SHËNIM: Përse Enveri sundoi 50 vjet?! Përgjigjja vjen nga Zheji…

March 18, 2014 15:48

SHËNIM: Përse Enveri sundoi 50 vjet?! Përgjigjja vjen nga Zheji…

Është një aradhë analistësh, nga ata që e kanë humbur me kohë virtytin e autopercepsionit me tendenca autokritike, duke u zhvendosur tek autopercepsioni me prirjet narcistike. Ndryshe do e kishin dalluar pahonepshmërinë e publikut ndaj tyre, arsyet përse, duke zgjedhur të reagonin. Jo për të pakësuar daljet publike, por për të ndryshuar qasje ndaj kuazave që mëtojnë se përfaqsojnë. Janë të tillë që nuk u njihet asnjë ditë gazetari e mirëfilltë; në CV e tyre, nuk kanë asnjë lloj “zbulimi” të fortë mediatik me impakt shoqëror; nuk kanë dalë kurrë jashtë Tirane, makar dhe jashtë ambienteve rrëzëllitëse kur gjerbin kafetë intelektuale, e të hedhin këmbën në ndytësinë e jetës shqiptare, përveçse për ndonjë gosti diku buzë detit a mal.

Kur u është dhënë rasti të kenë një detyrë a të menaxhojnë ndonjë institucion, përveçse nuk kanë lënë asnjë gjurmë pune me duk e bereqet, ka ndodhur që dhe ta katranosin në drejtime të tjera, të marra lehtë me mend. Do hezitoja të thoja se Artur Zheji i përket kësaj moçalishtjeje, por hera-herës të ngjan se i rrëshqet paksa këmba aty, siç në shkrimin e fundit në MAPO, ku trajton personalitetin e Berishës, një vijimi të sindromit se tej provincialitetit politik  të Tiranës, nuk ka Shqipëri.

Në një kohë kur Shqipëria ka prekur fundin, sidomos nga një trend ende në rritje i fiksacionit fatal kolektiv se “ky vend nuk bëhet”, kur për pyetjen se “çështë një gjë  normale në këtë vend në anormalitetin e përgjithshëm?!”, ka vetëm një përgjigje të prerë: asgjë!, kjo penë e komentit politik,  merret me atë së ç`super burrë është Berisha, meqë nuk hesht, por që duke bërë si gore (fjalët e mija këto), nga FB e ku t`i jepet rasti, krejt i ndërgjegjshëm për sasinë gjithnjë në rritje të urrejtjes që prodhon karshi vetes ndër njerëz, ka arritur pra ta shpëtojë PD-në nga rënia në krizë. D.m.th, Zhejit nuk i bën përshtypje mungesa e çdo virtyti tek ky njeri, si turpi për çfarë ka lënë pas, droja për t`u  marrë sërish me politikë, mungesa e një ndërgjegjeje vetëkritike, mungesa e një përkorësie në sjellje në raport me bashkëqytetarët e tij, apo fakti që përveçse ka qeverisur si mos më keq, ka injektuar në popull një amoralitei të llahtarshëm, buruar si nga gjuha e ndyrë në ligjërimin politik e si nga mungesa e çdo skrupulli; por i bën përshtypje se sa ‘burrë’ që është, si ata çerat e lagjeve periferike që adhurojnë kapot e tyre për çdo bëmë, të tipit: sa dashnore ka; sa rivalëve u ka ngulur thikën e u ka nxjerrë zorrët; sa herë ka provuar burgun; sa ka lënë e sa kë fituar në bixhoz; me sa politikanë është shqepur në pula e raki, apo me sa policë tall b.thën.

Për sojin e Zhejit, nuk ka rëndësi se ç`ka ndodhur e ç`po ndodh me Shqipërinë, më shqiptarin e thjeshtë, atje ku jeton; se si i ka ardhur atje ku nuk mban më; rëndësi ka Berisha, fati i tij!!!

Jo më kot, jetëgjatësia e Enver Hoxhës në pushtet, u është adresuar si përgjegjësi dhe atyre “intelektualëve” sidomos në art, që e ushqyen me dhuntitë dhe aftësitë e tyre mitin e diktatorit; e që ka qenë e vërtetë kjo, na siguron Zheji. Sakaq, po të qe për standartin që përdor Zheji ndaj figurës së Berishës, Enveri mbetet ku e ku më “vital” për sa dekada ia hipi popullit të vet, me afro 50 vite pushtet. Çeshtja është se çfarë i la këtij populli: ç`të mira, ç`vlera, ç`morale, ç`perspektivë!!!

DITA

March 18, 2014 15:48
Komento

53 Komente

  1. argita March 18, 15:08

    sa te kete inornte te llumite te pustetave do beje ligjine une llumi i rrugve pune injoranteshe ja keta e perfaqsojne shqiperin dhe i do pac k..va dhe grousuku prostituta dhe fitone serbogreqia me malazezrin e maqedonin ahahahahah ckemi pere te hequre nga keta injorantere qe nderohene e prape ete njejte ngelene risim mireqenien hone me 150 euro muaji dhe luftojme korupsionin me ngritene e cmimeve te ushqimeve dhe ujit e dritave hajde shqiperi demokratike se ke amerikene prane

