SHENIM: Për kë po bën tifo Berisha?!

June 19, 2014 13:30

SHENIM: Për kë po bën tifo Berisha?!

Nëse i referohemi një aktualiteti të caktuar, siç është Botërori i futbollit, pyetja që shtrohet, natyrshëm që  lidhet me preferencat në fushën e lojës. Por po aq, kjo pyetje zhvendoset dhe në një realitet tjetër, më të afërt, më të prekshëm, siç është ai i Lazaratit. Edhe aty po zhvillohet një betejë, një duel, një matje forcash, ku nuk dihet se kush do triumfojë në fund, e që shprehur me gjuhën e llotos, ekziston gjithsesi një dilemë mes 1-shit, 2-shit dhe X-it, pavarsisht kuotimeve, llogaritur dhe faktin se policia luan në fushë kundërshtare. Deri më tani, dijmë se Berisha është më tepër i dhënë pas Lazaratit, të shoh se ç’po ndodh me ndeshjen e atjeshme, sesa ç’ndodh në Brazil. Po ndërsa nuk ka asnjë shans që të ndikojë për ndonjë ndryshim rezultati në ndeshjet që zhvillohen në terrenet e gjelbërta të atdheut të ‘sambas’, tek ndeshja që po zhvillohet në terrenin e ashpër të Lazaratit, ekzston një hapësirë për të bërë trajnerin për një nga ekipet në duel. Ndaj, ka shumë rëndësi të dihet se me kë është. Dhe kjo duhet t’i kërkohet me ngulm. Askujt nuk i intereson të dijë nga Berisha se me ç’skema po luajnë ekipet, se ç’11-ësh kanë hedhur në fushë, se a po luhet me hile nga ky apo ai ekip; sot, më e rëndësishme është të dihet se me kë është, për kë po bën tifo. Jo aq për shijet apo preferencat e tij, por për të ardhmen e këtij vendi. Brazili, sado magjik, nuk është asnjë grimë përcaktues në të nesërmen e të ardhmen tonë në këtë vend, në Shqipëri; ndërsa Lazarati, ndeshja e atyshme, golat që shënohen e pësohen, po. Dhe është rasti që postulatin e dikurshëm me përmbajtje socio-ideologjike “Si është rinia sot, do jetë atdheu neësr!”, ta riformulojmë si: “Fati i Lazaratit sot, është fati i Shqipërisë nesër!”

E.H    

June 19, 2014 13:30
Komento

5 Komente

  1. milo koka June 19, 14:01

    Per ke po ben tifo berisha : per bubin e Liries

    Reply to this comment
  2. sopiqoti June 19, 15:08

    Andej nga eshte Sali Berisha,ai nuk e di se cfar ka brenda topi i fuootbollit: lesh apo kashte dhe jo me te dije se cfar eshte tifozlleku.

    Reply to this comment
  3. Jozi June 19, 18:00

    SALA PO BEN TIFO PER GRUAN E PAR TE SHKELZENIT

    Reply to this comment
  4. mir June 19, 19:50

    fshati digjet, virgjeresha krihet……….

    Reply to this comment
  5. ALBANO June 20, 15:02

    E po dihet per ke ben tifo:-Per Lazaratasit kriminel qe e kan pasuruar me pare familjarisht.Thon se 2 universitete ne Fier dhe Berat jan te ARGITES !Po vila ne LALEZ-a eshte e Argites?.Po vliçet e Zenit nga aeroporti ku shkuan?Po fitimet e Gerdecit ku perfunduan?Po çdeshi Argita ne Kosove dhe si u lidh me LULIN dhe lenja trashgim PD-ne ketij hajduti e krimineli !!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*