SHËNIM / Sherrtarët e SHQUP-it, Prek Cali dhe Heronjtë e Vigut

September 17, 2017 12:04

SHËNIM / Sherrtarët e SHQUP-it, Prek Cali dhe Heronjtë e Vigut

Nga Bedri Islami

 Nuk kam shkruar asnjëherë për Prek Calin, as në kohë të shkuara dhe as tashmë, kur gjërat mund t’i rrotullosh sipas dëshirës dhe kur asgjë nuk të ndalon të bwsh tw zezw të bardhën dhe të bardhwn të zezë.

Prek Cali, përmendorja e të cilit ndodhet në njërin nga udhëkryqet e qytetit të Shkodrës, është një figurë e njohur që ka kaluar përmes dritëhijeve të kohës, por që njëkohësisht koha i ka bërë vendin e saj. Herë për të mirë, e herë për të keq, deri sa më në fund ai është njohur me njërin nga atributet më domethënëse si mbrojtësi i kufijve veriorë. Kundërshtar i Zogut dhe i përkëdhelur prej tij përmes një posti ushtarak, pasues i Nolit dhe harrues i ideve të Qershorit 1924, i heshtur ndaj italianëve që nuk e bënë dot për vete, por jo i heshtur ndaj falangës gjermane, i denjë për vendin e tij, Kelmendin dhe mbrojtës i duhur në kohën e duhur. Më së fundi, e gjithë ajo që u vërvit rreth tij ishte si një dalldi politike, deri sa zuri vend aty ku duhej. Përderisa një qytet i mençur si Shkodra, edhe përmes dalldisë politike, i bëri vendin që mendoi se ishte më i duhuri, kjo do të thotë se më në fund kemi një staturë që meriton të nderohet për atë që ka bërë, por edhe të dëshmohet e vërteta për atë që nuk ka bërë mirë ose e ka bërë gabim.

Për pesëdhjetë vite kulla e Prek Calit, si më e mira në Vermosh, ka qenë edhe banesa e rojeve të kufirit dhe kjo i shkonte në natyrën e saj dhe tani. Prishja e saj, pas një rikonstruksioni të bukur, në mos tjetër, është një turp që nuk duhet të ndodhte.

Sidoqoftë ai mbetet mbi të gjitha një gur kufiri i patundur, pjesë e kësaj Shqipërie që kemi.

Në këto ditë, ai krejt papritmas, u bë edhe një herë qendra e vëmendjes së politikës, por jo vetëm të saj. Një ndodhi meskine, si prishja e kullës së dikurshme të tij, që po ringrihej nga të afërmit e dashamirësit, solli në vëmendje figurën e tij, megjithëse jo si një staturë rreth vlerave të së cilit mund të shkruhej, por si fillesë sherri mes qeverisë dhe opozitës, mes njerëzve që ndërmorën këtë fillesë, që për mua është fisnike, dhe një institucioni që gjeti “ të shpalosë” vlerat e tij në ruajtjen e ligjeve pikërisht tek kjo kullë, që aty ku po ngrihej, mbi një themel të vjetër, më të lashtë se të gjithë ata që e prishën.

Sherrnaja e krijuar nga një akt që mund të priste zgjidhjen është shumë më e madhe se sa mund të pritej, por që ngado që ta shohësh, nuk mund të hynte në hullitë e politikës, aq më shumë në hullitë e një politike të mbrapshtë, që vetëm pret një sebep për të nisur “luftën”.

Prek Cali nuk i takon thjeshtë opozitës e as shumicës. Duke qenë vlerë, për ato vlera që ka bartur, u takon të gjithëve, dhe njerëzit e kanë pranuar, megjithë dritëhijet që e kanë përshkuar. Askush nuk të bën hero me zor e askush nuk të deheroizon me dhunë. Prishja e një kulle në ndërtim nuk e prek dot figurën e Prek Calit, ashtu si edhe ngritja e saj nuk i shton asgjë më shumë nga ajo që vetë ai ka bërë.

Opozita që bën sot nacionalisten, mbrojtësen e vlerave dhe kërkon të marrë mbi vete primarin mbi të vërtetën, nuk ka qenë gjithnjë kështu. Përkundrazi, që në fillimet e saj ka qenë në bjerrjen e vlerave dhe ngritjen e antivlerave. Ka ngritur antivlerat që i ka interesuar për një grusht votash dhe ka hedhur vlerat që nuk i kanë ardhur për shtat, thjesht për hir të një politike mohuese dhe jo pak herë, antikombëtare.

Siç e cilësova në këtë shënim, Prek Cali ka vendin e tij, por edhe të tjerë, qoftë në ato përmasa ose diçka më pak apo më shumë, kanë vendin e tyre. As njëri e as tjetri nuk i bëjnë hije shoshoqit dhe, edhe nëse nuk kanë qenë në të njëjtën anë, ata kanë pasur shpesh herë vizione dhe ideale të përbashkëta, me të cilat opozita e tashme, duhet thënë shkoqur, nuk ka asgjë të përbashkët.

Edhe opozita e tanishme nuk ka asgjë të përbashkët me Prek Calin, njeriun që mbrojti kufijtë, kur pikërisht kjo opozitë ishte e gatshme të falte pjesë nga kufiri jugor i Shqipërisë për një qeshje bakojaniste. Nuk ka asgjë të përbashkët, pasi kur Prek Cali nderonte të rënët për kufirin, opozita e tashme zhdukte përmendoret e të rënëve në Luftën Nacional-Çlirimtare.

Pak vite më parë, përmes një vendimi të Bashkisë së Shkodrës, pikërisht në qytetin ku ndodhet sot përmendorja e Prek Calit, u hoq  Përmendorja e 5 Heronjve të Vigut dhe në pak kohë u hodh mbi ta aq shumë baltë, sikur ata të ishin vrarë në diskot e Mirditës dhe jo në një rrethim që zgjati 6 orë. Në Shkodër janë hedhur në erë bustet e Jordan Misjes dhe të Perlat Rexhepit, të Qemal Stafës dhe të Migjenit, vështirë të gjesh më bustet e Pashko Vasës dhe të Filip Shirokës, për të mos kërkuar për bustin e Vasil Shantos, që dikur quhej biri i madh i Shkodrës. Pikërisht pasuesit e atyre që sot çirren për mungesën e tolerancës nga nacional-çlirimtarët, jo vetëm i vranë, por nuk lejuan as të varrosen, duke i lënë trupat e tyre në përroin e tharë të Vigut, që trupat e tyre ose t’i marrin ujërat e vjeshtës ose të qelben mbi zallin e thatë. PD-ja e tashme, që është e njëjtë me të djeshmen, asnjëherë nuk protestoi, nuk e ngriti zërin, nuk tha se kjo ishte vepër e turpshme, pasi, si “5 Heronjtë”, në pak kohë u shkulën të gjithë bustet e përmendoret e dëshmorëve. E jo vetëm të tyre. Ndoshta, pas disa kohësh ata do të kërkojnë të ngrihen edhe përmendoret e Esat Toptanit, të Hamzait e të tjerëve që përdhosën emrin e kombit.

Të kërkosh sot të shfaqesh kombëtare përmes një figure që nuk ka asnjë lidhje me ty, qoftë si opozitë, qoftë si  lider politik, do të thotë të kërkosh të nxjerrësh nga zjarri gështenjat përmes një personaliteti që nuk ka asgjë të përbashkët me ty. Kjo opozitë që sot përbetohet kaq shumë për komb e atdhe, prej kohe e ka harruar edhe kombin, edhe atdheun, pasi që ditën e parë të pushtetit të saj u bë vegël e atyre që rrëmonin kufijtë e këtij vendi.

Kur hiqeshin heronjtë e luftës, të gjithë të rinj dhe idealistë deri në themelin e jetës së tyre, PD-ja nxiste që me hu e me zjarr  të shuhej ajo periudhë, që ishte më e ndritur nga të gjitha luftërat, pasi, për herë të parë ishim në anën e duhur, që mjerisht nuk zgjati shumë.

Të kërkosh sherrin përmes një figure paqtuese është normale për sherrxhinjtë. Por nuk është normale për një vend të civilizuar.

Të vjen ndot që përdhosësit e vlerave, duke u nisur nga një fajësi e ngutshme e strukturave të shtetit, kërkojnë të marrin në duar një flamur, të cilin e kanë harruar prej kohe.

September 17, 2017 12:04
Komento

19 Komente

  1. Lili September 17, 12:26

    Vertet kujtoni ende se eshte nje fajesi e ngutshme te strukturat e shtetit?
    Pyetja eshte atehere pse kjo ngutje,e me urdher te kujt u nisen atje aq larg qytetit keto struktura?
    Pjetja tjeter,ne nje shtet normal eshte si mundet me hy shteti ne pronen private e me shkateruar ate pa pelqomin e trashegimtarev,ne nje shtet qe pretendon anetaresimin n’evrope e respektimin e vlerave evropiane?
    Te gjithe jemi te rezikuar sot nga arbitrariteti edhe ndonje ngutje tjeter te strukturave te shtetit : ne vermosh ,si ne shkoze …kur nuk jemi pushtetar apo me pushtetaret,e kjo nuk eshte normale.

    Reply to this comment
  2. Dn September 17, 12:28

    Nuk eshte pune opozite,te prishi se ato prishen, o njeri.
    Eshte pune respekti per vlerat tona,qe po i shkateroni ne 4 anet.

    Reply to this comment
  3. demo September 17, 14:16

    Armiqte shekullore te shqiptareve jane sllavet dhe greket.Ata qe kane ngushtuar hapesiren ku zoti i vendosi shqiptaret ne kete sini te Ballkanit,jane serbet dhe greket.Ata qe kane ushtruar te gjitha format e genocidit,masakrave ,spastrimit ethnik ndaj shqiptareve keto 150 vjet te fundit,jane sllavet dhe greket,.C`me shkruan per falanga gjermane dhe per Herojt e Vigut?Lufta me gjermanet nuk eshte lufta jone,eshte lufta juaj.Nuk e ka ate lux shqiptari te kete armiq edhe Gjermanin,edhe Amerikanin,edha Kinezin,..Ai eshte luxi juaj.As serbet nuk do ta kishin luftuar gjermanin,sikur gjermani te mos u kishte kthyer shqiptareve Kosoven dhe Maqedonine.Serbeve nuk ju dhimb Beogradi,sepse
    e dinin qe gjermanet nuk e merrnin me vete Beogradin,por u percelloi Kosova,sepse Kosova ishte shqiptare dhe i bashkohej trungut ame.Greket nuk do Ti thoshin OQI,ultimatumit Italian,as do te organizonin qendrese,sikur ushtria italiane te kishte sulmuar Athinen,por ushtria italiane sulmoi Camerine.Kjo u percelloi grekeve,sepse Cameria ishte shqiptare,ishte toke e grabitur.Te perdoresh keta shqiptare te grabitur,per ta luftuar clirimtaret e tyre,ky eshte PARADOKSI shqiptar i luftes se dyte boterore.A ka precedente ne historine boterore ky TURP HISTORIK?Po ka.Turqia ne vendet e pushtuara,rrembente femije skllever,ua hiqte trurin ,kujtesen,identitetin,i quante jenicere dhe i kthente te vrisnin baben e perdhunonin,motren,nenen,Nje TURP HISTORIK eshte kthimi i ushtrise partizane ne nje ushtri vellavrasese,per ti kthyer Kosoven Serbise.Nje turp historik eshte indioferenca totale e ushtrise partizane shqiptare ndaj masakrave dhe spastrimit ethnik te Camerise.Madje kjo i cjerr masken dy here kesaj ushtrie shqiptarvrasese.Neqoftese ne Kosove luftonin kunder shqiptareve kosovare ne aleance me ushtrine aleate komuniste serbe,(pra,per nje ideal !),ne Cameri forcat e Zerves qe po masakronin shqiptaret ishin nacionaliste,madje naziste!!!Perse nuk nderhyne kunder nazisteve greke partizanet shqiptare?Perse sulmuan Malesine e bjeshkeve shqiptare te Preke Calit.Keta ishin nazistet.Nuk ka dyshim se ushtria nacional-clirimtare shqiptare e drejtuar formalisht nga Spiro Moisiu dhe Enver Hoxha(drejtuesit e vertete ishin Miladin Popovic dhe Dushan Mugosha) kreu nje nga faqet me te turpshme te historise shqiptare,ate qe nuk mund ta kryenin ushtria serbe dhe greke pa ndihmen e tyre.Mund te krahasohet me inkursionin 2 vjecar te renegatit nga Mati Ballaban pashe Badheri,i cili me 80 mije mercenare jenicere shqiptare tronditi rende ushtrine mbrojtese te Skenderbeut,deri sa i kapi te gjalle 8 kapidanet e tij me trima,dhe per pak e zuri edhe Skenderbeun rob.Per ironi i jati keti ballaban Badherit kishte qene bujk i Gjon Kastriotit.Por atehere kombi e kishte nje Gjergj Kastrioti.

    Reply to this comment
    • mirel September 17, 16:40

      Car me zile.
      Plera serbofile qe gjithe pisllekun tuaj si serbosherbetore te felliqur ja hidhni LANCL se nuk moret pjese ne anen e drejte te historise, por perfunduat te plerat.
      Dhe si plera do vini ere tere jeten
      Lavdi LANCL dhe deshmoreve te saj

      Reply to this comment
    • I TILLE JE , SA HERE HAP GOJËN September 17, 17:20

      Demo , nuk je as me shume dhe as me pak , por nje bajge , qe permers nje te vertete , perpiqesh te nxish gjithecka , qe nuk te vjen per oreks . Qe te pohosh dicka reale , nuk te jep te drejten te mohosh gjithe te tjerat , luften e lavdishme NCL te popullit tone , gjakun e derdhur rreke nga mijra te rinj , djem e vajza e dekada te tera te historise se kombit tone . Vetem nje mendje dinake e UDB-se , apo ASFALISE , mund te veproje kaq holle , me te cilat ti , duket se je lidhur ngushte . Kjo eshte fytyra jote e vertete ne cdo koment tendin , qe na gjendesh i pranishem dhe na qan hallin ! Ty nuk te pelcet prapanica , qe ne se Shqiperia do te kishte vepruar ashtu si keshillonin antikombetaret e grumbulluar si derrat ne anen e Ballit dhe te Legalitetit do te renditej ne anen e humbesve nazifashiste dhe do te ishte coptuar e ndare si placke lufte (trofe), nder fqinjet tane,qe rrine ende me goje hapet si hijena . Edhe sot e kesaj dite , greket e kane “argument” te pare , kete pisllekun qe ti e ve si “vlere” . Jane me qindra dokumentat e asaj kohe dhe te mevoneshme , nga te dy palet nderluftuese , qe e vertetetojne me se miri kete dhe na eshte thene e sterthene me mijra here , por qe ti nuk do qe te shohesh , se ashtu e kerkon interesi i padroneve tend !
      Patsh faqen e zeze , edhe me te zeze se sa e ke !

      Reply to this comment
  4. Moisi Golemi September 17, 16:01

    Ke quan “figure paqtuese” dhe “vlere” ti Bedri Islami? Prek Calin?? Sherbetorin e malazezeve ne 1912-1913, duke luftuar kunder Shkodres? Sherbetorin e malazezeve ne mes viteve ’20, kur donte ta shpallte Vermoshin “zone te pavarur”? Sherbetorin e italianeve, te cilet doli duke i prituar me lule? Sherbetorin e gjermaneve, nga merrte urdhera per godigjen e partizaneve? Sherbetorin e cetnikeve serbo-malazeze, te cileve u pati lene Vermoshin si zone veprimi dhe i ndihmonte edhe matane kufirit? Vrasesin e ushtarakeve pas Luftes?
    Ky qenka “vlere” per ty o Bedri? Turp, se vjen edhe nga familje e nderuar. Keni frike te thoni te verteten dhe ulni breket perpara cdokujt, vetem qe te mos ju lancojne e te mos ju etiketojne. Vazhdo e shjruaj pallavra “balancuese” tani.

    Reply to this comment
    • PO,PO September 17, 17:23

      Z. Mojsi Golemi , ne ato pak rreshta ke thene gjithe te verteten ! Ke folur edhe ne emrin tim . Flm !

      Reply to this comment
    • Lola Komimi September 17, 19:56

      Komplet dakort me komentin tuaj.
      Edhe kokat e ballit, si Mithat Frasheri me shoke, ne rinine e tyre I sherbyen Adheut, por jo deri ne fund, jo kur duhej te sakrifikonin per “plebeun”.
      Dhe kjo I çoi ata ne rrugen e tradhetise ne momentet me te rendesishme per fatet e Shqiperise, atehere kur tere populli, si kurre ndonjehere, qe nga koha e Skenderbeut legjendar, ishte ngritur ne kembe ne lufte kunder pushtuesit.
      I bie tu ngreme tere tradhetareve permendore dhe pastaj te analizojme bilancin e jetes se tyre, pozitiv o negativ, kundrejt atdheut.
      Apo dhe per per kete duhet te vendosim me kuvend, cili quhet patriot dhe cili Tradhetar!!!!

      Reply to this comment
  5. Arber I September 17, 20:54

    Te ngresh permendore per Prek Calin ne Shkoder eshte skandal. Nese ka mbrojtur Vermoshin ne vitin 1920, nese e vertetojne historianet, le te transferohet permendorja e Shkodres tek shtepia e vet, e cila mund te ngrihet m leje nga organet shteterore.

    Reply to this comment
  6. Bushi September 17, 22:38

    Heqja e heronjeve te vigut nga qendra e Shkodres,eshte krim.Gjitashtu edhe heqja e busteve te heronjeve te luftes partizane si dhe patrioteve,peseri eshte kri.Me keto krime makabre,meren ata qe dje kane qene ne anen e pushtuesit.Turp e per faqe te zeze par popullin e Shkodres,qe ka lene perdhosjene figurave te ndritura te saj.

    Reply to this comment
  7. demo September 17, 23:31

    Ti @i tille!.Argumenti i ndarjes se Shqiperise pas luftes,sikur forcat serbofile te UNCL,nuk do te masakronin popullin shqiptar,eshte nje justifikim i TRADHETISE KOMBETARE,cfaqur pas viteve 90.Shqiperia nuk u nda pas luftes se pare boterore kur te gjithe patriotet qe themeluan pavaresine u rreshtuan me forcat humbese Austro-Gjermane.Tradhetaret Esad pashe Toptani,Dhespot Jakovi i Durresit u rreshtuan me forcat fituese Serbe,Greke dhe Franceze te Antantes.Argumenti i .Rreshtimit me aleatet fitues te luftes eshte nje bllof hipokrit,sepse jo me shume se dy vjet pas luftes perzune ambasaden Amerikane ne Shqiperi;misionin UNRRA te ndihmave Amerikane; me ndihmen e padroneve Jugosllave,komunistet shqiptare i vune minat aleateve ne kanalin e Korfuzit.E kupton cfare hipokrizie eshte ky argument?Aq shume donte Enver Hoxha te rreshtohej krah Aleateve fitues te luftes,saqe u vuri minat jugosllave Aleateve Angleze ne kanalin e Korfuzit! Per te qetesuar ndergjegjen kombetare,shteti shqiptar sot duhet te denoje sot Ushtrine e mbiquajtur nacional-clirimtare si nje ushtri shqiptarovrasese dhe daten 29 nentor 1944 si date te pushtimit gjakatar nga forcat komuniste ne sherbim te pushtuesit serb.

    Reply to this comment
  8. Cali që fisnik i maleve, Heronjt e Vigut qenë trillim September 18, 08:41

    Bajraktari Cali nuk mund të krahasohet me herojtë e Vigut!
    Ku Shani e ku Bagdadi, thuhet, ku Bagdadi është Bajraktari Cali. Një fisnik i malësive tona, me gjenerata ndershmerie e respektimi të zakoneve shqiptare, kurse këta të fundit qenë montim i PPSH, për të krijuar filizat e heronjtë e njeriut të ri socialist. Historia e tyre nuk ka asnjë bazë vërtetesie…

    Reply to this comment
  9. timo September 18, 09:53

    Bedri, i ndjek me interes shkrimet e tua sepse gjej tek to vërtetësi dhe sinqeritet. Nuk e di (nuk e njoh jetën dhe veprimtarinë e Prek Cali) a është e vërtetë që ai në 1945 ka vrarë në pritë 36 partizanë(kështu quheshin akoma ushtarët e shtetit shqipëtar). Në është e vërtetë, gjithë heroizmi i tij i mëparshëm fshihet dhe ai konsiderohet thjesht një terorist. Mos haro, gjenerali francez hero i luftës së parë botërore Peten, u dënua nga gjykata franceze e pas luftës së dytë si tradhëtar i kombit sepse bashkëpunoi me pushtuesit nazistë. Ska se si të jetë figura e Prek Calit një hero kombëtar. Ai është thjesht një terorist. Asgjë nuk i justifikon atij 36 të vrarët.

    Reply to this comment
    • lili September 18, 17:54

      po marechal petain mbjati pensionin e tij deri sa vdiq ashtu si titullin e tij sepse e kishte fituar ate ne lufte. Mos merrni shembul pa dite mire punet edhe ta dini se vorri i tij zyrtarisht nderohet nga shoqata e veteraneve cdo vjet , shoqate e cila, akontrario te shoqates shqiptare nuk vendos kush ishte tradhtar e kush jo, po kush ishte ushtar i ushtrise franceze., e vetem kaq

      Reply to this comment
  10. Lomi pri Baldushku. September 18, 10:14

    Demo ksaj i thon me e pa historin pri brimës t’ sumës tate. Qelbësin. Hajt tyrqeta pri Lomit m’Baldushk. Ne nigjo se harush, duku nai dite m’Baldushk me sqaru kte popull se kimi ne pras t’ mir ka noia jon. I kina mo t’mir se ato t’Lushnjes.

    Reply to this comment
  11. ETHEM September 18, 10:18

    TE LUMT B.ISLAMI DHE DITA QE HIDHNI DRITE MBI TE VERTETAT NE KETE HISTORI QE LUNDRON MIDIS UJRAVE TE NDOTURA PREJ ARMIQVE TAN TE BRENDSHEM DHENTE JASHTEM.TE NE NUK KA ME HISTORIAN TE PAVARUR NGA POLITIKA QE TE SHKRUAJNE TE VERTETEN TE BARDHEN MBI TE ZEZE.E KUSH DO E BEJ KETE? KRUSHKU I SALOUT NE KRYE TE A.SHKENCAVE ? NE KETE PERIUDHE TRANZICIONI TE VESHTIRE POPULLI PO VE DUART NE KOKE NGA MARREZIT BERISHISTE QE KA KAPUR ÇDO QELIZE
    TE KETIJ TRUPI QE ESHTE VJEDHUR E VRARE NE 27 VJET.DHE OPOZITES MJERANE TE PD TASHME I ESHTE SHTUARE EDHE LSI-JA SI ÇIBANI NE KURRIZ TE GJESE SE GJALLE.E TASHME QEVERIS RAMA I DEL DETYRE VEÇ PROGRAMIT QEVERISES,TE PERBALLOI EDHE SHPIFJET E TE DYJAVE:PD+LSI QE JANE ANTI QEVERITARE E ANTI KOMBETARE.KJO U KUPTUA ME REFORMEN NE DREJTESI TE CILEN E SAKATUAN DHE PO EBSABOTOJNE AKOMA.

    Reply to this comment
  12. Mark .U.K September 18, 15:24

    O Timo leshi po ata 12300 qe pushkatuen komunistet cfar do u thuash.Deri sa nuk dine te verteten e asaj lufte mund ta quajm pse nuk xen bythen e me nejt.Ajo erdhi si rezultat i lidhjes se E Hoxhes me jugosllavet per tu hakmarr se cfar i ben malsoret ushtris serbo malazeze o shoku sekretar me kater klas shkolle.

    Reply to this comment
    • Gringo September 18, 20:32

      Mark ukukuja o gjallesa me e patru qe ekziston mbi kete bote. Mos fol a analfabet i halese SHQUP se qelbe blogun. Enveri me ty nuk fshinte as te vjeller e hajdarit o pis.

      Reply to this comment
  13. demo September 19, 09:22

    Ti lomi prej [email protected] e krujte vete,ju atje ne Baldushk keni ca gra te mira,qe sjellin quumeshtin ne qytet,ca qumeshtore jalli si lope trumshake Jers.Aman rixha se nuk po me duhet suma jote,po ai dafllaku i lopes dhe meshqeres tende po,ah se harrova,..dhe shterpe te jete ta bej pjellore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim