksa domenin e fesë, e di që çdo lloj pohimi duhet mbështetur në referenca të sakta. Dhe këto referenca, janë librat të konsideruar si hyjnor: Zebur, Teurat, Ungjill, Kur`an. Sikur gazetari i Top Channel ta kishte pyetur Irinejin se mbi ç`referencë e konsideron Kosovën tokë të shenjtë serbe, pra, mbi ç`tekst hyjnor të cilin mund ta citonte, pa diskutim që ai plakush mjeran, do kish mbetur si guak. Dhe tani, t`i rikthehemi pak nacionalizmit tonë, që si çdo lloj nacionalizmi, i mungon një fill normal arsyejeje, prej së cilit më pas gjallojnë llojlloj Irinejsh që të bëjnë gjëmën. Në himnin e flamurit tonë, ndodhen ato vargjet e famshme që i hoqi komunizmi, me pretekse ideologjike, pasi si një regjim ateist, nuk mund të pajtohej dot me vargje që kishin fjalën Zot.

Pra është fjala për:

Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombe shuhen përmbi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!
                    

Edhe pse të bukura poetikisht si vargje, edhe pse mund të jenë frymëzuese të ndjenjës atdhetare, ato janë as më pak e as më shumë, por një teprim nacionalist jashtë çdo arsyeje. Parë  ftohtësisht, ato janë “iriniejizma” që mund të kenë vlejtur paksa për periudhën delikate të Rilindjes, por jashtë konteksteve historike e sociale, ato janë të papranueshme. Pikësëpari, shtrohet pyetja se ku e ka thënë Zoti në gjë të tillë?! Pikësëdyti, pse patjetër krahas rrojtjes së Shqipërisë paska kombe që shuhen?! Dhe pikësëtreti, a nuk është ky një etnocentrizëm i pështirë që, në qindra kombe, Zoti paska zgjedhur Shqipërinë si më të përkëdhelurën?!

Nuk ndonjë gjë të jashtëzakonshme tek deklarimet e Irinejit, veç faktit se na i bie në qafë Kosovës tonë. Në thelb, dhe ai thotë të njëjtën gjë që themi dhe ne në himn. Pra, dy anë të së njëjtës medalje!         / E.H.

June 4, 2014 13:00 Updated
Komento

7 Komente

  1. puntori June 4, 14:27

    mire mo mire ashtu eshte po problemi eshte se ne e marime si pershembudhe se populle jemi po ai qe eshte njeri izotit dhew patriarq nuke i lelohete te dale nga ruga e zotit se zoti nje dite ose ne bate matan do ta denoje per keto qe thote e perdore emrin e tia pra per nje patriarq nuke lelohet per popollin hadede por problemi eshte se ai eshte pseudopatriarqe po ky pisi i shqiperis qe i thone gazetaret forte lumturia e tije cthote ki per ato qe tha shoku i tij ketu ne tiran ska gje per te theki haleja qe eshte forte i lutur si e solli pse se lajmeroje dhe e treta te sqaroje te krishteret e thjeshte se ato qetha halea e serbis sjane te zotit se ai distancohet si thoni do ta beje dhe tjetra ti dergoje nje leter forte luturis hales se serbis ne emer te kishes son te fanolit qe ka bere gabim si thoni do ta beje po keshtu esht se umblodhen halet e haleve dhe po beje komando mu ne mes te shqiperis dhe gazetaret analistet itlelektualt e ku di une se cfar sfasin dhe rin si muti tani qe i duhen me shume popullit dhe atdheut po i presin te tera nga rama dhe sala po ata sjan shqipetar sfasin dote po po ti thote sala per te firmosur no nje pedicion ven me vrap dhe e quajn veten itelektual tani qe duhet te jen ne balle te kombit rine si mute e sflasin pseudo intelektual te shqiperis halera shkurte madhagar dhe iteresazhinje per ato janew te zgjuar dhe jo per nonje pune te mire per atdhen

    Reply to this comment
  2. Aldo June 4, 15:12

    E ca tani te ndryshojme Himnin qe te behemi me kozmopolitan sec jemi???Ajo pjese asht simbolike qe tregon egzistencen ne shekuj te etnise shqiptare.
    Irenej nuk e ka ne hymn por e thote sepse ashtu i leverdise ta thote,pastaj ku ke pa shqiptar normal qe i referohet Himnit,qe ta perdore kete pasazh per te bere propagande nacionaliste??!!!
    Shkrim ma pavend se ky nuk kam pare.

    Reply to this comment
  3. eno June 4, 19:08

    bera nje koment qe nuk u postua. Thjesht theksova se ky shkrim eshte stil Lubonja dhe ben nje perdredhje faktesh per te kenaqur egon e shkruesit se eshte nje vezhgim qe ne vend te ngreje nje problem , con uje ne mullirin e atyre qe nuk duan shqiperinedhe do t”juvinte shume per mbare ky observim I stilit anal-istik lubonjian.

    Reply to this comment
  4. Donika June 4, 19:48

    Sherbim me i mire nuk mund t’i behej nacionalizmit serb se me kete krahasim: “dy ane te se njejtes medalje”. Krahasohet nje strofe e nje poezie me te zezat e tmerret qe kane bere shovinistet serbe ne Ballkan e jo vetem kunder shqiptareve. Ne poezi lejohen edhe hiperbolizimet, ato vargje nuk i kane nxitur ndonjehere shqiptaret t’i bien kujt ne qafe me “nacionalizmin” e tyre. Te ishim sadopak nacionaliste nuk do ta lejonim as kryepeshkopin e Kishes sone “autoqefale” te mbaje meshen greqisht, as te ftoje antishqiptare te thekur. Gazetarit E.Hoxha, qe zakonisht shkruan gjera interesante, kesaj radhe eshte pak t’i thuash se i ka munguar plotesisht cdo “fill normal arsyeje”. Artikull qe te deshperon me lehtesine e treguar ndaj nje ceshtjeje kaq perveluese.

    Reply to this comment
  5. lis dushku June 4, 21:06

    Or djale!Nga e thena ne te bere eshte ne mes nje det i tere!Kur Irenej thote ne mes te Tiranes,qe Kosova eshte toke e shenjte e Serbise,keto fjale mbajne gjakun e shqiptareve per realizimin e ketij qellimi,150 vjet genocid antishqiptar dhe territore te shkombetarizuara me dhune ne Nish,Kurshumlije,Novi Pazar,Plave Guci,Ulqin,Tivar,Sanxhak,Tuz,pra eshte dhe nje Kosove tjeter ne Serbi.Per analogji nqs. Kryepeshkopi i Keln-it do te deklaronte ne Moske se Rusia dhe Ukraina jane hapesire jetike per Gjermanine,deklarata do te trondiste popullin rus,sepse u sakrifikuan 20 miljon ruse per ate qellim.

    Reply to this comment
  6. Dardhari June 7, 18:44

    Do I lutesha shkruesit te ketij shkrimi te na thote troc: kishte te drejte ai palo prift Serb qe ska asnje ndryshim nga Greku Janullatos njeri per thenjen Kosova eshte Serbe dhe tjetri per liturgjine ne gjuhen greke. Para ketij takimi ne news 24 parapriu nje Zoteri qe tregonte se sa na ka ndihmuar Patriarkana qe na vuri ne krye te kishes ( Autoqefale ) janullatosin.

    Reply to this comment
  7. Lleshi June 9, 08:59

    Ashtu eshte dhe ne kemi faj ! genocidi shqiptar mbi serb dhe mbi greqer ka qene i pashembullt ! Mos shikoni se serbet dhe greqet nuk flasin se duan te mos na nxijne faqen neve si kojshij qe na kane ! Kurse neve , sic thote autori , jemi edhe me te poshter , se mire se na vrasin dhe na shuajne , por nuk jemi as mirenjohes !

    E shikoni krimin tone te perbindshem ? E shikoni se cfare kemi shkruajtur ne Himnin Kombetar ? Qe neve nuk zhdukemi ! Kujt i bejme karshillek neve ? Atyre qe na vrasin dhe na zhdukin ? Ky eshte kulmi i mosmirenjohjes !

    Thoni shyqyr qe kemi njerez me mendje ne koke si ky artikullshkruesi qe te pakten jane mirenjohes ndaj serbe dhe greqerve , per vrasjet dhe genocidin ndaj nesh , se do te ishim turperuar fare ! Hardhine po nuk e krasite , apo po nuk e shkule me rrejnje , nuk rritet ! O tempora o mores !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim