SHËNIM: Rendi – 1,2 apo X?!

July 26, 2014 12:02

SHËNIM: Rendi – 1,2 apo X?!

Rendi, pika me delikate e një qeverisjeje në kushtet e Shqipërisë, ka qenë njëherësh dhe ajo rreth së cilës është debatuar më shumë dhe më fort.  Zakonisht, përdoren notat e shkollës për vlerësimin e diçkaje, edhe të një qeverisjeje, por nëse Rendin  e konsiderojmë si një ekip  që vendos të përballet me shumë ekipe kundërshtare të krimit dhe paligjshmërisë, atëherë më mirë të aplikohet varianti i llotos sportive me 1-shin si fitore, 2-shin si humbje dhe X-in si barazim.

Në 300 ditë, pa dyshim që Lazarati është fitorja më e madhe e Rendit, por pak ditë pas triumfit përfundimtar ndaj legjendës se kanabisit, Rendi do pësonte një prej humbjeve më të bujshme, që sa vjen e thellohet: vrasjen e bankierit Artan Santo. Thellohet derisa ende nuk ka asnjë të dhënë bindëse rreth autorëve dhe motiveve të kësaj vrasjeje të pazakontë. Më i fundit lajm i paradisaditëve, ishte se ndoshta vrasësit fshiheshin në Tiranë, një e dhënë qesharake, që nëse nuk është ndonjë trill gazetaresk, por me burim struktura hetuese policore, përveçse qesharak e bën dhe të dhimbshëm në humorin që prodhon. Sepse, lajme të tilla me tituj të tillë, nuk ka pse mos pasohen nga të ngjashëm si: “Vrasësit e Santos, dyshime se po pushojnë në bregdetin shqiptar”, “……dyshime se paraditeve mbajnë të dy pantallona të shkurtëra”, “…… dyshime se njëri prej tyre ka qenë tifoz me Gjermaninë në Botëror”.

Sakaq, në rastin e Santos nuk ka funksionuar dhe teoria e kompensimit, sipas së cilës, nëse janë shfaqur dobësi e dështime në një drejtim, të jenë shfaqur aftësi e suksese në një drejtim tjetër; që do të thotë se, mirë që vrasësit ia mbathën pa u hyrë gjemb në këmbë, sikur vrasjen ta kishin kryer në fshatin më të humbur e jo në zemër të kryeqytetit e në mes të ditës, por që pas një muaji, të kishte të paktën një tregues serioz hetimesh. Rendi, shënoje X!   / E.H.

 

 

July 26, 2014 12:02
Komento

3 Komente

  1. AGAÇJA LOPESHERUESE July 26, 12:35

    EDHE MUND TE VDESESH NGA TE QESHURAT

    Te nesermen e vrasjes se Artan Santos, pasi nje komentues ne TEMA-n online te moçaloreve te myzeqese ishte i pari qe foli per nje telefonate te Santos me Tahirin dhjete minuta para vrasjes, duke pare edhe filmimet e deri asaj dite, krijova bindjen qe: – motori me vrasesit nuk ka dale kurre nga Tirana!
    Duke ndjekur me vemendje filmimin e fundit te vrasjes, mu perforcua edhe me shume idea e diteve te para.
    Po te ndjekesh, pa humor, sekondat e filmimit, del qarte se shoferi eshte i implikuar ne vrasjen e punedhenesit te tij, polici, ndonese me arme, nje pellembe larg qelluesve, pasi i hap deren Santos, pret qe ta qellojne, mbyll deren e makines dhe pastaj fshihet pas pemes ku ishte edhe motua e tij e parkuar. Asnje veprim reagues, edhe kur motua fiket per disa seconda.
    Pastaj flet per “motorin e humbur” gjate ndjekjes se vonuar diku nga liqeni artificial.
    Dhe per çudi ne te njejten dite pergjegjesi i Salles operative ne Policine e Tiranes, eshte larguar nga detyra me urdher te Shefave te tij (e thote Prokuroria kete).
    Nderkohe “nje motor i zi me dy te zinj” shfaqet ne rrugen e Kamzes e deri ne Fushe Kruje, i ndjekur nga dy police te tjere edhe keta kembe e koke pjese e ketij humori te autorit te esses, por jo te vrasjes se Santos.
    Menjehere sekuestrohen kompjuteri dhe celulari i Santos, per te rezultuar “te paster” (te pastruar them une).
    Vetem te bijte do e gjejne kush dhe perse u vra babai i tyre, kush u hoqi kenaqesine e te qenurit femije me baba.

    Reply to this comment
  2. shqiptari July 26, 12:48

    me kete poshtersi qe bene te gjithe politikante shqiptare qe jane bijete e pagure dhe mesuare nga shtetet qe na rethojne armiqe te betuare te shqiperise me keta hasmerira dhe keta trafiqe me keta qe cojne komshijet ne prostitucion dhe grate ne bordello se ska pune nuk ka polici te veje rendine se harami eshte haranme dhe nuk ndalete po vete nese denohene dhe digjene si mminjte ne mese te shesheve te shqiperise te gjithe ata qe jane shqiptare te pagure pere te shkatruare shqiperine atehere behet eshqiperia dhe duhene ppolitikane qe te duane vendin e e tyre ja ta shkatrojne dhe ta fusine ne vllavrasje nuk ka rende me ne kete toke sa te shikoshe si politikanete ata qe na komandojn e punojne pere te shkatrare jo ndertuare dhe vete si gjne gje

    Reply to this comment
  3. beni July 26, 16:35

    Kete duhet ta komentojne qeveritaret, perse heshtin per kete ngjarje ne qender te Tiranes. Shqiperia ka qene , eshte e do te jete nje vend i qelbur, vend m……….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*