SHËNIM / Rama dhe pyetja çfarë po ndodh realisht tek vilat e “Lagunës Blu”

October 28, 2015 11:20

SHËNIM / Rama dhe pyetja çfarë po ndodh realisht tek vilat e “Lagunës Blu”

Emri i “Lagunës Blu” ishte pak i njohur deri tani për vdekatarët e thjeshtë. Vendndodhja, përkëdo që i ka rastisur t’i bjerë në vesh, njihej më shumë si fshati turistik i Qerretit ku rrinë vip-at. Është një territor bregdetar i rrethuar dhe i ruajtur, me ndërtesa përgjithësisht të ulëta të zhytura mes pishave.

Fillimi i punimeve ndërtimore duke çmontuar një mjedis sportiv (një fushë e vogël kalçetoje dhe një tenisi), nga ana e pronarit të TV Klan Aleksandër Frangaj dhe protesta e banorëve të tjerë të fshatit turistik, përmes një bordi që ata kanë ngritur, e ekspozoi këtë zonë të heshtur dhe ekskluzive. Kjo sidomos për faktin se vrulli i Frangajt përballë banorëve, mori përpara me fadromë edhe derën hyrëse, duke u shndërruar kështu në një lajm pothuajse kronike, me ngjyrime të forta politike.

Ku flitet për Frangajn, padyshim do ketë politikë në mes, dhe këtë herë rradha e “përzierjes” ishte e kryeministrit Edi Rama. Meritën e parë për këtë e ka gazetari Mero Baze, i cili e pasqyroi që në krye të herës konfliktin në fjalë. Doradorës, nisën të ekspozoheshin dokumente mbi kontrata shitjeje e leje ndërtimi, reagoi pala qeveritare duke nxjerrë edhe ajo dokumentacionin e ndërtimit që kërkon të bëjë Frangaj, por ideja finale e historisë ishte që Edi Rama po mbron Sandër Frangajn.

Dhe mesa duket qëllimi u arrit. Tema patjetër ka lexueshmëri dhe mediat e tjera s’para kanë hyrë thellë në këtë çështje. Duket sikur Rama ka vendosur mburojën përpara pronarit të TV Klan dhe ndërtimi do bëhet se kështu ka thënë kryeministri.

Gjasat janë që punët të qëndrojnë pak më ndryshe në rastin konkret. Mirë apo keq, Baze ka ndikuar më fort se kushdo që kësaj rradhe Frangaj të vizatohet si i mbrojturi i madh i Ramës, një nder që i bëhet pronarit të Tv Klan. Fakti është që, siç sqaron edhe Baze në editorialin e djeshëm, ndërtimet (relativisht modeste) në vend të terreneve sportive të Qerretit, janë kopsitur me letra nga ana e të interesuarit, duke pasur gjithsesi në themel një shkelje të madhe: Atë që kur Frangaj ka blerë terrenin në fjalë, ai që ia dha, pra pronari i fshatit turistik, nuk e kishte pronë të vetën.

Dhe kur në 2012-ën, qeveria Berisha ka nxjerrë urdhrin për privatizimin e tokës në fshatrat turistike mbi të cilat është ngritur banesa që ke blerë, Frangaj ka përdorur këtë deklaratë joligjore për të blerë tokën e ambienteve sportive, duke e konsideruar si zonë ku ai ka investuar. Planin rregullues e ka miratuar Berisha në maj të vitit 2013, ndërsa lejen e ka dhënë kryetari socialist i Komunës së Golemit në vitin 2014. Shkurt, është një odise me një vandak letra e dokumente, ku prokuroria mund të hetojë dhe ku KLSH ka gjetur një shkelje.

Por a është ky shembulli i madh se Rama po i bëhet gardh Frangajt? Së pari, mendja ta do që nëse botues e investitorë të nivelit të Frangajt do kishin mundësi t’i “zhvasnin” diçka Ramës, kjo diçka nuk do ishin dy apo tre vila brenda territorit të një fshati turistik. Se çfarë kanë qenë të gjendje të japin kryeministrat për ndere mediatike, kemi shembuj të tjerë jo të largët. Por një pozicion si i mbrojtur i Ramës, është ideal për “nemesis-in” e Mero Bazes; ashtu sikurse nëse pas hetimeve rezultojnë shkelje dhe qeveria nis prishjet, Frangaj fare mirë portretizohet si një media e goditur nga një qeveri arbitrare.

Kjo qeveri dhe ky kryeministër ka shumë aspekte për të cilat mund dhe duhet kritikuar; dhe për veprime e mosveprime që e kanë bjerrur shpresën e një elektorati dikur entuziast dhe të mbushur me optimizëm. Ka ministra që janë ekspozuar aq keq sa më s’ka, e që nuk lëvizin nga posti. Ka teprime flagrante dhe tejkalim të masës së ndëshkimit ndaj të dobtëve e të pambrojturve, ndaj pikërisht shtyllës kurrizore të “1 milion shuplakave”, dhe mbyllje sysh ndaj peshkaqenëve të mëdhenj.

Ka mosrealizime ekonomike e financiare, papunësi dhe zymtësi shoqërore për njëmijë arsye, një pjesë e të cilave patjetër vijnë nga qeveria… Ka, dhe kjo është shumë e rëndësishme, një inerci të frymës së mosndëshkimit për zullumqarët e veshur me kostum politik, që e rëndon më shumë se shumëçka tjetër këtë mazhorancë e këtë kryeministër. Sado që shumica përpiqet të përcjellë idenë sikur pas reformës në drejtësi do kërcejë prifti nga belaja, bashkë me hoxhën.

Por ama kjo histori e Lagunës Blu ngjan më tepër një përpjekje “hijenash” për të cilat DITA ka folur edhe herë tjetër, që të shfrytëzojnë ose përdorin Ramën, që të duket se kanë marrë diçka prej tij. Ose (edhe) tek e fundit, për të shfryrë ndaj tij nëse nuk kanë marrë diçka. Nuk përjashtohet që Frangaj të ketë luajtur me emrin e Ramës, çka e pranon dhe Baze, por në kuadrin e fenomenit shqiptar që edhe kur të ndalon policia rrugore, gjëja e parë që bën, kap celularin për të telefonuar “dikë me peshë diku atje lart”, kjo s’duhet të na bëjë përshtypje.

Ashtu sikurse duhet të mendohemi dy herë para se të solidarizohemi me protestën e banorëve të një “fshati” që kanë aty shtëpinë e tretë apo të katërt, që në pjesë të madhe (padyshim jo të gjithë) janë ministra e ish-ministra, bankierë e mediatikë të dhjamosur; përballë ca fshatrave realë që në kuptimin e plotë dhe direkt të fjalës, vuajnë për bukë.

Ndaj, ajo që po ndodh në Lagunën Blu, deri tani, është një përpjekje për të shtyrë ose tërhequr imazhin Rama në varësi të interesave, sesa një lidhje e shkurtër Frangaj-Rama për dy vila, qoftë dhe “për inat të Bazes”.

 

October 28, 2015 11:20
Komento

33 Komente

  1. Desada October 28, 11:00

    Ja kesaj i dhame pergjigje. Po qe Rama shkon merret me i perpulur se kurre e me servil se kurre me konceptimin artistik e aredimin e studiove te Klanit? Po qe e ka ngjarje te madhe kur ka vemendjen e Frangajt? Po qe u nderpre zhurma politike e bashke me te the hetimi per leket me thase qe qeveria e meparshme i ka dhene Turperisht Edi Lesit e Frangajt? Po qe i shkoi visto urrejtes se frangajt ndaj Agon Channel e nuk e permbajti veten fare kur fliste e hakmerrej me te? Po kur pate se me firmen e tij eshte dhene nje leje ndertimi ne hyrje te liqenit per nje 13 katesh mikut te ngushte te Frangajt, Samir Manes? Qe Rama eshte dorezuar krejt ndaj Frangajt e Top Channelit sepse eshte i terrorrizuar ” nga” dhe i dashuruar “me” propaganden kjo nuk ka nevoje as per helmin e Bazes e as per alibine e ndoj tjetri.

    Reply to this comment
    • Gregor October 28, 12:50

      Artikull me vlere per ata qe dine te lexojne dhe te nxjerrin perfundime. E nxjerr Ramen lakuriq para elektoratit si kryeminister qe ka zhgenjyer dhe po zhgenjen elektoratin me mosveprimet e tij dhe me ministrat qe ka.
      Por gjithashtu artikulli kerkon t’i hape syte publikut per krijimin e blloqeve dhe bllokmeneve te rinj. Na cane derrsa deri tani per ata anetaret e byrose politike qe e kishin shtepine ne bllok, por nuk e kishin as shtepine e tyre. Ishin pjese e diktaturesdhe kane pergjegjesite per krimet e atij regjimi. Por nuk mund te akuzohen pse e kishin shtepine ne bllok, se ne fund te fundit qeveritare ishin.
      Po keta te sotmit? Nuk eshte Laguna Blu nje bllok i ri? Po vilat e Lalezit a nuk jane nje bllok i ri me vila njeqind here me te mira se ato te ish-bllokut?
      Pra o njerez, kur votoni, se vetem voten tuaj keni ne dore, thoni o lele o nena jone, dhe mos thoni o lele o nena ime.
      Po e shite voten per nje leje, per nje vend pune ose per nje thes miell, edhe kryetari i Golemit nuk te pjerdh ty si votues kur shkel rregullat.

      Reply to this comment
    • Artur October 28, 13:44

      Rama nuk ka faj ne kete mesele

      Reply to this comment
    • Zhulieta Guraziu October 31, 06:47

      Nuk besoj se prek dike kjo mesele. Se eshte mesele mes mutrsh dhe si e tille nuk u intereson te tjereve. Muti nuk e ndjen eren e mutit. Sigurisht ne kete mut nuk perziej Andin, Henrin, Fullanin, Griden, Precin e Zogjve, etj

      Reply to this comment
  2. Albi October 28, 11:08

    Kujdes se mos keni kap dhe ju ndonje leje more!!!

    E verteta eshte qe Sandri ka kohe qe ka rifilluar mbreterimin, e kjo puna e Lagunes ishte vetem momenti ku u be publike fare pasi aty banojne te tjere qe kane mundesi ta bejne publike. A mund te na thoni nese Sandri ka privatizuar hapesira te tjera prane kinostudios? A mund te na thoni nese vazhdojne ndertimet perreth Liqenit ku ai eshte ortak? A mund te na thoni nese vazhdon projekti per kthimin ne park te aneksit te Qemal Stafes per ti bere nder ndertimit aty prane?

    Me sa di une pergjigja eshte po, per te gjitha keto. Prandaj mos u beni merak fare per Sandrin, Edin e ka kapur me kohe e jo tani. Ky ishte vetem momenti ku u be publike marrdhenia e tyre.

    Reply to this comment
  3. ??? October 28, 11:14

    E lexova nga fillimi ne fund dhe nuk e kuptova se ku eshte ndikimi I Rames ne kete histori, kush jane keta ministra qe qenkan ekspozuar ‘keq’ dhe per cfare, cili eshte qellimi I ketij shkrimi, ne cfare provash bazohen hamendjet e gazetarit dhe cfare lidhje ka ky shkrim me realitetin! Kur do te mesoheni ju te hetoni per prova ne fillim dhe pastaj te beni shkrime bazuar ne keto prova? Cdo gje tjeter eshte thjeshte spekullim dhe tymnaje qe nuk ka lidhje me realitetin.

    Reply to this comment
    • Albi October 28, 11:34

      Ke ngaterru rolin e medias me prokurorine shoku

      Reply to this comment
      • ??? October 28, 12:08

        Sipas teje media duhet te shkruaj me hamendje! Qe prokuroria te hetoje duhet te bazohet ne prova dhe provat mundet fare mire ti prodhoje gazetaria investiguese. Ne Shqiperi eshte bere e modes per median te krijoje histori bazuar ne thashetheme dhe hamendje. Kur shkruan dicka duhet te bazohesh ne prova dhe jo ne “mendohet se”, “thuhet se” “ka mundesi te jete” dhe te tjera fraza si keto.

        Reply to this comment
        • Albi_I October 28, 12:30

          Media ka nxjerre faksimilet e firmosura nga zyra publike. Ca duheshka me shume per te nisur nje hetim nga prokuroria? Dhe ca do ti me shume se kaq per te kuptuar se ca ka ndodhur. Lejen finale e ka marre ne 2014 nga nje kryekomunar socialist, nje leje qe nuk do e merrte dot kurre nese Rama nuk i jepte miratimin e tij. Ca do me ti?

          Reply to this comment
          • ??? October 28, 13:27

            Pra, ti ke prova se Rama I ka dhene miratimin kryekomunarit per lejen e ndertimit? Apo ja fut ashtu kot vetem nga deshira qe do te besosh gjithcka?
            Une e kuptoj shume mire qe ka korrupsion ne kete mes dhe prandaj po I meshoj faktit se duhen prova. SHkresat qe kane dale nuk jane prova, prove eshte menyra se si eshte privatizuar toka shteterore dhe nga kush. Te gjitha veprimet e mepasme jane te bazuara ne ligj ne baze te se drejtes per te zhvilluar pronen. Kryekomunari nuk heton subjektin ndertues se si e ka privatizuar pronen prandaj media e ndershme dhe jo kjo qe e ben me qellim dizinformimin, duhet te nxjerre pikerisht aktet e privatizimit me emer dhe mbiemer. Cdo shkrim banal pa lidhje, si puna e ketij ketu nuk I hyn ne pune njeriu.

          • Albi October 28, 14:49

            Nda fajin kriminal nga ai politik. Nese ka prove qe Rama i ka bere presion kryekomunarit ai shkon ne burg, pike.

            Ndersa ketu flitet per pergjegjesi politike. Nje i emeruar politik i Rames, sepse partine Rama e ka ne kontroll, ne kohen qe Rama qeveris vendin dhe e qeveris duke propaganduar mbrojtje te territorit jep nje leje ndertimi skandaloze te nje pronar media. Rama mban pergjegjesine minimalisht si nje njeri qe nuk po qeveris mire duke lejuar vjedhje e abuzime. Po te kishim prova me shume se kaq do kerkoja burgimin e tij.

          • fllad October 28, 17:40

            sakte

    • eri October 28, 12:20

      Nuk mbrohet qeveria me retorike te deshperuar. Perceptimi ne publik eshte i tille dhe eshte me i keqi qe nje qeveri ka patur vetem ne dy vjetet e para te punes. Skandalet per korrupsion, klientelizem dhe paaftesi te ministrave zbulohen nga punonjesit e ngushte te administrates. Dokumentat qe botohen perdite jane fakte. Arroganca nuk do fakte. Reformat amatore nuk kane nevoje per shume analize. Represion( si i organizatave rinore qe dilnin per te qethur flokegjatet) ndaj biznesit te vogel dhe ulje ne gjunje ndaj milionereve qe na ishin neveritur nga qeveria e meparshme – ky eshte fakt. Prioritet naiv propagandes dhe perseri ju rezulton e deshtuar. Bumerang madje
      Nje minister shendetesie qe po ben kerdine dhe nje staf drejtues i spitalit me fokus te vetem tenderat. Turp! Me ate skandal me ish kompanine e Beqajt do te binte cdo qeveri. Me Tenderat e kunatit te Ben Ahmetajt do te binte cdo qeveri. Me ato portale qesharake kunder korrupsionit e te vertetes do t’ i mbushni mendjen popullit? Nje kryeminister i cartur, i kapur, i paafte , i tredhur, i korruptuar. Shume i korruptuar! Kete ka kuptuar me ne fund elektorati i majte . Statistikat e aplikanteve te llotarise amerikane jane te frikshme. Zymtesia dhe mungesa e shpreses e dallueshme. Te vetmit te lumtur jane ministrat dhe rrethi i ngushte i klienteve te tyre qe po prosperojne. Dilni flisni me njerezit se nuk do te lodheni fare per te kuptuar kete. Dhe percilljani lartgjatesise se tij qe pas cdo skandali o del te fevziu dhe ben performancen e radhes me te keqe se e shkuara ose iken ca dite per te hapur ekspoziten e anktheve te tij. Ah po. Ne krah ka Samir Manen dhe perfituesin hije te biznesit te hemodializes . Nje tjeter turp me fakte.

      Reply to this comment
  4. ivani i madh October 28, 11:15

    I re rotull e rotull prape u bere pelerine e Rames mos te lidh gje dhe ty me Ramen dhe Sandrin gje .Sipas kesaj qe komenton ti nuk paska faj Rama,Berisha e Sanderi po Meroja qe beri denancimin i pari.Ne dhe Meros nuk na intereson se kush jeton aty po vjedhjet e abuzimet qe po behen aty e ne Shqiperi nga Sandri e sandrot te mbrojtur nga politika e qeveritaret maskarenj me Ramen e Berishen ne krye.Prandaj nuk ta ka fajin Meroja po ata qe mundohesh te mbrosh duke i mbuluar me nje fashe mjegulle deri sa te dalen nga kjo histori qe besoj fiton e ti.

    Reply to this comment
  5. front October 28, 11:16

    Mero Baze, ashtu si gjithe shqiptaret,jane inatcinj te pakrahasueshem! Mero, e “ndihmoi” Ramen, se sulmoi Berishen,per interesat shpagimet e tij personale! Por, Rama, nuk e vleresoi shume Meron?! Dhe ja tani shpagimi! Historia perseritet! Ka kohe, qe Mero e kruan ,jo vetem me berishen ,por edhe me Ramen dhe te tjere! Rasti Bushati eshte i qarte! Boton artikuj te mercenarit Andi kunder Rames! Arsyet?! Mero i di me mire! Le t’i thote! Por, deshtoi te ishte gazetar oborri kryeministeror, sic ishte me kriminelin Berisha apo sic eshte bythqiri Fevzo! Keto jane shqiptarizma! Shqiptaret personalizojne gjithcka! Ben fjale me nje amerikan dhe ai befas te pyet:- Pse e merr personale?! Pra eshte ne natyren tone, “osmallinj” do te ngelim edhe per shume kohe! Ramen do ta vleresoj pas reformes ne drejtesi se c’fare do te beje! Por nje gje eshte e sigurte:- me nje njeri si Berisha , ne politike,pak shanse ka populli yne te ece perpara!

    Reply to this comment
    • Albi October 28, 11:36

      Mero eshte sot gazetari me i afert i Rames, njeriu qe e ndihmon me shume me propaganden mediatike. Kur e shan dhe ai, do te thote qe nuk ka me ku te mbaje.

