SHËNIM: PD i “vjedh” Ramës ‘Robert Çamçakëzin’

February 9, 2014 10:50

SHËNIM: PD i “vjedh” Ramës ‘Robert Çamçakëzin’

Në një deklarim për shtyp, zëdhënësja e grupit parlamentar të PD-së, Jorida Tabaku, e krahasoi Ramën me Robert Çamçakëzin, duke folur për inspektimin nga ana e shefit të qeverisë të një segmenti rrugor në ndërtim, pikërisht atë nga Filologjiku në Sanatorium, pjesë e aksit të rrugës që të çon për Elbasan. Tabaku tha ndër të tjera se zgjerimi i atij aksi është kundërshtuar nga opozita e djeshme socialiste, por për saktësim, është kundërshtuar nga një segment i shoqërisë civile, që merret posaçërisht me mbrojtjen e trashëgimisë, pasi po cënohej, (siç dhe u cënua në realitet), një pjesë e rrethimit të Pallatit të Brigadave, ndërtuar nga italianët, por dhe një pjesë e Parkut të liqenit, pasi u sharruan një morri pemësh.

Histori e mbyllur tashmë. Sa për Robert Çamçakëzin, nuk jam i sigurt nëse znj. Tabaku e njeh këtë personazh të Kinemasë Shqiptare të Socrealizmit, pasi mosha e saj nuk përputhet me kohën e zellit të madh kur shihej ky film, kështu që dyshoj se dikush ja ka diktuar; dikush që po tenton të fus në ligjërimin e demokratëve ca pak elementë artistikë ‘alla Rama’, si për ta kuruar nga vulgariteti i tepërt e varfëria ulëritëse gjuhësore. Por ka një problem, pasi në aplikimin e këtij stili, ka një lloj panatyrshmërie, një mospërputhje të logjikës përmbajtësore të asaj çfarë thuhet me detaje të tilla të karamelta. Duke e nxjerrë nga politika për një çast, e duke e lënë vetëm në domenin e publiçistikës, ka vetëm një emër në këtë lloj mjeshtërie: quhet Edi Rama. Tjetër kush nuk e bën dot. Sidomos kur është fjala për të shfrytëzuar galerinë e jashtëzakonshme të personazheve e batutave të filmave shqiptare.

Madje ka një kryevepër publiçistike vetëm në këtë lëmë, të titulluar “Antimitingu”, botuar tek një numër i revistës ‘Përpjekja’, si dhe tek antologjia ‘Shqipëria Lexon’. Sa për kujtesë, Robert Çamçakëzi, është personash në filmin ‘Horizonte të Hapura’, që i kushtohet figurës së Adem Rekës, rënë në krye të detyrës në mbrojtje të pronës socialiste. Aktruar nga i ndjeri Shpëtim Shmili, ai përfaqson në film tipin e halabakut, parazit e ngatërrestar, njeriut më shfaqje të ulëta, që kontrastonte dukshëm me moralin e lartë të punës e sjelljes së kolektivit të Portit Detar ku punonte, e që në një moment ha dhe një dru nga Urani, njeriu e punëtori shembullor .

Robert Çamçakëzi, u fut ligjërimin politik, në pjesën ironiko – sarkastike të këtij ligjërimi në periudhën e Katarsisit të Nanos në PS, në vjeshtë-dimrin e vitit 2001, prej së cilës rrodhi KPD-ja e famshme. Ishte Rama ai që tha se Nano ishte katandisur si Robert Çamçakazi. E akuzuar për abuzime të shumta, PD rrezikon tashmë të akuzohet dhe për plagjiaturë, pra “vjedhje intelektuale”. Nuk është nevoja që ligjërimin ta zbukurojë me lajle – lule si qëllim në vetëvete; mjaft të përçojë një intelekt minimal në atë që thotë dhe mjafton. Fare minimal. / E.H.

 

February 9, 2014 10:50
Komento

18 Komente

  1. Horri i Bulevardit February 9, 11:13

    E degjova zonjen tabakhone, ju siguroj se vete mbiemri i saj, per ata qe nuk e dine, vjen nga lagja e Tabakve, qe do te thote, se shume familje pa mbiemer, moren si mbiemer emrin e vendit ku jetonin, por lagja e Tabakeve, ka qene nje fare getoje, njesoj si Braka, qe shtrihej tek ura e tabakeve, pergjate lanes.
    Kaq per historine e kesaj zonje qe mburet me mbiemrin e saj si tironce, se harron qe ai mbiemer e flliq me shume, si familje.
    Por cudia e PeDerave, nuk mbaron ketu, ata kujtojne se cdo rruge eshte ndertuar me parate e PeDerave dhe harrojne se rruget kudo qe jane, financohen nga taksat e shqiptareve dhe cdo qeveri qe vjen ne rradhe, eshte e detyruar, te vazhdoje punen.
    Por PeDerave u vjen inat, pse qeveria e re po vazhdon punen, se kujtonin se ajo rruge eshte vetem e tyre, por kane edhe friken, se tani e tutje, rruget qe ndertohen, do te quhen rruge dhe jo rruge te paperfunduar, sic na i ka lene partija e PeDerave, do quhen rruge, jo rruge si na i beri partija e PeDerave, qe mbas 6 muajsh, fillonte asfalti te hapej, nga cilesia e dobet, se vjedhjet u bene mode nga PeDerat e shpellarit.
    Moj Tabakhone, mos na u mburr, se ju njofim, te kujtoj se ka gabele edhe te bardhe, ti mund ti lyjsh floket si ta ket qejfi ty, por qe vjen nga tabakhonja, ste jep krenari, kush kerkon informacion si ka qene lagja e Tabakve, shyqyr zotit ka filmime qe cdo komentues, mund ti shohe ne internet dhe aty do ti jepni kesaj Tabakses, vendin qe meriton.
    Edhe njehere te kujtoj, FAMILJET PA MBIEMER, KANE MARRE EMRAT KU JETUAN, SI MBIEMRA.
    Dhe shqiptaret i dine shume mire se familjet pa mbiemer kane qene jevgjit dhe jabanxhite e ardhur si yzmeqare.
    Ti je tironce aq sa une jom kinez.

    Reply to this comment
    • wtf February 9, 11:56

      Megjithese e kam inat Joriden prape me duhet te te sqaroj se lagja e tabakve e ka marre emrin nga tabakt dhe jo anasjelltas si ja fut pordhes ti. Une i njoh si familje dhe mund te them gjerat jane me te thella se si i paraqet ti qe ja fut kot. Kjo qe kur ishte ne vit te pare gjimnaz kishte ambicie sepse i jati u merte me naften e kompanise se PD Shqiponja dhe kane bere para me saliun qe ne ’93-in. kjo eshte lidhja qe e mban kete zonje sot me pd e saliut se po te ishte e lire do te fliste shume me ndryshe se cflet sot. U bote te gjith Tirons ju!

      Reply to this comment
      • Horri i Bulevardit February 9, 12:27

        Wfttlpgsh, sa per dijeni me origjin jom shkodron te ra ntiron qysh nkohen e zogjiz, por sa per dijeni at lagje e kom pas njoft mire dhe ai qe krenohet para nji shkodroni, vlonjati ao korcari, se jom tironc nga tabakhonja, esht sa per te qare aq edhe per te qeshur.
        Kam dhen nje shpjegim, secshume familje pa mbiemer, moren si mbiemer, emrin e vendit ku jetuan, kjo per tu barazuar me vendalinjte.
        Sqarim tjeter skom se cfar te jap.n

        Reply to this comment
        • mitingu February 9, 14:59

          Po cfare rendesie ka nga vjen njeri apo tjetri? Pastaj kush je ti qe na tregon neve kush jane tabaket apo ndonje tjeter? Mund te mos jesh dakord me komentin apo batuten e Tabakut (qe ne fakt ne video se ka permend fare kete punen e camcakezit), por s’ke pse anatemon nje familje te tere apo nje fis vetem e vetem per t’i dhene te drejte vetes. Ne fakt nuk ben gje tjeter vetem tregon se sa pa takt je. Cfare problemi ka se Jorida vje nga kjo lagje apo ajo lagje? Ajo eshte po aq tironse sa c’je ti shkodran (nese je shkodran gjithmon).

          Reply to this comment
          • Horri i Bulevardit February 9, 15:35

            O mitingash qetesohu, merr nji leck dhe fshij djerset, kur te dal une per llogari te Saliut, merru me mua dhe familjen, tani ka dal kjo dhe eshte e drejta jone edhe ta shkerd..jme dhe r di pse? Se ajo rruge seshte e familjes se saj dhe as e partise se saj, qe del me na tregu se cfare ben qeveria, por eshte e taksapaguesve shqiptare qe e paguajne.
            Familja e saj ne qofte se nuk do ti nxjerrin nomin e keq, le ti thote kesaj debileje, qe le te dali Saliu me Argiten vete, ske pse del ti per llogari te shpellareve.

          • mitingu February 10, 12:56

            Po mir mer horr (meqe kshu e ke nickun ketu), c’te beje ajo te ndryshoj mbiemrin e vet qe te kenaqesh ti? A kupton qe po flet kot? Nese po, hesht a na thuaj ndonje llaf me vend nese jo, vazhdo fol po s’kam mendje me u marr me bulevardin. E dyta, edhe komeni i Hoxhes ishte dhe eshte kodra pas bregut. A thu se Rama e ka shpik personazhin e Robert Cemcakezit, po thuaj kshu eshte bere mazhoranca edhe tani (si ajo e djeshmja) rri e merret me gjerat e opozites.

    • BESIANA GUSHI February 9, 12:31

      nje ripublikim “at memoriam” per :

      SHURRTORJA E TABAKEVE

      Ecte, ndalej,ecte ndalej. E veshtroja nga larg mes kolonave te antikizuara te toptanasve shpirtqënorë. Une e shihja, ajo jo. Ecte, ndalej, ecte duke hedhur syte mbi nje fletushke te bardhe qe aq shume e tundonte. U ndal gjatë, poshte kulles se Gajdës. Nxori nje shami te zeze nga menga e pulovres mavi dhe i fryu hundes. E degjova edhe une. Njerezit rrotull te shtangur kthyen kokat, me nje rrotullim te njehershem si robote. Kush filloi te qeshe, kush hodhi nje mllef, pa pritur te merrte nje shperblim te bulëzuar.
      Ishte Bulja, Bulja e Laprakes qe vinte drejt meje.
      Isha me ngut, pashe e nervozuar oren: shenonte… mire thashe me vehte – fitove Bule – dhe u ula mbi mermerin e ftohte te krimineleve shqiperi-shites.
      Kur me pa, u leshua e turreshme drejt meje me fuqine shkaterruese te nje uragani njerezor.
      -Dale Bule – i them – çfare ke ti shpirti, ulu ketu e qetesohu pak.
      Nga cepi i shamize se zeze te sapo njomur, reshqiti diçka qe la nje rreth ne toke. Bera sikur nuk pashe, ajo e kuptoi, ndersa nje purpur i lehte ju ngjit mollezave te saj. Deti i vogel qe i mbushte syte e veluar ishte gati te shperthente.
      Ndersa shtriu doren, jo ate te mënges shamimbajtese, fletushka i rreshqiti duke valezuar perfumdoi mbi asfasltin e plasaritur, poshte gomave te nje makine qe kaloi me shpejtesi.
      Vula gomore e beri te pa lexueshem ate qe Bulen e mundonte ne kete çast.
      -Ska gje Bule thuamë ku e ke hallin?
      -Ah mi zemra, e huma pasnine. Huma token mi shpirto, huma token. Kish pert’mjellë Bulja ca prishe, ca hudhra, ca qepe, mun rritja njo dy gjelë, ah mi shpirti nuk di kon me mu kaq shumë notçillok.
      Pa dale Bule, mos u deshpero, mund te me rrefesh kete histori – i them me nje ndjenje trishtimi qe brenda vëlonte nga urrejtja per shkaktaret e fatkeqesise se Bules se Laprakes, kryepastrueses se salles se madhe….
      E filloi te me tregonte, per historine e pronesise se saj te humbur.
      -Kam pnu mo par drijtore ke Selvia, fitova pronarllikun e venit t’puns. Shih ky osht dokmenti, jom pronare mi kumlla. Jom pronare.
      E pyes me kureshtje per çfarë tip prone behej fjale. Tashme e qetesuar, mu afrua prane rrezes se veshit gati duke pershperitur:
      -Kom qen drijtore e shurrtores së TABAKVE, mu mos selvise e pronoj e bliva mi letra.
      -E te dhane kompensim me toke – i thashe – gati ne te qeshur.
      -Po mi pra, po mi.
      Kish humbur ne gjykim per pronesine e ligjeshme te Shurrtores se Tabakeve, ku kish punuar nje jete te tere. Filloi te me flase per fitimtaret qe e mposhten brishtesine e pa mbrojtur te Bules se Laprakes.
      -Kom mllefin ktu mrena, per at Joren, qi kom po mu rrit kur k’lonte por dite me vajt mu shkollu.
      I thashe ta harronte kete histori edhe per emrin qe mbante ne letrat e vendimeve te drejtesise tiranase. Mund ti nderronin emrat, mund ta quanin depo, magazine, por ne kujtesen tiranase ajo ishte dhe mbetet: SHURRTORJA E TABAKEVE te Jorides tek Selvia

      Reply to this comment
      • Horri i Bulevardit February 9, 12:41

        Shume e sakte.

        Reply to this comment
      • mitingu February 9, 15:00

        Na dhjeve tani me kete histori…na dhjeve fare. As te morem vesh e as nuk na shpjegove gje.

        Reply to this comment
      • BESIANA GUSHI February 9, 17:30

        METODA SERBE NE SHPERNDARJE DEMONSTRATASH

        Serbet e Millosheviçit, dhe dhendri i tyre Sali Ram Shiqere Berisha, per te shperndare grevat dhe demonstratat politike ne keto njezet e tre vite te sundimit te tij gjakatar, perveç shkopinjve te gomes, bastonave prej druri thane, gazit lotsjelles, fishekeve prej gome dhe ato te vertete, hidranteve te ujit te kimizuar me presion, ka perdorur edhe te ashtuquajturen metoda e “kamikazeve te dhjerjes”.
        Eshte shume e mundeshme qe “mitingu”, nipi i Bijes se Tabakeve, te jete njeri nga keta, greve-shperndares me “dhjerje”. Si duket te njejten praktike po e aplikon edhe ne komentet qe i heqin oreksin ne keto faqe interneti, atij dhe “kamikaze-dhjeresve” te tij professioniste.

        Reply to this comment
        • mitingu February 10, 13:00

          Une s’jam nipi i Bijes, e po te isha nuk do me vinte turp se ketu ka femije sigurimsash qe s’u vjen turp per ate qe kane qene prinderit e tyre. Po s’e c’lidhje ka kjo histori me personat ne fjale une s’e kuptoj. Ndoshta ngaqe jam pak i lodhur….ndoshta. Gjithsesi, per Joriden kam lexu gjithato komente, madje njera thoshte sa di une per kete me thoni nese doni te dini. Hajt mo, ju komentues blogjesh jeni (troll) dhe ju paguan gazeta per kete pune. Jepini se mire e kini, por po te ishit burra kishit dale e i kishit thene ne televizor apo ne gazete. E.H i gatshem do qe t’iu intervisteonte per Joriden

          Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi February 9, 11:44

    0 ermir trimi? Në pd janë 100 përqind robert çimçakiza! Nuk kanë si të vjedhin vetvehten. Por ju ermir nuk kini kuptuar “stilin e transferimit” të kësaj partie,shpikur nga çimçakizi i madh sali çimçakizi? Sipas këtij stili “gjithë idiotësitë tona” ju takojnë të tjerëve? Këtë gjë ka bërë dhe jorida çimçakizi ,- ja ka hedhur robertin ramës nga “tabakaja” plot me çimçakiza! Ka bërë “stilin” ermiro! Sa për mbyllje/ bukur e ke bërë këtë shkrim? Më ‘ngjiti’ si çimçakiz!

    Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi February 9, 11:48

    VR ! 0 ermir trimi? Në pd janë 100 përqind robert çimçakiza! Nuk kanë si të vjedhin vetvehten. Por ju ermir nuk kini kuptuar “stilin e transferimit” të kësaj partie,shpikur nga çimçakizi i madh sali çimçakizi? Sipas këtij stili “gjithë idiotësitë tona” ju takojnë të tjerëve? Këtë gjë ka bërë dhe jorida çimçakizi ,- ja ka hedhur robertin ramës nga “tabakaja” plot me çimçakiza! Ka bërë “stilin” ermiro! Sa për mbyllje/ bukur e ke bërë këtë shkrim? Më ‘ngjiti’ si çimçakiz!

    Reply to this comment
  4. miri February 9, 12:16

    qe te jesh tironc duhet te plotesosh keto kushte….shtepi me qelpic, pus ne oborr, nallone druri,peme carac,nje budalla ne shtepi ose gay.

    Reply to this comment
  5. Liu February 9, 13:27

    Jane nje tuf, gjoja te te perkushtum te PD,qe lehin per te fituar pike nga Salushi i pjerdhur,keto jane llumhanja e intelektualve.te cilet duhet te lehin shume qe te bijen ne sy se jane te perkushtumit e kesaj shoqate PD-iste.Nder keto bije ne sy edhe kjo tabahanja e Lulit,qe kur ishte dhe tani,ishkon si bole dashi mbrapa.Vrerin qe nxjerrin e kane te sforcuar,jo bindje,ata thone sa me shume qe te lehin aq me shume do shperblehen…Lereni ato duan nje kock,nga partia mëmë.

    Reply to this comment
  6. Davidi February 9, 13:39

    Kjo Jorida eshte mbesa e Bijes, Bije Tabakut, idiotes qe jeton ne kat te pare te Myslym Shyri 50m para rrugices se Cameve. Eshte ajo skizofrenia ne moshe te thyer, trupvogel e me kacurrela te zeza e kafe qe lyen trotuarin dhe ballkonin e vet me gelqere duke u grindur me gjethet qe bien e duke share komshinjte lart dhe kalimtaret. Si familje tironse formulen me nje budalle ne fis Jorida e ka tamam.

    Reply to this comment
  7. Mark uk February 9, 14:11

    Sipas sh E.H as Dante Aligeri nuk duhet te kishte shkruar per ferrin,pasi ne kohen qe e ka shkruar nuk pati shkruar ne ferr.

    Reply to this comment
  8. gjermani i fundit February 9, 15:55

    u mesuam qe partite te flasin tre here ne dite,me shi e pa shi,ne diell e debore.Po dopli kryeministri me duar ne xhepa eshte çamçakiz,po doli me krahet hapur eshte tabaka.Sa energji eshte harxhuar ne Shqiperi per deklarata shtypi,sikur te ishin kokrriza rere do ishte ndertuar nje univers i ri nga e para.Llogje boshe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*