SHËNIM: Një studim thotë…Në fakt studime të tilla duhen injoruar

April 12, 2020 13:40

SHËNIM: Një studim thotë…Në fakt studime të tilla duhen injoruar

Një shkencëtare britanike ka thënë që vaksina kundër CoVid-19 mund të jetë gati në shtator. 80% e sigurtë.

Mirëpo një shkencëtare australiane thotë që vaksina mund të mos gjendet. Shkencëtarë të tjerë, edhe ata në sulm për të shitur ndonjë ide në këtë kohë paniku, thonë se vaksina do të kërkojë 18 muaj më e pakta.

Shkencëtarët koreanë thonë se nga koronavirusi mund të riinfektohesh, pra nuk fiton imunitet. Shkencëtarët kinezë thonë se koronavirusi vepron si virusi i HIV-AIDS.

Një mjek francez tha se hydroxychlorochine vepron mirë ndaj koronavirusit nëse bashkohet me azitromicinën. Trump e besoi dhe porositi 30 milionë doza.

Në Japoni thonë se medikamenti Avigan vepron mirë ndaj virusit. Edhe Remdesivir po ashtu. Në Napoli u testua me sukses një ilaç kundër artritit reumatik, ndërkohë që në Shqipëri p.sh nuk mungojnë sugjerimet për receta popullore si hudhër, raki dhe spec djegës.

Në Kinë po ashtu toleruan mjekësinë popullore.

Garës së çmendur të vaksinës dhe medikamenteve nuk i ndahet as psikopatia globale e studimeve që po bëhen patjetër për të zhvatur fonde.

Një studim thotë se…

Pastaj një studim tjetër sqaron se nga koronavorusi preken edhe të rinjtë. Studimi i tretë anullon dy të parët dhe thotë se koronvirusi do iki me vapën. Studimi i katërt nuk vonon të deklarojë me fakte se virusi ka pësuar mutacione dhe se nuk do ikë.

Në vrap e sipër shkencëtarët jo vetëm që po kullandrisen si dinë vetë për maska dhe doreza, por edhe bëjnë studime, që siç mund të merret me mend janë empirike dhe as që bëjnë diferencë. Madje nuk dihet shtojnë gjë pozitive në luftën kundër pandemisë apo jo.

Mjekët gjermanë këmbëngulin se pandemia nuk e justifikon alarmin e ngritur, shifrat flasin për këtë gjë, ndërkohë që më të rezervuarit për të folur për studime dhe zbulime janë italianët që kanë përvojën e duhur për të thënë diçka me vlerë.

Nuk dihet pra se çfarë të besosh dhe kujt t’i besosh. Një pacient del nga spitali dhe thotë: mos e merrni me të qeshur sepse nuk është grip. Por as panik jo. Një tjetër del e thotë: O perëndi çfarë më panë sytë!

ISHP-ja jonë shkruan në shpjegimet e veta se virusi rrallë herë çon në fatalitet. Si ta ndash tani panikun që po duan me çdo kusht ta mbajnë gjallë me lajme nga më idiotet nga informimi real?

Një studim thotë se paniku…

Ndoshta mediat e kanë kaluar cakun, por edhe shkencëtarë që dalin e flasin në krye të muajit me konkluzione personale, më së paku duhen futur në burg nja 6 muaj.

Sepse problemi këtu nuk është thjesht me studimet që kanë mbirë si kërpudhat pas shiut dhe thonë banalitete të tipi virusi prek mushkëritë, por me faktin se leximi i tyre nuk bëhet nga profesionistë, por nga një publik që është viktimë e panikut dhe padijes.

ResPublica

April 12, 2020 13:40
Komento

8 Komente

  1. Lili April 12, 14:13

    Problemi eshte se sicili ka nje shfaqje tjeter nga tjeri! Disa vdesin nga sulmi ne zemer, disa nga demtimi i mushkrive disa kane ischemi ne tru , disa demtojne veshket, disa humbin nuhatjen e shijen, disa kane vetem hundet qe iu kullojne ose qe ju krihen, disa kane probleme me lekuren….disa me tensionin!
    Edhe kur kujton se te ka kaluar , rishfaqet ndryshe!
    Jemi to mesuar bashke me zhvillimet e semundjes!

    Reply to this comment
  2. intelektuali April 12, 14:21

    Nje studim tjeter nga gazetari i Nexhmijes, Xhevdet Shehu thote:

    PO TE ISHTE GJALLE ENVERI SHQYPNIA DO TE ISHTE SI NJE FANAR NDRICUES I M-L NE BOTE, PA ASNJE TE SEMURE NGA PANDEMIA

    por:

    Nje studim tjeter nga intelektuali shqyptare qe Enveri e masakroi me nje egersi te papare tregon se:

    PO TE ISHTE GJALLE ENVERI SHQYPTARET E IZOLUAR NGA BOTA E JASHTME DO TE ISHIN TRANSFORMUAR NE GOMERE, LOPE DHE DELE QE HANIN VETEM BAR, POR NUK DOREZOHESHIN

    He mo gazeta DITA qe keni huazuar kete shkrim me hipoteza kontradiktore dhe medyshje kontraverse nga ResPublika:

    KUJT HIPOTEZE T’I BESOJME TANI?

    Reply to this comment
    • I tille je , sa here qe hap gojen April 12, 19:00

      Ti je komentuesi me mut qe ka SHQUP – i , qe “di” te politizosh gjithecka , per te qene me i urryeri dhe i me i neverituri shqipfoles !

      Reply to this comment
      • intelektuali April 12, 21:47

        Ore ti BOLE fanatike, SHQUP-in e Saliut tregoja sateme qe te ka lindur cyryk nga trute e kokes, sepse Sali Berisha eshte pjella me origjinale e Enverit, c’pune kane Sekretaret e Partise se Punes me intelektualin?

        PO SALI BERISHA ESHTE VARKARI I FAMILJES HOXHA O BOLE BUDALLAQE

        Nuk e ke pare ne foton qe publikoi gazeta DITA kur voziste familjen e diktatorit ne Drillon te Poradecit?

        nga ana tjeter:

        intelektuali ka kopjuar pike per pike toidhjo gazetarin e Nexhmijes nga Mallakastra, Xhevdet Shehu, ja cfare tregon ky gazetar qe gjasme ja ka treguar nje dipllomat nga Bullgaria Komuniste qe mesiguri ka qene enveristi fanatik dhe dallkauk Shaqir Vukaj dhe qe Xhotja e perserit me nje qef te madh ne shkrimin e tij sqarues dhe shterues ne gazeten DITA, ja ku e ke ketu me poshte qe te mos akuzosh intelektualin per politizim shqipfoles me llogje budalli badiava:

        http://www.gazetadita.al/enver-hoxha-35-vjet-me-pas/

        “…Atëherë kishte Çeçua biçak. Në ç’kuptim? Në kuptimin që ne ishim të izoluar nga bota, në njëfarë kuptimi ishim të imunizuar sepse të gjithë ishim si të thuash në një karantinë të përhershme ndaj mikrobeve dhe viruseve që vinin nga jashtë…”

        HE MO BOLE ENVERISTE KUSH E POLITIZON VIRUSIN KOMUNIST KINEZ TANI?

        Reply to this comment
        • Dauti April 13, 17:27

          Intelektual…kishe kohe pa u degjuar a derezi…thashe se kishe ikur. Po nuk ha mortja m…
          I thashe nje shoku te burgut, ku kemi qene bashke me ty, mos pafte drite ai komandanti i burgut, qe nuk te mori nja dy litra gjak e tia dergonte sh Enver. Keshtu nuk do kishte nevoje te merrej gjak foshnjash per ti zgjatur jeten Enverit…i jepnim gjakun tend. Nuk e di nese do i zgjatej jeta, por e sigurt do ishte kthyer ne nje koqe kandari, si puna jote. Do na ksehaste me histrira nga ato te tijat.
          Merre me mend se cfare je, koronavirusi iken e ngordh sapo afrohesh ti.

          Reply to this comment
  3. Z April 12, 14:33

    Por eshte gjalle Saliu!

    Reply to this comment
  4. kastriot April 12, 17:07

    Ju evidentoni faktin por duhet te konklusoni qe secili fet ate qe eshte kuptuar apo nenkuptuar pra asnje nuk eshte jashte linje

    Reply to this comment
  5. Teuta April 13, 12:23

    Une si skencetar i kategorise superjore,por i pazbuluar deri tani u siguroj se:
    1. Pasi te kaloi ky Jakovi -19 do ndryshoine dhe prodhimet. Hudhra do te rritet sa nje kungull ,dhe me ngrenien e saj Jakovi-19 do te vdesi.
    2. Pjeshka do te rritet sa nje shalqir,dhe me te ngrene kete ,jakovi-19 do vdesi,por do kemi ndryshimin rrenjesore se dhimbjet e lindjes se gruas do t’i kalone burrava. Kjo lloje pjeshke do eleminoje edhe tradhetine e grave ndaj burrave. Nuk do jete i nevojshem as kllufi,sepse spermadozoidi do e caje llastikun pa problem dhe keshtu nuk do jete mbrojtes. Meqenese keto dite po lexojme shume shkencetare e shkencetare qe flasin per Corovin-19,po asnje nuk eshte ne nje vije ,por sejcili flet sipas qefit te vete pa baza shkencore,edhe une shkencetari i oreve te fundit i dhashe mendimet emija. Ju ndac i besoni ,ndac jo , Si ta kini qefin. Vetem vrejtjet i pres nga Sali Berisha,sepse edhe ai nu ka me haber nga mjeksia,pasi e ka harruar per keto 30 vjet qe meret me shpifje e ginjeshtra. Ja keto dite genjeu e sshpivi per te vdekurit. Efektin e pjeshkes duhet t’na i jape te sakte,sepse i ka shume qef pjeshket…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim