Përtej avazit të Mukjes

Elton Koka November 17, 2014 00:02

Përtej avazit të Mukjes

Që në fillim, duhet të sqarojmë se ky koment nuk është replikë apo kundërshtim gërmë për gërmë për artikullin e penës së njohur të humorit shqiptar Pëllumb Kulla, por më shumë një korrigjim shënjestre lidhur me temën që ai trajton. E në këtë kuadër, nuk mund të mungojë edhe ndonjë debat për nëntema të veçanta.

Që në titull dhe në hyrje të shkrimit, duket se z.Kulla ka marrë shkas nga disa veprimtari me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të vendit nga pushtimi nazifashist. Dhe frymëzimin kryesor e ka marrë nga dy punime të shkurtra të historianëve Milo e Xhufi, të prezantuara në një konferencë historike me këtë temë, e të botuara në DITA me këtë rast. Shohim që shqetësimi i autorit lidhur me këta dy historianë apo dhe “grupin e historianëve të majtë”, është se flasin vetëm për vlerat e luftës antifashiste, dhe eklipsojnë qëllimisht gjithë mënxyrën që erdhi më pas. Domethënë, diktaturën komuniste, dhunën dhe luftën e klasave, mbylljen ndaj botës, e me rradhë varfërinë dhe izolimin e gjithanshëm.

Sa i përket momentit konkret, përkujtimeve (gjithsesi duken të vakëta) mbi rradhitjen e Shqipërisë në koalicionin antifashist dhe luftën që është bërë shtatë dekada më parë, z.Kulla është pak i sfazuar: Cilitdo historian, “të majtë” apo “të djathtë” kur i vjen puna të flasë mbi një epokë të caktuar, do të merret me të dhe jo me periudhën pasardhëse. Kështu që nëse këto ditë i thua z.Milo, “mirë fole për luftën, po pse nuk trajton dhe diktaturën komuniste, apo nuk do se je enverist”, tingëllon çuditshëm. Dhe krejt jashtë fokusit.

Vetë z.Kulla e nderon sa më s’ka luftën dhe dëshmorët. Por pikërisht këto ditë nuk dëshiron të ndalet shumë tek kjo epokë, por u kërkon historianëve sado “problematikë”, të merren dhe me 50 vitet që vijuan. Të paktën “timing-u” është i gabuar.

Por për të vazhduar më tej, nuk na rezulton që historianët “mëngjërashë”, sado të indoktrinuar dhe të helmuar me enverizmin, të mos kenë njohur dhe pohuar egërsinë e luftës së klasave dhe njëmijë gabimet e tjera të diktaturës së proletariatit, që në fakt, si sistem dhe si koncept rezultoi se ishte i gjithi një gabim. Që e bënë shumë vende të Europës dhe të botës. Duket se ata mbeten “enveristë” sot e gjithë ditën, vetëm sepse nuk pohojnë që ata që bashkëpunuan me fashizmin ishin patriotë dhe ata që luftuan bashkë me gjermanët kundër partizanëve ishin nacionalistë të kulluar që u qante zemra për Shqipërinë.

Dhe mbeten “enveristë” për një pohim tjetër mbi luftën, që e është bërë disa herë. Nuk e dimë a bie dakord z.Kulla me konkluzionin e mëposhtëm: Që nëse në fund të luftës Shqipëria nuk do rezultonte e njohur ndërkombëtarisht dhe rreshtuar zyrtarisht si aleate e frontit të madh antifashist, rrezikohej seriozisht tërësia e saj territoriale pas luftës, si vend që bashkëpunoi me Boshtin? Historia e pasluftës tregon se vende të tjera që rreshtuara me humbësit, e pësuan këtë fat. Dhe vetë Shqipëria rrezikoi jo pak, pasi në Konferencën e Paqes në Paris, Greqia kërkoi me ngulm jugun e Shqipërisë, si vend “agresor” që bashkë me Italinë sulmuan atë vend. Në mos për gjë tjetër, të paktën për këtë fakt, ja vlen apo nuk ja vlen të nderohet ajo luftë?

Z.Kulla e nis shkrimin me Mit’hat Frashërin dhe marrëveshjen e Mukjes. Sikur ajo marrëveshje të ishte ratifikuar dhe zbatuar në praktikë, padyshim që gjërat do kishin rrjedhur ndryshe në këtë vend. Por bëhet fjalë për hipoteza dhe kushte laboratorike, dhe jo për realitete konkrete. Dhe realiteti është se si Balli Kombëtar, edhe komunistët (dhe jo vetëm komunistët, siç theksohet rëndom sot) luftonin për pushtet që ç’ke me të. Problemi është se pala që kishte ishte më pak e organizuar, më e hapërdarë, më e përçarë në çeta e grupime, me më pak luftëtarë dhe shumë më e kompromentuar me fashistët, por njëherësh e bindur se pushteti i takonte asaj se “kishte dhënë për kombin dhe kishte dy pëllëmbë mustaqe”, donte shanse të barabarta në pushtetin e nesërm, me palën që ishte vrarë e djegur, me çunakët që luftonin. Një figurë e ndritur si Mit’hat Frashëri në shumë lëme, nuk u bë dot dhe një udhëheqës i madh dhe largpamës për të pikasur atë që po vinte. Ca ballistë luftuan kundër italianit, shumë u bashkuan me të, ca bënin filozofira për çlirim kombëtar nga shtëpia, me roje italiane te dera. Dhe me ardhjen e gjermanëve, shumica e tyre u kompromentuan totalisht.

Ndërkaq, është disi e habitshme që z.Kulla u kërkon historianëve t’i lënë rehat partizanë e ballistë “tok me fajet, gabimet, apo edhe krimet e tyre”. Kjo është njësoj si t’u kërkosh mekanikëve të mos merren më me makinat e motorrët. Mbase autori kërkon që të vihet në pozita të barabarta me ta, meqë ai e ka lënë humorin që na ka shoqëruar për shumë e shumë vite. Ishte ai humor i bukur që u kultivua dhe promovua në një kohë tjetër, me luftë klasash të egër, dhe nga një penë e shkathët që kishte një familje të persekutuar ashpër politikisht. Një tjetër “përjashtim” nga rregulli i diktaturës komuniste, që sigurisht nuk ja ndreq biografinë të kaluarës gjakatare të atij sistemi.

A po nxitet “lufta civile” e dikurshme sot me historianët që mbrojnë një teze apo një tjetër? Kjo është e tepërt, z.Kulla. Shyqyr që erdhi kjo kohë që secili të thotë atë që mendon, siç po bëjmë në faqet e kësaj gazete. Jetojmë në demokracinë që kërkonte Mit’hat Frashëri, një personazh hijerëndë që, nëse e keni lexuar para një muaji në DITA (sipas dokumenteve të deklasifikuara të CIA-s të përmbledhura në një libër), luftohej ashpërsisht nga ish mbreti Zog që të mos vihej as në krye të Komitetit Shqipëria e Lirë. Dhe për vdekjen e të cilit në vitin 1949 në një hotel të Nju Jorkut, ka ca dyshime mbi autorët e mundshëm “brenda llojit”. Mesa duket, për pushtet shqiptarët bëhen nga pak “Enverë” kur u bie rasti.

Ndërkaq, le t’i bëjmë ftesë bashkarisht kujtdo historian që ju doni të përmendni, të trajtojë figurën e Enver Hoxhës pas luftës, të bërat e të pabërat (që janë shkruar e rishkruar bollshëm këto 23 vite) dhe të mos fokusohet vetëm tek Hoxha si drejtues i luftës. Sapo të kalojë ky përvjetor i shënuar.

Elton Koka November 17, 2014 00:02
Komento

33 Komente

  1. persekutuar-denuar November 15, 15:14

    JA PRA O ELTON KOKA REDAKTUESI SI ESHTE HISTORIA E LUFTES ENVERISTE E PERMBLEDHUR NE DISA PYETJE LLOGJIKE:

    Po spiunimin e Qemal Stafes me nje skuader komunistesh debile idealiste nga pas, direkt nga vila e Bahri Omarit ku ta fusim?

    Po pabesine ne masakren e Tivarit kunder kosovareve ne bashkepunim me jugosllavet ku ta fusim?

    Po spiunimin dhe vrasjen me pabesi te shume patrioteve te vertete shqyptare ne krye me Abaz Kupin qe SHBA dhe Anglia i dergonte si mish per top ne Shqypni te spiunuar nga KGB-ja ruse me kriminelin e Luftes Kim Filbi ku ta fusim?

    Po vrasjen dhe masakrimin e anglezeve ne Kanalin e Korfuzit nga LANC-i kriminal, i cilesuar nga Haga si nje organizate terroriste ku ta fusim?

    Po konfiskimin e floririt te Ahmet Zogut nga Londra Aleate, flori me vulen e Mbreterise shqyptare qe u gjet nga Aleatet i fshehur dhe i grabitur nga gjermanet ne Bavari ku ta fusim?

    Po ekzekutimin e Sabiha Kasimatit sepse kishte refuzuar seksin me Enver Bandillin, qe e kishte HALLATIN sa Blendi Fevziu SHTATIN ku ta fusim?

    Prandaj te lutemi me miresjellje dhe etike qytetare:

    AMAN DHE BOLL ME KETO BROCKULLA PROPAGANDISTIKE PER ENVERIN E “MIRE” PARA LUFTE DHE ENVERIN “ANTIKRISHT” PAS LUFTE.