    Reply to this comment
    • Skypion March 18, 16:50

      Ai qe ka bere kete “shenim” duhej te tregonte emrin,sepse,nuk po komenton si ne,por po shkruan ne gazete.Mesa duket burracaku nuk e tregon veten,ngaqe do te shprehe mllefin ndaj Zhejit.E mllefi,nuk shprehet ndryshe,vecse me nje gjuhe te ulet.Nejse.T’i leme ofendimet,qe jane te shumta,dhe te merremi me akuzat.
      Artur Zheji eshte nje nder analistet me te mire ne vend;eshte nje nder publicistet me te mire;eshte nje mjeshter i pashoq i fjales shqipe.
      Artur Zheji,te tilla shkrime ka bere edhe per Meten,edhe per Ramen,dhe me pare edhe per Nanon.Kur them te “tilla shkrime” kam parasysh paanshmerine e ne analizen e tij,duke pare personazhin pertej cdo ndjeshmerie politike,ideologjike.
      Ajo qe ve ne dukje Zheji tek Berisha,e kane vene re shume para tij;te gjithe e kemi vene re;edhe vete antiberishistet me te eger e pranojne;madje edhe te huajt,politikane apo diplomate qofshin ata e kane vene re.Ajo eshte: energjia e jashtezakonshme te Berishes.Nuk ka nje politikan te tille energjik si Berisha ne politiken shqiptare;nuk ka patur kurre;prsh,zor se Zogu ose Hoxha do te mbijetonin ne nje kohe,kur “nyja gordiane” nuk pritet me nje te rene sopate,por duhet vullnet dhe nerva prej celiku.
      Pas rebelimit te llumit shqiptar me 1997,PD-ja besohej se do te shkaterrohej,se do te zhdukej perfundimisht si force politike;te shumte ishin ata qe e braktisen;Berisha mbeti,pothuaj,vetem.Por,ia doli.Ia doli i vetem.Jo vetem qe e mbajti ne kembe PD-ne,por nga hici e ngriti dhe e solli ne pushtet.Shume te tjere ne vend te tij,do te ishin dorezuar.
      Ja,kete thoshte Zheji.

      Reply to this comment
      • @Skypion March 18, 18:43

        Na hape barkun edhe ti,më keq se Zheji. Salehi yt vetëm për 5 vjet (1992-1997):
        -e çoi popullin që “sundonte” në luftë civile,ku u vranë rreth 3000 vetë;
        – futi “standarte zgjedhjesh demokratike” nga ato të 26 majit 1996,
        -të themi “nuk diti t’i ruajë” pasuritë e shqiptarëve nga firmat rentiere, ku shtetasve që “sundonte” iu ikën miliarda .
        Këto ishin gabimet e para.
        Gabimet e dyta (të periudhës 2005-2013) nuk po i quaj, se nuk ka faj. Faj kishin vetë shqiptarët që i besuan dhe e rizgjodhën pas bëmave të 1992-1997.
        Një shtetari të tillë nuk i duhen bërë hossannara për mbijetesën e tij apo të partisë së tij politike,se nuk na intereson ASPAK!
        Një shtetari të tillë i duhet kryer një proces gjyqësor në Hagë.
        Paraprakisht ,them se një dënim me burg prej 101 vjetësh ,do të ishte i justifikuar….

        Reply to this comment
      • Vëzhguesi F. March 18, 19:08

        Ti “Skypjon”, me menyren dhe pathosin se si flet per kete matrapaz fjalesh dhe jo analist, kete sumelepires dhe servil 24 karatesh dhe pa asnje lloj burrerie, me ngjason me nje makine e cila ka pesuar skopje ne njeren gome dhe iken ashtu pa kurrefare kontrolli. Dhe kete mund ta beje vetem ai qe e pervelon ky shkrim, pra nese pas atij nicku fshihet faca e gjysem ariu dhe gjysem njeriut, Artur Zheji.
        Arrtikuj redaksional te gazetes nuk kane ndermend t’i marrin dores zotnise tende se si duhet te dalin me emer apo pa emer. Gjuha e ketij shkrimi per nje lumpen gazetarie si Artur Zheji, eshte nje gjuhe normale, ndersa gjuha jote si komentues, eshte sa e ulet, servile, po aq aspak bindese. Sali Berisha yt nuk gjeneron energji, por gjeneron krim dhe ka mbijetur dhe mbijeton permes krimit dhe mbrojtjes se tij. ai kurrsesi nuk mund te krahasohet jo me Enver Hoxhen, por as dhe me Ahmet Zogun, per e vetmen arsye se ai perfaqeson fshatarin, ose me sakt malokun kanunor qe permes bythelepirlleqeve ka rrembyer nje bajrak dhe ka sunduar me dredhi dhe pabesi. ai mund te perqaset pak vetem me Esat Toptanin. Ricklimi i Berishes ne politik pas krimeve te firmave piramidale qe vetekrijoi dhe pragluftes civile te ’97-tes, pa lene menjane grushtin ushtarak te modelit latino-amerikan te ’98-tes, i dedikohet jo aftesive dhe energjive te tij, por paktit me krimin dhe kriminelet dhe adoleshences politike te te majtes shqiptare, te perfaqesuar nga “buzequmeshtori” Majko, si nje shtese e marrveshjes se Katovices.

        Reply to this comment
        • deri kur March 18, 20:30

          Vezhguesi Fenomenal

          Kur lexoj komentet e tua me duket sikur pjesen me te medha e kam shkruar vete.Do doja te shtoja vetem dicka:

          Koha qe jetoi dhe punoi enver hoxha ishte pambarimisht e veshtire dhe nuk kthehet me..POR ne ditet e sotme kur nuk kemi shtet por jemi kthyer shprehje gjeografikeku disa kuislinge si berisha ,basha dhe disa papagaj si zheji,fejziu artan hoxha (skypion bolja) e kane basterduar ate popull dhe i kane shplare trurin perfundimisht.Shyqye qe jane 1 miljon emigrante jashte shtetit qe e mbajne gjalle ate vend me para dhe me kritika te forta per qeveritaret dhe ambasadoret e pasinqerte dhe te hitur se ai vend do ishte harruar me kohe.

          Nje pershendetje me vargjet e Dukes Laboves..

