SHËNIM: Qyteti që ka zbuluar një strategji më efikase se karantinimi

March 19, 2020 14:17

SHËNIM: Qyteti që ka zbuluar një strategji më efikase se karantinimi

 

Testimi masiv duket se është një strategji më efikase në përballimin e pandemisë.

Mediat raportojnë se në Vo, një qytet afër Venecias, ka eksperimentuar testimin e të gjithë banorëve që janë 3 300 dhe ka izoluar rreptësisht ata që kanë rezultuar pozitiv.

Ndonëse pjesë e valës së goditjes pandemike në Itali, Vo aktualisht ka zero raportime të reja, pikërisht për këtë shkak.

“Testimi ishte jetik, shpëtoi shumë jetë” – citohet kyebashkiaku Giuliano Martini.

Testimi dhe ritestimi është përcaktues pasi kështu gjurmohen edhe ata që nuk janë simptomatikë me CoVid19.

Deri më tani qeveria në Tiranë e ka refuzuar këtë mundësi që do të mbyllte shumë probleme që po hapen edhe nga karantinimi, i cili nuk është se funksionon në mënyrë rigoroze.

Qeveria ka dhënë rreth 400 milionë euro koncesione në shëndetësi pa ndonjë efekt të dukshëm te shërbimi spitalor publik.

Në këtë situatë të jashtëzakonshme përfituesit e tyre duhen detyruar të kontribuojnë nëse nuk ka fonde për të përballuar testimin masiv.

Për fat të mirë jemi vend me shumë pak banorë krahasuar me të tjerë.

d.a. / dita

 

 

 

March 19, 2020 14:17
Komento

13 Komente

  1. Eliot March 19, 14:27

    Kjo është zgjidhja.
    Plus mbyllje e plote e kufijve.
    Deri n daljen e vaksinës.
    Sa kushton te testohemi t gjithe eshte bere nje llogari?

    Reply to this comment
    • Hosteni March 19, 16:15

      Javen tjeter do hapet tenderi per firmen qe do beje testimet.

      Reply to this comment
      • Gzim Kulufi March 19, 19:18

        Jam i sigurte se tenderin, (po si ne rastin e dizifenktimit te veglave mjeksore), do ta fitoje firma me specialistet me te mire ne kete drejtim, e cila do te perdori bananen ne prapanice te pacienteve.

        Reply to this comment
  2. Redi March 19, 14:36

    Saktë!

    Lufta me Covid -19 ka provuar dy strategji ku ajo e disa vendeve të BE me karantinim nuk doli efektive.

    Dsa vende të Europës, nuk testuan masivisht popullsinë.

    Ky qyteti ka vepru si Koreja e Jugut qe veproi ndryshe. Ajo testoi masivisht dhe njoftonte me sms cilindo qytetar për të infektuar në zonën e tyre.

    Madje njerëzve u merrej analiza edhe në rrugë pa shfaqur asnjë simptomë. Kjo, vërtet me kosto më të lartë, por bëri që sëmundja të mposhtej shpejt dhe me pak dëme në njerëz.

    Reply to this comment
  3. Mjek March 19, 14:53

    Ashtu eshte.

    Nuk mund të luftosh një pandemi nëse nuk e di kush është i infektuar. Sepse nuk mund të luftosh një zjarr me sytë e mbyllur. Këtë e ka thene drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

    Në Shqipëri Ministria e Shëndetësisë ka mbrojtur tezën se po ndjek udhëzimet e OBSH por kjo deklaratë e rrëzon këtë pretendim.

    Deri sot janë kryer rreth 600 a 700 testime, shume shume pak.

    Reply to this comment
    • info analitike March 19, 16:13

      Ministrja e ja thene nga halli. Me vjen keq qe drejtuesit e institucioneve kryesore te shendetesise po sillen si militante e jo si mjeke duke gënjyer mbi gjendjen reale per te përballuar situatën Nga intervista qe dha Tritan Kalo kuptohet qartë se sa rradhe eshte genjyer. Kush punon si mjek e di shume mire se cila eshte situata reale.

      Reply to this comment
  4. klemi loqja March 19, 16:06

    Ne shqiptaret jemi kafshe
    I pate pamjet e renda ne TV italian:
    JANE MAKINAT E USHTRISE ITALIANE NE BERGAMO QE PO DERGOJNE TE VDEKURIT NGA CORONAVIRUS NE KOMUNA TE TJERA PER TI VARROSUR/MUROSUR!
    VARREZAT E BERGAMOS NUK KANE ME VEND!

    Bergamo eshte kthyer keshtu ne vatren e pandemise ne veri te Italise!
    Numri me i madh i te vdekurve eshte atje!

    Tani nje pyetje kam;
    A JA VLEN TE PERFUNDOJME KESHTU?
    JOOOOOOOOOO!

    Ka vetem nje rruge;
    RRI NE SHTEPINE TENDE!

    Kujdesu per familjen tende,
    prinderit e tu, femijen apo femijet,
    ata qe ke prane ne hyrjen tende!

    Zbato rregullat;
    E di qe te bezdis te lash duar cdo gjysem ore apo me mire sa here qe prek dicka te dyshimte, por duhet ta besh!

    Reply to this comment
    • Kuq e zi March 19, 19:54

      Une jetoj ne bergamo
      Familjen e kam ne karantine prej 3 javesh por vete punoj akoma sepse eshte pune qe nuk mund te ndalet
      Nenvizoj ska kuptim qe familja ime eshte ne karantine kur une vazhdoj e leviz si me pare
      Karantina model italian nuk jep rezultat
      Duhet versioni kinez te gjithe ne shpi per dy jave pervec atyre te ushqimoreve dhe farmacite por keto duhet te mbrohen njelloj si infermieret e ambulances ndryshe ska kuptim

      Reply to this comment
  5. Jimi March 19, 18:50

    Ai fshati me 3300 banore nuk e ka problem ti testoje edhe brenda dites edhe te izoloje te infektuarit. Nuk po diskutojme koston, qe ketij vendi nuk ja mban kurrizi, po hajde testoj 7-800 mije banore te Tiranes dhe beji zap te karantinohen. Ti e teston , del negativ, sapo del nga dera e spitalit ai vete pikerisht atje ku nuk duhet te shkoje dhe nga keto kontakte, po ta rikthesh per testim ai del pozitiv!

    Reply to this comment
  6. demo March 19, 19:03

    Nje testim kushton 160 euro.
    Duhet te anullohen koncesionet e Gershereve bashke me Chak-Fapin.

    Reply to this comment
  7. Lili March 19, 20:47

    Ma pak se kaq !
    Problemi eshte se kur te kalloje nje jave do jemi te gjithe positiv!

    Reply to this comment
  8. VO...VO March 19, 22:56

    Po mire, meqe Tirana se ben pse se ben edhe Italia per qytetet e tjera por vetem qyteza VO…!?!…
    A e dini se ishte pikerisht qyteza VO ne te cilen u konstatua ky dreq virusi. Shifni lajmet epara 2 javeve te RAI…Pra u experimentua fillimisht ne VO me izolimin dhe dha rezultatin e duhur. Tani po testojne duke qene neper maqina njerzit…me tampone dhe rezultatin e marrin ne cast….
    Pra pse se ben edhe ne Torino, Milano, Bergamo etj, etj. apo edhe ata jane Shqiptare…

    Reply to this comment
  9. Edi March 20, 09:37

    Ju jeni koqe komplet. Si Mund te shkruani dicka te tille dhe te thoni pse se ben Tirana. Po pse jo Fieri, Vlora , Shkodra , Berlini, Madridi apo Milano. 3000 banor vs miliona . Debillekut si gjendet ilaci kjo duhet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim