SHËNIM: Paratë, ilaçet dhe një shprehje popullore në mes

Alqi Koçiko June 6, 2015 13:58

SHËNIM: Paratë, ilaçet dhe një shprehje popullore në mes

Kur shpirti tregtar i rigjetur dhe kaosi ligjor e policor ishin si tenxherja për kapakun në fillim të viteve 90-të, thuhej rëndom se vetëm me çamçakiza dhe ilaçe ja vlen të bësh tregti: Me një çantë mall bën një dorë të mirë lekësh. Sigurisht, “substancat e tjera” ishin ende në hapat e para dhe prandaj, të panjohura. Për çamçakizat nuk e di, por tregu i ilaçeve sot e kësaj dite është parajsë e fatlumëve që kanë arritur të hyjnë dhe të zenë një vend. Mirëpo këto dy vitet e fundit pritej diçka tjetër, të paktën një hap drejt rregullimit e sistemimit të tregut, në funksion si të cilësisë së ilaçeve, ashtu dhe kontrollit të çmimeve në favor të popullatës.

Nëse dikush do thotë sot që kjo “diçka” ka lëvizur, nuk do gënjente. Fakti është që ndryshe nga më parë, në farmacinë e spitalit nuk bie miu e thyen hundët, por gjen rregullisht ilaçe dhe këtë e dëshmojnë pacientët. Por skandale si ky i fundit, ku një skemë dhe një rreth i tërë njerëzish të fushës është stisur e kopsitur për të bërë sikur shesin ilaçe, dhe t’i fusin paratë në xhep, dëshmojnë edhe një herë se shëndetësia është një fushë kur kjo qeveri është ende larg realizimit të premtimeve.

Le të mos fshihemi pas gishtit. Në atë kohë deputeti Halim Kosova, e akuzonte në Kuvend ministrin e Shëndetësisë Beqaj se në treg ka ilaçe false, se drejtues të strukturës së gjerë të institucioneve shendëtësore në vend kanë konflikte interesi dhe akuzohen për abuzime, se tregu është në dorë të pak njerëzve të preferuar të ministrit etj. Kosova ka bërë edhe akuza të tjera në fakt (sikur ministri u ka thënë farmacive: Ilaçet mbajini, mua më jepni paratë), por Beqaj iu kundërpërgjigj se me Kosovën do shihej në gjyq, si me një shpifës të rëndomtë.

Sot dr.Kosova ka vetëm gjyqin e votës së 21 qershorit përballë, nga i cili duket ashiqare që nuk do ndahet mirë. Ndërsa skandali me tetë të arrestuar, mes tyre një drejtor të Fondit të Sigurimit, dhe akuza të tjera që kushedi në ç’sirtarë ndodhen (prandaj dhe nuk mund të paragjykojmë) janë në anën e ministrisë dhe ministrit. Dhe DITA e ka treguar në jo pak raste se peshorja e akuzave dhe dyshimeve mbi ministrin Beqaj, meriton një vëmendje të shtuar edhe nga mediat.

Ndërkaq, në fushën e ilaçeve që duket se po shërojnë vetëm ata që i shesin, ka edhe zhvillime politike. Mbi ish drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, prej kohësh rëndonin akuza abuzimesh me detyrën. Por dorëheqja (apo shkarkimi) i tij së fundi, duket se nuk u bë për të luftuar korrupsionin, por për kozmetikë politike. Dhe kujt iu dha ky post, i cili për ata që e njohin funksionimin e kësi strukturave, e dinë se ç’peshë ka? Mjeshtrit të zyrave e departamenteve të heshtura e pareshumë të kësaj natyre, Shpëtim Idrizit të PDIU-së. Ditë më të mira paskëtaj vijnë.

Ndërsa mazhoranca po lufton për dekriminalizimin, antikorrupsionin etj, dhe pacientët shqiptarë luftojnë me çmimet dhe cilësinë e barnave, me ata që abuzojnë në këtë sektor kaq nevralgjik, ka punë drejtësia, aq sa mundet. Ndërsa popullit i mjafton rikujtesa e një shprehjeje domethënëse që lidh paratë me ilaçet…

Alqi Koçiko June 6, 2015 13:58
Komento

5 Komente

  1. mergimtari June 6, 15:09

    Ne dite te veshtire duket njeriu i mire , ishte shprehja e dikurshme , kurse sot njeriu eshte bëre ujk per njeriun , ne dite te veshtire te afron per te rjepur, me qetësi dhe me dashuri .

    Reply to this comment
  2. fierakja June 6, 15:21

    My drejtori I arrestuar I ka dhene shenjat per potencial korrupsini we be dhjetor 2013. Dergonte shkresa me te cilat kundershtonte kontrollin we ushtronin me farmacite e Tiranes strkturat e ISKSh,sot Fondi,. Insistoñte we kontrolli I farmacive te Tiranes ishin kpetence exkluzive vetem e tij. Shume ka zgjatyr kapja e tij.

    Reply to this comment
  3. Farmacisti June 6, 16:53

    I Nderuar zoti Alqi. Duke qene se jam nje lexues i rregullt i shkrimeve tuaja me lejoni te bej nje koment te shkurter mbi shkrimin tuaj. Fillimisht do te deshiroja qe te ishte shume me i gjate dhe te shtrihej ne thellesi te problemit. Shkurtimisht po bej disa pyetje dhe nese ju i jepni pergjigje do te ndodheni para fakteve tronditese. Kush eshte organizatori i kesaj skeme mafioze? Pse nuk arrestohet pronari i omegafarma, Nadir Causholli, qe ka perfituar miliona euro duke vjedhur parate e taksapaguesve? Si ka mundesi qe kontrollet e fondit nuk kane zbuluar asnje shkelje tek omegafarma? Si ka mundesi qe drejtoria e tatimeve tirane nuk ka verejtur asnje shkelje? A e njeh drejtori fondit Beci pronarin e Omegafarma? Po Ministri Beqaj a eshte takuar shpesh keto kohet e fundit me Nadir Caushollin? Analizoni pasurimn e omegafarma dhe do te perballeni me te verteta te frikshme qe lidhen me korrupsion, fatura tatimore fiktive, vjedhje, ilace te skaduara dhe fallco deri ne dyshim per pastrim parash. I gjithe tregu farmaceutik i din keto te verteta por nuk flasin nga frika.Ministri Beqaj nese i jepte pergjgije ketyre pyetje do te kishte edhe respektin tone maksimal. deri tani ka bere shume pak per ta fituar. Me respekt nje admirues i juaji

    Reply to this comment
  4. ilirjan June 6, 19:59

    Zotimi parazgjedhor ishte shume i madhe, shendetesia falas, do te “diagnostikohej” gjithe korrupsioni ne shendetesi dhe farmceutike, do te pastrohej nga e keqja e njerzve te familjes qe kishin ne dore kontrollin e barnave, do te ulej cemimi i ilaceve, cilesia e tyre etj.. etj. Fillimi ishte teper bombastik u prishen disa lokale, u mbollen disa fidana pemesh eshte lyer ndonje fasade, doli dhe ministri i gjate tha per kontrollin mjekesor falas, biles u fitua dhe tenderi nga ata qe jane protagoniste te ‘demtimit te tije’ dhe vazhdoi drejtimi i tatpjete i sherbimit shendetesor, drejtimi i ditur per ministrin, rritja e fitimit te nje grupi te caktuar qe e zoterojne kete “industri” fitimprurese. Populli i pamundur per ta zgjidhur kete ceshtje jetesore kerkon zgjidhje te tjera orvetet, lutet ne zote, ndoshta edhe mallkon duke thene qe keto fitime qe siguoni me kata forma i befshi ilace, por jo per ti shitur per te fituar, por per t’i perdorur per vete. Megjithate asnje shenje zgjidhje , pendese apo ndeshkimi nuk duket. Duket vetem nje siluete gjurmet te cojne tek ai qe pasurimin me pushtetin e perjetesuar fale formules se gjetur, nepermjet vjedhjes me njerezit e tije te kudo ndodhur, kryesisht ku ka pare, kaqe mjafton dhe njerezit e kuptojne qe eshte iliri, vetem ‘km’ nuk po e kupton ende. S’ka ngalur tjeter per te thene meqense asnje lutje,zemerim falje a premtim nuk jep rezultat per kata monstra ishallh i jep ndonje zgjidhje ai me qime ‘mjekeroshi nga poradeci si e ka daci’ mbase ua ve ndonje fitile ne mendere… ishallahh…. .Ne fakt o popull fatin e vendosim vete.

    Reply to this comment
  5. info-analitike June 7, 08:27

    Ne cdo post qe ka pasur Ilir Beqja eshte perfshire ne skandale. Me sa duket ky e ka te veshtire te punoje pa i zgjatur duart. Cfare duhet te ndodhe akoma qe hetimet te perfshijne edhe ministrin? Fijet e aferave korruptive te shpien te gjitha tek ai.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*