          Enverist unë kurrë s’kam qenë,

          As kur qe Enveri gjallë,

          Po aspak nuk është e thënë,

          Të besoj tani çdo prrallë!

          Unë jam fare i paanshëm,

          rob i fjalës dhe i nderit,

          O nastradin, s’bëhesh shkrimtar

          Se i hedh qymyr Enverit!

          Ti shumë homo ke në mend,

          Se rrethuar je me djem,

          Dhe ta thuash për çdokënd,

          Nuk e paske hiç problem!

          Ti nuk turpëron Enverin,

          Se i ngjite ligësinë,

          Por ti Librit i nxin nderin,

          Poshtëron gjithë historinë!

          Po të pyes me lezet,

          Përgjigju me fjalë të nderit,

          Mendon ti, kish’lindur burrë

          t’i ngrihej para Enverit?!

          S’e duroj unë dot pisllëkun,

          dhe pisllëk është gjithë ky rast,

          Por s’më shkon në mend të them,

          “O artur zhej je pederast!”

          Kurse ti del reciton,

          edhe hiç s’të dridhet syri,

          se e di që s’të pickon,

          as Sokoli, as Iliri!

          Asnjëherë o nastradin djali,

          S’të kam dashur e s’të dua,

          Po s’rrëzohet Enver mali,

          Nga ato pordhët e tua!

          Rri aty tek “Opinioni”

          rri aty ku pate fatin,

          se Enveri, o Skypion,

          sa ç’je ti, kishte Hallatin!

          Reply to this comment
          • Pëllumb zaimi March 18, 21:08

            Në një mëndje me “vëzhguesi f” dhe “deri kur”? Nuk kam cfarë të shtoj!? Po te shtoj do ta prish!? Nderime te dyve!

        • beni March 19, 08:47

          Kti Vezhgusit F Enveri i ka…….

          Reply to this comment
        • ruxheli March 19, 10:36

          Po,Sali Berisha eshte nje Esat Toptan i shume e shume viteve pas atij te vertetit qe e vau ne Paris djali i Libohoves.Sot ne shekullin e 21-te nuk kekojme nje Avni Rustem,por nje gje tjeter.Kerkojme qe drejtesia te ngrihet ne lartesine e asaj qe duhet te beje,Te veje para pergjegjesise kriminelin e madh jo vetem te popullit te Shqiperise,por te tere popullit shqiptar kudo qe ai jeton.Ta veje para Pergjegjesise Sali Berishen per te vraret e 2 prillit ne Shkoder,per furnizimin me nafte te makines ushtarake te Milloshevicit,per zhdukjen e Remzi Hoxhes,per vuajtjet e mijera nenave ,te cilat vune ne koke shamijat e zeza si rezultat i vrasjes se djemve apo te afermeve te tyre ne trazirat e vitit 1997,qe sipas mendimit tim,kane vetem nje autor.E ky eshte Sali Berisha.Te vihet para pergjegjesise per 26 te vraret e Gerdecit,per 4 te vraret e 21 janarit e per shume e shume pergjegjesi te tjera e kusure te medha qe i ka ketij populli.Le te shpresojme.Po,se gati harrova.A mund te kete me krim, se sa shitja ujrave detare vendit fqinj.Le te pergjigjet per te tera keto maskaralleqe e pislleqe te luajtura nga ky i pashpirt e i pangopur qe vetem nje bark nene shqiptare s`duhet ta kishte lindur.Me kaq po e mbyll kete koment duke permendur ne fund edhe emrat e Azem Hajdarit, te Trebickes ne Voskopoje,te Sokol Olldashit,teFerdinant Ponit,te ……….

          Reply to this comment
      • populli March 18, 22:17

        Per Skypionin
        Qe je i paguar kjo duket sheshit. Por te pakten na thuaj se ku e ka cuar energjia e Berishes Shqiperine: pas 23 vjetesh jemi me poshte se vendet me te humbura afrikane. Po te duash po tei kujtoj vetem nje: 7000 te vrare, nga te cilet 26 te Gerdecit dhe 4 te 21 Janarit jane drejteperdrejte autoresia e tij. Kjo eshte energjia e tij. Fol.

        Reply to this comment
  2. Eli March 18, 15:18

    Sundoi per 50 vjet qe te pregatit Sali Berishen me te gjitha tiparet e tija.

    Reply to this comment
  3. tj March 18, 15:25

    Artan Hoxha,Zheji,Blendi.Lela.Shkullaku,Cili, Zogaj jane ish sigurunsa qe e kane shitur shpirtin dhe Bythen tek Berisha, Pavaresisht se 90% e komentuesve I shajne dhe ofendojne ata nuk pyesin sepse jane njerez pa personalitet.

    Reply to this comment
    • Sallakja March 19, 08:56

      Jo.
      Cili jo. Cili nuk eshte si te tjeret.
      Mos ma ngisni Cilin. Nuk ka faj i shkreti, aq di, aq thote.
      Po te dinte me shume, do thoshte me shume.
      Eshte folklori i gazetarise shqiptare.
      I pelqen demokracia Cilit, s’ka asnje gje te keqe, flet ne
      emer te demokracise,i pelqen Sali Berisha ….epo mire
      s’ka njerez te perkryer.
      Te ishte per mua, do ta nxirja cdo nate ne tv 30 min. te
      thoshte mendimin e tije per c’ka ndodh.
      Eshte nje menyre per ti treguar te rinjve shqiptar qe
      ka edhe me keq, prandaj ndiqni shkollat e mesoni.

