A ka dështuar “revolucioni në taksa”?

Adrian Thano December 12, 2015 23:42

A ka dështuar “revolucioni në taksa”?

Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij prezantuan në fundin e 2013-s (pak pasi kishin ardhur në pushtet) një projekt të ri të sistemit fiskal.

U premtua një ndryshim radikal në politikën e vendit dhe në raportin e trinomit  qeveri-oligark-qytetar.

Teorikisht u synua rritja e nivelit të vjeljes së të ardhurave në industritë prodhuese në Shqipëri në sektorë strategjikë si hidrokarbure dhe miniera.

E njëjta gjë u synua edhe me koncesionet (monopolet e pashpallura) në të tjerë sektorë, përfshirë dhe rritjen e tatimit shtetëror mbi fitimet e këtyre korporatave të mëdha.

Dimensioni i dytë i kësaj lëvizje ishte përpjekja për uljen e çmimeve në ushqime dhe barna për qytetarët duke reduktuar detyrimet dhe taksat e kompanive që i i tregtojnë ato.

Dimensioni i tretë ishte ndërhyrja në paga dhe në të ardhurat e qytetarëve me pagesa tatimesh në varësi të rrogës.

Kjo paketë fiskale e qeverisë kishte një armik të madh: Evazionin e trashëguar fiskal në këtë vend si dhe disiplinimin e marzhit të fitimit të korporatave.

Pak a shumë të njëjtat masa mori dhe qeveria italiane pak kohë më parë por me një ndryshim: Përpara se të bënte projektin forcoi masat dhe filtrat ndaj bizneseve dhe korporatave.

Për shembull, kompani të importit të naftës në Itali, deklaronin marzh fitimi 25-30 %, qeveria ndërhyri dhe ua reduktoi marzhin e fitimit 10-15% duke u rritur taksën pa lejuar që rritja e taksës të shkarkohej tek qytetarët. Përveç këtij disiplinimi në marzhin e fitimit, qeveria italiane të paktën nuk kishte problemin e evazionit fiskal dhe deklarimit të rremë të korporatave siç e ka qeveria shqiptare.

Sfida në Tiranë ishte (dhe mbetet) e dyfishtë.

Gjykuar nga sa më sipër logjika ta do që përpara se të hartonte këtë paketë fiskale, qeveria do të duhej më parë të ndërhynte fuqishëm dhe pa ekuivok në shmangien e evazionit fiskal që kryejnë korporatat dhe sidomos importuesit e mëdhenj në këtë vend dhe të vendoste në parametra normalë marzhin e fitimeve të tyre.

Ndryshe paketa do të kthehej në autogol për qeverinë.

Kopertina e Ditës

Kopertina e Ditës

Sepse rritjen e taksave ndaj korporatave, këto të fundit (nëse vazhdonin të operonin me bilance të rreme) do e shkarkonin tek qytetarët e për më tepër bilancet dhe borderotë e rreme do të shkaktonin edhe ulje drastike të të ardhurave aq të nevojshme për buxhetin e shtetit.

Sot, dy vjet më pas, qeveria i shmanget përgjigjes së pyetjes nëse pati sukses kjo ndërhyrje kurajoze për rivendosjen e tregut në shina.

Sepse rezultatet janë të brishta.

Borxhi që iu kthye biznesmenëve si hap i parë për rigjallërimin e ekonomisë, rezultoi një dështim. Paratë e marra nga biznesi i madh ndikuan në rritjen e borxhit publik, por nuk ndikuan në treg sepse nuk u hodhën masivisht aty.

Tatimet janë në ngërç. Bilancet e rreme kanë vijuar dhe janë thelluar, të ardhurat vijojnë të fshihen. Doganat dhe Tatimet gjithashtu nuk i realizuan të ardhurat dhe ky është shkaku real i nervozizmit aty.

Prodhim nuk ka.

Dhjetorin e dytë pas shpalljes së “revolucionit në taksa” qeveria po çon në limite presionin tek të vegjlit e pambrojtur.

Dukshëm e njëanshme, si e tillë e gabuar.

Gjithë kjo energji e derdhur tek ata duhet të kanalizohet drejt oligarkëve, siç synonte projekti fillestar.

Vështirësia nuk qëndron tek vendimi, por se si bashkëjeton me të.

Pas kaq shumë tërheqjesh ndoshta Rama e ka kuptuar këtë.

Bëjnë mirë ta kuptojnë edhe të kamurit e pangopur të këtij vendi.

Ndryshe ata që përçmoni kur i shikoni në rrugë me ato fytyrat e verdha, teshat e vjetëruara dhe vështrimin e turbullt në një mënyrë apo në një tjetër do t’u afrohen përditë e më shumë mureve të lartë të vilave dhe rojeve të shtuara të fshatrave turistikë.

Janë të paushqyer, të paarsimuar dhe të braktisur. Frikshëm të braktisur.

Dhe “ata” janë shumica.

 

Adrian Thano December 12, 2015 23:42
Komento

58 Komente

  1. TEX December 6, 11:43

    nje pyetje kryeredaktorit, kush t jet ai ujku prapa Rames valle? 🙂

    Reply to this comment
    • FLY December 6, 14:32

      kjo anarki merr fund me arrestimin e s.r.b

      Reply to this comment
      • Kristo December 6, 14:39

        Recetat e FMN jane ne shumicen e hereve nje deshtim.
        Situata eshte shume me keq nga sa shihet me sy te lire.

        Shteti eshte pa breke.
        Breket se kush ia hoqi as ka per tu denuar ndonjiher

        Reply to this comment
      • Artemisa December 12, 15:12

        Me arrestimin e Berishes merr fund dhe era e gojes tende ngaqe nuk e lan, apo era e banjes ngaqe nuk di te shkarkosh ujin.
        Idiot ke vendosur t’a mbyllesh kete jete ?
        Udheheqesi yt e harroi “Fajin e ka Saliu”, akoma nuk e ke marre vesh.
        Per ty edhe kur te dhemb barku se ha shume fasule fajn e ka Saliu.

        Reply to this comment
        • Armiri December 14, 16:00

          Fajin e ka komunizmi 45-vjecar & neokomunizmi 25 -vjecar i pushtetareve oligarke te cilet vijojne te vjedhin pa pushim , dite e nate pasurite publike dhe xhepat e qytetareve shqiptare duke i detyruar me mijera te ikin nga varferia, qe sa vjen e thellohet me keq se ne kohen e Enverit ! Te ish gjalle Enveri, do i kishte varur ne litar keta monstra hajdute e te pangopur ! …

          Reply to this comment
      • kastrioti December 12, 20:28

        Ti je injorant dhe nuk kupton se c’ke lexuar ne shkrimin e mesiperm!

        Reply to this comment
    • mendim i lire December 6, 15:11

      Mos u shqeteso! Eshte ujk me nje lule ne dore! Do te genjeje kesulekuqen!…:-)

      Reply to this comment
      • Vlora 97 December 6, 16:09

        Thano fundi i shkrimit tend meriton nje analize me te gjere se kaq se eshte gjeja me e rendesishme ne kete histori.
        Edhe ne mos paste sukses kunderevolucioni blegtoral i Saliut ky kunderrevolucioni i te mjereve qe kane mbushur rruget eshte e pashamngshem.
        Dhe une siqerisht uroj te ndodhe.
        Te filloje me ato vilat e Lalzit e te perfundoje te Laguna blu bashke me derrat qe kane brenda

        Reply to this comment
        • Vasil Pocari December 12, 23:24

          “Qeverisja jonë është arsye për të qenë me PS”. “Nuk ka alternativë tjetër përveç PS”. “Ne kemi vënë shtetin në detyrë”. “Nuk i anullojmë dot konçesionet e dhëna”. Këto fjali u titruan nga fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Gjirokastër, ku bashkë me bashkëpunëtorin e vet, Koço Kokëdhima, koordinator i PS-së për Jugun, kanë folur njësoj për reformën në parti, vlerat e çmuara që ajo përcjell e që çuditërisht, ndonëse i dha fitore të dyve, po synihet të reformohet.
          Ndërkohë që kryeministri bën këto përcaktime, qeverisja e tij e dy viteve është epikriza e një kanceri të ngjizur me ardhjen e tij në krye të partisë që fillon me gënjeshtrën dhe mashtrimin të instaluar si paradigmë të vendimmarrjes: konçesionet nuk anullohen dot, por konçesionet e dhëna nga kjo qeveri janë të gjitha të vënë në dyshim dhe të shoqëruara me dyshime të mëdha.
          PS-ja është e vetmja alternativë, por ky pohim me natyrë kategorike është asgjë më shumë sesa dëshirë, pasi alternativa PS është e fundit që vjen në vështrim. 100 mijë shqiptarë të ikur në dy vjet dëshmojnë se vetëm PS-ja nuk është alternativë.
          Dhe se reforma e vërtetë e kësaj partie kalon nga largimi i Edi Ramës.
          “Ne bëmë në dy vjet më shumë sesa është bërë në 23 vjet”, pohoi kryeministri. Me siguri që askush nuk ka kohë të merret seriozisht më kësi pohimesh që jetojnë në ikubatorin e vetëlavdërimit të kryeministrit.
          Thotë kryeministri për organizatën e PS-së: “Ku janë ata socialistë që nuk luftojnë për një punë në shtet, që punojnë në ndërmarrje, drejtojnë një ndërmarrje, kanë një biznes të vogël?! Një zonë e tërë përtej asaj, mungon. Kjo përbërje sociale është e domosdoshme për të pasur në hapësirën e PS-së përfaqësimin e të gjithëve dhe duke i pasur të gjithë të përfaqësuar edhe debati është shumë më i shëndetëshëm dhe më emancipues”.
          Leximi: pastrimi në parti ka nisur dhe atë e menaxhon Edi Rama dhe Koço Kokëdhima që pas ardhjes në pushtet po kërkojnë të dominojnë tërësisht strukturën politike që i solli në karrige.
          Meritojnë vëmendje fjalët e Koço Kokëdhimës, demagogjia e të cilit është e vjetëruara më shumë sesa tranzicioni.
          “PS është aseti më i çmuar në duart e popullit tonë, nuk është e përsosur, por është parti atdhetare, serioze, e hapur, me përgjegjësi të lartë ndaj vendit dhe popullit dhe atdheut dhe në këtë rrugë e me këtë përgjegjësi do të modernizohemi dhe do të aftësohemi për një drejtim sa më të shëndoshë. PS është në një reformë të strukturës politike dhe ekzekutive se dëshiron të jetë më funksionale, të japë më shumë mundësi qytetarëve dhe anëtarëve të përfshihen në bashkëqeverisje, të marrin pjesë në këtë qeverisje. Me këtë synohet që përbërja sociale e organizatave sociale të jetë më e përshtatshme për sfidat tona, që në organizatat tona të përfshihen grupet e interesit. Kemi mirëkuptimin për të papunët të shumtë në numër dhe i kanë familjet në vështirësi të mëdha ekonomike, por papunësinë nuk e luftojnë ata, papunësinë e zgjidh zhvillimi sipas atyre politikave dhe programeve që duhet të përpunohet në njësinë bazë të debatit politik, si është organizata socialiste”, tha ai.

