SHËNIM: Për një doktoraturë me titull: “Horror në këngë dasmash”

August 14, 2014 17:43

SHËNIM: Për një doktoraturë me titull: “Horror në këngë dasmash”

Ndër titujt e doktoraturave të viteve të fundit, të atyre që i përkasin të ashtëquajturës piramidë e Arsimit të Lartë, përcjellë nga kryeministri Rama si ilustrim i dekadencës totale edhe në lëmën e titujve, ishte dhe një i tillë: “Humori në këngët popullore”, dalë nga Instituti Albanologjik. Titulli vërtet është gudulisës, edhe në raport me akademizmin që duhet të përçojë një punim doktorature, por do ishte patjetër i nevojshëm leximi i punimit, për t`u bindur mbi gallatën ose e kundërta, mbi  seriozitetin, me të cilin i është qasur autori këtij zhanri të artit tonë popullor. Sepse sfidat nuk janë të vogla dhe në këtë drejtim. Ja, po shtohen vetëvrasjet, sidomos ato me varje, pas së cilave po molepsen dhe njerëz me famë, ndërkohë që në një këngë nga repertori i dasmave tona, është një frazë e frikshme: “e vare veten me litaaaaar, oooo Dinooooo!”. Problemi është se nuk kemi të bëjmë me këngë vaji, por me këngë dasme; që do të thotë se në kulmin e ahengut, i këndohet çakërqejf vetëvarjes së një personi me emrin Dino. Duke qëndruar po tek dasmat, prej vitesh  repertorit të tyre i është shtuar dhe një hit i kërcyer, kushtuar fatit të Ali Pashait, me fraza horror: Koka në Stamboll, trupi në Janinë/Të shtrinë Ali Pasha dhe more, o Pasha të shtrinë….

E teksa interpretohen këto vargje, jo vetëm që nuk vuan apo qan kush nga ky kob me një shqiptar famëmadh si Ali Pashai, por adrenalina ndër dasmorë shtohet akoma dhe më tepër, shoqëruar nga ulërima e fishkëllima prej shkallës së lartë të një ilariteti dehës. Ndërkohë, po në çastin kur atmosferën e pushton e dhëna mbi makabritetin e ndarjes së kokës nga trupi të Ali Pashait, nëpër tavolina nis të serviret pjata e dytë, që është fërgesa. Hë, nuk e meriton një punim doktorature ky absurd, përfshirë dhe atë se përse mu tek Ura e Shijakut, dikush vendos të mbledh njëherë bajame e më pas qershi?!     / E.H.

 

August 14, 2014 17:43
Komento

9 Komente

  1. Dardha August 14, 19:18

    Kam qeshe me lot.

    Reply to this comment
  2. tani August 14, 20:06

    Ca ka per te qesh ketu.thua ky analisti tani gjykon kenget e dasmave sikur vet jeton ne hen .ik ore

    Reply to this comment
  3. Aleksander August 14, 21:40

    Nje punim me vlera do te qe dhe nje studim me teme: “Viktimat nga armet e zjarrit te perdorura per te shprehur gezimin ne dasmat shqiptare”

    Reply to this comment
  4. ARUSHA August 14, 22:55

    shume e bukur kjo analize por harrum “RA FAJA PREJ FIKUT ” dhe

    ” XHIXHILE MOJ XHIXHILE” ” ULU MOLO TE DALI HONA , HONA DUL E MOLI S’DUL”

    “DASHURIJA E PARE NUK HARROHET , E DYTA NUK PATI KUPTIM ,E TRETA VALLAJ S’ME KUJTOHET , E KATERTA KA SHKU ME SHERBIM ”

    “VALLJA E GODOLLESHIT ” dhe ne fund ” VALLJA E HAJDUTEVE TE SHQIPERISE “

    Reply to this comment
    • roberto August 15, 22:11

      Kur dasmat tona i komandojne ata qe diten gerryejne kazanet e plehrave per te mbledhur kanoce ,nbdersa naten bejne orkestren per dasma!!!
      CINGIJE i thonin dikur!!!
      Ja disa kenge moderne qe lulezojne nga nje dasem tek tjetra:
      -Jallah shofero,jallah!!!
      -O usta Murat!!
      -Me ka cu nona me u fejue…!
      -Vallet popullore vazhdojne nga nje gjysem ore deri sa te shkundin xhepat dasmoret nuk mbarojne!!
      -Te merr malli te kercesh vallzim tango,rumba apo rok end roll se fillon e nuk mbaron KATALINKA RUSE!!!
      Si nuk u ka rene ne mendje te fitin edhe ndonje muzike kineze xhanem???

      Reply to this comment
  5. ADHAMUDHI August 14, 23:10

    QENKA ME I AFTE SE DOKTORR ADHAMUDHI KY.KJO DOKTORRATURA DO TE PERKTHEHET NE ME SHUME PAGA NE LLOGARI APO JO?

    Reply to this comment
  6. Dibrani August 15, 09:04

    Ky paragraf (edhe artikull nuk arrij ta quaj dot) eshte i denje per monologet e humorit ne spektaklet e humorit. Ndersa tentativa per te shpjeguar, apo me keq interpretuar cudite e folklorit, me duket mjerane. Por ndoshta kjo ludhet me numrin e ketyre pacavureve qe EH-ja duhet te shkruaj cdo dite sipas kontrates. Edhe pse disa nga shkrimet e saj/tij me jane dukur interesante

    Reply to this comment
  7. Maqedonas August 15, 10:26

    Ky E.H. nuk eshte shqiptar.

    Reply to this comment
  8. mali August 15, 11:46

    Sa mjerane dhe analfabete funksionale( term i koheve te fundit por shume i gjetur per te percaktuar ata qe nuk kuptojne se ç’fare lexojne).

    E.H ka trajtuar nje problem qe kemi kohe qe na shqeteson kur shkojme neper dasma.

    Sazexhinj dosido kendojne per koken e prere te Ali Pashes nderkohe qe ka kenge dasme beratase, korcare, permetare apo dhe nga gjithe Shqiperia qe te kenaqin shpirtin kur i degjon.

    flm qe mori inisiativen dhe e ngriti si problem

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*