Foto-Shënim për një tub: Perla e Mesdheut do ende ca punë të vogla

January 11, 2020 16:41

Foto-Shënim për një tub: Perla e Mesdheut do ende ca punë të vogla

Kemi hyrë në vitin 2020. Dhe përgatitjet për sezonin turistik kanë nisur. Zakoni i kësaj qeverie e do që përgatitja kryesore të jetë ajo me artilerinë e propagandës.

Çdo fletushkë me ngjyra, çdo John dhe Cathy që shkruan mirë për pushimet personale në këtë vend shërbehen si bakllavaja e Shqipërisë që ndriçon e çudit.

Shqipëria është e bukur, ajo të mahnit, ajo të befason, ajo të magjeps, të bën për vete. Ajo është misterioze, interesante. Sa herë do t’i dëgjojmë këto mufka! Kështu që nuk duhet të lodhemi. Duhet të pajtohemi me faktin e trishtë se funksionojmë keq si njerëz dhe nuk e shohim dot se jetojmë në një vend përrallash.

Ndaj të ndihmojmë veten dhe vendin të përmirësohet. Si faqe online po japim ndihmën tonë të parë – shkruan ResPublica që ka botuar foton që shoqëron këtë shënim.

Në Sarandë është fotografuar ky tub ngjyrë dyqani hidraulikesh që shkarkon në det. Valët e Jonit nuk të lënë të shohës çfarë shkarkon ai tub që shfaqet aty si streha e ndonjë virusi të pleistocenit.

Ngjyra e ujit mund të kompromentojë ndershmërinë intelektuale dhe dashurinë e sinqertë për atdheun. Ndaj larg mendjen nga mendimet e këqija.

Po themi që është një tub që mundet të paktën të mbulohet me beton, zhytet më thellë, apo fundi t’i pritet simetriksht, t’i zmusohet gryka e qitjes. Sepse në parajsë gjërat nuk e kanë lirinë për të qenë të shëmtuara.

Do të donim që ta ndanim këtë vëzhgim me shqiperiaqeduam.al, por tubi është kaq transparent në funksionin e tij. Ndaj mbetemi me shpresë se lungomarja e premtuar e Sarandës do të konsiderojë këtë problem.

 

d.a. / dita

January 11, 2020 16:41
Komento

2 Komente

  1. Arben January 11, 16:46

    Shqipëria uropiane kështu e ka, se mos mërziteni.

    Qeveritarët r kanë mendjen tek integrimi, jo tek hallet e popullit.

    Rroftë Shqipëria uropiane

    Reply to this comment
  2. Hidrauliku: January 11, 16:48

    E rendesishme eshte qenia bio e produkteve…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim