Bashkia: Prokuroria që heton ministrin dhe kryebashkiakun, por që harron trafikantin e drogës

May 13, 2016 12:23

Bashkia: Prokuroria që heton ministrin dhe kryebashkiakun, por që harron trafikantin e drogës

Prokuroria e përgjithshme ka kryer në 24 orët e fundit dy gjeste, prej atyre që s’ja kemi parë kurrë t’i ndërmarrë. Ajo ka nisur hetimet kryesisht, pra me iniciativën e saj, ndaj policisë së shtetit  dhe bashkisë së Tiranës, për dy çeshtje të cilat janë ose krejt të paqarta (paisjet e përgjimit të policisë), ose krejt qesharake (protesta e bashkisë).

Adriatik Llalla është arkivuar tashmë si kreu i prokurorisë së përgjithshme që çdo vit ka bërë deklarata për arrestime të bujshme të cilat nuk kanë ndodhur kurrë. Qëkurse është zgjedhur, në fakt prokuroria ka bërë krejtësisht të kundërtën, ashtu siç po bën edhe në rastete e mësipërme, kur bën sikur heton ministra e kryebashkiakë, duke i qëlluar thjesht me fishekë manovre.

Pas lajmit të dhënë nga presidenti Nishani, për egzistencën e paisjeve të paautorizuara të përgjimit në polici, organi i akuzës shpejtoi të njoftojë publikun se kishte nisur prej tre ditësh një hetim në lidhje me problemin në fjalë. Një hetim i mbuluar nga mjegulla dhe paqartësia, i cili vështirë se do shkojë më larg sesa titujt dhe vëmendja e mediave që arriti të kapë në minutat e para pas bërjes publike të lajmit.

Kurse në rastin e protestës së Veliajt, prokuroria u bë në mënyrë të shëmtuar palë e akuzave humoristike për “presion” mbi drejtësinë. Llalla e ka nisur këtë hetim qesharak, edhe pse paraardhësja e tij në postin që mban, jo vetëm ka pësuar trysninë e politikës, por është dhunuar e fyer publikisht nga kreu i qeverisë së kohës, për shkak të detyrës që mbante.

Për më tepër, kryeprokurorja është penguar të zbatojë edhe urdhër-ndalimet për punonjësit e Gardës, një shkelje flagrante, që duhet të çonte në burg autorët e saj. Llalla nuk hetoi kurrë për këtë precedent, por është duke hetuar tani njërën ndër dhjetra protestat që konsumohen përditë në dyert e gjykatave të Tiranës.

Duke mos harruar të hetojë dy rastet e mësipërme, ka shumë mundësi që prokuroria e përgjithshme të ketë harruar të lëshojë urdhër-arrrestin për trafikantin që këto orë po shkund politikën dhe mediat. Duke i lejuar kësisoj atij që të “çajë ferrën”. Trajtim i ndershëm, s’ke ç’thua!

 

May 13, 2016 12:23
Komento

4 Komente

  1. Petrit VJOSA May 13, 21:31

    PORDHET E PLAKUT TE VICIDOLIT DHE DRITAT E EMERGJENCES SE ADRIATIK LLALLES

    – Ne krye te akuzes shqiptare apo ne qeli nen akuze !?
    – Cironka Shullazi dhe padrinot e Mafias se Tiranes dhe “bandes se gangstereve” te saj

    Jo sot…
    1- Qysh diten kur ofendoi me gjuhe prej rrugaci kolegun e tij Hajdari ne mbledhjen e
    e prokuroreve te mbare vendit.
    2- Qysh diten kur grushtoi si nje halabak kolegun e tij Hajdari , Kryetar i Shoqates se Prokuroreve te Shqiperise ne syte e lemerisur te prokuroreve Shqiperise…
    3- … Edhe nje rrugac ordiner arrestohet nga policia kur kercenon e aq me teper grushton nje qytetar tjeter jo me kryprokurori i Shqiperise Kryetarin e Shoqates e Prokuroreve te Shqiperise… Nuk eshte pa faj edhe Hajdari qe jo vetem nuk iu pergjigj me te njejten monedhe Adriatik Palles! Si mund te mbroje ligjin nje prokuror kur nuk eshte ne gjendje te mbroje vetveten!?
    4- Qysh diten kur “me urgjence” levizi, ngriti ne detyre e gradoi nje lukuni prokuroresh te perfolur e denoncuar jo vetem per paaftesi por edhe per afera korruptive sipas sherbimeve dhe tarifave, qe i kane paguar atij te njohura si “taksat e korrupsionit” dhe kontratave te fshehta me Padrinot e Mafias shqiptare Sali Meten per sherbime ne te ardhmen
    5- Qysh diten kur iu mohua viza kryprokurorit te Durresit nga Ambasada amerikane si pjese e “delegacionit” te tij per nje konference te nje shoqate nderkombetare juristesh e jo si i ftuar zyrtarisht nga FBI-ja amerikane, sic mashtroi Llalla ne Tirane dhe sic u detyrua te rrefehet nga “Zerin e Amerikes”.
    Kush pagoi per shpenzimet e udhetimit, tarifat e pjesemarrjes ne konference, per hotelet, dietat e sherbimit… Taksapaguesi shqiptar apo Llalla e co.!? Ta hetoje KL(e)SH i Leckajt!
    6- Qysh diten kur mashtroi shqiptaret per delegacionin e Prokurorise se Pergjithshme qe do te takohej me drejtorin e FBI-se amerikane dhe nuk u prit as nga portieret e saj .
    7- Qysh diten kur u zgerlaq keqazi nga Zeri i Amerikes ne intervisten me te turpshme te nje funksionari te larte shqiptar qysh kur eshte krijuar ajo.
    8- Asnje pergjigje konkrete… Pergjigje kodra mbas bregut… Genjeshtra nga me te trashat per cdo pyetje te holle te saj.
    9- Qysh diten qe jo vetem nuk e pranoi ta nenshkruante por as ta takonte drejtori i FBI-se, syshqiponjave amerikane … Pse!?
    10- Qysh diten kur nuk e besojne shqiptaret kryeprokurorin, kryegjykatesin e larte, KLD-es, Presidentin jo vetem me te paafte te vendit te vet, si mund ta besojne amerikanet qe dine per ta me shume se ai di per veten e tyre.
    11- Qysh diten kur Ana Veizi ( Ana Franku shqiptare ), nusja e vellai i Aleks Nikes, familjaret e 4 viktimave te 21 janarit dhe Gerdecit, te Otrantos e 1997-es u drejtohen Gjykates se Strasburgut ( ne fakt duhet ti drejtoheshin Gjykates Nderkombetare se Hages sepse behet fjale per krime te mirefillta kunder njerezimit ) e jo Prokurorise se Pergjithshme, Gjykates se Larte, KLD-es, kryetarit te shtetit qe i ekzekutoi pa gjyq e ne Bulevardin ku nuk guxoj te ekzekutoje as nazi-fashizmi dhe as komunizmi…
    12- Qysh diten kur nuk e besojne shqiptaret kryeprokurorin, krygjykatesin e larte, KLD-es, Presidentin jo vetem me te paafte te vendit te vet, si mund ta besojne amerikanet qe dine per te me shume se ai di per veten e tij.
    14- Qysh ditet kur Plaku nga Vicidoli dhe banda e tij kusare e vrastare, ” Qeveria e tij e gangstereve” dhe ” Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit” kapi dhe nuk po leshon kurrsesi te gjitha hallkat e drejtesise dhe te shtetit shqiptar .
    15- Qysh diten kur ne vend te homologut shqiptar Adriatik Balla, Drejtori i Pergjithshem i FBI-se amerikane nenshkroi marreveshjen e bashkepunimit per Byrone Kombetare te Hetimit, me ministrin e me te suksesshem ne historine e Shqiperise Saimir Tahiri ne prani te kryeministrit Edvin Rama.
    Pse!? Sepse amerikanet si askush tjeter te shohin , te vleresojne punen e jo gunen e shqyer te nje kryeprokurori qe nuk ka nisur asnje hetim serioz per aferat me te renda te korrupsionit ne historine e Shqiperise duke nisur nga… Autostrada e kusarise se kombit e deri tek CEZ-i, nga Gerdeci e deri tek 21 janari, nga Fazlici e deri tek Fullani, qe nga vrasja makaber e gjyqtarit Ikonomi e deri tek ekzekutimi nen hunden e tij i Artan Santos, qysh nga shkarkimi i Ina Rames e deri tek vete emerimi i tij me kontrate besnikerie e impuniteti nga Mafia politiko- financiare e Tiranes e me tej.
    Cdo njeri prej fakteve te mesiperm do te mjaftonte qe Adriatik Llalla sot te ishte ne burg e jo ne krye te organit qe ka per detyre te shenjte e ligjore hetimin, ndalimin dhe goditjen e krimit dhe korrupsionit qe po ia ze frymen e merr shpirtin demokracise shqiptare.
    Shqiptaret jane ngopur me sirenat e alarmit dhe “mbledhjet urgjente” te nje kryeprokurori sharlatan qe prodhon show mediatik, por qe nuk ka hetuar, kopsitur asnje dosje te plote ne keto pese vjet… Te pakten te kishte apeluar vendimet skandaloze te gjyqtareve te sterkorruptuar te dosjeve te Fullanit, Tafajt.
    Me siguri keshtu do te veproje edhe me ceshtjen e Kseres, per te cilin edhe amerikanet kane informacion te sakte se, midis te tjerash bashke me sekseret e tij, eshte marre edhe me trafik njerezor duke shitur viza amerikane, deri ne 25 mije euro copa per shqiptare qe kurre nuk kane punuar ne ministrine e tij.
    Kaq eshte edhe cmimi qe paguajne shqiptaret tek Mafia italiane dhe Greke e pasaportave dhe vizave per ne SHBA.
    Ne vend te flinte pas kangjellave te burgut Adriatik Llalla jo vetem po fle por edhe po majmet nga kllapia e tij totale mbi dosjet e krimit dhe korrupsionit.
    Me kete mbledhje urgjente Adriatik Llalla dekonspiroi edhe me keq veten si kryeprokuror me kontrate nga Mafia politike e Tiranes…
    Sa leshoi ajo nje pordhe me ere plaku i Vicidolit per Shullazin , u ndezen dritat e emergjences ne zyrat e pergjumura te Llalles.
    E cdo shqiptar, pervec Adriatik Palles e di dhe sheh se Shullazi eshte vetem nje cironke perballe peshkaqeneve e Padrinove te Mafias se Tiranes dhe “bandave te tyre te gangstereve”, sic e pat quajtur plot 20 vjet me pare ” The Times” e Londres qeverisjen e Sali Berishes !

    Petrit Vjosa, London

    Reply to this comment
  2. niki May 13, 21:48

    E perseris te bejme ,nje MEMORANDUM ,ne shoqeria civile per ta larguar nga detyra kryeprokurorin LLALLA.

    Reply to this comment
  3. vasili May 13, 22:15

    Mos kerkoni te bej profesionin e kryeprokuroit ky katundar i trashe dhe diabolik llalla,qe gjithmone ka vazhduar te funksioninoje,dhe ne ´´pushtetin´´ e Rames si pjestare i bandes se kulles vicidolase.
    Po keshtu dhe miu i shikut Visho qe vazhdon ta gryeje kete shtet per llogari te kulles.
    Apo kapteri-president,qe presidencen e ka shndrruar ne kulle vicidolase ne cdo centimeter te saj,
    Peshtirosja dhe neveria e qytetarit vjen dhe mbush dhe derdh kupen,ku dhe gjykata kushtetuese,vazhdon te jete e instaluar brenda kulles.
    Bashkoi me keta dhe met skuthin qe gjate gjithe kohes ka sabotuar punet e institucionit me te larte konstitucional,per llogari te vehtes dhe Saliut.´´Kryeministri´´ me corape te kuqe dhe kostum kinez,ivazhdon ti gezohet asaj qe mban celesat e godines ,i shndrruar i gjithi ne nje dardalec frikacak duke vazhduar te perserise pa mbarim,si nje i semure me fiksime,qe une nuk i komentoj punet shtet minuese dhe shkaterruese qe vazhdojne te bejne keto institucione,duke pritur me duar tek koqet Godone(reformen gjyqesore),qe ka lejuar vehten ta sorollatin dhe ta verdallosin pa mbarim.
    Kur mendon,qe Saliu,ne menyren me te eger dhe antiligjore,arriti te shkarkoje pa asnje pengese(tani doli fare qarte,qe ahere paskemi pasur nje opozite me se te vdekur),lryeprokurin jo nje po dy,kryetarin e shikut dhe presidentin dhe te funksionoje si gjykate kulle gjykata kushtetuse.
    Pra de facto ky vend vazhdon te sundohet nga banda e berisha-meta,kurse kryeministria funksionon si nje mauzole ku minstrat ne kohe te caktuar shkojne dhe bejne homazhe ´´kryeministrit´´ me shume se te mbaruar..

    Reply to this comment
  4. fteri May 14, 09:36

    ?!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim