Luajnë në tryezë jo më me ide, por me një projekt të vetëm, vjedhjen

January 13, 2020 14:15

Luajnë në tryezë jo më me ide, por me një projekt të vetëm, vjedhjen

Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha ka pranuar të hyjë në zgjedhje me kuadrin aktual ligjor për zgjedhjet.

Më konkretisht, z. Basha nuk ka asnjë vërejtje për sistemin zgjedhor në fuqi duke këmbëngulur te dekriminalizimi dhe nevoja për garanci të mosshkeljes së ligjit.

Paralelisht me këtë qëndrim, në mediat pranë PD-së ka nisur një sulm “analistësh” kundër idesë së listave të hapura.

Në vitin 2004, Partia Demokratike propozoi unifikimin e votës për partinë me atë për kandidatin në mënyrë që të shmangej votimi taktik.

Iu refuzua.

Dhe në vitin 2005 Berisha u akuzua nga Fatos Nano se përdori certifikatat false për të vjedhur zgjedhjet.

Kush ka qenë i azhornuar me ato zgjedhje e di shumë mirë se manovra kryesore u bë me tabelat e rezultateteve të listave shumëemërore të Partisë Republikane.

Duke qenë se z. Mediu dëshironte enturazhin e tij në Parlament, nisi loja e tabelave dhe korigjimit të tyre. Komisione vendore plotësonin gabim tabelat, kërkonin tabelë të re dhe aty shënonin numër të ri votash për kandidatin e interesuar në mënyrë që në renditjen në shkallë vendi të dilnin ata deputetë që donte kryetari.

Ish-kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi kërkoi hetim administrativ, por kjo punë u mbyll aty.

Ky eksperiment dëshmon se nuk e kanë fajin listat e hapura, por kryetarët e partive.

Le të imagjinojmë për një çast se dikush nga kandidatët e PR-së të merrte më shumë vota se kryetari. A nuk është ky një shkak për të vënë në pikëpyetje pozitën e tij?

Kësaj situate i dha zgjidhje Edi Rama.

Në vitin 2005, Fatmir Xhafa do të shprehej se të huajt kanë dhënë idenë e kalimit në një sistem proporcional rajonal që do të zhdukte pluralitetin e tepruar të Parlamentit.

Dikush donte një politikë bipartizane dhe këtë e zgjidh sistemi elektoral.

U kalua te listat e mbyllura dhe në sistem proporcional rajonal, edhe ky pa korrigjim kombëtar duke lënë jashtë pa përfaqësim rreth 200 mijë vota.

Është ky sistem që na solli dukurinë e kriminalizimit të Parlamentit.

Dhe është ky sistem që na vuri para faktit të ri politik se për të hyrë në Parlament nuk të duhet ndikimi në komunitet, por firma e një njeriu të vetëm.

Të sqarohemi; nuk ka sistem të keq dhe të mirë. Ka sisteme të përshtatshëm apo jo me stadin e një vendi.

Frika e opozitarëve se listat e hapura sjellin probleme, në fakt është frikë e kryetarëve që humbasin të vetmin pushtet që kanë sot.

Në një listë të hapur ka edhe garë, atë garë që nuk e do më kush në këtë vend. Sepse askush nuk e do çarjen e sistemit.

Shikoni sesi mbahet larg Albin Kurti në Tiranë nga të gjithë. Jo sepse Albin Kurti vlen apo jo, do bëjë diçka më mirë apo më keq. Thjesht sepse përfaqëson shembullin e dikujt që krijohet vetë dhe sfidon establishmentin, i cili kupton dikur se nuk i vlejnë as paratë.

Nga ana tjetër, Shqipëria ka një ligj të dekriminalizimit që rregullon problemin e depërtimit të personave me rekorde kriminale.

Në fund, të gjithë ata që shkruajnë pro listave të mbyllura, e dinë shumë mirë se po e bëjnë këtë duke lënë të përdoret “mendimi” i tyre nga koniunktura e një opozite dhe një shumice në krizë.

Por nuk ka asnjë mendje të ftohtë, asnjë njeri që i intereson vetja dhe ky vend duhet të pranojë si zgjidhje për të ardhmen listat magjike të darkave vonë para zgjedhjeve që i prezanton Lulzim Basha dhe Edi Rama, me persona që nuk i njeh kush, që hyjnë në parlament anonimë dhe dalin andej më të pasur, por sërish pa asnjë vlerë politike të shtuar.

Pa folur pastaj për ata që qëndrojnë në fund të këtyre listave siç janë përfaqësuesit e opozitës së sotme parlamentare.

Ky është një projekt i përbashkët i dy apo tri partive që po vdesin sepse luajnë në tryezë jo më me ide, por me një projekt të vetëm: Vjedhjen.

 

d.a. / dita

January 13, 2020 14:15
Komento

19 Komente

  1. Roshi January 12, 10:54

    Opozita,dmth PD, thotë se nuk e ka fajin sistemi sepse nuk ka sistem të përsosur, (çdo sistem ka defekte), por është vullneti politik që cënon proçesin zgjedhor,prandaj duhet garantuar procesi pastaj të diskutojmë për sistemin.

    Sistemi zgjedhor nënkupton dy elementë që fiksohen dhe në kushtetutë :

    1. Formula e votimit që bën përthyerjen e votës qytetare në mandate të përfaqësimit.( numrin e deputetëve në kuvend)
    2. Harta e zonave elektorale në funksion të formulës

    Nga kuptimi i vetë sistemit zgjedhor del qartë se është i rëndësishëm në përthyerjen e vullnetit të votuesit dhe nuk duhet neglizhuar.

    Aplikimi i sistemit (i formulës së tij që bën përthyerjen e votës ) duhet të përputhet me kulturën demokratike të kohës që aplikohet dhe të stimulojë demokracinë nëpërmjet rritjes së pluralizmit të mendimit.

    Konkretisht:

    1. Sistemi aktual “Rajonal Propocional”, me formulën e tij :

    a) ka përthyerje të keqe të votës sepse në zona të ndryshme kemi mandate që dalin nga diferenca të theksuara votash,diku me 7.000 vota,diku me 15.000 vota.

    b) teorikisht por edhe praktikisht ,ka subjekte politike që në gjithë shqipërinë marrin mbi 20.000 vota dhe nuk përfitojnë asnjë mandat në kuvend,gjë që shpërfill garën duke e bërë atë fiktive dhe duke i humbur kuptimin.

    c) nuk stimulon pluripartitizmin si tharmin e ngritjes së kulturës demokratike dhe shkallën e funksionimit të demokracisë,sepse fut në parlament një numër shumë të vogël partish që janë të destinuara të ndjekin rrugën e monomoplizimit të tregut politik,për pasojë monopolizimin e tregut ekonomik.(Oligarkët)

    d) centralizon fuqinë politike tërësisht në dy apo tre duar kryetarësh dhe eklipson diferencat e mendimeve politike dhe krijon kushte për autokraci të kryeministrave me qeverive të forta në mënyrë artificiale, që jep kjo formulë.

    2. Sistemi “Propocional Kombëtar”,me lista të hapura,pa prag elektoral të poshtëm,i përmbys për pozitivisht elementët e përmendur më sipër,dhe kryesorja rivitalizon kontrollin demokratik të qytetarit mbi qeveritë,sepse nga ky sistem dalin qeveri të dobëta që kërkojnë bashkëpunime programore të ndryshme dhe kështu rrisim kulturën e bashkëpunimit dhe shkallën e demokracisë.

    3. Sistemi “Rajonal Propocional me Korrektim Kombëtar” duke ruajtur raportin 100 mandate në Listat Rajonale dhe 40 mandate në Listat Propocionale Kombëtare (Korrektimi).
    Ky profil sistemi me lista të hapura përafrohet me “Mazhoritarin në 100 zona”,ndërsa Korrektimi stimulon Pluripartitizmin si element thelbësor për garën e mendimit politik në treg të lirë.

    Sigurisht nuk ka “Sistem Zgjedhor “ perfekt, por ndryshimi midis tyre është thelbësor sepse kemi përthyerje të ndryshme të votës.
    p.sh. Ka sisteme ekonomike që japin zhvillime të befasueshme (tregu i lirë i fortë dhe shtet i dobët,si vendet e perëndimit Anglia,…), dhe sistem ekonomik që ka luhatje pozitive rreth stanjacionit (treg i lirë i kontrolluar nga shteti tërthorazi si vendi ynë),etj …

    Kë do zgjedhim ? Të dyja sisteme brenda korrnizës së zhvillimit të kapitalit.

    Pse qenka mëkat ndryshimi i Sistemit Zgjedhor ?

    Kështu them se duhet të thellohemi dhe jo të artikulojmë parrulla pa kuptim.

    Që kryetarët e partive të mëdha PD dhe PS të lëshojnë pak nga pushteti i tyre, mund të gjejmë një kompromis që listat e hapura ti listojnë ata sipas vlerësimit të tyre dhe jo sipas shortit.

    Kodi Zgjedhor (Ligji Elektoral),krijon procedurën e Lirisë së “Votës së Lirë”, dhe është i rëndësishëm sepse garanton funksionimin e sistemit të zgjedhur.
    Votimi Elektronik është përcaktues në procedurën e Lirisë së Votës.

    Kam frikë se mosdakortësia për ndryshimin e sistemit nga PD do të ndihmojë të krijojë perceptimin e gabuar të publikut, drejt zvogëlimit të ndryshimit midis saj dhe PS, gjë që është kundër çdo lloj interesi politik të Opozitës në tërësi dhe shqiptarëve.

    Reply to this comment
    • Klodi January 12, 10:59

      Ti qeke qorr dhe idiot

      Basha ben lojen e Rames

      Rama ben lojrat e Bashes

      Njera dore lan tjetren, te dyja fytyren

      Kush e le pushtetin e embel te qejfit dhe luksit me deshire o zotni?

      REVOLUCION, PERMBYSJE

      Ata jane bashke

      Reply to this comment
    • Nik January 13, 15:43

      Populli shqipetare duhet te cohet ne kembe dhe te kerkoje qe me referendum ose me ligj te ndryshohet sistemi zgjedhor aktual dhe t’jua heqe pushtetin ketyre me Lul Basha, monika kryemadhi, edvin rama e kompani. Vetem ndryshimi I sistemit zgjedhor e nxjerr shqiperine nga ky batak krimi e korrupsioni qe ka shkuar dhe ka hyre ne cdo hallke te sistemit shteteror.
      Me korrupsion behesh deputet sot, behesh doktor shkencash, behesh kryetar bashkie ose komune mjafton ta kesh mire me kryetarin e partise.
      Vetem nje sistem mazhoritar kthen pushtetin popullit. Le te fitoje me I miri gare e plote. Mazhoritari largon pushtetin nga kryeministeri Lulezim dembeli.

      Reply to this comment
    • Dentisti January 13, 18:23

      Nuk e kuptoj kete shprehjen “perthyerje te votes”?
      Eshte vjedhje e hapur e jo perthyerje!
      Mjaft me sofizmat kriminale!
      Si nuk paska sistem te mire apo te keq?
      Per cfare i beni keto lojra fjalesh?
      Si nuk paska sistem te mire?
      Sistemi me i mire eshte ain sistem,qe i jep te drejte popullit te zgjedhe e votoje kandidatin per deputet qe do ai e jo partia!
      Sistemi me i drejte eshte ai qe deputetin e zgjedh dhe voton populli,qe deputeti te punoje vetem per interesat e elektoratit te tij,qe ne rast shkelje te tyre,zgjedhesit te kene te drejte t’i heqin atij mandatin .
      Sistemi i sotem eshte aq i keq e antidemokratik,sa popullin e ka injoruar plotesisht,qe partive iu duhet populli vetem per diten e votimit!
      Sistemi i sotem e ka bere deputetin ushtar jo me te partive,por vetem tev kryetarit te partise,sepse eshte ai qe e futi ne liste ate e jom populli!
      Deputetet me kete sistem jane te lidhur me zinxhiret e sundimtarit ne shume forma!
      Se pari jane te lidhur nga vartesia e kryetarit te partise!
      Se dyti jane te lidhur nga vartesia e grupit parlamentar!
      Shkurt: Deputetet nuk kane asnje lloj pavaresie morale e profesionale,aq sa deri me sot ne PS asnje deputet nuk ka bere kritika per qeverisjen,korrupsionin etj!
      Atehere kjo verteton se sistemi i deri sotem jo vetem ka rezultuar i deshtuar,por edhe ka kriminalizuar jeten e vendit!
      Sot Shqiperia eshte e “PUSHTUAR” nga ushtria e Edi Rames dhe qe te clirohet nuk duhet lutje,por detyrim!
      Rama sot eshte pushtuesi i Shqiperise,ndaj shporrja e tij duhet te behet me forma anti pushtuese!
      Nje nga keto forma i ka ne dore grupi opozitar ne Kuvend,qe t’i jape ultimatum Rames,qe ne se nuk pranon ndryshimin e sistemit,ata te mos marrin pjese ne asnje votim ligjesh!
      Duhet te kerkohet edhe mbeshtetje nderkombetare!

      Reply to this comment
  2. Abdyl January 12, 11:04

    Qeveria ka turnin e OSBE dmth do certifikoje zgjedhjet votimet e te tjerve ndersa vjesh vota n vendin e vet.
    Kjo eshte qesharake

    Reply to this comment
    • Gimi January 12, 11:04

      Ky sistemi i OSBE -së me rotacion më sjell ndérmend dezhurnet e kohës së monizmit. Kur isha student më binte ta kryeja në konvikt çdo të hënë të javës së dytë të muajit. Rrija te ajo zyra e vogël në hyrje të katit të parë,me ngrohëse te këmbët,duke lexuar ndonjë libér e s’më pirdhte askush që hynte e dilte. Rama është më keq,se nuk lexon as libra,lëshon veç urdhëra me sms.

      Reply to this comment
      • Cene January 12, 11:06

        Kete here kryeministri si kreu i OSBE,i kishe veshur atletet te zeza .Mbase eshte shenje e mire.

        Reply to this comment
  3. Durrsaku January 12, 11:10

    C’do sistem zgjedhor i provuar ne praktike si korruptiv ka patur miratimin nderkombetar. Nuk eshte faj i sistemeve zgjedhore aspak. Ceshtja eshte se ne zgjedhje nuk konkurojne partite, por shteti i atij qe ka pushtetin kunder opozites. Kjo rregullohet jo duke ndryshu sistemet zgjedhore por me nje marrveshje te sanksionuar ne ligj ku 6 muaj para zgjedhjeve te kete nje qeveri teknike tranzitore si e vetmja garanci ku te kete konkurence partish ne zgjedhje jo konkurence shtet-opozite, nje mundesi kjo per mos kontestime zgjedhjesh.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 13, 16:19

      Durrsaku
      “Nuk eshte faj i sistemeve zgjedhore aspak.”
      është njëlloj sikur të arrestosh një kriminel i cili pasi është veshur me uniformë policie ka kryer një krim,dhe në gjykatë të thuash “fajin e ka uniforma e policisë”!!
      nëse ti vendos hajdutët në polici,mos u anko se po të vjedhin!!
      kështu dhe me sistemin!!
      sado i keq të jetë!?po vendose njerëz të ndershëm,ata bëjnë punën!!po vendose hajdutë e kriminelë si këta tanët!?
      nuk ka sistem që i sjell në vete!!

      Reply to this comment
  4. met bathorja January 12, 14:34

    kush mbeshtet listat e mbyllura,mbron korrupsionin dhe eshte nje bythelepires i Edi Rames dhe Lul Bashes

    Reply to this comment
    • Trushplari January 13, 15:26

      Un habitem me ca partiqka te vogla qe kishin kusht kryesor nderrimin e sistemit dhe tani dalin e thone ska problem dhe me ket sistem futemi ne votime se keta te medhenjet dihet qe se duan ndryshimin vetem po tua nxjerresh me forc nga thonjet se vet ata harrojeni qe do ta leshojne ndonje here

