SHËNIM / Pse votoi Shqipëria pro Palestinës në OKB

September 11, 2015 18:36

SHËNIM / Pse votoi Shqipëria pro Palestinës në OKB

Media të ndryshme dhe opozita në vend janë duke trumbetuar me forcë votën e Shqipërisë pro vendosjes së flamurit palestinez në OKB.

Këtë akt të diplomacisë shqiptare e shohin si një qëndrim kundër aleatit më të madh, SHBA-së, por dhe vendeve të BE-së.

Burime nga Ministria e Jashtme bëjnë me dije se ky votim nuk nënkupton anëtarësimin e Palestinës në OKB, por thjesht vendosjen e flamurit të saj në selinë e këtij organizmi.

Të njëjtat burime pohuan se ky votim dhe kjo rezolutë mund të përdoret në të ardhmen si një precedent për të sjellë një rezolutë të ngjashme për Kosovën, në mënyrë që flamuri i këtij shteti të mund të valëvitet në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Votimi

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar me 119 vota pro, 8 kundër dhe 45 abstenim një rezolutë të paraqitur nga disa vende të BE-së dhe Ligës Arabe, që në Pallatin e Qelqë të valëvitet dhe flamuri i Palestinës dhe ai i Vatikanit, shtete këto që nuk janë anëtare të OKB-së.

Në krah të 119 shteteve që votuan pro është rreshtuar dhe Shqipëria, së bashku me Belgjikën, Francën, Italinë, Spanjën, Luksemburgun, Suedinë dhe një sërë shtetesh të tjera.

Ndërsa mes 8 vendeve që kanë votuar kundër rezolutës janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Australia dhe natyrisht Izraeli.

Ajo që bie në sy në këtë votim është se mes 45 vendeve që abstenuan kanë qenë edhe fuqi të mëdha europiane si Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar dhe gjithë shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Europian. /DITA

September 11, 2015 18:36
Komento

12 Komente

  1. E po kjo pune! September 11, 18:44

    mire bene, asgje nuk e prek miqesine me SHBA, rendesi qe ka indirekt edhe ceshtja shqiptare te trajtohet po njelloj.

    Reply to this comment
    • cassowary September 12, 05:55

      Arabet njihen si rrace e poshter dhe e pabese. Nuk besoj se do kemi ndonje avantazh per ceshtjen e Kosoves nga ana e allahuakbar-eve.
      Miqte tane jane USA dhe Izraeli. Nga keta ke c’meson. Nga arabet nuk mund te presesh gje tjeter vec injorances!

      Reply to this comment
  2. Moza September 11, 19:05

    Pse nuk abstenuat?

    Reply to this comment
  3. lato September 11, 22:32

    Ambasadori i Palestines ne Beograd e cilesoi Kosoven pjese te Serbise.Palestina nuk e ka njohur Kosoven dhe ben presjon ne konferencen Islamike,qe edhe shtetet islamike te mos e njohin Kosoven.Perse Shqiperia me shtetet antishqiptare nuk sillet me te njejten monedhe?Shqiperia ka nje detyrim te pashlyeshem ndaj SHBA,Perse nuk e mbeshtet kete shtet qe cliroi Kosoven?

    Reply to this comment
    • mirel September 12, 15:10

      Sakte, dhe me nje kembe ne varr palestinezet kane kurajon te na hedhin dhe mbi koke, nderkohe qe ne mbulojme veten ne gropen e tyre.

      Reply to this comment
  4. Xyz September 12, 04:04

    Per shkak se nuk dine mire gjuhen angleze dhe per shkak te hutimit nga salla e madhe dhe nga paisjet qe perdoren per votim, vota u hodh ne kutine e gabuar.
    Pse mendon njeri qe shqiptaret servila historike ndaj me te fortit, do te kishin guxim te mos ishin ne nje linne me SH B A ?

    Reply to this comment
  5. interesant ! September 12, 11:26

    Pse qish kur Shqiperia paska te drejt votimi ne kte Bote ?!

    Reply to this comment
  6. nostradamus September 12, 11:48

    Ky votim i Shqiperise ne favor te Palestines eshte thike me dy presa …!!! Jevgjitet mbeten
    jevgjite….!!!

    Reply to this comment
  7. dikush September 12, 12:27

    O Dita , e lexuam me vemendje kete shenim tuajin , por asgjekundi nuk del , pse Shqiperia votoi pro Palestines ne OKB , siç e kini titulluar shenimin . Kini dhene thjesht nje lajm , neve duam te dime mendimin tuaj si gazetare , ka bere mire apo keq Shqiperia me kete votim ? Se , po qe per lajm , e degjuam ne te gjitha kanalet televizive shqiptare .

    Reply to this comment
  8. mira September 12, 14:51

    Lajmi eshte se Shqiptaret duhet te shfrytezoojne te drejten per te qene te lire e te votojne si t’ja u doje bytha- ky eshte lajmi.

    Nese Palestina vepron si idiote nuk do te thote se kete duhet ta beje edhe Shqiperia. si rralle here-BRAVO SHQIPERIA.

    Reply to this comment
  9. mirel September 12, 15:12

    Veprim I felliqur I qeverise Shqiptare,
    Perderisa palestinezet deklaruan ne Serbi qe Kosova eshte pjese e Serbise, Shqiperia te pakten duhet te abstenonte.
    Po me ke te merresh, me plerat antishqiptare te qeverise shqiptare?

    Reply to this comment
  10. Nick September 12, 18:31

    Qeverite Shqiptare jane naive dhe mosmirenjohese ndaj asaj qe Amerika ka bere
    Per Kombin Shqiptare. E habitshme si mund te votohet kunder interesave Amerikane ne bote!
    Ngopuni me luge boshe! E kam per krenari qe jetoj ne kete shtet te lire, dhe me krenar qe jam nenshtetas Amerikan! Cdo popull meriton qeverine qe ka.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*