SHËNIM: Pse PD nuk do njohë zgjedhjet!

Andrea Stefani June 19, 2015 13:48

SHËNIM: Pse PD nuk do njohë zgjedhjet!

Sali Berisha, lideri real i PD, ka dhënë sinjale se rezultati i zgjedhjeve nuk do të njihet. Në një emision në televizionin “ABC”, zhvilluar dy ditë më parë, Berisha deklaroi se zgjedhjet e të dielës janë më të pabarabarta se ato të vitit 1997. Si padashur, duke ju referuar vitit të tragjik ’97, Berisha ka parathënë një humbje katastrofike për PD dhe koalicionin e saj. Sepse në zgjedhjet parlamentare të vitit 1997, PD humbi thellë kryesisht për shkak kolapsit të piramidave financiare. Të toleruara dhe inkurajuara në gjysmë ilegalitet nga vetë qeveria e PD, piramidat gllabëruan kursimet e gjysmës së shqiptarëve duke shkaktuar një krizë politike që precipitoi deri në thuajse rrënimin e shtetit. Dhe si rëndom edhe në të kaluarën, kur ka qenë në disfatë, Berisha shantazhon me destabilitet të vendit por natyrisht, duke fajësuar për këtë plan të vetin, rivalin politik, kryeministrin Rama. Ky i fundit, sipas Berishës, është vënë në krye të kriminalizimit dhe prandaj po e çon vendin në destabilitet.

Me shumë vështirësi, mes qarjeve e pretendimeve për blerje votash nga opozita, Berisha, i njohu zgjedhjet e 2013-ës, edhe pse ato e rrëzuan nga pushteti. Ishte e qartë se nuk kishte asnjë rrugë tjetër. Sepse do qe e vështirë të besohej që një opozitë mund të të vjedhë pushtetin. Aq më tepër, një autokrati si Berisha që pas 8 vjet qeverisjeje i kish në dorë të gjitha institucionet e shtetit. Sot situata paraqitet e përmbysur: Berisha nuk ka rrugë tjetër veçse të mos njohë zgjedhjet! Një kurs që determinohet nga disa faktorë, ndër të cilët, vendimtarë do të jenë: 1 – ekstremizmi i tij populist i rrënjosur tek turmat fanatike; 2 – frika nga një ofensivë antikorrupsion që po ravijëzohet në horizontin e shtetit dhe 3 – mosha e vetë Berishës.

 

***

Ndërsa pranonte humbjen e zgjedhjeve dy vite më parë, Berisha nxitoi t’u bënte militantëve të përlotur edhe premtimin për një rikthim shumë të shpejtë, “blitz krieg”, në pushtet. Dhe ankthi e padurimi i rikthimit në pushtet, ka karakterizuar gjithë këtë periudhë thuajse dy vjeçare të PD në opozitë. Jo më kot, disfata e 23 qershorit është vizatuar si aksidentale, si e pamerituar, si padrejtësi dhe qeverisja PS-LSI, si një e keqe që duhej dhe do të ndalej shumë shpejt. Por të gjitha tentativat për të imponuar zgjedhjet e parakohshme kanë dështuar. Akuzat për vendosjen e “diktaturës së proletariatit” që Berisha i nxjerr sa herë bie nga “fiku”, s’i dëgjon më njeri. Qeveria perceptohet nga ndërkombëtarët si partner normal i Perëndimit dhe PD, edhe për shkak të mbikëqyrjes së tyre, është sot e detyruar t’i bindet logjikës së sistemit dhe të hyjë në një palë zgjedhje që sipas jo pak testimeve të publikut, duket se do t’i humbë po aq thellë, në mos edhe më thellë, se zgjedhjet e dy viteve më parë. Kjo ka çuar në një rënie morale në masën e elektoratit fanatik berishist të ushqyer, po nga vetë Berisha sa qe kryeministër, me idenë e një pushteti që do vazhdonte, të paktën, deri në vitin 2017.

 

***

Askush më shumë se Berisha vetë, nuk e kupton se sa e rrezikshme është kjo situatë disfatizmi për një lidership që e ka bazuar suksesin në një entuziazëm turmash, fanatizmi i të cilave ushqehet në mënyrë të qëndrueshme, me anë të dorovitjeve nga qeveria, të përfitimeve antishtet që shkojnë nga tolerimi i vjedhjes së energjisë elektrike, evazionit fiskal, kultivimit dhe trafikimit të kanabisit e deri tek koncesionet e tenderët korruptivë për elitën e kësaj mase fanatike të partisë. Berisha e di se i vetmi mjet për bllokuar përhapjen e frymës së disfatizmit asgjësues në kampin blu, është pikërisht ringjallja e shpresës për rikthim imediat në pushtet përmes galvanizimit të situatës. Ai e di po ashtu se mbështetja e turmave fanatike, që janë mësuar të ushqehen nga lëmoshat e pushtetit, mund të ruhet edhe në kohë disfate, nëse mbahet gjallë shpresa e rikthimit imediat në pushtet. Prandaj edhe fushata e PD në këto zgjedhje lokale u zhvillua me synimin e shpallur nga Basha, që në rast rezultati pozitiv për PD, të shërbente si premisë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Dhe meqenëse kjo nuk ka gjasa të ndodhë, është e pritshme që disfata e PD të pasohet jo vetëm nga mosnjohja e rezultatit (me pretendimin klasik për parregullsi dhe vjedhje votash) por edhe nga deri bojkoti i Parlamentit dhe përshkallëzimi i protestave që edhe kur mungojnë shkaqet reale, nuk është vështirë të gjenerohen me pretekste.