      Reply to this comment
      • fllad October 28, 17:43

        Jo Albi ai e mbron Ramen aq sa ja do puna edhe Likes, kur i shtyp butonin Likja ai i vervitet Rames.Kaq eshte e thjeshte

        Reply to this comment
  6. LOVE October 28, 11:17

    shenim per ata qe se kane kuptuar shenimin qe ka shenuar shenjestra e Dites 😛

    1] Shoke ,MERO BAZJA na tradhetoi !
    2] po behet nami per nje fushe te vogel tenisi dhe kalcetoje …po lerjani se gjynaf
    3]ideja e gabuar qe paraqesin per Lartegjatesine , dokumentuar me email ,me fjale ,ku jane prezente deshmitare ,ne fakt nuk eshte ashtu si duket ,ja mendoni vete sikur te gjeni burrin me nje grua shtrire ne krevatin tuaj ,ahaaaaa , jo mos u nxitoni ,eshte pastruesja e dyshekut
    mos i besoni idese se gabuar qe keni ,se po i besuat e keni ju fajin
    4]dhe sidomos mos arrini ne konkluzionin qe EDveri po mbron Frangajn …ahaaaaaa
    e kemi te virgjer ,pak me barre ,sepse nqs ti ngul nje gozhde ,oh nene cfare te ben Tahiri ,INDUKU , e spiuni digjital ….po nqs Frangaj merr fadromin …nuk eshte asgje
    jane thjesht syte tuaj qe po krijojne imazhin e gabuar …si ai shembulli me siper
    5] ideja eshte e gabuar ,sepse po ti donte kkkkk..oka Frangajt ,i kerkonte 600 milione ,pse ai reaksionari i jashtem i Cekise i mori dhe ky i brendshmi do kerkonte vetem nje pffff kalceto
    6] po dhe nqs ideja e gabuar ekziston qe kjo qqqqqqqqeveri nuk po i ben gjerat mire
    shenimi qe kemi shenuar thote qe te shenojme gabimet dhe ta …..kritikojme
    kritikoheni bre buuuuuuuura , me qetesi dhe dashuri ,kritikojeni …lehni perkthehet
    7]mos ,mos na beni te prekim Frangajn ,sepse do quhet “qeveri arbitrare ”
    qeveria nuk po rruhet qe 100 vjecaret po rrine si ne mesjete dhe varjet ne burgje jane ber
    si penalat e bojaxhiut ,si mund te behet arbitrare per Frangajn ?he pra si ?

    Dita ka shenuar dhe do shenoje gjithmone shenimet e pashenuara
    sepse armiku i kllases eshte vigjilent ,nuk dhe duhet solidarizuar me kete “armik” qe ka shtepine e 4 ,sepse ne jemi me parimet tona ,vetem nga 1 bunkere per koke duhet te kemi
    se jemi ne rivilicionaret qe duhet te gjykojme me se i kane ber shtepite
    sepse rrrrrrrrrrrrilindja nuk e ben dot ,quhet arbitrare ….

    shenimi im personal : Ne vdekatareve nuk e qqqqq…ethim Qerretin !
    [shenimi i shenuar nga ju ta shpif ]

    Reply to this comment
  7. METEH October 28, 11:24

    Teritorit te ketij vendi i jane turrur HORDHIT HAJDUTE & po e gllabrojne nga te gjitha anet me teorin kush e kush te coptoje sa me shume dhe gjithandej me firmen e bekimin e SB e lukunise se tij dhe, per çudi tashme ja veshin Rames,sikur Frangaj-maloku te ishte vellai i tij per ti shtuar edhe nje 200 miljon tjeter.Shqiperia eshte vendi i çudirave,por keto vetem 3 dite zgjasin,dhe vjedhjet,shkaterrimet,vrasjet…nuk do perfundojne kurre…!

    Reply to this comment
  8. Kasapi October 28, 11:33

    Fotografia e ketij shkrimi eshte sa nje mije komente bashke! Kryeministri me dore ne xhep takon nje servil zdap te perkulur!

    Reply to this comment
  9. demo October 28, 11:39

    Bregdeti i Golemit,Qerretit ,Spillese i takon banoreve te atyre zonave.Ku e gjeti Frangaj nga Lezha tq privatizoje.?Kavajsit kane dhene prova,qe nuk durojne malok tu beje hyqem ne Kavaje,prandaj o burra dhe njehere ta rrafshojme vilat e malokut lezhjan frangaj me gjithe Edi leshin,qe ben ndere me pronat e Kavajes!

    Reply to this comment
  10. Kris 1 October 28, 12:05

    Merua I bie nje qafe kot Rames tani qe po ligjeron na ttavan.Prit o Mero qe gjeli I rilindjes te hipi ne cati qe ti vleresosh zerin e bukur.

    Reply to this comment
  11. orli October 28, 12:58

    Pse,more ti qe ke shkruajtur”editorjalin” per te bere sikur mbron Ramen,duhet qe ai ti japi gjysmen e durresit frangajt qe te fillojme te dyshojme se paska marre rama diçka nga ky langoja?!per mendimin tim rama i ka hypur se prapthi gomarit.

    Reply to this comment
  12. vasil October 28, 13:01

    Baze,qe vazhdon te funksionoje me nje inat dhe hakmarrje te pa prere katundari,(gje qe ja jep katerciperisht dhe pamja)nuk i ndahet asnjehere dhe ne cdo gje atyre qe nuk pelqen ai,Frangaj,Kokedhimen,Lubonjen,saliun.
    Ison si gjithmone,ja mban se pari, nje pervers diabolik,i dale nga preheri i Hysniut.
    Pena e shkrimit eshte nga te rrallat,qe i paraqet ndodhite ne teatrin shqiptar,me paanshmeri dhe cilesi.

    Reply to this comment
  13. i ngopuri October 28, 13:12

    Reforme me seleksionime.Nje shembull.Tek “Komuna e Parisit” nuk u prish as nje faqe e ish universiretit New York dhe as shkolla “Kristaq Rama” dhe disa objekte me poshte.Rilindja as nuk ka per te filluar.Zhgenjim total per ne.Ke do votojme neser?

    Reply to this comment
  14. Luan October 28, 14:21

    Kryministri me pa moral qe ka pasur shqiperia .cfar thot sot nuk e ben neser I nxorri b.. lakuriq para Sandrit te Klanit.(POPULL I VDEKUR )kush mund te largohet nga KY vend

    Reply to this comment
  15. Monika Kryezeza October 28, 14:56

    -KY MENDER GAZETAR ME EMERIN MERO LAMÇE 25 VJET QE KETIJ VENDI I KA MARRE FERRA URATEN ME SE ESHTE MARRE E ME SE KA JETUAR?!
    -Ky Frangaj 25 vjet qe ky popull u shperbe me se eshte marre e kujt i ka sherbyer !’
    -Ky Edvin Sali RAMA 25 vjet kur ky vend eshte kthyer ne shprehje gjeografike me se eshte marre e kujt i ka sherbyer?!
    -KJO REDAKSI QE KERKON TE NA MALLENGJEJE A E DI QE NE 25 VJET JEMI KTHYER NE KOLONI E BBBBBBBB-Beograd Berisha-Biberaj-Berisha-Blendi-Berisha-Bode-Berisha-Blushi-Berisha-Balla-Berisha -Braçe-Berisha -Bode-Berisha-Berisha——
    P.S–PROPOGANDA GOBBELSIANE I ZERIT TE AMERIQISE I PERGATIT TERRENIN Edvinit te marre te djathten e Bathores e like floriri te mengjeren e BYTHES—POPULLI NE SHISHTUFINE BASHKE ME kAmentuesit idjote te MERO LAMÇEVE!

    Reply to this comment
  16. asd October 28, 15:13

    Gazetare te nderuar investigative,

    Ajo qe po ndodh ne Golem-Qerret tek Laguna Blu me Frangajn ka filluar pak me pare tek Mak Albania nga Hysenbelliu !!!

    Frangaj prishi terrenet sportive per te bere vila; Hysenbelliu prishi reren,madje ka hyre dhe ne det rreth 50 metra me shkembinj,per te bere bar-restorant,ndersa brenda resortit po shton nga nje kat per cdo objekt dhe duke hapur sheshe me prerje pishash,po nderon dhe vila te reja…

    I verifikoni dhe do te vini duart ne koke sec po bejne keta pronare mediash ne bregdet kur qytetareve te zakonshem u kane prishur dhe strehet nga shiu ata te inukut te qeverise ne kuader te “luftes kunder zaptimit te detit”…

    Detin na e morren,reren po,pyjet gjithashtu,lumenjte nje e nga nje,’filetot’ e tokave po sepo, cdo gje po e marrin…pa bere as gek e as mek…pa djerse pune por me djerse ‘perdhune’…p

    Po na mbaron dhe dheu…po na nem atdheu…drejt kurbetit te ri qe mos u kthefshim kurre se as vend te lire per vare sdo gjejme me …

    Burg,burg,burg…per kete dhe per ate,por vetem per ne miletin…se per ata ka amnistira per hir te stabilitetit politik…Me mire burg larg ketij dheu…atje ku jane varrosur qe nga Skenderbeu…

    Zoti na fali me hile pak territor…qe zaptuesit te mos na lene dhe neve gje ne dore…

    aleluja

    Reply to this comment
  17. caku October 28, 18:30

    nuk jane 2 apo 3 vila more zoteri, jane 7 mije metra terrene sportive ne bregdet.

    Reply to this comment
  18. gregori October 28, 22:36

    Po cfare dreqin keni patur deri tani qe keni llapur e llomotitur per bllokun ne Tirane, kur ca katundare, qe s’dihet nga kane ardhur, kane ngritur secili bllokun e vet atje ku kane dashur, me leket qe ia kane vjedhur ashiqare popullit.
    Bllokmenet e djeshem mbronin popullin nga hajdutet, bllokmenet e sotem, qe jane shume, e ropen te gjalle popullin, e nxjerrin edhe ne rruge dhe shteti ben sehir.
    Me mire bllokmenet e djeshem se keta te sotmit.

    Reply to this comment
  19. era October 29, 22:31

    bjerini gajdes dhe legenit qe si i thone fjales prirdhni qe te shfryheni.
    He pra organizohuni njesoj si per armet kimike nepermjet ketij forumi mos prisni partite se ata jane kelysha bushtre dhe qen bij qensh , cuba dhe krimba te peshtire qe kurre nuk pushojne se vjedhuri po nuk ja u keputem koken.

    Leni nje dite , nje orar te caktuar dhe te fillojme te mblidhemi. Se per te folur e kane kollaj shume komentues , kur vjen puna te tundin bythen asnje nuk luan nga kompjuteri.

    Reply to this comment
  20. mustafa October 30, 10:58

    Mos u përpiq të mbrosh Ramën shoku. Pallati i vjehrrit të Bashës ish me letra e me leje dhe ai burri i gjatë e hodhi në erë. Pastaj nga lekët tona i dha 5 mln €. Si përfundim as vjehrri i Bashës as njëriu me mustaqe i Vlorës nuk vajtën në qyp. As ju sekuestruan lekët që ju paguan qytetarëve e që u morën nga taksat. Merua po sillet si i tredhur e vazhdon t’ja hedhë fajin Berishës mgjs leja i është dhënë nga bashkia socialiste në kohën e Ramës. Thjesht zoti gazetar: Nëse Berisha ka bërë shkelje futeni në burg. Nëse Sandri i Madh vazhdon të rrjepë pasurinë e këtij vëndi futeni në burg. Mos bëni komente se kush jeton atje. Edhe sikur të tërë banorët të jenë trafikantë e politikanë të korruptuar kjo nuk do të thotë që të vejë një i degjeneruar, me leje nga të mëdhenjtë e të tallë bythën me paratë e tyre. Nëse ata banorë janë të korruptuar hetojini dhe sekuestroni pasuritë e më pas futini në burg. Jo më shkrime mediokër për lexues militantë e mediokër.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin