SHËNIM: Për 200 mijë euro Babale shet gjithë PD-në

May 24, 2018 10:50

SHËNIM: Për 200 mijë euro Babale shet gjithë PD-në

 

Shefi de jure i demokratikasve, Basha, në një dalje të vonë, hodhi shashkën e fundit para zbardhjes të së vërtetës.

Babalen e “famshëm” vëllezërit Xhafaj e kanë paskan joshur me 200 mijë euro që të mbyllë gojën dhe të përgënjeshtrojë gjithë çka është thënë.

Për këtë, në drejtim të Babales, janë dërguar njerëz të njohur si kriminelë, vrasës, të cilët e kanë kërcënuar dhe i kanë bërë shantazhin e njohur.

Disa janë nga Fushë-Kruja, të tjerë nga Vlora, deklaroi Basha, duke i bërë në një vrasësit e veriut dhe të jugut.

Si edhe në të kaluarën, asnjë emër, kush ishte, cilin kërcënoi, kur ndodhi kjo, ku ndodhi kjo, ku është tani Babale, ku gjendet familja e tij, përse Babale tentoi të ikte nga vendi, në fund të fundit, shkurt e qartë: kush janë të njohurit si vrasës, disa nga Fushë-Kruja e disa nga Vlora.

Për Babalen është “grumbulluar” një tufë njerëzish të krimit, sikur ky i fundit të ishte i domosdoshmi dhe i paprekuri, që për të kërcënuar atë do të duhej një bandë.

Se kush e ka ushqyer Babalen, me banim në Vlorë, me paratë e krimit, nuk është larg mendësh të gjendet. PD-ja ka ende rezerva të mëdha nga grabitjet marramendëse.

Ajo ka para për të mbajtur një korpus paraushtarak me emrin e Hajdarit, e jo më të mos ushqejë një njeri si Babale.

Nëse dikush do i kishte afruar Babales 200 mijë euro, apo edhe gjysmën, qoftë edhe një të katërtën, ai do të kishte lënë në baltë të gjithë PD-në, me soj e sorollop.

Një trafikant i njohur, njeri i bixhozit dhe i veseve të tjera, që është mashtruar aq lehtë dhe ka mashtruar edhe të tjerët, nuk vlen as një e dhjeta e gjithë kësaj parodie.

Vëzhgimet dëshmojnë se Babale nuk është takuar asnjëherë me Agron Xhafën, më pas do të dëshmojnë se me cilët është takuar. Salianji është vetëm njëri prej tyre.

Babale, i cili, që në fillim të herës, megjithëse me përgjues në xhep, u zbraz dhe deklaroi se përgjimi nuk ishte i tij, por i Agronit, do të ishte i lumtur nëse do i afroheshin 200 mijë euro.

Ai është shitur për shumë më pak se kaq.

Tani duhet të jetë penduar që nuk e ka ngritur pazarin.

Sa për kërcënimin ndaj Olldashit, mirë që ra ky “mort” dhe e njohin njerëzit.

Një forcë politike që mbështetet tek Babale dhe tek “investigimi ” i Olldashit, dëshmon se ka shkuar drejt fundit.

Nuk thonin kot të vjetrit “më thuaj me kë rri, të të them se cili je”.

B. Islami

May 24, 2018 10:50
Komento

6 Komente

  1. syri May 24, 11:10

    Edi Rama duhet te beje punene e tij si k/minister te shpjere para drejtesise autoret e 96-97,Gerdecin,21 Janarin, Rrugen e Kombit etj.etj! Per “tulipanin e hollandes” mjaft na cave trapin o TRAP!

    Reply to this comment
  2. ankandi May 24, 11:53

    Babalja do beje ankand per te shitur PD , me tre lloj ofertash , pakice , me tufka dhe shumice .C’te beje i ka zene deren .

    Reply to this comment
  3. Arben May 24, 12:05

    RROFTE babalja

    Reply to this comment
  4. Jimi May 24, 12:27

    Skenariste regjizore dhe kineaste te PD-s, te gjitha i parashikuat deri ne detaje ne takimin e Babales me Agron Xhafen, por si nuk ishit te zote te parashikonit e te pergjonit me ze e figure te gjithe “emisaret” e Rames, te cilet sic thoni ju, paska edhe nga Fushe Kruja, erdhen tek Babalja per te ber “qoken” e rradhes!? Babalen mire qe e ndaloi policia, se ju sot do ti kishit ber nje monument si Azem Hajdarit! Babolja tasme per ju eshte nje limon i shtrydhur! Egzistenca e tij per momentin me shume ju prish pune se sa ju ndreq!?

    Reply to this comment
  5. klodi May 24, 16:32

    B. Islami te pergezoj, me profesionalizmin tend, me paanesine tende, me kurajon qytetare per te qendruar perballe pushtetit.

    Reply to this comment
  6. Xxx May 24, 20:31

    Babalja eshte burre i ndershem. Babalja nuk shitet per 200.000 € perpara kauzez se shenjte te çrenjosjes se trafikanteve te cilet kane kapur shtetin. Babalja eshte patriot. Babalja perpara Shqiperise nuk do tja dije as per Evropen as per 200.000 € e krimit dhe te trafikanteve me pushtet. Babalja avash avash do mare vendin e vet ne histori. Pse ckishte Haxhi Qamili me shume nga Babalja kur udhehoqi shqiptaret e Shqiperise se mesme kunder pushtimit evropian te pric Vodit? Haxhi Qamili ja doli. Pse mos ja dale dhe Babalja. Ai ka mbeshtetjen Esat Pashe Bashovicit. Babalja me shoke nuk do lejoje qe ne 2018 Shqiperia te beje te njejtin gabim si ne 1914. Te lejoje pushtimin evropianist te Shqiperise. Babalja do ja dale me 26 maj nen parullen gjitheperfshirese te te gjithe shqiptareve PD-iste e LSI-iste Dum Baben. Nuk dum Evrope. Dum baben Sali. Babalja ka mbeshtetjen e plote te gjithe popullit dum babist dhe te PD e cila e denoncoi me ze dhe me figure tentativen per te korruptuar tribunin popullor te pa korruptueshem Babale. Babale, Babale, rrofte Babalja.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*