Një turp “sindikalist”!

Nga Koloreto Cukali February 15, 2014 23:46

Një turp “sindikalist”!

Dje askush nga hallexhinjtë e këtij vendi që udhëton me autobus nuk pati mundësi të ngjitet në kutinë e konservës, për të shkuar atje ku e detyron halli. Në një vend ku nuk ka as frymë e as traditë sindikaliste, befas, na doli një sindikatë që shpall grevë 24 orëshe.

Është, besoj nga rastet e rralla në botë ku ca hallexhinj (nëse, biem dakort t’i konsiderojmë të tillë ata që po bëjnë grevën) hidhen në grevë për t’ua vështirësuar jetën ca hallexhinjve të tjerë. Çfarë greve është kjo?

 

Një grevë me hundë të kuqe e veshë të mëdhenj

Problemi real që këta grevistë kanë është me… pronarët që nuk i paguajnë. Për këtë është e drejta e tyre jo vetëm të bëjnë grevë, por dhe të sekuestrojnë veglat e punës deri në pagesën e tyre të plotë, sikurse, është detyrë e shtetit që në momentin që një kompani nuk arrin të paguajë rrogat, ta detyrojë të shpallë falimentin.

Por, në asnjë prej deklaratave publike të të ashtuquajturve grevistë nuk e kam dëgjuar këtë kërkesë. Ajo që dëgjoj, në fakt, është që sindikalistët grevistët u qajnë hallin… pronarëve (!). Dhe ngrihen kundër… hallexhinjve të tjerë që udhëtojne me urbanë, të cilët janë shtresa më e vuajtur në Shqipëri. Turp! Por ky turp “sindikalist”, nuk ia skuq më faqen askujt. Turp është edhe që shtresa që nuk ka asgjë, nuk ka as edhe një zë që t’i mbrojë në Parlament.

 

Shqipëria, ku qahen të tërë hallet e të pasurve

Shoh vazhdimisht gra me karroca me fëmijë, pensionistë e punëtorë që ngjishen nëpër stacione, që që humbin orë të tëra nga jeta e tyre në autobusët privatë të menaxhuar ashtu siç është e menaxhuar gjithë Shqipëria. Janë privatë, por, paradoksalisht e quajnë veten transport publik. Qeveria, ia kaloi topin Bashkisë, Bashkia qeverisë, ndërsa hallexhinjtë ecën në këmbë dje, në shi, drejt halleve të tyre të punës.Kjo është shtresa e vetme e papërfaqësuar realisht, që nuk ka grupe lobimi, që nuk ka përfaqësues të vetët në Parlamentin e milionerëve, dhe që nuk ka asnjë zë, përveç ndonjë kolone në gazetë që nuk i hyn në punë askujt. Edhe pse, qeveria e 1 milion shpullave, po t’i numërojë mirë, do të kuptojë që shumica janë shpulla hallexhinjsh. Kështu që dilni aty te ato stacionet pa hartë e pa shenja, dhe zgjidhni hallin e atyre që vërtet kanë një hall: një jetë në kutitë e konservave, që duan t’ua shesin edhe 700 lekë!

Nga Koloreto Cukali February 15, 2014 23:46
Komento

19 Komente

  1. llaf dibre February 15, 12:00

    Vetem i varferi qan hallin te varferit; ne parlamentin tone “eshte” nje gjysem i varfer: pastruesja

    Reply to this comment
  2. Naftetar Vjeter February 15, 12:01

    Po keto plera sindikaka jane.Po keta e bejen greven me urdher te pronareve po ku kane bythe keta lepuj te bejen grev per veten e tyre dhe kushe fatorinot qe po te shikoshe nderrohen pothuajse perdite se ne vend qe te kerkojne perse nuk u paguhen rrogat dhe sigurimet merren shoferet dhe fatorinot me cmimin e biletes nuk kerkojne kushte se punojne si skllever pa asnje te drejte dhe pale pastaj kur del dhe Gezim Kalaja qe kishte qe ne 2005 qe nuk shfaqej thua se punet e sindikakave kane qen ne vije dhe sa erdhen ne pushtet te tjeret vrap pas luge se corbes qe ka gelltitur.

    Reply to this comment
  3. llaf dibre February 15, 12:03

    Marreveshja e pare qe ben çdo qeveri e re, eshte marreveshja me te pasurit ne dem te te varferve

    Reply to this comment
  4. studenti February 15, 12:09

    Kompanite e autobuzeve jane te licensuar nga ish qeveria, pra jane njerzit e Saliut.
    Kompanite e sigurimeve ngriten cmimet tani, pikerisht tani dhe jo pak por 60 perqind. Ne bordet q kompanive jane hajdutet e Saliut.
    Furgonat (pjesa me e madhe) s kane bere linja nderqytetese po deri me date 20 shkurt duhet te bejne zhurme se i duhen Saliut.
    Te shohim pas 20 shkurtit se si do sillen te gjithe keto.

    Reply to this comment
    • ibrahim February 16, 23:53

      Student.ti Student as lop nuk te kisha lane-saliu iku tashe e ke gomarin rama.te tha rritje pagash-more koqe,te tha ilaqe pa pages prap koqe more.te tha legalizime falas -more dy koqe,te tha zbritje qmimesh -tri koqe ti tha .naften pa akcize per bujq-e more koqen e katert.te tha siguri-ta beri tritol.more koqen e arte.te tha tatimet do ti mbledhim me Shum-kete her po eksporton droge fqinjet ne hall.ketu more koqen platine.Ne kosove koqe i themi haleve,topave.boleve.

      Reply to this comment
  5. Horri i Bulevardit February 15, 12:16

    Gezim Kalaja, ky lango berishian, se pame gjate 8 vjeteve te qeverise Berisha te dale ne mbrojtje te atyre dhjetra minatoreve te vrare neper minierat e ferrit berishian, se pame vetem njehere.
    Une e kisha harruar si fytyre edhe si emer dhe kam menduar se ose ka hequr dore nga sindikalizmi i hajdutit, ose do kishte vdekur.
    Por jo, Kalaja berishiane u rishfaq perseri, me faqe te buta, nga pudrave bardhe qe ka hedhur gjate viteve te demokracise berishiane.
    Aq e bardhe dhe e paster mu duk fytyra e Kalase, sa mendova se kjo do te ishte ndonje mbledhje e mjekeve apo mesuesve, per problemet e tyre, jo nje mbledhje e sindikatave te minatoreve, se ky Kalaja, vetem minierat kurre si ka pare, se fytyrat engrira te minatoreve, te vrara nga jeta dhe nga plaget, nuk korrespondojne aspak me fytyren engjellore te pudrosur te Gezim Kalase, qe na u shfaq si minator, pikerisht tani qe Berisha eshte ne prag te zhdukhes, si specie.
    Biles mbrojti edhe akuzen qe dikush i beri, se e kishte per nder te therriste, rrofte Sali Berisha.
    Gezim Kalaja, te ishe paraqitur si kryetar i sindikates se dylbereve, do ta besoja, se faqet e tuja te pudrosura, ta japin kete te drejte, por qe ato faqe te bardha bore, te simbolizojne fytyrat e vrazhda te minatoreve, kete se besoj.
    Prandaj thuaje troc, se aty ishe si perfaqesues i berishizmit, njesos si ajo Altina Goxhaj.

    Reply to this comment
  6. shqiptari February 15, 13:05

    ketu ka mbaruare gjithcka ato linja korin miliarda lek jane aq fitim prurse ne tirane sa ska biznes me te fuqisheme po si gjithmon nje dore e pameshirshme e ka vjedhure dhe don ta vjedh shqiptarin fukara me 150 euro ne muaje me cmime shume te larta dhe me halle ta medha nepere spitale e gjykata ka me zi pere kete popull qe se llogarite kushe po sindikata e popullit qe i preken interesat ku eshte e shifni po digjete prazili pere ngritje 1 cent jo si ketu poshte pabesite ndaje shqipatrite qe kane mbeshtetjen amerikane

    Reply to this comment
  7. llaf dibre February 15, 13:15

    Te varferit, (me vote) rrezojne qeverite dhe … riciklojne varferine. Kur vdesin, e kuptojne se nuk kane qene pa mision ne kete jete…..

    Reply to this comment
  8. Qenani February 15, 14:41

    O “llaf dibre”, (shpresoj te jesh nga nga pjesa me e mencur e dibres). Per 65 vitet e jetes time nuk kam hasur ndonjehere perkufizim me te bukur, me te mencur e me kuptim plote per te varferit (me vote). Respekte nga zemra o i shkelqyer. Kam nje kuriozitet te jashtzakonshem ta di se nga c’ pjese e Dibres jeni. Nese nuk jeni dibran (qe shpresoj te kete pak gjase) me thuaj te lutem nga e kush je?.
    Do me mbetesh ne kujtese per kete perkufizim teper filozofik te ” te varferit me (vote)” . Ju lutem ma shuaj koriozitetin tim. Kontakti im eshte 0672025588.

    Reply to this comment
    • llaf dibre February 16, 10:49

      I nderuar z. Qenani, mençuria nuk eshte dhunti e nje pjeseze gjeografike njerezish. Dibres dhe Shqiperise, kurre nuk i ka munguar mençuria dhe burrat e mençur, (vetem per kete botes nuk i kam zili) por i kane munguar burrat e mire. Edhe per kete, pergjigjen e gjejme ne Diber: ” Dibra don te behet dere e pare, por djalin e mire nuk e don”. Nuk e ka dashte dhe nuk e don djalin e mire Shqiperia, ndaj, jo ne Europe, por ne “oden” e Ballkanit, e ka postiqen te dera odes, atje ku rrine opingat. Eshte e dhimbshme, por eshte realitet. Nejse, tani ndodhem jashte. Kur te gjej mundesine e kthimit, do e pime nje kafe bashke. I perkas pellgut te Dibres Madhe. Pershendetje.

      Reply to this comment
  9. GRAMOZ February 15, 14:42

    TE VARFERIT NUK JA QAN HALLIN I PASURI ,POR AI ESHTE I BABEZITUR PER PASURI..TRASPORTI URBAN NE TIRANE VUAN SE KOMPANITE E TRASPORTIT JANE JASHTE KONTROLLIT TE BASHKISE KU FATURINAT PUNOJNE GJYSME E KOHES TE PUNES PER XHEPIN E TYRE DHE GJYSMEN E KOHES PER PRONARIN ,PA LLOGARITUR KUSHTET MIZERABEL NE AUTOBUZA ,NDERSA FURGONET JANE QEVERI ME VEHTE ..

    Reply to this comment
  10. Abedini February 15, 15:02

    Ju lumte Koloreto. I keni ra pikes per cka shkruani. Respekte per Ju dhe shkrimet e tua cilesore!

    Reply to this comment
  11. Ladi February 15, 18:52

    O zoteri.Sherbimi Urban – nderqytetes nuk ka as nje lidhje me Qeverine.
    Ky sherbim licensohet,kontrollohet dhe drejtohet nga Drejtoria e Pergjitheshme e Transportit te Bashkise.
    Bashkia e ka te percaktuar me ligj dhe me udhezim te Keshillit Bashkiak se si punojne dhe veprojne shoqerite – ooperatoret e urbanit. Te gjitha te drejtat per kontrollin e aktivitetit te ketij sherbimi e ka Bashkia deri edhe ne rritjen ose uljen e cemimit te biletes.
    Loja qe ben Bashkia se gjoja eshte ne mbrojtje te qytetareve per mos rritjen e biletes dhe se sipas kesaj kete veprim e bene Qeveria eshte nje mashtrim politik i radhes.
    Urbani -ne rrethe eshte katerciperishte i varuar Bashkite ne rrethe. Lul Basha mos i mashtro shoferat dhe fatorinot -jepu cfare i takon me ligj leri mashtrimet e SB

    Reply to this comment
  12. sopiqoti February 15, 22:23

    Grevistet shofer e fatorine te linjes “UNAZA” te bejne greve kunder firmes Ferlut me pronar Ferdinant Ibrahimi dhe te mos perdoren prej tij si vegla qore per te bere nje greve qe ska asnje vlere.

    Reply to this comment
  13. Mali February 16, 10:24

    A ka sindikata ne Shqiperi?Jo.Te vetshpallurat sindikata jane besnik te partive politike,te gjithe mbrojne pasurin qe kane vjedhur politikanet ne te gjithe piramiden nga posht -lart.Fjala e nje ish ambasadori se ketu te gjithe jane te koruptuar eshte me se e vertete sepse nje pakic ka vjedhur e vjedh kurse te tjeret i mbrojne ca me greva e demostrata dhe shumica me heshtje duke paguar hajdutet.S’ke ku te vesh se hallin nuk e zgjidh .Ne CEZ a ne ujesjelles te fortet nuk paguajne kurse te heshturit te bindur e mbi kerkohen edhe resto.Ka 6-muaj qe ka ardhur ne pushtet RILINDJA por shteti vazhdon ta drejtoi shpellari i cili me gjithe bemat e tij ligjeron pa limit ne kuvend,i perkrahur nga te pergojuarit e tjere Ristaner ,Halimer Pollor eBasher e.t.j.Atyre te mos u prishet qejfi pa populli le te vdese.Zoti Kryeminister vertet “EDHE ROMA NUK U NDERTUA NE NJE DITE “thote nje fjale e vjeter por, c’do dite u vendos nga nje gur,deri sa eshte ajo qe eshte.Kurse tek ne deri tani nuk po shohim asgje vec ne ndonje rast edhe me keq.POpulli akoma nuk ju ka braktisurpor mos punoni per braktisjen.Shikoje se c’po ben LSI me militantet e vet ,dje ne pushtet e sot prape ne pushtet e vec tyre dhe ata qe kaluan nga PD ne LSI.Performanca e deri tanishme per mua eshte epakenaqeshme.Nuk e di a ka te tjere si une?

    Reply to this comment
  14. Abedini February 16, 20:06

    Po O Mali i nderuar, ka edhe shume te tjere si Ju qe mendojne qe performanca e ekipit te kesaj qeverie (gjysem te re) eshte e pakenaqeshme. Taborret (injorante) te LSI-se jane ne qeveri vetem per ti “kerryer binane” qeverise dhe Shqiperise bashke. Lere pastaj qe “bina kerryes” te shqiperise ka jo pak edhe nga ana e PS- se se Rames. Dhe Rama nuk rresht te se mbajturi fjalime “poetike” , ne vend qe ti jape dum puneve qe nuk presin e keqesohen tmerresisht cdo ore qe kalon.

    Reply to this comment
  15. Jozi February 16, 20:45

    TE HETOHET KALAJA ESHT KRYE HAJDUT DHE TE ZHDUKET NGA SINDIKATAT

    Reply to this comment
  16. reformer February 16, 21:44

    kjo eshte nje nga tmerret qe na ka lene diktatura, kur njerzit nuk e kuptojne, se duke u bere bashke ne nje sinidkate ose shoqate do te mund te rregullonin shume gjera per vete dhe per te tjeret.

    pa diskutim qe keto sindikata qe u qajne hallin pronareve jane nje gje per te qare e per te qeshur. por ja qe kane edhe te drejte ne kushtet kur shteti i ka faj per gjendjen ku ndodhen keto biznese.

    duhet te ulen te jgithe bashke, shteti , qytetaret, pronaret, shoferet dhe te negociojne. te vendosin dhe [astaj te respektojne marreveshjen.

    Reply to this comment
  17. b.alia February 17, 15:37

    Vec faktit te frikshem qe askush nga shoqeria nuk reagoi por pranoi turpshem, edhe ne shi, mungese sherbimi, e frikshme eshte paraqitja e manget qe iu be nga mediat. Me sa di per shqiptaret ka anekdota per raste reagimi vec kur u hiqet grazhdi nga sofra. Ndjej neveri per shoqerine civile qe reagon vetem per politike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*