    Reply to this comment
    • Labi Vlore November 15, 16:26

      @persekutuar-denuar-sakatuar-rraskapitur-shkaperdhyer-dhunuar-perdhunuar.
      Nje gje me ben pershtypje…Si nuk ju vjen turp nga vetja dhe miqte tuaj kur thoni se Enveri ju ka perdhunuar???Madje ka njerez te tipit tend qe thone.Na ka q….nenen Enver Hoxha.Edhe nese eshte e vertete qe Enveri ju ka q…nenen,te pakten mos e thoni per mburrje.E madje kerkoni edhe medalje tani qe vdiq Enveri.Pikerisht ngaqe Enveri ju ka q…nenen??E per c’fare merite???Qe keni bere sehir se si Enveri ju bente kete dhe per pafuqine tuaj per te reaguar??Boll se eshte turp.Late nam.

      Reply to this comment
      • persekutuar-denuar November 15, 17:25

        Te ka zene syte droga enveriste or i paudhe, ku e lexon ti tek nastradini fjalen PERDHUNIM?

        Reply to this comment
      • rezart November 18, 13:29

        O i persekutuar-i denuari nastradin!
        Ti pretendon se Enveri ua ka perdhunuar nenat,vajzat,motrat,hallat,tezet etj,etj!!
        Po nuk na e thua: ne se u ka bere mire apo keq?
        Ne fund te fundit ju duhet te mburreni, se te gjithe jeni BIJ,NIPER E MBESA TE ENVER HOXHES dhe se baballaret tuaj te shporren se ne kete mes nuk paskan asnje merite si MASHKULL!!!

        Reply to this comment
    • altin November 15, 16:27

      Ti nuk je shqiptar po bastard .

      Reply to this comment
    • Zogist nga shen naumi November 15, 16:32

      Nastrudin .

      Ne ballistat dhe zogista te falenderojme shume ,
      per mbrojtjen e dinjitetit tone.

      Por ne nuk kemi nevoje vetem per Fjale.
      Rrogat e nendorit te 1944 , gjermani nuk na i pagoje .
      Kur do na i jape tani qe jemi gjalle , apo mbas vdekjes ?

      Ajo nuk ishte lufte òlirimtare . Gjermanet kishin ardhur si turista ne vendin tone .
      Dhe keta komunistat djathin dhe rakine ja shisnin shtrenjte gjermanit ,
      Kerkonin ta renonin ekonomine tedeske.
      Deri sa gjermoni e kuptoje hilen dhe vrau ca komunista matrapaz.

      Nejse ne kerkojme rrogat e prapambetura , dhe a i njef gjermani sherbimin tone si vite pune , me marr pension ,

      Nuk e di se me kuptove o me merr vesh .

      LUftoje fort komunistat mos i lene qe te qajne ne paqe Baballaret e tyre .

      Shiko shendetin se na duhesh akoma , Ruaje veten se mos ftohesh.

      Reply to this comment
      • Labi Vlore November 15, 16:38

        @Zogist nga Shen Naumi.Rrogat e Nentorit mbeten pa marre,sepse Shqiperia u clirua me 29 Nentor dhe rroga merrej ne 4 Dhjetor.Nuk besoj se Merkeli do ua japi rrogat e Prapambetura,sepse ajo e denon pa kompromis Nazi-Fashizmin si krijesen me Kriminale ne Historine e Njerezimit.E denon me ashper Nazi-Fashizmin Angela Merkel,sesa Ballisto-Zogistet tane.

        Reply to this comment
        • Zogist nga shen naumi November 15, 16:44

          Labi Vlore :
          Ti je komunist , sepse je xheloz qe ne ballistat kishim nje pune te mire dhe gjermani na paguante shume mire .
          Po eshte e vertet 4 dhjetori ishte data e rrogave
          tona , Dhe kjo do te jete edhe Data e çlirimit .
          Ne me perfaqsuesin tone NASRUDDIN EFENDIN ,
          do ti kerkojme gjermanise rrogat e prapambetura , dhe ate muaj kishim edhe Ore jashte Orarit .