      Reply to this comment
  5. katarakti January 12, 17:23

    Forcimi i demokracise ne Shqiperi fillon me dobesimin e pushtetit te drejtuesve te partive. Rama dhe Basha jane kthyer praktikisht ne sulltane pa skepter. Ata te bejne te famshem dhe te pasur, deputet, drejtor te pergjithshem apo minister, ose te bejne qe të të harrohet emri. Ne rast se nuk kthehesh ne marioneten e tyre. Ky eshte shkaku i mungeses uluritese te nivelit te deputeteve dhe ministrave te sotem. Ka ardhur koha qe ketij sundimi t’i jepet fund. Te votohet kandidati dhe jo partia. Atehere kryetaret e partive do te jene te detyruar te zgjedhin më të miret, me te aftet, ata qe kane reputacion ne popull. Dhe si rrjedhim nuk do te jene kaq lehtesisht te bindshem dhe te perpunueshem, siç jane keta sot. Sepse do te zgjidhen ne baze te meritave te tyre dhe jo ne baze te meritave te partise, ose fale venies se emrit ne liste nga kryetari. Mendo se kulmi i klasit intelektual te PS-ja perfaqesohet sot nga Taulant Balla! Njelloj sikur te vesh Qim Peken kryetar te fisit te PD-se! Opozita e re parlamentare duhet te luftoje per nderrimin e sistemit zgjedhor. Qe te kalohet ne ate maxhioritar me lista te hapura me korrigjim proporcionali. Po çfare do te thote ky sistem maxhioritar/ proporcional. Per thjeshtesi marrim nje parlament me 100 deputete. Vendi ndahet ne 50 zona zgjedhore. 50 deputetet e pare zgjidhen ata qe marrin me shume vota ne zonen e tyre. Supozojme per thjeshtesi se njera parti fiton 40 perqind te kandidateve, tjetra po aq, dhe e treta 20 perqind. E “perkthyer” ne numra partia e pare dhe e dyte marrin nga 20 deputete secila, e treta 10 deputete. 50 deputetet e mbetur zgjidhen ne baze te votave proporcionale. Duke hequr numrin e votave qe jane fituar ne maxhioritar, votat e mbetura perbejne 100 perqind te proporcionalit. Te cilat jane ndare psh 40 perqind partia e pare, 30 perqind partia e dyte, 20 perqind partia e trete dhe 10 perqind partia e katert. (Me numra te rrumbullakosur per tu kuptuar me kollaj). Partia e pare fiton keshtu edhe 20 deputete nga proporcionali,partia e dyte 15 deputete, e treta 10 dhe e katerta 5 deputete. Pjestohen gjithmone me 2 meqe kemi nje sistem maxhioritar/ proporcional. Te gjithe bashke bejne 50 deputete te dale nga proporcionali. Plus 50 deputete nga maxhioritari plotesohet numri i 100 deputeteve te Kuvendit. Kjo ne menyre te trashe eshte skema e sistemit me lista te hapura. Interesi eshte se kryetaret e partive detyrohen te zgjedhin ne kete rast më te miret dhe më te zotet dhe jo kukulla anonime siç jane sot. Se ndryshe nuk fitojne vota as ne maxhioritar, as ne proporcional. Ngrihet niveli i parlamentit, ai i qeverise dhe rritet niveli i demokracise ne vend. Dhe Shqiperia nuk ngelet më peng e kryetareve monstra te partive. Ne kete sistem ka vend dhe mundesi edhe per zgjedhjen e deputeteve te pavarur, te respektuar dhe te njohur ne popull. Fiton demokracia dhe populli dhe humbet partitokracia dhe kryetarlliku.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 13, 16:27

      “Te votohet kandidati dhe jo partia.” uau
      a me të vërtetë e ke??
      e kush voton për kandidatin nëse nuk do partia??o njeri këtu votohet me “kam dhënë fjalën”,votohet me “unë jam i krahut(të bythës)”,asnjëherë shiko emrin dhe pastaj voto!!
      “Atehere kryetaret e partive do te jene te detyruar te zgjedhin më të miret, me te aftet, ata qe kane reputacion ne popull.”jo mor jo ata do të zgjedhin ata që duan dhe jo ata që duhet!!
      sepse çdo sistemi i gjendet një i kundërt për ta anashkaluar!!sidomos kur ti je vet zot vet shkop!!
      dhe ti do ta hash gjithnjë sepse do të thuash “ti lëmë të punojnë”,dhe kur të kenë kaluar 8 vjet punë vjedhjeje kolosale ti do tia shtish fajin prap sistemit dhe jo njeriut!!

      Reply to this comment
  6. 3 aksiomat January 13, 15:10

    Aksioma e pare:
    .
    Edhe sistemi me i mire ne bote te aplikohet ne Shqiperi asgje nuk do ndryshoje nga masakrat elektorale ne shqiperi.
    .
    Aksioma e dyte:
    Cfare eshte bere deri me sot ne ligjeshmerine shtetit shqiptar ka qene Vula e USA-s dhe Firma e BE-se
    .
    Aksioma e trete:
    Te pakten qe nga burgosja e Fatos Nanos ne 1993 ne ate vend votojne shqiptaret por fituesi zgjidhet nga nderkombetaret..kujtoni 8 majin 2011 me mengeperveshurin Arvizi
    ..
    Keto pordhet e gazetareve dhe nderkombetareve na kujtojne vargjet;
    PULA VEZE E VEZA PULE
    .SE NGATRRUAN NJE FORMULE
    .S’JANE SHKAQE POR SEBEPE
    TURPIN E PACIT PER VEHTE..
    …(vijon)

    Reply to this comment
  7. mirel January 13, 16:21

    Tallin b.then.
    As projekt nuk kane per te vjedhur.
    Cdo gje eshte perpara,. e lire per ta vjedhur.
    Populli sikur ta jep me zor, merre o zoti politikan, se nuk e mbaj dot, as token, as pronen, as pasurine kombetare, as detin. as Sovranitetin e as Lirine.
    Cfare te bej politikani i “mjere”?
    I merr te gjitha se nuk ka cte beje tjeter.

    Reply to this comment
  8. rinor January 13, 17:22

    Ata jane gati te djegin Shqiperine vec sitemin e zgjedhor nuk e ndryshojne.

    Reply to this comment
    • mirel January 13, 18:07

      Ketu eshte problemi o rinor.
      “Ata” e djegin Shqiperine, dhe ne mendojme se e kane po prape “Ata” te drjeten per te ndryshuar sistemin zgjedhor.
      Ne Shqiperi nuk ka” zgjedhje”, por “zgjedhe”

      Jemi nden zgjedhen e ketyre, dhe me e llogjikshmja nga te gjitha eshte te heqim zgjedhen nga qafa.
      Po akoma mendojme se ata qe na mbajne te lidhur do na e zgjidhin zgjedhen me te mire.
      Nuk e zgjidhim dot vete, atehere mire jemi nen zgjedhe

      Reply to this comment
  9. Adih January 13, 23:32

    Sic i nxorri lakuriq termeti i fundit korrupsionin e mafjen e ndertimit te lidhur si mishi me kocken me politiken ,po akoma me keq eshte kjo menxyre qe beri Rama me Berishen ne 2008 . Dhe kane dale familjarisht cullake ,per sistemin zgjedhor ..I ka plasur cipa , duhet ti japim te drejte se keto kater anti shqiptare kane frike se me sistemin e ri zgjedhor , keta nuk i zgjedh me populli ,dhe pastaj te gjejne vend ku te futen ,nga mega vjedhjet qe i kane mbi supe me ze e me figure . Ka dy versjone .

    1 .. populli duhet te ngrihet dhe tju tregaje dhembet ketyre zuzareve brutale demode ,dhe ne populli duhet te kemi vete direkt fatin tone ne dore .

    2 ..Ose abandonim total ne zgjedhje nga te gjithe shqiptaret ,beni ate dite 12 ore “arrest shtepie ” pa vendim gjykate ,Ta marin vesh mbi te gjitha perendimoret ,se keta nuk i honeps me populli shiptar ,ose perndryshe durohini dhe largojuni nga shqiperia dhe flini poshte urave te perendimit si cifutet ne shkretetire .????
    PS :mos ja ngjisni vetem fain Bashes ,jane qe te dy edhe Rama njelloj i duhen njeri tjetrit ,deri ne vdekje ..
    Cohuni o shqiptare ,femijet tuaj dhe vatani eshte ne rrezik.!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*