SHËNIM: Përse duhen reformuar Sigurimet Shoqërore?

Eduard Zaloshnja April 2, 2014 14:24

SHËNIM: Përse duhen reformuar Sigurimet Shoqërore?

Banka Botërore dhe FMN-ja kanë disa vite që i sugjerojnë me forcë Shqipërisë që të reformojë sigurimet shoqërore. Dhe kjo, jo pa arsye. Në periudhën 2006-2013, deficiti i krijuar nga sistemi i sigurimeve shoqërore ka kontribuar në dyfishimin e borxhit publik të Shqipërisë (në fund të 2013-ës, borxhi publik i akumuluar arriti nivelin e pothuaj 9 miliardë dollarëve). Vetëm në vitin 2013, deficiti i sigurimeve shoqërore e shtoi borxhin publik me pothuaj gjysëm miliard dollarë, ose sa 90% e rritjes që pësoi borxhi publik gjatë 2013-ës.

Sistemet e sigurimeve shoqërore, kudo në botë, bazohen në parimin e mbulimit të pensioneve të pleqërisë dhe invaliditetit, me kontributet e sigurimeve shoqërore të ayre që punojnë.  Kur shenzimet per pensionet, vit pas viti,  janë më të mëdha se derdhjet e kontributreve të sigurimeve shoqërore, sistemi është i dështuar dhe duhet reformuar. Dhe barra e mënyrës së reformimit bie mbi politikanët që kanë marrë votat e popullit, sepse reformat s’janë pa dhimbje…

 

Eduard Zaloshnja April 2, 2014 14:24
Komento

4 Komente

  1. atdhetari April 2, 15:10

    Z Minister te uroj per te uroj per keto drejtime te qarta qe jep per sigurimete shoqeror por vall a i kupton keto Vjollca Braho,hiena e parave, Monika Tahiri,neperka e parave , apo peshkaqeni i lekut Shpetim Idrizi. Po ta jap me garanci te plot se ai gjysem milard dollar reth 70% eshte vjedhur nga kjo kaste e rezikshme.Verifikoni vetem nje here dhe do shifni cfar ka ndodhur

    Reply to this comment
  2. Partizani April 2, 15:36

    Po pse i lini te drejtojne INSTITUTIN E SIGURIMEVE SHOQERORE BANDITET CAME TE Sali Berishes???
    Si mund t’i kerkoni REFORMIM keture qe e kane SHKATERRUAR ATE INSTITUT??
    Vetem per legjislacionin per PENSIONET E ISH USHTARAKEVE keta horra kane bere nje MISHMASH te vertete duke na MOHUAR GJAKUN DHE DJERSEN TONE TE GJITHE JETES???
    Asnjehere nuk eshte zbatuar STATUSI I USHTARAKUT,qe nga 1991 e dewri me sot!!!
    Shikoni VKM,qe kane dale ne kundershtim me ligjewt per pensionet e ushtarakeve dhe do shikoni se pas tyre ligjin e kane bere udhezimet e brendeshme,qe na mohojne 50% te pageses qe na takon!!!
    A e dini ju se ish ushtaraket kane vite te tera qe TERRORIZOHEN neper gjykata vetem se ASHTU U DO QEJFI ZAGAREVE TE BERISHERS ne krye te SIG.Shoqerore??
    Po ate HORRIN e PD-se,GOCI,qe ben CUBIN aty,per cfare e lini akoma nen drejtor???
    Ja se si tallin menderen me ne ish ushtaraket:
    -Pensionin e Pleqerise nuk e llogaritin sipas STATUSIT TE USHTARAKUT,por sipas VKM-ve kriminale dhe udghezimeve te brendeshme!!!
    Baze per llogaritjen e ketij pensioni nuk merret PAGA MESATARE MUJORE,qe kemi marre konkretisht,por ajo e nje specialisti si AGRONOM apo Veteriner kooperative!!!
    Pagesa referuese e ime eshte 130 mije leke te vjetra,ndersa ne fakt llogaritet pensioni per te gjithe ushtasraket vetem me 41 mije leke te vjetra,pra rreth 4 here me pak!!!
    Nuk mjafton kjo,por qe nga 2009-ta e deri me sot na mbajne si debitore 20% te pensionit,gjoja sikur paskemi marre me shume!!!
    O zoti minister!!!
    VOTAT I KENI MARRENGA NE ISH USHTARAKET,qe bejme me gjithe familjet e te afermit tane rreth 500-600 mije vota,ndersa ju po merreni si shume me ish te PERNDJEKURIT!!!!!
    Mire beni,por mos harroni se po vijne zgjedhjet lokale dhe do kerkoni prap votat tona!!!

    Reply to this comment
  3. hosteni April 2, 16:05

    partizani i leshit : kerkoji edi rames qe te hapi vende pune qe te derdhen sigurimet shoqerore, ti merrke pension edhe na qahesh po te tjeret qe nuk marrin as pensione as ndihma ??????? boll ke vjedhur ne ushtri ti kapterri shvejk,,,,,,,iku koha qe haje ne krah te popullit,,,,,,,,,,ta ngrije zerin kur ishte ne fuqi gjyshi brekdhjere apo tani te erdhi zeri ty partizani leshit………..!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  4. P.A.B April 2, 16:28

    Sigurisht BB dhe FMN-ja te kushtezojne, nuk pushuan se dheni rekomandime mbi 20+vjet; Ne raport me Qeverisje korruptive, anarkike, te pa-edukuar (e interesuar) ne Ekonomi, kushtdo ka idete si duhen bere punet.

    Pensionet jane problem mbare-boteror, jo vetem nga kriza ekonomike qe po kalojme sot, nga rritja e jete-gjatesise e as ulja e numrit te lindjeve (te pakten ne Europe, vendet e zhvilluara) por nga keq-manaxhimi e miopia qeveritare per te menduar ne “afat te gjate” Danimarka mbahet si vendit me “politiken me te mire te Pensioneve” (me 82.6 pike ne indeksin Mercer) duke mire-manaxhuar perfitimet, kontributet, asetet, pensionet shteterore dhe ato private; dhe mbrojtur ato nga spekullimet e fluktuacionet e tregut. (pensionet Daneze investohen (garantohen) ndaj bonove te thesarit te Shtetit/ ne 80% te tyre) me pas vijne Hollanda, Belgjika, Australia e Kanadaja; sigurisht ne nuk arrijme dot nivele te tilla…por ta nisim me INTEGRITETIN.

    “Kerkojme nga z. Minister” te na shpjegoje fjalen Reforme Pensionesh. Asgje me teper, ne fakt vetem fjalen REFORME, c’kupton ai dhe kjo Qeveri Koalicioni me Reforme; qe publiku te shohe nivelin e transparences para vendimeve, masave dhe veprimeve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*