 

***

Por rikthimi me urgjencë në pushtet nuk lidhet vetëm me një gjakim organik të autokratit Berisha. Prapa kësaj etheje qëndron edhe frika e madhe e tij, si dhe e klanit të korruptuar rreth tij, për rrezikun e një fushate antikorrupsion që po përgatitet edhe me mbështetjen e ndërkombëtareve. Tashmë, është bërë e qartë se, pas mbi 25 vjet thuajse paqeje me krimin dhe korrupsionin, lufta kundër tyre është një nga objektivat kryesorë që Shqipëria duhet të plotësojë për të avancuar në procesin e integrimit me BE dhe marrjen e statusit të kandidatit. Dhe kush mund të qe nën goditje kryesore në një rast të tillë, përveçse jo pak nga eksponentë e një qeverisje 8 vjeçare me një korrupsion të njohur botërisht dhe superskandale të pandëshkuara korruptive dhe kriminale si ato të rrugës Durrës- Kukës, Gërdeci apo 21 Janari?

 

***

Bojkoti, protestat, do t’i shërbenin Berishës për dy qëllime. Për të krijuar një situatë destabiliteti që, duke patur parasysh, siç është dëshmuar në jo pak raste, edhe nervat e dobësuara apo vëmendjen e topitur të ndërkombëtarëve kur bëhet fjalë për shtete si Shqipëria, do të pengonte punën për reformën në drejtësi dhe thellimin e antikorrupsionit, për t’u përqendruar tek ruajtja e stabilitetit që jo rrallë është shpallur i shenjtë, edhe nga ndërkombëtarët. Berisha ja ka dalë deri më sot që t’i shantazhojë ndërkombëtarët dhe politikën shqiptare me destabilitet duke bërë që përballë gjasave të tij tmerronjëse, çdo objektiv tjetër të shfaqej i parëndësishëm dhe pra, i neglizhueshëm. Pra, pse të mos e përdorë përsëri? Dhe efektshmëria e këtij shantazhi qëndron në raport të drejtë me masivitetin e protestave për organizmin e të cilave Berisha do shfrytëzojë edhe pasojat e një krize ekonomike që nuk u prodhua nga qeveria Rama por që përkundrazi, u la të thellohej për më shumë se 4 vjet, nga një papërgjegjshmëri populiste prej vetë qeverisë Berisha. Çështja është se deri edhe për sa kohë shqiptarët në radhë të parë, por edhe komuniteti ndërkombëtar, do lejojnë që fati i Shqipërisë të mbetet i mbërthyer në zinxhirët e një shantazhi që gjenerohet nga kulti i një autokrati të panginjur me pushtet e pasuri?!

 

***

Kështu ajo që pritet të ndodhë pas zgjedhjeve nuk do të jetë e paparë. I tërhequr në prapaskenën e zgjedhjeve, ujku i vjetër nuk do mungojë, me shumë gjasa, ta rrisë profilin e tij të “liderit të vetëm që sjell fitoren” drejt një beteje më vendimtare për pushtetin. Shkurt pas disfatës së paralajmëruar të zgjedhjeve lokale, Berishës i mbetet të jetë Berisha. Ashtu siç ka qenë këtu e 25 vjet. Bojkotues, kundërshtues, protestues deri në momentin e rimarrjes së pushtetit. Gjë që ka shumë pak gjasa të ndodhë sa më shumë kohë kalon. Sepse koha nuk punon më për të. Sepse ndryshe nga një e kaluar që s’vjen më, ndërkombëtarët nuk do të jenë të gatshëm të mbështesin të vetmin dinozaur politik të mbetur që nga koha e Murit të Berlinit. Së pari, sepse, edhe nga këndvështrimi i interesave gjeopolitike që vështirë të neglizhohen nga ndërkombëtarët, Berisha nuk përfaqëson më liderin e dikurshëm me ndikim tutorial në lidershipin shqiptar në rajon (Maqedoni, Kosovë) dhe së dyti, sepse tashmë pas rreth 25 vjet kur Berisha hyri në politikë si sjellës i demokracisë antikomuniste, vetë jetëgjatësia e tij politike, shkon përkundër një ideali demokratiko-liberal. Prandaj, edhe miqtë e afishuar të tij në të djathtën europiane apo SHBA, do ta kenë të vështirë ta mbështesin si dikur me motivin se po mbështesin një demokrat përkundër rrezikut komunist në Shqipëri. Aq më tepër, kur tek e majta shqiptare, ndërkombëtarët jo vetëm nuk shohin si Berisha, një forcë komuniste por, përkundrazi, një forcë properëndimore të denjë për bashkëpunim jo vetëm në avancimin e demokracisë në Shqipëri, por dhe konservimin e paqes në Ballkan. Rolet janë ndërruar. Ndërsa deri para disa vitesh ishte PS që, si e prejardhur nga partia komuniste, shikohej me skepticizëm si potencial anti-sistem, sot është PD që po perceptohet gjithnjë e më shumë si një forcë e tillë. Dhe mosnjohja e zgjedhjeve nga Berisha, do ta përforcojë përshtypjen se PD, nën udhëheqjen e tij, ka degraduar në një forcë që refuzon të pranojë sistemin e demokracisë liberale dhe vullnetin e votuesve që imponon ajo.

Andrea Stefani June 19, 2015 13:48
Komento

40 Komente

  1. shenim June 19, 14:04

    jane te shumta arsyet sepse partia demokratike dhe lideri i saj po shkojn drejt mosnjohjeve te zgjedhjeve. arsye me e thjesht eshte se kjo parti e ka kuptuar kohe tani qe do humbi kete zgjedhje shume thelle dhe per kete arsye qysh ne fillim u mundua te gjej justifikime per te mos u futur ne gare. sa i perket bashes, ai pas nje humbje te thelle do e kete te veshtire te mbaj udheqehjen e partise nga hija e sali berishes!!

    Reply to this comment
    • POPULLI June 19, 15:48

      Perse nuk e ka shkruar ne CV Dritan Leli qe ka qene pedagog ne universitetin i mjeksise Kristal. Perse nuk e ka shkruar sesa ju kerkonte studentave per provim dhe sa merrte per mbushje kartelash kur diploma shitej?
      Kandidati Dritan Leli eshte me i rezikshem se Elvis Roshi.

      Reply to this comment
  2. Naftetari June 19, 14:06

    Po keto jane skenar te dale boje ska nevoje PS te manipuloje se rezultati dihet PD eshte katandisur si OJQ po nuk larguan Doktori ska per te pare ndonjehere haire do nderrohet Luli e Lulushe dhe prape e njejte do jete situata ne PD me kete Ristane e Halimer keqe eshte puna e opozites.

    Reply to this comment
  3. ada June 19, 14:06

    Pirdhni pirdhni.
    Keto jane enderrat e Rames qe pastaj te beje si buçe per te shkurajuar votuesit e djathte.
    Berisha ka dale nga skena politike qe para dy vitesh. Po me sa duket edhe ky gjatoshi do ta ndjeki se shpejti. Likja do t’ja beje gropen. Kush do rroje do shikoje….

    Reply to this comment
  4. xhoi June 19, 14:09

    pd-ja kete tradite ka ndjekur gjithnje kur ka qene ne opozite gjithnje ka perdorur gjuhen e urrejtjes te ndarjes duke u shprehur qarte mendimin se nuk do njoh rezultatin e zgjedhjeve vetem per te nxitur tension dhe destabilitet, nuk jane aspak surprize prononcimet e pd-se ka ardhur koha qe ta pranojne se kane humbur besimin e mbeshtetjen mbare popullore

    Reply to this comment
  5. kopshti zologjik June 19, 14:09

    Mjerimi ketij populli e vendi i ka ardhur gjithmone nga agjenturat e huaja te fqinjeve dhe me gjere.Keta funderrina duhen varur prej topesh nese kane ose me cengel ne prapanice nese skane

    Reply to this comment
  6. fshatari. pafshat June 19, 14:14

    PD do ti njohe zgjedhjet koke e kembe, dhe pa bere ze fare. Dhe asgje nuk do te ndodhe. Dhe po te ndodhe gjekafshe, ai do te jete fundi i lirise se BERISHES, PD, “oligarkise opozitare”, kjo si koncept i ri filozofik, dhe si force e re antidemokratike. Mos harroni oligarket opozitare te Ukrahines dhe deshtimin e gjithe botes atje, coptimin e Ukrahines, etj.

    Reply to this comment
  7. gjermani i fundit June 19, 14:21

    Normal qe Berisha i njeh (z)gjedhjet vetem kur i fiton. Ai do prese, po humbi nuk do ti njohe, se ben vaki edhe i fiton…si puna e asaj luftes me Amwriken, po fitoi Amerika do na mbaje me buke, por po fituam ne si do ia bejme te mbajme Ameriken me buke?

    Reply to this comment
  8. Vëzhguesi F June 19, 15:07

    Zoti Stefani!
    A nuk ju duket se keni marre shume persiper?!
    Nuk dua te beje avokatin e djallit, por dhe Kasandren nuk ka pse ta beje dikush, qofte ky dhe gazetari Stefani.
    Ky eshte nje paragjykim pa kurfare baze dhe argumetat apo tezat qe hidhen per te mbrojtur ate, jane fatkeqesisht per gazetarin, mjerane.
    Zoti Stefani nuk besoj se vjen nga Hena, qe te mos dije abc-en e luftes politike ne Shqiperi. Madje kjo eshte nje e keqe e madhe qe na ka shoqeruar dhe na shoqeron per 25 vjet pluripartitizem.
    Lufta politike ne Shqiperi dhe kryesisht ne kohe zgjedhjesh dhe fushatash zgjedhore, ka si karakteristike te saj jo civilizimin, kulturen ne sjellje dhe komunikim, por shantazhin, panikun dhe friken qe paraprihet kurdohere nga paragjykime.
    Une them se qofte PD-ja, qofte kryetari aktual i saj, Llulzim Basha dhe qofte Sali Berisha, jo vetem qe do te njohin çdo rezultat te zgjedhjeve, por gjykoj se nga rezultati i e ketyre zgjedhjeve dhe analiza e shkaqeve do te varet ne nje fare mase dhe vete vazhdimesia e ekxzistences se kesaj force politike tashme te konsumuar keqas politikisht dhe moralisht, per te mos thene dhe ligjerisht.
    Dhe se pari, qofte me hir dhe qofte me pahir (presioni i nderkombetareve0 per te shpetuar nga diskreditimi perfundimtar i forces politike qe drejtojne dhe karieres se tyre politike, do tu duhet te luajne rolin e te moderuarit ne pranimin me dhimbje te humbjes ose te çdo rezultati tjeter.
    Me vjen keq por gazetar Stefani dhe ne kete rast nuk ka qullosur gje, duke ngaterruar keqas kekun me byrekun, fushaten elektorale me rezultatin e zgjedhjeve dhe periudhen pas saj.
    Kjo per faktin se shume nga ato faktore qe shpreh Stefani si elemente per te realizuar mosnjohjen e zgjedhjeve, ndonese me te njejtet aktore nuk jane pjese e kohes dhe zhvillimeve aktuale.
    Protestat dhe kontestimet me arsyet absurde apo si puna e qimes me trarin, nuk mund te jene njesoj si me mospranimin e rezultatit, sepse do te ishte nje autogoditje fatale e autoreve dhe forces politike qe i ka.
    Asnje lloj paraleleje nuk mund te hiqet ne kete rast, sepse me gjithe te metat dhe gabimet e kesaj mazhorance dhe te lidereve te saj, perseri nuk jemi ne te njeten situate politike si ne kohen kur u referohet autori.

    Reply to this comment
  9. Ermiri June 19, 15:18

    Analiza eshte e sakte, llogjike dhe keto qe thot Stefani nuk duhen nenvleftesuar. Por kohet kane ndryshuar per mire.

    Askush ne Shqiperi nuk mundet te perserise ato ngjarje te cilat kane tronditur vendin.

    Para 18 muajve PD u godit ashper per zullumet e bera. Pervec te tjerave vume re qe edhe faktori nderkombetar e priste me padurim nje gje te tille.

    Mos harroni se perendimi po punon intensivisht me Qeverine per reformimin e drejtesise. Pra as qe mund te mendohet se dikush mund te perserisi skemat makabre te para disa vjetve.

    Vete europianet po shprehen se duhet qe zgjedhjet te jene te lira e te ndershme pa, se dikush nuk do ti njohe keto rezultate nuk perben ndonje problem.

    Europianet dhe ShBA kan gjetur tek Rama nje njeri serioz, politikan largpames dhe bashkepunetor te denje per te biseduar per problemet e Rajonit,

    Per te gjitha keto PD i ben llogarite se deri ku mund te shtrije kembet.

    Reply to this comment
  10. Eliza June 19, 15:21

    Vajmedet PD-se qe jane te gjithe servila te Berishes, dhe servili numer nje i tij Lulezim Basha deshtaku me i madh i te gjitha koherave persa i perket leadership-it dhe menaxhimit te nje bashkie te tere.
    Nuk jemi me te njejtet qe kemi qene as ne 97′ as ne 2013.
    Populli eshte ndergjegjesuar.
    Sepse me perpara ishte shume e veshtire te mendoje se kishte me mire se PD-ja e se Berisha, se ndoshta vertet ishte menyra me e mire e qeverisjes por tani qe kemi nje lider qytetar e te denje, nje lider qe po ben ndryshime konkrete per ne, per qytetet tona e per familjet tona.
    Tani qe kemi pare se cdo te thote te kesh nje kryeminister te hapur, te ndergjegjshem e te komunikueshem, tani mund te kuptojme se c’kemi hequr gjithe ato vite nensundimin totalitar te Berishes.
    Zgjedhjet do i pranosh si ceco se ske ca ben.
    Populli do zgjedhi DREJTIMIN E DUHUR.

    Reply to this comment
  11. mira June 19, 15:44

    Pse mo ndreko u bere sherbetor pusht-eti??!!
    Apo ajo shejtanke para eshte rufjanke e mdhe te prish mendjen!
    Eh, nuk ke cfare ti besh, nuk eshte kollaj te jesh gazetar apo analist!
    Hajde ngushellime ndreko, te te roje djali qe e ke bere fans te kryeministrit me fotot e mrekullueshme te Tiranes me lulishte dhe “pa beton” te bera nga droni.
    C’e ka zene Shqiperine e mjere!!

    Reply to this comment
  12. Celnik June 19, 16:09

    Te gjitha mundesit qe trajtohen me siper si nga gazetari ne fjale edhe komentuesit, mund te ndodhin, sepse ai Qeni pla ta ben kopilin dhe ta le ne dere.Kete e kemi pare cdo here, por po e shikojme dhe tani keto dite te fushates.

    Reply to this comment
  13. Mark uk June 19, 17:33

    Duket niveli qe keni qe merreni me brrockullat e nje analisti servil partiak.Po nejse nuk coni pesh me rendesi,duke ditur se bliheni me para,bile me para shisni gjithca.

    Reply to this comment
    • Po,Po June 19, 18:03

      Foli edhe derri i dale nga thellesite e shpellave te Vucidolit,qe ka zgjedhur nje emer aq te pershtatshem per kafshe te tilla , “Markovic Ujku ” .Me e keqja eshte se, kerma si ky duan ta shesin veten per shqiptare .

      Reply to this comment
    • Toni June 19, 18:03

      Mire e ke ti mar uk duhet me i besu palo nalisteve varkaret e SHQUP-it fahri balliu+frrok cupit,e more vesh ane nga vendlindja jote voltna ademi ka filluar te bleje barkthatet si puna jote vec miellit edhe 10 000 te reja per familje kush voton lulin lesh verdhe/voltana ademin/ ate shiko ti,ke 25-vjet qe i je vare neper bole sali berishes..

      Reply to this comment
  14. I.Troplini June 19, 17:34

    Sali Berisha, eshte nje kale i ngordhur politikisht. Heqja e patkonjve, eshte ajo qe ka mbetur per tu bere nga drejtesia dhe jo aludimet apo supozimet me ate qe mund te vinte si rrezik, nga ana e tij. Te ishte per Berishen, kjo PD, nuk kishte marre pjese kurre, ne keto zgjedhje lokale.Ishte presioni nderkombetar dhe mesazhi i qarte i tyre, qe “binden” oborrin e Saliut, te lepinin ate qe kishin peshtyre.
    Kane ndryshuar kohet Z.Stefani. Ju, nenvizioni me te drejte, ndryshimin e qendrimit te nderkombetareve, karshi problematikes shqiptare te te berit politike por ajo qe lini ne harrese te plote, eshte fakti, se edhe shoqeria shqiptare nuk eshte me, ajo e vitit 1997. Eshte ky faktor, qe nuk lejon me, qe ti ndodhe e njejta tragjedi sic ajo qe perjetoi vite me pare.
    Kjo shoqeri, me teper se perralla me gogol, kerkon nje reforme te vertete ne drejtesi, me qellim qe krimet e se kaluares, te mos na behen mjegullnaje per te ardhmen. Ky eshte detyrimi moral dhe kushtetues i ketij kabineti qeveritar, qe erdhi ne pushtet per te na rilindur. Personalisht,,,,do isha i kenaqur, edhe me “hapa me te vegjel”. Psh, ballafaqimin e krimineleve, me drejtesine. A nuk do ishte kjo, edhe fundi i perrallave me gogol?

    Reply to this comment
  15. Gjin Musa June 19, 18:06

    Në këshillin e PD-së ka edhe vrasës e kriminelë, në krye janë banda kriminale e Berishës dhe Bashës.
    Forcat e vërteta demokratike duhet t’i flakin këto ndyrësira të Demokracisë.
    Berisha dhe Basha me injorantët rreth vetes duan destabilizim, kjo është e provuar nga kjo kastë anti kombëtare.

