Një nekrologji si e Vaçes!

February 8, 2014 11:05

Një nekrologji si e Vaçes!

 Eshtë privilegj i artistëve që kur largohen nga kjo botë, marrin lavde pa fund, edhe pse janë as më shumë e as më pak njerëz si të gjithë të tjerët, prej mishi e gjaku, me vese e virtyte, me të mira e të këqia. Por ja që, aureola e të qënit artistë, i mbron nga gjykime të ftohta, duke ua shtuar dhe më “mbinjerëzoren” në çastin që ndahen nga kjo botë. Ja, vëreni se si po shenjtërohet e ndjera Vaçe Zela, që  në shumë konsiderata, po shquhet jo vetëm si një këngëtare dhe artiste brilante, por dhe si një grua e virtytshme, me shpirt e botë të madhe, një veçori që duhet potencuar, teksa këto vite, jemi hasur me plot çudira, kur emra arti janë përlyer me punë të pista apo me vulgaritete të paimagjinueshme.

Dhe Vaçja, nekrologjia e saj që po thurret nga penjë të artë konsideratash e vlerësimesh, po na lë dhe një leksion të madh: atë që, të jesh artist është dhe një profesion; ndërsa të jesh njeri, është art dhe mision bashkë! Nekrologjia e saj sikur na thotë se, artistë mund të bëhesh dhe falë një talenti, po kështu mund të bëhesh një doktor i mirë, një inxhinier, një arkitekt, një ekonomist, makar dhe një këpucar; por që të bëhesh “njeri”, është diçka më tepër se talent: është vetëdija më lartë! Nekrologjia e saj është dhe një rast për ta rimarë në konsideratë,  atë më të pashmangshmen gjë në këtë botë, të vetmen gjë të sigurt që kemi përpara: Vdekjen!

Pavarsisht perceptimit mbi tejvdekjen, nëse shuhesh plotësisht në terma absolutë, apo se transferohesh në një tjetër dimension ekzistence, çdo shpirti njerëzor do ja kishte ënda të thuheshin për të ca fjalë të mira, si në të gjallë e si në çastin që mbyll sytë. Dhe Vaçja, po na e jep këtë shans me shembullin e saj. Sot është rasti që çdokush t`i bëjë një nekrologji për veten, siç do ta dëshironte të ishte, që nesër ta gdhihej ndryshe për t`ja plotësuar vetes amanetin për të lënë një emër të mirë. Sidomos ata që kanë në dorë fate njerëzish. Sepse është e tmerrshme të thuhet: Shyqyr që këputi qafën!    E. H.

February 8, 2014 11:05
Komento

5 Komente

  1. Shkëmbi i Kavajës February 8, 13:09

    Një ceremoni mortore e mrekullueshme e denjë për Vaçen tonë.Një falënderim i veçantë me këtë rast edhe për kryeministrin Edi Rama që frymëzoi dhe konceptoi një ceremoni të tillë jo pompoze por që na emocionoi thellë.Edi me kulturën dhe shpirtin e tij artistik bën diferencën duke i dhënë një dimension të ri figurës së V.Zelës e përmes kësaj bën që t’a nderojnë dhe Shqipërinë në sytë e botës.

    Reply to this comment
  2. pelivan February 8, 14:58

    Zoti engjejt pran i mblodhi,
    (Vecan engjejt quan bij),
    Por zogun e shqipes e mori
    vecas,per kafaz te tije….

    Reply to this comment
  3. Lindi February 8, 18:59

    Vacja qe me fat qe u largua kur kryeminister nuk ishte Sali Berisha. Mendoni se cfar ceremonie do ti oraganizonte dhe se cfar fjalimi do te mbante ai. Do te thoshte se ; Vacja ishte demokrate e flakte, ajo qe ne diktature pelqente te vishte fustanet ngjyre blu.Ajo enderronte qe ne pushtet te vinte ylli i Tropjes, ajo donte te kendonte me lahute,prandaj kitaren e vet e degdisi ne burgun e Spacit etj, etj.

    Reply to this comment
  4. Hogja February 8, 19:49

    Qe te mbahesh si gazetar duhet qe per lexuesi te keshe hedhur germa a ndonje fjale pikante qe te te mbetet ne mendjen e lexuesve gjate.Te tilla pena fatkeqesisht Shqipëria i ka te paketa,duke filluar qe nga mendjendrituri A.Thano i penduari M.Baze e ndonje tjeter qe sot nuk ia vlen t’ia permende emrin.Volumi qe ju sot zoteroni eshte vertet lakmi e admirim jo per ne lexuesit por per gazetarucet e nivelit M.Nano;A.Bushati,L.Dervishet.Ju zoti Hoxha gjithçka gjitheçka mund ti merrni gazetarise por per te hyre tek donatoret eshte veshtire.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*