SHËNIM: Për Dor Kekon dhe mustaqet e tij…

August 22, 2014 11:45 Updated

SHËNIM: Për Dor Kekon dhe mustaqet e tij…

U bënë 12 vjet që jetës publike shqiptare i mungon Teodor Keko, një prej penave më të spikatura letrare e publicistike, e mbi të gjitha një personazh i rrallë shoqëror mbresëlënës.

Preferenca e lexuesit ndaj tij, mbeti e pacënuar në asnjë çast, edhe pse krijimtaria i përkoi me kohëra ku kultura e leximi nisi të zbehej e të humbte terren në raport me të tjera interesa shoqërore, diktuar nga kaosi social e një krizë vlerash.

Prej librave të tij, me prozë e apo poezi, ka shumë për të nënvizuar: Personazhe, dialogje, batuta, të gatuara artistikisht prej një lënde të pasur bulevardeske, sidomos asaj të kryeqytetit, ç`ka e bënte çdo libër të tij që përpihej në një kohë rekord nga lexuesi; një vepër unike në stil: madhështore në thjeshtësi!

Shumë janë thënë për Dor Kekon e krijimtarinë e tij, sidomos pas ikjes nga kjo botë, por duhet veçuar viviseksioni plot art që ai i bëri qenies shqiptare, shoqërisë sonë, me të mirat e të këqijat, të bukurat e të shëmtuarat, virtytet e veset.

Po përzgjedh një prej frazave të tij në librin ‘Made in Albania’, të thirrura nga kujtesa, pasiqë dikush ma ka marrë e nuk ma ka kthyer ende atë libër, për të mundur ta citoja fjalë për fjalë: “A e dini se përse në kushte stadiumi shqiptarët nuk ngrihen në këmbë kur këndohet himni kombëtar? Druhen ose mos u zënë vendin, ose mos u fusin gishtin mbrapa!”

Nuk ngjan shumë letrare e poetike, kështu e veçuar, por tek pena e Kekos, këto shndërroheshin në perla. Nuk e them unë, por koha, çdo kohë!

P.S. Edhe diçka: Pak është thënë e shkruar për mustaqet e tij. E në një kohë kur vlera e tyre ka rënë për shkak të një zhvillimi politik absurd, ku mustaqet po viktimizohen padrejtësisht për shkak të një bartësi të tyre pa dinjitet, duhet theksuar se Dori kishte mustaqet më të nurshme; dhe prej tyre ishte dhe mbetet shqiptari mustaqelli më simpatik./E.H

August 22, 2014 11:45 Updated
Komento

5 Komente

  1. greta August 22, 12:22

    e pa harruar vepra e tij

    Reply to this comment
  2. Biku August 22, 16:09

    Ene Jari ka mutaqe

    Reply to this comment
  3. alban August 22, 20:10

    Te ‘Hollesira Fatale’ me duket, ne reshtat e fundit Keko, shkruan per nje piktor qe sapo ishte zgjedhur kryetar i bashkise se Tiranes. Me sa me kujtohet, teksti i Kekos reflektonte pak mosbesim nese do te mjaftonte nje ‘kryetar i gjate’ per te ndryshuar Tiranen e vitit 2000…. Fatkeqesisht Teodor Keko nuk jetoi dot mjaftueshem per te perjetuar ndryshimin e Tiranes. Vepra e Kekos eshte nje deshmi autentike e realitetit shqiptar te viteve ’90.

    Reply to this comment
  4. raimond vlonjati August 22, 22:21

    Te themi te verteten Keko ishte nje medioker ne letersi ,ndersa ne politike ishte i papergjegjeshem fare,tamam nje sharlatan qe mburrej vetem me sharjet qe i bente lart e poshte Berishes….
    E shante Brrishen atehere pa asnje arsye fare, dhe behej pale me aradhen e batakcinjve qe ishin spiune te grekut si Imami, Pashko etj…

    Nuk duhet te krijojme idhuj te reme , si ne letersi dhe ne pilitike..

    Ne letersi ne kemi poete dhe.noveliste te shkelqyer fare ndersa Keko eshte nga fundi fare…
    Natyrisht ata qe e kane shok dhe farefis do e mburin, por ne nuk jemi nje popull i varfer ne letersi qe te kapemi pas Kekos, i cili mund te quhet me plot gojen …nje mbushes topi …ne letersi.
    Ndersa sa per mustaqet,.i.mbante si ata hajduet e karvaneve te viteve 1800 ….
    Me kujtohet nje poezi e tij vite me pare qe thoshte.:

    Ndoshta, ndoshtat s”kane fund,
    Nje buzeqeshje me kujtohet,
    Ai djali pret ne ruge,
    Eshte i drojtur po s”largohet……LOL

    Reply to this comment
  5. Trebeshina August 22, 22:27

    Me ket te te cuarit ne kembe e ka dhi fare,ose i ka ngaterruar gjithe shqipetaret me veten e tij….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*