          Z.Adrian ju jeni dakord me sa me siper??

          Reply to this comment
    • edri May 5, 03:30

      Rqma deklaroi disa muaj me pare qe ilacet jane ulur me 30 perqind.
      Kjo ishte e vertete.
      Psh un kam blere me.pare Eudorlin me 40 lek koora. Me pas e bleva me 10 lek.
      Tani nuk.gjendet me ne asnje farmaci.
      Farmacistet thone qe e ka terhequr firma sepse nuk fiton me aq s me pare.
      Si duhet ti pergjigjet qeveria kesaj “pergjigje” qe ka marre nga reagimini tregut ndaj masave te saj?
      Apo c q.. robte se ne e bem tonen??

      Reply to this comment
    • reformer May 6, 08:27

      Ujku eshte Remi ose Romuli nje nga themeluesit e Romes. Foto duhet te jete bere ne Itali.

      Sa per diskursin ekonomik, me aq sa kuptoj une dhe besoj se kuptoj mjaftueshem, politikat e Canit jane te djathta. Dote thote jane politika monetare qe bazohen tek ruajtja e vleres se parase (lekut), qe do te thote mbrojtese e interesave te atyre qe kane shume para. E shpjegoj: nese bie leku 10 % ai qe s’ka asgje s’humb asnje lek, ai qe ka pak humb nje qindmije, ai qe ka miljarda humb nje te dhjete e pasurise se tij.

      Neve na duhen politika te majta, pra politika fiskale, te cilat ulin taksat per te varfrit dhe i ngrejne per te pasurit. Mirepo kjo eshte politike e rrezikshme per qeverine, sepse ta kthen kapitalin e madh, sidomos ate vendas, kunder.

      Nga ana tjeter keto politika nuk se i ka zgjedhur qeveria, por i imponon FMN dhe Banka Boterore. Dhe per te qene ne rregull me udheheqesit e ekonomise dhe politikes globale, qeveria preferon te jete te ece sipas recetave te tyre, duke bere ndonje retushim te parendesishem si taksimi progresiv i pagave etj.

      Reply to this comment
      • tomi August 15, 18:30

        I paske futur nje riformatim trurit edhe ti. Po cfare Romuli e Remi e cfare Italie ore. Eshte stema e qytetit te Tiranes me kullen e sahatit dhe ujkun e bardhe te familjes mesjetare Skuraj.

        Reply to this comment
    • Bamir Qytetari August 15, 21:54

      Ja pra, shoke, ku na shpuri Saliu… Mendoni thelle, shoke, shume thelle…

      Reply to this comment
    • XUME PROTOPAPA December 12, 16:07

      COLABRODO E TIPIT LARUSHKE,

      do ta quaja, po ti referohemi principeve te sistemit kapitalist, te cilin mendojme se e kemi ndertuar ne kete vend. Pak per ballerinat qe i rrahin prapanicat ketij psikopati bipolar me nariçet e masakruara nga kokaina, sepse, siç e pranoi vete me se fundmi: “ne arithmetike jam zero tha ne nje interviste”, e shume per dallkauket e shkerdhatokracise, qe koha e nderzimit pa kufi, ne keto 25 vite lengimi, i prodhoi me shumice.

      Nuk eshte e vertete Thano, qe qeveria italiane e Renzi-t, ka nderhyre ne “zbutjen e marzhit” te fitimeve te kompanive te naftes, nuk e lejojne rregullat strikte te ekonomise se merkatos, nga njera ane, dhe Brukseli nga ana tjeter.

      Ne ekonomine e tregut te lire, ekziston nje tjeter rregull e pa shkruar: ajo e “nxirjes se jetes” se atyre qe dalin nga rruga e ngushte e sjelljeve normale, natyrisht kur korrupsioni e kriminaliteti i organizuar, lidhjet me politiken e te zgjedhurit per te bere politike, nuk i fut bastonin ne mes te rrotave ketyre tentativave per normalitet komportamental.

      “Ulja e marzhit” te fitimeve bilancohet me ligjin e konkurences se lire, kur ne treg dikush kerkon te beje surratdhjerin e te fortit, te te paprekurit e te pandeshkuarit, qeveria dhe parlamenti i te zgjedhurve, i pergjigjen me “hapje te tregut” edhe per konkurues te tjere.

      Rasti me tipik eshte hapja e tregut te sigurimit te mjeteve te udhetimit: deri pak vite me pare çmimi i paguar per sigurimin e makines ishte stratosferik, sepse mbahej i tille nga nje monopol gangstersh te uficializuar. Gjendja ka ndryshuar krejtesisht, me futjen e aktoreve te tjere ne kete fushe: çmimet kane zbritur deri ne 50-60%, qe megjithate konsiderohen akoma te larte.

      E zeza me e madhe e stermjerimit te cilin po jetojme ne vendin tone, vjen ne radhe te pare pikerisht nga konçesionet e drynuara te leshuara nga perfituesit e tyre fundore. Edhe ne rastet kur subjektet ekonomike veprojne ne statusin e tregut te lire, gjithnje ne gjeneze kane ate manine tashme legjende te “bipolarit” qe na shkaterroi jeten, konçesionin e mbrojtur me korrupsionin e pacipe.

      Kaq per ate pjese te grabitjes se te mjeruarve, ne shumices, qe ben “muuu” siç belbezit ne gjume Braçja i mistreceve te Beratit.

      Ajo qe eshte vertet e frikeshme, eshte borxhi astronomik qe psikopati kokainoman bipolar Edi Kristaq Vares Poetesh Rama, me te cilin po fundos breza te tere te se ardhmes se ketij vendi.

      Kur i zbulohen petet lakroreve qe gatisin, kerkojne menjehere mbrojten e Kuvendit, duke e bere bashkefajtor (dhe ashtu eshte ne realitet) me thenjen: “e aprovoi Kuvendi” !

      Ne zgjedhjen e ofertuesve si “bleres te borxhit tone”, vjedhja, apo me sakte grabitja eshte gjiganteske dhe e pa kaptueshme nga shumica inerme e paguesve finale, qe jemi ne.

      Deri sa “njerez te mire” qe nuk i mungojne ketij vendi, do i djegin keto ferrane e ferracuke me zjarrin e drejtesise, Mrike Kodhelet, Haxhinastot, Ahmetajt, Gjiknuret, Canet e kovave me uje per te shuar etjen gomareve (si ai vete), Ilir Metet, e kushurinjte ne jete e profesion Haritot e Ramet, me Beqajt qe i zvarriten pas, kjo shpure konceroze e mireqenjes dhe begatise se shqiptareve do vazhdoje te metastazohet perhere e me shume.

      Por nje gje duhet te mesojne keta biçime nga historia, Hebrejte, edhe pas gati nje shekulli vazhdojne ti ndjekin deri ne ferr gjithe nazistet hitleriane (siç eshte edhe psikopati i kryekalifatit te Surrelit) duke i ndeshkuar per prime qe kane bere.

      Reply to this comment
    • elio December 12, 16:14

      Mendoj se ka dicka tjeter qe duhet te shkruhet ne kete artikul i cili nuk mer parasysh qe qeveria shqipetare ka vepruar si diletante…
      E dijme te gjithe qe nuk ka zhvillim ekonomik nese nuk ka konsum dhe konsumi rritet vetem atehere kur e ardhmja veshtrohet me syze roze…Qeveria me ulerimat per burdg e represionin e gjobave nuk ka bere gje tjeter vecse ka ulur besimin mebi te ardhme duke bere qe kjo e fundit te mendohet ne panik…rrjedhim ulja e konsumit…me te gjitha rrjedhimet negative mbi ekonomine…
      Me tej le ta themi qe rastet e korrupsionin haptas te padenuara bile te perkrahura nga KRM.a kane krijuar pershtypjen ne te gjithe (sidomos ne adm publike) qe fraza udheheqese eshte “beni si them une e mos beni si bej une”..
      Eshte opinion normal tashme qe e ka shume te shkurter…po i numerojne ditet…megjithese himarjoti vdes te mburret pak…

      Reply to this comment
  2. B.HALILI December 6, 11:46

    ai ujki nga prapa Rames ne foto jane biznesmenet ne grupin parlamentar te PS-se e PD-se dhe shoket e tyre jashte qi kane madje edhe media, edhe sorollopat e tyre neper pika kyce te administrimit te shtetit.
    sfida asht e madhe une bi dakord me zotin autor te shenimit. Te shohim nese do fitoj interesi publik apo ata qi fitojne perhera – hajdutat e krimbur ne para te vjedhuna

    Reply to this comment
  3. HADES December 6, 12:32

    Qe Rama te taksoje me shume te pasurit, kjo nuk pranohet se pari nga miqte e tij me te ngushte si Fidel Ylli, Koco Kokdhima, Tom Doshi, Artan Shkreli etj, etj, vetem po e ka me shaka e keta nuk do paguajne.

    Reply to this comment
  4. Erla December 6, 12:51

    Rama u tregove shume i lige me profesionet e lira.
    jam perkthyese dhe paguhem vetem 600 mij lek ne muaj
    me thone qe duhet te marr nje nipt dhe te paguaj detyrime si biznes i vogel
    e di sa me vene?
    340 mije lek ne muaj
    plus 80 mij lek te paguaj nje ekonomiste qe te me bej bilance???
    me ngelen 200 mij leke per vete!!!
    a te duket normale kjo ty?

    Reply to this comment
  5. Martin B. December 6, 12:53

    A i ka pyetur Rama milioneret e partise se tij nese jane dakort te paguajne taksa me shume? Nuk besoj te jene dakort Ylli, Doshi, Sterkaj, Kokdhima me kete. Besoj te dale ne drite ky koment, Faleminderit.

    Reply to this comment
  6. ben December 6, 13:08

    Filloi komunizmi si ne vitet 46, tatimi i jashtezakonshem. Te goditen te pasurit.

    Reply to this comment
    • gita December 6, 15:15

      te goditen hajdutet or ti Ben, jo te pasurit. Hajdutet ore hajdutet, lerini lojrat e fjaleve se po cmendni veten dhe ate popull qe duhej te hante me lug floriri me ato resurse qe ka rreth e rrotull. do mjaftonte pak organizim dhe shpirt idealist ne udheheqje

      Reply to this comment
      • emigrant December 6, 15:19

        e drejte. Por ne ate vend me politike merren te babeziturit dhe te pacipet.

        Reply to this comment
      • bill right December 12, 22:41

        e ke gabim or ti militante…dyqanet po kontrollohen 2 here ne dite per ndonje kupon..vetem e vetem qe te vene ndonje gjobe. Luga e floririt haet me mireqeverisje e me perspektive ekonomike e jo duke shqyer dyqanet e frutaperimeve me kontrolle tatimore…per te mos folur per tenderat qndramilionesh per vilma nushin e ate tjetrin te dhena kot fare (leri jaguaret)..e lungomaren kocos…
        Mos flisni si e Ema e Zeqos maje thanes…o militanteeeee.

