Shënim: Një rekord i ri i Ministrisë së Financave

Klodian Tomorri* December 25, 2015 15:26

Shënim: Një rekord i ri i Ministrisë së Financave

Çdo gjë ka një limit. Sot është data 25 dhjetor. Por Ministria e Financave ne shkelje te hapur te Kodit te Transparencës Fiskale, rregulloreve përkatëse dhe praktikave te rekomanduara nga FMN i mban të fshehta të dhënat e llogarive financiare te qeverise për muajin e kaluar. Ky është një rekord i ri.

Sot është një ditë e bardhë për të gjithë. Është dita e lutjeve dhe shpresës për një shoqëri me te mire, per nje bote me te mire. Por ne aspektin e transparencës fiskale për Shqipërinë sot është një dite e zeze. Ndoshta nder me te zezat ne historinë e kombit. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë qe te pengohej kaq gjate publikimi i te dhënave fiskale.

Me një arrogancë të paprecedente, ATA nuk duan t’ja dinë, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme te mediave për t’i bërë publike të dhënat. Justifikimi qe japin, është qesharak, i turpshëm por edhe tallës për të gjithë në. Të dhënat janë gati – thonë – por zyra e shtypit nuk e ka bere ende gati komentin shoqërues. Cili vend ne bote i publikon të dhënat fiskale me koment shoqërues nga Zyra e Shtypit?

E dini pse e bëjnë komentin? Sepse duan te orientojnë/manipulojnë qëndrimet e mediave ndaj mosrealizimit me te madh historik: 320 milionë dollarë minus deri tani. Me gjithe dhjetorin pritet te jete 370 milionë dollarë me pak te ardhura nga plani fillestar.

Tani për informacion shtesë, kjo është Ministria e Financave, e cila për herë të parë në historinë e Shqipërisë, i propozoi qeverise, e cila me vone e miratoi Buxhetin e Shtetit me të dhëna te pasakta.

Shikoni ne e kemi lejuar vetë që MF të tallet në mënyrën më të pa turshpme me mediat dhe gazetaret. Ne kemi toleruar dhe mbyllur sytë para shume gjerave duke mirëkuptuar edhe vështirësitë. Kemi mbyllur sytë kur zyra e shtypit lëshon deklarata zyrtare me informacione te rreme. Por tolerimin tone ata e marrin për dobësi dhe vazhdojnë e abuzojnë edhe më shumë. Tani çdo gjë e ka një limit.

NXIRRINI ato të dhënat siç e kërkon ligji se ai komenti shoqërues i zyrës tuaj të shtypit vlen vetëm për një gjë.

 

*Autori është gazetar ekonomie

Klodian Tomorri* December 25, 2015 15:26
Komento

7 Komente

  1. adeci December 25, 17:48

    Ky gagaci ky po qe eshte gazetar ekonomie tamam.

    Reply to this comment
    • info analitike December 25, 20:49

      Mos u merr me gazetarin o militant i mjere por me te paaftet dhe hajdutet qe tashme po thyejne cdo rekord ne vjedhje e maskaralleqe.

      Reply to this comment
    • P2P December 26, 22:01

      adeci,
      kush eshte gagac, ai qe merret me temen apo i qe merret me ate qe shkruan mbi temen??

      Klodian, i ke rene gozhdes ne koke me komentin. Me shume shkrime-fshikullime te ketij lloji per diletantet e Ministrise se Financave!

      Reply to this comment
    • elio December 27, 10:32

      me vjen peshtire qe ka njerez militante ne kete fare feje, qe ne vend te flasin per artikullin, perqeshin gazetarin….
      Shkrimi i mesiperm eshte mese real…Gjendja e ekonomise eshte katastrofike…, por ministri i financave eshte genjeshtar dhe i papergjegjshem…Eshte njelloj sikurse ne mbledhjen e aksionisteve te nje kompanie shefi i kontabilitetit te genjeje per llogarite…keto llogari jane tonat, te femijeve tane…
      A ka Prokurori, A ka gjykata, a ka Kontroll shteti se per ndershmeri nuk po behet fjale??????

      Reply to this comment
  2. Kubeja December 25, 19:08

    po po…
    yes yes
    da da..

    Reply to this comment
  3. alban.ny December 26, 05:20

    Nuk kuptohet ky cilesori “…gazetar ekonomie…”, por meret vesh shume mire qe ketij tip gazetari boll i ka hyre vehtja ne qejf.
    Se pari genjen qe atje matane kur thote se …per here te pare ne histori… kur dihet c’ka bere Berisha e Bode dhe zyra e tyre e Statistikave, qe e cuan Shqiperine para( mbase pas) Gjermanise.
    Se dyti, eshte kaq i zoti sa ai e di sa do te jete (mos)realizimi, perderisa jep nje shifer (370 mil.) etj.
    Po mire, kur e di kete gje, opero, analizo mbi te, e mos bertit si i marre qe qeveria nuk i dha shifrat te premten, po do ti jape te henen, sikur u permbys bota e ti ke bere zbulimin e shekullit(!).
    Se treti, eshte turp per nje gazete aq profesionale si DITA jone e dashur, ku me aq deshire lexojme Bedri Islamin, Arben Duken, vete Thanon, Viktor Malajn, Moikom Zeqon, Andrea Stefanin etj. ta ule pazarin tek ky fare ” gazetar ekonomie”.
    Z. Thano, mer ne pune nje ekonomist qe eshte edhe gazetar, per te cilin aq shume vuan shtypi shqiptar, edhe gazeta juaj, e jo nje gazetar qe ben ekonomistin, qe nuk i duhet as dreqit.

    Reply to this comment
  4. P2P December 26, 22:05

    adeci,
    kush eshte gagac, ai qe merret me temen apo i qe merret me ate qe shkruan mbi temen??

    Klodian, i ke rene gozhdes ne koke me komentin. Me shume shkrime-fshikullime te ketij lloji per diletantet e Ministrise se Financave!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*