SHËNIM: Po rifryn era: ‘Mësim-Punë-Kalitje’!

August 9, 2014 09:40

SHËNIM: Po rifryn era: ‘Mësim-Punë-Kalitje’!

Dhjetra mësues fiskulture nuk arritën ta bindin kryeministrin Rama se mund të jenë të denjë për të kalitur brezin e ri. Simbolikisht, ata nuk mundën dot të kapërcejnë kaluçin; e si të tillë, nuk kanë si jua kërkojnë këtë gjë nxënësve të tyre. Shumëkush nuk ka qënë dakord me llojin e testit të aplikuar si dhe me notën negative të vënë nga Rama në këtë rast. Sipas kritikëve të qasjes Rama në Rilindjen e sportit në shkolla, jo doemos duhet të jesh në kondicione të mira fizike për të qenë dhe një mësues i aftë fiskulture; që do të thotë se edhe bark mund të kesh, edhe të pasme të dhjamosura, pa ndikuar aspak kjo në zellin dhe aftësinë për t`u futur sportin në gjak të rinjve e për t`i bërë të kenë rezultate. Dhe Rama, më tepër se muskujt, duhet të ish përqëndruar tek zelli i tyre. Dhe vetë ai, sot nuk e bën dot trehapëshin e dikurshëm, por kjo nuk do të thotë se nuk frymëzon dot skuadrën për të qenë e zhdërvjellët dhe rezultative. Por ajo ç`ka rrezikon ai, tashmë që opozita i është bërë ferrë për çdo hap e akt qeverisës, është akuza që mund t`i bëhet se po kthen komponenten e dikurshme me bartje ideologjike: ‘Mësim – Punë – Kalitje’. Tek e para, ndërhyri me frenimin e kopjimit në provime pas kaq vitesh; të dytën, punën, e ka po aq devizë të qeverisjes, sidomos për t`i rikthyer shqiptarët që të punojnë tokën; dhe të tretën, me rithemelimin e figurës së mësuesit të fiskulturës dhe sfidës së “kapërcimit të kaluçit” nga brezi i ri. Pritet reagimi i opozitës!        / E.H.

 

August 9, 2014 09:40
Komento

10 Komente

  1. fraza August 9, 10:46

    Cdo gje e mire e te kaluares eshte e vlefshme per te tashmen dhe per te ardhmen gjithashtu. Kush i politizon gjerat me qellim denigrues, eshte nje skllav i politikes, dhe si skllav atje e gjen edhe “lirine” e tij. Le ta beje skllavi politizimin, eshte ilire!
    E gjithe bota e civilizuar meson, punon, jeton dhe merret edhe me sport. Ku eshte e keqja e kryeministrit ketu (?), apo ne kerkesen per rritje te cilesise se edukimit fizik?!
    Suksese qeverise ne reformat transformuese te vendit, duke patur prioritet reformen ne drejtesi, ceshtjen e prones, luften kunder korrupsionit e me radhe. Populli, qe e zgjodhi qeverine, eshte ne pritje te shohe ndryshimin e gjendjes kritike, ku e lane te marret e regjimit te djeshem.
    Faleminderit DITA per publikimet tuaja me vlere!

    Reply to this comment
    • feniks August 9, 12:46

      E kam thene edhe here te tjera,se ky personi,qe paguhet per gazetar dhe qe ka frike t’i vere emrin e plote shkrimeve te tij(E.H),gjen ca tema ne kafene dhe i fut ca politizime pa asnje lidhje!
      Djaloshit Ermir i them:
      Ne SOCIALIZEM arsimi,shendetesia,bujqesia,siguria e rendit,punesimi,bonifikimi,mbrojtja dhe zhvillimi i PYJEVE,ULLISHTEVE,PEMEVE FRUTORE,VRESHTAVE etj,etj kane qene mbi baza teper SHKENCORE ,aq sagjendja e tyre sot eshte e krahasueshme me FEUDALIZMIN!!!
      JO CDO GJE QE SHKELQEN ESHTE AR,zoti Ermir!!!

      Reply to this comment
    • PA PARTI FARE August 9, 12:47

      Nuk eshte tek profesoret,por tek familja,dhe vete nxenesit ,,pasi tani qe kane kompjuterin perpara,nuk i rruhet me per fiskulture

      Kur vinte per brezin tone ora e fiskultures,gjalloheshim menjehere,pak rendesi kishte profesori,,,pasi nuk kishte gje tjeter me interesante per te bere,,,,por sot ???? ”’ sipas kohes,,kur ka shi mere cadren,,por me diell do vesh kapelen

      Megjithate,gazeta Dita e ka lene te hapur debatin..Faleminderit,,por ky eshte mendimi im,,Respekte per cdo koment tuajin

      Reply to this comment
  2. Niko Nika August 9, 10:52

    Ne boten e qyteteruar ky trekendesh i mbaresise njerzore eshte i rrenjosur ne edukate prej shekujsh.
    Bjeri dajres autor i ketij shkrimi.

    Reply to this comment
  3. veterani August 9, 11:42

    Bravo”Fraza”qe i ke dhene nje shuplake gazetarucit.Faleminderit gazetes DITA qe i botone te gjitha shkrimet,opzita eshte pasuri kombtare tani ka dhe nevoje per nje paterice.

    Reply to this comment
  4. Mark uk August 9, 12:02

    Pse habiteni kot nuk e kan vene emrin rilindje.

    Reply to this comment
  5. Kris August 9, 12:54

    A e kalon dot Rama kalucin Fullhajni?
    Jam i bindur se jo.Megjithe ndihmen e trajnerit berisha dhe presdentit te klubit Floriri Rama do skualifikohet nga nje kaluc i vendosur ne pronen e Vebiut

    Reply to this comment
  6. doni August 9, 13:04

    Mesuesit e fiskultures jane kthyer ne parazit ne ndonje raste edhe pianec apo me vese te tjera.Ne edukim kryesore eshte shembulli personal.Nje barkmath dyrdymen nuk mun te edukoje dashurine per sportin se pamja thot te kunerten.Kryeministri veprone shume mire sepse fiskultura ne shkolle thuajse nuk zhvillohet fare.Ti shkundi pake kta barkmedhenjet se u zgjat jeten.

    Reply to this comment
  7. Arvanitasi August 9, 13:09

    Rama qe ka kohe te testoje kalimin e kalucit nga mesuesit e fiskultures? Po kjo ja lehteson punen opozites pasi ajo ate do te shohe Ramen neser te testoje berberet, shoferet, kamarieret e stallieret ne jane te afte si Rama.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*