        Reply to this comment
  7. miklovan December 6, 14:01

    Z.Thano jeni nje nga pergjegjesit kryesore per sjelljen dhe mbajtjen e Rames ne pushtet.
    Keshtu qe mos na shitni dokrra dhe mos e mbroni me plehren qe nuk ka asnje lidhje as me te majten as me PS, por thjesht na perdori te gjitheve per te bere eksperimentet e tij prej narkomani

    Reply to this comment
  8. lilok December 6, 14:08

    nese rama nuk disiplinon tregun kjo pakete do ti kthehet bumerang.
    bizneset shqiptare te vogla e te medha jane kthyer ne marifetcinj te medhenj kur vjen puna per ti shpetuar taksave.
    punojne me dy bilance.

    Reply to this comment
    • opozitar i sfilitur December 6, 14:09

      pa u hyre frika te medhenjve nuk bejne kthes te vegjlit. Une do propozoja ndonje arrestim te ndinje emri publik biznesmeni, qe te merrnin vesh te tjeret.
      Evazioni fiskal nuk mund te tolerohet me. 8 vjet Berisha ka mbjell kaos dhe e thelloi kete evazion deri ne histori si ajo e Belle Air e Lulit te bashkis qe ka 9 milion dollar borxh taksa ne shtet. Dhe afermendsh me mir i bie te “shpall falimentin” dhe te nderroj emrin se te paguaj kaq shume taksa te prapambetura

      Reply to this comment
      • ********** December 6, 14:12

        po ke te arrestoje o aman… Evazor i pashembullt eshte miku i vet Kocua. Ua ka ndrruar nja 5 her deri tani emrin kompanive te tij per tu shpetuar taksave. dhe Edi e di dhe vete cfar marifetesh ka ber Kocua me kompanite e ndertimit dhe mediave apo shtrimit te rrugeve, per te mos paguar taksat.
        Shpall falimentin, ndrro emrin dhe nisja nga e para. Beni ndryshim ne ligj qe te parandaoj kete marifet nese doni te mblidhni realisht taksa.

        Reply to this comment
        • redan December 6, 14:15

          nuk eshte vetem Kocua. Te njejtin marifet ka bere Frangaj Zamir Mane dhe shoket e tyre me Berishe e kompani.
          Po nuk mori fund lidhja biznes-politike, nuk zgjidhen keto gjera. Si te bejn dhe keta mavrinjt e politikes sone: u duhet te arrestojn miqte e tyre, arrestohet miku?
          Keshtu qe duhet te mendohen dy here para se ta hane lugen e corbes, jo pas, se eshte sh vone

          Reply to this comment
  9. horri bulevardit2 December 6, 15:00

    Perytyroni nje moment qe arrestohet Berisha…
    Mendoni se dikush tjeter ne politike do bente cfare te donte me pushteton qe i eshte deleguar?
    Perfytyroni nje moment qe arrestohet Zamir Mane, apo menaxheret e tjere te Argites…
    Mendoni se dikush tjeter ne biznes do guxonte te mos pagunte taksa?
    Kaq kisha

    Reply to this comment
    • bujumbura-Burundi August 15, 22:43

      O Horr Bulevardi Nr.2 Zamir Mane eshte njeriu i serbeve i Mishkovicit te Delta Bankut etj etj. Ai nuk arrestohet se Rama ka komleks te theksuar inferioriteti ndaj serbeve, ndersa Sala po dihet kollovsr i Milices d.m.th. i Serbise.

      Reply to this comment
    • Mishkovic December 12, 14:53

      Ore Horr nr. 2 Zamir mane nuk eshte vetrem zari i Argites por edhe zari i mafies ekonomike serbe, si psh. i Mishkovicit. Ne Serbi Mishkovicin e rrasen per ndonje vit ne burg dhje e detyruan te hidhte ne kasen e stetit serb ca dhjetra milion euro (dhe ca milion eurorryshfet per qeveritaret0, ndersa pederasi kryeminister nuk eshte as te nieli i Kryeministrit setrb, qe vec babane ka shqiptar!

      Reply to this comment
    • kastrioti December 12, 20:37

      Po sikur te arestohej mamaja jote, mendon ti se do te kishte me vajze neper trotuare?

      Reply to this comment
  10. TROJA December 6, 15:20

    Dhe une po them si disa here te tjera: Pa konfiskuar,pa shkateruar pushtetin ekonomik te asaj klase qe s’ka lene gje pa grabitur nga ky vend dhe ky popull,zor se do arije Edi Rama te permbushe ato qe shkruan Habjon Hasani.

    Reply to this comment
  11. Hasan December 6, 18:55

    Po mir e ka i Shkreti Ram. Ne Qeveri emri RAM eshte domethanes, kurse ne Kompjuter Emri RAM eshte KuptimPlote. Prandaj jo pa koicidens Rames i asht van emni RAM! Po asht kompjuter i gjall bre! Asht Kompjuter qe i ka te tana brenda!.

    Reply to this comment
  12. Edi May 4, 20:23

    Sme bind mua kjo medemek analize. Eshte siperfaqesore dhe nuk jep asnje argument bindes. Ku qysh tek deshtoi, asnje sqarim.

    Reply to this comment
  13. intelektuali May 4, 20:34

    TAKSA FAMOZE PROGRESIVE E RILINDJES EDVINISTE KA PERFUNDUAR SI KOKOSHI NE NJE THELE.

    Kur gazetaret e pyesnin Edi Ramen se ku do t’i gjente LEKAT per reformat e tij kardinale ne ekonomi kur premtonte shendetesi dhe arsim falas dhe shume mrekullira te tjera socialiste, ai pra Edi Rama pa hypur akoma ne karriken e Kryeministrit pergjigjej:

    KAM TAKSEN PROGRESIVE QE DO TE ZGJIDHE PROBLEMET E SHQYPTAREVE

    dhe media me nje ushtri shkencetaresh nga pas filluan nje fushate te papare reklame te kesaj Takse Famoze Progresive qe sipas Edi Rames do te godiste pasaniket barkderra dhe do te ndihmonte mjeranet barktharre. Biles thirren nga jashte profesore me mjeker, ish agjente te KGB-se ruse per t’u spjeguar shqyptareve sesa e rendesishme ishte Taksa Progresive Socialiste. Koha tregoi se fantazia e Edi Rames i kalonte kufijte e realitetit objektiv, sepse pasaniket barkderra ishin fshehur ne brimat e miut, sepse o milet i paditur:

    ASGJE NUK PRODHOHET NE TROJET TONA QE NGA KOHA E QEPES E ENVERIT.

    Reply to this comment
  14. Arben May 4, 21:19

    GJATE VITIT 2014 100 MILION EURO INVESTIME KAPITALE U LARGUAN NGA SHQIPERIA PER NE VENDET FQINJE.

    CFARE ESHTE KJO PYETJE QE NGRE ARTIKULLSHKRUESI, A ESHTE DESHTIM APO JO??????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    KUR TE GJITHE FQINJET E KANE TATIM FITIMIN 10% OSE ME POSHTE SE KAQ, QYSH MUND TE PRITET REZULTAT TJETER VEC DESHTIMIT, ME POLITIKEN QE PO NDJEK EDUSHKA???!!!!!

    Reply to this comment
  15. "Horri i Bulevardit" May 4, 22:34

    Edi Rama, vazhdoni rrugen ne projektin qe keni nisur, le te gerthasin shqiptaret e paduruar, qe duan te krahasohen me gjermanin, ne dy tre vjet. Le te gerthasin berishianet, qe spo fitojne ose me thjeshte, spo vjedhin, sic kane vjedhur.
    Eshte teresisht faji i shqiptareve, qe kemi kete gjendje sot, se kur gerthisnim, mos, mos mos, mos e besoni kete spiun te qelbur, shqiptaret kruanin veshin, mos, mos, mos e zgjidhni kete qe ju shkaterroi dhe ju vrau ne 97-ten, shqiptaret kruanin bythen dhe benin shurdhin.
    Tani gerthasin, cna gjeti, le te gerthasin, e meritojne, se edhe mbas 45-ses, nuk shifnin ku shkonte Shqiperia, por kenaqeshin me kengen, “Perpara fabrika kantjere” e tjera si keto.
    Urtesia deri ne skllaveri e ka emrin mjerim dhe ne ndenjem urte, kur duhej te protestonim, u genjyem me thaset me miell, kur duhej te zgjidhnim, mbushem sheshet per te pare gjoksin e Ciljetes, ne mitingun e partise, tani erdhi koha, ti paguajme fajet tona.

    Reply to this comment
  16. demo May 4, 23:06

    Sa te jete Berisha dhe partia demokratike,Ramma nuk gjykohet.Te drejte ka Blushi,te drejte kane dhe komentuesit,nuk i quaj armiq,por,…Berisha eshte tek porta… gati..

    Reply to this comment
  17. fc August 15, 18:00

    Asgje ska per te ecur. Gjithcka eshte demagogji. Gjithcka eshte per te mbajtur popullin urte me shprese se po punohet e do behet me mire si dy vjet me pare. Rama e themi me keqardhje deshtoi plotesisht per shkak te fodullrkut te tij dhe paaftesise se gjithe ministrave, drejtoruceve te korruptuar deri ne palce dhe arrogante deri ne pafundesi. Me keqardhje e. themi per gjithe investimin mbi kete maxhorance qe eshte bere nga shume njerez qe u mashtruan. por me e keqja eshte perpara se askush nuk mund ta beje kete vend pasi nuk ka asnje alternative. populli eshte i denuar te zgjedhe midia Ps, Pd, Lsi dhe gjthe bandave te tjera te vogla.

    Reply to this comment
  18. Kariz Matik August 15, 19:11

    Prodhim nuk ka!

    Me dy fjale i keni thene te gjitha. Dhe perderisa s’ka prodhim, s’kemi as ekonomiste te afte qe te dine te nxjerrin vendin nga kriza e rende ekonomiko-financiare, dhe as politikane te afte per te perzgjedhur drejtuesit e ekonomise.

    Ekonomia e suksesshme apo e deshtuar e nje vendi eshte shembellimi i perkryer i politikes.

    Reply to this comment
  19. Klodi August 15, 23:59

    jo po se Rama taton kursimet e qytetareve me shume se fitimet e korporatave

    Reply to this comment
  20. orient August 16, 07:37

    ..mendoj se te gjithe politikanet qe kane bisnese,duhet te perjashtohen nga politika ,pasi pafundesisht ata do te mbrojne interesat e tyre {dhe mire e kane}Duhet nje politike sociale{ qe vjen vetem nepermjet llafollogjive} dhe realisht nuk egziston.Politika jone s’ka nje model prandaj me urdherat e FMN-se do te kete gjithmone pakenaqesi ,regres.

    Reply to this comment
  21. lato August 16, 09:44

    A e ka kuptuar Rama misterin e cmimit me te larte ne bote,te naftes?Ketu ka plot experte qe shpjegojne Ajnshtajnin,por nuk ka experte qe te shpjegojne se sa duhet te jete litri i naftes ne Shqiperi,kur nje fuci 200 litroshe kushton ne bote 50 dollare.Ne sistemin arsimor te ekonomise centraliste kjo ishte nje probleme per nxensit e rendit fillor,,por ja ta quajme 8 vjecar.Sot ky problem eshte bere si enigma e zhdukjes se avjonit malajzjan,;mijra ekonomiste me doktorratura,masteratura nuk po i japin dum,as FMN,as banka boterore..Duket se edhe ata kane marre shkollen e larte,pa mbaruar 8 vjecaren.Perse kryeministri nuk organizon nje konkurs per te zgjidhur kete enigme,si beri me studjon belge qe fitoi konkursin e qendres se Tiranes?Perse juria e cmimit nobel ne ekonomi nuk i jep cmimin Nobel shkencetarit qe zgjidh kete mister?Problema duket e thjeshte.po e perseris.Nje fuci nafte kushton ne Arabine Saudite 50 dollare.Sa duhet te kushtoje nje liter nafte ne Shqiperi???????????

    Reply to this comment
  22. Qytetar December 12, 15:20

    Borxhi Publik ishte 62% ne 2013 kur e mori Rama qeverine. Borxhi Publik eshte 74% sot pas 2 vjetesh qeveri te Rames. Te ardhurat ne buxhet jane shqetesuese – thote FMN. Por ky ” Revolucioni i Takseve ” po i rrjep lekuren miletit, prap te ardhurat pergjysem? Rroga e Pensione STOP prej 2 vitesh nuk rriten, me gjith kete ” Revolucion ” qe nuk jep shenje asgjekundi se paret e taksave dorezohen ne buxhet. Firojne rruges si premtimet e Rames. Ne se kjo varferi quhet sukses, sukses eshte dhe ‘ Revolucioni i rrjepjes se fukarait “.

    Reply to this comment
  23. Endri December 12, 15:47

    Cdo popull e meriton qeverine qe ka. Meritonte Berishen dje dhe Ramen sot. Se nga injoranca asgje e mire sdel dhe ne jemi thellesisht injorante sidomos ne ekonomi.

    Reply to this comment
    • . December 12, 17:27

      sakte endri!
      duhet ta kishit vene ne dukje zotni kryeredaktor Thano
      luks i madh per nje popull kaq te varfer qe zgjedh here nje doktor shurre e pastaj nje basketbollist piktor ne krye te ekzekutivit.
      tani ka mbetur pa u zgjedhur ndonje filozof dhe ta mbyllim qarkun me profanet ne krye te vendit

      Reply to this comment
  24. lis dushku December 12, 17:30

    I vetmi rrevolucion i suksesshem i Rames,ka qene lyerja e fasadave me boje.Sistemi ekonomik i Saliut nuk eshte i panjohur ne sistemet emarredhenjeve ekonomike te botes se vjeter.Ai eshte tepke,nje kopje me te njejtin material i sistemit ekonomik Osman,ne periudhen e pushtimeve,nga sulltan Orhani deri tek sulltan Mahmuti.Grabitje e tokes pronareve me tapi te ligjshme dhe shperndarja e tokave fshatareve,me ligjin 7501,zevendesoi sistemin e timareve,;biznesmenet qe vodhen fabrikat e ndermarrjet shteterore,ishin Spahinjte e Saliut,qe duhej te paraqiteshin ne fushatat zgjedhore luftarake bashke me rajate e tyre,te paisur,ne vend te kalit, me buldozera per te ndertuar rruget elektorale me shpenzimet e tyre.XHIZJA-taxa,qe u vihej te pabeseve te krishtere,u be taxa e sheshte,u be tatim mbi fitimin,akciza,kontroll tatimor,per bizneset qe kishin lidhje me opoziten dhe nuk paguanin rushfetin ne arken e PD.Po neqoftese Sali maloku do shkonte ne fis,do kopjonte bishat turko-tartare te zgafellave te Azise,ky fantashkenca,bunker-arti,po provon ne kurriz te qytetareve lloqet e shperthimit ekonomik te tavolines n-4 ne ish lokalin e Fidelit,ku mblidheshin gjithe pordhacet e Tirones,per te tregu barsaleta me Sali katunarin.Po nuk ka gjithe kjo parti socialiste nje ekonomist normal,nuk ka nje Maqo Lakrori,Arben Malaj,Ermelinda Meksi,ta marre ne dore kete parti dhe ta shpetoje popullin nga delirantet dinkishoteske?

    Reply to this comment
  25. Kris 1 December 12, 18:18

    Ah te shkretet ne.Tani na mungojne te tera,bile dhe gjoksi i Ciljetes.Po shyqyr qe kur ulemi ne tryeze na cfaqet Rama e Cili qe na mbushin me shprese se pas 30 vjetesh do te jemi me mire.

    Reply to this comment
  26. Rozafa @ yahoo.com December 12, 18:46

    S´arij me kuptue logjiken e tatimit mbi profesionet e lire- si mundet me na sqaru -elite fiskale- -kur cmimet references per sherbimet jane te percaktuara,xhiro mbi te ardhurat eshte ne sistem
    profesor- Can-Ahmetaj thote paguani sa them une… e jo mbi te ardhurat qe realizoni,dhe qe mundet me i kontrollu se jan ne sistem…. d.m-th- me punue qorrat per horrat….

    Reply to this comment
  27. . December 12, 19:01

    z.kryeminister je zhgenjimi me i madh i mbare Shqiptareve ,

    jep doreheqje dhe lerja popullit ti qi robt saliut me banden e tij ,

    me ato arm qe ka mme hanxhare ,sopata thika e ci ndodhet ,

    sepse ju paskeni qen politikanet kurva qe ka pare historia e njerezimit .

    Zhdukuni nga skena poltike mashtrues ,

    ktij populli i ka vajt thika ne kock ,atje ku nuk mban me ,

    ajo qe i ka mbet eshte lufta me politiken ,ju miljonerat e bere me gjakun e popullit te thjeshte,
    vdekje sali brrishes bandes se tij dhe gjithe politkaneve ne ate vend

    Reply to this comment
  28. luli December 12, 20:09

    JU PRISNI NGA PIKTORI QE TE BEHET EKONOMIST,??DIKUSH MUND TE THOTE: AI
    KA KESHILLTARE, DAKORD POR KESHILLTARI KESHILLON DIKE QE JA KA PAK IDENE
    PER CFARE PO FLITET, NE RASTIN E RAMUSHIT TONE TE ADHURUAR KESHILLTARI
    FLET ME VETE DHE KAQ. KETO POSTE TE LARTA KERKOJNE EKONOMISTE DHE
    JURISTE SI FORMIM JO PIKTORE APO DOKTORE TE DASHUR BASHKEATDHETARE.
    DERISA TE VINI MEND DO TE VUANI CAZE (200 vjet)

    Reply to this comment
  29. intelektuali December 12, 21:21

    “REVOLUCIONET” E TAKSAVE JANE VETEM NE MENDJET E DESHTAKEVE KOMUNISTE PA SHKOLLE DHE PA ARSIM

    sepse:

    Vendit tone i duhet nje sistem fiskal taksash qe te mos ndryshoje ne kohe dhe qe inkurajoje prodhimin kombetar dhe investimet e huaja, ashtu sic vepron ne te gjitha vendet ish komuniste te Evropes Lindore, prandaj edhe:

    “REVOLUCIONET” E TAKSAVE JANE VETEM NE MENDJET E DESHTAKEVE KOMUNISTE PA SHKOLLE DHE PA ARSIM

    Keshtu veproi edhe Enver Hoxha me “Revolucionin” e tij TUFEZIMI. Keshtu veproi edhe komunisti Sali Berisha me “Revolucionin e tij PIRAMIDA. Keshtu veproi edhe artisti Edi Rama me “Revolucionin” e tij TAKSA PROGRESIVE. Te krahasosh Italine e me nje ekonomi prodhuese qe e rendit kete vend ne krye te ekonomive te zhvilluara te Evropes, pra ta krahasosh Italine Kapitaliste me Shqypnine Komuniste pa prodhim kombetar, nuk eshte me vend dhe aq me shume se ne vendin tone mjeshtrat e ekonomise kooperativiste jane bere keshilltare te BOSAVE analfabete me pushtet qe e kane bere sistemin e taksimit si nje bordello eksperimentale pa dyer dhe pa dritare. Mjafton ketu te permendim Lenka Cukon dhe Pali Misken e Enverit me nje ushtri debilesh nga pas, per te arritur tek dallkauket lakmitare Ridvan Bode dhe Genc Ruli me nje tabor sigurimsash nga pas per te dale tek enveristat e perbetuar Shkelqim Cani dhe Ilir Beqaj me nje turme rilindas te urritur nga pas, pra duke i pare ne retrospektive keta te gjithe kuadro te Partise se Punes mund te themi me gojen plote se Adrian Thano nuk ka te drejte ne vleresimin e tij per “Revolucionin” e deshtuar te Edi Rames, sepse:

    “REVOLUCIONET” E TAKSAVE JANE VETEM NE MENDJET E DESHTAKEVE KOMUNISTE PA SHKOLLE DHE PA ARSIM

    Reply to this comment
  30. Socialisti bythpambuk December 13, 05:34

    E vetmja zgjidhje eshte largimi urgjent nga PS i Edi Rames .
    Ate nuk e lidh asnje gje me te majten shqiptare . Eshte nje anarshist dhe ekstremist i djatht .

    Reply to this comment
  31. sinan hibro December 13, 12:42

    Pyetja shtrohet me të drejtë në kohën e duhur …Dhe më e bukura është që , qeveria e cila duhet të kthej përgjigje për këtë pyetje , hesht dhe justifikohet, packa se dështimi duket sheshit … Dhe në vend që të bisedoj dhe të analizoj qartë dështimin , trash zërin me biznesin e vogël apo të mesëm dhe asnjë fjalë për biznesin e madh . Per t’i rënë shkurt problemit, që kërkon analizë të gjerë e të thelluar , une nuk jam optimist edhe për performancën e ardhshme të qeverisë , po permend vetem nje argument të thjeshtë që lidhet me formën :
    E. Rama , qoftë kur ishte në krye te bashkisë Tiranës , apo dhe më pas ne fushatën elektorale , ia dilte për bukuri të shpaloste e divulgonte sukseset e tij , përmes grafikëve, skicave, prezantimeve etj…
    Duke u kthyer te revolucioni i dështuar fiskal, mua do më pelqente që ai ose të tjerë apo të tjera trutharë e tuafë të financës dhe ekonomisë , të argumentonin apo analizonin mungesën e suksesit në performancën e tyre …
    Në vend të kësaj , tuafët e financës dhe ekonomisë , bëjnë paraqitje të mjera në komisionin e ekonomisë apo në studiot e TV…përfshi edhe ndonjë paraqitje prej kapadaiu e kokoshi pa pupla të Ministrit të Ekonomisë në studion e A. Canit …
    Në vend të kësaj vetë kryeministri apo të deleguarit e tij në qarqe janë fokusuar në forcimin e radhëve të partisë ; thjeshtë duke mbledhur drejtorët dhe titullarët, të cilët populli i njeh mire , madje u njeh dhe pasuritë e bizneset….

    Reply to this comment
  32. Astriti December 13, 14:33

    Eh mor z. A. Thano, je krejt enigmatik vertet1 Ben shkrimin me kete titull-pyetje : A ka deshtuar ” Revolucioni ne taksa “? Si ai izgjuari qe hedh gurin ne pellg dhe 100 komente nuk e gjejne dot. Kur po ti ja ke dhene pergjigjen, e kane para syve e nuk e shohin. Fotografine e Rames!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim