SHËNIM: Përse duhet të përgjigjet Berisha

Bedri Islami March 8, 2015 14:08

SHËNIM: Përse duhet të përgjigjet Berisha

Nëse në Shqipëri ka një njeri të politikës, që për më tepër ka qenë edhe dy herë radhazi në sy nga postet më të larta të shtetit, si president dhe si shef i qeverisë, i cili nuk ka respektuar asnjë nga institucionet dhe strukturat e drejtësisë, ai është pikërisht Sali Berisha. Megjithëse shpesh herë në komunikimet e tij ai përsërit e përsërit se është njeri i ligjit, më shumë për të ia mbushur mendjen vetes se sa të tjerëve, në fakt ai është njeriu i antiligjit.

Prej askujt tjetër, më shumë se sa nga ai, ligjet shqiptare dhe strukturat e drejtësisë nuk janë nëpërkëmbur, përqeshur, tallur, kërcënuar, dëbuar…dhe askush tjetër, po ashtu, nuk e ka vënë ato në shërbimin e tij personal, në kohën kur ishte në pushtet e pak kohë pas rënies nga pushteti.

Askush deri më tani nuk e mban mend Berishën të jetë njëri nga ata që e kanë ndihmuar drejtësinë për atë që ka ndodhur dhe ku ka qenë pjesë ose vetë nxitësi e organizatori. Ai ka refuzuar të jetë pjesë dëshmuese e prokurorisë apo hetuesisë edhe në raste shumë më të rënda se sa ka që shtrohet sot, si një furtunë në gojë uji që kërkon të ndjellë stuhinë rrugore opozitare. Ai nuk ka pranuar edhe kur në lojë kanë qenë fate madhore të jetës së vendit, ose që janë lidhur me ardhmërinë e tij; e për më tepër ai nuk ka pranuar të jetë pjesë dëshmuese edhe kur në ngjarjet e ndodhura kanë qenë njerëzit e tij.

Askush nuk i di me saktësi mëkatet politike e juridike që rëndojnë mbi këtë njeri të mbrapshtë në të gjithë dimensionet e prapshtisë, por e di krejt mirë se, sa herë që ka qenë në pushtet, ai ka qenë mbi ligjin, e ka shpërfytyruar atë si i ka dashur qejfi atij apo familjes së tij, biologjike e politike; të gjithë e dinë se deri më tani, në 25 vite rresht, të gjithë kryeprokurorët e shtetit kanë qenë të deklaruar më pas nga vetë ai armiq dhe janë trajtuar si të tillë; të gjithë e dinë se thuajse të gjithë kryetarët e Gjykatës së Lartë janë trajtuar nga ai si kundërshtarë politikë, dhe e gjithë kjo ka ndodhur në ato raste kur: ose kanë hetuar mbi njerëzit e tij, ose nuk kanë pranuar të jenë pjesë e lojës së tij të prapshtë politike.

Kjo ka ndodhur që në krye të herës, jo nga dita e tashme. Jeta e tij politike është e përfshirë në enigma që kanë qenë ndesh i strukturave të drejtësisë, por jo vetëm kaq, kanë qenë edhe në polin e kundërt të drejtësisë. Nëse ndonjëherë dikush do të kishte guximin të ndërmerrte një hap të guximshëm për të ngritur gjithë jetën e tij politike nën dritën e qartësisë, kjo do të ishte një gjë tejet e mundimshme, dhe njëkohësisht do të ishte e pamenduar për vetë gjerësinë që rrok spektri i tij antiligjor, antishtet e antikomb.

Le të kemi disa pika caku, që edhe pse nuk janë kulm i tij, janë dëshmuese.

Askush më mirë se sa ai dhe të ndjerët Pjetër Arbnori dhe Ali Spahija nuk e dinin se kush qëndronte pas ngjarjes së 2 prillit në Shkodër. Një skenar i përgatitur mjeshtërisht, jo vetëm për të ardhur në pushtet, por edhe për destabilizuar krejt shtetin, që nuk kishte qenë thjeshtë pjellë e mendjes së tij, por edhe atyre që e filmuan atë, të vetmit që e filmuan, TV serbomalazeze. Asnjëherë ai nuk dëshmoi për këtë ngjarje, por vetëm kur mes tij dhe Azem Hajdarit u krijua gropa e madhe e ndarjes, ai deklaroi haptas se kush qëndronte pas saj dhe këtë e bëri me cinizmin më të madh. Ai i tha haptas, në gazetën e tij, RD, se ” Azem, kujtoju se ç’ke bërë në datën 1 prill në Shkodër, për t’i vrarë të nesërmen katër demokratë. Tregoju të paktën një herë i sinqertë”.

Berisha e kishte ditur se çfarë kishte ndodhur me 1 dhe 2 prill në qytetin e Shkodrës. Por nuk dëshmoi kurrë. Përdori faktet për të blerë heshtjen e Azemit, dhe e bleu këtë heshtje.

Berisha nuk dëshmoi asnjëherë për vrasjen e Azemit, njeriun të cilin e nxori në pritë, megjithëse e dinte se do të mund të vritej. Ndërkohë që Azemi shkonte drejt pritës, duke thirrur, “rrëmbeni kallashët”, në zyrën e katit ë dytë Berisha shkruante komunikatën për vrasjen e tij, në se nuk e kishte bërë më përpara.

Berisha deklaroi se e dinte se kush e kishte vrarë Ahmet Krasniqin, ish ministrin e emëruar në këtë post të Bujar Bukoshit. Ai edhe i cilësoi origjinën e tyre, se sa vetë ishin nga Shqipëria dhe se sa vetë ishin nga Kosova. E bëri këtë qartësisht, por asnjëherë nuk dëshmoi se cilët ishin. Nuk ndodhi rastësisht kjo. Ishte periudha kur mes njerëzve të luftës në Kosovë mund të fillonin përçarje të mëdha, të cilat, duke e llogaritur edhe në kulmin e ofensivës serbe të shtatorit, do të bënte që të kishte humbje kolosale dhe të kthehej pushka kundër njëri-tjetrit. Berisha hodhi gurin përmes një deklarate politike, duke heshtur për të vërtetën…nëse kjo ka ekzistuar në mendjen e tij, por fakti që për një kohë relacioni mes UÇK-së dhe FARK-ut të Bukoshit shkuan majë më majë, ishte në trendin e kësaj heshtje, ose më saktë, në hedhjen e kësaj benzine mbi një zjarr që mund të ndizej.

Në Shqipëri ka patur edhe kryeministra e ish-kryeministra që kanë shkuar në burg për faje të ngritura nga vetë Berisha. Ka pasur presidentë që janë cilësuar nga vetë ai si puçistë dhe horra; ka pasur shefa prokurorie që janë ndjekur me gurë dhe zonja që janë quajtur lavire… dhe të gjithë këto kanë pasur nga pas një njeri, herë si shef qeverie dhe herë si shef presidencial. Por ka pasur edhe të vrarë në bulevard dhe vrasës të fshehur në bodrumet e selisë qeveritare; ka pasur urdhërues të vrasjeve, që më pas dekoruan dhe shpërblen vrasësit; ka pasur urdhërues të hapur të moszbatimit të ligjit dhe fshehës të provave…dhe përsëri pas të gjitha këtyre është një njeri me emrin Berisha. Shqipëria ka pasur të vdekur në një kamp pune, që në kushtet e sotme të duket se ishte një kamp përqendrimi ku edhe fëmijët punonin nën kërcënimin e shpërthimit të armëve dhe tragtar të vdekjes, ashtu si ka pasur edhe kërcënues të shpallur haptas, të nxirë në fytyrë kundër shtetit, dhe përsëri të gjithë këto kanë një emër, Berisha.

Pse kanë ndodhur të gjitha këto përmes një njeriu?

Ka një shkak të vetëm: për 5 vite me radhë ai e ka vënë poshtë ligjin, e ka mposhtur atë, pavarësisht se kush ishte në qeveri: ai vetë apo rivalët e tij. Ai bëri grusht shteti në mesin e ditës, shtator 1998, kur vetë kombi ishte në rrezik, dhe këtë nuk e bëri pa urdhër, të cilët, ashtu si thanë filloje grushtin e shtetit, po ashtu i thanë, “tërhiqu”, rrethoi qeverinë me banditët e tij, sulmoi, zaptoi, vodhi, dogji, pastaj u tërhoq në kullën e tij me emrin selia e PD-së, përsëri i rrethuar nga mitingashë të armatosur..dhe asnjëherë nuk iu përgjigj ligjit për të dëshmuar.

Berisha e ka vënë poshtë ligjin edhe në këtë periudhë pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Qeveria e sotme mund të mburret se po vendos ligjin, duke kapur, dënuar e bërë shembull vjedhësit e vegjël të energjisë elektrike, nuk bën keq, por kjo është fasada e vendosjes së ligjit. Të vendosësh ligjin me ato që nuk kanë asgjë në dorë, nuk është ndonjë gjë e veçantë. Të lejosh që të thyhet ligji çdo ditë përpara teje, duke u mburrur, duke u kapardisur, duke bërë biznes me jetë njerëzish, kjo do të ishte shenjë e sigurt e vendosjes së ligjit. Qeveria e sotme nuk e bën këtë, jo se nuk ka forcë, por nuk e gjen rrugën drejt forcës, e cila duhet të jetë forcë ligjore, e ndershme, e drejtë dhe e pakthyeshme. Berisha duhet të jetë ditën e hënë para prokurorisë. Duhet të jetë patjetër. Si çdo qytetar i këtij vendi.

Së pari, duhet të jetë, pasi nuk mund të vazhdohet përjetësisht me mitin e njeriut mbi ligjin. Duam apo nuk duam, deri më sot, ai ka qenë njeriu mbi ligjin. Nuk dua të shtroj sot arsyet përse ka qenë mbi ligjin…por ka qenë. Mitin e tij ai e ka mbrojtur me arrogancë, me mospërfillje, me slogane të mjera, por që kanë pas vetes edhe kërcënimin. Shteti i së drejtës, deri më tani, ka qenë i kapur prej tij, më shumë se nga të gjitha strukturat e tjera të marra sëbashku.

