Nuk kundërshton 29 Nëntorin, lufton të kaluarën e tij

Nga Naser Aliu November 30, 2013 00:25

Nuk kundërshton 29 Nëntorin, lufton të kaluarën e tij

Mendimi im është se ai nuk kundërshton 29 Nëntorin, por në fakt ai lufton të kaluarën e tij.Qoftë kundër datave historike, qoftë kundër objekteve të ndërtuara gjersa ishte ai në Partinë e Punës, qoftë vendime apo orientime politike. E çdo gjë e krijuar, prodhuar apo zhvilluar gjatë komunizmit, është shenjë me të cilën ai identifikon veten. Ndërgjegja dhe sedra reagojnë ndryshe.

Ai ka komplekse të mëdha dhe nëndija vazhdimisht e udhëzon të luftojë të kaluarën e vet.

Ai dëshiron të çrrënjosë çdo gjë që rikujton epokën e sekretarit komunist. Qëndrimi tij është neurotik, pengesa psiqike dhe flasin për një konflikt të brendshëm. Ai ishte hiperaktiv dhe trazovaç gjersa ishte në krye të vendit, i tillë mbetet edhe në opozitë duke luajtur një rol rrënues dhe dëmtues. Ambicja e sëmurë dikton që çdo gjë, çdo ngjarje, çdo lëvizje shoqërore, çdo ngritje apo rënie, duhet të ketë firmën e tij. Ai shkruan skenare, ai bën regjinë dhe ai luan rolin kryesor. I pafat është ai popull që ka një politikan si ai. Berisha duhet injoruar tërësisht, sepse me replika nga Qeveria apo gazetat, ai faktorizohet përsëri. Kur të pushojnë përfillja e tij jashtë, me të do të merret PD dhe çlirohet. Demokracia shqiptare do të fitonte shumë.

Kur një drejtor shkolle, në vend të pensionimit, gjoja nga pasioni për profesionin, bëhet pastrues shkolle, atëherë mund të thuhet se ka probleme të mëdha në rradake. Berisha kaloi nga Kryetar shteti dhe Kryeministër, në deputet! Kjo flet për degradim dhe nuk e ka bërë askush me dy palë mend në kokë. Ky është shembull sui generis, specie e vetme në Europë.

Edhe nëse i plotësohet dëshira me 29 Nëntorin, të nesërmen do të shfaqet me synime të tjera, por të gjitha do të jenë qëndrime që lidhen me post traumatizimin e tij. Ai nuk duron asgjë që i përkujton të kaluarën. Kështu përpiqet ta bind ndërgjegjën e vet dhe ta qetësojë nëndijen duke u munduar për të larë të kaluarën. E si bëhet kjo larje? Duke zhdukur data dhe objekte nga e kaluara…

Nga Naser Aliu November 30, 2013 00:25
Komento

7 Komente

  1. DREAM November 30, 07:53

    Jugoslloveni i fundit-Edi Rama
    Nga Kimete Berisha

    Reply to this comment
  2. lisdushku November 30, 08:15

    Po ai edhe ditelindjen e ka montuar ne nje date me Enver Hoxhen!

    Reply to this comment
  3. LORA November 30, 10:42

    Jam fakort me argumentin tuaj zoti Naser Aliu.Por duhet te dini se argumenti juaj eshte nje bindje prej 23 vjetesh,per shqiptaret me dy pare mend.Bile edhe me,shume;a i sillni ne kujtese vizitat e brekedhjerit nga Azerbaxhjani duke kerkuar origjinen e shqiptareve?Kodoshi pa nje origjine te veten,donte ta shtrine mizorisht paranojen e tij tek tere shqiptaret.Natyrisht qe mbeti i dhjere edhe nga ky demarsh.
    Nderkaq me kete opinionin tuaj me siper, ju zoti Aliu nuk e keni injoruar;perkundrazi keni dhene nje kontribut modest per ta faktorizuar.
    Per mua,dhunuesi 23-vjecar i 29 NENTORIT duhej te mos permendej fare ne keto dite festash kombetare.Fare,fare,fare.

    Reply to this comment
  4. "Vaffa Day" November 30, 10:47

    Saliu i Vicidolit ka një projekt Beogradi në xhep qe ju dogj nga UCK, edhe pse i dha nafte Serbise!
    Projekti konsiston:
    1-Mohim total i vlerave të luftës nacional-clirimtare!
    2-Mohim total i ndërtimit socialist të vendit(Tharje e kenetave,industrializim,bujqesi intensive,arsim falas, shendetsi.art-kulturë,shkencë dhe mbrojtje)
    3-Heshtje për shpalljen e Shqiperisë Republikë, mohim total i personalitetit qe e shpalli atë dhe që nuk mund të rrezohet kurrë!
    4-Kriminalizim i skajshëm i luftes se klasave,mbylljes totale dhe bunkerizimit të vendit, dy të parat projekt Beogradi,filluar nga Koci Xoxe,agjent jugosllav sipas Krushovit libri”Kruvev” botim Mondadori.
    5- Heshtje për “projektin” ramizist për largimin e Kinës, sabotimin e kërkesës per lidhje me Gjermaninë dhe shpetimin e Shqiperise me tufezat…
    7-Heshtje per projektin e dergimit ne PD,”rrevoltat” e porositura me studentët, vendimin e fshehte per rrezimin e Shtatores se Diktatorit,duke hequr me pare bulonat naten sigurimi i shtetit,krahu i Beogradit…
    7-Denigrimi i Rambuje dhe UCK si bandë terroriste qe Kosova të mbetej nën Serbinë!
    8-Marrje e pushtetit me dhunë dhe rrethimi i PD me tanke të grabitura shtetit të ligjshëm shqiptar!
    9-Grabitje me dhunë e votave,blerja me para e tyre për pushtet të dhunshëm!
    10-Ngritja ne piedestal pa referendum dhe mjete demokratike të figurave rreaksionare të vendit.
    11-Diktatorizëm në jetën e brendshme të partisë duke komanduar zgjedhjet e personalizuar zgjedhjet e kryetareve të partisë,deputeteve,kryeministrin dhe presidentin!
    12-Luftë kundershtareve politikë gjer në qelizat e perberjeve familjare…
    13-Pasurimin e shfrenuar të mbeshtetesve dhe asgjesimin gjer dhe fizik të kundërshtareve brenda dhe jashtë partisë!
    Ka dhe njeqind “detyra” të tjera kriminale, të cilat Sovrani ja dogji ne dorë më 23 qershor 2013!
    I neveritshëm qoftë përherë ky funderinë antikombetare!…

    Reply to this comment
  5. ali November 30, 11:40

    Vaffa day ! Jam plotesisht dakort me kuadrin sinoptik qe i keni bere ”dushmanit,, te
    Vicidolit, permendja e emrit te tij me vjen per te vjelle ! Poshte tradhetari i kombit
    shqiptar !!!!!!!

    Reply to this comment
  6. veterani November 30, 13:05

    Analize e sakte.Fare e keqe qe duhet pastruar nga politika dhe shoqeria shqiptare.Ndryshe nuk kemi opozite nuk kemi pluralizem vetem destruktivitet,percarjedhe jo opozite reale.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*