SHËNIM: Prostitutat dhe nafta e ministrave

Nga Koloreto Cukali February 28, 2014 10:20

SHËNIM: Prostitutat dhe nafta e ministrave

Seks për 3 mijë lekë nga varfëria, pranga 3 grave nga Kamza, Lapraka e Tapiza. Ky është lajmi, dhe nuk ka nevojë të lexosh artikullin. Siç shihet, policia e shtetit po zbaton ligjin dhe po çrrënjos prostitucionin duke vënë nën pranga 3 gra të mjera që detyrohen të prostituojnë me 3000 lek. 3 mijë lek janë aq sa ç’harxhon një ministër naftë për një kafe në Durrës. Sikur ministri, ta zëmë, të mos e pinte kafen në Durrës por poshtë pallatit, do kishte mundësi ta largonte për një ditë një nga ato gra nga rruga. Por, shteti jonë kafen do ta pijë në Durrës sepse për prostitutat e mjera të periferive ka një zgjidhje më të lirë: prangat. Flas për “prostituta të mjera”, sepse në këtë vend ka dhe plot prostituta luksi.

 

Prostitucioni i luksit dhe ai i mjerimit

Tirana është vendi i prostitucionit luksoz – ushqim cilësor me bazë mishi – për të huajt, për burrat e pasur e të mëdhenj në moshë, për këdo që ka 100 deri në 400 Euro për të shpenzuar për një orë a një natë qejfi pa preokupime. Katalogu i femrave të luksit nis që 16 vjeç e lart, shumica gjimnaziste apo studente, që ditën janë shoqe të mira e të dashura të klasës e natën janë vetëm një telefonatë larg.

Kushdo që bën jetë nate në Tiranë ka dëgjuar me dhjetëra histori të tilla, di edhe baret ku mund të gjenden klientet. Konsierzhët e hoteleve (daç 2, daç më shumë yje) kanë numrat e telefonit të menaxherëve që mund të të sjellin dy yje në dhomë, yje prej mishi nën 20 vjeç.

Nuk besoj se shteti ka mbetur pa spiunë që të raportojnë për këto rrjete, apo që nuk mund të  ngrejë struktura që t’i identifikojnë. Por, shtetit i bie më për mbarë ta lejojë këtë treg informal që të lulëzojë.

Nuk kam gjë kundër shkëmbimit të të mirave materiale: një vajzë jep diçka nga vetja, një burrë i shëmtuar e i vjetër jep diçka nga kuleta, e të dy palët mbeten të kënaqur, qoftë dhe përkohësisht. Do doja që ky shkëmbim të ishte i kontrolluar, e mundësisht të taksohej. Por, ajo që më shqetëson më shumë është kur dëgjoj  që shteti na i vinka pranga prostitucionit, e ku gjithmonë viktimat janë gratë e varfra të periferive që nuk prostituojnë për të blerë rroba firmato, po për të ushqyer fëmijët.

 

Shteti-prostitutë

Këtë shtet, që arreston këto gra unë e padis. Ky është një shtet i padrejtë që godet vetëm të varfrat. Ky është një shtet diskriminues, sepse godet vetëm të mjerët e periferisë. Ky është një shtet-prostitutë, që nuk ka ndër mend të merret seriozisht me prostitutat e mjerimit. Nëse do donte shteti të çrrënjoste prostitucionin, do duhej një strategji që nuk më duket se e ka.

 

Dinjiteti i një prostitute suedeze

Suedia është një nga vendet më të suksesshme në luftën kundër prostitucionit. Ky vend e ka zgjidhur shumë thjesht: dënon vetëm klientët. Gratë e ushtrojnë për të fituar bukën e gojës (edhe kur bëhet fjalë për të paguar qeranë, por edhe për të blerë rroba firmato) ndaj ato nuk duhen prangosur. Klientët, ata që lëshohen në jetën e natës me ca qindra Euro në xhep, ose që kullosin në Tapizë, Kamzë e Laprakë me 3mijë lek në xhep, janë ata që e ushqejnë këtë plagë sociale dhe Suedia i dënon, madje, i prangos. Te ne jo vetëm që shpëtojnë pa asnjë problem, por vazhdojnë jetën normalisht, mbledhin 3mijë lek të tjera e dalin për gjah periferive. Fusin 700 euro në xhep e dalin klubeve të natës.

Do duhej të ishte lobim e prioritet që nga shoqatat e grave e deri tek gratë deputete, që prostitutave shqiptare të mjerimit t’u ofrohej pak dinjitet nën modelin suedez. Por, për sa kohë ngjarjet janë në periferi duket se nuk gudulisin askënd. Tapiza, Lapraka e Kamza janë vetëm nocione gjeografike ku shkohet 1 herë në 4 vjet për vota, dhe votat e prostitutave të periferisë nuk ngrenë peshë. Përndryshe, janë këto vende ku lulëzon tregu i zi i mishit të lirë janë thjesht ca tabela blu gjatë rrugës për të pirë një kafe në Durrës.

Nga Koloreto Cukali February 28, 2014 10:20
Komento

23 Komente

  1. gazetari February 28, 10:49

    Para shtate vitesh ne Indi, ne diten e 1 Majit, doli be proteste nje kuadrat me…6000 prostituta. Ato ishin ngritur ne proteste sepse kerkonin te vizitoheshin nga mjeku, por edhe t`u njihej vjetersi pune, pra te ishin te siguruara ne sigurimet shoqerore. Mender kreu i sindikatave te shqiperise, ate dite, ne 1 Maj, drekonte me kryeministrin e asaj kohe. “Qytetaret” e Tiranes, ishin te kenaqur qe pinin nje kafe tek Tajvani, apo lart nga liqeni. Ate dite, bera shkrimin me titull: “Me mire prostitute indiane, sesa sindikalist shqiptar”(jo me kete emer, kuptohet). U botua te pasnesermen ne njeren nga gazetat e dites. Ç`mund te te them me teper, o autori i ketij shkrimi?!?

    Reply to this comment
  2. Mepasion February 28, 10:51

    E njejta gje ndodh edhe ketu ne usa z.Cukali.Prostitutat e rruges kapen,ato qe zdine ose jane te reja ne zanat.Kurse ato te lluksit qe jane me 1mije $ ora nuk kapen,sepse ato kan klientet ne telefon dhe duhet nje rekomandim i mire dhe disa bakshishe te mira qe ajo te shtoj ty ne numrat e klienteve dhe ta ngrej tel. pa problem.

    Ketu ne usa prostituta qe flinte me gurvernatorin amerikan (dhe qe nuk ishte kushedi per cmimin qe kishte) u vu ne faqen e pare te gazetes per disa dite me radhe dhe jo per keq po per MIRE!!
    Ajo u “viktimizua” sikur po punonte skllave per buken e gojes qe ishte shume ofenduse per te gjitha grate ketu qe punojne pune te ndershme per buken e gojes.Madje tani ajo shkruan 1here ne jave ne nje gazete duke u dhene burrave keshilla…lol(le qe u be dhe milionere duke pozuar nudo).

    Sa per ato te lluksit ne Tirane un kam pasur rastin te njof disa por e vetmja gje qe mund te them eshte: Nuk jane “Studente”! Por jane “Kur..a”.

    Reply to this comment
  3. Artan February 28, 11:00

    Shtet plehre ky dhe ai qe ishte, qe po degradon gjith shtresat. Turp!

    Reply to this comment
    • prometheu February 28, 15:09

      Prostitutat e verteta ne Shqiperi jane plitikanet, sistemi I drejtesise dhe gjithe pushtetmbajtesit qe imoralitetin e kane karakteristiken kryesore te perbashket ne CV /resume-ne e tyre .Shkurt jetojme ne nje kohe ku imoraliteti paraqitet si cilesi “per te bere perpara”.

      Reply to this comment
  4. Eli February 28, 15:14

    Prostitucionin i tipit Sali Berishovic ja keshtu deshiron te jetojne shqipetaret……te gjithe te bashkuar ne sheshin skenderbej deri sa qeveria- gjykatea- prokuroria te arrestojn Sali Berishen dhe te gjithe ata qe deshirojne destabilizimin e vendit.

    Reply to this comment
  5. gjermani i fundit February 28, 15:40

    une spiunet e shtetit preferoj ti quaj informatore.Nuk njoh e s’kam njohur te tille,por bejne nje pune qe dikush duhet ta beje.Prostitutat? Nuk di çfare te them.Shteti nje rregull kerkoi per furgonat dhe shikoni sa greva po behen,pa lere te ndaloje prostitutat!Do ngrihet PeDeja dhe do mbushe sheshin me prostituta elektorale dhe te verteta,do turret tere Tirana per pilaf me zog qyl e keshtu Berisha do thote qe mblodha 2 milion kunder qeverise.

    Reply to this comment
  6. mergimtari fv February 28, 16:20

    Kryeprostitutat jane ne kuvend , listen e kryeson ajo goje çthurura e Shkoderloces me 30% nga pas .

    Reply to this comment
  7. Mark uk February 28, 16:42

    E ke ngatrruar me ate qe te lindi.

    Reply to this comment
    • per laron mark.uk February 28, 18:54

      @mark.uk ajo prostja tek foto jotome apo jotmoter eshte jo per gje po i ngjaka shume zhele-fines tende ajo qe e bani shkodren — venezia,ik mark.uk ruaj dhite dhe terhiqi ndonje tenxhere miser te zier se ajo eshte menuja e juaj….

      Reply to this comment
  8. Namuzliu February 28, 16:56

    Zgjidhjen nuk e paska Suedia, por e ka Gjermania (kudo në ballë, shtet shumë pragmatist) ku, siç besoj se dihet, punonjëset e qefit i ke nëpër institucionet e tyre – hotelet me perde të kuqe, madje në mes të qytetit, si në Frankfurt, që i kam frekuentuar edhe vetë. Zgjedh, futesh brenda, paguan dhe mbaron punë. Pa asnjë prb, si për ato si për klientin. asnjë lajm në shtyp për dhunë apo mashtrim etj etj. Italia plasi duke u marrë me to, për 20 vjet që jam këtu as e ka zgjidhur e as ka për ta zgjidhur. Prostitutat po rrugëve e rranxave.

    Reply to this comment
  9. Toni February 28, 18:04

    Prostitua .. Prostituta.. Ne fakt ketu ne shqiperi gjeja me e leht eshte te gjesh prostituta, ato i takon sapo del nga shpia, sapo del ne rruge , eshte e cuditshme por e vertet. Nje komb aq i lasht sa ne, me nje kultur po aq te lasht ” Kurverin “, thone qe eshte zanati me i vjeter ne bote! Mua me vjen turp te jetoj me kurverin e nates, me vjen aq ndote sa edhe diten kam filluar te kem frik nga kurveria e pa fytyr. Ashtu sic e dim te gjithe ato qe fitojne me shume nga ky zanat jane Politikanet tane, por nje shprehje thote ” Cdo popull i meriton Politikanet qe ka ” kam frik shume se prostitutat me te medhaja jemi ne POPULLI.

    Reply to this comment
  10. P.A.B February 28, 18:28

    Seks për 3 mijë lekë nga varfëria, pranga 3 grave nga Kamza, Lapraka e Tapiza. Ky është lajmi, dhe nuk ka nevojë të lexosh artikullin.

    Siç shihet, policia e shtetit po zbaton ligjin dhe po çrrënjos prostitucionin duke vënë nën pranga 3 gra të mjera që detyrohen të prostituojnë me 3000 lek.

    3 mijë lek janë aq sa ç’harxhon një ministër naftë për një kafe në Durrës.

    Sikur ministri, ta zëmë, të mos e pinte kafen në Durrës por poshtë pallatit, do kishte mundësi ta largonte për një ditë një nga ato gra nga rruga. [artikulli]

    ***

    Shume mire z K.C.

    Nuk eshte drejtesi ajo qe shton vuajtjet, e pjeses me te vuajtur, te shoqerise.

    Reply to this comment
  11. MARKO February 28, 18:46

    Zonja Jozefine, eshte e lodhun, nga qe eshte perdorur shume, ndaj nuk hyn tek prostitutat, por ke te mbaruarat.

    Reply to this comment
  12. Frojdi February 28, 19:13

    Te lumte Koloreto! I ke ra pikes per kete problem! Vazhdoni me te tille probleme. Jeni me te vertete gazetar elegant qe vendosni gishti ne plage.

    Reply to this comment
  13. rnbrt February 28, 20:01

    jevgu do te heq ato qe te permirsoj emrin kur..v.. ngaqe thon se politikanet jan kur…va

    Reply to this comment
  14. Horri i Bulevardit February 28, 21:43

    Mos mi luni zojat se i kam me letra, asnji spuno ne te zezen, edhe kto zojat qe me erdhen mbas 23 qershorit, me thon te drejten e bojn punen mire, e kan rrit biznesin me 120%, me tradhtojne ndonjehere kur dalin akoma ke foltorja e Saliut, por nga halli se me ikin, e boj nje sy qorr.
    Per ju komentusat qe jeni kolege te mi, kam bo ulje cmimesh, kush o gati, vetem ti shkruj dy rrydhe dhe i kallzoj numrin e semaforit ku o zoja ne fjale.

    Reply to this comment
    • toni February 28, 22:13

      o Horr po per ate vemjen mark.uk a ke ndonje varjant pune se edhe nga SHQUP e kan depertuar,eshte cuni i xhozit e ka me pashukun…

      Reply to this comment
  15. astrit March 1, 08:36

    Shkrim i trishtueshem. Popull i trishtueshem. Na shpeto o ZOT!

    Reply to this comment
  16. Mark.uk March 1, 08:51

    I lumt policis se shteti qe po kryendetyren profekt.Sipas gazetares per tre femra qe paska arrestuar qe ushtronin prostitucion paska zhduk ket fenomen ne Tirane.Jan edhe ca qe kan cuar motrat e veta dhe jan tutor te tyre e fillojn e fyejn te tjert.

    Reply to this comment
  17. Aedinse March 1, 09:02

    ATO te treja u arrestuan!!!!!
    Femijet u ngelen prape pa buke!!!!!!!!
    Ku jane ERION VELIA, SLLOBODANKA BERISHA, TEUTA TOPI, ODETA NISHANI qe te merren me keta F E M I J E?

    Reply to this comment
    • Aedinse March 1, 09:06

      Kane ik me zhvat nonji fondacion tjeter!
      Se disa mesuese neper shkolla 9-vjeçare ne TIRANE ne emer te zhvatjes po mbledhingjoja fonde ne ndihme te problemeve qe demostron emisioni “FIKS FARE”

      Reply to this comment
  18. altin July 31, 17:54

    numri ime nese ke deshr te marish mer ku te duahs ti moj une te pres ty te marish ne tel ok zemr 0685973658

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*