Revolucioni “antikomunist” i komunistit Sali Berisha

Andrea Stefani July 3, 2015 15:24

Revolucioni “antikomunist” i komunistit Sali Berisha

Lideri real i PD, Sali Berisha, i bëri dje thirrje shqiptarëve të ngrihen në revolucion për të përmbysur qeverinë. Një thirrje e tillë nuk lidhet vetëm me faktin që PD pësoi një disfatë të thellë në zgjedhjet e 21 qershorit, ndoshta më e thella për këtë parti në këto 25 vjet. Ajo lidhet edhe me natyrën e pandreqshme prej autokrati komunist të Berishës që nuk mund të pranojë kurrë verdiktin e votës së lirë. Prandaj, Berisha bërtet revolucion(!) sa herë që nuk i dalin llogaritë klanit të tij politik. Thënë troç, thirrja e Berishës për revolucion është një apel bolshevik që sfidon sistemin demokratik. Kjo është ana kriminale, tragjike e kësaj thirrjeje dhe si e tillë, duhet të ishte me kohë objekt i hetimit dhe gjykimit nga drejtësia. Sepse është një thirrje për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues. Cilësimi “demokratik” i stampohet dinakërisht revolucionit berishist pikërisht për të maskuar hallatet e dhunës. Por si mund të pretendosh revolucion demokratik në një shtet ku sapo kanë përfunduar një palë zgjedhjeje që nuk janë shpallur si të parregullta nga OSBE-ODIHR? Edhe sikur jo e fundit të qe e vërtetë, një lider demokrat do bënte thirrje për përsëritjen e zgjedhjeve dhe jo për revolucion. Sepse demokracia i realizon “revolucionet” e pushteteve me votë! Por thirrja e Berishës ka edhe anën e vet donkishoteske, komike. Ajo ka të bëjë me rikthimin nga Berisha, afro 25 vjet pas përmbysjes së komunizmit, tek teza e përmbysjes së komunizmit.

***

Nuk është e para herë që Berisha bën thirrje për marrje pushteti me dhunë. Ndodh sa herë ai humbet pushtetin. Në raste të tilla zgjedhjet ekspozohen si të zeza, të grabitura, të vjedhura. Vetëm kur fiton PD dhe Berisha, zgjedhjet njihen nga ai si të mira, “të shkëlqyra”! Të “shkëlqyra” i ka deklaruar Berisha madje edhe zgjedhjet e majit 1996 që kanë mbetur në histori si etaloni më klasik i zgjedhjeve të dhunuara nga një pushtet autokratik. Pra, kur Berisha dhe partia e tij fiton, vota ka vlerë, dhe demokracia ekziston! Kur Berisha humbet, vota është e vjedhur dhe demokracia nuk ekziston! Ky është “objektiviteti” që servir ky autokrat i vrerosur prej rënies nga pushteti dhe disfatave të njëpasnjëshme. Të paktën të kish kërkuar hapjen e kutive! Por as atë nuk e bën. Se e di që nuk do të gjejë dot gjë për të përligjur gjakimin e tij për revolucion.

***

Por baltosja e zgjedhjeve është më e pakta që ky intrigant i palodhur mund të bëjë në rast disfate. Sepse mendësia e tij komuniste dhe etja për pushtet pa fund, e bën të mos ndalet as para tentativave për përmbysje me dhunë të një qeverie të ardhur me votë. Kur denoncon një krim imagjinar, Berisha e bën që të përligjë një krim real. Kështu, kur pas humbjes së pushtetit në vitin ’97 pretendonte se socialistët kishin ardhur në pushtet me kallash, Berisha e bënte jo për devocion ndaj votës së lirë dhe demokracisë, por që të gjente një pretekst për ta përmbysur qeverinë e Fatos Nanos, po me kallash. Pra, të bënte të njëjtën gjë që e denonconte si krim të kundërshtarëve të tij. Dhe e bëri në shtator 1998, por edhe në disa raste të tjera, kur yshti fanatikë të tij të sulmojnë me armë institucionet e shtetit. Një shkak tjetër që Berisha këmbëngul në këtë taktikë kriminale, është fakti se ai nuk është ndëshkuar nga drejtësia për krimet e derisotme.

***

Thirrja e djeshme për revolucion tregon se instinktet e një gjakimi të panginjshëm për pushtet, po e shtyjnë përsëri Berishën drejt skenarëve më të zinj për demokracinë e brishtë shqiptare dhe projektin e saj të integrimit në BE. Por ajo flet edhe për një tjetër gjë. Divorcin përfundimtar të Berishës me demokracinë dhe votën e lirë. Ai i mallkon zgjedhjet e 21 qershorit dhe revokon nevojën e përmbysjes me revolucion të qeverisë sepse tashmë, pas dy disfatash rresht me 1 milion vota kundër, është më i ndërgjegjshëm se kurrë më parë, se nuk mund t’i avitet më pushtetit me votë. Berisha e di se nuk mund të vijë në pushtet me votë. I vetmi shteg i mbetur për rikthim në pushtet për Berishën, tashmë është dhuna!

***

Pamundësia e fitores me votë e ka shtyn Berishën që demonizojë jo vetëm zgjedhjet por edhe situatën politike duke pretenduar se në Shqipëri është rivendosur diktatura komuniste. Kjo është ana donkishoteske e taktikës së Berishës që rreket ta kthejë kohën 20 vjet prapa, në momentet kur nga një sekretar i devotshëm i partisë komuniste që kish kërkuar ndëshkimin e familjeve të të rinjve që hynë në 3 korrik në ambasada (kjo akuzë kundër tij u formulua dje në Kuvend nga deputetit socialist Taulant Balla) në kryetar të partisë së parë opozitare antikomuniste. Komunisti Berisha, ka mundur të ketë sukses në politikë vetëm duke u shitur si antikomunist. Ai nuk bën dot pa këtë hipokrizi me anë të së cilës ka mashtruar jo vetëm një pjesë të shqiptarëve, por edhe jo pak nga ndërkombëtarët. Prandaj, edhe kur diktatura komuniste nuk ekziston, ai e shpik. Që ta përmbysë, duke përmbysur në fakt, demokracinë. Dhe duke bërë këtë, Berisha tregon se i përket llojit më të rrezikshëm të komunistëve, atyre që Havel i cilësonte komunistë-antikomunistë!

***

Po sa shanse ka Berisha ta realizojë gjakimin e tij për marrjen e pushtetit me revolucion të tipit komunist që prapashtesën “demokratik” e përdor vetëm si trukim për dhunën? Asnjë shans! Një thirrje e tillë leniniste në momentet kur sapo kanë përfunduar një palë zgjedhje që nuk janë denoncuar si të parregullta nga OSBE-ODIHR, shkakton vetëm ironi. Ajo është shprehje e një arrogance patologjike që, e verbuar nga gjakimi për pushtet, refuzon të pranojë realitetin. Dhe realiteti është ky: Shumica e shqiptarëve i thanë një JO të madhe Berishës dhe berishizmit. Prandaj ata nuk janë të gatshëm ta ndjekin atë në një revolucion antidemokratik që shkon përkundër vullnetit të tyre të shprehur me votë!

Andrea Stefani July 3, 2015 15:24
Komento

44 Komente

  1. timo July 3, 15:48

    Vetëm jargët i mungojnë dhe do të ishte shëmbëlltyra perfekte e Lymit të Tutit (ndjesë pastë)

    Reply to this comment
    • stop hipokrize kozmike ! July 3, 17:09

      eshte fat i madh per median shqiptare qe ka nje monster si Berisha dhe merren me te te non stop 24 0re per 24 vjet me rradhe.

      imagjinoni sikur te mos ksihte lindur sheqerja ne ne viqidol kete tabele qitje te shtypit shqiptare me cfare do merreshin gazetat dhe TV.

      e verteta eshte se Berisha kurre nuk ka qene personazh ne teatrin e politikes shqiptare…ai eshte thjesht nje robot qe komandohet me pult qe nga 2 prilli 1991 dhe aresyet do jene lluks per brezat qe vine…por sot nje gje dihet e sigurte:

      qe Berisha eshte nje “dirty job” e dipllomacise euroatllantike qe pas gerdecit dhe 21 janarit 2011 jane te lexueshem.

      Inisitiva e fundit e donald lu per kriminalizimin e politikes eshte nje lloj poshtrimi kombetar qe nuk e arriti as turku,as gjermani,as serbi as greku..qe ne kohe te ndryshme na pushtruan por kurre nuk na poshtruan..

      Sekreti i Berishës ambasadorofag

      Nuk ka dyshim se është e vërtetë ajo që kanë thënë të gjithë ambasadorët amerikanë në Shqipëri se ata në veprimet dhe deklaratat e tyre përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të qeverisë amerikane. Por, duke e marrë këtë premisë si të vërtetë, ka diçka që nuk shkon, se nëse qëndrimi i qeverisë amerikane do të kishte qenë ai që kanë shprehur ambasadorët amerikanë, atëherë karriera politike e Berishës do të kishte marrë fund me kohë, më tepër se një herë. Në ekuacionin e marrëdhënieve Berisha-SHBA ka një të panjohur, e cila mbetet e tillë që prej 22 vitesh.
      Është e qartë se marrëdhënia e ndërlikuar e Sali Berishës me SHBA nuk mund të shpjegohet me kategoritë normale të analizës së politikës dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Ekuacioni i marrëdhënieve SHBA-Berisha, ka një të panjohur ende të pazbuluar. Sipas kategorive normale të analizës, ky ekuacion duhet të ishte zgjidhur prej kohësh me largimin e Berishës nga politika, në një mënyrë apo në një tjetër.
      Gjatë karrierës së tij politike 23 vjeçare, Berisha ka pasur disa konflikte serioze me SHBA, përkatësisht me qendrat zyrtare të politikëbërjes amerikane.
      Sipas këtyre kategorive analitike Berisha duhet të ishte larguar nga Shqipëria në mars 1997,
      e nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte larguar nga politika pasi dha dorëheqjen si President i Republikës në korrik 1997,
      dhe të mos kishte marrë përsëri postin e kryetarit të PD, në tetor 1997, pasiqë kjo parti kishte dalë në opozitë. E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte burgosur në 1998 apo 2000, si rivali i tij Fatos Nano.
      E nëse nuk ndodhte kështu duhet të kishte dhënë dorëheqjen e detyruar nga posti i kryetarit të PD pasiqë humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2001.
      E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2005 dhe aq më tepër të rikthehej në pushtet si kryeministër.
      E nëse nuk ndodhi kështu, duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të Gërdecit. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet t’ i ishte njohur fitorja e zgjedhjeve të vitit 2009.
      E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar që të jepte dorëheqjen pas 21 janarit. E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar të largohej pasiqë përmbysi rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.

      Por nuk ka ndodhur kështu dhe Berisha është përsëri në lojë, në konfliktin e radhës me ambasadorin amerikan të radhës. Cili është shpjegimi për këtë paradoks?
      I vetmi shpjegim i logjikshëm është se politikëbërja ndërkombëtare amerikane është më e thellë se institucionet amerikane që e bëjnë atë zyrtarisht. Që prej pikënisjes që është mbledhja e të dhënave, fakteve, dhe deri te vendimmarrja. Ambasadori i sotëm amerikan në Tiranë e pohoi këtë gjë në intervistën e tij të fundit në “Opinion” në Tv Klan, kur tha se Washingtoni mbështetet në raportet që dërgon ambasada nga Tirana, por Washingtoni merr të dhëna dhe nga burime të tjera.
      Ambasadori amerikan mund të kishte shtuar se Washingtoni e bën vlerësimin e fakteve të mbledhura ashtu siç shfaqen të përthyera nën prizmin e konstanteve gjeopolitike dhe gjeostrategjike të përpunuara, për të cilat në ambasadën e Tiranës nuk janë gjithmonë në dijeni. Në rastin e marrëdhënieve të Berishës me ambasadorët amerikanë në Shqipëri, me kohë është krijuar një lloj sugjestionimi i ambasadorëve amerikanë nga Berisha. Ambasadorët amerikanë që vinë në Shqipëri janë njerëz shumë inteligjentë, të cilët nuk mund të mos e perceptojnë saktë atë që tashmë është kthyer në një fenomen: Ambasadorët vinë dhe ikin, luftojnë me Berishën, duket sikur e djegin, por Berisha mbetet gjithmonë në lojë triumfues, një feniks i vërtetë politik. Madje për disa nga ambasadorët amerikanë në Shqipëri, si Lino, Limprecht, Withers,Arvizu. mund të thuhet se Berisha ka qenë një ambasadorofag (ambasadorngrënës) në raport me ta.

      Shumëkush pyet se ku qëndron fuqia sekrete e Berishës që e ka bërë të triumfojë në këto duele me ambasadorët amerikanë. Sekreti qëndron te mënyra se si e perceptojnë amerikanët rolin e tyre në Shqipëri pra si protektor-arbitër. Amerikanët kërkojnë që t’ i tregojnë Europës se janë të domosdoshëm për të mbajtur stabilitetin në Ballkanin ku veprojnë forca që mund ta futin regjionin në kaos. Kjo logjikë vlen dhe për Shqipërinë.
      Amerikanët e kanë kuptuar se Berisha është i vetmi njeri që mund të mbajë një parti të madhe në politikën shqiptare, përballë PS-së ..

      Sidoqofte tolerimi qe po i bejne aleatet tane frankeshtein mostres berishe tregon se Enver Hoxha nuk ishte aq budalla dhe “diktatura ” e tij ishte jo vetem e nevojeshme por dhe e domosdoshme

      Reply to this comment
      • Bureto July 3, 17:54

        Haveli ka thene: “Nuk mund te jesh njeherazi komunist, antikomunist dhe demokrat”. Kot mundoheni. Sali Berisha nuk ka asnje nga keto te tria. Si specie e vecante njerezore, sigurisht negative, ai eshte perdorur dhe po perdoret nga qarqet politike si brenda vendit dhe jashte vendit per qellime antidemokratike, dhe anntishqiptare. Vendi pa kete monster do te ishte ku e ku më perpara ne te gjithe drejtimet. Hedhja e tij ne politike ne vitin 1990 nuk ishte rastesi, as dhe mbajtja sot, kur ka merituar gjithe epitetet e mundeshme poshteruese qe mund te thuhen per nje te ashtuquajtur politikan. Dhe kjo eshte ana me trishtuese e politikes shqiptare. Eshte krim qe ky njeri te lejohet ne parlament te beje si te doje me pretendimin absurd te fjales se lire. Te zbatohet rregullorja e parlamentit, pike per pike, dhe per ate më shume se me ndonje tjeter si rishtar ne parlament. Po ashtu, e gabuar sipas meje, eshte edhe jehona qe i ben shtypi dhe televizioni nje njeriu qe vetem vjedh vrer, shpif dhe kercenon sikur te jete rrugaci me ordiner, kur ka kryer krime dhe vendin e ka patur me kohe ne burg. Sa kohe qe kjo heperhe, nuk ka ndodhur, ky njeri i lig dhe i rrezikshem, te pakten te izolohet mediatikisht. (shtypi i vet le te beje ç’te doje, pa le qe ate nuk e lexon me njeri. Ka per t’i mbetur vetem facebook-u). Kjo ka per ta terbuar me shume se cdo gje tjeter, perjashtuar merrjen si te pandehur per krime. Tjeter gje pastaj se çdo te beje drejtesia pastaj. Opinioni publik duhet respektuar dhe ky njeri duhet te “izolohet” demokratikisht, qe te mos qelbi dynjane. Nese ka perkrahje nga segmente te caktuara nderkombetare, dhe besoj qe ka, qe e perkrahin apo ju duhet, le t’i jepet edhe atyre nje mesim se si demokracia funksionon edhe ne Shqiperi, por jo per delinkuentet politike.

        Reply to this comment
  2. andromeda July 3, 15:56

    Saktë, Stefani, por dikush duhet t’ia mbyllë gojën përfundimisht kësaj monstre publike dhe ndërkombëtarët duhet të japin një qëndrim më të prerë ndaj fenomenit Berisha e të mos i fshehin gjërat prapa gjuhës diplomatike.

    Reply to this comment
    • Une... ti... ne te gjithe... July 3, 20:44

      Ore se na keniCare trapin me kete qenin e zgjebosur!!!

      Lereni sali berishen se ky edhe po nuk vdiq do thahet mbi dhe I paralizuar, po na thoni pak ku e derguat frrokun e madh dhe ca do beni me frrokun e vogel??

      Jeni bere si te dale nga e njejta shrepi qe nxjerre vetem bushtra: saliu e shtrydhi shqiperine duke I rene legenit te enverit per 20 vjet dhe (por na shtrydhi ne aman jo ju) ndersa jushkerdhatapo beni te njejten gje tani duke I rene legenit te saliut.

      NeCpidhtesemave ishitju qe nuk erdhet me keto foto me pare po vetem dy-tre vjetet e fundit.

      Reply to this comment
      • Besim 2-lekshi July 6, 08:43

        Jo, ai eshte problemi nr. 1 i brendshem per Shqiperine. Eshte nje kriminel me status legal qe kerkon ne cdo cast shkaterrimin e demokracise. Duhet likuiduar pa tjeter!

        Reply to this comment
  3. shqyptari July 3, 15:56

    SALI BERISHA ISHTE DHE ESHTE PJELLA ORIGJINALE E ENVER HOXHES

    prandaj eshte e kote qe gazeta DITA te shkruaje per antikomunizmin e tij, sepse ai vazhdoi kauzen e Partise se Punes per ta mbajtur Vatanin si nje Ciflig personal te familjes se tij dhe prandaj nuk u ndeshkua kush nga banda e krimineleve gjakatare te regjimit satrap te Enver Hoxhes e cila jo vetem nuk kishte asgje te perbashket me komunizmin evropian, por perkundrazi ishte regjim me i eger dhe me gjakatar se bolshevizmi stalinist apo nacional socializmi i Hitlerit.

    Prandaj edhe Shqypnia sot vazhdon te vuaje pasoja e MURTAJES bolshevike qe mbolli Enver Hoxha vite me pare dhe eshte kaq larg ne rrugen drejt BE-se ne krahasim me vendet e tjera ish komuniste te Evropes Lindore.

    Shiko Piramiden e Enverit ne mes te Tiranes, 25 vjet pas renies te Murit te Berlinit dhe nuk ka nevoje per komente te tjera

    Reply to this comment
    • Lleshi July 4, 01:59

      Berisha nuk ka qene asnjehere komunist apo krijese e Enverit ! Berisha ka qene nje antikomunist i terbuar si ty ! Ndersa Enveri ka qene komunist bashke me shoket e tij me te cilet beri Shqiperine !

      E keqja nuk eshte kjo , se je komunist apo antikomunist , e keqja eshte se antikomunistet deri tani si para 1944-tres edhe pas 1990-tes , treguan se jane armiqte me te eger te ketij populli dhe ketij vendi dhe Kombi !

      Ne qe nuk jemi as komuniste dhe as antikomuniste , pra qe jemi popull , ju japim noten dhe vleren secilit prej jush !

      Ju antikomunistet duhet te largoheni nga trojet kombetare ! Ky eshte mendimi im ! Duhet te shkoni refugjat juve dhe jo populli ! Merrini me vete si Saliun dhe Fatosin edhe Ramen me Meten ! Mos harroni Lulin !

      Reply to this comment
      • shqyptari July 4, 10:42

        Komunisti idealist i pare shqyptar ka qene Ali Kelemendi. Brockullat qe shkruajne gazetat tona amatore kombetare nuk perkojne asnje gram me te verteten sidomos kur fjala eshte per pederastin pa shkolle dhe pa dipllome Enver Hoxha. Kur Zoi Fundo i spjegoi Enverit per here te pare ne France, ne Montpelje per bolshevizmin rus dhe komunizmin marksist ne pergjithesi si ideollogji e proletariatit, a e di se cfare i tha Enever Hoxha o Llesh Leshi dallkauku dhe fanatiku? Ja se ta thote nastradini meqe ashiqare nuk e di:

        “Po ne o Zoi jemi burgjeze me katandi, jo si proletaret barktharre.”

        Ja kete pergjigje i dha komunistit idealist shqyptar Zoi Fundo apo Llazar Fundo, miku i babait tone o tutkun enveristi qe edhe falje per krimet monstrioze te MONSTRES gjakatare Enver Hoxha.

        Ja ku e ke edhe matarialin nese di te lexosh ne gjuhen tone kombetare, sepse me duket qe je nje shpellar i sigurimit te shtetit.

        http://www.gazetatema.net/web/2014/09/23/llazar-fundo-ish-komunisti-shqiptar-qe-u-denua-me-vdekje-nga-komiterni-i-stalinit/

        Reply to this comment
        • Ush he dreç! July 4, 12:02

          Pusho o nastradin se do te bjere ndonje gje ne gryke dhe do shkosh per lesh. Mos na beje filozofi me diversionin e llojit dru me pre. Qe ta dish mire ti o Uran, spiuni i L.Adhamit qe e pesoi prej teje, dhe perkthyes i veprave te Enverit, jo Zoi Fundo dhe plot legener te tjere qe dinin veç t’u benin fresk atyre qe u hidhnin nje cope kocke per te lepire, por dhe vete Lenini nuk ka qene tamam komunist, sipas tezave te Marksit te madh. Komunizmi as eshte zbatuar ndonjehere dhe zor se ka per t’u zbatuar ndonjehere, sepse ishte nje utopi, ender o Uran nastradini. Sepse sa te kete dykembesha te llojit tend dhe Sali kafshes ne bote, qe ne vend te trurit ose kane nga nje grope haleje, ose fole me grenxa ku gelojne gjithe te ligat dhe krimet e kesaj bote, nuk mund te kete jo barazi e me the e te thashe, po as njerzillek dhe qetesi normale. Sistemet i bejne njerzit, popujt, nivelet e zhvillimt ne nje kohe te caktuar dhe jo individet, sado te zgjuar, te zot apo hileqar qofshin ata.

          Reply to this comment
        • per te qeshur dhe per te qare July 4, 23:19

          O SHQUP-TAR,,,,Cfar doje te thoje,,,, perfundimi kush eshte,,,, kete e dim qe enveri ishte ai qe ishte,,, por teseren e partis dhe pjaten ku ushqehej salìu nuk e mohon dot,,,

          Reply to this comment
  4. Monika Kryezeza July 3, 16:10

    Kush e ka bere kete shkrim qe perdor fjalet e shenjta komunist,sistem komunist e qe nga keto ane jane cituar vetem gjate luftes.Me keto fjale ngre ne pjedestal nje antishqipetar neofashist te tipit te Xhafer deves qe njollos komunizmin si nocion filozofik.Autori ‘anonim’ mund te jete ose Xeni ose ‘supermbesa.

    Reply to this comment
  5. METEH July 3, 16:43

    Analize e sakt.Saliu kerkon pushtet me çdo çmim,qoft dhe me jeten e tij,pasi e shef se nuk fiton kurre me zgjedhje te lira.Kjo eshte provuar ne keto 25 vjet te ekzistences se tij gjakatare-shkatrrimtare-vjedharake.Deviza e tij:”O vdekje o liri”,devize e LNÇL-e n/kupton nje gje te till.NQS pd do fitonte zgjedhjet-ai pretendone te shpallej nga Luli-hero i demokracise dhe pas vdekjes ti vihej busti perkrah A.Zogut.si idhullin e tij…!

    Reply to this comment
  6. Barist ne Vicitol July 3, 17:06

    Berisha e ka kaluar Lymin e Tutit, pamjen e ka si Gimi i Sales, ngjason me Daj Mustafen, kur i thonin se “ha mish derri” te gjuante me gure qe i mbante ne xhepata e palltos se grisur. Mirepo ky Saliu i Vucitolit e kalon Daj Mustafen (ha mish derri), se nuk tr gjuan me gure, por me fishek luftarak, sic ka bere keto 25 vjet, pa I hyre gjemb ne kembe, tani ben thirrje per permbysje me dhe te pedhtetetit te dale nga 2 x 1 milion vota. Bajga Sali kujton se eshte koha per te sulmuar e pyshtuar kryeministrine me arkivolin e A. Hajdarit (kriminel),qe i thuri atentat prane selise se PD, ajo kohe ka marre fund njehere e pergjithmone, kesaj kerrme qe qelbet ere per se gjalli i ka ardhur ngordhja, le t’a provoje.

    Reply to this comment
  7. Edi July 3, 17:13

    O njerez nuk po e kuptoni qe sala ska me njerez si izeti e azemi edhe kriminelet e kane kuptuar qe smund te kruhesh me zjarin

    Reply to this comment
  8. Der Spiegel July 3, 18:09

    NA SOLLE DEMOKRACI

    LULE O SHOKU SALI.

    ENVERI TE MBAJTI NE GJI

    LULE O SHOKU SALI.

    Reply to this comment
  9. shqiptar sharri. July 3, 18:30

    PER,SHQIPTARIN,QE e bene krahasimin me ENVERIN,dhe saliun!
    Qe,fare nuk shkon:O`shqiptar po si mundet me bere krahasimin e sali,kriminelit dhe shkatrimtarit te shqipris,me NJERIUN QE PER 40.VITE PUNOI VEPROI LUFTOI LUFTEN E UDHEHOQI KUNDER NAZIFASHIZMIT DHE RADHTARVE,DHE NUK FITOI ASNJI ASPER PER VETE DHE FAMILJEN E VET,PRA TE KRAHASOSH KRYEZRADHTARIN;KRYEKRIMINELIN,SALI RAM BERISHOVICIN,ME TE MADHIN ENVER HOXHA,eshte sikur te krahasosh,LUANIN ME HIENEN.Prandaj po te them ty shqiptar dhe atyre qe e bejn nji gje te till,pra qe po e krahasoni Sali kryekriminelin me ENVER HOXHEN,ju o nuk jeni me menden mir,o nuk dini fare se cfar shkrujni e thoni,por vetem qe ndoshta jeni nga ata qe keni qen te denuar si prostituta,dhe kundersistemit prandaj e bejni nji krahasim qe nuk behet dote,se nuk behet KRAHASIMI,MJALTIT,me mutin e qelber ore emri i shqiptarelles.

    Reply to this comment
    • shqyptari July 3, 20:42

      PO C’A THU O SHQYPTAR NGA SHARRI I TETOVES TE RENTE PIKA DHE DAMLLAJA!

      Po a e di ti more tutkun se Enveri e drejtonte LANC-in e tij kriminal nga shtepia e kunatit te vet kryefashist dhe kuisling Bahri Omari. Po a e di ti more tutkun i Titos se LANC-i kriminal i Enverit vrau dhe masakroi ushtaret angleze ne Kanalin e Korfuzit me mina jugosllave dhe me urdher nga Moska dhe Beogradi?

      Reply to this comment
      • bato July 3, 22:10

        Shqyptari
        Qenke trap fare! Eshte vertetuar katerciperisht qe incidenti i kanalit te Korfuzit nuk u be nga shqiptaret or trap, se atehere, nuk kishte as varka peshkimi e jo nendetese qe te minonin detin! O idiot! Kur nuk merr vesh pse na can trapin me idoitizma te tipit berishian qe shpif edhe per Skenderbeun?

        Reply to this comment
        • shqyptari July 4, 06:28

          Kush e ka vertetuar katerciperisht o debil enverist? Sepse Gjykata e Hages ka dale me vendim per fajin e LANC-it kriminal dhe kush di gjuhe te huaj mund ta lexoje ne internet dhe per kete arsye Shqypnise ju konfiskua floriri i BSH te Ahmet Zogut qe gjermanet e Hitlerit kishin fshehur ne malet e Bavarise. Ik dhe bej shurren o shpellar vemje komunistesh dru me pre.

          Reply to this comment
        • SHURRAN KOSTRECI July 4, 09:27

          PO ORE QELBESIRE

          se Shqiperia e dale lufta na-çl, e masakruar nga grabitja dhjetera vjeçare e qelbesirave si ti, te drejtuara nga serbomalazezet zogolliane, toptanqenefhane e kostrecepallosh kerkues, “lidhi kontrate me gjermanet” dhe bleu 22+2 mina qe shperthyen e i dhane nje mesim historik 44 oficereve te marines se Lartmadherise se saj Elizabete.
          E shkruajne vete anglezet: “mina te prodhimit gjerman me kavot akoma me graso”. Po vetem se nuk pranuan perfaqesuesit tane kur bene analizat ne Malte, te mbetjeve te minave te shperthyera.
          E me sa di, ne Hage ishin qelbesira si Markagjonet qe deshmuan genjeshtrat e turnit.
          Provokimeve te dy anijeve luftarake angleze qe hyne ne ujrat erritoriale shqiptare, arrogances se tyre, i jemi pergjigjur vetem me te shtena ne ajer me mitralozet qe dispononim si haraçin e vetem te pas luftes, dhe kaq. E pohojne vete anglezet ne promemorjet qe bene per ne OKB.

          Historia tashme na ka mesuar me humorin anglez te gjetjeve origjinale, si pretekste per te nderhyre ushtarakisht aty ku preken interesat e tyre shoviniste. Mjafton te kujtojme “bombat atomike” te Irakut te Tony Blair-it dhe vazhdimin e ka fiksuar me gjak edhe amerikan historia.

          Reply to this comment
        • SHURRAN KOSTRECI July 4, 09:31

          PO ORE QELBESIRE

          se Shqiperia e dale nga lufta na-çl, e masakruar nga grabitja dhjetera vjeçare e qelbesirave si ti, te drejtuara nga serbomalazezet zogolliane, toptanqenefhane e kostrecepallosh kerkues, “lidhi kontrate me gjermanet” dhe bleu 22+2 mina qe shperthyen e i dhane nje mesim historik 44 oficereve te marines se Lartmadherise se saj Elizabete.
          E shkruajne vete anglezet: “mina te prodhimit gjerman me kavot akoma me graso”. Po vetem se nuk pranuan perfaqesuesit tane kur bene analizat ne Malte, te mbetjeve te minave te shperthyera.
          E me sa di, ne Hage ishin qelbesira si Markagjonet qe deshmuan genjeshtrat e turnit.
          Provokimeve te dy anijeve luftarake angleze qe hyne ne ujrat territoriale shqiptare, arrogances se tyre, i jemi pergjigjur vetem me te shtena ne ajer me mitralozet qe dispononim si haraçin e vetem te pas luftes, dhe kaq. E pohojne vete anglezet ne promemorjet qe bene per ne OKB.

          Historia tashme na ka mesuar me humorin anglez te gjetjeve origjinale, si pretekste per te nderhyre ushtarakisht aty ku preken interesat e tyre shoviniste. Mjafton te kujtojme “bombat atomike” te Irakut te Tony Blair-it dhe vazhdimin e ka fiksuar edhe me gjak amerikan historia.

          Reply to this comment
          • shqyptari July 4, 10:47

            Ja kush e kishte shitur Vatanin tek Serbo-Malazezet dhe Kroatet e Jospip Broz Titos:

            Si, dashuria me Beogradin e varrosi çështjen shqiptare ?

            “Se pari:
            Te flasesh per nje ceshtje aq te madhe, sic ishte ajo e Luftes se Dyte Boterore dhe pozicionin e cunguar qe ze lidershipi i ri komunist shqiptar ne te, ne saje te emisareve komuniste jugosllave (Miladin e Dushan) dhe te rolit determinant, (sic e thote vete) te Enver Hoxhes, qe as ne programin (aktin) themelues te Partise Komuniste, ceshtja shqiptare e Kosoves nuk permendet gjekundi, dhe keto sot pas 12 vjeteve demokraci t’ja faturosh nje tjetri si “lajthitje”, sic ben ambasadori i kaluar ne “Komentet falsifikuese” ne “Korierin” e 5 nentorit, eshte e kunderta.

            Megjithate le t’ja leme gjuhen e komenteve, gjuhes se dokumentave historike: A e shiti Enver Hoxha Kosoven apo jo?! dhe si e shiti ne periudhen e dashurise se tij me Beogradin?!

            Ne krye te tavolines themeluese, krijimi i Partise Komuniste Shqiptare, gjeti Miladinin e Dushanin dhe te dy ata, krijuan partine. Mendoj se kjo nuk ka nevoje per zgjatje, sepse nuk eshte objekt i ketij studimi. Si ne aktin themelues te partise dhe ne asnje dokument te saj gjate luftes, nuk ka asgje per ceshtjen e Kosoves. “Ceshtjes shqiptare te Kosoves iu vu vula qe ne 8 nentorin e ’41-it, – shkruan V.Dedejeri, ish biografi e Titos. (V.Dedejer, Kujtime, botim i vitit 1949, Beograd).

            Per ta zgjeruar me tej argumentin, Dedejeri ne “Jugoslavensko Albanski odnosi”, faqe 11-30, po per themelimin e Partise Komuniste Shqiptare dhe per mos zenien ne goje te ceshtjes se Kosoves, perseri shkruan: “Ne mbledhjen themeluese te Partise Komuniste Shqiptare, (e cila u be nen tutelen e dy emisareve komuniste jugosllave, Dushan Margoshes e Miladin Popovicit,) ceshtja e Kosoves as qe u permend.

            Per kete ceshtje (te Kosoves) pllakosi po ashtu heshtja e plote edhe ne Konferencen Kombetare te Partise ne marsin e vitit 1943 (Dedejer, “Jugoslavesko – Albanski adnosi”, fq.11-20). Pra jane vete jugosllavet ata qe akuzojne ish udheheqjen komuniste me Enver Hoxhen ne krye se Kosoven PKSh-ja ja la Jugosllavise.

            I vetmi qe e ngre dhe ankohet se PKSh nuk e ka ne axhenden e saj, e as ne program ceshtjen e Kosoves eshte Koco Tashko, i cili ne fund te vitit 1942 i shkruan Moskes:”Per Kosoven, Partia deri me tani ka heshtur vazhdimisht, duke thene se kjo ceshtje eshte e Partise Komuniste te Jugosllavise (Prof. Plasari dhe Dr. Malltezi, “Politika” fq. 183-187).

            Le te vazhdojme me Konferencen e Pezes, 16 shtator 1942. Me qe ishte pluraliste, atje nga nacionalistet jo vetem u diskutua, por u arrit te sanksionohej edhe ne vendimet e saj qe “ne Kosove e viset e tjera shqiptare, jashte kufijve te kishte te njejten organizim dhe po ate forme pushteti, si Shqiperia” vendime, qe nuk u zbatuan asnjehere. Perse – ne do ta shohim ne vijim:

            Ne gusht te vitit 1943 u zhvillua mbledhja e Mukjes, ku perfaqesuesi kryesor komunist i Enver Hoxhes, Ymer Dishnica, do te kujtonte: “Ceshtja e Shqiperise etnike, qe do te perfshinte Kosoven, kishte qene nje nder dy guret e kufirit, qe me formulimin qe beme, e kapercyem.

            Me kete vendim, per Miladin Popovicin u mbush kupa, i cili e denoi Proklamaten e Mukjes, duke na thene: Ju shpallni lufte kunder fashizmit dhe jo… pavaresine. (Petrovic, libri “Kosova” f. 343-348). Me 31 dhjetor 1943 deri 2 janar 1944 ne Bujan te Tropojes u mbajt ajo, qe eshte quajtur Konferenca e Bujanit, e cila vendosi te nisnin e te funksiononin strukturat qe do te conin ne bashkimin e Kosoves me Shqiperine.

            Komiteti Qendror i Partise Komuniste te Jugosllavise nuk qe aspak dakord me kete pjese te Rezolutes se Bujanit. Bashkepunetori i ngushte i Titos, Milan Gjilas, ne nje leter qe i dergonte Komitetit Rajonal, e eleminoi ceshtjen, sic e denoi Bujanin edhe Enver Hoxha” (Rajovic, libri “Autonomija” fq. 439 dhe Hibert, libri “Albania Struggle” fq.91).

            Ndersa Ramiz Alia ne librin “Une Ramiz Alia, deshmoj per historine”, shkruan se: “Ne vendimin per prishjen e Mukjes, ka ndikuar edhe ceshtja e Shqiperise etnike, e cila u shtrua ne Mukje”. Po perse u anullua, denua Mukja?! Kete na e thone te tjere studiues e politikane te kohes qe do t’i shohim me poshte:

            “Anullimi i Marreveshjes se Mukjes u be me nderhyrjen e Tempos dhe shkak i saj ishte ceshtja e Kosoves”. (E. Barker, dhe B. Tones, libri “Per Luften Nacional Clirimtare” f. 123). Ata qe e firmosen ate (Marreveshjen e Mukjes) do te mbajne pergjegjesi (D. Mugosha, libri “Kujtime” 1973, f.50-58).

            Le te ecim me tej me dokumentat, jo me me autore e studiues te huaj, por nga vete goja e Enver Hoxhes: “Ne pragun e clirimit te Jugosllavise dhe te Shqiperise, ne edhe njehere pranuam se nuk eshte koha per te shtruar ceshtjen e bashkimit te Kosoves me Shqiperine”. (E. Hoxha, leter sekrete derguar Stalinit, 2 shtator 1949. Kopja e vetme gjendet ne Arkivin Qendror Rus, Moske,Arkiv, RCHIDNI.D.Op.137, D.68. L 64-73)

            Ne prill te vitit 1945 u be Masakra e Tivarit, per te cilen jo vetem si veper makabre ndaj shqiptareve te Kosoves e te viseve te tjera shqiptare nen Jugosllavi nuk u ngrit zeri, por ne dhjetor te vitit 1946, Enver Hoxha ne Byrone Politike do te deklaronte e kercenonte: “Disa anetare partie duan te filozofojne se mos thote populli c’bete me Kosoven…Ne do te ua spjegojme, kush nuk na kupton, ne do te luftojme” (Proces Verbal i mbledhjes se Byrose Politike, 15 dhjetor 1946,ish Arkivi i KQ te PPSh).

            Ne prill te vitit 1945, Dushan Mugosha dhe Mehmet Hoxha moren pjese si perfaqesues te Kosoves ne Kuvendin e Serbise, mbledhje qe u shty dhe u be ne korrik te vitit 1945, ku u miratua Projektrezoluta per aneksimin e Kosoves ne Serbine Federale” (Bajraktari, libri “Serbia’s Annexation” f. 118) Jo shume pas kesaj ngjarje, Enver Hoxha do te shkonte ne Konferencen e Paqes ne Paris (gusht 1946) dhe do te deklaronte” “Ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tone Jugosllavi”. (Enver Hoxha,Fjalimi orgjinal ne Konferencen e Paqes, Paris,AQSH).

            I morem dokumentat nje e nga nje, qe nga themelimi i PKSh, pas marrjes se pushtetit nga Enver Hoxha, e deri ne Konferencen e Paqes. Pyesim: Ka antikombetarizem me te madh?! Disponojme edhe dokumenta te tjera, psh: Ne vitin 1946 Enver Hoxha ne nje leter per Titon shkruante: “Ne rast se do te behet nje hap tjeter ne lidhje me bashkimin, na lajmeroni “(N.Malkolm , libri “Kosova, nje histori e shkurter).

            Ne vitin 1946, pas kthimit nga Shqiperia, Velimir Stojnici, ne nje informacion raportonte: “Tirana zyrtare nuk kishte asnje qendrim te percaktuar, asnje reagim per te ardhmen e Kosoves, aq sa perfaqesuesi anglez ne Tirane thekson:”U cudita pse Qeveria Shqiptare deri me sot nuk ka dhene kurrfare deklarate per qendrimin e saj ndaj Kosoves”” (Raport i V. Stojnicit, Beograd 1946,).

            Ne nje mbledhje te jashtezakonshme te Plenumit te Komitetit Qendror te Partise, dhjetor 1946, Enver Hoxha do te pyeste ne menyre retorike: “A eshte ne interesin tone qe ne ta kerkojme Kosoven?!” Dhe ne vijim, po vete Enver Hoxha,do te pergjigjej: “Kjo nuk eshte pune progresive per t’u bere,… perkundrazi ne duhet te bejme qe te sigurojme qe kosovaret te vellazerohen me jugosllavet”. (Proces-Verbali, Mbledhja e Plenumit te KQ te PKSh, dhjetor 1946, ish Arkivi Qendror i PPSh). Per komente, besoj se nuk ka nevoje.!

            Se dyti:

            Ato qe i thuheshin Enverit, shkonin ne Beograd!

            Ky eshte deklarimi me kuptimplote i njerit prej lidereve me kryesore te Kosoves, Fadil Hoxhes, i cili tregon se c’ishte Kosova per Enver Hoxhen. Kete deklarim, (nese e dini se c’perfaqesonte Fadil Hoxha ) jo vetem e ka shkruar ne librin e kujtimeve, por e ka thene ne nje interviste edhe ne TVSH-ne tone (nentor 1999) dhe na e tha edhe ne shtepine e tij kur ne veren e 1999-es ishim me Presidentin Moisiu (ish atehere President i Shoqates se Atlantikut ) me gjeneral Parllakun (Hero i Popullit), me gjeneral Bekteshin (ish pjestar i Bujanit) e me Liri Belishoven (ish Sekretare e Komitetit Qendror te PPSh)

            Te flasesh per mbrojtjen e ceshtjes se Kosoves nga Enver Hoxha, sic ben “polemizuesi”, do te thote qe per kete ceshtje te kishte nje program, platforme apo strategji! Te tilla nuk ka, as gjate Luftes se Dyte Boterore, as pas saj. Vecanerisht ajo qe e varrosi ceshtjen shqiptare te Kosoves, eshte periudha e dashurise se Enver Hoxhes me Beogradin e Josif Broz Titon. Vetem pas 1981-it, Enver Hoxha ngre borite “e propogandes megallomane ne mbrojtje” te Kosoves.

            Ne nje kohe rekord ai udhezon dhe shkruhen ne gazeten “Zeri i Popullit”, “Bashkimi” e “Drita” rreth 13 artikuj te ashtuquajtur “bomba”. C’kishte ngjare?! Perse Enver Hoxha u kujtua pas afro 40 vjetesh per Kosoven dhe te drejtat e shqiptareve?! Pergjigja ishte dhe eshte, edhe e qarte, edhe e thjeshte: Ai kerkonte te dilte i lare se nuk e kishte shitur Kosoven, pra te lante duart si Pilati, per krimin qe kishte bere.

            Ku ishte ai me 1945-n?! Po ne 1948-n?! Po ne 1956-n?! Ne 1960-n?! Ne 1968-n e ne 1979-n?! Ne 1981-in, Enver Hoxha shperthen, i kthehet Kosoves, “mbron” Kosoven, “i digjet zemra” per shqiptaret ne ish-Jugosllavi! Pse-ja eshte e qarte: Tito, si deshmitari kryesor dhe allishverishesi i shitjes se Kosoves, ne vitin 1980 kishte vdekur.

            Sic e shihni asgje nuk tregon strategji mbrojtjeje per shqiptaret, por per mbrojtje te “principates” se Enverit, ku te rrethuar ne tela me gjemba punonin me se dy milion skllever, per familjen e madhe te ish Byrose Politike. Aq e vertete eshte kjo, sa qe mjafton te permend deklarimin e Vasil Katit, ish zevendesminister i tregetise se jashtme ne kohen e Enverit dhe po ne kohen e Enverit i denuar, i cili me 1978 nga burgu i Ballshit do te depononte: “Per cdo vit ne e kishin me plan te padiskutueshem e te detyrueshem qe te importonim nga jashte 18 mije ton tela me gjemba, per te rrethuar klonin (kufirin)qe te mos arratiseshi n shqiptaret (kupto sklleverit).

            Le te hidhemi edhe nje here ne retrospektive: Ne shtepine e tij, ne veren e vitit 1999, Fadil Hoxhes i bera pyetjen: “A kishte kontaktuar dhe a ja kishte bere ndonjehere prezent Enver Hoxhes, ceshtjen e rende te Kosoves? Fadil Hoxha mu pergjigj: Po, kam shkuar te Enver Hoxha ne Tirane ne dhjetor te vitit 1945, inkonjito pa lejen e Titos, se bashku me Zekeria Rexhen dhe i kam shtruar si gjendjen e rende nen Serbi ku ndodhen kosovaret, ashtu edhe se c’duhet te benim. Kjo ishte bisede shqiptaresh e mendoj, per shqiptaret. Biseda e zhvilluar ne kabinetin e Enverit, ne vend qe te behej preokupim i Qeverise Shqiptare, kishte mberritur para kthimit tim te Tito”.

            Keshtu e mbylli deklarimin e tij ish udheheqesi kryesor i Kosoves dhe ne nje periudhe kohe edhe President i Jugosllavise, Fadil Hoxha. Edhe nje retrospective tjeter: A e dini perse e vrane dhe cili e vrau Miladin Popovicin, qe Enver Hoxha i vizitoi edhe varrin kur ishte ne vitin 1946-en ne Beograd?!

            Ate e vrau nje shqiptar patriot, Haki Taha, ish mesues. Haki Taha, para se te qellonte, nxorri nga gjiri flamurin kombetar, e shpalosi, ku ne te me shkronja te arta ishte qendisur: “Kosova Shqiperise. Vdekje tradhetareve”! dhe qelloi…”. Komentet, mendoj jane te teperta.

            Te “paverteta” e te “pa qena” i quani denimet qe jepte regjimi shqiptar i Tiranes per ato qe flisnin para viteve -’70-te per Kosoven e Shqiperine etnike.

            Po ku ti coj une, 1226 vete kosovare, ose me mire te shprehemi shqiptare, te cilet Enver Hoxha i denoi me 8 e 12 vjet burg, sepse donin, kerkonin dhe shpreheshin per clirimin e Kosoves dhe Shqiperine etnike?! Po 4561 te tjere kosovare, si t’ja bejme, qe i internuan ne zonen e Myzeqese e zona te ndryshme ne thellesi te vendit sepse nuk gezonin besimin e rregjimit?!.

            Po tere ato shqiptare qe iknin nga Kosova per ti shpetuar denimit te rregjimit serb dhe i denonte regjimi i Tiranes si agjente, apo i kthente ne Jugosllavi se kishte nje marreveshje te fshehte Tirane Beograd?! Po a nuk jane denuar ketu per Kosoven, figura te tilla te njohura si Bedri Pejani e Selman Riza, apo qe te tjere kishin shkruar libra per Kosoven, si Vasfi Samimi e Besim Qorri?!

            Por keto e qindra fakte si keto, nuk mund te mendojme se nuk i di, por respektojme te drejten qe i takon nje ish posicioni qe ishit si nje “ish diplomat i Hanoit e i Algjerit”. Edhe ne se i mohoni, nuk mund te mbulohen plaget e atyre qe i kane hequr mbi kurriz dhe shume e shume te tjere qe punuan per ceshtjen kombetare, por qe nuk u dihet se ku u prehen as eshtrat sepse Enveri “nga qe i donte shume kosovaret” edhe pa varre i ka lene, e megjithate per ju Enveri perseri, faj nuk ka.

            Tu evidentosh shqiptareve sic beni ju vepren e ndyre te ish Sigurimit te Shtetit, si pune te vyera te ish regjimit te Enver Hoxhes dhe ta propagandosh Enverin dhe strukturat e inkriminuara te shtetit komunist si pergatites te rezistences se viteve ’70- te dhe ’80-te ne Kosove, do te thote te mohosh sakrificat sublime te nje populli te tere te Kosoves martire per liri, per arsim e kulture, per ceshtjen kombetare. Aferim!…”

        • SHURRAN KOSTRECI July 4, 11:36

          ME NJE KOMENT 12 VJEÇAR

          kerkon te me pergjigjesh si dallkauk trushpelare qe je?

          E dijne edhe guret qe solli nga Viçidoli Sali qenef Berisha, per halene ne pallatin e ri (dhitet mbi dy gure edhe ne 2015-ten), se Fadil Hoxha ka qene tradhetari i çeshtjes se kosovareve, nen urdherat e tij jane bere masakra ndaj studenteve protestues te 81-shit, apo nuk e ke te ruajtur ne arkivet ere mut qe mban nen bythe.

          Pse nuk flet per mercenaret e Gjakoves dhe Prizrenit, qe masakruan, dogjen e plaçkiten shqiptaret, gjate rruges per ne Tirone, per te risjelle ne fron hajdutin e maskarain tend te preferuar Ahmet Zogollin.

          Kosovaret, pavaresisht se flasin nje dialekt te gjuhes shqipe, eshte ne te miren e tyre, te jetojne e prosperojne ne nje shtet te tyrin, pa u perzjere me shqiptaret dhe shtetin e tyre Shqiperine, siç po bejne qe prej 25 vitesh. Sepse ne fund te fundit edhe durimi yne ka nje kufi: ose do respektojne deri ne me te voglin aspekt rregullat dhe ligjet tona, ose do perfundojne te shkerbythur andej nga kane ardhur. This it’s simple and clear question !

          Arkivi i Enver Hoxhes tashme eshte publik dhe i konsultueshem nga kushdo ne internet. Ato letrat si krijesa te vetme qe permend, e na u ndodhkerkan ne arkivat e Moskes, meqe i paske pare perse nuk i ben publike qe te shendellehemi edhe ne me idiotesirat tuaja.

          Eshte qesharake te marresh ne kosiderate per gojepjerdhjet tuaja kryesisht vepra e sheniime nga autore serbomalazeze e shovinste antishqiptare te streprovuar.

          Reply to this comment
          • shqyptari July 4, 12:26

            O DUDUM enverist,

            kush i ka vene ne kandar Enveri Pederastin me Ahmet Zogun?

            Sepse TEMA e gazetes DITA ne kete shkrim eshte:

            A ESHTE ANTIKOMUNIST, ENVERISTI I PARTISE SE PUNES SALI BERISHA?

            C’pune ka ketu Ahmet Zogu qe e nxjerr gjithmone ne komentet e tua idiote si MAJDANOZ ne corben komuniste?

          • Lleshi July 4, 12:44

            Shahist Shqyptari …..Ti po e merr guximin ! Po krahason dy jugosllave Miladinin dhe Dushanin qe i cliroi vete Enveri nga kampi i perqendrimit italian ne Peqin , duke na e quajtur “pushtim te Shqiperise nga serbi” dhe nuk te duken asgje dhe nuk shikon 2000 serbe qe sollen Zogollin ne pushtet dhe marreveshjen e tij me Kryeminsitrin serb Pashiçin !

            Ja ky je ti , si gjate gjithe historise , race e qelbur dhe e pafytyre ! Sigurisht antishqiptare , sepse per shqiptaret deri tani ka qene Nderi kryesor dhe Besa , qe nuk mund te jene kurre cilesi te races suaj prostituthane !

          • shqyptari July 4, 14:45

            Edhe ti me Zogollin o Brut-i (Marcus Iunius Brutus) i Enverit?

      • rezart July 3, 23:36

        O nastradin KRRICI!
        Po ngele me Bahri Omarin sikur ta kesh patur DASHNORIN E SATEME,o mavri!!!
        Harroje Bahriun se jot eme te ka pjelle me ENVERIN e jo me njeri tjeter,pavaresisht se ka shkuar me nje batalion ushtaresh!!!

        Reply to this comment
        • shqyptari July 4, 10:50

          E ke ulur shume steken e debatit intelektual, keshtu jeni ju vemjet e qelbura skllever kokeulur fanatike qe ju la pas Enver Hoxha per ta bere Shqypnine si nje shtet afrikan te nje fisi ZULU pa dinjitet dhe pa kurfare morali.

          Reply to this comment
      • Po,Po July 5, 16:53

        O “Shqyptari”,sa here flet,eshte enjejta gje,sikur te thoshe “PESHTYMENI NE FYTYRE “. Ti vetem shqiptar nuk je .

        Reply to this comment
  10. . July 3, 18:43

    Sekreti eshte Vucidoli.Nuk mund te lindesh ne Vucidol dhe te drejtosh shtetin,[as kryetar i koop.Vucidolit nuk mund te behesh.Po kush e futi ne blok kete qelbesire shpellash?Ja shihni varken .Kete malok e verviti ne sferat e larta te komunizmit e semura e djalit Liljana.Kjo eshte edhe autorja e rekomandimit te Mehmet Elezit.Liljane eshte edhe ganxha ku u mbeshtet nje malok intrigant nga Mokra,qe quhet Fari Balliu. Se cfare e lidh kete te semure alucinante me ndikim tek Enver Hoxha dhe Ramiz Alia.me keto tre bisha shpellash,vetem nje Nexhmije mund ta zbuloje!

    Reply to this comment
  11. Kopaçe July 3, 22:41

    Berisha kerkon nje cope muti ne goje qe ti zihet fyti e te mos dhjese me nga ajo goje e ndyte.

    Reply to this comment
  12. Preng Pjetrh July 4, 05:34

    Nuk pretendoj te jem perfekt ne arsytimin tim. Por mbetem i pa lekundur ne mendimin tim se me shume ka faje drejtesia se sa Berisha….! Nuk mund ta kuptoj se cfar krhmesh duhet te bej ky qytetar qe te quhet i pandehur! Si ish president ka rrealizuar tragjedine me te madhe te kombit ne 1997. Si ish kryeminister ka cfarosur nje fshatet te tere duke vrare 26 njerez ne Gerdec. Ka vrare 4 qytetar ne mes te dites ne mes te Tiranes me 21 janar.ka shitur lumenje e detin. Dhe prap qendron si fortes mbi korrizin tone.nuk habitem per as gje qe thote dhe munde te rrealizoj ky killer dhe manjak i cmendur.

    Reply to this comment
    • KORÇARI July 4, 13:30

      @Preng Pjetrh, TA THEM UNË ARSYEN SE PËRSE NUK ËSHTË AKOMA NË BURG KY QEN, SEPSE KA AKOMA SIMPATIZANTË PA TRU NJERËZ PA PIKË INTELIGJENCE DHE NJERËZ TË PASHKOLLË QË E PËRKRAHIN KËTË MAJMUN DHE PO U FUT NË BURG ATA JANË GATI TË BËJNË PËRSËRI LUFTË CIVILE , PLUS QË KE NË MES EDHE UDB-në SËRBE –,EIP-in GREK–,MIT-in TURK (Shërbimet Sekrete) PËR TË CILAT PUNON SALI VIÇIDOLLI,PRANDAJ NUK E FUTIN NË BURG AKOMA

      Reply to this comment
  13. caci July 4, 08:35

    Komentet dhe vleresime nga me te ndryshme per vepren antishqiptare te Berishes, jane ber dhe behen si kosi thartuar qe, dhe ne dhalle kurr e kethen ,perseri eshte shume i tharte sa te demton stomakun. Nji gje mbetet per tu pare seriozisht. Kerrcenimet e tij ndaj kujtdo, shpifjet per cilindo, dhe thirrja per rrexim Qeverie me dhune, duhen vleresuar seriozisht. Jane prelud qe i paraprin permbysjes te Demokracise ne vendin tone. Si ka mundesi s’ shqetesohen zoternjte; Nishani,Vishua,Llalla apo organet e tjera te specializuara per para ndalimin e akteve ilegale dhe legale terrorriste me paramendim dhe te shprehura hapet.Nuk duhet te justifikohemi, se eshte Berisha, vari teneqen. Jo, jo, se me dijenine dhe urdherat e tij dhe te njerzve te tij, jane kryer shume ngjarje te rrenda dhe me pasoje vdekjeje te qytetareve te pa fajshem, si dhe akte tradhetie ndaj vendit.

    Reply to this comment
  14. Moza July 4, 09:34

    Saliu eshte jashteqitja e Enverit.Gojen tia mbylle drejtesia ose te presim kur ta marre dheu kete kriminel e te semure mendor.

    Reply to this comment
  15. emigranti July 4, 18:08

    Per ke te ngrihen per kete plehre qe sngopet per pushtet per kete kriminel, qe duhen telenovela me qindra Serie per te shkruajtur per kete Satrap, asnje mik ose armik nuk ka ngelur pa undeshkuar nga ky, por si nuk doli nje qe ta ndeshkoje kete monster.

    Reply to this comment
  16. Mark .uk July 5, 14:21

    Te ishje komunist ne ate kohe ishje previlegj.Po te jesh komunist sot si puna e kti Stefanit si dhe pjesa ma e madhe e socialiststve eshte turpi I botes.Edhe Gjergj Kastrioti sherbeu 25 vote turqve,po u be kundershtari ma I madh ne Bote I tyre.Pse nuk thuan I as Edhe nje Gjergj per Gramoz Rucin qe Ben ligjin te PS.Ish secretary I pare I komitetit te partis me Tepelen,si dhe minister I mbrendeshem I PPSH.Kush del me portretin e ENVERIT Ps a Pd.Vetem shifni gaze ten e tyre we nga viti 1942.Kur e kan demaskuar zyrtarisht PS si e dalur direct nga ajo parti.Bene kongresin e dhjet te me 11 qershor dhe u gdhine PS me 12 qershor 1991′

    Reply to this comment
  17. emigranti July 5, 15:47

    Kush jane ata qe duartrokasin per kete Idiot malok qe i kall tmerrin edhe kalamajve ne televisor prandaj do tu lutesha mos humbni kohe me kete njeri, se vetem genjen dhe shpif rrin aty vetem per te ruajtur pasurin e vjedhur gjate kohes si kryeminister d.m.th pasurin kombtare.

    Reply to this comment
  18. Fati July 5, 17:18

    Kurre nuk do te kete demokraci te vertete, deri sa te ekzistoje Saliu.

    Reply to this comment
  19. Lili July 5, 20:24

    Eshte shume intéressante te shohim pse d’y gazetate kishe te majta, i fryne kesaj fryme ne vend se me ignoruar siç e ignorojne shqiptaret kete pis-njeri!Sali Berisha sot nuk ka asnje pushtet po ka mbetur vetem me disa horra -ishkomunista te gjithe-qe nuk Kane kur ajo per révolution!Kurse populi do qe kjo qe beri e votuar me nje maxhoritet te bejne punen e vete.
    Mos u mundoni kot se asnje nuk bashkohet me me Berishen ,sado te tundeni flamurin e mbretit

    Reply to this comment
  20. Bocari July 5, 23:29

    Or Sal, kur luante shah Ramziu me nexhin e bente rokaden PS-PD.
    Tani qe Ramziu vdiq, vdiq edhe PD- bluja. Kaq ishte dhe roli yt. Lulja eshte gonxhe shume e dobet, u tha pa celur.
    E pe Shqiperine pas zgjedhjeve elektorale-komunale? E lyer ne mavi. Mavija eshte bashkim i te kuqes me blu. Kjo mavija qe kane zgjedhur bile, nuk eshte as tamam mavi, ka edhe shume kafe brenda, se eshte dhe LSI-ja. Kaq duhet ta kuptosh, qe PD vdiq. E kuqja e gllaberoi “demokracine” dhe u kthyem perseri ne “socializem”, d.m.th. monizem. Edvin djali e riktheu shpuren komuniste ne pushtet .Ske shans o Sali, koha e paranojave skizofrenike mbaroi, ka ardhur koha e fantazmave mavi, te etura per te zevendesuar 25 vitet e humbura ne pushtet.

    Reply to this comment
  21. caci July 7, 13:55

    Me zotin Bocari do te replikoja vetem ne nji drejtim. Cili eshte ndryshimi i Sales komunist me Edin pionier i Enverit? Besoj se pionieri ristrukturohet si nji ndertese qe, riparohet, kurse ai komunisti, vdes dhe nuk dorzohet. Ky eshte Berisha qe, asnjihere gjate jetes tij si Partiak, President , Kryeminister, dhe disa here apozitar, nuk shfaqi asnji ndjenje pendimi per vepren e tij politike, qeverisese dhe qytetare. Kjo do te thote se, kurr ti krijohet mundesia, ai te ben gjemen gje qe, e ka deklaruar disa here dhe ne Parlamen se, mu me qujn Sali Berisha! Ky lloj rrobi nuk ndreqet, prandaj pozita duhet ti japi mesimin dhe gjykimin qe meriton, dhe jo tolerancen qe ben Meta ne Parlament. Ku eshte halli , mos vall xhuxhi i Hirushes, do te na vertetoj se, nji i vogel neper kembe, nuk te vret, por te rrexon dhe te thyen hundet. Keshtu me duket se, do t’ ju dali dhe 1 miloion votueseve qe, ndonse dhane obsionin e tyre, por vulen ne dore e ka Liri, Jari, Nasipi dhe Llalla. Prandaj Sala me veprime praktike, dhe thirrje per rrevolucion na thote:- Bini legenit ju, se i bini mire! Une doni nuk doni ju, dua Pushtet!-

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*