      Reply to this comment
  4. beni March 18, 15:27

    EDHE NJE HERE FALEMNDERIT DITA-S!!! UNE NUK KAM C’TE SHTOJ ME PER KETA, NUK DI SI TI THEM, FJALA ME E PERSHTATSHME ESHTE BYTHELIPIRES…KETO JANE QILIMI DHE SHTEGU KU SHKELI KRIMINELI ME I MASH QE KOMBI YNE KA PARE DHE ME E BUKURA ESHTE QE AKOMA I LEPIJNE BYTHEN KRIMINELIT SALI BERISHA…KETO O JANE KRIMINELER VETE OSE KRIMINELI BERISHA ME PARATE E VJEDHURA AKOMA I PAGUAN MIRE KETO KRIMBA QE PER TURPIN TONE DHE FATKEQESINE TONE LEJOHEN TE SHKRUAJNE NEPER GAZETA, eTALONI QE NDAN SOT SHQIPTARET E NDERSHEM NGA QELBESIRAT ESHTE QENDRIMI KUNDREJT KRIMINELIT SALI BERISHA. TE NDERSHMIT DHE PERPARIMTARET, INTELEKTUALET E VERTETE DISTANCIHEN DHE E DENOJNE ME FORCE TE GJITHE VEPRIMTARINE E SALI BERISHES; VEPRIMTARI KRIMINALE, ANTIKOMBETARE, ANTIEKONOMIKE, KORRUPTIVE, ANTILIGJORE, ANTISHTETRORE, VRASESE ME FJALE E PLUMBA, URBANISTIKE E AMBJET SHKATERRUESE ARSIM E KULTURE SHKATERRUESE, MORAL E VIRTYTE MBYTESE. POPULLI DHE INTELEKTUALET E VERTETE MEZI PRESIN QE TANI POASI I HOQEN PUSHTETIN KESAJ MONSTRE, DREJTESIA TE VIHET NE VEND DHE T’I JAPE DENIMIN E MERITUAR PER TE GJITHE TE KEQIJAT QE I KA BERE KETIJ VENDI….DHE NGA ANA TJETER QENDROJNE SERVILET DHE SHERBETORET TE ASTUQUAJTIUR INTELEKTUALE (PA PIKE VLERE) APO ANALISTE QE VECSE FURCE PER PADRONIN DHE TE NXIJNE CDO GJE QE NUK I PERKET PADRONIT E QE PA PIKE TURPI, NE VEND QE TE HESHTIN PER QAMETIN QE PROVOI KY VEND NEN PIUSHTETIN E KRIMINELIT BERISHA, KANE AKOMA GUXIMIN EDH TE SHKRUAJNE PERSERI DHE ME E BUKURA ESHTE QE NE KULMIN E NEVERISE DHE URREJTJES POPULLORE PER KETE MONSTER KRIMINEL…SHKRUAJNE DHE E BEJNE TE BARDHEN TE ZEZE DUKE NA E TREGUAR SUPER…KUJTIOJNE QE SHQIPTARET NUK E DINE DHE NUK E NJOHIN PROVINCIALITETIN, BUDALLALLEKUN DHE PAAFTESINE E KETIJ KRIMINELI QE QUHET SALI BERISHA. UNE MENDOJ QE ESHTE SHUME MIRE; BYTHELEPIRESIT SHTOJNE AKOME ESHE ME SHUME NVERINE PER VETEN E TYRE NGA SHQIPTARET DHE INDIREKT I BEINE THIRRJE SHQIPTAREVE QE TE MOS E HARROJNE MONSTREN QE SAPO HODHEN NE KOSH TE PLEHRAVE, TE MOS HARROJNE QE AI ESHTE SUPER NE VJEDHJE, NE VRASJE DJE NE SHKATERRIM.

    Reply to this comment
  5. Arben March 18, 15:37

    Nje shkrim fantastik dhe real…esht fiks keshtu. Prandaj Enveri mbreteroi 50 vjet se ka nje tufe mediokrish qe i benin fresk nate e dite, ashtu sic ka maloku Berish ca prostituta te paftyr qe ngelen televizioneve.Fytyra si Cili katunari qe skan pa qytet me sy deri para ca vitesh edhe kuptohen, por ky Zheji????Esht thjesht nje i paafte qe e ka motiv mbijetese kte menyre te sjelluri.

    Reply to this comment
    • Lleshi March 18, 22:48

      C ja fut pordhes ti more ! Enveri jetoi 50 vjet se e mbeshteti populli ! Sepse e ndertoi kete Shqiperi qe kriminelet dhe antishqiptaret e prishen dhe e shkaterruan ! Juve aty ne Shqiperi akoma me leket e Enverit ushqeheni o mosmirenjohes ! Edhe eurot qe biem neve si emigrante , po te Enverit jane sepse ai na arsimoi qe kapem nji cope vend pune ketu dhe dime te bejme pese gjera !

      Sa kohe te silleni antishqiptarisht me Enverin , do ti shkoni pas Sali Serbit , keshtu do te shkoje Shqiperia , zvarre dhe me lengime ! Do t’iu kthejne perfundimisht ne skllever dhe vegla me ze , ashtu sic po sterviteni nen udheheqjen e serbit dhe te grekut !

      Reply to this comment
  6. Ilir March 18, 15:38

    SHKRIMI ESHTE GABIM, REGJIMI I ENVERIT AKOMA NUK ESHTE RREZUAR, PERDERISA SHTOJCAT E TIJ E MBAJTEN PUSHTETIN EDHE PAS 1990.

    NUK KA RENDESI EMRI POR VETEM VEPRA.

    EDHE KY RILINDASI, THOTE QE NUK I PELQEN KY RREGJIM, POR PRAPE ME ILIR METEN DO TA HEDHI EDHE KY.

    KESAJ I THONE VARI UJKUT MELCITE NE QAFE E PASTAJ ANKOHU PERSE I HENGRI.

    Reply to this comment
  7. nastradinhoxha March 18, 15:40

    NJE SHKRIM DINJITOZ QE MERITON RESPEKT NGA SHOQERIA CIVILE.

