SHËNIM: PËRSE ISA MUSTAFA NUK E DO SHQIPËRINË

Bedri Islami December 3, 2015 11:30

SHËNIM: PËRSE ISA MUSTAFA NUK E DO SHQIPËRINË

Në gjithë këtë valë hallesh që ka në Kosovë, ku përplasjet janë të përditshme dhe nuk i dihet ende fundi i tyre; në të cilën problemet janë më madhore se kurrë ndonjëherë tjetër; ku po përplaset mendimi me dhunën dhe salla e parlamentit është bërë fushë beteje; ku askush nuk e di tashmë se si do të jetë një ditë e nesërme parlamentare dhe se cili do të jetë deputeti i ardhshëm i arrestuar; ku ekonomia ka ngelur dhe megjithë injeksionin ndërkombëtar shpresa po venitet; Isa Mustafa, kryeministri aksidental i Republikës së Kosovës, gjeti fajtorin e gjithçkaje: Republikën e Shqipërisë dhe njerëzit e saj, që nga drejtues të lartë e deri tek shoqëria civile. Thirrja e tij se “nuk pret nga Tirana të mësojë se çfarë duhet bërë” dhe risjellja e vitit 1997 në kujtesën e politikës, më shumë se toni i një arroganti politik, i cili e ndjen veten zot në shtëpinë e tij, ishte belbëzimi i një njeriu që duke nxjerrë mllefet e vjetra ndaj shtetit amë, si quhet gjërësisht Shqipëria londineze, nxorri edhe përbetimet e mëritë e vjetra ndaj tij.

A ka shkak Isa Mustafa të mos e dojë Shqipërinë? Asnjë.

Megjithëse nuk e ka merituar, shteti shqiptar dhe zyrtarët më të lartë të tij e kanë pritur dhe nderuar atë si një burrë i lartë shteti, e kanë sajdisur si të kishin me të jo vetëm lidhje të hershme miqësore, por edhe të ishin brumosur duke bërë bëma të mira në të mirën e kombit; kanë hapur mjaft rrugë për të qenë edhe ai i pranishëm, dhe përmes tij, kanë parë shtetin e ri të Kosovës, në formësimin e të cilit kanë pasur janë edhe përpjekjet e tyre. Askush e asnjëherë nuk ia ka përmendur atij ndodhitë e së shkuarës, nga erdhi dhe si ishte, dhe megjithëse staturën e tij vocërrake, e kanë përdalluar nga gjithë burrat e tjerë të rajonit ballkanik.

Atëherë, përse ai të mos e dojë shtetin shqiptar, dhe, krejt papritmas, si në një makth politik, të hedhë dorashkën e përfoljes politike, si një gjetje për të larguar të keqen që më së shumti e ka mbjellë vetë ai?

Zonja Mimi Kodheli bëri një deklaratë tepër miqësore në Prishtinë. Ajo foli si mes njerëzve të një gjaku, ndoshta edhe duke hequr diçka nga denjësia e shtetit të saj, për të rritur denjësinë e shtetit tjetër shqiptar. Ajo tha shkurt, “mos bëni gabimet tona”, duke menduar që gjërat të zgjidhen përmes mendimit, dhe kjo ishte për të dyja palët. Ose, për më shumë se dy palë në Kosovë. Këtë nuk e tha vetëm zonja Kodheli, një botë e tërë diplomatike po e përsërit deri në lodhje, në monotoni.

Isa Mustafa i përket atij brezi të njerëzve të politikës që fillimet e tyre i kishin në mendësinë thellësisht titiste e udbashe. Ata e morën rritën e tyre politike që asaj dite kur u bënë pjesë e Lidhjes Komuniste të Kosovës, një filial i shpallur i Lidhjes Komuniste Serbe, dhe, përmes saj, krijuan figurën e tyre politike, që në më të shumtën e rasteve ishte në anën e kundërt të mendimit të njerëzve të zakonshëm.

Thelbi i titistëve të Kosovës dhe udbashë-ve të saj, të shpallur e të pashpallur, ishte distancimi i brezit të ri, sidomos i lëvizjes gjeneruese të rezistencës, nga Shqipëria. Në cakun e nisjes së rrugëtimit politik të Mustafës ishte domosdoshmëri rrënimi i mitit të Shqipërisë, pas së cilit kapej deri në jetë a vdekje lëvizja çlirimtare. Në fakt, asaj bote, nuk kishte ngelur asnjë cak tjetër ku mund të kapej kjo lëvizje; në të gjitha qelitë e burgjeve serbe apo jashtë Serbisë, në të gjithë distancimet politike, që nga Instituti Albanalogjik e deri në qendrat e zakonshme prodhuese, kërkohej vetëm diçka; distancimi nga shteti shqiptar. Kjo është një gangrenë e hershme e lidhjeve titiste në jetën politike shqiptare, që ngre kokë herë pas here. Thirrja e Isa Mustafës më kujtoi thirrjen e një funskionari të lartë serb në Kosovë, Dushan Ristiç, që në vitin 1981 thërriste në tubimet partiake se “kurrfarë librash nuk na duhen nga Shqipëria”.

Isa Mustafa kërkon sot ndalimin e një mendimi nga Shqipëria, edhe kur ai vjen nga shoqëria civile, dhe kjo shoqëri, sado e paktë të jetë në protestimin e saj, as nuk merr leje nga Mustafa e as, të jemi të sinqertë, nga Edi Rama. Ajo mendon se Albin Kurti duhet të jetë i lirë, dhe kanë të drejtë. Ajo mendon se punët nuk zgjidhen me burgosjet e opozitës dhe kanë të drejtë. Ajo mund të shkojë edhe më tej, nëse do të dinte më shumë. Ajo, nëse do të kishte pasur njohuri do i thonte Isa Mustafës se Albulena Haxhiu, që qeveria e tij kërkon ta burgosë, është e bija e Ahmet Haxhisë, atdhetarit të shquar, që edhe në kohën e Isa Mustafës si ministër i qeverisë së Rrahman Morinës, burgosej për idetë e tij përbashkuese të të gjithë shqiptarëve. Si burgosi dje të atin, kërkon të burgosë sot të bijën. I njëjti, për të njëjtin synim: Mbylljen e gojës.

Mëria e Isa Mustafës është e hershme. Në vitin 1989, kur ai mbretëronte në financat e Kosovës së shkelur rëndshëm nën çizmen e Millosheviqit, filluan edhe lëvizjet e mëdha bashkuese dhe kundër strukturave titiste në Kosovë. Prijëtarët e kësaj lëvizjeje ishin ndër ata që gjyqet i dënonin se kishin dëgjuar një këngë për Shqipërinë, kishin lexuar një libër të ndaluar, ishin adhurues të Kadaresë apo Agollit. Më i shquari nga djemtë e Lëvizjes ishte Afrim Zhitia. Sot hero i Kombit. Afrim Zhitia, ndryshe nga Isa Mustafa, e adhuronte Shqipërinë. Jo rastësisht ai kishte marrë si pseudonim emrin “Ismaili”, në nderim të Ismail Kadaresë dhe do të vritej duke mbajtur këtë emër. Jo rastësisht nipit të tij ai i kishte vënë emrin Dritëro. Këtë tribun të madh policia e Rrahman Morinës e vrau më 2 nëntor 1989, së bashku me Fahri Fasllinë. Të dy sot kanë titullin “Hero i Kosovës”. Isa Mustafa mund të “mburret” se qeveria ku ai ishte pjesë nuk vrau njerëz të zakonshëm, por heronjtë e ardhshëm dhe këta heronj adhuronin shtetin shqiptar, pavarësisht nga sistemi. Mëria e vjetër shfaqet sot në një pozë qesharake.

Isa Mustafa, nuk e di pse e përmendi vitin 1997 dhe zezonat e tij. Ndoshta për t’u thënë shtetarëve shqiptarë se nuk ishit në gjendje të ndërtonit shtetin tuaj, ndaj, larg Kosovës.

Përpara se të kthehemi tek kjo “larg Kosovës”, më duhet të them se ka diçka që e lidh vitin 1997 me qeverinë Bukoshi në mërgim, ku përsëri, ministër i financave ishte Isa Mustafa.

Në fillimin e vitit 1997, qeveria Bukoshi, jo rastësisht, megjithëse jo krejt haptas, u bëri thirrje ushtarakëve shqiptarë dhe njerëzve të besuar që të mobilizohen dhe të shkojnë në jugun e Shqipërisë për të luftuar kundër “revanshizmit komunist”, në mbrojtje të presidentit të kohës, Sali Berisha. Shumë ushtarakë dhe militantë u regjistruan dhe filluan të nisen drejt Shqipërisë. Që nuk ia mbajti të venë në jugun e vendit tonë, që është në fakt edhe vendi i tyre, kjo është punë tjetër. Por, si mos më keq, ishte hedhur edhe një bujashkë e madhe në krijimin e një ndarjeje, tashmë mes vetes, që ishte më e rëndë se ndarja gjeopolitike që na kishin bërë përdhunshëm të tjerët. Interesant është se, thuajse të gjithë këto ushtarakë bukoshianë, kur erdhi ora e Kosovës, nuk u drejtuan nga Kosova, por u fshehën pas FARK-ut e nënfshehjeve të tjera. Isa Mustafës mund t’i ketë ngelur diçka nga mëria e së djeshmes, por të jetë i bindur se viti 1997, me gjithë përgatitjet që po bëhen në Shqup, nuk do të përsëritet. Politika mund të mos ketë zënë mend, si nuk po mbushen në mend as titistët në Kosovë, por njerëzit kanë zënë mend.

Le të kthehem tash, pasi mungon, tek ajo që lashë pas: Vërtet a ka qenë shteti shqiptar londinez kaq asnjanës në jetën e Kosovës, apo paternalist deri në palcë?

Isa Mustafa u takon atyre njerëzve që u ka ardhur radha të qeverisin, të cilët, Republikën e Shqipërisë, edhe kur ajo u bën nder, nuk e perceptojnë si shtet në tërësinë e saj, por si ngjyrim politik. Askush më shumë se sa zoti Berisha nuk ka ndërhyrë në jetën e shqiptarëve të Kosovës. Me të gjitha mënyrat, me të gjitha forcat e tij, ai ka dashur e shpesh edhe ka qenë njeriu që ka vendosur, sidomos deri në vitin 1996. Përmes tij dhe strukturave të tij, Isa Mustafa, si ministër i financave në qeverinë e mërguar Bukoshi, krijoi bankën Dardania, e cila u zhduk pastaj si një flluskë; ndikimi paternalist i Berishës ka qenë gulmues deri në hollësitë e jetës politike në Kosovë, e kjo as nuk e ka penguar kurrë Isa Mustafën ta kishte shtetin shqiptar si trampolinë për punët e mbrapshta që janë bërë.

Cilat punë të mbrapshta janë bërë?

Unë po ju sjell edhe një herë një pjesë të debatit të zotit Xhafer Shatri, ish kolegu juaj, ministër i Informacionit, në të njëjtën qeveri me ju, figura numër 2, në atë pasazh dramatik.

Zoti Shatri: “Fondin e Republikës së Kosovës, ku kanë milituar me mijëra patriotë, e ku, në emër të luftës për liri, ishin grumbulluar qindra miliona marka gjermane, kopukët arritën ta privatizojnë. Ndërkohë që në kufi vriteshin si qengjat, njomakët që kishin ardhur për armë, paratë e këtij fondi ruheshin “për ditë të zeza”. Ruheshin për Kosovën e pasluftës për të mbijetuar politikisht kopukët “institucionalë” duke blerë me paratë e popullit vota e parti të ndryshme. Duke zhvilluar me para të popullit, veprimtari kundër tij”.

Për këtë thënie, që askurrë nuk i dhatë përgjigje, nuk ka faj shteti shqiptar e shtetarët e tij. Sidomos të sotmit, që kur ishin në qeverisje, e bënë detyrën e tyre, aq sa mundën, por ndershmërisht.

Bedri Islami December 3, 2015 11:30
Komento

54 Komente

  1. Abraham December 3, 11:41

    Po mire ben. Edhe une them sa mire qe jemi dy shtete te ndryshme.

    Reply to this comment
    • Barboon December 3, 17:31

      Nuk ben mire. Po qe se e konsideron veten shqiptare. Por dihet se ai nuk eshte i vetem.Shumica e Kosovarve ndajne te njetin mendim.Midis dy kombeve tona edhe ajo gjuha e shkrete nuk mund te shptoje armiqsine , urrejtjen, xhelozine Kosovaret kane ndaj gjithshka Shqiptare.
      Ne kemi , le ta zeme qe nga pushtimi Turk, se me pare ska egzistuar kurre nje komb i vetem shqiptar, qe pervec lidhjes ghuhesore nuk na bashkon me, dhe nuk kemi te njejte tradite dhe kulture .
      Si shume bashkombes , mesuam te verteten per Kosovaret kur jashte shtetit i thoshin shqiptareve , pse paraqiteni si Kosovare ju te Shqiperise. Ne kemi gjuhen tone, jemi Kosovare etj etj.
      Pra , ky nuk eshte vetem problemi i Isa Mustafes por ne pergjithsi e Kosovarve qe pavaresisht se kane vuajtur dhe nen sundimin Turk e Serb jane me afer me keto dy popuj per nga kultura e mentaliteti.
      Bashkimi i kufijve tane do forconte kombin, por ne kurre smund te jemi nje popull, nje mentalitet, nje kulture dhe shtet.Kosovaret kurre sdo pranonin te drejtoheshin nga Tirana, dy federata do ishte e vetmja menyre nese te dy popujt si ne Kosove e Shqiperi do te shkonin me njeri tjetrin.
      Injoranca e Kosovarit per bashkegzistencen e feve ne shqiperi eshte nje koncept i huaj dhe i papraranueshem. Jo vetem qe sduan bashkim ata por na urrojne te keqen se ne jemi “Greke a Serbe” magjyp, eshte fjala per te krishteret.Kur Kosovaret te ndergjegjsohen dhe te respektojne historine tone me Skenderbeun , hero kombetar, kur Shqiperia nje dite te jete ne rrugen e mbare te zhvillimit dhe demokracise, mund te mendohet per nje mundesi bashkimi, por jam i sigurte qe te liget Kosovare si Isa Mustafa do ishin kjundra ashtu si Ibrahim Rugova para tyre.

      Reply to this comment
      • Ermal December 3, 18:05

        Ke fol shume kot dhe gjithçka e ke nga padija, s’i njeh hiç shqiptaret e Kosoves. Ata na duan ne te Shqiperise me shume seç duan njeri-tjetrin. Ata e duan flamurin shqiptar me shume se ti qe as per 28 Nentor nuk e ngre ne ballkonin e shtepise tende. Nese te kane thene pse prezantohesh si kosovar te kane thene shume mire, sepse shume kane shitur lekuren e vet per te perfituar ne menyre te padrejte letrat e qendrimit mbi nje tragjedi qe s’e kane provuar ne kurriz, sikurse ishte lufta e Kosoves.
        Ne te Shqiperise kemi problem ne pranimin e tyre dhe jo e kunderta. Marre nje shembull banal: ne themi do shkojme ne Kosove sikur po shkojme ne nje shtet tjeter te larget, ndersa ata thone po shkojme ne Tirane, Durres, Sarande, njesoj sikur te thoshin po shkojme ne Gjakove, Peje apo Gjilan. Largesine e bejme ne te Shqiperise qe nisur ca edhe nga ndryshimet dialektore te gjuhes i konsiderojme keta njerez si maloke te trashe. Por eshte e kunderta, ne te Shqiperise jemi maloke te trashe qe vrasim per nje fjale goje, per nje vend parkimi apo per nje vije uji. Jemi ne qe trafikojme gruan, te dashuren, komshien deri edhe tek kusherira per nje dore paresh te qelbura. Jemi ne qe u vendosim femijeve emrat me te rendomte te huaj dhe s’u mesojme shqipen femijeve kur jemi ne emigracion, ndersa shqiptaret e Kosoves te kenaqin zemren me ato emra aq puro etnik qe u vendosin te vegjelve te tyre.
        Te rrijme shtrember e te flasim drejte, shqiptaret e Shqiperise kane ndryshuar per keq, ndersa ata te Kosoves e mbajne me larte identitetin dhe dinjitetin kombetar. Mos pergjitheso gjithe shqiptaret e Kosoves me ca mjekrosha qe i gjen me shumice edhe ne Shqiperi, madje te bejne te fortin edhe kercenojne edhe kur jane pas hekurave.

        Reply to this comment
        • LILOLABJA December 3, 19:13

          Ermal !
          Jam shume e prekur nga komenti Juaj ,nuk kam ç’fare ti shtoje komentit tuaj i keni thene te gjitha .Zerat si”BARBOONI” duhet ti veme para faktesh se jane keta syresh qe si te “pafajshem”helmojne shoqerine me keto lloj faktesh aspak te verteta qe çojne uje veçse ne mullirin e atyre qe e enderojne kete dite, qe ne te mos jemi kurre te bashkuar .Ndaj te njejtin mendim me ju per emigrantet e krahines se Kosoves ,na e kalojne 100000000 here per atdhe dashuri jo vetem ju mesojne shqip femijve por dhe grate qe i kane te huaja i kendojne kenget per Shqiperine e madhe ,100here me mire se ne, jam shokuar jo nga femijet si e flasin gjuhen, por nga grate e tyre qe edhe pse te huaja flasin nje shqipe qe si dallon dot nga shqiptaret e kjo fale atyre emigrantve nga Kosova qe e kane marre Shqiperine me vete kudo nga kane shkuar.

          Reply to this comment
        • Barboon December 3, 19:38

          Je tregu nje bythelepires dhe ti e di me mire se une te verteten dhe po qe se e ndjenin veten shqiptare, nuk e pyesnin shqiptarin pse je regjistruar si kosovare….se shqiptari kur i hapi shtepite gjate luftes nuk e pyeti je kosovare apo shqiptare…hipokrit, qe na shet mendje…dhe me budalliqet e gjuhes…plus dhe ato qe grate i dine shqip me mire kur ata vete sdine shqip, o te marrte dreqi….ata, duan vetem sunitin Sali dhe sorollopin tuaj qe puqen ne mentalitet se keni vetem nje baba e vend shpirteror, qe quhet Turqi.
          do me per belulin?

          Reply to this comment
          • Ermal December 4, 00:00

            Une po flas per shqiptarizem e ti po flet per Turqine. Dil nga guacka o mik dhe merr nje rruge per ne Prishtine, Gjakove e Prizren nja 2-3 dite te largosh stereotipet qe te jane fiksuar ne koke qe me sa duket lindin me teper nga lidhja e tyre me Berishen ne nje kohe te kaluar e aspak te tashme. Jam rritur dhe une ne nje ambient te tille ne Jug te vendit me keto stereotipe mbi shqiptaret qe jane pertej Fushe-Krujes e deri ne Presheve, ndaj ben mire te udhetosh e te njohesh me shume nga krahinat shqiptare.

            Hap nje gazete te Kosoves dhe lexo pak per kroniken e zeze, 5% jane lajme te Kosoves per ndonje vjedhje a rrahje, 95% jane lajme te kronikes se zeze te Shqiperise me vrasje e grabitje. Ku ndodh ndonjehere ne kete krahine te Shqiperise se Veriut se s’po dua ta quaj Kosove te vrasi vellai vellane apo babai te birin apo edhe krime te tjera familjare qe ne Shqiperine tone i kemi te perjavshme? Cfare lepirje sheh ne kete mes kur ketu po flasim me fakte te verteta? Ti u permend gjuhen atyre qe detyroheshin ta mesonin ne shtepi private, sepse rregjimi serb ua mohoi ta mesonin ne shkolla, nderkohe shiko ne forumet online te Tiranes nivelin e gjuhes se te rinjve sot qe kane te gjitha mundesite per te shkelqyer, por jane analfabete.

          • King xhani,gjilan. December 4, 13:15

            Per cdo dite po shtohen keta barbonat si ky siper qe i gjen ne gjitha portalet duke sha kosovaret .

        • drinni nga Kosova December 3, 23:57

          Pershendetje Ermal

          Te falenderoj per shkrimin tend, megjithate desha te them qe gazetari Bedri Islami ka qene shume i lidhur me Kosoven, dhe shume e njeh edhe realitetin kosovar dhe gjithashtu ka punuar edhe per kauzen e Kosoves ne vitet 97/98/99 me udheheqjen e larte te ishe UCK, gjithashtu sa i perket shkrimit te Kryeministrit te Kosoves Isa Mustafa ishte perfekt dhe pa asnje gabim, e ka treguar gjeresisht se kush eshte ky ishe bashkepunetori e Milloshevicit ,dhe sigurisht ky ishe minister i Sllobos ka nje lloje urretje ndaj Shqiperise, sepse eshte nje idiote,komunist dhe nje pro serb

          te falenderoj

          Reply to this comment
        • leoni December 7, 10:45

          E vertete, shume ke te drejte o Ermal,

          Reply to this comment
    • Ermal December 3, 17:43

      Mendoj se problemi i Mustafes dhe LDK-se ne pergjithesi me Shqiperine lidhet me faktin se ne krye te vendit eshte e majta qe ata nuk e duan fare, sado qe Rama eshte treguar me teper se fisnik me Isa Mustafen dhe qeverine e tij edhe kur partia e ketij te fundit kundershtonte dhenien e titullit Qytetar Nderi i Skenderajt per kryeministrin e Shqiperise, por jepte titullin “Qytetar Nderi” i Prishtines per Lulzim Bashen. Madheshtia dhe protagonizmi i Rames ne skenen nderkombetare ia erreson dhe me tej gjykimin statures se liderucit Isa Mustafa.
      Polemika e Braçes me keshilltarin e tij Havolli ia ka ngrohur ca gjakun e akullt ketij njeriu apatik me hijen e Tano Karidit, por jo mençurine e tij, ndaj nuk ka pritur momentin kur i eshte bere pyetja per te treguar dimensionin e nje lideri te vogel, ne fakt ai qe eshte ne te vertete.
      Mustafes i mungon karizma, s’ka nje stof lideri, determinant ne marrjen e vendimeve historike ndaj i mbetet te bej komente te rangut te nje politikani lokal. Le ta meshirojme ate, e rendesishme eshte qe te dy shtetet shqiptare kane nevoje per njera-tjetren ndaj te gjithe nga pak te punojme per ardhmerine e kombit shqiptar.

      Reply to this comment
      • Pellumb Zaimi December 4, 01:39

        Ermal ? Ne nje mendje me komentet tuaja dhe me shkrimin patriotik e vizionar te njohesit te thelle te Kosoves Bedri Islami.Per mua Isa Mustafa dhe Hashim Thaci kane qene dhe jane dy misionare te sherbimit te fshehte serb dhe asgje me teper.E kam pasur me kohe dhe vazhdoj ta kem kete mendim. Askush nuk duhet tju fryje dasive ndermjet shqiptareve ketej dhe andej kufirit .Kam qene ne Kosove dhe ne Peje kam ndjere shume fuqishem zerin e shqiptarizmit ,Zerin e popullit te nje kombi e te nje gjuhe. Madje mund te them se ne Kosove zeri i Shqiptarizmit eshte ca me i forte se ketu te ne dhe ketu flas per shqiptaret e Kosoves dhe jo per jashteqitjet e tyre te tipit Mustafe e kompani ? Nderime autorit te shkrimit !

        Reply to this comment
  2. TJ December 3, 11:47

    Kosovare titiste ,spiune si Berisha!

    Reply to this comment
    • john December 3, 19:48

      kosovaret jane cune te mire ;;;me patriot se ne te shqiperise ;;;; por ky tyci eshte turk nuk eshte shqiptar ;;; ja dha kosoven serbit ;;;per te mbushur xhepat ;;;kaq gje se kuptuat ;;;

      Reply to this comment
  3. albi December 3, 11:50

    sakte dhe shume e drejt analiza

    Reply to this comment
  4. Arkidi December 3, 11:56

    Je mjeshter i penes Bedri.. Tani titisti Isa besoj se besoj se do bie dakort ma cfare i shkruajte.

    Reply to this comment
  5. katarakti December 3, 12:01

    Isa Mustafa eshte pjelle e Titizmit dhe LDK-se se Ibrahim Rugoves. ishte ky i fundit qe ka pase deklaruar disa here publikisht se e donte Prishtinen te barazlarguar nga Beogradi dhe Tirana. Ne kete menyre ai barazonte Serbine me Shqiperine. Dhe ne fakt te LDK-ja kane qene bashkuar te gjithe ata qe ishin kunder luftes se armatosur dhe kunder bashkimit me Shqiperine. Madje me shume se kaq. Te LDK_ka ka pasur nje rryme antiShqiperi. Qe ekziston edhe sot. Kesaj rradhe perfaqesuar nga Isa Mustafa.

    Reply to this comment
  6. elio December 3, 12:20

    Kufijte mes nesh jane shprehje politike te bajraktarizmit te politikaneve tane…NUK DO TE KETE PROGRES EKONOMIK PA NJE HAPESIRE EKONOMIKE SHQIPERI -KOSOVE

    Reply to this comment
  7. Azemi December 3, 12:35

    Eshte nje njeri me shume se kot fare.

    Reply to this comment
  8. Shqiperi e shqiptareve December 3, 12:38

    Per isa mustafen ,shif e shkruaj Eshte aksidentalisht kryeminister

    Reply to this comment
  9. vasil December 3, 12:42

    Mor Islami,per te gjitha shkruan dhe céshte e verteta shkruan jo keq,por vetem per terrorizmin islamik,qe ka qene dhe eshte prezent, ne dy vendet qe i njeh shume mire:Kosove dhe Shqiperi,nuk shqipton asnje germe.
    Si shpjegohet kjo,mor beu yne i “klubit te Selanikut´´?

    Reply to this comment
    • Lleshi December 3, 13:28

      Sepse terrorizmi islamik ne trojet shqiptare eshte mbjellje e sllavo-ortodhjakseve ! Dhe kur flet per sllavo-ortodhjaksit ke folur edhe per terrorizmin islamik apo vete sllavo-ortodhjaks !

      Reply to this comment
      • mirel December 3, 21:22

        Sakte, eshte rruga per te larguar rinine shqiptare nga lufta per mbrojtjen e pavaresise dhe per ti cuar mish per top ne Siri.
        Sot shume nga keta pisa nuk betohen me per Flamur po per qimet e hoxhes.

        Reply to this comment
  10. E po kjo pune! December 3, 12:48

    Pjella e serbit dhe e grekut eshte gjithandej sepse europa ua ka hapur oreksin qe ne 1913. Bravo SHBA por dhe me amerikanet ka shume rendesi te behet lobim sepse ndryshe po nuk e beme ne, do e bej lobi sllavo-grek dhe pastaj zyrtari amerikan te sheh me syzet e serbo-grekut dhe ne finale kjo nuk eshte as ne interesin e vete SHBA qe duan faktor te forte shqiptar ne rajon. Respekte per Kerrin dhe nese ka gjera qe nuk shkojne, rruga nuk eshte debatimi me ato cfare thote ky apo ai zyrtar por lobimi korrekt ndaj SHBA dhe mbi te gjitha pastrimi i agjentures serbo-greke dhe uniteti mes nesh per interesa kombetare. Kufiri me Malin e zi, asocionet etj jane ceshtje kombetare dhe duhet unitet. Pastaj per taksat e qeverise mund ta ndahesh si pozite – opozite, po te duash edhe rrihu… Ne harxhojme kohe duke ngrene njeri-tjetrin nderkohe qe bota sllavo-greke ben lobim kudo.

    Reply to this comment
  11. zabit bruko December 3, 13:04

    Një nga personazhet më të zi që njeh letërsia boterore….

    Reply to this comment
  12. Lleshi December 3, 13:25

    Isa Mustafa , nuk eshte “aksidentalisht” kryeminister , aq sa ishte aksident Sali Berishoviçi president dhe kryeminister !

    Fijet tashme levizin hapur fare se e kane nuhatur qe shqiptaret jane rrenuar dhe jane qire ne tru !

    Reply to this comment
  13. Mollosi December 3, 13:27

    Secili qe kritikon qendrimin e z. Mustafa ka te drejte. Edhe z. islami ben mire kur kete idiot e kritikon. Por opinionisti “harron” qe me kesi idiote eshte i mbushur parlamenti i Kosoves. Ata jane te shumte. Dhe kurre nuk do te gjesh nje shkrim te z. Islami qe merret edhe me keqberesit tjere te parlamentit. Javen e kaluar ishin dy deputete te PDK qe e lane mandatin e deputetit. Atyre ju duhej te shkonin ne mbajtje te denimit me burg. Dhe nuk jane vetem “Lata” dhe “Remi” qe si deputet te PDK jane te burgosur. Ne PDK ke shume fytyra te njohura qe vuajne denimin me burg. Por per keta z. Islami nuk shkruan, i ka xhan dhe e mbyll gojen. Ky eshte gabimi me i madh qe e ben ai. Kjo ndikon qe ai te mos jete serioz!

    Reply to this comment
  14. mali December 3, 13:39

    Shkrimi i nderuar Bedri nxjerre sakte por me vonese ate qe kane artikuluar edhe me pare edhe shume komentues qe nuk kane qene as analiste.
    Pergjithesisht media eshte tek 007 vetem per kronika te zeza dhe ka menduar se per keto qe shkkruan sot , pret puna.
    I nderuar Bedri, por sikur Mustafa te mos ishte artikuluar keshtu a do t’a benit kete shkrim??

    Eshte po ky serbshqipfoles dhe antishqiptar ne gen, qe ka bere mareveshjen tradhetare dhe ketu ne Shqiperi, POLITIKA , MEDIA, heshti, deri sa plasen bombat gaz-lotesjellese.
    Shhkruani ne paragrafin e pare qe perplaset mendimi me dhunen.
    Saktesoheni ke quani dhune dhe ke quani mendim -se keqkuptohen gjerat.
    Dhune ushtron qeveria dhe mendim ka opozita
    Dhune eshte perdorimi i parlamentit sikur e ke prone private te dirigjuar nga serbet dhe lobet serbe antishqiptare dhe mendim ka opozita nepermjet gazit-lotsjelles.
    Te artikulosh dhune hedhjen e gazit eshte naive dhe feminore.

    Shkrimi i juaj duhej te ishte bere shume kohe me pare , ne te gjithe mediat shqiptare por pse jo edhe Kosovare sepse Kosoven nuk e kemi per hater por eshte pjese organike e kombit shqiptar.
    Ata qe lexojne shikojne dhe ndjekin zhvillimet ne dy shtetet shqiptare edhe pse nuk jane analiste po thjesht popull si puna ime, kane pare me shqetesim Heshtjen e Qeverise, nje heshtje jo dinjitoze. Ata ruhen se mos i i akuzojne per nderhyrje ne punet e brendshme? Qesharake! as femijet e vegjel nuk i hane keto brockulla
    I kemi pare ne programimin qe u behet roboteve prostituta mediatike.Kur i degjon qe flasin te duket sikur ke hapur TV Beograd TURP
    Perveç faktit servil dhe zvaranik per te qene brenda dhe te sigurte se mos i merr perendimi me sy te keq, kemi pare dhe qendrime heshturazi armiqesore kundrejt drejtuesit te ketyre protestave, po nga sejmente qe jane ne sherbim te pushteteve. Nuk kemi pse shkojme me larg
    E mirekuptojme saliun serb sepse eshte ne pozitat e Isa Mustafes por edhe me keq, por se qeveria Rilindase e shtetit shqiptar do mbante kete pozicion, vertet me vjen turp per qeverine time qe ne fakt nuk mendoj se eshte qeveria ime.

    Sot me shume se kurre do duhet qe shqiptaret ne te dy anet e kufirit do te duhet ti tregojme jo vetem BE ( BE SHUME ME SHUME) por edhe shteti aleat qe vertet ka bere shume per Kosoven( jo direkt per Shqiperine) se ne maredheniet ndermjet shteteve duhet te tregohen politikane dinjitoze dhe jo zvaranike. Te mos ken frike se me shume do i respektojne se sa kur ulin koken dhe lepijne te servilosur dhe te neveritshem cdo “sugjerim apo keshille” te dhene.
    Shume sakte permendi nje komentues kundershtimin qe Izraeli i beri SHBA per nje x ceshjte megjithese dihet qe Izralei eshte deri ne gryke borxh kundrejt amerikes.

    Reply to this comment
    • b.islami December 3, 15:47

      Ne respektin Tuaj, Mali, me duhet te ju them se vetem ne kete gazete une kam botuar dy analiza shume te gjate mbi sjelljen, ardhjen politike dhe mashtrimet financiare e politike te Isa Mustafes. Pa permendur ketu dy nga librat e mi, “E fshehta e hapur e Kosoves” dhe ” Shansi i fundit”, ku edhe Ise Mustafa ben pjese. Te dyja analizat e botuara nga une ne DITA jane me te hollesishme dhe me te detajuara per rrugen politike qe ka bere Isa Mustafa, lidhjet e tij me lobin titist e udbash ne Kosove, etj etj.

      Mendova te ju pergjigjem, duke vleresuar nderkohe komentin Tuaj ndaj analizes sime dhe, duke menduar se ne shume nga shkrimet e librat e botuar nga une mund te gjesh ate qe kam shkruar, kam menduar e besuar. E njejta gje eshte per shkrimet e mia, botuar ne DITA apo ne Kosove per vehabizmin e levizjen ekstreme islame.

      Ju falenderoj qe gjeni kohe per te dhene mendimin Tuaj.

      Reply to this comment
  15. shqiptar sharri. December 3, 14:25

    Bedri,mjerishte titista,kishit dhe ju,ne shqiprin londineze more djalke?!!
    Se,isa mustafa eshte titiste kjo eshte ditur shum heret qysh kur ishte ne shkollen e mesme,por eshte e cuditshme se,si eshte e mundur qe dikushi po thot se,populli nuk gabon,po une them po,po,populli gabonme vetedije jo pa vetedije,perarsye se:ky popull ju rradhit ldk-s,pra nga nji parti,e lidhjes komuniste jugosllave-lexo serbe,u formue lidhja demokratike e kosoves,pra me qinra e mijra shqiptar jen antare te ldk-s,pra te l.k.k,-dega serbi,dhe ate parti e formun komunistat titist,njeri nga kta eshte isa mustafa,dhe ishte minister e milloshin,ne kosov,u be minister i bukoshit dhe rugevos,po ashtu ki titist,u be kryebashkiak i prishtines tani dhe kryeminister i kosoves,mos valle kjo eshte rastesi,qe nji udbash,titist te jet ne qeveri,perxhdo here qe nga viti 1981?!!!Kti titisti dhe shum titistet qer,ju kan ndihmue titistet dhe udbashet e tiranes,ashtu sic ju kan ndihmue kta titistet e kosoves atyre te tiranes,pra ndihm reciproke.Po,pra perderisa nuk i vrasim tradhtaret dhe tradhtin,ajo nai vret atedhetaret dhe patriotet kjo eshte per te vajtuar apo vere kujen.

    Reply to this comment
    • Lleshi December 4, 00:06

      Shteti shqiptar qe nga semurja e Enverit , ka qene hapur ne duart e UDB-s si monitoruese edhe ne emer te agjenturave me te medha , e cila nepermjet agjenteve ne Biro , eleminuan klanin lab nga qeverisja e Shqiperise !
      Duke hequr humbamenon Çarçani , gjithe kryeministrat dhe presidentet shqiptare pas tij , kane qene vegla te UDB-es dhe te grekut ! Kete ka provuar historia me faktet e saj !

      Pra jo shqiptaret e Kosoves nuk jane cliruar nga prangat e roberise , por dhe shqiptaret e Shqiperise , rane nen roberi me semurjen e Enver Hoxhes ! Qe nga ajo dite levizja atdhetare kosovare morri thiken pas shpine , thike qe nuk ia kane hequr akoma se duan qe ne rast se del jashte kontrolli , t’ia cajne menjehere zemren !

      Pra faktorin shqiptar ne Ballakn e ka kapur kanceri qe ia shtrire metastazat gjithkah !

      Reply to this comment
  16. Agimi December 3, 14:38

    cuni i isa mustafes plotesoi aplikacionin per shtetesi shqipetare para ca ditesh me sa me kujtohet….ben mire te nderohet

    Reply to this comment
  17. iremila December 3, 15:00

    Bucja isa mustafa ku ka ngrene dhe ku eshte palluare ne vite do te lehe !Njerez te tille kane fund te turpshem! Ky njeri me ze te mekur eshte turpi i Kosoves martire.Por faj ka dhe Thaci qe beri aleace me felliqesirat milloshjane,bukoshjane etj etj agjet serb!

    Reply to this comment
  18. LOVE P A R I S December 3, 15:11

    mire qe mbaroi me kaq shkrimi ,se po te kishte thene edhe me shume per pisin ashtu Isin
    do isha bindur qe Saliu jone eshte per tu shpallur hero para ktij ….

    nuk di pse nuk i shkruajti nje leter Piktori yne , ti bente nje hartim nga ata qe dhe vitin tjeter
    ti mpiheshin dhembet ketij qelbesi titist .

    Bravo Islami !

    Reply to this comment
  19. geg hyseni December 3, 16:01

    Eshte hera e pare qe nuk kam durim te lexoj nje shkrim te aktivistit dhe gazetarit te shquar Bedri Islami. Shum gjate eshte ndale ne morine e fakteve dhe argumenteve per te sjelle arsyen se pse Isa Mustafa nuk e don Shqiperine…Une i dashur Bedri e permbledh me nje shprehje ket qendrim te sotem me dekleraten e tij…Skenari serb po behet cdo dite e me i lexueshem…Mbasi e beri Kosoven nje shtet autokrat duke shuar cdo vlere demkratike,tani ju kthye per te minuar me te shenjtes lidhje, mardhenieve vellazerore me Shqiperin ame…E cka don me shume Serbia!!???.

    Reply to this comment
  20. gjnika December 3, 16:09

    Nuk te njoh e nuk me njeh. Per objektivitetin e shkrimeve te tua dhe cpalosjen e kulluar te atdhedashurise do te doja the vije kandidaturen per depute e per kryeminister.

    Reply to this comment
  21. luli December 3, 16:30

    Topi se luan Bedri…. si gjithemone ne mrojtje te idealeve… marsiste kuptohet.
    Vajto tani se te lane me gisht ne goje shoket marksisto-leninistat e Kosoves.
    Citon Shatrin po ti e din kush ishte ai dhe shoket e ti ne Zvicer,edhe ai e din kush je ti.

    Reply to this comment
  22. SuloKapedani December 3, 18:28

    Isa Mustafa nje antishqiptar i hershem por mendoj se Kosovaret votojne gjithmone per inerci te partive por edhe L.D.K.-ja e Rugoves nje flluske mashtruese e kohes millosheviçit.Sot partite ne kosove pa nje pjekuri ideollogjike per kohen,politikanet ne rrugen e interesit personal,gjithmone ne gracken qe ngrejne serbet por me keq kur ndihmohen nga vete shqiptaret.Isa Mustafa hajdut i fondeve dhe i votave te popullit.Si filoserb nuk ka nevoje per shqiperine dhe jo me per politikanet e saj.

    Reply to this comment
  23. Arberi December 3, 18:42

    Plotesisht me Z.Islami. Ky njeri qe i erdhi radha per k.minister, eshte nje monster titiste,qe per fat te keq,Kosova vazhdon te ruaj nostalgji ( nga disa mjerana).Keta jane disa rrugeqer te cilet jane mbuluar me petkun e LDK ( e cila i ruan me bollek )dhe gjithmone kane koken e kthyer nga Beogradi dhe andej kerkojne zgjidhje.Ky dhe te ngjashmit jane ndyrsira shqiptare te cilet edhe me pamjet e tyre nuk kane asgje te perbashket me gjenin shqiptar.Shqiperia ishte ,eshte dhe do mbetet nena e jone e madhe e cila ne çdo kohe kujtoj bijte e Saj dhe i mbrojti nga zhdujkja e tyre me tere forcen qe kishte ne doren e Saj.Posht nostalgjiket TITIST antishqiptare te perbetuar ne te gjitha kohet.Rroft Shqiperia!

