SHËNIM: Pak ironi për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri…

December 25, 2014 14:29

SHËNIM: Pak ironi për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri…

Një banesë dykatëshe në Laprakë është përfshirë nga flakët, dhe është thënë se shkak janë bërë zbukurimet për festat e fundvitit.

Kështu, për çdo rast të ngjashëm që mund të këte këto ditë, veç ndonjë qarku në rrjet, lënies ndezur të ndonjë furnele ngrohëse, apo dhe rënies së ndonjë gace mbi tapet, duhet të kihet parasysh që zjarri duhet të ketë ardhur pra, edhe nga zbukurimet për festa.

E nëse fati e do që asnjë jetë njerëzore të mos humb nga ndonjë hata e tillë, nëse ngjet, bilanci më i rëndë do ishte shkrumbimi plotësisht i bredhit.

Ndërsa babagjyshi më i shtrenjtë, më i dashur dhe më filantrop në këtë rast, do ishte me pamjen e një zjarrfikësi, që me tubin e ujit në dorë, çan herokisht mes flakëve për të shpëtuar…jetët aty brenda po e po, por dhe…sasitë e grumbulluara të fishekzjarreve, enkas për natën e madhe. Eshtë lloji i festave dhe i festimeve, që mbarsen me një ironi kaq të pashmangshme./E.H

December 25, 2014 14:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim