Pse gjithë ky panik nga një padi e ekzekutivit?

Nga Mustafa Nano December 11, 2013 13:00

Pse gjithë ky panik nga një padi e ekzekutivit?

Vihet re që është krijuar një nervozizëm nga padia që ministrja e Mbrojtjes, Kodheli ka bërë për paraardhësin e saj, Imami. Është një nervozizëm që ka kapur këtë të fundit, gjë që duket tek reagimi i llojit “këta janë të çmendur, këta po kalojnë vijën e kuqe”. Madje, këto fraza, më shumë se për nervozizëm flasin për panik, dhe nuk kuptohet pse, pasi bëhet fjalë veç për një padí. Asgjë më shumë. Padia është depozituar në dosjet e Prokurorisë, dhe janë prokurorët që do të hetojnë për të verifikuar, nëse ka apo jo elementë të veprës penale në sjelljen e ish-ministrit Imami. E nëse prokurorët i japin dum punës, duke thënë se “po, ka elementë të një vepre penale”, Imamin sërish nuk e gjen asgjë. Ky i fundit do të ketë të drejtën të mbrohet ndaj kësaj akuze në Gjykatë. Në Gjykatën e Lartë. Dhe me sa dimë ne, as prokurorët, as antarët e Gjykatës së Lartë nuk janë nën kontrollin e maxhorancës. Pas 23 qershorit janë bërë disa lëvizje e disa freskime të natyrës institucionale, por në prokurori e në Gjykatën e Lartë nuk kanë ndodhur ndryshime. Këto janë institucione që nuk varen nga ekzekutivi.

Nervozizmi i Imamit edhe mund të pritej, por janë bërë nervozë dhe të tjerë. Madje, edhe ndonjë komentator politik e sheh me shqetësim këtë gjest të ekzekutivit (padinë e ngritur pra). Për mua, maxhoranca meriton mbështetje në këtë aksion. Maxhoranca e shkuar pati jetë tetë vjet, dhe nuk bëri asnjë padi as në adresë të paraardhësve, s’ka gjë se i kish denoncuar me breshëri gjatë kohës që ish në opozitë, as në adresë të të vetëve, për të cilët çfarë nuk u tha nga media e nga opozita e atyre moteve. U mor vesh pse nuk bëri padi. Kish ardhur në pushtet me idenë për të plaçkitur vendin, e në këto rrethana nuk shkonte të ngrinin padi për paraardhësit. E pasi filluan plaçkitjen, i lidhën njëherë e mirë duar e tyre e nuk mund të vepronin më kundër korrupsionit.

Fakti që ekzekutivi i ri e ka filluar mandatin me ngritje padish është një shenjë e mirë. Don të thotë se nesër do të ndëshkojnë dhe korrupsionin e të vetëve (gjithmonë, duke ngritur padi).

Nga Mustafa Nano December 11, 2013 13:00
Komento

27 Komente

  1. arbri December 11, 13:18

    kete spo kuptojm pse i djek kur ska ber qe

    Reply to this comment
  2. mendim i lire December 11, 13:26

    Se ju djeg, prandaj kercejne pupthi ! Kane o Muç ksne vjedhur, dhe kane frike se Rama mos e merr seriozisht!

    Reply to this comment
  3. 1 prilli December 11, 13:26

    Quhet kallzim penal Muc dhe jo padi. Qe ta kuptosh me mire padite cohen ne gjykate, kallzimet ne prokurori. Po ti mbase ske faj se keshtu e ke degjuar nga Mimi.

    Reply to this comment
    • 2 pilli December 11, 17:34

      -Si ne prill apo ne maj,PJESHKES mos u ndaj!!!
      -(Marre nga vepra e 99-te e prof.dok.veteriner,Sali Ram Berisha)!!!

      Reply to this comment
  4. Marin December 11, 13:37

    Ne shpellen e Ali Baba Saliut dhe 40 krimineleve e hajduteve te tij ka rene bomba; si te mos ngrihet ceta ne alarm?!

    Reply to this comment
  5. niko December 11, 13:40

    Guximi me te cilin vepruan ish qeveritaret per te grabitur dhe tjetersuar pronat e shtetit dhe vecanarisht ato te Ushtrise;eshte me te vertete indinjues.Per mendimin tim “ministrat” e qeverise ‘Berisha kane qene thjesht kukulla qe nuk kane pasur asnje lloj autonomie;kujtoi rastin e 21 Janarit kur vete Kryeministri kryente te gjitha funksionet ministrore;madie edhe ato te institucioneve te “pavarura” si kryeprekuror ,si gjykates si Prsident etj…Pra pergjegjesi eshte nje dhe vetem nje le te mos fshihemi pas gishtit; S.Berisha duhet te pergjigjet perpara shqiptareve dhe Drejtesise per gjithcka i punoi ketij vendi!Pastaj me radhe te gjithe “ata” qe perfituan nga mbeshtetja e Tij per te vjedhur e shkaterruar gjithcka!

    Reply to this comment
  6. Pëllumb zaimi December 11, 13:45

    Shumë bukur e sakte z. Muç!

    Reply to this comment
  7. Pëllumb zaimi December 11, 13:51

    Z. Muç? Me vendim të bashkisë të kemi shpallur “nderi i rripës heroike të strorës”!

    Reply to this comment
  8. pelivan December 11, 14:28

    Pooooo… Sheh rrushi,rrushin dhe piqet!…

    Reply to this comment
  9. vetvetja December 11, 14:41

    E drejte, paniku duket sheshit dhe presioni behet per t’i dhene gjoja natyre politike. Imami eshte nder kampionet e abuzimeve qe jane bere ne ate fare qeverisje, prona pafund te Ministrise se Mbrojtjes u jane shitur per hicgje klienteles se PD-se dhe familjes, skandalet ashiqare me reklamat, mjete te ushtrise te dhena per skrap, etj.etj. Imami eshte personi me i lehte per te filluar ndeshkimin ligjor, per te kaluar me pas tek Genc Ruli, Pollo, Bode, e ne fund tek kapomafia Berisha e familja. Vem me aferat e Fazllicit mund t’u vesh prangat ne moment po te kishte nje drejtesi funksionale, por fatkeqesisht kete te fundit nuk e kemi, prandaj dhe ndjeheshin kaq te sigurte keta bandite ne grabitjet qe benin.

    Reply to this comment
  10. Kuqeziu December 11, 15:27

    Ke qënë e mbetesh gazetar “par exelence” muc nano! Shkaqet e verteta te nervozizmit pd-ist dhe te zhvillimeve postkallzim në të janë pikërisht e saktësisht ato që thoni ju! Nderime muç nano! Rehovica ju përshëndet!

    Reply to this comment
  11. Tos Bllokmeni December 11, 17:14

    O Muco, behet fjale per kallzim penal jo padi… Po pse shkruani xhanem per gjera qe nuk i kapni?

    Reply to this comment
  12. sadik \\\\Malaj December 11, 17:51

    KUSH KA VJEDHUR DHE KRIMINELAT QE LANE TETE JETIME DHE MASAKRUAN NJI POPULL ME 21 JANAR DUHET TE ISHIN DHE PA VONESE TE JENE NE BURG.
    EDHE KRIMINELA EDHE E TRASHIN ZERIN E KERCNOJNE.
    KUSH I KA FRIKE ?

    Reply to this comment
  13. arben December 11, 18:02

    Po kjo eshte vetem nje loje sa per sy e faqe te opinjonit te brendeshe dhe te jashtem , se ne jemi ne prag te kerkese per marrjen e statusit qe tju them ja po e luftojm korrupsionin kemi derguar nje minister per ndjekje penale , por nuk do ndollin as nje gje do te na japin satatusin dhe kaq as nje gje nuk ka per te ndryshuar kan me dale ja e morem nje fitore historike si gjithmone pd do te thot jua lam gat dhe do vazhdojne si per her nja dy vjet tenjejten mesele deri ne zgjedhjet lokale me kete histori dhe do ti ndajne komunat dhe bashkite vet sic kan ba deri me sot dhe nja dy vjet te tjera po me tenjetin avaz deri ne zgjedhjet e pergjithshme dhe aty do te jene vetm keto dy parit dhe aty do ti ndajne deputete sic dine ata dhe kaq do riciklojne njeri tjetrin si me naton per aritjet e tyre dhe populli nuk perfiton as gje nga keto se i ndaje bashke te dy partit bashke me ndrkombetaret , deri sa ne ate vende nuk ka popull te vet dishem dhe qytetare te pergjegjshem per fatet e tyre .

    Reply to this comment
  14. niku December 11, 18:22

    Imami ka shprese se do t’ja hedhe me procedura si Basha. Ne fjalen e tij tha: Kallëzimi penal i depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme, nuk ka ndjekur rrugën zyrtare, formale e ligjore, të hartimit dhe përcjelljes së një kallëzimi penal dhe përben një shkelje të rëndë të procedurës.
    E rren mendja te shkretin. kjo tregon se eshte i dhj…… dhe i ka hyre paniku. Dukej ne sy

    Reply to this comment
  15. capajevi December 11, 18:39

    Kallezim (penal) = Padi (penale) Si njera edhe tjetra mund te mos jene penale, por jane e njejta gje.Ky sqarim per ata te ditur…. qe rutullohen te kafshojne bishtin e tyre. Kurse per Mucin ngelem i cuditur qe ai cuditet me Arben Imamin. Bile shpiegon edhe arsyet pse Imami nuk duhet te “alarmohet para kohe”!!!. O Mustafa po pse e ke ulur kaq shume piacen…?Ne nje shtet normal sot duhet te kishte dhjetra mijera padi apo kallzime (quajini si te doni ju te diturit) Burgjet duhet te ishin plot me politiqene dhe sahanlepires te tyre.Valle ti do te “habiteshe” per alarmimin para kohe te sejcilit prej tyre…?Mos je duke shkruar ndonje liber tjeter dhe me keto rjetshtat e gazetes, vetem sa mban familjen me buke…?

    Reply to this comment
    • 1 prilli December 11, 18:58

      Ty mor mik qe nga emri qe mban duket se ku te paska mbetur ora. Mucin e korrigjojme se si gazetar nuk mund ti lejohet te jete aq i paditur sa ty qe i ditke se jane njesoj. E kjo sdo te thote qe ti dalesh krah Imamit. Dhe qeta kuptosh deri ne fund, nese ndaj Imamit do te kete padi kjo do te thote qe zj. Kodheli ja la dale mbane dhe se prokuroria ka bere punen e saj. Ik tani se ska me leksione falas per sot.

      Reply to this comment
  16. shqiptari December 11, 18:40

    Ky Arben Imami, shume ka ngrene, me te gjitha qeverite e meparshme. Nese eshte i pafajshem, te mos trembet se nuk e gjen gjë. Por shume i ka hyre frika. Zullume ka bere plot, sidomos ne periudhen kur ka qene minister i mbrojtjes ne qeverine e Berishes. Une, po ju them edhe nje fakt. Ka blere per llogari te Sherbimit Informativ Ushtarak (SHIU), nje aparat arkerkues me vlere rreth 40-50 mije dollare. Se perse e do SHIU kete aparat, vetem Arben Imami e di, por duhet te sqaroje edhe Prokuroria.

    Reply to this comment
  17. ILIRET December 11, 18:43

    O mjeshtra! C’beri kallzim penal, c’beri padi ? Nuk po e degjoni Imamim qe po bertet: Kush ma ka bere padine ?

    Reply to this comment
  18. Leonora December 11, 19:28

    Po Muci mor bir. Ti si gjithnje u bie gjerave balle per balle sepse ke personalitetin tend te krijuar me punen e mundin tend pa i u servilosur batakcinjeve. Te kemi ndjekur e te ndjekim me endje tek analizon e parashikon realisht situatat. Gjithnje parashikimet e tua jane vertetuar. Urime per kete me gjith zemer. Me vjen mire dhe perseri te inkurajoj per ate qe ti nuk ulesh te zbukurosh tryeza debatesh ne media jo seroze apo me njerez jo serioze, sahanlepires e batakcinj qe hedhin bashkerisht “VALLET 360 GRADE” mes tyre te damkosur si pinjolle te ish BLLOKUT apo te ISH SIGURIMIT TE SHTETIT. Edhe kur je gjendur perballe tyre ke mbajtur denjesisht principet mbi te cilat ti arrine ne analizat e tua. Te mbeshtetesh hajdutet eshte mekate i madh, nga ana tjeter te pergezosh dike per nje pune te ndershme qofte edhe qeverine aktuale qe po tenton te beje dicka te mire per te goditur kete murtaje (korrupsionin) qe e ka zene poshte popullin tone, edhe kjo eshte ndershmeri nga ana yte.

    Reply to this comment
  19. Diferenca pa Moralin December 11, 19:39

    Ja, sepse Ben Imami ishte nervoz, Mustafa!

    Sepse edhe ne rreshtat e shkruar prej teje, gjen si te gjykuar e vendosur prej nje gjykate te pa anshme frazen:

    “U mor vesh pse nuk bëri padi. Kish ardhur në pushtet me idenë për të plaçkitur vendin, e në këto rrethana nuk shkonte të ngrinin padi për paraardhësit. E pasi filluan plaçkitjen, i lidhën njëherë e mirë duar e tyre e nuk mund të vepronin më kundër korrupsionit….”

    Pra, edhe ti gazetar me emer, dhe ne deshire per tu bere sa me i besueshem, edhe ti pra, flet/shkruan sikur korrupsioni i tyre eshte tashme drejtesisht i vertetuar!

    Ne Tirane keshtu funksionon: akuza quhet fakt, por fakti…ah. me faktet kurrkush nuk merret!
    te gjithe akuzojne, shpifin, dhe ata perballe shpifin gjithashtu, askush nuk ndeshkohet me ligj.

    Meta, psh, nuk merret vesh: ishte apo s’ishte fajtor?

    Edi i Djeshem thoshte po, Edi i sotem thote jo! Çeshtja u mbylle pa u provuar. Mbeti vetem perfolja. Meqe populli votoi per Meten ne mase jo te vogel, Meta u la dhe u shpla me uje te bekuar/valuar dhe , e kemi pare: eshte simboli i virtytit, paqetimit dhe prosperitetit te neserm te PS-se dhe Shqypnise!

    Sala e shau mbare e prape komunizmin, dhe u quajt antikomunist. madje edhe sikur te kishe pas kene antikomunist, po te shante Sala si komunist, te mbetej damka e komunistit!
    Sepse keshtu ndodhi perfolja…!

    Ti i di DOSJET, Mustafa: Vetem Zogaj dihet qe eshte me dosje, por “te gjithe NE e dime se Nje nder Tri Shqiptare jane me Dosje”!

    “Ne e dime…” se keshtu eshte thene, keshtu thuhet, jo se jemi bindur per kete akuze te perbindshme, fyese aq e rende sa vetem opinioni shqiptar e duron, madje e kalon duke qeshur!

    Ka nje liste pseudonimesh, per nje liste te tere politikanesh, shtetaresh dhe njerezish publike. Sipas kesaj liste, tere “te nominuarit” ne te jane me dosje, spiune te sigurimit te shtetit te djeshem! Madje ka pasur akuza me shkrim, botuar ne gazeta te dites, per shembull per Josefina Topallin, dhe “tashme ne e dime se ajo ka qene dosjuar”! Edhe pse asnje dosje nuk ehste hapur per kete zonje qe NE e kishim Kryetare Kuvendi! Madje, per mrekulli te toelrances shqiptare, as ajo nuk ban za, asnje fjale, asnje kunder akuze…!

    Tere shefat e e partive dhe te shtetit shqiptar, pa asnje perjashtim, jane “hajdute, spiuna, te korruptuar, agjente te fqinjve ose te superfuqive”, “Ne te gjithe e dime kete”, por po te na therrasesh atje ku duhet thirrur individi per akuza te tilla, nuk se ofrojme dot ndonje fakt…Me e shumta eshte se do themi: e kemi degjuar ne Parlament (ku thuhet se jane te gjithe te papergjegjshem, dhe per ate paguhen, qe vetem te flasin/shpifin, dhe…saken se thone ndonje gje te vertete!), e kemi lexuar ne gazete, e kemi degjuar nga analitiket e pernatshem…!

    Sepse, keshtu e vetem ekshtu mund te qeverisin keta bandillat e Tranzicionit: “Te shpifim per te gjithe, qe te shpetohen fajtoret e vertete, dmth NE.”

    Ndaj Ben Imami eshte ca nervoze, se Ne e pame, Lorenc Vangjeli deklaroi se ka deshire te bej me shume Prokurorin se Akuzen, teksa ne studion e Blendit (te njerit prej Blendeve dhe Beneve qe kane lider-uar pluralizmen shqipetare) ishte ftuar si analiste…

    Studio e Fevziut u cel menjehere sapo u be lajm akuza per Imamin, se vetem ne fillim mund te flitet pa dogane, vetem ne fillim mund te merret me mend e te shpifet per te gjithe e gjithcka, por jo per fakte dhe argumente.

    Te vetmin fakt ne ate studio e permendi Bushati, per parate e dhuruara Clan-it, por ishte Blendi ai qe nderhyri dhe tha se parate e reklamava s’i ka marre vetem Clan, por edhe TOP Channel e TVSH!

    Ndaj druhet Ben Imami, se opinioni i atyshem s’ka din e iman!

    Reply to this comment
  20. Leonora December 11, 20:56

    Nje pergjigje per “Diferenca pa moralin”

    Pergjigjen ne fakt mundet t ua jape Mustafa Nano, por me duket se shkrimi me tere ato probleme qe ju renditni, nuk i takojne fushes ku vepron Nano. Jo, si lexuese e respektoj Mucin pikerisht se merret me ato qe duhet dhe nuk merret duke tjerrur gjera te kota. Nanon e pergezova me lart sepse ai gjithnje merret me thelbin. Thelbi i shkrimit te tij ishte qe te inkurajohet ky veprim i qeverise per te luftuar korrupsionin dhe se nuk kane pse sekelldisen disa nga ky veprim. Cfar mekati ka ketu? Bile Muci e injoron Imamin si Imam dhe askund nuk e paragjykon ate. Kush tjeter vec qeverise mund te merret me nje gje te tille? Ne se qeveria ka vepruar drejte ose jo kete ta shohim. Po se beri mire ka perseri zgjedhje. Nga shkrimi i “diferenca pa moralin” nuk arrita te kuptoj se c”ka me ato qe shkroi Muci?

    Reply to this comment
    • Diferenca pa Moralin December 12, 05:25

      Bashkohem me tere sa shkruan, Lola,

      ishte thjesht nje shkas shkrimi i Mustafa Nanos, nje sebep,
      ndonese, qe te jem i vertete deri ne fund, ajo fraze qe citova dukej si pa lidhje me tekstin tjeter te prononcimit te tij te drejte.

      keqkuptime te tilla paçim!

      Reply to this comment
  21. nasruddin December 11, 23:04

    PANIKU ESHTE I JUSTIFIKUESHEM SEPSE “TOPI ME DHJAME” I IMAMIT PIKON YNDYRE KORRUPSIONI KUDO QE TA PREKESH.

    Prandaj degjo edhe ti o Muc Djali nje perralle nga nastradini qe te bindesh se paniku qe ka kapluar Arben Imamin, por edhe kapobanden Sali Berisha pas tij eshte krejt real dhe i justifikueshem.

    Ne vitin 1929 Agjensia per ndalimin e pijeve alkoolike – “Bureau of Prohibition” ne SHBA-s kishte caktuar nje grup hetuesish te posacem, pak a shume si hetuesit e Edi Rames ne vitin 2013 per te investiguar gangsterin Al Kapone qe kishte ngritur ne Cikago Perandorine e vet te Krimit dhe Korrupsionit ne te gjitha nivelet e qytetit, te shtetit dhe po merrte permasa te frikshme Federale dhe po perhapej ne gjithe SHBA-s. Kryetari i grupit te hetuesve ishte nje ekonomist i ri, i thjeshte me emerin Eliot Ness e pa qe nuk mund te gjente ne rruge ligjore prova te mjaftueshme per ta prangosur dhe burgosur gangsterin arrogant Al Kapone, sepse ai kishte blere te gjithe qe nga policia deri tek prokuroria, gjykatesit dhe bile deri tek kryetari i Bashkise i qytetit te Cikagos. Prandaj edhe hetuesi special Ness hartoi nje strategji tjeter hetimi: Ai hetoi dhe zbuloi se Al Kapone nuk kishte paguar taksat ne shtet per nje periudhe kohe te caktuar dhe e coi padine ne Gjykate menjehere me nje akuze fare qesharake per kohen:

    AL KAPONE NUK KA PAGUAR BAKSHISHET PER TATIMORET!

    Keshtu shkruanin gazetat dhe media amerikane ate kohe duke u tallur me hetuesit federale qe komandoheshin nga ekonomisti energjik Eliot Ness. Por kur ceshtja gradualisht nga nje shaka pa kripe shkoi ne Gjykate dhe doli ne pah se Ligji Federal per mospagim tatimesh mund ta denonte Al kaponen per shume vite burg, ky gangster gjakatar morri masa dhe bleu Jurine e Gjykates duke paguar shume te majme, perfshire ketu edhe vete Kryetarin e Gjyqit. Eliot Nessi shkoi tek Kryetari i Gjyqit dhe i tha qe te nderronte Jurine e paguar nga Al Kapone me nje tjeter, ndryshe do ta akuzonte ate vete per korrupsion dhe keshtu ne nje forme krejt jo ligjore u arrit qe te denohej me ligj Al Kapone dhe te burgosej me tej ne burgun famoz e ishullit Alkatraz te San Franciskos.

    Pervec Muc Gazetarit le ta lexoje edhe Arben Imami kete perralle te nastradinit qe eshte krejt e VERTETE qe te mbylli squpin dhe te ule koken se nuk gjendet duke luajtur filmat e Enverit me partizane dhe gjermane me Rajmonda Bulkun, por perballe tij jane ngritur PADI me akuza monstruoze per korrupsion shteteror dhe jo gjithmone cdo mbrojtje mund te justifikohet me ligjin, sidomos kur kete ligj e ke shkelur vete si mos me keq, me te dyja kembet.

    Reply to this comment
  22. ODOVACKER December 12, 08:43

    Nga kjo padi e Kodhelit per Imamin ne prokurori duhet te nise Drejtesia rrugen evropiane ku ne rast se padia provohet ne gjykate, Imami te denohet ne te kundert Mimi Kodheli per shpifje te ndeshkohet e te dale ne pension te parakohshem.

    Reply to this comment
  23. lul December 12, 09:20

    PD GJITHMON KA KERKUAR DESTABILIZIMIN E VENDIT……PO TE ISHTE I LIRE BERISHA…NUK DOTA RIKTHENTE 97 ???????????????

    Reply to this comment
  24. nick December 12, 11:05

    z.Muçi,po si ore nuk shkon ne panik kur te kallezojne ne prokurori?Populli thoshte dikur se frika ruan vreshtin,njeriu ka frike nga ligji perpara se te tentoje ta shkele ate.Ju thoni se qeveria e Berishes nuk kallezoi penalisht paraardhesit e Nanos,qe do te thte se ose nuk ekzistonte vepra penale,ose ua kane lejuar shkeljet e ligjit ne emer te marreveshjeve te qilareve,per te cilat flitet e sterflitet kaq e kaq vjet.Une e mendoj Ligjin si nje kular me te veshtire se nyja Gordiane,nuk e pret dot as me shpate edhe po te jesh Aleksander.Mua sinqerisht me duket nje veprim i shpejtuar i MM,znj.Kodheli ketu eshte komplet jashte profesioni,megjithese minister sa per figure e ben edhe Agron Llakaj(megjithese ky, ka qene nxenes ushtarak po qe per CV).Te akuzosh Imamin per dava reklamash me duket jo shume serioze,sepse eshte akuzuar nga mediat per pergjim te jashteligjshem duke shfrytezuar strukturat e SHIU-t,tregtim te jashteligjshem te arsenalit ushtarak,privatizime dhe tjetersim pasurie ushtarake,dhe korrupsion me vlera ne miliona dollare.Dmth,kallezimi penal(Dija apo “Padia”penale,quaje si te duash)duhej”qepur”mire,sepse po doli i pafajshem Imami do paguar edhe harxhet proçeduriale,avoketer e kompani.Lexo “Proçesin” e Kafkes te gjykosh se nje gjyq eshte”pune m…ti”dhe po do te jesh i qete sa me larg kesaj katrahures ligjore,eshte me e komplikuar sesa Kozmosi vete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*