    Nuk eshte vetem Artur Zheji qe i thur hymne Sali Berishes, por nje sistem i gjithesishem qe e krijoi Partia Komuniste me pas Partia e Punes duke ;ikuiduar intelektualet e vertete properendimore ne vitin 1946 me masaker barbare dhe gjakatare dhe duke i zevendesuar ata me servile dhe spiune gjenetike te plebenjeve brecjerre nga shtresat me injorante dhe te pabesa te popullsise. Kete sistem qe implementoi Enver Hoxha pas 1946 ne vendin tone, qe zbatoi me perpikmeri edhe Sali Komunisti pas 1990 duke hedhur persiper si nje UJK i vjeter enversit “lekruren e deles” per t’u paraqitur para shqyptareve me fytyre te re prej demokrati evropian dhe properedimor. Dhe rezultatet nuk vonuan se nje fjale e urte thote:

    UKU QIMEN E NDERRON, POR ZAKONIN S’E HARRON!

    dhe tragjedite makaber te popullit pa fat shqyptar vazhduan me nje fuqi te papare si ne kohen e Enverit:

    Dallaverat me Zhulalin per te furnizuar Serbine me arme dhe karburante
    Piramidat Financiare qe grabiten deri ne kocke shqyptaret ne vitin 1997
    Rruga Durres-Kukes ku u vodhen fondet publike si askund ne Bote
    Vrasjet alla enveriste te Remzi Hoxhes, Kosta Trebickes, Gerdecit dhe 21 janarit
    Vjedhjet e vazhduara te votes se lire,

    por edhe shume zullume te tjera per te cilat Prokuroria e Ina Rames dhe Adriatik Llalles ben shurdhmemecin bashke me Edi Ramen dhe Ilir Meten. Pse?

    SEPSE MURTAJA BOLSHEVIKE QE MBOLLI ENVER HOXHA NUK KA IKUR AKOMA!

    Reply to this comment
    • Sallakja March 18, 17:22

      ………koha e Enverit………gabim.
      Thuhet,koha e komunizmit.
      ….murtaja bolshevike qe mbolli Enver Hoxha…..gabim.
      Nuk e mbolli Enver Hoxha bolshevizmin.
      E keqja e Shqiperise nuk ishte E. Hoxha por komunistet.
      Ne mes te se cileve kishte elemente negativ shume me
      keq se E. Hoxha.
      Nastradinhoxha kete e di mire, apo jo ?

      Reply to this comment
      • nastradini i zogut kurves fashiste March 18, 17:28

        Ndër organizmat e para të Partisë Fashiste ishte edhe Milicia Fashiste. Më 18 shtator 1939, Jakomoni nëshkroi dekretin për krijimin e kësaj milicie, e cila bënte pjesë në Milicinë Vullnetare për Sigurimin Kombëtar. Sipas vetë fashistëve kjo milici “garantonte zhvillimet e revolucionit fashist”. Milicia Fashiste ishte e organizuar në një komandë dhe e shpërndarë në 4 regjione dhe 10 coorti. Milicia Fashiste ishte pjesë e rëndësishme e Partisë Fashiste pasi në fund të fundit anëtari i kësaj partie quhej milic vullnetar.
        Ja një pjesë e Statutit të Partisë Fashist
        Me dekretin e firmosur nga Mëkëmbësi Jakomoni datë 2 qershor 1939, hyri në fuqi Statuti i Partisë Fashiste Shqiptare. Nenet kryesore të këtij satuti janë këto:
        “ Partia Fashiste Shqiptare asht nji milici civile vullnetare nën urdhërat e Benito Musolinit, krijues e Duce i Fashizmit.
        Partia Fashiste asht e vetmja parti e Shqipnisë.
        Pranimi në PFSH bahet përmjet nji kërkese apo me levën fashiste. Leva fashiste konsiston në kalimin nga bijt e shqipes në rreshtat e balilave shqiptarë e shqiptareve të vogla; nga balilat shqiptarë në rreshtat e avanguardistëve, nga avanguardistët në grupet e fashistëve universitarë e të djelmënisë fashiste; nga fashistët universitarë e të djelmënisë fashiste në PFSH e në Milicien Fashiste; nga shqiptaret e vogla në rreshtat e vajzave shqiptare; nga vajzat shqiptare në rreshtat e vajzave fashiste, nga vajzat fashiste ne Fashet femnore. Leva Fashiste bahet për çdo vjetë.
        Fashisti në kohën e pranimit në PFSH betohet dhe nënshkruan formulën e betimit:
        BETIMI NASTRADINIT
        “Betohem se do të kryej urdhënat e Duçes, Themelues i Perandorisë dhe Krijues i Shqipnisë së Re dhe do t`i shërbej çështjes së Revolucionit Fashist e po qe nevoja edhe me gjakun tim”.

        Reply to this comment
        • nastradini March 19, 08:01

          Po c’a thu o shoku? Enver Hoxha me Nexhmijen e tij i kalonte netet e gjata gjate periudhes se Luftes 1941-1944 ne vilen ne mes te Tiranes te kunatit te vet Bahri Omari, Kryefashist dhe Kryekuisling te qeverise se Benito Amilcare Andrea Mussolinit ose DUCES qe permend ti, por me pas i sherbeu edhe gjermaneve te Hitlerit duke spiunuar shiket e vet qe i kishin dale si pengese drejt pushtetit te pakufizuar. Kur e nuhati se fashistet e kishin davane te humbur ja shiti bythen komunisteve te Jugosllavise te marshallit kroat Josip Broz Tito qe komandohej nga Moska. Prandaj edhe i vuri minat jugosllave dhe vrau Aleatet angleze ne Kanalin e Korfuzit me nje pabesi te papare dhe te panjohur deri atehere.

