SHËNIM: Rrëmbeni armët…

Bedri Islami April 22, 2016 10:08

SHËNIM: Rrëmbeni armët…

Rrëmbeni armët…

Kjo është thirrja që bëri sot ish-presidenti dhe kryeministri i dikurshëm, Sali Berisha.

Të jetë një lajthitje?

Të jetë një çast krize?

Të jetë në pragun e krisjes?

Janë të tria së basku.

Njeriu i vitit 1997, pasi armatosi te gjithë militantët e tij dhe bëri thirrjen famëkeqe, “veriu kundër jugut”, i nisi njerëzit e tij në Itali , dhe kur mendoi se nuk ishin edhe aq të sigurt, djalin e nisi larg, në Suedi.

Pastaj askush nuk i numëroi më të vrarët.

Më shumë se 4 mijë vetë u vranë me njëri tjetrin ose nga plumba qorrë nga një dalldi presidenciale dhe frenetizëm pushteti.

Ky njeri nuk ndalet.

Thonë se e gjithë kjo është frika nga ardhja e FBI-së në Shqipëri.

Nuk mendoj se është kjo.

Deri që FBI të instalohet në Shqipëri, të verifikoj, të hetojë, të saktësojë, kanë ikur aq shumë vite dhe janë mbuluar aq shumë gjurmë të krimit.

Pse e bën atëherë ai këtë thirrje makabër?

Nuk e di pse ndodh kështu gjithnjë në Shqipëri.

Nga njëra anë kemi një qeveri, e cila, gjithnjë e më shumë po humb e bjerr besimin që i është dhënë.

Nga ana tjetër një etje për pushtet si të dalldisur.

Nga njëra anë një qeveri që ende nuk po ndërgjegjësohet se janë për të qeverisur Shqipërinë e jo për t’u majmur nga pasuria e shtetit.

Nga ana tjetër një grusht ish pushtetarësh që më shumë se gjithçka tjetër ngjan me një grup pushtash.

Që populli duhet të flasë fuqishëm, kjo duhet të ndodhë.

Po pastaj:

Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por vështirë se mund të kemi përsëri një njeri që bën thirrje të tilla, haptas, në parlamentin e Shqipërisë, foltoren e nderit dhe të mendjes.

Deri kur kështu?

Duhet një “dyzet e dysh”, njërin nga topat e Migjenit për të shkundur këtë klasë politikanësh, mes të cilëve, ata, të ndershmit, të mirët dhe dinjitozët , janë shumë të pakët.

Një njeri bën thirrje për armatosje dhe rrëzimin me armë të qeverisë.

Ai është në parlament.

Ka qenë gjithçka, komunist, sekretar partie, denonciator, servil, lider i opozitës, president, përsëri lider i opozitës, kryeministër, i dorëhequr… por njeri nuk ka qenë kurrë.

Kur Parlamenti të mbushet me njerëz, atëherë do të jetë një ditë e bardhë për Shqipërinë.

Krejt në fund: ka njerëz që e kanë mendjen në virtytet e tyre; ka të tjerë që e kanë pushkën në mendjen e tyre.

Të mbajmë njerëzit e mendjes, të heqim njerëzit e pushkës në mendimin primitiv, drejt shtazërimit.

Të njëjtin shënim do të bëja edhe sikur këtë deklaratë ta kishte bërë Edi Rama.

Bedri Islami April 22, 2016 10:08
Komento

32 Komente

  1. .... April 22, 10:14

    Te gjithe UJQERIT mjegull Duan !

    Reply to this comment
  2. perkthyesi April 22, 10:29

    Sakte dhe qarte! Ju lumte!

    Reply to this comment
  3. Claus April 22, 10:39

    Nuk eshte as e ndershme dhe as profesionale te nxirret nga konteksti ajo cka u tha dje ne Kuvend nga Saliu.E aq me shume te manipulohet qellimshem me te.
    Le ta urrejme Saliun,por te mos ia shtremberojme fjalet.
    Po te isha ne vendin e zotit Bedri nuk do ta kisha shkruar fare fjaline e fundit.Sepe kjo fjali shumezon me zero gjithe cka shenuar me siper.E ben nul ate.
    Edi Rama ka bere deklarate edhe me te rende se Saliu.E ka bere me 20 janar 2011,pak para protestes se 21 janarit.E ka bere ne televizionin me te madh ne Shqiperi.
    Edi Rama beri thirrje publike per rrezim me dhune te qeverise se kohes. Edi Rama foli per gjakderdhje masive.Per mijera te vrare ne bulevard.Per kufoma qe do te mbushnin bulevardin, nese Saliu nuk terhiqej (nga skandali korruptiv i Metes!!!…).
    Te rrime shtrember e te flasem drejt djalli e mori.
    Nese Saliu u ben thirrje shqiptareve te armatosen per te mbrojtur veten dhe familjet e tyre nga bandat(sipas tij te lidhura me qeverine) – Edi Rama beri thirrje per rrezim me dhune te qeverise dhe gjakderdhje masive.
    Ndryshimi eshte i madh.Eshte thelbesor.
    Nje gabim tjeter logjik qe ben ,i nderuari zoti Bedri,eshte kur flet per njerez qe kane pushken ne mendjen e tyre.
    Te vetmit njerez,i vetmi grupim qe i mbledh keta njerez,e vetmja parti domethene,qe e kane ne mendje pushken jane ata qe ketu e 70 vite me pare erdhen ne pushtet “me gryken e pushkes”.E mbajten pushtetin me gryken e pushkes per gjysem shekulli.U kthyen ne pushtet perseri me gryken e pushkes ne 1997.
    Kurse sot po akuzohen nga te gjithe se rierdhen ne pushtet ,e po e mbajne ate nepermjet atyre qe mbajne dhe perdorin pushke.
    Me vjen keq per te gjithe zoterinjte gazetare te majte,qe po tregohen kaq te paduruar per te sulmuar Saliun keto ore sepse emocionaliteti demton rende arsyen e shendoshe.
    Te gjitha shkrimet ne mediat e qeverise qe jane bere keto ore per deklaraten e Saliut kane nje doze te larte emocionaliteti,dhe shume pak arsyetim.
    Me te vertete per te ardhur keq.
    Tregohuni pak te duruar o njerez! Ketu eshte Saliu,nuk ka ku shkon.
    Qetesohuni dhe merreni shtruar.
    Po jepni pershtypjen e atyre mbledhjeve lincuese te frontit demokratik,ku te gjithe tregoheshin te paduruar per te shfryre urrejtjen e madhe ndaj armikut te kllases.
    Nuk eshte mire keshtu.

    Reply to this comment
    • korçari April 22, 12:46

      O Claus duhet t’a pohosh se çfare ke humbur me renien e Berrishes nga pusht-eti megjithese dukesh i shkolluar nuk mund t’a fshehesh dot ligesine dhe kafsherine qe ke brenda teje pasi kuptohet te paret e tu kane jetuar neper shpella ,instikti i kafshes nuk zhduket por perfeksionohet .Megjithate ti e kupton se je i humbur bashke me Salen tend sado qe mundohesh t’a jusifikosh

      Reply to this comment
    • shqipe April 22, 18:04

      “Jo,se me foshte gjyshja gjithnje mue: ” O Leme,(Me falni), O Klaus,o Klaus!… “, – Eeeee…, i foshja une / A c’po na ha mun! – Me foshte ajo!…

      Reply to this comment
    • prizem April 22, 19:01

      @Claus…je jo vetem mbrapa me aresyetimin tuaj por edhe shume anash prandaj je I pashprese per te ndryshuar ate qe u tha ne parlament nga Salibaba…

      Reply to this comment
    • aqo April 23, 05:48

      Claus [pseudonimin e ke vene perendimor,por me ato qe shkruan dukesh verior]….a mos je nga ata qe firmosin ne borderone e SHQUP-it?

      Reply to this comment
  4. lejlek April 22, 10:43

    Z Bedri, mua personalisht me lind dilema se, kjo eshte çeshtje psikollogesh.
    Paranoja te trurit njerezor ne faza te caktuara.
    Menjehere me shkoi mendja tek nje vajze e brishte Jozela me çiltersine e shpirtit te saj rinor, si “lidere”e re ne nje moshe shume te re foli bukur dhe me nje filozofi te admirueshme por u perfolndoshta edhe me shaka .Po Saliu ?! Si mendon tani Ai ne moshen e tij me te pjekur se kurre …ish kryemin…president ….udheheqes i levizjeve te medha… njeri i njohur ne bote?
    Mendoj se kemi te bejme me paranoja trunore te njerzeve kur ata arrijne gjithçka ,me mendimin se gjithçka thone eshte e drejte.