Së dyti, duhet të shkojë që të bjerë miti se strukturat e drejtësisë, që janë vendosur prej tij, janë nën kontrollin e tij. Deri më tani, thuajse të gjitha vendimet e mëdha politike gjyqësore kanë qenë të komanduara prej tij. Dhe njerëzit e vendosur aty, po ashtu, kanë qenë të emëruar prej tij, e më pas, të kontrolluar prej tij. Për shumë prej tyre, si bënte dikur Al Kapone, ai ka dosjet e veçanta, prej të cilave rrjedh shantazhi.

Ndoshta e keni vënë re: sa herë që një drejtues në sistemin e drejtësisë, fillon të bëjë diçka që i bie ndesh dëshirës së tij, ai hap dosjet, bën kërcënimin e radhës. Kjo i bëri prokurorët e çështjes Gërdeci që, të parët të iknin, ndërsa të dytët nuk kishin guximin për të marrë në pyetje njeriun që kishte emrin në të gjithë tragjedinë: Berishën e vogël, milionat e të cilit sot janë përgënjeshtrimi më i madh i Berishës së madh se nuk kam as 60 mijë Euro.

Nëse sistemi i drejtësisë hesht, bën shurdhin, kjo do të thotë se miti i kontrollit mbi të paska qenë i saktë, i drejtë dhe aktual. Trysnia mbi të edhe kësaj here do të jetë e pazakontë, nga ajo që do të ndodhë do të shikojmë se cili mit do të thyhet.

Së treti, është e ditur se, përmes të deleguarit të tij ushtarak, tipik shqupa-s, në presidencë, deri më sot Këshilli i Lartë i Drejtësisë, është nën komandën e Berishës. Ata që nuk e pranojnë këtë, ose bëjnë naivin, ose janë pjesë e lojës. Po ashtu edhe Shërbimi Informativ Shtetëror, përmes të deleguarit tjetër shikas të vitit 1997. Nëse kjo ndodh edhe më prokurorinë, atëherë do të thotë se kemi një sistem të kalbur, që duhet të ndryshohet rrënjësisht, jo thjeshtë përmes sistemit, por edhe përmes njerëzve që e kanë kalbur këtë sistem. Qeveria duhet t’i drejtohet popullit, përmes referendumit të pashoq, për të gjetur rrugën e vendosjes së ligjit dhe të së drejtës.

Së katërti, Berisha, në rastin konkret, Tom Doshi kundër shtetit, është një person që deklaroi se ka dijeni për ngjarjen. Dhjetra herë ai ka deklaruar se ka dijeni për ngjarjen, më pas e ka zhbërë deklarimin e tij, sipas interesave dhe lidhjeve të çastit. Për shembull, në vrasjen e Azem Hajdarit deklaroi se kjo është bërë nga Fatos Nano, më pas, kur u miqësua me të, deklaroi të kundërtën. Loja e kungulleshkave me ligjin nuk mund të ecë gjithnjë. Nëse shefi i sotëm i qeverisë, shefi i parlamentit, drejtues të lartë, venë të pyeten, të deklarojnë dhe dëshmojnë, çfarë ka më shumë se të tjerët deputeti Berisha, që edhe këtë herë nuk e ka ndër mend të shkojë, por, edhe nëse shkon, do të bëjë më shumë politikë se sa dëshmi.

Së pesti, çështja Doshi u bë një gjë serioze nga një pa seriozitet. Mund të bëhet një gjë tragjike nga heshtja e organit të akuzës dh vërtetësia e saj. Me këtë ngjarje të gjithë opozitarët skifterë po mundohen të risjellin destabilizimin e vendit, duke përdorur sofizmën politike dhunuese, për të rimarrë një kauzë, e cila vetëm e tillë nuk është.

Nëse struktura e prokurorisë heziton, hesht dhe lejon nëpërkëmbjen e saj, atëherë ajo do të bëhet pjesë e destabilizimit të vendit, të cilin po kërkojnë ta dërgojnë në një gjendje të jashtëzakonshme. Jo për shtet të së drejtës, por të pushtetit dhe të fshehjes së krimit që ka ndodhur në përmasa të shumëfishta.

Edhe një herë është vënë në pikëpyetje: kush do të bëjë ligjin?

Njeriu antiligj apo strukturat e ligjit?

E hëna nuk është larg, por kjo nuk do të jetë një e hënë e zakonshme.

Bedri Islami March 8, 2015 14:08
Komento

27 Komente

  1. ne emer te Migjenit te Math March 8, 14:14

    Dijeni per ngjarjen kishin Rama,Meta,Didi,Tahiri para Berishes.perpjekja per ta faturuar atentatin e deshtuar Berishes eshte mjerane.Doshi po thote se Meta deshi ta vriste;Ju po luani ne teorine ;E kapa hajdutin .Leshoje.Po leshoj por spo me leshon.Kjo teori banale nuk ecen.
    Hajduti ne kete rast Vrasesi Meta bashke me Ramen e Tahirin kane mbetur ne klase.populli nuk i hane keto pradha

    Reply to this comment
    • Korcari123 March 8, 14:36

      Tom Doshi deklaroi ne Prokurori dhe tek Sokol Balla se ka marre vesht nga Mark Frroku per atentatin qe po i pergatiste Meta.Madje Frroku e ka prezantuar Doshin edhe me djalin qe do e vriste.Nderkohe mark Frroku ka deklaruar ne Prokurori(deshmi zyrtare) se nuk di asgje per kete ceshtje dhe se nuk ka dijeni se perse Tom Doshi po e perfshin ne kete Histori…E se nuk e njeh djalin qe eshte atentatori i paguar nga njerezit e Metes..Kush eshte e verteta??Ajo qe thote Doshi,apo ajo qe thote Frroku.Neser ne oren 12.00 ne prokurori keta te dy,Frroku dhe Doshi do te ballafaqohen para Prokuroreve.Mendimi im ne fakt eshte tjeter.Mendoj se ka te drejte Tom Doshi dhe Mark Frroku eshte personi qe i ka pergatitur kurth Tomes.Arsyeja se perse e ka bere kete loje Frroku??Mendoj se Banda e Saliut i ka premtuar lirimin e vellait nga burgu,ku eshte i akuzuar per vrasje.Vellai i Mark Frrokut rrezikon burgim te perjetshem.Duke ditur se Saliu kontrollon Gjykatat e vendit,sepse Kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise eshte Bujar Nishani(ushtari i tij Shvjek)at’here Mark Frroku ka pranuar te beje kete loje,per te mundesuar lirimin e vllait nga Burgu.Tom Doshi ka rene pre e ketij kurthi.Prokuroria duhet te hetoje deklaraten e Doshit,kur thote se ka qene ne Budva,ne kohen kur e ka telefonuar Mark Frroku duke i thene se don ta takoje per nje pune urgjente.Dhe mbas dy ditesh kur Doshi eshte kthyer nga Mali i Zi,Mark Frroku e ka prezantuar me atentatorin.Gjithe kjo Histori eshte nje loje ku Mark Frroku eshte lojtar kryesor i lojes.Vetem nepermjet Mark Frrokut mund te arrijme tek Regjizori.Jam i sigurte se regjizori eshte dhendrri i serbise Sali Berisha.

      Reply to this comment
      • Dielli mbi Korab March 8, 23:09

        Basha dhe Berisha ne sherbim te Serbise kerkojne me 12 Mars ne Tirane te perserisin 2 Prillin e Shkodres.
        O njerez Shqiperia nuk mund te behet me e mire nga ata qe e vodhen dhe shkatrruan per gati 25 vite

        Reply to this comment
    • Rebeli March 8, 15:17

      Ju tani ju ka dale boja fare.Nuk ka llamarinist qe tu mare ne dorezim.Kemi 25 vjet me perrallat e Saliut.Mjaft me tani.Te gjithe qenkan te liq e kriminele pervec kryekriminelit Sali.Njezet e pese vite ne llogore dhe ne llogoren perballe shoku Sali.E njejta fytyre dhe surrat.Per fat te keq dhe Shqiperine e ka bere si surratin e tij.Kufome qe bie ere dhe kunder on dynjane.

      Reply to this comment
    • Gjergj March 8, 16:40

      Migjeni i madh,,,,,cfare kuptimi ka ne shqip, fjala PRADHA?
      Mos donit te thonit PORDHA apo PERRALLA more fshatar analfabet i vogel, qe perdor nje emer qe nuk te shkon per shtat.
      Merre kerraben dhe shko me dhen more tifoz i Saliut. Nuk eshte politika per ty.

      Reply to this comment
    • Puka e Migjenit March 8, 18:27

      Ore ti taleban i Sali Kriminelit; mos e ndot emrin e MIGJENIT !

      Reply to this comment
    • ali asllani March 8, 20:30

      E bukra osht or ti lum miku se kto gazetart po dun me mlu at mikun me hi..

      nuk na the ti or penaxhi Bedriu

      per doktorrin i bon tgjitha skraparliu.

      kish dal Lik djalli me bark” me shit shkarpa neper ‘dhe’

      u dha zonin shiptaris se ndy barka cnuk ka shti,
      njona mush me shkarpa tvjetra ,
      tjetra mush me men tleta
      e ran shiptart ather nkuvend tuje fol ren e rend
      cka ner ne smahet men,
      dhe e pleqnun se per ket ven’
      duhen shkarpa
      e jo’ men’
      e mbathen shkarpat babat ton
      e zbon keq se per te nxon
      i pat thon i plak pa dhom
      kush ska men do ket ka kom.
      a e din tash lum zotnia
      pse skan fat ko’nkte e mia
      aq sa tka ty histonia.
      paj t’thac shiptart kan bo be.
      men e shqis mos me ble.
      or zotni a di cka ban
      hidhi librat mbi tavan
      e rri manej pshtet me dur kryq e sy perpjet
      tu njet miza permi lepiza
      se mat ven por si shum kuj’
      ka me t’hec kunglli mbi uj.
      ka metvu ty barku peta
      kan me tbo ty gjith tungjatjeta.
      per ndac shnosh me dalun nva’
      e do nmjalt spata me t’ra.
      ne tpyt kush se cosht jeta
      mik e fis ik e thuj ,
      osht kuleta..
      .

      Reply to this comment
  2. Hm... March 8, 14:22

    harruat… dhenien e detit grekut ku pllaquritet dhe ve rekorde duke qendruar si bukpeshku cdo vit. Dikush hyn ne burg si vrases, dikush si vjedhes, dikush si tradhetar… ose per te gjitha bashke. Nese mes krimeve ka hierarki dhe ajo qe rendon me shume eshte damka e ‘Esat Pashe Toptanit’ modern

    Reply to this comment
  3. komunist pa teser March 8, 14:30

    Urime gazetes per mardhenien krejtesisht armiqesore ndaj armikut te klases…

    Reply to this comment
  4. patra March 8, 14:33

    me sali berishen nuk duhet te merreni per vrasjen e azem hajdarit!!! azemi rrugac, ordiner ishte. me te rendesishme se vdekja e azemit jan vrasjet e shikut te gazidedes me urdherin e berishes, vrasjet ne 97, vrasjet e TROPOJES qe jan me te rendesishmet qe tregojn implikim direkt te berishes, gerdeci, 21 janari dhe pastaj te zbardhen krimet ekonomike te tij. sa per azemin esht i fundit i listes.

    Reply to this comment
    • LILOLABJA March 8, 15:26

      Po Patra
      Jam shume dakort me ju ,jo i fundit ne liste, por jashte liste,Azemi eshte ana tjeter e medaljes dhe fundin e pati ashtu siç e meritonte ,s’na plas shume se kush e dinte qe do vritej apo jo ,i jam mirenjohse familjes se Haklajve ,qe i bene kete ndere kombit ,se mendo te kishim dhe plehren Azem akoma neper kembe. Krimet qe jane bere ne 97-,ja kane kaluar nga permasat çdo lloj krimi qe ka bere ky moster dhe jam shume e indinjuar kur degjoj mjaft deputet te majte ,qe nuk duan tjua permendesh kete vit se na qenka viti me i keq qe ka prodhuar populli Shqiptar e jo me nder politikanet .Ne do i behet gjyq atij plehre duhet filluar veçse me 97-ten, ky eshte viti kur kombi shkermoqej me urdherin e tij dhe deri me sot nuk i ka hyre njeriut gjembe ne kembe .

      Reply to this comment
  5. Dardan March 8, 15:00

    Berisha mbrohet nga lobet proserbe te Frances, Germanise dhe Britanise se Madhe. Kesisoj askush nuk duhet te ushqeje iluzione se shqiptaret do te clirohen ndonjehere nga kthetrat e putanes euroserbe. Duhen titane si Enver Hoxha qe te munden shqiptaret te behen prape komb i forte sic ka qene nen udheheqjen e ndershme dhe te drejte te shenjtit shqiptar Enver.

    Reply to this comment
  6. Iliri March 8, 15:03

    Shkrim i sakte. Turp per popullin shqiptar qe e ka ulur veten ne kete nivel. Ne asnje vend te botes nuk do te kishte mbijetuar nje monster e tille. Politikanet dhe sistemi i drejtesise kane faj por kane faj edhe ata qe i japin voten, duke e ditur se kush eshte. Shqiperia do te shpetoje atehere kur drejtesia do te beje drejtesi, pra atehere kur ta plasi ne burg si nje qen te zgjebosur.

    Reply to this comment
  7. bbb March 8, 15:32

    O Bedri….Ilir Meta eshte hajdut…dhe hajduti te vret…ne Romen e lashte hajdut i prenin duart…Nje mashtrues si Ilri Meta qe quajti mashtim videon e Priftit, nuk besohet, eka kredibiltetin 0…Sala po perpiqet ta shfrytezoje kete skandal ne favor te tij ashti sic beri kur u vra Azemi…Pyes o Bedri…Pse Rama +PS nuk del kunder Metes…

    Reply to this comment
  8. mete March 8, 15:39

    Cfar mund te presesh nga nje MOSTER qe shiti breket e gruas per pak karrjere? Prisni c’far do degjoni akoma, keto qe thuhen deri tani jane vetem maja e ajzbergut, sapo eshte hapur loja

    Reply to this comment
  9. LILOLABJA March 8, 15:39

    Zoti Islami
    Faleminderit qe i kujtoni qeverise, qe ka edhe nje referendum me te cilin duhet ti drejtohet popullit dhe nuk e di pse anashkalohet ky fakt ,kjo do te ishte zgjedhja me e mire, per te funksionuar demokracia, qe eshte marre peng keto 25 vjet.Me referendumin e 94-tes evituam projekt- kushtetuten, qe e konvertonte Berishen ne nje Ahmet Zog. Perse te mos i drejtohemi referendumit per te vendosur ligjin dhe te drejten?

    Reply to this comment
  10. lejleku March 8, 16:05

    Z Bedri, Berisha eshte nje BURRE i FORTE malesie ,dhe kete fakt askush nuk e mohon dot .
    Dhe sjellja e juaj dhe e te gjitha MEDIAVE rreth figures se tij e rrisin me shume protogonizmin e TIJ .
    Bile mund te them me plot gojen se edhe vete ai nuk e beson dot se sa i i tille eshte ne sajen TUAJ……..Pse do te thoni ju ….
    Ai ja u din te gjitheve dobesite dhe ORLLEQET qe ta ulin koken me dashje e pa dashje para tij .
    FUNDJA edhe ai ka mendimin e tij te lire se si do e NDERTONTE SHQIPERINE… TE MOS CUDITET NJERI.

    Reply to this comment
  11. SHQIPE March 8, 16:11

    Deponimet e Bamit pare Kodoshit, si per cudi permendin emar qe lidhjen me BERISHEN.
    Kur Doshit ja hoqet vijen e kuqe ne PS, ai tha se eshte ne gjak me METEN, nederkohe qe delkleratat e Doshit dhe provat e DVD nuk perputhen.
    C’fare I thoni ju kesaj pune ?

    Reply to this comment
  12. M A R K O March 8, 16:13

    Sali Bajga do te mbyse me ere Prokurorine te henen. Kusuret ne qe do te degjojme aromen e qelbur…

    Reply to this comment
  13. shqiptar sharri. March 8, 16:43

    Pershendetjet e mia juve komentusve dhe Bedri Islamit.
    Pasi i leova shkrimin dhe komentet,po japi dhe une mendimet e mia,edhe pse nuk,petendoi se une kam ma shum te drejt sesa ju,por besoi se e kam te drejten te them mendimin tim.
    Ngase jam shum i ineresuar per atedheun tim te dashur qe te,jet mir dhe te perparoi ne xhdo drejtim.Ama,mjerishte nuk po ndodh ajo qe kam une deshir dhe qe ka populli ne shumic po ate deshir,Verej ca shkrime dhe komenta qe jan te ndara,ne mendime.Do,thon se,iliri eshte po vrases,rama po ashtu,eshte i inkriminiuar,marku,e doshi po ashtu,jan jo te besuar,e tje,e tje.
    Por,ktu behet fjal per sali serbin,dhe Bedriu meret me sali serbin,qe asnjihere nuk,i ka respektue ligjet dhe rendin e kushtetuten e shqipris pra hajde te kimentoim per sali serbin,dhe ta shofim a’ka te drejt bedriu?Nuk,ka vende te meremi tani me te qer,me ilir,ram,frok apo dosh.A’eshte sali serbi,nji njeri qe i respekton ligjet kjo eshte pytja dhe se a’eshte ky njeri i rezikshem per shtetin ton kjo duhet te shtrohet dhe komentohet.
    Per,mendimin tim,qe kur ky,monster doli me do shkrime kritike ne vitin 1989-1990,ne gazeten zeri i populit,ky njeri po shifet jo tani,por qe atehere ishte i rekrutuar nga ramiz alia,dhe shum ma heret ne prapavij dhe ne,superlativ sekrete nga sherbimet e huja,sic eshte UDB-dheCia,mes biberajve dhe rajersonit ambasadorit amerikan ne beograd.
    Pra,nga kjo prizem po ta shofim ngjarjen dhe ta shofim se si u bene kto rotulime dhe ndryshime del qarte se ky serb ka punuar sipas urdhrave te UDB-CAI,dhe shum sherbimsve tjera te huja qe nuk ja duan te miren popullit ton.faktet tronditse po flasin per kto qe them une,dhe plotsishte pajtohem me bedriun se cfar ka shkruar per sali serbin.Po,te shkrujsh per bemat dhe aktivitetin e sali serbit,nuk mujsh menji shkrim te gjitha te thuash,por duhet nji liber i tere mesiguri qe dote ket mbi nji mij faqe,te shkruara per te zezat e sali serbit,nuk kam mundsi me radhit te gjitha,por po i them vetem caa.E’para,ky kriminel.e dogji shqiprin me bandat e azem hajdarit ne emer kunderkomunizmit,dhe e shkatroi ekonomin,ne pergjithsi,duke djegur shkrumbuar,gjerat ma te cmushme koperativat dhe bijqsin,duke shkatruar industrin,e rande dhe ushtrin,duke e shitur armatimin per skrap,duke shitur naften per serbin,duke vrar e humbur REMZI HOXHEN,duke arestuar ADEM JASHARIN,DHE ZAHIR PAJAZITIN,e shum luftetar dhe komandant te uck,pra per piramidat e vebi muces e te sudes,per bombardimet qe urdheroi ne jug te shqipris,per gerdecin dhe 21.janarin,pra vetem per kaq ai duhet te ishte ne burg te perjetshem e jo ma per ghjerat qe nuk i kam numrue ne kete shkrim,se sic thash duhet nji liber prej mijra faqeve per te shkruar per tradhtit e kty sali serbi,qe dhe dhender i tyre eshte,dashuria nuk njef kufi,dhe kombsi,por ky njeri nga dashuria e ktheu ne tradhti kombtare,prandaj ky duhet te denohet per krimet qe ka bere.

    Reply to this comment
  14. Mark uk March 8, 16:48

    Te dy mbrojn Meten se ai jua din si Rames si Berishes,Ose ma mire bejn sikur ja kan inat njeri tjetrit,po ma vone te gjith vjedhin bashk.

    Reply to this comment
  15. Kris 1 March 8, 16:53

    Jam me Bedriun per cka thote per Berishen.Me shume do te fliste per krimet e tij ndaj kombit dhe shqiperise dhe nje njeri cfardo ne rruge por kjo nuk ndryshon asgje .Berisha ka qene dhe mbetet nje institucion qe prodhon dhe shperndan eren kuterbuese te krimit.Per te shkaterruar nje institucion duhen institucione ose revolte e fuqishme popullore.Te dyja neve na mungojne.
    Berisha ne rrugen dhe konsolidimin e vet ka pasur ne krah ate qe quhet e majta shqiptare dhe qe per ironi drejtohet nga nje njeri qe nuk e di dhe vet cfare eshte ,i majte apo i djathte.Ky eshte sharlatani qe ju vu si zgjedhe ne qafe gjithe socialisteve te ndershem dhe quhet Edi Rama.
    Berisha me votim te drejteperdrejte nga populli nuk do te ishte ne kuvend.Fale kodit zgjedhor te Rames berishen do ta kemi deputet te perjetshem.Kjo eshte dhurata me e madhe qe Rama i ka bere shqiptareve .Perpara kesaj faturat e energjise jane nje hic.
    Kodi zgjedhor Rama u dha mundesi partive te menaxhohen nga kriminelet dhe tu siguroje nje vend ne kuvendin e mafies.
    Berisha do te shkoje me siguri ne prokurori.Do te deponoje dhe nuk do te ndodhe asgje.Karemin e hedhur nga ai e kapi me sukses cimia Doshi dhe Doshin po e hane dy peshkaqene Floriri dhe vajmedeti.
    Me shqeteson fakti qe Rama dhe organet perkatese jane informuar per te dhenat kriminale te Doshit dhe kane heshtur deri sa u plasi tullumbacia ne dore.
    A duhet qe te shkoje ne prokurori dhe ti behet kallzim penal Metes dhe Brahos qe kane rruajtur vidiot e Shkelzenit dhe nuk ja kane dorzuar organeve perkatese?
    Po rilindasi jone a ka pasur dijeni?
    Rama per mua eshte nje kryeminister qe bashkejeton me krimin dhe ushqehet nga krimi.

    Reply to this comment
  16. Socialisti bythpambuk March 8, 20:07

    Kris 1 ,
    Jeni teper i sakte .

    Reply to this comment
  17. Noli March 8, 21:11

    Ka akoma njerez qe nuk kane kuptuar kush eshte Saliu ndaj edhe bejne komente sipas vlersimit tyre. Sala ka 25 vjet protagonist ne politiken e vendit. Asnjehere per ngjarjet nuk ka dhene spjegime dhe nuk ka per te dhene se e di fuqine e sistemit tone ligjor.

    Reply to this comment
  18. vaso March 8, 23:05

    zoti bedri ndonese je i preferuar nga lexuesit per shkrimet e tua kohet e fundit nuk i ngacmon nervat kurrkujt .

    kjo vjen nga qe sidomos pas “festes” se 4 vjetorit te masakres 21 janarit 2011 eshte humbje kohe te merremi me berishen qe dhe te vdekurit dhe vete PD-istet biles dhe aleatet tane te medhenj e dine qe ai eshte kriminel.

    pra fokusi duhet te drejtohet ne dy shtyllat qe e mbajne gjalle:
    1-….hipokrizia e nderkombetareve
    2- …impotenca fatale e mazhorances

    Shperthimi vullkanik i Tom Doshit nuk eshte rastesi.Ajo eshte thjesht nje bombe e radhes ne mesymjen gati dy vjecare ten je kryqzate te mire menduar per te hedhur Edi Ramen me cdo kusht dhe cdo cmim.

    Fillimet e kesaj kryqzate datojne ne 2012 kur Edi Rama vetem per nje fotografi te dale me zotin Obama u kryqzua nga disa berishiste te cmendur ne Washington me ne krye kongresmenin Dana R. I cili arrite te ngre padi kunder zotit Obama per mitmarrje,Nuk munguan dhc ca shqiptare te pasur ne Amerikesi SM DHE HB qe ofenduan presidentin amerikan per kete ceshtje.
    Keto tipa kane nje precedent pikant qe per te ndihmuar Berishen ne 2013 te fitonte votimet bene nje spot pervers duke sajdisur dergesen e 220 muxhahidineve qe filloi fix me nisjen e fushates elektorale ne mars dhe mbaroi nje jave para mbylljes votimeve ku kongresmeni DR deklaroi para kongresit se Berishi ishte njeri qe ka nduhmuar me shume Ameriken ne bote…(kaq budallenj I dine shqiptaret…)

    Ky kontigjent I Berishisteve te Washingtonit I kane dhene “zemer” ketj krimineli qe te arrije deri sa ti thote NY Times-it leter higjenike,te fshije mendern me ekspertizat e FBI,te loboje per barazimin e viktimes me vrasesin per 21 janarin,te marre ne mbrojtje gjen Hoxha nga kercinimi me jete te Shkelzen Berishes..dhe deri te mbulimi I vrasjes se Kosta Trebickes duke prure nje ekspert nga virxhinia sic thote dhe atdhetari Gery Kokalari per te mbuluar ate vrasje nga Gestapo Berishes.

    Nje nga fansat e cmendur te Berishes eshte dhe Tom Ridge qe njihet si serbofil dhe kumbaro personale e Damir Fazllicit qe u cfaq ne 2007 ne kasafortat e sigurise kombetare qe eshte e pabesueshme.Nuk eshte rastesi qe sa u cfaq me Salen para nje muaji Tome Rixhi,u fut ne loje dhe ky Tome Kerrici I Shkodres.Gjasat pra jane qe kryqzata per rrezimine Rames ka filluar po me ato parametra dhe ate egersi si ne 1991,2005 dhe 2011.Pra Tom Doshi eshte si puna easaj kobures qe perdorin ne vrapime per te nisur ndeshjen midis “qeverise paralele “Berisha qe eshte shume here me forte se qeveria e persekutuar e Rames qe ka vetem celsat ekashtes.
    Le ta themi troc se nje shumice e cilesuar e amerikaneve qe merren me shqiperine nuk e kane “qejf” Edi Ramen dhe preferojne nje Bashe dhe ndonje Malltez ne qeverine e ardheshme qe po pershpejtohet te vije ne pushtet me keto skenare qe jane “dirty job” dhe jane te lexueshme.Fakti qe Edi Rama ka filluar ta krruaje ‘paleje” me Merkelin dhe me kinezet per investime nuk ka kaluar pa u vene nga gjeostrateget e berishes te cilet po plasin vullkanin Doshi qe fillimi I dihet dhe jo fundi

    Letra e Kokalarit drejtuar zotit Lu per gafat e tij me Lobin grek para nisjes detyres dhe lidhjet e forta qe ka me Podesatt dhe vecanerisht me Wisnerin qe ka nje rrol tejet negative per ndertimin e perbindeshit berishe nuk ka gabuar shenjester.
    Pra nje plan antishqiptar per ri-kthimin e Lul Berishes ne pushtet per here te tretesapo ka filluar dhe dalja e ketij Tom Doshit eshte aq e kuptueshme se ose do kthehet ne boomerang per Berishistet ose neser do kemi nje perseritje te 1991 apo 1998 vetem se nuk dime kush do jete Arben Broci ose Azem Hajdari I rradhes. Deri atehere le te shpresojme se ai popull do ta kuptoje qe te pakten pas 2 prillit 1991 ai vend po poshtrohet me shume se cdo lloj pushtimi dhe duhet te marre ne duar fatet e vendit per tu cliruar nga Paria Tiranes me Tomat e jashtem dhe te brendshem.Le ti japim ne shtytje dhe mundesi Edi Rames nqs eshte I sinqerte me ate popull qe ose te burgose kriminelet Sal & Lul dhe te largoje qelbesirat Meta –Braho ose le kerkoje doreheqjen per te miren e tij dhe te kombit.

    Ju lutem zotin Bedri ose beni thirrje per nje krijim te ndonje fronti te ri atdhetar per largimin e k.krimineli berishe duke denoncuar hipokrizine e “miqve” dhe impotencen e PS ose nderprisni keto artikuj qe vetem teorikisht kane nje fare vlere..kurse ne praktike zero.

    Tallja makabre e atij populli me karnavalet kombeter te Tom Doshit dhe pritja me nje “fryme”deri te henen qe do shkoje nje kriminel per piknik te prokurorija apo jo kur ne fakt duhet te ishte ne varreza ose ne burg te perjetshem tregon se ai vend po kalon nje krize mentale me keq se cdo lloj pushtimi apo diktature

    Reply to this comment
  19. Pelani March 9, 04:48

    Mjere ata” LIDER” qe I kundevihen nje populli te te organizuar. Po mbushet nje cerek shekulli qe populli shqipetar ,ne emer te demokracise,eshte ,vjedhur,vrare,poshteruar dhe percare nga ish lidert kryesor ,Sali Berisha dhe Fatos Nano ,qe kurre nuk kane dashur qe shqiperia te behet Shtet Demokratik. Zgjedhjet e 23 qershorit 2013 treguan se, me ne fund, populli shqipetar, beri zgjedhjen e duhur.
    Qeveria Rama,per kete nje vit e gjysem jep shpresa , per here te pare ne keto vite te “demokratise” qe dhe ne Shqiperine tone do
    formohet nje shtet ligjor. Edhe nje uddheheqes si Abraham Linkoln nuk do ta kishte te lehte te drejtonte Shqiperine ne kete gjendje te mjerushme qe eshte katandisur nga drejtueset paraardhes.
    Qe kjo shprese te behet realitet,populli shqipetar,ate besim dhe vote qe I dha kesaj qeverie
    me 23 qershor duhet ta mbroi me force ne te ardhmen. Vetem forca e nje populli te organizuar ndryshon fatet e vehta. Tani eshte momenti, qe po te lindi nevoja te behet nje referendum kombetar ,per tu shkeputur njeher e mire nga hajdutet dhe mafjozet ,tritoli dhe kriminelet , dhe per ti cuar ata para drejtesise.

    Reply to this comment
  20. metlaj March 10, 09:32

    ESHTE MIRE qe gjykatat tona te marin emrin kafene se keto deri tani nuk kan ndeshkuar shkaktaret por vetem degojne pralla as psedo denoncuesit nuk i kane ndeshkuare per deshmit e rrema kjo per neshtrimin partiak ose korupsionin TANI analizojme ne nje kafe behen shume muhabete qe jepen opinone te ndryshme qe nuk perputhen me ralitetin e figures se shume personave por njerzit genjeshtare marin te pakten ndeshkim morale duke u ngushtuare rrethi shoqeror ose rastiin me te keq e paguajne me jeten etyre qe pas deklarimeve e pagoj TREBICka ne kafen lihet rushfet sipas deshires ne gjykata jane vene pagesa nepermjet seserve nga kafeneja njerzit dali te cliruar nga depresion kurse nga gjykata nga depresione me te medha

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*