    Reply to this comment
  16. Preng Pjetri June 19, 18:08

    Fjalimet e liderëve demokratë nëpër konferenca të shumta përkujtimore dhe rutinë të bëjnë të mendosh se kjo parti bën një hap përpara dhe pesë pas. Ndofta kreu i komanduar i PD-së zoti Basha nganjëherë flet në kokën e tij pa u konsultuar me patriarkun e partisë së tij Berisha. Gjithësesi duhet inkurajuar dhe përgëzuar për çdo gjë të dobishme që bën e ndërmerr qoftë edhe në emrin e tij personal. Ka ardhur dita dhe koha që opozita t’i kthehet punës, madje pa u kursyer, pasi është mjaft difiçitare me elektoratin e saj. Liderët që rrëmbehen nga emocionet personale nuk duhen mbështetur, përkundrazi populli simpatizant i PD-së duhet të replikojë me ato koka të nxehta që kërkojnë me çdo kusht të rrënojnë dhe sabotojnë punën kolosale të qeverisë dhe mazhorancës absolute parlamentare. Asgjë e mirë nuk i vjen popullit dhe Shqipërisë nga destabilizimi, bojkoti dhe mitingjet e herëpashershme thjesht për tekat e disa rrangallave mediokre që batica politike i ka nxjerrë në ajsbergun e jetës politike. Koha nuk pret më gjatë prandaj të nderuar opozitarë, bëni punën dhe detyrimin tuaj kushtetues në të mirë të popullit tuaj dhe Shqipërisë tonë.

    Reply to this comment
  17. kalushi June 19, 18:11

    Berisha si gjithmoi shquhet per destabilizimin e Shqiperise faktet e tregojne,te mos harrojme 97,stimulin qe i dha Lek Zogut per ti deklaruar lufte komisionit te zgjedhjeve,shtatorin e 98 qe dogji tiranen apo janarin e 2011,Pra nga ky personazh mund te pritet gjithshka.

    italianet kane nje shprehje LA MAMMA DEL IGNORANTE E SEMPRE INCINTA.qe ne shqip do te thote nena e injoranteve eshte gjithmone me barre,me pak fjale ky njeri gjen gjithmone injorante qe i shkojne nga pas qe jane gati te djegin Shqiperine vetem per ti bere qeifin Saliut.Dhe po te shikoni veprimet e fundit te tije apo deklarat e larove qe dalin e flasin lart e poshte,Ai rezultatin e zgjedhjeve e ka njohur vetem ne aparence.Zoti i ruajte shqiptaret nga Sali Berisha dhe klika e tij.

    Reply to this comment
  18. Mark uk June 19, 18:11

    po po:Derrin e hangesh edhe pse je turk.

    Reply to this comment
  19. demokrati June 19, 18:11

    Berisha eshte burre shteti i cili tere jeten e tij,cdo lloj pune a detyre i eshte perkushtuar cdo dite 18 ore non stop.

    E qe te kuptosh se este burre shteti e strateg,duhej ta kuptonint qysh ne sekondat e par kur dha doreheqjen si gjigande shpejt,shume shpejt u nisi dy silurat Basha e Olldashi.

    Ai nuk u perzie ne LAKERORIN tuaj,nuk dha doreheqjen e perseri e gjente nje Lakeror e ete rikandidonte.

    Mesoje se mesfushoret e shkelqyer,behen gjithnje trajner te hatashem te ekipit te tyre.

    Prandaj dhe Berisha tani kaloi ne trajner te Partise Demokratike.

    Kur nderkohe nuk meret me kalamanlleqe,ai e dorezon shtetit me kopetence

    Reply to this comment
  20. eli15 June 19, 18:12

    Berisha tani do të jete thjesht nje qen qe leh,gjer diten qe do prangoset ose do laje me djalin e tij a niprit,gjakun qe u ka marre shqiptareve te pafaje!…Dy bolet e Carit te PD(ne Shqip,-C,lexohet K) vetem po tunden te vyshkura nga humbja,sepse nuk ndahen nga krimi. Ata mund te tentojne per trazira, por do e pesojne shume keq,sepse e para i pranuan zgjedhjet te rregullta, pranuan humbjen ndaj aventura u kushton shume (nuk preferoj te vritet asnje shqiptar edhe pse gabon,pasi ka mjete sot ku denohesh dhe perjete nese shkel ligjet) dhe Sovrani ka tashme nje qeveri qe do dije tu tregoje vendin,pa u marrë kurrsesi jeten!…Mund te “ndezin” vatra e sabotojne a djegin institucione,por drejtuesit e tyre duhet te perballen me forcen e shtetit(pa i vrare,por torturuar me skema të policise europiane…) Githshka mund te pritet nga Berisha,ndaj fillimi i qeverisjes duhet te fillojë dhe me drejtesine ndaj vrasjeve te tij ne Gerdec,21 janar,per R.Hoxhen,Trebicken etj ndaj familjaret e te vrareve prej tij duhet te bejne padite diten qe le kryeministrine…PS,dosjet qe ka shpallur ne parlament kur ishte ne opozite duhet tja coje drejtesise duke bere opinionit trasparence!

    Reply to this comment
  21. mentari June 19, 18:13

    saliu nje kufome politike qe qelb ere te keqe
    vetem varri i ndreq gungen gungacit

    Reply to this comment
  22. erion June 19, 18:13

    Une mendoj qe po te preket Berisha do kete furri e destabilizinm te pa pare.Lerini perrallat me ketrush e lepurush ju te Ps.Drejtesia eshte balance kur te gjykohet Edi do gjykohet Saliu ka rradhe o vellezer nje grua pastaj nje burre keni qene ne radhe ndonjehere I pari pastaj I dyti.Ka filmime seshte kollaj.

    Reply to this comment
  23. VV. June 19, 18:14

    SHRIMI ESHTE SHUME I GODITUR,POR PROBLEMI ESHTE SE SHQIPTARET DUHET TE NDIHMOJNE QEVERINE E RE PER T’U PERBALLUR NE CDO ASPEKT TE JETES , ASHTU SIC VOTUAN DUHET TA DEMASKOJNE PLEREN E VJETER sali berisha DHE ATA QE E PERKRAHIN DUHET TA KUPTOJNE QE IKU KOHA E BERISHES TANI JETA MER TJETER DREJTIM, NJE DEMOKRACI TE VERTETE SEPSE EDHE NE DEMOKRACI LIGJI ZBATOHET PER TE GJITHE QOFSH KRYE MINISTER APO MINISTER APO SHEF POLICIE VETEM KESHTU MUNT TE HYME NE EUROPE DHE TE JETOJME EDHE SITE DHITHE EUROPINET.

    Reply to this comment
  24. one air June 19, 18:14

    vazhdoni….. vazhdoni…. kur te sulmojnw sockomunistet veç lartesohesh. Edhe kur te vdese ju do te dridheni nga Berisha.

    Reply to this comment
  25. kokpalari 21 janarit June 19, 18:15

    Nuk eshte kot ajo shprehja qe thonin te vjetrit ”Duhet te tja bej sateme qe te me therrasesh baba”kjo do kete lidhje me keta komentuesit qe e mbrojne me zell te pashoq Berishen,deri atje sa bejne edhe kercenime,po kush po qeth per to.E moret pergjigjen me 23 qershor tani do merrni nje tjeter me te rende kete te diele

    Reply to this comment
  26. prind June 19, 18:16

    e nderuar gazete’
    i nderuar autor Andrea Stefani
    ju flisni per njerez normal.Idegjueshem eshte ai qe flet per nje shumice qe eshte e goditur nga traumat sociale te ketyre 30 vjeteve qe ose jane mercenarizuar. ose topitur
    shqiptaret jane popull I vogel por pozicioni social I ka topitur te rriturit droguar te rinjte sipas nje skeme ekonomiko-shoqerore e djallezuar dhe pa te ardhme

    Reply to this comment
  27. ura June 19, 18:17

    argumentim me shume se kuptimplote dhe te shprehur ne menyre brilante !

    Reply to this comment
  28. emigranti June 19, 18:17

    Artikull shume aktual per kohen dhe ngjarjet qe perjetojm ,Keshtu mendojn te gjithe njerzit qe e duan dhe respektojn drejtesin .Eshte koha qe shpellarit ti tregohet se ku e ka vendin

    Reply to this comment
  29. mete h. June 19, 18:20

    Të nderuar të DITËS!
    Si mund te thuash qe z.Stefani nuk ka te drejte?
    Kemi qe prej shtatorit 2013 qe ndjekim me indinjatë sherrnajën tym e flakë çoroditëse të PD-së, nën dirigjimin e bajraktarit, hajdutit, kriminelit, gjakpirësit, shkatërruesin e shitësin e pasurisë kombëtare të këtij vendi, S.B.
    Ky njeri-kafshë prehistorik nuk fle gjumë ditë-natë për destabilizimin e vendit me shpifje, tritole reale e fallco për ta mbajtur qeverinë nën presion duke i ndaluar ritmin e punës për reformat e premtuara, popullin në terror psikologjik për ta bërë të pakënaqur për të justifikuar protestat pa kauzë, pasi nuk gjen dot rrugën për të ardhur në pushtet dhe kërkon me çdo kusht një ’97, ’98 tjetër.
    Dhe Prokuroria po vonon në vendime, ose nuk ka këllqe ose ka frikë nga S.B.

    Por edhe mazhoranca po mban sehir me veprimet kafshërore të këtij personi të padëgjuar në rruzullin tokësor.

    Reply to this comment
  30. Mark uk June 19, 18:21

    toni: Ju kam thene edhe nje her.Turk te mire e mute te mire nuk ka.Shko more katunar tiranet se te paret tuaj,ne Tirane hoqen flamurin shqiptar dhe vone flamurin turk duke thene me te madhe duam baben pra sulltanin.I till je o turkushak.Disa here jua kam vene ne dukeje se ke gjak turku,pse nuk e moheni edhe pse eshte e pa mundur o turku qe fatkeqesisht flet shqip

    Reply to this comment
    • Toni June 19, 18:49

      mark uk sa leke te ka dhone voltana more anadollak i malit te taraboshit po leni lloqet,jom Shqiptare+Tirons jo shpellare sllav shqipfoles si soji yt,turkun shko e tregoja jozefines+saliut priderve tua…

      Reply to this comment
  31. 5/1 June 19, 18:26

    PER KOMENTUESIN ‘demokrati’

    SHALE BARDHI Sali BERISHA eshte I vetmi shqipfoles qe nuk ka qene asnjehere ne stadium deri ne moshen 60 vjec…

    Si trajner eshte I mire per zanatin:

    ——-diten te ngre lapidarian,naten te fut hanxharin————–

    kqyre pak kte deklaraten e berishes dhe beje te fala Kirit..se e ha shume lakrorin e Shales

    GAZETA « RD » 18 GUSHT 1995
    FRAGMENT NGA FJALA E SALI BERISHËS PËR GREVËN E URISË TË AZEM HAJDARIT

    « Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë. Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azemë : ai i mitingjeve që «bënte gjëmën», kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat.

    Azem Hajdari si Rita Marko, se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës.

    Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekëshat, përsëri Hajdari dështon.

    Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të spiunit Azem Hajdari… »

    Reply to this comment
  32. loni June 19, 18:59

    Shpellari & zagarët –> në litar!!

    Reply to this comment
  33. tomi June 19, 23:21

    O Andrea o tyryfyl. Une cuditem si te ka marre gazeta ty ne pune. A ke gje tjeter te shkruash o njeri qe vetem na can trapin Berisha Berisha?
    Ik ore ndiq mbrapa Berishe flamen e bej ndonje loje tavell me te se u be dy vjet gerr merr me Berishen. Gazetar i pa-afte.

    Reply to this comment
  34. fteri June 20, 06:02

    S.Berisha me ardhjen ne fuqi e shkatrroi shqiprine ,e vrau barbarisht ,e shfrytzoi ne menyre te pameshirshme per 24 vjet ,beri diferencimin ne grupe hajdutesh dhe kriminelesh drogagjish qe e mbeshtesin ne vjedhjet,ne korrupsion dhe ne diskreminim klasor te shqiptarve .Ngriti gjykatat me te shemtuara te plepave qe tani jane bere si nje organizat kriminale Brenda shtetit ne fshehje dhe mbreojtje te fakteve te krimeve banale dhe barbare qe ka kryer dhe kryen S.B erisha dhe L.Basha e kompani.Mashtrimet ,falsifikimet e ralizuara nga Banda e S.Berishes dhe tredu I zi I shitjes se pasurive shqiptarve dhe armatimit te ushtrise shqiptare kane bere dhe po bejne kerdine ne shqipri .Keshtu p.sh.-S.Berisha ka dhene prona dhe pasuri marramendese e vila familjes tije dhe rrethit besnik kriminal se bashku me rrethin e perfituesve te prokurorve( qe nuk e ka njohur historia e gangesterve me te mdhenje botrore ) ,gjyqtarve ,avokatve ,dhe noterve shoqeruesve ,zedhensve .Ata kan ngrite ne sistem krimin ,baltosjen,dhunen mashtrimin,kane injektuar per 24 vjet helmin ne vena te damarve te popullit,sharjen,vjedhjen e votave sistematikisht ne çdo zgjedhje ,kane bere qe masat punonjese fshatare te jene ne dite te veshtira nje numur shume I madhe familjesh pa te ardhura per jetese ne prag vdekje.Ka ngritje çmimesh,dhe taksash,ka deshtim ekonomik si pasoje e vjedhjeve te klases politike,ka krime te renda qe jane ne funksion per ruajtjen e bandes dhe pasurise se Saliut,prandaj kurre Sali Berisha dhe L.Basha nuk I fitojne zemrat e shqiptarve ,ata vazhdimisht kane ” fituar “zgjedhjet me vjedhje.SHikoni kush I mbeshtet : fytyrat me te zeza me te errta qe i perkrahin ,ata duan groposjen dhe varrosjen e shtetit ligjor.Ate sot e kane armikun me te madhe pamvarsisht propogandes dhe thirrjve mashtruese qe bejne se duam shtetin ligjor.Prandaj kur Luli dhe Saliu I dine se humbin zgjedhjet dhe nuk duan ti pranojne~~~~~#

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*