    Reply to this comment
  5. tomsojeri April 22, 10:52

    Me nje fjal o Bedri ter parlamenti ne er ! Si mendonti se ashtu per deshir e patriotizem ky parlament i degjeneruar do vet hiqet???? Jo i nderuar Bedri ,sepse kta pushta kan infektuar edhe tullat e ndertesave qe quhen zyra shteterore ! Kaninfektuar drejtesin deri ne palc ku nuk ka Zot ti sjell ne rugen e drejtesis !Jan ber shum ,aq shum sa tashme me llafe nuk marin vesh sepse amoralja esht ber moral ,esht ber sistem ku gjejn mbeshtetjen te gjitha ngjyrat e ndaj ajo etja per pushtet sa shkon e shtohet sepse edhe radhet e tyre po shtohen ! Ky qen i terbuar, qe i jan skuqur syt nga urrejtja ndaj shqiptareve ,don gjak te rimar pushtetin dhe nuk po dim tani kush esht Djalli dhe Engjelli ! Esht kriminel i lindur qe do asgjesuar nje or e me par Cfar presim ma ! Turpi esht pak per ne se as femijt nuk do kemi ftyr ti shohim ne sy se do na e kendojn kengen ! Cohuni shqiptar ,zgjou Rini ! Largohuni prej tij dhe tyre ……..

    Reply to this comment
  6. I.Troplini April 22, 11:09

    Nuk luftohet krimi me hajdute Z.Islami.

    Perballja me konen e Ramiz Alise, do te ishte nje kthese historike ne kete rruge te gjate te vuajtjes shqiptare.
    Kjo nuk eshte pune qe i perket as FBI dhe askujt ne kete bote. Nese shqiptaret nuk jane te zote, te organizojne shoqerine e tyre me politikane te pergjegjshem dhe te ndergjegjshem, atehere u duhet te degjojne marrezite e nje njeriu te degjeneruar si Sali Berisha.
    Mosperfshirja dhe mosartikulimi i zerit te protestes te kesaj shoqerie, tregon arsyen thelbesore pse ky vend merret akoma me gomere te dale boje, qe u duket vetja si kuaj hipizmi.
    Nje veshtrim ne Maqedoni, tregon qarte se opinioni shoqeror, eshte shume me lart per nga efikasiteti i punes sesa deshira apo mosdeshira e nje Kryeministri apo Presidenti, per te punuar per te miren e popullit, duke i dhene krimineleve ate qe meritojne.
    Nuk eshte kriminel Sali Berisha, sa jane te tredhur dhe te degjeneruar te gjithe ata qe moren voten per nje mision RILINDES, por qe ne fakt na jane kthyer ne “specialiste” te gazeve te embla.
    Shqiptaret dalin ne protesta, vetem kur prishen piramidat, qe u premtonin parajsen mbi toke. Duhet te jesh i semure psiqik, per te besuar premtime te tilla dhe te shesesh shtepi e katandi per tia dhene hajduteve ne dore.
    Nje shoqeri e semure si kjo jona, ka politikane edhe me te semure, si Sali Berisha.
    Te na rruaje dhe te na lumturoje kete popull, ky trim i bjeshkeve te Ramizit.

    Reply to this comment
  7. Claus-Janulla April 22, 11:15

    Vini re kush del ne mbrojtje te Saliut:

    Nje pseudonim, i njohur per komente antishqiptare , krahas enterit; adriatikut, turkofagosit, etj., qe dain edhe ne perkrahje te Jqnullatosit dhe te Greqise kur vjen puna per konflikte me vendin e qeverine tone.
    O Claus merru lejen te te ndrojne pseudonimin se me kete qe ke nuk ka shqiptar qe mos e kuptoje qellimin djallezor qe eshte nje 97tjeter.

    Reply to this comment
  8. XXL April 22, 12:27

    E paske memorien e shkurter o Bedri.
    Kete thirrje, per rrezim me dhune te qeverive legjitime, e kane bere edhe me pare shume politikane shqiptare. Kujto thrrjet para 21 janarit perfshire Edramen dhe gjithe ata mbeshtetes te tij.
    Cfare tha Beisha: “..te armatosen shqiptaret per tu mbrojtur nga bandat qeveritare”. Po, e drejte, vetem se duhet bere me ligj.
    Ndryshe, nga te meparshmit, ai e tha hapur ne Parlament dhe armatosje per mbrojtje, jo per sulm mbi qeveritaret. Kuptoje ndryshimin!

    Reply to this comment
  9. kris 1 April 22, 12:58

    Llafet e Saliut jane si pordhet e kalit e nuk i hyjne njeriu ne pune.Veprimet e tij kriminale u harruan sepse u amnistuan nga banda roze dhe tani presim FBI qe te zbuloje krimet e tij te cilat ne vet i mbuluam.
    Duam njerez ne parlament por perderisa te jete sistemi i zgjedhjeve me lista qe bene arqitektet e mashtrimit Berisha-Rama parlamenti do te ndryshoje vetem kostumet.Derrat atje do te ulerijne .Jane shume 140 derra per ti ushqyer dy milione varfanjak.
    Saliut nuk i hyn gjemb ne kembe po nuk u shkaterua mafia e rilindjes.
    punet tona dhe luften me kriminelet duhet ta bejme vet.
    ajo fillon me gjykimin e ish pushtetareve dhe pushtetareve.
    kete nuk na e zgjidh as zyra ovale e as FBI

    Reply to this comment
  10. Claus April 22, 13:06

    Sali Berisha zoteron karakterin me te ngaterruar te njeriut mbi Toke. Nje terkuze karakteresh ku primitivja, krimi, folklorikja ku “nderi qe mbahet me pushke ne mur” kombinuar kjo me nje hark emocional ku shpethimet dhe reagimet plot tronditje dhe adrenaline e bejne ate nje njeri qe zor se i gjen nje vend te caktuar ne skemat frojdiane.
    Problemi tek ky njeri ngaterrohet me keq kur ka ne jeten e tij ka zoteruar profesionin e mjekut dhe konkretisht te kardiologut, ku shpesh jeta dhe vdekja jane aq afer midis tyre.
    A ka patur ndonjehere humanizem ky njeri? Shume qe e njohin thone po. Ai ka punuar me perkushtim dhe vetemohim ne repartin e hemodinamikes. Po mire atehere, si ka mundesi qe ky njeri te jete njeriu qe gjate kohes se tij eshte derdhur me shume gjak, jane rrembyer arme, ka mbi supe nje Gerdec dhe nje 21 janar bile sot del me thirrjen “shqiptare armatosuni”?
    Jam i sigurte qe tere brezi i shkolluar ne vitet para `90 kane nje raport komplet tjeter me armen. Ate e kane patur ne duar, ne shkolle, universitete, zbore, qitje a ku ta di une dhe eshte kjo gjenerate qe armen nuk e ka patur dhe ka si “zgjatim te shtylles kurrizore” as dje dhe as sot, si tek poemat e Kadarese, pavaresisht se tere populli duhej “te ishte ushtar”. Po ky a nuk ka qene pjese e asaj gjenerate ku zboret dhe mesimet ushtarake kane qene pjese e programeve mesimore?
    A nuk ka qene “ngopur” ky me mbajtjen e kallashnikovit ne marshime dhe zbore a ku ta di une?
    Tere gjenerata e tij ka nxjerre mesime. Po ky njeri qe ne nje pjese te jetes se tij ka mbajtur ne qafe stetoskopin, per te mos zene ne goje sot dhe moshen e tij, a e ka kuptuar qe arma eshte ajo qe sjell vetem vdekje?
    Atehere dal ne kete perfundim qe, Sali Berisha eshte nje produkt i formave me primitive te “shqiptarizmes”, ku kultura, horizonti, mendjegjeresia kane qene dhene dhe marre me pikatore..Shpjegim tjeter nuk mund te gjej.

    Nuk te ben njeri me virtyte humane dhe idealiste shkollimi bile, bile as ai mjekesor si duket, por te ben familja, edukimi, origjina, ambjenti ku je rritur dhe nga vjen.
    Keto Sali Berishes i mungojne.
    Atij me shume se kujtdo tjeter ne ate vend.

    Reply to this comment
  11. liverpool fc April 22, 13:37

    NE fillim te viteve 90 ,nje gazetar I radio Tiranes pyet nje te ri:Me more tani apo ne diktature?Tani-pergjigjet i riu-sepse ka bordello.E pra sot Shqiperia eshte nje bordello,ku sejcili don te zhvase e ish komunistet jane ne kupole,populli u shkon si kope sic bene Edhe me Enverin.Prandaj ky popull kete kapele meriton,mos mendoni se Shqiperia do te behet vend europian sepse jemi ne vete te paret qe nuk duam

    Reply to this comment
  12. tradita April 22, 13:40

    Berisha, foli per vetembrojtje nga bandat kriminale dhe pse jo edhe nga banda qeveritare kur kjo e fundit krijon, nxit dhe lejon bandat kriminale per te rrembyer pronat, nderin dhe shtepite tona. Kjo eshte e drejta themelore. e njeriut Po ku i njohin enveristet keto.

    Reply to this comment
    • mesapliku April 22, 23:21

      Per ” Traditen “: As ti dhe as Sali Berisha nuk i perkisni as tradites, as nderit dhe as moralit shqiptar. Nderi dhe morali shqiptar, tradicionalisht, nuk kane lejuar qe nje burre te nxjerre nga goja ato qe ka nxjerre dhe vazhdon te nxjerre i semuri psikik me emrin Sali. Tradita shqiptare nuk ka lejuar qe nje shqiptar te beje gjithe ato maskaralleqe dhe krime qe ka bere Sali Berisha dhe banditet e tij ku, me sa duket, ben pjese edhe ti. Ju provojeni dhe armatosuni se ka shume te ngjare te kete ardhur koha te paguani gjithe cfare kini bere tash 26 vjet. Ju jeni thjesht pleherat e kombit.

      Reply to this comment
  13. ai April 22, 15:17

    Dy fjale per “armiqte” e Clausi-it

    Kam mendimin qe ky person ose eshte ndonje maniak komentesh i coroditur..ose eshte ndonje tip spiuni interneti qe paguhet nga ndonje vorioepidhotis.

    E verteta eshte se ky komentues ka nje bagazh te pelqyeshem dhe ne rastin e Rames ka shume te drejte..psh:

    ME E RENDE ESHTE TRADHETIA E EDIRAMES NDAJ 23 QERSHORIT…SE SA SA KETO ULURIMAT PSIQIKE TE SALI BISHES

    pra le te shohim ndyresite e edi rames si i ka marre goditjet

    Goditjen e pare
    Edi Rama( EKR) e mori ne 21 janar 2011 ku i doli situata nga kontrolli dhe lejoi ata qe vrane ne 2 prill 1991 te vrisnin dhe ne 21 janar por me nje skenar “mirror”

    Goditjen e dyte
    EKR beri krim moral qe u fut ne votimet e majit 2011 me ministrin vrases te bulevardit Lu Basha duke u bere gjykatesi i pare qe virgjeroi kriminelin Lul

    Goditjen e trete
    E mori kur i tha Satanai Sali ..kujdes Edwin bllokmeni se do te bej varrimin me madheshtor ne historine boterore….dhe nga krahu tjeter buzeqeshte honorable Arvizu me shakate me kripe te DUCE-BERISHES

    Goditjen e katert
    E mori kur deklaroi honorable A. se berisha eshte burre shteti dhe luli yll ne ngjitje qe nenkupton se NE arvizute caktojme rradhen e k/minstrave me parrullen
    POPULLI VOTON-AMBASDORI EMRON FITUESIN

    Goditjen e peste
    E mori kur shkoi ne promovimin e librit te Blendi fejzi esat pash toptanit dhe u dorzua para dyshes 2F ne menyren me te turpeshem te mundur

    Goditjen e gjashte
    E ka marre se ne vend te hapte defterin e mega krimeve te SRB per te cilen mori vota te mjaftueshme..eshte treguar me kanibali ne shqiperi me enverizmin

    Goditjen e shtate
    E mori kur pranoi nen presinin e nderkombetareve para nje viti qe nuk do perdori forcen e kartonave ne parlament pa miratim te pakices (dorzim pushteti ne tavoline)

    Goditjen e tete
    E mori kur ne prill 2014 ne nje konference per Kosoven ne Kukes e quajti tradhetarin berishe si nje atdhetar te madh per clirimin e Kosoves….

    Goditjen e nente
    E mori kur para nje vizite ne Amerike para dy muajsh..dekoroi Shikun e Visho Ajazit ??

    Goditja e dhjete
    para ca javesh u kap ne Itali nje anije me 1.6 ton droge e ardhur dhe e kontrolluar nga shteti shqiptar me Rapisconin e tyre..qe tregon se jo vetem EKR ka vdekur me kohe por dhe qeveria e tij…..ku eshte fitorja mbi kalane e LAZARATIT
    ***********************
    Per sa me siper EKR eshe si puna e atij boksierit ne ring qe ka rene 10 here nockdown ne ring.
    Dhe albitri Lu duhet ta nderprese ndeshjen…..Por jo eshte shpejt akoma.
    Nje Edi Rame i goditur per vdekje ne ring eshte nje rast i persosur qe boksieri tjeter me pashaporta te dyshimta Lu Basha ti japi goditje te lehta nga mbrapa dhe te marre karriken e k/m ne 2017….ashtu si ja dhane kriminelit berishe pas 2 prillit 1991.

    Pra profecia e honorable Arvizu se Lul Basha eshte yll ne ngjitje ne qiellin e sterrosur te politikes po del e sakte.
    Nje gabim me dashje apo pa dashje po ben dhe Mero sepse:
    -edi rama sot eshte kufome
    -shteti ka vdekur
    -rilindja lindi e vdekur
    -dipllomacia nderkombetare eshte pro berishes
    PRA ESHTE KOHA PER RINGJALLJE…PER PRANGA BERISHES DHE DEBIMIN E EDI RAMES

    Reply to this comment
  14. gezimi April 22, 16:38

    Jo, mor i nderuari Bedri islami, mos e shtremebero ate qe donte te thoshte Sali Berisha. Nuk na e mbush mendjen kur na thua se do isha kunder edhe po ta thoshte Edi Rama, gje qe do te thote se ti mbeshtet fuqishem Edi Ramen. Pse trembesh ti dhe politikanet qe cdo shqiptar qe deshiron te kete arme, te marre e te mbaje nje arme me leje, sikunder e mbajne ne Amerike? Pse keni frike? Ne kohen e Enverit te gjithe kishin arme dhe nuk ndodhi asgje, sepse e kishin te regjistruar. Edhe Saliu kur erdhi ne pushtet, ne vitin 1992 i carmatosi te gjithe oficerat, nga frika se kish qellim ta vidhte pasurine kombetare dhe popullin. Ne vitin 1997 u bene vrasje jo se kishin arme shqiptaret, por ngaqe nuk kishin arme dhe shperthyen depot pse policet dhe SHIK-asit e Saliut benin si u deshte qejfi e talleshin me popullin, se po te kish populli arme nuk do guxonte Saliu te tallej me popullin, ndaj populli shpertheu depot. Mos e shtremberoni historine. Edhe keta te Edi Rames sot po ate frike kane, si dikur Saliu, i tremben popullit. Nese populli do te kete te drejte te mbaje arme, sipas nje ligji te thjeshte (jo te koklavitur sic di t’i beje Edi Rama e Saliu bashke me ty), te jesh i sigurte se policia nuk do te thote neser se “vrasesi iku ne drejtim te paditur”. Frika i ruan vreshtat, o Bedri, dhe jo llomotitjet e taulant Balles e te Edi Rames dhe shkrimet e tua. Hajdutet dhe kriminelet jane bere trima sepse e dine qe askush nuk ka arme ne Shqiperi. Besoj e mban mend qe ai italiani qe vrau ate shqiptarin pse desh ta grabiste ne shtepine e tij, gjykata e la te lire. Pse mos te kemi ne shqiptaret te drejten e mbajtjes se armes me vete, apo se keshtu bente Sali Berisha dje, dhe Edi Rama sot, si u do qejfi me popullin dhe me votimet! Saliu ne kete pike, pavaresishte se e tha nga te tjera nxitje, ka me se te drejte. Cdo shqiptar le te kete te drejte te mbaje armen qe do, por me regjistrim e me leje. Ajo qeveri qe ka frika nga armatosja e popullit, kuptohet qe ja ka me hile popullit. Por edhe ty , me sa duket, je nje sherbetor i hajduteve te popullit, prandaj dhe te eshte vene ne dispozicion nje gazete e perditshme. Provo te kritikosh Edi Ramen dhe do ta shohesh se do te t’i botoje “Dita” shkrimet, apo jo? Kete gje e di edhe bufi. Prandaj boll u sherbeve qeveritareve si ne kohen e Enverit, ashtu edhe sot.

    Reply to this comment
    • Robert April 23, 03:40

      Llogjike femijesh. Amerika ka nje nga nivelet me te larta ne bote te vrasjeve me arme per banore. Krahasoje me nivelin e vrasjeve nga armet ne Japoni ku armet jane te kontrolluara. Keshtu qe marja e Amerikes si shembull positiv bie me nje kohe qe ka nje debat te madh per kufizimin e mbajtjes se armeve. Krahasimi me periudhen e Enverit eshte foshnjor. Ne kohen e Enverit nuk kishte vrasje me arme sepse vendi ishte ne diktature dhe jeta e njeriut ishte e kontrolluar nga partia dhe organet e policise dhe sherbimit te sigurimit te shtetit. Teoria jote se njerezit kishin arme ne kohen e Enverit eshte nje tregim i bukur per ata qe se kane jetuar ate kohe. Problemi ne Shqiperi eshte sistemi i dobet dhe i koruptuar i policise, prokurorise, dhe gjykatave dhe mosbesimi qe ka populli ndaj institucioneve shteterore

      Reply to this comment
  15. O djem rembeni pushkete, ja vdekje ja liri April 22, 16:43

    Eshte nje reagim nga analiste, gazetare, deputete, ministra, kryeministra per nje shprehje te Berishes “O djem rrembeni pushkete ja vdekje ja liri”.
    A nuk vjen kjo thirrje nga rilindja jone, tekst i kenduar me sa mbaj mend nga grupi i Korces?
    Si shqiptare qe jemi pushken e kemi patur ne jete te jeteve ne krah dhe sic thote nje komentues me lart, ka qene “zgjatim i shtylles kurrizore”. Ne “njeren dore kazmen ne tjetren pushken”, “gjithe populli ushtar” keto kane qene refrenet e kengeve tona qe kemi kenduar nder shekuj! Cfare tha Berisha? Beni nje ligj dhe shperndajini armet si ne Amerike! Kaq. Dhe te gjithe u “ofenduan” u ofenduan aq rende a thua se rrjedhim nga vendet skandinave.
    Vetem 45 vjet ka qene shqiptari pa pushke, ne vitet e Enver Hoxhes ku populli nga jugu ne veri u carmatos i teri. Me tej, duhet se si kane shkuar punet.
    Atje shumica jane te armatosur, nje kontroll policie duhet dhe aty gjen arme nga te gjitha llojet. Eshte si Puna e hashashit, ku Koco thote ta legalizojme, por Shqiperia me nje qeveri te “pakorruptuar” nuk pranon, packa e dine se ne gjithe Shqiperine mbillet dhe rritet hashash.
    Hipokrizi dhe ne kete rast. Berishes ju hodhen te gjithe ne gryke a thua se kishte ftuar djallin ne shtepi.
    Keshtu eshte kur Rama merret me Trumpe dhe meson boten dhe Europen kur vete brenda eshte per ibret dhe mysybet.
    Arsyeja qe ka dale ne ate thirrje Berisha eshte me e thelle. Ajo shkon paralel me mjerimin ekonomik, me tenderat dhe koncesionet qe i thithin bandat dhe banditet, me miliona qe qarkullojne ne xhepat e qeveritareve te lidhur me bandat, me miliona qe kane depozituar ne firmat offshore, me korrupsionin masiv qe ka kapur cdo qelize ze qeverise ku vetem i vogli i duhet te paguaje gjoba dhe drita, kur te tjeret marrin si dhurate hotele dhe godina.
    Dhe kur kjo frike hyn ne cdo shtepi dhe ne cdo zemer njerezore atehere njeriu sigurisht qe kerkon nje mbrojtje. Prandaj dhe Berisha doli me shprehjen rilindase (jo me kete te sotmen) “O djem rrembeni pushkete, ja vdekje ja liri”!
    Sa per Bedriun eshte mire te mos ndihet shume se ajo UCk e tij u furnizua me ato arme qe u armatos populli ne 97 dhe aq keq nuk i doli.
    Nuk i mjaftonin qeverise parate nga tenderat dhe koncesionet, por na donte tani edhe parate e studenteve qe dalin nga “reforma arsimore”. Prandaj Saimir dhe Rame aktivizuan Shullazin si bandit qeveritar.
    Lereni Berishen po shikoni llumin tuaj zoterinj qeveritare.
    Ka ardhur kohe per doreheqje, para se te ushtroje refreni rilindas. A e keni menduar kete ndonjehere?

    Reply to this comment
  16. Mark uk April 22, 16:50

    Edhe ktu po shpif o spiuni i komunizmit o pukjan me emer Bedri Islamabat.Thirrje per luft bene shoket tu ne 97te sheshi Ali Demi .

    Reply to this comment
  17. gjermani i fundit April 22, 19:41

    Ashtu si e ka thene Sala nuk me duket antikushtetuese. Ka thene qe populli te armatoset qe te mbrohet, pasi -sipas atij – qeveria perdor bandat ose perdoret nga ato. Ta haje dreqi, nuk po e mundim dot Salen, kjo eshte ceshtja! Vijme verdalle Sales sikur verdalle nje m..uti te thate dhe ankohemi pastaj pse na mbyti era. Qeverisja nuk qe ne nivelet e pritshme qe njerezit te denigrojne prrfundimisht Salen dhe epoken e rrumpallhanes, ketu qendron thembra e Akilit.

    Reply to this comment
  18. Like April 22, 21:15

    Tradite shqiptaresh,fu tja shoku-shokut,tja fusim macokut. Shikoni ata qe na kane e Po na qi-verisin.Me sa duket pO ndryshohet raca. Po behemi race alienesh o se race frrocesh,sepse halli jone ska rendesi,mjafton qe te lehim edhe pA gjah,boll mos te na bien nga pesha qi-veritaret

    Reply to this comment
  19. Qytetar April 23, 09:14

    Bedri Islami, ne gazeten ku shkruan ti u tha para disa ditesh se i vrari ne Elbasan Saimir Beqiri nga 2 maska, kishte kerku mbrojtje nga policia ( nga qeveria pra ) prej rrezikut nga ndjekesit. Policia nuk ja dha mbrojtjen, Saimir Beqiri u vra. Me ligj per armet ky njeri do ta kishte ne brez armen e do jetonte, shteti i Rames e la pa mbrojtje ate dhe pa baba femijet e tij. Dhe pa kapur vrasesit. Bedri Islami, ke pergjigje per kete? Se kollaj te shkruash kot si ti.

    Reply to this comment
  20. Tomorri April 23, 10:01

    Ne 1997 – O djem rrembeni armet ja vdekje, ja liri – tha Partia e Enverit Ramizit Fatosit Rames sot me emer Rilindja. Armet u rrembyn e i ka sot ne brez pushteti, policia me uniform, cubat me veshje polici, vrases me kamuflazh ushtrie, gjith horrat e gjith qorrat e Sajes. Vetem mileti i shkret si me lek si pa lek, nuk i lejohen armet. Vetem per popull armet ndalohen, per gjith maskarenjt armet lejohen. Ligj per leje arme per vetmbrojtje. Ka Amerika e nuk ka Shqiperia ku te vrasin vetem se e din se je pa arme.

    Reply to this comment
  21. SHQIPTARI April 23, 11:06

    nuke behete shqiperia se nuk ka lob shqiptare te vertet per shqiperin ne poshtersine AMERIKE QE KOMANDONE BOTEN qe ketu fillone shqiperia e shqiptarve se deri sote kjo eshte e serbeve e grekve dhe turqeve dhe italianve qe deklarohen hapure pa llogariture pabesira te tjera pra SHQIPERIA FILLONE TE NGRIET ME NGRITJEN E NJE LOBI TE VERTET SHQIPTARE TE PA BLER NGA ARMIQTE E SHQIPERIS DHE KETE E KA NE DORE POSHTERSIA AMERIKE QE ME BEKIMIN E SJA NE PAME ZI NE KETO 25 VITE GJOJA DEMOKRACI PO QE NE REALITETE ISHTE ZHDUKJE

    Reply to this comment
  22. QIKLLOPI VIQIDOLIT April 23, 13:45

    Të nderuar komentues pro Salisatanait

    Kam lexuar mijra libra..kam pare mijra filma..kam analizuar qindra personazhe por si Satanai i Viqidolit nuk ka te dyte ne bote..

    E kam thene dhe here te tjera se berishaleja eshte kriiminel por nuk eshte FAJTOR

    Fajtoret sot jane:

    donald luja i rradhes
    edi rama
    ilir meta
    mediat shqiptare
    dhe intelektualet me ne krye mikun e berishes ..ismail kadarene…qe “ja nxorri nga balta dhe ja vrane heronjte”

    Por nese do njiheni me nje fakt qe ben SATANA kete specie dy kembeshe eshte deklarata e tij me poshte…qe vrau azem hajdarin de i ngriti lapidarin:

    NJIHUNI ME FRANKEHTEIN MONSTREN E TROPOJES:

    GAZETA « RD » 18 GUSHT 1995
    FRAGMENT NGA FJALA E SALI BERISHËS PËR GREVËN E URISË TË AZEM HAJDARIT

    « Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë.

    Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azemë : ai i mitingjeve që «bënte gjëmën», kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat.

    Azem Hajdari si Rita Marko, se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafene në e Xhelës.

    Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve në Shkodër pas 31 marsit dhe në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekëshat, përsëri Hajdari dështon.

    Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të spiunit Azem Hajdari… »

    Reply to this comment
    • LULE SHQIPO, LULE DJALE April 23, 20:49

      I nderuar komentues pro Ramallukut. Je rrenacak se nuk ka asnje deklarim ne RD te Berishes per Hajdarin. Por meqe paske lexu libra, lexo dhe Kryevepren e Rames me titull ” LULE SHQIPO, LULE DJALE ” ku Rama tregon per biseda me bythqimet ne Greqi ku flet gjate per zanatin e tyre e te vetin, pederastine.

      Reply to this comment
  23. Lari April 23, 18:28

    Zoti kur ndahu vitet e jetes I Dha njeriut 30 vite.duke qene Tamaqar njeriu filloi te qante duke kerkuar me shume vite.kur e Degjuan Gomari,Qeni dhe Majmuni I dhane nga vitet e tyre.keshtu ky I ka Kaluar vitet e njeriut dhe te gomarit.ky eshte ne kombinim te vit eve Qen dhe Majmuni.eshte bere Qen I shemtuar me Surat Majmuni prandaj mos Ja vini re.

    Reply to this comment
  24. Mark uk April 24, 19:46

    QIKLLOPI I VIQIDOLIT: Duket nga cfar ke shkruer se sa ke lexuar e komentuar njers te ndryshem.Me vjen keq qe ke perfunduar coban dhish atje ne mal,duke pas te till koke.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*