          Prandaj o shoku behu me realist per HISTORINE e vertete.

          Reply to this comment
  8. Tartufi March 18, 15:41

    Popujt e pranojne vet skllaverine.eshte populli qe vendos skllaverusin e tij per ta skllaveruar
    ate.Nuk e zgjedh skllaverusi popullin , por eshte populli qe zgjedh skllaverusin.
    Une se kam quajtur kurre problem Enver Hoxhen,nuk e kam pare si problem te madh
    Saliun ,Nanon,apo dhe kete Ramen qe qeveris tani mbi kete popull.Problemi i madh i ketij
    populli eshte vete ky popull,qe mban mbi koke dhe i sherben me shpirt ketyre te zgjedhureve nga vete ai.Bara me e madhe i ngelet asaj pjese te ketij populli qe nuk e pranon mashtrimin te mpleksur me shtipjen, per ta shpetuar kete popull nga skllaverija.

    Reply to this comment
    • Roni March 18, 16:24

      Mos e pi rakine pa meze, o Kartuf.!!! Lere tastaturen e kompjueterit dhe shko kujdesu per ato dhite ne mal. Atyre mund tu tregosh perrallat e tua me skllever dhe skllaverues. Kjo teme, ku Zotrote kerkon te behesh pjese e diskutuesve, nuk eshte per cobane.

      Reply to this comment
      • Tartufi March 18, 16:53

        @ Roni
        Ron ziu,cobanet jane njerzit me te lire te ketij populli.Cobani nuk i
        le kurre delet e tija vetem ,dhe te niset per ne mitingun e partise
        per te degjuar brockolla nga krietari.Une nuk kuptoi se kush je ti
        nga komenti,dhe si i lexon dhe i kupton komentet e te tjereve???
        Une lirine time e kuptoj,duke mos i dhene te drejten dikujt tjeter
        per te vendosur per mua,si i pelqen atij.Per qeverisje kane vetem
        njerzit qe nuk e qeverisin dot vehten e tyre.Per qeverisje kane
        nevoj njerzit me aftesi te kufizuara.Ne qeverisje perfitojne mashtruset ne kuris te votuseve,gje qe ka ndodhur ketu 60 vjet me
        kete popull. Ti ne kete trapez te Dites me duket se je thirur per te
        mbarur uje me dy bidona, por nuk i kupton bidonat qe te rrendojne?

        Reply to this comment
        • Lleshi March 18, 23:16

          Lere Tartuf tani se ta ka thene mire Roni ! Shqiptaret nuk e zgjodhen as Saliun , as Ramizin , as Nanon , as Ilirin dhe as Edin ! Te gjithe keta ua vune mbi krye ! E rrezuan Saliun e 1997 , hop fluturoi Evropa me 15 ushtri dhe me Vranickin ! Saliun e ke gjalle akoma dhe me njemije e nje krime me shume ne kurriz , madje dhe “burre shteti” ! Prandaj e ke gabim kur ankohesh per popullin ! Mos t’i ze me rradhe tani te gjithe keta langonjte , si jane finacuar dhe si jane katapultuar ne krye te Shqiperise ! Hajde tani se i njohim mire gjerat dhe nuk ka nevoje te mashtrojme njeri tjetrin !

          Reply to this comment
  9. pelivan March 18, 16:10

    Mare me shkurtime nga poema satir, ANALISTET E CILERISE!….

    GJRGJi-GJERGJZHYER….

    “… Jane nga lloji bicimseser!
    Servil,gjer ne peshtirosje,
    dy here djathtas,nje here mengjer…
    Bejne not,ne peshtymosje.

    jane nga soji i cburrerise!
    Jane te PUSHT- PUSHTETIT-PRONE….
    Jane frymzim te shterpesise,
    Ngrene dolli,me djersen tone.

    jan’ dhe rrufjan te sprovuar…
    (Kot nu zgjodhen nje hajvan)
    Qe dhe pse e kane “Shkarkuar”,
    ja kane lene litaret bran…

    O Zhejer! U polli mushka!
    (Sa ish gjall babaj i saj…)
    Nashti u ka mbet Lulushka,
    ate kini,laj’ e thaje…

    Ate kini vish e xhvish…
    Deri ne gryke molepsur!
    E kane rrahur,qe kulish
    shiheni,qe ne te lehur..

    S’te lipset per asnje pune.
    Vecse,qe eshte bukurosh!…
    ” Qe, t’a zesh “, do thoshja une,
    t’ja permblec,me ndonje qosh…

    Medemek,me ndonje dacke!..
    sic e meriton abrashi.
    O Zheji, hallall e pac!
    nxirrosjen, ne tym ashashi…

    Dhe t’a dish o Zhej ziu,
    Kush meret me te perlyer!
    I vjen bytheposhtja vetiu,
    gjithe jeten mbetet i zhyer…

    Reply to this comment
    • shqip March 18, 16:24

      Pelivan je okay lol .
      Me pelqejn poezite e tua satirike .
      Me lejo qe strofkes se me poshtemi ti beja nji korigjim , (ne mirkuptim natyrisht)

      (jane nga soji i cburrerise!
      Jane te PUSHT- PUSHTETIT-PRONE….
      Jane frymzim te shterpesise,
      Ngrene dolli,me gjakun (djersen) tone …)

      Reply to this comment
  10. DUKA March 18, 16:19

    Faleminderit gazeta DITA! Lutesha shume kohe te lexoja nje shkrim te till qe te personalizonte sidomos Zhe..len.

    Reply to this comment
  11. Bilal Camurri March 18, 16:55

    Nuk ke c`i shton ketij shkrimi.Nuk shoh emrin e autorit!

    Reply to this comment
  12. Agim Hamiti March 18, 17:12

    Zoti Zheji tregon qarte kjo video https://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

    Reply to this comment
    • Tartufi March 18, 17:52

      @ Agim Hamiti
      Pershendetje dhe te uroi shendet.
      Te kujtohet Ferit Lopa ,me torven ne dore,kur na thoshte dora jone.
      Ky milet gazetar nuk i vjen as ne trap Ferit Lopes.

      Reply to this comment
    • pelivan March 18, 19:02

      I dua librat e tu,nese futesh ne kete faqe,me thuaj te nis imelin tim ok? nderime dhe respekt per ju.

      Reply to this comment
  13. Shkëmbi i Kavajës March 18, 17:28

    Dikur, jo larg, tipat si A.Hoxha, B.Fevziu, A. Shkullaku, dhe Zhei kok- lopa do të futen në fondin e artë të letërsisë si personazhe të zvetënuar.Kur do të dalë ajo e pendë e ndritur që t’i stigmatizojë? Dhe kjo do të jetë e vetmnja meritë e tyre.

    Reply to this comment
  14. alban March 18, 17:59

    Pergjigjja per pyetjen tuaj gjehet tek Zheji vete. Jane tipat si ky qe ua zgjasin artificialisht jeten politike Berishes me shok. Jane njerez te korruptuar gjer ne kocke si keta. Njerez me mendesine e tyre fshatare lindore qe s’beson tek asnje e mire tek asnje vlere vec manipulimit.

    Reply to this comment
  15. mat March 18, 18:20

    Opinionistat politike , si kudo , jane te ndare si ‘argate’ ne bacet e partive politike , dhe detyrimisht do u sherbejne kultivareve te mbjelle . Te honepsur apo te pahonepsur nga ‘stomaket’ e qytetareve eshte tjeter gje , pasi ne tresim dhe gure , por une e shoh pothuaj pergjithesisht, qe nuk na servirin opinione ‘mastershefi’ , por llanxhieresh (pjatalaresish ).

    Sepse keta ‘llanxhere’ jane ata qe jane munduar te lajne mekatet e pushtetit, pushtetareve, bosave e dosave qe vrasin,vjedhin,mashtrojne diten per diell dhe na bindin ne qe te paguajme edhe ‘te thyerat’ e tyre. Keshtu jane disa , ne mos shumica, duke e bere me ‘agjitpropaganden’ e tyre Shqiperine nje vend te te ndershmeve te pandershem, ne nje vend te vlerave te pavlefshme…

    Perparimi yne nuk vjen nga keta njerez te kenaqur e te pangopur gjithe heres , si dje e si sot . Gojen s’ua mbyllim dot , se shkelim te drejtat e tyre qe te drejtat tona na i devijojne duke i tjerrur me fjale te bukura,fjali te shkurtera, terma te huaja, perifrazime hyjnish,etj. Ketu, eshte e drejta e lecitesit qe ndac te lexoje a ndac te pshurr…

    Mendimi i tyre i shprehur ne opinione nuk merret automatikisht si mendim per t’u marre seriozisht, por kjo kerkon dhe te dijme ‘te lexojme’.

    Tek po shkruaja keto me siper degjoja nje kenge te vjeter ” Ej xum triala-li-lalaaa / Ej xum triala-li-lalaaa / Ej pika qe s’te rraaa…”

    Nje miku im kembengulte, se kujdesi i pare i ‘profesionit’ te opinionberjes eshte te bind veten opinionisti dhe te tjeret se e fiton ‘rrogen’ jo thjesht si punonjes i arsimuar si te gjithe punonjesit e tjere, por si i dobishem per qytetaret ne formimin e metejshem te tyre, per t’i bere aktiv ne demokraci.

    Reply to this comment
  16. alban March 18, 18:26

    Mbeshtes plotesisht kontributin tuaj ne kete artikull. I keni rene ne shenje me pershkrimin qe i beni sojit te Zhjejit. Sidomos persa i perket vogelsise provinciale te “botes” qe jetojne. Ne nje shkrim “Permet”, pak pas zgjedhjeve te qershorit, Zheji shprehej gjith i frusruar sepse mediat, ne nje periudhe thatesire informacioni politik, po trajtonin nje ceshtje qe sipas tij i takonte vetem nje komuniteti province per ta zgjidhur. Si te thuash, shqipetaret paskan nevoje te informohen vetem per intrigat politike, kumarin apo drogen qe konsumohet ne rrethet e ngushta te kryeqytetit sesa per hallet e verteta qe kane njerez dhe komunitete kudo neper Shqiperi.

    Reply to this comment
  17. alban March 18, 18:42

    Ka ca shkrime ky Zheji qe jane vertet per bajate ne prirjet narcistike, sic kur shkruante qe ndjente influencen e Tolstojit tek shkrimet i tija te Mapo. Pra, gati sa s’e krahasonte veten me Tolstojin!!!

    Reply to this comment
  18. LORA March 18, 18:55

    Nese autori i shkrimit heziton ta quaje artur zhejin “pjese te mocalishtes” ,ai duhet te njohe me respekt verdiktin e shenjteruar te 23 qershorit,qe e mori me shqelma edhe mocalishten apo gjirizin e anal-isteve,pjese qendrore e te cileve eshte a.zheji.Keshtu qe shpeton edhe vete nga sekelldia e hezitimit.
    Qofte e shenjteruar kjo vote qe i shpetoi shqiptaret dhe Shqiperine!

    Reply to this comment
  19. Leonardo March 18, 18:59

    Një njeri i neveritshëm

    Reply to this comment
  20. REPUBLIKA E LAZARATIT March 18, 19:15

    TE NDERUA MIQ

    ME VJEN KEQ POR JU THEM SE JENI IDIOTE TE LINDUR.