          Reply to this comment
    • toni November 15, 20:34

      Uran Kostreci alias Nastradini,Nasruddini,Perkthyesi,Mero Baze,Persekutuar-denuar et alii.Duke lexuar ato qe shkruan nuk eshte e veshtire te shohesh nje njeri delirant patetik:genjeshtar,mashtruese shpifarak .Pretendon ti perkasesh inteligjencies se shquar te Kombit por a mund te na thuash se ne cilen fushe te dijeve je lauruar?Çfar ke bere ti si “intelektual “e “patriot” I “shquar”per Memedheun tone ne te shkuaren dhe sot?Te shkruash Shqypnia dhe shqyptaret nuk te ben te barabarte me ata(disa nga Rilindasit) qe kane perdorur kete forme te shkruajturi te emerit Shqiperi e shqipetar.Duke qene ne burg per nje kohe te gjate(nuk e di perse) ke degjuar e pervetesuar te gjitha ç’thuheshin nga bashkevuajtesit dhe i perhap si te verteta te padiskutueshme te karakterit :Ipse dixit ( siç thoshin latinet)Duke dashur te poshterosh Enver Hoxhen (eshte e drejta e jote te gjykosh per kedo ashtu si e mendon ti) ke shkruajtur qe ai ishte homoseksual.A mund te na thuash nese ke pasur ti vete ndonje marredhenie te kesaj natyre me E.H.?Ne te njejtin shkrim,kohe me pare, per te argumentuar qe E.H. ishte i pashkolluar ,ke thene se kur ishte ne France Enveri bridhte neper bordelot e Montpeljese.Ateher lind pyetja: Enveri ishte homoseksual apo heteroseksual?Nga shkrimi i sotem, sipas teje, E.H ka vrare Sabiha Kasimatin se ka refuzuar te beje seks me te.Se pari:ke qene ti i pranishem apo dikush tjeter ne kohen kur ai i propozoi te permendures te kene seks?Po “spiunimin” e Qemal Stafes nga E.H nga e di ti?Mos punonje gje ne Kuesture ne ate kohe?Ka shume fakte te tjere qe nuk ia vlen ti permend qe ti je nje “fabrikant” por teper mendjengushte.Mund te kritikosh si kedo edhe Enver Hoxhen, sepse “errare humanum est”(te gabosh eshte njerezore)si thoshin latinet por te genjeshe apo shpifesh, si ben ti, eshte djallezore.Di qe kur ke qene ne burg per tiu kundervene Epopese se Ballit Kombetar te Shefqet Musarait,ke shkruajtur nje parodi Epopeje e Karkalecave,ku Enver Hoxhen e quanje Enaxhuze, per te cilen edhe te kane arrestuar.Thua qe ke qene i persekutuar dhe i denuar,po si eshte e mundur qe nje kundershtar si pretendon se ke qene ti nuk e denuan per nje akt te tille?Do nje keshille te mire?Jetoi keto kohe qe te kane mbetur duke u perpjekur te besh diçka te dobishme per veten tende dhe per vendin tend (nese e quan veten shqiptar (se shpesh te kam lexuar qe i quan shqiptaret Zulu)e nje nga keto do te ishte qe te mos ju rokanisnje koken njerezve me mbroçkullat e nje njeriu qe edhe mbiemerin nuk e ka aq te lavdishem se qe ta dishe ti zoti perkethyes Kostrec ne gjuhet sllave nga e ka marre emerin fshati i juaj dhe ti mbiemerin,i thone sacrumit(Kocka e Byt….s shqip)

      Reply to this comment
      • persekutuar-denuar November 16, 08:33

        Po te pergjigjem me radhe:

        – Frojdi pershkruan me hollesi qe HOMOT apo pederastet aktive dhe pasive zakonisht kane familje normale dhe ne shume raste nuk dallohen ne pamje nga te tjeret dhe vesi i keq i trasheguar nuk i pengon te vizitojne rregullisht bordellot me seks te paguar. Per Enverin ne vecanti kane folur shume shoket e tij studente shqyptare ne France, miq te familjes se nastradinit, por a degjove kohet e fundit edhe dashnorin francez te Enverit qe morri guximin dhe doli nga brima e miut e tregoi me hollesi aventurat seksuale te BOSIT sadist qe drejtoi Vatanin me dore te hekurt derisa falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin?
        – Per spiunimin tek fashistet me pabesi pederasti te Qemal Stafes shko dhe pyet tironsit e vjeter se ka shume deshmitare okulare qe jane gjalle akoma, sepse mesa duket ke mbetur vetem ti si “Mohikani i Fundit” me Pellumb Xhufin qe nuk ke degjuar per Bahri Omarin dhe vilen e tij ne mes te Tiranes ku ishte strehuar Enver Hoxha si nje sulltan Arabie nga 1941 deri ne 1944 me gjithe Nexhmijen e tij.

        – Gjuha Shqype
        sa e bukur sa e mire
        sa e embel sa e dlire

        kjo eshte gjuha e patrioteve te vertete shqyptare dhe e prinderve te nastradinit, as e Kostrecit apo e Kostallarit qe “uniformen” e beri “njetrajteshe” per t’i bere qefin enver Hoxhes me fjalorin e tij beter.

        Reply to this comment
    • Arben November 16, 06:41

      PO 1,000 KOSOVARE QE KISHIN ARDHUR NE SHQIPERI, ENVER HOXHA I MBLODHI, JA DOREZOI UDB-SE QE I EKZEKUTOI ME PLUMB NE KOKE, BRENDA NE SHQIPERI, KETE KU TA FUSIM.

      Reply to this comment
    • Damiano Damiani November 17, 01:30

      O BUDALLA! MERRI DHE FUTI NE BYTHE TE GJITHA KETO GENJESHTRAT E TUA PREJ TE MARRI DHE PREJ MASKARAI. KETE BEJ TI QE HERE DEL ME EMRIN NASURUDIN, HERE NASTRADIN DHE HERE GOMAR ( SI KETE RRALLE )

      Reply to this comment
  2. kujtesa November 15, 15:40

    – Po e madhe shtypi. Te diskutojme vetem per luften! Atehere diskutimet do jene te sinqerta ne rast se Partizanet e Brigates se pare do shkojne ne nderim tek varri i Komandantit te tyre Mehmet Shehu. Komandanti real ne terren,ish luftetar i Spanjes Republikane.Ne regull atehere. Te perkujtohen emer per emer gjith komandantet e Komisaret e formacioneve luftarake.Te gjitha cetat luftarake te para 8 Nentorit te cilat nuk kane qene ceta partizane e as komuniste. As ceta e Myslim Pezes kur ka filluar Luften nuk ka qene komuniste. Te thuhet per luften e Cetes Plake te Vlores. Referohem Gazetes Zeri i Popullit, ne muaj Shkurt 1943 ku eshte artikulli : Bazi i Canes ( Abaz Kupi),Myslim Peza, Baba Faja Martaneshi, tre emra patriotesh te Luftes Nac-Clirimtare.
    Ose Zeri i Popullit ne Janar 1943 jep ne gjith shqiperine kush lufton armikun e bashkepunetoret e tij:
    Ne gjirokaster- Partizanet e vullnetaret,,Ne Korce po ashtu,,Ne Elbasan eshte Baba Faja Martaneshi e Kadri Hoxha,,Ne Diber i patundur Haxhi Lleshi,,Ne Lume lufton Muharrem Bajraktari me trimat e tij,,Ne Mat eshte ceta partizane,,Ne Krujen e Kastriotit e mban flamurin e luftes Abaz Kupi ashtu si me 7 Prill 1939.,Ne Tirane ,Durres Kavaje luftojne si petrite partizanet e Myslim Pezes,,Ne Berat e Skrapar eshte Gjin Marku me Mestan Ujanikun,,etj nga Vlora e Selam Musait…..keto jane shkruar ne “Zerin e Popullit” dhe nuk mund te mohohen.ka edhe tjera………..

    Reply to this comment
  3. gorezi November 15, 15:42

    Prandaj thone per ne shqiptaret qe jemi trima! Ne asnje vend te evropes (lindore apo pern.)kolaboracionistet apo sherbetoret e thjeshte ,pasardhesit apo trashegimtaret nuk kane guxuar as ti permendin jo me tu thurin lavde.Cfare llogjike!!! E tradhetuan Atdheun se E.Ho ha I perzuri nga Mukja.Pellumb Kulla vertetoi qe e nxjer humorin nga gjthcka (nga dheu ne kete rast).

    Reply to this comment
  4. atdhterai November 15, 16:23

    Nacionalistet ishin te gjithe njerez me shkolle te mbaruar ne perendim
    nuk jan historiane Milo-Xhufi por pseudohistoriane turp shume turp per keta pseudohistoriane qe shkruajne vetem historine e shtrember kush ishte Mitat Frasheri e kush ishte enver hoxha na mbushen me genjeshtra per 50 vjet
    tregatare pas luftes ku i sekuestruat pasurine ku i çuat apo ia dorezuat Titos

    Reply to this comment
    • Labi Vlore November 15, 16:33

      @Atdhterai.Ne radhe te pare,meso te shkruash Shqip.Shkruhet “Atdhetari” dhe jo “Atdhterai.Nese ishin te shkolluar ne Perendim,Zogisto-Ballistet,si ka mundesi qe Enveri doli me i zgjuar se ata??Si ka mundesi qe Enveri i pa shkolle ua beri Tete me dy??C’fare kishin mesuar ata ne shkollat e Perendimit??Si te beheshin Servil te pushtuesit te radhes dhe te ngrinin Flamurin e Zi te Nazizmit ne Tirane??Aq me keq nese ishin te shkolluar ne Perendim!!!Do te thote qe edhe pse me diploma prestigjoze,asgje nuk kishin kuptuar.U tall me ta nje Enver i pa shkolluar.Lehtesisht sikur te ishin femije te sapo dale nga bankat e shkolles fillore.Perfshi ketu edhe Mithat Frasherin qe e mbante vehten per Koke te Madhe.

      Reply to this comment
      • dumba November 16, 15:02

        O labo,na trave capin.E morem vesh qe ke flejte me Enverin,,,,por nuk mundesh dot me fol nje fjale,se ti brof ne kembe.Njerzit kane menimet e veta,,,,,,Mos harro mere Nexhmijen per darke

        RRACE E KUQE FARE HISLLI

        Reply to this comment
  5. mukja November 15, 16:29

    Mukja u prish nga komunistet me orentim nga Jogosllavet qe ne te mos ishim nje komb me dy krere por te ishim vetem nje bote Internacionale siç propogandohej ne ate kohe dhe tradhtia qendron tek komunistet dhe jo tek nacionalistet

    Reply to this comment
  6. plaku November 15, 16:39

    atdhetari,
    Nuk e lexova shkrimin siper sepse mu duk i gjate. Lexova shkrimin tend dhe me fal te te them se une mendoj, mund ta kem gabim, se dikush ne histori duhet te vleresohet nga ajo qe ben dhe jo nga ajo qe eshte ose ishte. Ne shkollen e diktatures ne na eshte thene se Mitat Frasheri ka bashkepunuar me pushtuesit dhe Enver Hoxha, eshte fakt, ka luftuar kunder ketyre pushtuesve.

    Sipas logjikes sime Mitat Frasheri mund te kete qene edhe i biri i Jesusit, por me qene se ai ka bashkepunuar me pushtuesit nuk ka qene burre i mire.
    Desha te te kujoj se heroi i luftes se pare boterore ne France, genereal Petain
    bashkepunoi me HItlerin ne luften e dyte boterore. Pas luftes s dyte boterore ate e nxorren ne gjyq ushtarak dhe me 14 gusht 1945 e akuzuan per tradheti te larte dhe bashkapunim me armikun dhe e denuan me vdekje.

    Pershendetje

    Reply to this comment
  7. bbb November 15, 16:42

    Harron Pellumbi se Mithat Frasheri me 1947-48 ishte gati te nenshtrunate bashkimin me Greqine ( draft qe nuk u realizua ne praktike )vetem e vetem te rrezonte Enverin nga pushteti. Ishte nje marrveshje skandaloze qe e nxin sterr biografine “nacionaliste” te Mithatit pervarsisht brockullave dhe genjstrave qe shkuran Pellumb i Ameriqise…Kjo do te thote se politika e Ballit ka qene e lidhur me marrjen e pushtetit dhe jo per te bere ndonje gje te more per Shqiperine. Se fundmi, ne traktet e Ballit te viteve 1943-1944 Ushtra Nacional Clirimtare e drejtuar nga komunistet, nga ana e Ballit Kombtar quhej me sarkazem “Ushtria Nacional Shktarimtare”… E di valle Pellumbi i ameriqise kete fakt???

    Reply to this comment
    • DinPaku November 16, 03:51

      bbb, komenti tend me solli ndermend nje fakt qe e kam lexuar nuk di se ku, por besoj ne gazetat qe dilnin mbas renies se komunizmit dhe ne i perpinim gjithçka qe shkruhej. Ne nje shkrim i tille behej fjale per nje takim te Sekretarit te Shtetit te SHBA dhe Ministrit te Jashtem te Britanise, ne mos gabohem, nga vitet ’50, per gjendjen shume te keqe te te drejtave te njeriut ne Shqiperi nen regjimin komunist te asaj kohe. Ne debatet se ç’mund te benin ne ato kushte, opsionin per te permbysur rregjimin komunist e paten konkluduar si te papershtatshem ne ate kohe, si opsion qe mund te krijonte situate favorizuese ne rigjallerimin e orekseve aneksuese te Greqise ndaj Shqiperise.
      Tani krahaso qendrimin e Mit’hat Frasherit dhe kolaboracionisteve te tjere karshi Shqiperise, jo me shqiptaret qe kane luftuar per çlirimin e saj, por me “imperialistet amerikane” se kush e ka dashur me shume rruajtjen e teresise territoriale te Shqiperise, pavaresisht se te dy palet kane qene antikomuniste.

      Reply to this comment
  8. gjermani i fundit November 15, 17:24

    Lao Tze ka thene: “Qe kombet te jetojne ne paqe duhet qe qytetet te merren vesh mes tyre. Qe qytetet te merren vesh duhet qe lagjet te kene mirekuptim. Qe lagjet te kene mirekuptim duhetqe familjet te shkojne ne harmoni. Qe familjet te shkojne ne harmoni duhet qe pjesetaret e familjes te shkojne mire midis tyre. Qe keta te shkojne mire midis tyre duhet qe sejcili te kete paqe ne vetvete”. Isha nje dite ne kafee dhe normalisht kur behen 4-5 shqiptare e fillon biseda jo Saliu,jo Edi,etj,dihet qe pas 5 minutash do mberrish tek argumenti i Luftes me balliste e partizane, te persekutuar, te kompensuar,etj si keto gjera qe akoma nuk jane sheshuar. Nje prej tyre fillon kunder partizaneve dhe une e korrigjoja fjale per fjale per disa data dhe ngjarje,pasi ishte shume kaotik. Ky nuk duroi me dhe me thote qe ne ’44 partizanet i kishin vrare xhaxhane kot fare se kish qene me Ballin…Aty u stepa dhe i them se me vinte keq, se po ta dija nuk do i hyja fare ketij diskutimi..Sepse kur ti ke ra “n’gjak” me Luften partizane doemos nuk ke si ta aprovosh. Po mire o zoterinj, po per ata –partizane te vrare, per ato familje qe gjermano-ballistet ua dogjen, ju besoni se nuk do kishte hakmarrje? Pse, ç’fare kujtoni ju,se Lufta eshte estrade me 1 ore argetim? Ne Lufte or zoterinj nuk ka rruge te mesme; “kush hesht aprovon” eshte thenia e vjeter latine.Mos befte vaki nje lufte e re dhe ta shihni sesa i eger eshte Ligji i Luftes! Marreveshja e Mukjes ishte njesoj sikur ne France te fitonte pushtetin nje antagonist i de Golit; njeri ben Luften e tjetri vjel kumbullat, ku ka keshtu? Kurse per periudhen pas Luftes eshte thene e kemi rene dakord qe ka pasur diktature, me germa te medha biles, DIKTATURE. Pati ndertime,vepra madhore, por ishte diktature, te fusnin brenda pse thoshe nje fjale goje kunder pushtetit. Ishin kohe te tilla, biles ne Amerike makartizmi i mbushi baterite kunder inteligjences se nivelit te Anshtajnit.”Better dead than red”-ishte motoja e makartisteve,”me mire vdes sesa i kuq”. Pra, ishte beteje mes titanesh, ishin dy sisteme ne bote dhe sikur vetem gjysma e miliardave qe u harxhuan nga superfuqite per garen e armatimeve te ishte investuar per zhvillimin do ishim 30 vjet me perpara nga ç’jemi.

    Reply to this comment
    • persekutuar-denuar November 15, 17:50

      Koka dhe BABAI i komunizmit cifuti Karl Marks ka thene tek vepra e tij KAPITALI, kapitulli i trete, paragrafi i tete:

      “Qe kombet te jetojne ne paqe duhet te jene te uritur dhe te bejne seks sa me shume.”

      Te Sjao Pini, BOSI reformator i Kines i shtoi postulates se Karl Marksit per paqen ne Bote vetem disa fjale si me poshte:

      “Qe kombet te jetojne ne paqe duhet te jene te uritur, te bejne seks sa me shume dhe te mos lexojne kurre Manifestin Komunist.”

      Reply to this comment
  9. miri November 15, 18:14

    Historia bazohet mbi fakte dhe ngjarje te cilat gjykohen ne kohe dhe hapesire.Nuk mund te gjykojme veprimet e vitit1943 pa u thelluar ne mundesite ,rrethanat , kushtet ,gjykimin e nivelin kulturor te atij viti .le te pyesim sa here partizanet u ndeshen me gjermanet dhe sa here ballistet.Ajo qe nje lufte per clirim kombtar dhe me pas vinte ceshtja e pushtetit.Kujdes ballistet qe ne fillim u kujdesen per pushtetin dhe jo per clirimin kombtar.Ata duke pare se komunistet ishin me te forte dhe me te organizuar,kuptuan qe kishin humbur pushtetin ,prandaj ata u bashkuan me gjermanet per te shkaterruar komunistet.Kete e pohojne dhe misioni Angles,lexo shenimet e tyre Ji gjak ftohet

    Reply to this comment
  10. Sokoli November 15, 20:24

    SHpesh here themi ,kur perseritet e njejta gje”PRAP ME AVAZIN E MUKES KU!? ” E dhe tani ,kur vjen puna per luften ,ballistet hidhen vetem te Mukja. Mukja ,Mukja,Mukja. E c’fare u be ne Mukje? Ne Mukje ballistet donin te uleshin ne sofren e shtruar ,jo vetem qe te hanin,por edhe te komandonin. Pa ngriuni ju balliste e zogiste e denoni Ahmet Zogun si tradhetar e hajdut ? Si nje njeri qe shiti teritoret shqiptare. Pse nuk e permendni Ju zogista se Ahmet Zogu eshte shkjurorzuar si mbret,e u quajt mbret i shqiperise PERANDORI iTALIAN QE ATA BABALLARET TUAJ I CUAN KUROREN E sKENDERBEUT? Pse nuk thoni ju,e te pranoni se zogu u be mbret nen bajonetat Serbe? Pse nuk e denoni si vrases te patrioteve Barjam Currin, luigj gurakuqin ,Avni Rystemin, Riuza Ceroven? Pse nuk thoni qe ne kohen e tij njerezit burgoseshin e torturoheshin me spica ne thonje e veze te ziera te nxehta ne sqetull? Pse nuk thoni qe vendi ishte mizerabel ne te gjitha drejtimet? Mos valle, vetem ju pjella e tyre e dini gjendjen e SHQIPERISE ne ato vite? Pa na thoni ju te ballit kombetar, cilet jane ata deshmore qe u vran gjat luftes ? Pse nuk permendni sa shtepi jane djegur nga balli ? Pse nuk thoni qe ata ballistet ,etrit tuaj u zhvasnin grave vethet e unazat e gjerdhanet ? keto jepen edhe me shembuj konkret? Pse u ka ngelur mendja te dy jugosllavet qe muaremn pjese ne themelimin e partise komuniste,e nuk thoni se Zogu erdhi ne fuqi me bajonetat Serbe? Cila ishte fatkeqesia ,ardhja me bajoneta ne pushtet,apo me gjakun e deshmoreve? na e shpjegoni cila quhet lufte civile? Apo e quani si saliu qe thot grusht shteti,kur protestohet hapur,e kur gazetaret jane sheshit ne nje kafeni. JU qe pulat dje e pjeshket sot, u pelqejne shume e dim, ashtu si e dim se doni te erresoni historine e popullit tone. pse nuk e denoni vrasjen e 5 heronjeve te vigut,ashtu si ka denuar Enver HOXHA VRASJEN e ballisteve ne Golem te Lushnjes nja Mehmet SHEHU. PSE E zini ne goje Masakren e Tivarit,kur partia juaj ,nen hijen e saliut ngriten edhe nje komision parlamentar per te zbukuar te verteten ? pse nuk thoni qe Enver Hoxha dergoi ne fillim te viteve 1948-1949 (kerkoi ndjese ne se jam i gabuar per vitet) !50 mesues me kerkese te komunisteve kosovare? Pse e permendni kosoven ,kur JU LLAPAQENER , bet c’mos qe rama te mos shkonte ne Beograd? KU e kini ate Liderin e famshem Lulzim BASHE qe nxori gjithe ato qelbersirelleqe nga goja per kete vizite? Edi rama e la ne balte edhe Enver Hoxhen per ate qe deklaroi per KOSOVEN. PRA JU CDO HERE PERSERISNI ATE SHPREHJEN “PERSIRI AVAZIN E MUKES” Kam degjuar nga njerezit,kur shkoja ne Berat se ai doktor Deshnica thoshte pacienteve se ” Kur te sherohen plaget e Mukjes time,sherohen edhe te tuat” ne raste se nuk eshte e vertet ,kerkoj ndjese!

    Reply to this comment
  11. plaku i mocem November 15, 20:54

    Thoni cfare te doni tani bejeni gjeni,bejeni tradhetar, Enver Hoxhen, kjo ka pak rendesi.Nje person si ai qe drejtoi vendin me dore te hekurt per 45 vjet nuk i duken vlerat tani,duhet te kaloje nje kohe e gjate.Lereni sic eshte, as tradhetar e as hero.Koha do beje punen e vet,e atehere do te duket me mire kush ka qene,e cfare ka bere.Ne se Shqiperia do te behet me mire se c’ka qene dhe ceshtja shqiptare do zgjidhet sic kerkuan rilindasit,atehere Enver Hoxha do te jete pjese e historise se ketij vendi.Por ne se Shqiperia dhe ceshtja shqiptare nuk do te behet e nuk do te zgjidhet,atehere Enver Hoxha do te jete vete hostoria e ketij vendi.

    Reply to this comment
  12. Bocari November 15, 23:22

    Te gjitha keto qe shkruhen permblidhen ne shprehjen ; “Politika eshte si kurva”
    Problemi eshte se kush kurveroi dhe ndihmoi Shqiperine dhe kush e shkaterroi. Une nuk merrem me te vdekurit, kthehem tek pika ime e dobet, Saliu jeton dhe ska akoma nofke zyrtare. Se sa trima jane njerezit kundra “NJE UDHEHEQESI” e treguam 23 vjetet e fundit.
    Slame njeri te mire pa shkaterruar dhe vrare, vetem Saliut nuk i hyri gjemb ne kembe. Te gjithe jemi deshmitare te shkaterimit dhe krimit berishian dhe cfare bejme, merremi me Mukjen….

    Reply to this comment
  13. Mark uk November 16, 09:45

    Pse na nxierrin kto foto me kto hale.

    Reply to this comment
    • Labi Vlore November 16, 11:00

      @Mark uk.Ata nuk jane hale,por njerezit qe luftuan kunder pushtuesit Kemish Zi Nazi-Fashist.Dhe nuk jane Lepuj qe ju bashkuan Gjermanit(nga frika) ose u arratisen jashte Shqiperise(Zogu i Tunes prej Burgajetit or taj).Keshtu i nderuar Lepur me pseudonimin Mark uk.Lepuri mbetet Lepur dhe nuk ka vend ne Histori.

      Prej lufte vec ai largohet
      Qe eshte lindur Tradhetor
      Kush eshte Burre nuk frikesohet
      Por vdes por vdes si nje Deshmor.

      Ja kendoni keto vargje Zogut te Tunes prej Burgajetit ju Ballisto-Zogistet??

      Reply to this comment
    • ivani i madh November 16, 12:42

      po ke te drejte o mark idioti se si krim i gropave te zeza dole nga halet e tyre ku menderoseshin ata ti dhe babai jot matuf Sala. Po ke goje ti mor felliqesire te zesh ne goje ata qe ja leruan gjyshit,babai tend dhe ty se fundi .Nga ajo race jeni qe kur vjen termeti fshiheni si minje e sdini ku te futeni pasi iken fertuna dilni si kerminjte qurashe e doni te kullotni lirshem duke u jargavitur.

      Reply to this comment
    • Damiano Damiani November 17, 01:34

      O Mark! Po ta afrosh fytyren tende afer asaj fotografise nuk duket as si bythet e atryre burrave.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*