SHËNIM: Ruajuni “karikaturistit popull”!

Ermir Hoxha December 15, 2014 14:21

SHËNIM:  Ruajuni “karikaturistit popull”!

Jo vetëm në politikë, por as në media si lajm, Fatos Nano nuk qëndron më gjatë se një ditë, ose disa orë. Një e dhënë, referuar një teksti në FB shkruar prej tij – por që nuk jep garanci se është vërtet dora e Nanos – nxiti idenë e rradhës se ai po bënte përpjekjen e rradhës për t`iu rifutur politikës. Por nuk ka aq vlerë të merresh nëse vërtet do kthehet ose jo, se sa fryma e komenteve që pasojnë lajmin mbi rikthimin e tij. Në të shumtën e tyre, dominon gjuha cinike që e shfaq Nanon si njeri që ka nevojë për një dorë parash, për të blerë ca shishe uiski, ose për të luajtur një dorë poker. Pra, edhe pse ka merita të padiskutueshme në politikë, ashtu siç shumë e shumë gafa, gabime apo dështime, tek masa e njerëzve ka lënë shijen e një njeriu të dhënë pas parasë e qejfeve. Foto-tipi i tij që ka krijuar një pjesë jo e vogël e opinionit, është ajo e një njeriu që i rri ora 12.00, e me një gotë në dorë e puro në gojë, shijon mes miqsh një ngërdheshje post-batutë. Por kjo nuk është hiç asgjë krahasuar me foto-tipin e Berishës. Këtij të dytit i kullon gjak. Dihet, minimalisht prej 21 janarit; pa ia mohuar gjithsesi dhe meritat, sado të vogla. Ndërsa Rama e Meta, janë akoma në kohë për të rregulluar diç në foto-tipin që do sajojë për ta populli me kalimin e viteve, e kur të mos kenë më asgjë në dorë, veç kujtimeve. Populli nuk ta thotë vetëm me vargje, por dhe me karikaturë, edhe pse me fjalë e jo me laps. Ruajuni karikaturistit popull!

Ermir Hoxha December 15, 2014 14:21
Komento

3 Komente

  1. LORA December 15, 14:49

    C’fare merite te padiskutueshme politike na paska nano-kurva????
    Une nuk i njoh asnje merite ketij bastardi muti ,,,kush i njeh, i lutem te ma beje me dije.
    Zoti gazetar,ose nuk doni ,ose nuk jeni te afte t’a kuptoni urrejtjen qe kane shqiptaret ne shumice per dy pergjegjesit kryesore te tranzicionit kriminal dy-dekadesh.
    Fatkeqesia e jone eshte se ata jane ende ne zverkun tone si produkt i kurvave nderkombetare,,,asesi produkt te vullnetit sovran te shqiptareve,,,,po te ishin produk sovrani nuk do te shkonim njezete vjet me zgjedhje te vjedhura.
    Garantimi dhe shenjterimi i votes se njerezve i fut (fare kollaj) keta dy qelbesira bash atje ku e kane vendin,,,ne gjirizin e historise.

    Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi December 15, 15:24

    Znj.”Lora” ? Ja u ke dhënë përgjigjen nano kurvave siç e meritojnë? Edhe për mua nuk kanë asnjë meritë as nanua as berisha? Madje ndjej neveri kur i përmend!? E vetmja meritë është “vjedhja dhe shitja e Shqipërisë dhe që kanë qënë pjella të Ramiz alisë”? Pjella të tradhëtisë!? Rraca e bastardëve si këta duhen fshirë fare nga historia ose duhet bërë një histori e veçantë që të quhet “historia e gjirizeve të Shqipërisë”? Nderime!

    Reply to this comment
  3. Kris 1 December 15, 17:58

    Pa problem fare.Ne ate hale qe quhet klase politike shqiptare po u rikthye nje cope m…. I thate nuk prish ndonje pune por permireson pamjen e tabllos.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*