Opozita e “sëpatës” së pashmangshme!

Ermir Hoxha April 20, 2014 10:20

Opozita e “sëpatës” së pashmangshme!

Eshtë një pamje që patjetër do mbetet ikonë e politikbërjes shqiptare: Rama si kryebashkiak i Tiranës, që merr në dorë sëpatën, duke iu hyrë vetë ca shtyllave të drunjta të linjave telefonike që nga koha e “Dodë fillrojtësit”, pasi ka dështuar që me gjuhën e shtetarit të merret vesh institucionalisht, siç duhet t`i ketë hije një vendi që mëton të hyjë në Europë e robëve të tij, pushtetarë a qytetarë të thjeshtë qofshin.

Kjo “sëpatë” rikthehet pas kaq vitesh, teksa mazhoranca, pas një pritjeje disamujore që opozita të zërë vendet në Komisionin për Reformën Territoriale, nuk duroi më dhe vendosi ta bitiste vetë këtë punë.  Nuk është gjë e mirë sigurisht. Nuk është gjë e mirë, pasi kush i thotë vetes politikan e mban parasysh që të tillë të bën prirja për kompromis; në të kundërt, nuk është as politikan e as njeri, pasi dhe njeriu si qënie, merr një kuptim të drejtë e të fisëm kur arrin të merret vesh e të bashkëjetojë me të tjerë të racës së tij, edhe pse nuk përputhet në shumë aspekte me të tjerë si ai. Ky është një rregull i përgjithshëm.

E nëse vijmë tek rasti konkret, duhet të kesh mangësi të theksuara gjykimi të shëndoshë për të mos kuptuar llojin më të trashë të reagimit që ka aplikuar opozita në kaq muaj, vetëm për një qëllim: që mos ofrojë kompromis, e që sigurisht këtë t`ia faturojë mazhorancës, një tip berishizmi që bën muuuuuu sot e gjithë ditën. Kujtoni kushtet e vëna nga opozita që kur mazhoranca nisi përgatitjet për reformën e përfolur. Për pak ditë, u plotësuan të gjithë një më një. Por ditë pas dite, ato shtoheshin e shtoheshn, derisa – siç kam shkruar dhe ditë më parë, –  mund të mbërrihej dhe në një lloj kushti final: Na ktheni pushtetin, që të vijmë në komision! Kjo është opozita, e sëpatës së pashmangshme!

P.S. Si tha Basha? Po çoni vendin drejt destabilitetit! Pyesim: Lul, a po shkelet ndokund në rastin e reformës territoriale ligji apo jo?  

 

Ermir Hoxha April 20, 2014 10:20
Komento

11 Komente

  1. skelari migrues April 20, 10:48

    Te them te drejten, o njeri gazetar, kuptimin e shkrimit te sotem e kam te lodhshme ta gjej. Nese para disa ditesh ishe i paqarte, me ate idene e thelbit europian, sot ja ke fut jashte fare.

    E vetmja gje qe dallohet eshte sharja per Ramen, me kujdesin qe te mos dukesh sikur mbron Bashen. Me mire t’i kursesh keto cartje…

    Reply to this comment
  2. karamamund-elefanti i trete April 20, 10:55

    Me sepate qenerve,se vetem keshtu do te kuptojne,mendoni qe per 8 vjet ne qeveri kane bete ckane dashur pa pyetur njeri,dhe ju duket maskarenjve akoma pushteti legjitim.Me sepate pa meshire,gjithmone per te miren e shtetit,i lini halet si qener vetem me ate ndyraqin e tyre.

    Reply to this comment
  3. kujjtimi itali April 20, 11:42

    nisma me emire e kesaj qeverie dote jete te gjithcka qe eshte e drejte
    dhe me interes per shqiperine dhe shqipetaret.
    votat ja dhane shqipetaret jo saliu apo basha populli pret shume nga kjo qeveri dhe keta
    dy b&skerkojne me cdo kusht qe destabilizojne vendin prandaj te bejne ceshte e drejte….

    Reply to this comment
  4. Horri i Bulevardit April 20, 12:12

    A nuk ishte ajo sopate ne doren e kryebashkiakut Edi Rama, qe beri te friksohen trimat e ndertimeve me llamarine, ne cdo hapesire te Tiranes?.
    Kur bashkepunimi eshte i pamundur, duhen masa drastike, per te realizuar programin per te cilin populli ju votoi.
    Ne fund te fundit, asnje nga ata 1 miljone votues te qeverise Rama, nuk votoi qe mazhoranca te beje bashkepunim me partine e Sali Berishes, ata 1 miljon votues, ju votuan, per te cuar Sali Berishen dhe saleshet e tij ne burg, kete duhet ta dini.
    Prandaj perdorimi i sopates ne shkrimin ne fjale, ju thote, qe merreni situaten ne dore vete dhe zbatoni ato reforma qe premtuat ne fushate, premtime qe bene te merrni pushtetin.
    PD-ja, ka rruge te gjate per te bere, per te qene bashkepunuese.

    Reply to this comment
    • info analitike April 20, 16:34

      E.H. shkruan:
      “E nëse vijmë tek rasti konkret, duhet të kesh mangësi të theksuara gjykimi të shëndoshë për të mos kuptuar llojin më të trashë të reagimit që ka aplikuar opozita në kaq muaj, vetëm për një qëllim: që mos ofrojë kompromis, e që sigurisht këtë t`ia faturojë mazhorancës, një tip berishizmi që bën muuuuuu sot e gjithë ditën”.

      Duhet te kesh nje mangesi gjykimi te shendoshe qe te mos kujtosh se te njejten gje beri Rama sa ishte ne opozite duke shkuar edhe me ne ekstrem. Prandaj une do ta quaja nje lloj stafete nga ramizmi ne berishizem.
      Ajo skena me sepate ne dore apo kur thirrte “doktooooor” nuk deponojne ne favor te nje psike te shendoshe te kryeministrit dhe ne kete kane shume ngjashmeri me Berishen.

      Reply to this comment
      • puntori April 20, 17:53

        atehere opozita kishte nje kauze te madhe qe ju vodhen votat ne 2009 dhe saliu beri c mos qe te mos jepte trasparenc dhe qe ateher dhe rames ju dha automatikishet te mos pranonte asgje nga ajo mazhoranc po keta ckauz kan se na iku nga puna ajo si e quaje se sia di dhe emrin se kaq e famshme qe zana xhordudhia po si do bejme ne si populle qe na iku kjo zonje xhordudhe keto dy gjera nuke krahasohen ajo ateher me kete qe bjene keta tani po mire thote gazetari ata tani do vene kushte qe rama ti lere pushtetin lulit ndryshe ska komision

        Reply to this comment
        • info analitike April 20, 18:30

          Mos u merzit “puntori”, prit edhe pak sa te shtrije kontrollin e tij sa me gjere Rama dhe ke per te pare qe nuk ndryshon aspak nga Berisha. Rama ka te njejtin stil autokratik drejtimi qe kaq mire ia njohin brenda ne PS. “Kauzat” sic i quan ti ishin pretekste te Rames per te evituar doreheqjen sipas statutit te PS-se. Pak a shume si kauza kunder korrupsionit me simbol Ilir Meten qe tashme eshte zbehur, ne mos harruar fare.
          Vjedhja dhe blerja e votave eshte nje fenomen mbare shqiptar qe nuk njeh kufij blu apo mavi apo vertet beson se njerezit votuan ne mase LSI-ne per aspiratat e saj te larta patriotike?!
          “Llafe llafe nate e dite e s’po shohim aspak drite”
          Duke ndjekur gjurmet e Naimit keshtu mund te perifrazohet puna e deritanishme e qeverise.

          Reply to this comment
  5. P.A.B. April 20, 16:05

    … opozita, e sëpatës së pashmangshme! [artikulli]

    Nga sagat nordike na vijne ca histori te interesante. Nje nga keto eshte per “Erikun Sopata-e-Pergjakur” Per te ardhur ne fronin Norvegjez vret vellezerit, e me pas bemat e tij ishin te vecanta ne egersi; qofte dhe per standartet e Vikingeve.

    Reply to this comment
  6. Hate April 20, 18:57

    Ajo Sopat e Rames e beri Tiranen qytet Europja,ku ne sheshin kryesor para muzeut e gjithkund mbin kjoskat-wwc.Un qe po ju shkruaj qe banoja ne nje rreth tjeter,piva nje kafe ne nje kioske te ndertuar afer bustit te E.Hoxhes.Vura re se ne kjoske ishe edhe wwc-ja dhe prej andej doli nje pijanec i bere xurxull.Athere edhe une bera te njejten gje.Pra Tirana ishte kthyer ne hale nga Albert Brojka me ne krye Sali Berishen.Dhe Rama e ktheu ne indenditet dhe u cilesua K/bashkjaku me i mire ne Europe.Besoi se keshtu do e beje Rama edhe Shqiperine.Pd kete e di prandaj nuk e le te punoi duke i ngritur akuza te paqena qe diten e pare.Basha nuk e bene dot ate detyre pasi eshte ipaafte dhe nuk e le Berisha,pasi ky e do shqiperin toke te shitur 1 euro,detin,lumenjet,etj,me qellime fitimi nga ai,Argita,Zeni,etj.

    Reply to this comment
  7. Pëllumb zaimi April 20, 19:59

    Edhe sëpata e pashmangëshme,edhe pritja kanë kufij kohorë e logjikë. Kufijtë kohorë nuk e di kur janë por kufijtë logjikë janë tejkaluar. Çdo gjë që kalon masën prek kufijtë e absurdit thotë një ligjësi filozofike!? Më duket se logjikisht është momenti i “sëpatës së dardharit”. Ose të shohim njëherë mos e zgjidhim sipas stilit “prit gomar të mbijë bar”!?

    Reply to this comment
  8. [email protected] April 21, 12:35

    Per nji Shqiperi ,per shqiptaret….ka vetem nji emer :
    EDI RAMA !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*