    BURRA SI ENVER HOXHA NJERZIMI I LIND RRALLE

    KU E KENI SHTETIN SHQIPTAR JU MADHERFUCKERA ??

    HAJDENI NE LAZARAT TE SHIKONI A KA SHTET APO JO

    MERRNI ME VETE DHE ATE MIKUN E AGIMIT TE ARTE TE ZHEJIT SE E KA KOMSHI.

    JU PERSHENDES ME NJE KONGE TE KUNDURA NGA QIM PEKA:

    Plot pese shekuj nana priti
    Skenderbeut nji vella ia rriti
    legjendar n’lufte e n’liri
    enver hoxha emni i tij
    gjysem shekulli kombi t’pat
    lum si shqipja qe t’pat djale
    tan’ Shqipnia per ket emer
    me dy sy e me nji zemer
    ushton vaji, vaditi token
    shpi per shpi e ne çdo voter
    per ket’ vdekje t’burrit dheut
    qau dhe shpata e Skenderbeut

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi March 18, 21:34

      “Republika e lazaratit” ? Ja që lazarati s’paska vetem drogë!? Paska dhe nderimin për burrat e vërtetë të Shqipërise si Enver Hoxha!? Por është kohë kuislingësh e shushunjash dhe kur nuk i shpetojne dot baltosjes ata që mbrojten interesat shqiptare Nderime!

      Reply to this comment
    • Sallakja March 19, 07:20

      Bravo, republika e Lazaratit.
      Po te ishte gjalle Enveri, me keto lavde qe i ke thurur
      do te bente Kryetar i kooperatives se Lazaratit per 10
      vjet rrjshte, pastaj do te plaste ne burg me motivacionin:
      Ky qe lepiet kaq shume ,nje gje e ka

      Reply to this comment
      • nastradini March 19, 11:02

        Si Lazarati Famoz dhe te njohur tashme ne Bote per cilesine e larte te duhanit alla kanabis sativa te tij Enveri kishte cigaret kontrabande Marlboro, Rotmans dhe Camel qe i conte ne Itali dhe Bote me anijet e Partise se Punes, sepse nuk kishte nevoje per gomone si lazaratasit e sotshem. Prandaj po te ngrihej Enver nga vorri ne Ferr ku e ka derguar Zoti Yne ne Qiell do tí thonte mesiguri lazaratesve guximtare:

        HAJDE BABA TE TREGOJ ARRAT!

        Reply to this comment
  21. Jozi March 18, 20:16

    ZHEI ESHT BEBELIN E SALES

    Reply to this comment
  22. Mark uk March 18, 20:34

    Dukeni se keni qene kooperativista pararoj.Shkoni e ruani dhit atje ne mal e mos u merni me dicka qe koka juaj bosh nuk ja ka idene.Me sa duket juve ju ka humbur rruga ne oborrin e shtepis.

    Reply to this comment
  23. karamamund-elefanti i trete March 18, 20:38

    Ti Zhei qeke kopil,i kupton gjerat,nuk ha m……..t kot.

    Reply to this comment
  24. tiransi March 18, 21:29

    zhei eshte legeni dhe bythelepyresi me i math qe ka pat ky vend

    Reply to this comment
  25. Jozi March 18, 21:33

    MARK uk me vjen keq por dhe ti je i njejti shit,

    Reply to this comment
  26. Franci March 18, 22:05

    Artikulli krejt i sakte. Zhejeria jane sorrat e zeza te Salihit, qe akoma kerkojne ushqim ne kadavren e tij. I lumte artikullshkruesit! Nuk na prish pune mos dija e identitetit real i tij, po ajo cka ka shkrojtur per skoten e sorrave zhejane!

    Reply to this comment
  27. Jozi March 19, 06:55

    ZHEJ DHE SA VJET DO ROSH SI LEGEN . APO ESHT ME EFORT SE SA TY PERFITOSH DHE TE NGELESH SII FELLIQESIR

    Reply to this comment
  28. MARKO March 19, 19:24

    Berisha jashtqitje e Kombit, Artur Zheji- ” nje tuabacion “qe lehtson kalimin e kesaj jashqitje..

    Reply to this comment
  29. MH February 29, 17:46

    Çeshtja është se çfarë i la këtij populli: ç`të mira, ç`vlera, ç`morale, ç`perspektivë!!!

    Para se te komentoj do te them ate qe shume veta i luten te vdekurit,kufomes se Enver Hoxhes:

    “Ti kemi falur te gjitha po aman hajde edhe njihere”.

    Te mbyllesh gjithe ate filozofi me pyetjet e ma siperme.Don te thote se ti qe ben pyetjet je i pa zhvillur menderisht.Pse?

    ç`të mira,
    Hoqi te gjitha semundjet.Eleminoj skamllekun.Hapi konvikte per te shkolluar gjithe popullin nga Jugu ne Veri,nga Lindja ne Perendim.
    ç`vlera?
    Njeriu i kohes se diktatures kishte vlera qe sot as nuk i ka kerkund.Sot vritet dhe askush nuk e mbron viktimen.Sot prostituohet dhe askush nuk e mbron.Cdo gje mbetet kopil.Kerkohet te ngrihet BKH nen ndikimin e FBI me ndihmen Amerikane.
    ç`morale?
    Moral zero.Kruverohet per te mbijetuar.Si uniseksual ashtu dhe heteroseksual.Homo dhe lesbike.
    ç`perspektivë!!!
    Gjithkund nga do t’ia mbash perspektiva ngelet zi e ma zi,korb fare.Asht kaq e vullnetshme sa nji opozite e tera PD kerkojne te lejne mandatin per te mos kryer rrefomen ne drejtesi.Sepse ia dijne vlerat vetvetes me perfundim ne burg.
    Mendova sa ma konçize te shprehem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*