    Reply to this comment
  24. riti December 3, 18:50

    Bashkimin Shqiperi – Kosove aq sa e duan serbet e don dhe mustafa me mustafafet e tjere titiste ,Te keqen me te madhe Shqiperise ja kane bere shqiptaret pro serbe e pro greke ,Sa te kete felliqesira te tilla ne si shqiptare do te vuajme ,Edhe nje here bukoshistet nuk shkuan te luftojne per clirimin e kosoves por rrinin rrugeve ti tirane duke pire birra tirana e duke ngrene kernacka korce ,Vetem u,c,k,i doli per zot popullit dhe dha shume deshmor deri ne clirimin e vendit,Edhe ne 1998 focat bukoshiste ne vend te te rrinin asnjanse ju versulen kryeministrise tone dhe mbare Tiranes si hanja e maskarenj tamam si hajnat e maskarenjte e 4 shkurtit 1944,ne ate krah eshte dhe isa mustafa , Asnje marreveshje me serbine pa repricitet per komunat presheve menvegje e bujanovc ,Vetem tradhetaret firmosin mareveshje ne dem te interesave te vendit tone ,

    Reply to this comment
  25. DRENICA E KUQE December 3, 19:41

    Isa Mustafa nuk di me e dashte Shqiperine, sepse eshte mesuar me e dashte Serbine e Jugosllavine dhe eshte edhe diçka tjeter qe nuk e lejon ate ta doje Shqiperine: Eshte dashuria e tij e madhe dhe e pashuar per Jugosllavine dhe Serbine, dhe, tjetra, se Shqiperia nuk duhet serbisht e jugosllavisht, sepse ajo nuk eshte dashuri shqiptare dhe per Shqiperine… Prandaj, si mund te afrohet shteti shqiptar dhe prijesit e tij me kesi “bylmeti” jugosllav e serb? Si mund t’i prese e pranoje shteti shqiptar kuislinget dhe tradhetaret e popullit e te shtetit shqiptar, “shqiptaret” e Kosoves Republike dhe po i veshe me rroba “shpetimtaresh te kombit”(!)… Armiqesia e shqiptareve dhe e Shqiperise kane nje emer te perbashket: Ibrahim Rugova e Isa Mustafa (LDK) & Sali Berisha e Lulzim Basha(PD)!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  26. tradita December 3, 20:04

    Isa Mustafa e di mire se nga nga e majta nuk i ka ardhur dhe as nuk i vjen asnje e mire Kosoves.
    E majta shqiptare ka perfaqesuar pjesen me te keqe te Shqiperise. Asaj edhe Shqiperia dhe Kosova i kane pa sherrin. Kete nuk kupton Bedri Islami dhe shume komentues ketu

    Reply to this comment
    • Ruxheli December 4, 12:35

      Eh moj “Tradite”.Pse moj,ti mendon qe keqja e Shqiperise dhe e Kosoves qenka ne te majten politike. Po ne kohen e represionit te Milloshevicit,kush ishte ne pushtet ne Shqiperi,kur pritem kosovaret e sakatuar nga lufta e genocidi i Milloshevicit ,shume me teper se mundesite e nje vendi te rraskapitur nga ngjarjet vitit `97.A nuk ishte pra,kjo e majte qe ju e urreni.Jam dhe do te jem kunder ketyre ideve qe mbjellin percarjen e urrejtjen.

      Reply to this comment
  27. Vëzhguesi F. December 3, 20:04

    Ne gjykimin tim, ky shkrim i zotit Islami eshte nje analize e plote rreth karieres se nje sanço pançoje thjeshte ne paraqitje por jo ne permbajteje.
    Isa Mustafa eshte nje shqipfoles, si jo pak te tjere ketej dhe andej kufijve shtetror, qe gjuhen apo origjinen e kane vetem si nje lloj manteli, per te mbuluar dhe justifikuar te gjitha armiqesite, urrejtjen qe ndjejne thelle ne shpirtin e tyre te zi katran per kombin e tyre, per shkak se jo vetem kane ngrene me luhare (garushe) çorbe te ndyre serbe por kane qene pjese e kuzhines se saj.
    Do te ishte gjysma e se keqes nese Isa Mustafa do te ishte vetem nje titist i formuar dhe indoktrinuar.
    Sepse nese perjashtojme vetem periudhen kriminale te Rankoviçit, Titoja, babai i titizmit jugosllav, pergjithesisht, per hir te vertetave historike, ka mnbajtur nje qendrim as mish dhe as peshk ndaj kombit shqiptar qe jetonte ne trojet e tij ne ish Jugosllavi.
    Por Isa Mustafa, nje kryeqeveritar aksidental ne Kosoven e pavarur, eshte nje lloj mashe apo loloje, (çdo etiketim i shkon per shtat), pjesez e nomenklatures se kasapit te Ballkanit, famekeqit qe dergjet ne ferr, Sllobodan Milosheviçit.
    Ky status apo kjo stature e ketij kllouni tragjikomik ne forme dhe permbajtje, e dekonspiron keq jo vetem aktivitetin aktual te ketij matrapazi politik, por nxjerr ne shesh nepermjet gjuhes se tij pa kurrfare etike njerzore dhe jo me intelektuale apo te nje pushtetari, urrejtjen dhe armiqesine qe ai ka jo vetem per shqiptaret e Shqiperise por per te gjithe shqiptaret kudo ku jane.

    Reply to this comment
  28. Arben December 3, 20:13

    ISA MUSTAFA E DO SHQIPERINE.

    AI U SHPREH KUNDER KOMUNISTEVE QE E SHKATERRUAN NE 1997, O SHOKU BEDRI.

    HAHAHHAHAHAHAHAH

    Reply to this comment
  29. fteri December 3, 20:30

    Shqiptaret Kosovar jane pjese e zemres dhe atdhetarizmit shqiptar,me emra femijesh ,me qendrim,me sjellje ,me kulture ,me kenge ,me trimeri,me gjykime ,me sjellje ne dasma dhe ne morte,ne gezime e hidhrime,kurse edhe gjuhen kosovaret perdite e me shume po e permisojne ,dallime gjuhesore ka edhe Brenda perbrenda shqiperise ,Kurse komenti i “Barbonit ” eshte i pa saket dhe armiqesor ; do ja kishte zili edhe Sllobodan Milosheviçi po te ishte gjalle.Populli shqiptar eshte i njete me teritore dhe popullsi te njete .Mysliman I beri Turku me force ,ne shekullin e 16-18-te si ne kosove edhe ne shqiperi.

    Reply to this comment
  30. Lorenc December 4, 02:15

    Spese eshte tradhetar. Si berishovici yne

    Reply to this comment
  31. D O K L E A T I December 4, 02:28

    Jo Mustafa e don Shqiperine. Nje te keqe e ka se ju frigohet femrave e posacerisht kure jane ne pozicionin e Ministrit te Mbrojtjes . Kete porosi ja kishte lane Milosevic-i.

    Reply to this comment
  32. alphade December 4, 02:34

    Kur Shqiperia e Enver Hoxhes u prish me Kinen e Maos, populli shqiptar nxori nje kenge:
    ”Nuk jane shkaqe por sebepe , turpin e paci per vete” . E njejta gje po ndodh edhe me
    Isa Mustafen ,Afrim Krasniqit etj. Idem si tek ne me Sali Milloshevicin. Perpiqen me cdo
    forme e menyre hipokrite te shpikin gjera nga me te cuditeshme per te hedhur helmit e
    ndyre te percarjes midis popullit kosovar e shqiptar. Kete ekerkon serbi dhe kete duhet
    te beje Berisha ne Shqiperi dhe Mustafa ne Kosove .
    Kam lexuar me shume-shume kujdes fjalimin e zonjes Kodheli. Nuk e njoh fare dhe nuk
    kam absolutisht ndonje ndjesi pozitive apo negative dhe as interesohem fare se cfare
    njeriu apo person qeveritar, por nje gje dua te theksoj qe ne frazen e saj ”mos beni gabi-
    met tona” nuk ka absolutisht asgje te keqe . Eshte nje keshille qe nje moter ia thote te
    vellait. Po qe se Mustafa nuk duron nje keshille te nje gruaje ne boten demokratike quhet
    ”macizem” dhe kjo forme sjelljeje ndodh vetem ne kalifatin e ISSI-t ..! Por une e kuptoj se
    ky ka qene vetem nje sebep per te sulmuar ne unison si kendej dhe andej Ramen,kryemi-
    nister. Kjo behet ne prak te 8 dhjetorit ku po akordojne pipzat berishianet, mustafane me
    mbeshtjen e UDB- s se Milloshevicit ,duke mos perfshire ketu Vucicin sepse lajmet e fun-
    dit thone se edhe atij ia kane bere bene forcat e errte serbe qe nuk jane dakort asesi me
    qendrimet e tij moderuese ndaj Kosoves. Prandaj ja vlen te riperseris edhe nje here vjerrshen:
    ”Nuk jane shkaqe por sebepe , turpin e paci per vete….”’

    Reply to this comment
  33. alphade December 4, 02:40

    Popullit kosovar ia vlen t’i rikujtosh sot ne keto momente dramatike nje thenje te nje heroi
    Cek, ku ”me litar ne gryke” nga nazistet thirri : ”popuj jini vigjilente ” !!!!! JULIO FUCIK !!!

    Reply to this comment
  34. style December 4, 04:03

    Kosovaret gjithmone e kane dashur Shqiperine te pershendes Ermal per shkrimin tend dhe nuk jam dakort me disa aty qe e shajne popullin e Kosoves me duket se jemi ne qe i kemi kthyer kurrizin popullit Kosovar kur filloi lufta ne Kosove ne vertet u hapem dyert atyre por nga ane tjeter ne vend qe ti ndihmonim Saliu i korruptuar agjenti i UDB se bashku me kasten e tij i shiste nafte Sllobodanit qe ai te avanconte me tej ne territoret Kosovare. Terroristi me i madh serb qe vrau e preu me qindra Kosovare Arkani ishte shoku i ngushte i Sali Berishes
    Kjo eshte historia ne u futem thiken mbas shpine atyre ne vend qe te luftonim ne krah te tyre duhet te hapnim nje front tjeter lufte me Serbin per te mbrojtur vellezerit tane vetem aty ishte momenti qe Kosova te bashkohej perfundimisht me ne por kjo gje nuk u be.Kur su be atehere qe ishte aq afer tani do marri kohen e saj do kalojne breza.Pollitikanet tane te dy paleve i shikojne gjerat vetem bardhe e zi megjithate une shoh qe ata na duan me shume ne, sesa ne i duam ata dhe kjo vjen nga mentaliteti jane me te lire ne shprehjen e mendimeve ne krahasim me ne dhe kjo vjen si pasoje e sistemit ne te cillin kane jetuar me pare .Emisionet Kosovare une i shikoj me shume deshire per faktin qe degjoj emra te cuditshem dhe te gjitha me prejardhje shqipetare po keshtu ata jane shume te lidhur me identitetin e kombit shqipetar dhe e permendin ate ne cdo moment .Nje pjese e Brezit te Kosoves po merr edukime ne Tirane ne Metropolin e shqiperise ata marrin pjese aktive ne shume fusha te jetes ky eshte ai brezi qe do krijije mundesine e bashkimit me menyra demokratike te Kosoves me Shqiperine dhe kjo dite nuk do te jete shume e larget.

    Reply to this comment
  35. Drini i Bardhe nuk ka te ndale December 4, 17:52

    Pak me vonese , por do te deshiroja shume qe ne kete rast , te komunikoja me te nderuarin ” ” drinni nga Kosova ” per t’i treguar se ” Ermala Patriote ” , qe ashtu po aq sa Shqiperine , e duan edhe Kosoven , ka sa te duash , sa qe pa eufori e them , se perbejne nje mazhorance te tille qe me te paren , po te shtrohesh REFERENDUMI i bashkimit te trojeve shqiptare , do ta benin realitet kete enderr shqiptare te gjithehereshme . Njeri prej te shumteve te tille si dhe Ermali jam edhe une , more vella i dashur , nga Hasi – Vlahen – Krume = Albanja = . Por me keqardhje te madhe detyrohem ta themi , se te tille ” Borbone ” , per fat te keq tonin , ka sa ne Shqiperi edhe ne Kosove . Per ne Shqiperi ky mendim i Borbonave aty ku ka ekzistuar edhe me pare , eshte rritur ne numer , pasoje e uzorpimit te PARLAMENTIT ne PRISHTINE nga KLIKA E RE e sherbimit te vjeter UDBASHE Mustafa – Thaqi . Po ne Kosove ? Ne Kosove more vella keta ” burbonet ” , paraqiten me me shume nuanca ; sa turko -arabe ashtu dhe serbjane . Pe rgrupin e pare e perbejne kontigjenti FANATIK , qe para se gjithash njofin vetem fene si islamiste dhe as qe u perben pershtypja ajo fjala kombetarist shqiptar ! Prezencen e tyre po e shofim sa ne tregun e mallrave ne komunikimet gjate e shitblerjes , por dhe me shume ne ceromonite e varrimit te njerezve , ku hoxhet te cajne kokeken me ato frazat ne gjuhen arabe . Por per te gjitheve duhet t’na bejne optimist fakti se shumica e shqiptarve si te Shqiperise dhe te Kosoves kane aspirata te njejta per ete gje qe ne edhe na intereson shume si Komb . = Historia na ka mesuar se udheheqesit tipave si Mustafa ne Kosove e Sali Berisha ne Shqiperi jane perkoheshem , kurse populli shqiptar ne te gjithe hapsiren gjeografike balkanike , ka ekzistuar e do te ekzistoj gjithemone e nje dite do i realizoje me domos , edhe aspiratat e tij te perbashketa !

    Reply to this comment
  36. Renanato December 5, 13:26

    Nonen,ku Ta kesh isa, kurr mos duj shqiprin,se ne skemi nevoj per ju.ku sta Q… Nonen serbi me tvra.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*