SHËNIM: Seks, andralla dhe keqkuptime

October 8, 2014 11:13

SHËNIM: Seks, andralla dhe keqkuptime

Janë shtuar së tepërmi ditët e fundit lajmet me në qendër seksin: Propozime, joshje, ngacmime, tentativë për përdhunime, etj., ku janë përfshirë fëmijë, burra e gra (nuk mungojnë as pleqtë e plakat në disa raste), me profesione e statuse të ndryshme shoqërore.

Duket sikur pas korrupsionit, vjedhjes, kriminalizimit të shoqërisë, po na kaplon dhe një flamë tjetër: Ajo e afshit për seks, që po rrëzon çdo barrierë etike e morale. E si në çdo fenomen, kur priret të shkojë drejt ekstremeve të ndryshme, ka dhe ajo anën qesharake.

Mes morisë së lajmeve me ‘seks’, ishte dhe ajo e provokimit të një pacienteje nga ana e një mjeku; ndërkohë që kur është fjala për t`u ballafaquar me bluza të bardha, në varësi të profilit, shprehja më e zakonshme që dëgjon prej tyre, femër a mashkull qofsh, është “zhvishu!”. Ndërsa prekjet e fërkimet, aty ku të dhemb a të kruhet, janë po ashtu të zakonshme. Këto, pa llogaritur dhe një situatë specifike të marrë me mend, ku femra i dorëzohet plotësisht nga mesi e poshtë duarve e shikimit të mjekut.

Përmenden këto, pasi mund të ndodh si me një personazh femër tek ‘Ushtari i mirë Shvejk’. Ajo vuante nga mania sikur çdo burrë që e shihte apo e përshëndeste në rrugë, kishte për qëllim ta përdhunonte.

Si të thuash, tek çdo buzëqeshje korteziale apo vështrim i rëndomtë mashkullor, shikonte dhe një shkelje syri kërcënuese, të tipit: “Vdes të të përdhunoj!”. E kjo shkaktoi një dyzinë meshkujsh të arrestuar me akuzën për përdhunim, mes tyre dhe një roje pylli. A mos po shkon shoqëria jonë dhe drejt situatave të tilla?! Nuk është ndonjë çudi.

Siç ka individë të përvëluar, patjetër që ka dhe të atillë me çrregullime, që në popull njihen nëpërmjet thënies: “Shëndet t`i thuash, plaç të thotë!” A nuk po ka dhe Rama fatin e trishtë që mund të ketë një mjek prej shprehjes esktra profesionale “Zhvishu!”, pas thënies së tij: “Nuk keni parë gjë akoma”?!/E.H

October 8, 2014 11:13
Komento

4 Komente

  1. daja October 8, 15:51

    Po tamam, drejt e ke or daje.

    Reply to this comment
  2. Miku October 8, 16:21

    Mileti te perdori seksin si metode kontrolli e shfrytezimi. Cfare e ka rradhen pas kesaj?

    Reply to this comment
  3. Saliu komunist October 8, 17:22

    “Zhvishu” eshte shprehje e Adolf Berishes thene Opozotes qindra here ne Parlament. I kujtohen kohet e femijerise, kur ne Vicodol mikut per darke, per ti bere qejfin i fusnin naten ne shtrat grate.

    Reply to this comment
  4. brumbulli October 8, 18:25

    ne filim mbrojtet grushtet qe u plasen ne fytyren e deputetit te PD-se, tani filloni e tirrni lesh per krimet qe ndodhin ndaj femrave … keto ndodhi kane filluar te deklarohen, jo se nuk kane ekzistuar o sylesh!

    dhe kupto o dru E.H. se eshte dhune kur autoriteti (punedhenesi apo eprori) shrytezon pozicionin e tij per te perfituar favore nga vartesi apo personi nen kujdesin/pergjegjesine e tij..

    nuk e kuptoj se cfare gazetarie eshte kjo, si mund te flitet me kete gjuhe ..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*