Ra ky mort e u pamë…

Bedri Islami November 8, 2014 11:48

Ra ky mort e u pamë…

Ngjarja tragjike që ndodhi në mëngjesin e 4 nëntorit, pas së cilës katër vetë u vranë, pra nuk janë më mes nesh, është pa dyshim më e dhimbshme se për këdo tjetër, pikërisht për familjet e tyre, të cilat, edhe në të ardhmen, nuk do të gjejnë kurrë qetësinë dhe ngushëllimin. Duke qenë një ngjarje që nuk ka asnjë lidhje me politikën, dhe që nuk ka rrjedhur prej saj, si për shembull, vrasjet e 4 demonstruesve në 2 prill 1991, për të cilat PD-ja akuzoi më pas Azem Hajdarin si organizatorin e tyre; vrasjet e disa militantëve politikë në Shkodër dhe në Vlorë, në fillimet e vitit 1997, kur qeveria e PD-së ishte në revanshin e saj grusht-hekur dhe kishte filluar të armatoste militantët e vet; vrasjet e 4 demonstruesve para selisë qeveritare, në janarin e vitit 2011, kur përsëri në pushtet ishte një qeveri pëdëiste, pra, duke mos qenë një tragjedi që kishte lidhje me politikën, ajo në të vërtetë po bëhet sinori i politikës opozitare, e cila, si të kishte pritur këtë mort, mendon se është koha që të duket. Dhe të duket e dhimbshme, e prekur, me shpirt të trazuar, duke ndjerë dhimbjen e familjeve që kanë përcjellur 4 të vrarë, të cilëve askush nuk kishte të drejtën t’ua ndërpriste jetën.

U bënë disa ditë rradhazi, njëri pas tjetrit, elementë opozitarë, të shquar për politikën e kërmillit ndaj ngjarjeve banale të ndodhura në kopshtin e tyre politikë, e për më tepër haptas përçues e mbulues të ngjarjeve tragjike, mendojnë se është koha e tyre. Koha për revanshin e mllefit politik, ndaj një ngjarjeje në të cilën, si për të ngushëlluar një opozitë thellësisht të inkriminuar, është pjesë djali i një zonje deputete, për të cilën, deri sa ishte pa u bërë pjesë e politikës, të gjithë ne, pa përjashtim, çoheshim në këmbë dhe nderonim staturën e saj, si grua, si artiste dhe si zonjë e fjalës së mirë. Nuk dua të futem në debatin nëse kanë faj apo jo prindërit e Kostandin Xhuvanit, njeriu, i cili sipas lajmit publik të prokurorisë së shtetit, është ai që qëlloi mbi të tjerët, duke vrarë edhe njërin nga shokët e tij të tavolinës. Më shumë se sa trishtimi i zonjës Xhuvani më dhembin prindërit e atyre që nuk janë më, e po ashtu, edhe për vetë familjen Xhuvani, ashtu si i njohin të gjithë, ky duhet të jetë momenti i pikëllimit të madh. “Secilës ditë i del mjaft pikëllimi i saj”- thuhet në librin e shenjtë, Bibla, e po ashtu, secilës prej familjeve të të vrarëve u del mjaft pikëllimi i tyre.

Përballë dhimbjes së tyre janë shfaqur dy tabllo: Ajo e qeverisë, që ndan dhimbjen me to, duke e ndjerë veten përgjegjëse, pasi çdo krim është edhe një ndëshkim qeveritar; dhe tjetra, ajo e opozitës, që në të gjithë këtë mllef përditësor, më shumë po merret me Edi Ramën dhe zonjën Xhuvani, se sa po jeton, qoftë edhe nga larg, me dhimbjen e të lënduarve përjetësisht.

Ne kemi përballë një opozitë që është mësuar ta përdorë të keqen për të ngritur një moral të ri politik, që në fakt është i pamoralshëm. Ne kemi përballë një opozitë, që pasi ishte pjesë e vrasjeve të 2 prillit në Shkodër, nuk mënoi të shpërblejë me poste, detyra dhe forma të tjera, ndonjërin nga familjarët e të rënëve demokratë, sidomos aty ku kishin planifikuar të bënin një gjëmë më të madhe. Tek Arben Broci, njeriu që duke qenë pjesë e demonstruesve të dhjetorit 1990 në qytetin Studenti, do të ishte njëri nga të paktët që nuk do të kërkonte revansh e hakmarrje, pra nuk do të kërkonte gjak e mllef; megjithëse babai i tij, Beqiri, kishte qenë i dënuar politik. Opozita e sotme është mësuar ta kthejë gjakun në mall, ose të synojë ta kthejë atë në mall për shkëmbim. Pas vrasjes së 4 demonstruesve të 21 janarit, kjo opozitë, atëherë qeverisëse, do të dërgonte kasnecin e saj tek familjarët e të vrarëve, për të bërë ryshfet politik. Do të shkonin deri në ekstrem: Jua japim vrasësin, na jepni besën për një vizitë të shefit të qeverisë. Njeriu që kishte urdhëruar vrasjet në mesin e bulevardit, përmes një grushti parash, kësaj here tmerrsisht të fëlliqura, kërkonte si shkëmbim një vizitë, dhe si Pons Pilati, të lante gjakun nga duart e tij. Dhe njëkohësisht të lante gjakun në sytë e Bashës, ministrit të Brendshëm të asaj kohe.

E mësuar të bëjë pazar me gjakun e të kërkojë haraç kur i cënohet pushteti, (kujtoni thirrjen e Berishës në Tropojë ndaj njërit prej vëllezërve Haklaj, “e dua të gjallë”, thirrje pas së cilës nisën edhe seritë e pafundme të vrasjeve në atë zonë), e mësuar të shpejtojë të fshehë gjurmët e krimit me miniserialet e komisioneve parlamentare, si ajo që ndodhi me Komisionin e ngjarjeve të 21 janarit, përmes të cilit vrasësit u shpallën heronj dhe demonstruesit, puçistë të armatosur me çadra pistoletë; e mësuar të zhdukë provat edhe ndaj vrasjes së një deputeti, si ishte rasti i zotit Xhindi, dhe tani nuk ka më asnjë provë për këtë vrasje politike; të mësuar ta lënë edhe pa ndihmën e parë mjekësore një gjyqtar në mesin e Vlorës, si ishte rasti Konomi; e stërvitur për të fshehur një krim, duke e shpallur vetëvrasje, si ndodhi në qytetin e Durrësit; pra, duke pasur në vete e mbi vete të gjithë këtë amalgamë krimi dhe ndëshkimi politik ndaj kundërshtarëve të tyre, ajo e mendon se e gjithë pjesa tjetër e botës rreth tyre, duhet të jetë e tillë.

Moti tragjik erdhi dhe ata kanë rastin të shihen. Të shfaqen edhe një herë zemërdhembshur, kur të vrarëve nuk ua dinë as emrin; të shfaqen gjenerozë, kur pas konferencave të shtypit mendojnë se ku duhet të jetë vendi i tyre në strukturën partiake që po ngrihet ngadalë, duke dosjuar besnikërinë e tyre. Njëri pas tjetrit shfaqen Strazimiri, në kohën e të cilit ndodhën aq shumë vrasje dhe ai, zëvendësministri i Brendshëm nuk nxorri asnjë zë; pastaj Bumçi, një zë “dinjitoz” brenda partisë së tij, sidomos i njohur për “guximin” për t’iu kundërvënë Berishës së vogël dhe për t’i bërë “ballë” presionit të Berishës së madh, dhe në fakt atij i takon të dalë nëpër trotuaret e konferencave të shtypit , për sa kohë që nuk ndëshkohet nga askush si pjesë e masakrës së Gërdecit; dhe në fund, edhe zonja Grida. Edhe këtë kishin mangut ata të shkretët, që ende nuk u ka filluar si duhet dhimbja e madhe.

Dhe të gjithë e kanë harruar vrasjen: E kanë harruar se çfarë tragjedie u ndodhi katër familjeve, pavarësisht nëse ishin apo jo pjesë e konfliktit. Ata, të gjithë, po merren me Edi Ramën. Nuk kanë asgjë tjetër në mendje: Edi Ramën dhe të vetëshpallen si njerëzit e devotshëm të partisë shqup-ase. Mallkimet që hedhin mbi shefin e qeverisë, duke shkuar deri në absurditete politike, si ajo e krahasimit të figurës kryesore të vendit të tyre me një revanshist hitlerian, nxjerr nga vetja atë që e kanë brenda, por që nuk mund ta thonë në oborrin e shtëpisë së tyre. Nuk mund ta thonë se metodat e dikurshme tiranike (por jo hitleriane) i kanë që prej 23 viteve brenda vetes, atë e shohin ende në dritë të syrit, për të flasin, përgjigjen e tij presin të dëgjojnë.

Edi Rama, si shefi i qeverisë, si njeriu që ka marrë përsipër të nxjerrë vendin nga humnera politike e ekonomike ku e hodhën dy herë pikërisht këto që sot po thërrasin, ka përgjegjësinë e tij pas çdo krimi që ndodh në këtë vend. Sepse ai është shefi i qeverisjes dhe me emrin e tij lidhen edhe të arriturat, edhe plagët që i hapen këtij vendi.

Por nuk është ai që hapi depot e armëve dhe lëshoi kushtrimin në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, në marsin e vitit 1997, “të armatosen militantët”. Nuk është ai njeriu që duhet të përgjigjet përse armët shiteshin në këtë vit të mbrapshtë, si askund tjetër në botë, shesheve, me shumicë dhe me pakicë, si mallrat e “gabit”. Nuk është ai përgjegjës që besimi tek një qeveri është nën nivelin e detit dhe që shumë pak nga ne besojnë në drejtësinë e këtij vendi. Nuk është fajtor ai që nën qeverisjen e PD-së, pra nën qeverisjen e pikërisht këtyre njerëzve që pritën një mort dhe thanë “mirë që u pamë”, dënuan Xhuvanin e ri me dy vite burg. Ishin pikërisht prokurorët, gjyqtarët që vetë i kishin vendosur, vetë i kishin ushqyer me ndjenjën e mashtrimit, dhe mjerimi i politikës së tyre, opozitarëve të sotëm, bie jo vetëm mbi jetën e 4 njerëzve, por të mijëra e mijëra të tjerëve. Sepse është fakt se, aq sa janë vrarë në këto 23 vite, vite në të cilat aspirojmë demokraci, rend e ligj, të vrarë nga gjakmarrja, dhuna e rrugës, harbutëria dhe nga shteti, nuk janë vrarë në asnjë periudhë të historisë sonë kombëtare. As në diktaturë. As në kohën e Zogut. As në kohën e Esat Toptanit.

Edi Rama nuk është fajtor pse populli ju dërrmoi me një votë plebishitare. Unë e kuptoj ngutjen për të ardhur sa më parë në pushtet. Dhe qartas e them: Nëse kjo qeveri nuk sjell tek ne institucionin e ndëshkueshmërisë, si një realitet dhe fakt jetësor, ata, qeveritarët, për vete mund të jenë rehat, ju do të bini më shpejt nga sa e mendoni në pushtet, por tek njerëzit do të vritet edhe shpresa e fundit. Që është njëlloj e rëndë sa edhe humbja e njeriut të dashur.

Ra ky mort e po shihen. Po dalin nga strofulla për të bërë politikë me një tragjedi makabre, si duke dashur të blejnë gjakun që rrodhi. Lëreni rehat njerëzit në hallin e tyre. Nuk do të vini në pushtet pas një ngjarjeje të tillë. Do të vini atëherë, kur, si thonë në Drenicë, ” të jeni mbushur mend”. Si duket, do të mbusheni vonë.

Bedri Islami November 8, 2014 11:48
Komento

24 Komente

  1. lavdosh November 8, 12:07

    Bedri,
    Me se fundi u kujtove per ngjarjet e 1997. Me mire vone se kurre.
    Por nuk jane vetem vrasjet e Jan-Mars 1997 si politike. Jane mijra te vrare te tjere dhe shkaterrimi total i vendit, vetem e vetem per te ruajtur pushtetin krye krimineli Berisha
    Tung

    Reply to this comment
  2. Kris November 8, 12:21

    Arrestoni Berishen! Kjo ,eshte kerkesa, e nje million shqiptareve, qe votuan, por edhe e shume shqiptareve, qe jetojne jashte dhe e dine demokracine!

    Reply to this comment
  3. niki November 8, 12:52

    I drejtohem , deputeteve opozitare qe, pak a shume kane ne zemer te miren e Shqiperise (,nese ka ndonje deputet ne PD) ne keto momente te veçanta per vendin tone ,te behen te guximshem e tia perplasin ne sy ,Berishes me shoke, e te marrin pjese, ne parlament per te ndryshuar drejtesine.

    Reply to this comment
  4. pelo November 8, 12:54

    E lexova shkrimin tuaj por gjithesesi nuk jeni gjekundi, akoma po merreni me te shkuaren , shume llafe per hic gje.ne e dime kush ishin qelbesirat qe iken , per kete ua futem.Po zoti analist ajo qe dua te te them , ne nje vend demokratik gabimet qe ka bere rama duke e kandiduar perseri mamane e vrasesit, duke mos e arrestuar pas nje sherri me arme ne gjirokaster e me se fundi duke bere nje koference shtypi duke mbajtur anen e mamase se vrasesit (se e ka mike), se per familiaret e te vrare as qe nuk e cau koken, do ti kishte kushtuar doreheqjen (atij, ministrit, dhe drejtorit politik te policise).eshte me fat ram ? Po, se perballe ka nje opozite qe edhe nje here do te denoncoj te verteten as ate nuk di ta bej!!

    Reply to this comment
    • red November 8, 15:10

      Ndeshkoni kriminelet me kostum politik.
      Keta ordineret rrine urte vete me pas

      Reply to this comment
    • puntori November 8, 15:47

      ti mo shoku te qane syri per njecik berishe dher mos be gjoja sikur e shane kur ne te njejten kohe flete me dogmet e tija me budallaeqet e sales dhe lulushite se e kame degjuar dhe here tjeter qe rama stha gje per te vraret epo jeni shume miope dhe injorant se koferenca sqe per te ngushulluar te vraret por nje qendrime politike i nje pertie politike dhe vete deputetes ne lidhje me ngjarjen e theksoje ne lidhje me njarjen po ku ti kuptoni ju keto ju preini te flas sala qe te flisni dhe ju cope e debilve

      Reply to this comment
      • pelo November 8, 21:22

        Me pak llafe sipas mendimit tend erdhi edi ne qeveri e te bej si te doj?ne qe e kritikojme ku sna duket e mire qenkemi me berishen?? E ke gabim zoteri duke mbajtur anen e partise per gabimet e fundit nuk e ndihmon po me shume e demton.berishen nuk e kam votuar kurre e kurre nuk do ta votoja po ta thashe rama kete here ka gabuar , duke pasuar veset e te parit.

        Reply to this comment
  5. Fatos sal meta November 8, 12:58

    Shkrim i persosur,nje rikujtim i ngjarjeve i sakte,nje thirje per popullin qe te dali ne protesta per arestimin e kriminelit Sali Sheqere Rame Berisha,tani sa nuk eshte vone,

    Reply to this comment
  6. arkivistja November 8, 13:06

    Keshtu si po rrjedhin ngjarjet,s’kane per tu hapur kurre dosjet e kohes se diktatures !

    Reply to this comment
  7. Frulla non November 8, 13:10

    Shkrim i shkelqyer…..por sic e thua dhe ti qe kostandin xhuvani x vrasjen e pare u lirua nga premurar e gjykates te koruptuar te pushtetit berishjan….nuk jam socialist spese po me zhgenjen por nuk mund ti jap asnje te drejte sali berishen dhe pd sepse ishin ata e ai vet qe e sollen vendin ne nje situate te tilla…..me vjen keq shume shume keq x zonjen xhuvani por nuk pranoj qe te thote se nuk ma lejon morali ku ishte morali i zonjes kur cuni i sai i hoqi pA te drejte jeten nje njeriu ne 2011 dhe pA pike morali u zgjodh deputete ne 2013…si nene e kuptoj dhimbjen e sai dhe e perseris me vjen shume keq sepse si ajo ka mijra nena shqiptare qe nuk u hiqen me robat e zeza

    Reply to this comment
    • petrit November 8, 14:01

      “Gjykatesit e pushtetit berishian” e paskeshin denuar me dy vjet burg birin e deputetes socialiste.
      Ka nje dokumenz qe verteton te kunderten.
      Ministri i atehershem i drejtesise, z.Halimi, i ka drejtuar nje leter zyrtare ish kryeprokurores ramiste, Ina Rames, me kerkesen qe te ndeshkohej prokurori qe kishte kerkuar qe vrasesi Xhuvani te denohej me vetem tre vjet burg.
      Ne pergjigjen e saj “trimja” e Edit, doli me pretendimin se nje minister drejtesie nuk mund te perzihej ne punet e nje institucioni “te pamvarur” si prokuroria.
      Pjesa dermuese e juristeve drejtues te prokurorive e gjykatave shqiptare, jane juriste te dipllomuar me modelin e drejtesise diktatoriale komuniste e bile edhe kane dhene denime politike..
      Sapo shumica socialiste aprovoi si antar te KLD, pasi hoqi nje jurist me kulture perendimore, nje ish prokuror te kohes se diktatures qe kishte dhene denime politike. Edhe ky ishte “gjykates berishist” ?
      Sa per Bedriun, ka kohe qe i ka ngjyer “tollumbat e Lulit te vockel” me gjakun e mijra shqiptareve qe vrau diktatura komuniste.

      Reply to this comment
  8. Dike Mullai thote- November 8, 14:05

    Falenderoj Z. Bedri Islami per shkrimin e sotem! I lexoj rregullisht shkrimet e Tij ne Gazeten ‘DITA’. Rama drejton Nje nga Kater Pushtetet, mbeshtetet dhe nga nje pjese e Medias (Pushteti i Katert). Dy pushtetet e tjera, plus pjesen tjeter te Medias i ka akoma ne dore Sali B…isha! Sa kohe qe ‘Drejtesia’ nuk bene DREJTESI ky vend NUK gjen QETESI!!!

    Reply to this comment
  9. Labi Vlore November 8, 14:25

    Z.Islami.Si gjithmone jeni i qarte,i paster dhe qe sjell rrethanat ne driten e duhur.Shqiperia ka problem modelin kriminal qe ehste ndertuar dhe ushqyer gjate ketyre 24 viteve.C’fare dua te them.Ne Shqiperi,njeriu i drejte quhet budalla,mashtruesi i zgjuar.I ndershmi quhet njeri kot,hajduti quhet i shkathet dhe vital.Krimineli quhet trim,ai qe nuk vret quhet frikacak.Kush paguan dritat shkakton te qeshura tek hajdutet e dritave dhe talljen,fyerjen,percmimin dhe nenshtrimin ndaj mendesise se tyre.Ne Shqiperine tone te mire,eshte ngulitur dhuna e te ligut ndaj njeriut te mire.Tani kjo duhet permbysur.Duhet te vendoset dhuna e shtetit ligjor(ne fakt dhuna e njerezve te ndershem) ndaj njerezve te ligj te te te gjitha llojeve.Kjo eshte normalja jetesore ne c’do vend normal demokratik te botes.Dhuna e shtetit ligjor,si meshirim i forces se njerezve te ndershem dhe ndeshkimi ekzpemplar ndaj gjarperinjeve te ligj,te te gjitha llojeve qe kane 24 vjet qe masakrojne Shqiptaret e ndershem.

    Reply to this comment
  10. kris 1 November 8, 14:43

    Bedri i lexoj me kenaqesi shkrimet e tua por ne kendveshtrimin tim mendoj se qe te sulmosh Sali Berishen nuk eshte e domosdoshme te futesh ne llumin e Edi Rames.
    Berisha e ka bere historine e tij.Ajo nuk ka per cdo shqiptar te ndershem nje rreze drite.Berisha me Nanon e shkaterruan vendin me ndihmen e FMN ,Bankes boterore dhe agjenturave serbo greke qe furnizuan me pare dy partite politike.Krimet e Berishes si ordiniere ,ekonomike dhe politike dhe korrupsionin e Nanos e di cdo shqiptar qe mundohe te bleje buken e perditeshme tek tregjet e shumices.Ka kaluar dhe koha e drejtesise per te.
    Sa per sharlatanin Rame mendoj se eshte i zoti.Na genjeu bukur.Ne i dhame voten:
    Te luftoje korrupsionin
    Re ndaloje vjedhjen ne administrata.
    te beje padi penale ndaj ish qeveritareve
    Te godase politiken koncensionare te Berishes qe e ktheu vendin ne thesarin e Ali babes
    Te hape vende pune,te ngreje nivelin e jeteses se pensionisteve,te mbroje ish pronaret qe te mos jene me ish,te denuarit politike ,ish ushtaraket etj
    Qeveria Rama Meta ngjan ne llogjik si qeveria e Cukut dhe Gekut me gjithe ata femije kolltuqesh qe marrin shperblime marramendese dhe harruan se voten nuk e morren si xhenjere qe perdorin mire dinamitin,as per tu ciftosur por per te punuar per te vend ne vend drejtesine e munguar.
    Une e konsideroj Ramen vellane e Berishes .Mashtrues dhe aleat me mafien pasi te forcoje policine e shtetit dhe te marre ne dore te gjitha pushtetet do te nxjerre koken si kriminel.
    Deri tani ka dale ne mbrojtje te krimit,te Berishes ,Fullaneve dhe gjithe mafiozeve te tjere
    Populli amerikan me voten e vet i dha nje ndeshkim te rende partise demokratike per shkak te mungeses se impenjimit te Obames ne problemet e shtetit.
    Besoj se Rama do ta marri pergjigjen e merituar ne zgjedhjet lokale

    Reply to this comment
  11. Sokrat Marina November 8, 15:54

    Vrasja me e tmerrsheme qe vret tere popullin eshte ajo, qe te degjosh keta sharlatan,keta hajdute e kriminel ,te qajne hallin e 4 te vrareve ne lokal . E kete vrasje keta palace e kaluar palacove ja faturojne qeverise e kryesisht kryeministrit Edvin Rames,ku nuk ka asme te voglin ngjyrim politike. Keta palace me ne krye kruepalacon e ketij vendi me emrin Sali Berish donin te mbronin pushtetin me gjakun e 4 te vrareve me 41 janar 2011 dhe tani kerkojne qe po me gjakun e 4 te vrareve ne nje local te vijne ne pushtet.
    Popoll ! Mos kerkoni te burgoset Saliu apo Luli nga drejtesia,pasi tani per tani drejtesia te ne ka vdekur, Me shume nga burgosaj eshte lenia e tyre rrugeve. Mos I degjoni, mos u shkoni nga prapa, ne votime jepni nje denim me te madh se 23 qershori ,duke mos I votuar ata as si antare te keshillave bashkiake. ,e cmenduria do bej punen e vet,duke bredhur larte posht rrugeve te Tiranes e ne tu nxierim gjuhen ,deri sa te futen Brenda ne shtepi e te mos dalin me perjashta ,deri sa te vij t’i marri zoti…….

    Reply to this comment
  12. Mark uk November 8, 16:15

    Po nuk keni pare gje akoma thoshte ne parlament.Nuk thoshte per deputet e apozites se atye vetem se krekoset si gjeli siper plehut.Po e kishte me ju more vota shites qe thuani jua dham voten.Tani vetem kujtoni ate thenjen Thanas shtergo rripin.Dy fjal per kris.Shko e arrestoje ne emer te popullit.Pse ka budallenje te tille veshtir te besohet.Po nejse i edukuar me mesimet e marksizem – leninizmit.

    Reply to this comment
    • Fuck Mark uk November 8, 18:40

      Mark Sali uk! Vetem nje karabush shpellash si puna jote mund te shkruaj komente te tilla. Megjitheate vazhdo te shkruash dhe te enderrosh per shpellaret e PD-se sepse shpresa vdes e fundit, Vec shpresa per Sali Adolf Hitler Berishovic-in ka vdekur njehere e mire. Per kete te siguroj jo vetem une por nje milion e gjysem shqiptar,more tru peshk….. And now, go fuck yourself bashke Sali e Lulubash.

      Reply to this comment
  13. XUME PROTOPAPA November 8, 18:10

    SHEN MATTEO I BEDRIUT

    Sipas Testamentit te Ri (Bibla), Poncio Pilati (lat. – Pontius Pilatius) ishte prokurori (prefekti) i Jeruzalemit ne kohen e Imperatorit romak Tiberio, i cili thuhet se denoi Jezu Krishtin.
    Sipas Historise se Shqiperise nen sundimin 23 vjeçar te serbomalazezeve (1990-2013) rolin e Poncio Pilatit per nje kohe e mbuloi Ina Rama.

    Per ti qendruar besnike historise, duke e ofenduar ate, Sali Ram Shiqere Berisha ne kete rast ka luajtur rolin e Imperatorit Tiberio !

    Ka disa variante te denimit te dhene ndaj Jezu Krishtit nga Poncio Pilati:
    – ne Ungjillin sipas Markut, Pilati (Ina Rama) denoi Jezuin duke marre si baze deshmine e hierarkive hebreie;
    – ne Ungjillin sipas Matteos, Pilati (Ina Rama) “lan duart nga çeshtja” dhe denon Jezuin me vdekje;
    – ne Ungjillin sipas Lukes, Pilati (Ina Rama) bindet se Jezui nuk kishte kercenuar perandorine romake:
    – ne Ungjillin sipas Xhovanit, Pilati (Ina Rama) duke marre ne pyetje Jezuin, konfirmon nga vete fjalet e tij (Jezuit) qe eshte Bir’ i Zotit : “ E thua ti: une jam Mbreti (Zoti)”.

    Krahasimi i pa vend i Bedriut nga Puka, i teutonizuar, i referohet ne te dy shprehjet e huazuara te Bibles nga Ungjilli i Matteos:
    “Nuk jam pergjegjes i ketij gjaku – pat thene Pilati (Ina Rama) para turmes, duke i demostruar trupin e pergjakur te Jezuit nga rrahja me kamzhik – shikoni vete ju se çdo beni me te (vedetevela voi)”.

    Nga ky episod i vangjelizuar (ungjillizuar) sipas Matteos, ka lindur edhe shprehja: “lau duart”, per te treguar personin qe nuk merr persiper nje vendim, duke ja lene ate te tjereve.

    Edhe shprehja tjeter e perdorur ne kete shpalosje biblike te kultures se Bedriut nga Puka: “Secilës ditë i del mjaft pikëllimi i saj” – Matteo e proklamon me nota krejt te ndryshme nga sa pretendon Bedriu.

    “Matteo 6,24-34
    In quel tempo, Gesù disse ai suoi discepoli: «Nessuno può servire a due padroni: o odierà l’uno e amerà l’altro, o preferirà l’uno e disprezzerà l’altro: non potete servire a Dio e a mammóna. Perciò vi dico: per la vostra vita non affannatevi di quello che mangerete o berrete, e neanche per il vostro corpo, di quello che indosserete; la vita forse non vale più del cibo e il corpo più del vestito? Guardate gli uccelli del cielo: non seminano, né mietono, né ammassano nei granai; eppure il Padre vostro celeste li nutre. Non contate voi forse più di loro? E chi di voi, per quanto si dia da fare, può aggiungere un’ora sola alla sua vita? E perché vi affannate per il vestito? Osservate come crescono i gigli del campo: non lavorano e non filano. Eppure io vi dico che neanche Salomone, con tutta la sua gloria, vestiva come uno di loro. Ora se Dio veste così l’erba del campo, che oggi c’è e domani verrà gettata nel forno, non farà assai più per voi, gente di poca fede? Non affannatevi dunque dicendo: “Che cosa mangeremo? Che cosa berremo? Che cosa indosseremo?”. Di tutte queste cose si preoccupano i pagani; il Padre vostro celeste infatti sa che ne avete bisogno. Cercate prima il regno di Dio e la sua giustizia, e tutte queste cose vi saranno date in aggiunta. Non affannatevi dunque per il domani, perché il domani avrà già le sue inquietudini. A ciascun giorno basta la sua pena».

    Edhe nje tjeter brilant ne shkrimin e Bedriut nga Puka: gjyqtaret ne gjykim nuk mund te jene “mashtrues”, por vetem te korruptuar deri ne palce !

    Dhe per ta mbyllur, duke qene nje dojç-fan, Bedriu nga Puka mund te shkoje ne Vjene dhe do gjeje statueten e Pilati-t (jo te Ina Rames) ku thuhet se u varros, pasi u internua (edhe ahere internoheshin prokuroret) nga Imperatori Caligola.

    Reply to this comment
  14. Mal Uka November 8, 18:53

    Ti ,, Jetimi “me babe te vrare nga plumat e sigurimit te shtetit te Enverit
    U bere e ngelefrymezues i rinise sidomos asai kosovare qe te vrasin
    njeri tjetrin Ti ,, Jetimi ” I lulit te vocerr qe me shprehje ia kalon Migjenit
    E me vepra shume fish Enverit Se pse me pluma tuej u vrane shqipetaret
    mes veti bile bash me pluma te Enverit Pra ti je njeri prej fanatikve ma te
    shquar si frymezues i metodave stalino Enveriste Ti je zedhenes i spikatur
    i qarqeve qe bejn e kan bere vrasje Andaj ti ,, Jetimi “i Lulit me tulluma
    Shkruaj e mendo perr borgjin qe ia ke kosoves , familjeve te tyre
    Pra ketu nalu e fol per veti ne vehten e pare Kujtoj se nuk te
    mungon aftsija te llogaritish per llogaridhenje me kanun!

    Reply to this comment
  15. Mark uk November 8, 18:56

    Perseri fyen more … gomart cfar te permban pragu.

    Reply to this comment
  16. MERIMANGA E KUQE November 8, 19:17

    DREJTESIA BEHET ME DREJTESI E FILLONE NGA KRIMINELOHAJDUTET S BERISHA L BASHA GJ GJONI E ME RADHE SE ME KETA GJYQETARE TE POLITISUAR SBEHET DREJTESI DERRI DO BALLTA S DO RIXHA

    Reply to this comment
  17. SALI 21 -JANARI November 9, 10:34

    te dy jeni me nda nje kastravec per gjysem ose nje HALE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?